home
autori mediat impresum kontakt
aktuale
kulturė
analizat
intervista
arkiv
historia
Debat

 

Njė polici ndėshkuese para njė gjykimi policor

Policia ka kaq shumė pushtet, sepse pushtetit po i mbetet vetėm policia.

Me pėrjashtim tė vrasjeve dhe plagosjeve tė rėnda mė 10 shkurt 2007, asnjėherė nuk ka pasur mė shumė dhunė policore kundėr aktivistėve tė VETĖVENDOSJE!-s sesa tė shtunėn qė shkoi. Nuk e kam fjalėn pėr atė qė e keni parė tashmė. Kundėr ēdo norme minimale, policia hodhi sprej lotsjellės edhe nė mjedis tė mbyllur para se ta rrah secilin aktivist qė ndodhej brenda selisė sė Lėvizjes sonė.

Sipas dėshmisė qė i ėshtė dėrguar edhe Amnesty International, nė stacionin e policisė ‘Qendra’, Salih Zyba, Frashėr Krasniqi dhe Vlorian Molliqaj janė futur brenda korridorit tė sajuar prej dy radhėve tė gjata me policė dhe janė goditur me dhjetėra herė nga shkopinj tė hekurt dhe shqelma prej tė dy anėve tė kėtij ‘korridori’. Meqė duart i kanė pasur tėrė kohėn tė lidhura, aktivistėt kanė pėsuar shumė lėndime nė kokė. Policėt i kanė goditur ata edhe pasi qė i kanė rrėzuar pėrtokė. Kėtė rrahje mizore tėrė kohėn e ka pėrcjellur njė zyrtare ndėrkombėtare, mbi 40 vjeēare dhe me flokė tė thinjura. Ajo mbante njė distinktiv tė njėrės prej ministrive tė Qeverisė sė Kosovės tė cilin Salihu dhe Frashėri nuk kanė mundur ta shquajnė se i cilės ministri ishte, porse ata sigurisht se do tė mund ta identifikonin atė grua. Shumica e kėtyre policėve qė i kanė rrahur aktivistėt brenda stacionit tė policisė kanė qenė nga radhėt e po atij njėsiti special qė intervenoi te zyra jonė. Kushdo qė ka qenė nė burg mė kohėn e Serbisė a Jugosllavisė e dinė qė ky korridor famėkeq prej policėsh quhej ‘shpalir’. Tė shokuar ishin edhe vetė policėt. Roja nė paraburgim mė tha qė njėsia speciale apo ēfarėdo policėsh tė tjerė pėr askė asnjėherė nuk kanė organizuar ‘shpalir’ qė prej pėrfundimit tė luftės.

Pasi qė i kanė ndarė aktivistėt nėpėr dhoma tė veēanta tė hetuesisė, pjesėtarė tė njėsisė speciale me maska i kanė goditur e sharė sėrish. Nė mesin e tyre ka qenė edhe udhėheqėsi i skuadrės, Faton Shala, i cili e ka hequr maskėn. Gjysmė ore i kanė lėnė tė presin aktivistėt e mbuluar nga gjaku para se t’i dėrgojnė nė QKUK. Kur Salihu ka kėrkuar mjekun ajo zyrtarja ndėrkombėtare i ka thėnė tė heshtė dhe tė mos bėjė probleme. Salih Zyba ėshtė aktivist qė prej pesė vitesh. Ėshtė i vetmi njeri qė e njoh tė ketė marrė pjesė aktivisht nė tri luftėra: UĒK, UĒPMB dhe UĒK.

Nė oborrin e Klinikės Emergjente, aktivisti Qėndron Kastrati, djali i dėshmorit Isa Kastrati, i ėshtė ankuar policėve pse e paskan torturuar kėshtu Salihun dhe Frashėrin. Policėt fillojnė ta rrahin edhe Qėndronin, e arrestojnė atė dhe e fusin nė furgon tė policisė. Pėrgjatė rrugės deri nė stacionin policor ‘Qendra’ sėrish e rrahin dhe e shajnė.
Sigurisht qė nuk bėhet fjalė vetėm pėr pėrdorim tė tepruar tė forcės kėtu. Kemi tė bėjmė me dhunė tė paramenduar. Me 12 qershor 2010, jo vetėm qė njėsia speciale ishte ndėrsyer kundėr nesh, por duket qė edhe pjesėtarėt e saj ishin pėrzgjedhur me kujdes. Ata policė me maska nuk po zbatonin kurrfarė ligji: ata e shanin Lėvizjen VETĖVENDOSJE! dhe aktivistėt gjersa i rrihnin ata. E megjithatė do tė kenė qenė duke zbatuar urdhrin. Askush nga drejtuesit e Policisė sė Kosovės nuk u distancua nga kjo ekspeditė policore deri nė momentin qė po e shkruaj kėtė artikull. Urdhėrdhėnėsi e kishte planifikuar sulmin pėr kryerjen e sė cilit mbase u zgjodhėn policėt qė dihej se nuk do tė kurseheshin nė pėrdorimin e dhunės.

Nė stacion tė policisė dėgjoja zėrat nga dhoma fqinje qė e mbante derėn hapur. Pjesėtarė tė tjerė tė njėsisė speciale flisnin pėr trupat muskulozė tė njėri-tjetrit dhe pėr sallat ku i kryenin ushtrimet. Batutat e tyre shpėrfaqnin fascinime fashiste pėr forcėn e pastėr. Pėrfytyrimi qė njeriut i krijohet pėr ta ndodhet diku ndėrmjet zagarit dhe monstrumit. Me kėso policie, shumė shpejt do t’i kemi edhe viktimat e para nė ndonjė stacion policor – njerėz qė nuk do tė arrijnė t’i mbijetojnė rrahjet. Edhe kur ndodhesha nė qeli nė bodrum tė stacionit, dėgjoheshin britma vuajtjesh prej kateve tė sipėrme. Kushedi kė po e rrihnin. Nuk mund ta besoja qė kisha filluar tė ndjehem thuajse isha kthyer 11 vjet pas nė burgun e Lypjanit gjatė bombardimeve tė NATO-s.

Gjatė atyre dy ditėve nė paraburgim shumė policė mė vizituan. Nuk vinin sa pėr tė ndėrruar ndonjė llaf por pėr t’u rrėfyer. Prapa grilave nisa tė bėhem si njė prift qė dėgjon akuzat e policėve pėr njėri-tjetrin. ‘Ata dy policė te dera e hyrjes janė njerėz tė Destan Thaēit’; ‘Atė qė shkruante nė njė notes tė gjelbėr e ka lėnė Sheremet Ahmeti pėr tė marrur informata’; ‘Ai qė tė tha se duhet tė nėnshkruash ėshtė ShIK’; ‘Ai qė tė ofroi ujė ėshtė po ashtu ShIK, por ai ėshtė djalė i mirė’, ‘Ai qė i barti dokumentet nga zyra ėshtė njeri i Fadil Syleviqit’, etj. etj. Kėso fjalish pėrmbante secili rrėfim i tyre. Pra, Kosova, nė tė vėrtetė, nuk ka polici. E pėrbashkėta e policisė ėshtė uniforma e saj. Kjo uniformė e maskon faktin qė Kosova realisht nuk ka polici. Shumica e eprorėve janė pjesė e klaneve tė ndryshme. S’ėshtė punė ligji kjo; policia e kėtillė e bėn ligjin dhe nuk e zbaton atė.

Intervenimi policor i sė shtunės tregon qė pushteti aktual ėshtė nė panik. Ai nuk mund tė ofrojė punėsim pėr tė rinjtė dhe as zhvillim ekonomik, nuk mund tė sigurojė integritet territorial dhe as luftim tė korrupsionit, krimit e kontrabandės, nuk mund tė garantojė kurrfarė tė drejtash dhe as mirėqenie pėr qytetarėt. Pėr mė keq, ky pushtet ka nisur tė afrohet me opozitėn pėr bisedimet e reja me Serbinė qė po afrohen. Policia ka kaq shumė pushtet sepse pushtetit po i mbetet vetėm policia.

Pėr atė se si tė pasnesėrmen kjo polici ndėshkuese u pasua me njė gjykim policor – herėn e ardhshme.

Prishtinė, 18.06.2010

Thaēi e ka hetuarI nxori para kamerave kryeprokurorin, Ministrin e Punėve tė Brendshme dhe shefin e policisė. Nė ditėn e parė tė javės dhe tė nesėrmen e zgjedhjeve tė Serbisė qė u mbajtėn nė Mitrovicė dhe Artanė. Por, kjo konferencė shtypi s’kishte lidhje me zgjedhjet e Serbisė. Kryeministri, Hashim Thaēi, sikurse edhe krerėt e tjerė tė institucioneve, Kosovėn tashmė e trajtojnė si Kosovė pa veriun e madje edhe pa komunat me shumicė serbe. Natyrisht qė nuk e thonė kėtė, por kėshtu bėjnė – atėherė kur veprojnė dhe atėherė kur nuk veprojnė.

As 24 orė nuk kishin kaluar prejse Serbia publikisht e kishte konfirmuar sovranitetin e saj brenda territorit tė Kosovės. Pse duhej qė kryeministri Thaēi mu nė atė konferencė tė na rrėfente pėr sigurinė publike nė terma tė luftės kundėr korrupsionit kur momenti ishte tė merrej me sigurinė shtetėrore nė terma tė luftės pėr sovranitet e integritet territorial? Shmangia e vėmendjes sė qytetarėve nga shteti i nėpėrkėmbur te pretendimet pėr pushtet efikas nuk janė shpjegim i mjaftueshėm.

Pėrgjithėsisht, kryeministri Hashim Thaēi nuk shpjegon gjė. Prandaj, vetė atė duhet ta shpjegojmė. Zotimi i pėrsėritur i tij pėr luftimin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar nuk mund tė pėrbėnte lajm. Intonacioni i ngritur i retorikės nuk do t’ua mbushte mendjen gazetarėve. Ēfarėdo premtimi i tij pėr tė ardhmen vėshtirė tė merrej seriozisht prej ndokujt. Prandaj Thaēit i mbetej vetėm e kaluara pėr tė lansuar lajm. Tha qė ky e ka nisur luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar! Dhe, megjithatė, nuk u durua pa u vetėpėrgėnjeshtuar – tha qė ky ėshtė prijės i kėsaj lufte. Pėr aq sa i ndoqa lajmet, nuk dėgjova tė ketė treguar se kur saktėsisht e kishte nisur kėtė luftė dhe si.

Rrjedhimisht, lihej tė kuptohej qė ky e paska filluar luftėn para EULEX-it dhe, meqė s’foli pėr mėnyrat a betejat, mbase ato kishin qenė sikurse kėto tė EULEX-it. Por, i vetmi veprim i tij qė mė kujtohet tė jetė lidhur me luftėn kundėr korrupsionit ėshtė riformatizimi i kabinetit qeveritar. Shumė e ēuditshme, gjithsesi. Sepse kurrė nuk na u sqarua konkretisht se si na paskan qenė tė korruptuar Idriz Vehapi, Zenun Pajaziti, Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri. Kuptimi i riformatizimit doli tė ishte ajo qė mbeti e njėjtė pas tij, ajo qė nuk ndryshoi, e jo ndėrrimet e (posteve tė) figurave. Ndėrkaq, qėllimi i tij ndodhet pėrbrenda metodės sė vjetėr tė zėvendėsimit: tė bėhet diēka tjetėr nė vend tė asaj qė duhet bėrė, porse tė paketohet ashtu sikurse ajo qė s’ėshtė bėrė. S’besoj tė jetė e rastėsishme qė Thaēi u detyrua tė na e kumtojė lajmin se ai na e paska nisur luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Ai e dinte qė ne nuk e dimė kėtė gjė (sic.).

Bėrja e luftės kundėr korrupsionit pėrmes bėrjes sė lajmit pėr tė nuk e shter domethėnien e kėsaj konference. Shpallja e vetes si luftėtar i orėve tė para tė luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar nuk synon, thjesht, legjitimitet nėpėrmjet origjinės. Thaēi dėshiron tė na bėjė tė besojmė qė ai po ndjehet si viktimė. Thaēi, pra, e ka nisur luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar porse EULEX-i ia rrėmbeu atij kėtė luftė prej dorės dhe, pėr mė tepėr, qytetarėt e Kosovės po i duken shumė mosmirėnjohės pėr kėtė nismė tė tij tė kahershme.
Ndoshta kjo konferencė nuk ka pasur arsye. Ajo mund tė jetė shtyrė thjesht prej ndonjė shkaku. Nga bastisjet qė EULEX-i ua bėri zyrave tė MTPT-sė mė 28 prill 2010, Thaēit i ka mbetur hatri pėr shkak se ai u zhvlerėsua nė sytė e opinionit publik si kryeministėr i vendit. Aura e tij prej politikanit mė tė fuqishėm u dėmtua pakthyeshėm. Ankesat e tij tė njė jave mė vonė pse EULEX-i nuk e njoftoi paraprakisht pėr bastisjet e kryera, kanė mu kėtė kuptim: ai po i qahej EULEX-it pse nuk u kujdesėn qė ta evakuonin me fytyrė prej asaj situate. Ai nuk kėrkoi qė tė pyetej pėr tė fituar. Ai kėrkoi qė tė njoftohej pėr tė shpėtuar. Pikėrisht ky ėshtė momenti kur Thaēi iu hodh nė pėrqafim EULEX-it. Prokurori Johannes van Vreeswijk e kishte kuptuar kėtė gjė. Ai e goditi dhe e poshtėroi Thaēin publikisht ashtu siē bėjnė gangsterėt me tė dashurat e tyre lazdrane teksa kėto u pėrgjėrohen. Secili realizim kinematografik i zhanrit Film Noir e ka sė paku njė skenė tė tillė. Meqė imagjinarja kolektive e qytetarėve tė Kosovės pėr kėtė rast kishte kėso strukture, militantėt partiakė nėpėr kafenetė e Prishtinės si rrufeja e pėrhapėn lajmin se Johannes van Vreeswijk na qenka homoseksual. (Ndoshta ai edhe ėshtė homoseksual dhe kjo sigurisht qė s’ka rėndėsi, porse thashethemet kishin funksion dyfishues: e ribėnė prokurorin simbolikisht ashtu siē ai eventualisht ishte emotivisht dhe seksualisht.) Pėrdhunimi i dashnores sė lazdruar do tė mund tė rikuperohej sadopak vetėm duke e shpallur gangsterin homoseksual. Gangsteri njėmend e rrahu tė dashurėn, mirėpo ai, nė tė vėrtetė, s’ka mundur t’i bėjė gjė asaj, apo jo?

Paradoksi i kryeministrit (Thaēi) ėshtė qė ai s’bėhej dot kryeministėr pa ia dėshmuar Brukselit qė e mirėpret EULEX-in dhe do t’i bashkėrendohet atij (kujto vizitėn te Solana nė shtator 2007) ndėrsa, nė anėn tjetėr, pikėrisht pėr shkak tė kompetencave ekzekutive tė EULEX-it ai s’mund tė jetė njė kryeministėr (normal). Shembull shkollor i paradoksit tė Bertrand Russellit te teoria e bashkėsive. Duket qė Thaēi ka menduar qė EULEX-i do t’i ketė disa tė drejta jonormale tė cilat normalisht qė nuk do t’i shfrytėzojė. Mirėpo, nėse shqiptarėve u jepen tė drejta qė dihet se nuk do (tė mund) t’i shfrytėzojnė pėr shkak tė politikanėve tė shantazhuar (p.sh. moszbatimi jo vetėm nė veri i Kushtetutės), EULEX-it i janė dhėnė ato tė drejta pikėrisht qė t’i shfrytėzojė. Ndoshta Thaēi ėshtė nisur prej vetes kur e ka menduar EULEX-in: institucionet e Kosovės kanė tė drejtė t’i pengojė zgjedhjet nė veri, por as qė u shkon ndėrmend kjo gjė. Ose, ndoshta Thaēi nuk ka menduar fare - ka vepruar nė stihi nė stilin: le tė bėhem njėherė kryeministėr e mendoj mė vonė!

Tė jesh me hetuesit apo me tė hetuarit? Kjo ėshtė ēėshtja sot. Nė fakt, kjo ishte ēėshtja dje. Thaēi po e ndėrron anėn. Nga kryeministėr i njė Qeverie tė hetuar siē ėshtė tani, aspiron tė bėhet hetues (i kujt?). Kjo tregon qė Thaēi po e ndjen se fitues kėtu do tė dalė hetuesi andaj e bėri kėtė lėvizje nė drejtim tė fituesit; mė parė preferon qė ta ketė koleg hetuesin sesa tė hetuarin; dėshiron qė dalėngadalė tė distancohet nga Fatmir Limaj dhe t’i hedhet edhe nė njė pėrqafim final EULEX-it. Natyrisht qė nuk mund ta bėjė kėtė pėrnjėherė dhe menjėherė meqenėse do tė dekonspirohej, por e bėn kėshtu me ngadalė dhe pak e nga pak. Ai nuk do qė tė detyrohet tė pėrgjigjet e tė flasė mė si i hetuar por si hetues. Ai nuk dėshiron tė tingėllojė mė si Fatmir Limaj por si Johannes van Vreeswijk. E ka hetuar Thaēi qė duhet tė jetė me hetuesit. Qofshin ata edhe homoseksualė. E ka hetuar Thaēi. Nuk e tha kot ai tė hėnėn qė ‘bashkėpunimi me EULEX-in dhe mekanizmat e tjerė do tė jetė i ngushtė dhe mbėshtetės’.

04.06.2010

EULEX-i ėshtė edhe qeveri nė Kosovėn e pavarur!

Neutraliteti i EULEX-it ėshtė neutralitet ndaj statusit tė Kosovės dhe jo ndaj pavarėsisė sė Kosovės. EULEX-i, thjesht, nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės. EULEX-i konsideron qė statusi i Kosovės ende nuk ėshtė zgjidhur, dhe pėr kėtė ēėshtje ai nuk dėshiron ta marrė asnjėrėn anė. Neutraliteti i EULEX-it nėnkupton qė, lidhur me Kosovėn, ekzistojnė dy palė:

Qeveria e Kosovės dhe Qeveria e Serbisė

Mishėrim i kėtij qėndrimi ishte edhe oferta e kreut tė drejtėsisė nė EULEX, Alberto Perduca, pėr gjykatėsit serbė nė Gjykatėn e Qarkut nė Mitrovicė. Ai u ofroi atyre t'i marrin dy paga: njėrėn nga Prishtina dhe tjetrėn nga Beogradi. Perduca propozoi qė nė tė ardhmen tė veprohet saktėsisht sikurse nė tė kaluarėn, mbase me njė dallim tė vetėm: qė gjykatėsit serbė tė mos e refuzonin edhe njė pagė mė shumė, me ē’rast mjetet do tė siguroheshin nga buxheti i Kosovės.

Duke bėrė pazare tė kėtilla ku EULEX’i vendos edhe pėr alokimin e parave tė buxhetit tė Kosovės, po dėshmohet qė EULEX-i ėshtė edhe qeveri nė Kosovėn e pavarur tė cilėn nuk e njeh. Me kėtė ofertė gjykatėsve serbė tė cilėt dhanė dorėheqje pas shpalljes sė pavarėsisė, EULEX-i po iu thotė qė mund tė punojnė nė Kosovė pa e njohur pavarėsinė e Kosovės, sepse kėshtu bėn edhe vetė personeli i EULEX-it. Fakti qė EULEX-i ka fuqi ekzekutive nė Kosovė do tė thotė qė EULEX-i ka prerogativa tė sovranit nė Kosovė. EULEX-i ėshtė i interesuar qė ta shtrijė kontrollin nė tėrė Kosovėn por jo kėtė ta bėjė nė emėr tė shtetit a Qeverisė sė Kosovės, por nė emėr tė vetes sė tij. EULEX-i nuk brengoset nėse pėr kėtė synim u bėn koncesione strukturave tė Serbisė nė Kosovė.

Nė vend se tė shikohet biografia e gjykatėsve qė do tė punojnė nė Kosovė edhe nėse ata e pranojnė pavarėsinė e Kosovės, EULEX-i i lut tė punojnė gjykatėsit qė janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės. EULEX-i ėshtė fajtor pėr kėtė, porse Qeveria e Kosovės sigurisht se ėshtė pėrgjegjėse. Qeveria e Kosovės me moskokėēarjen e saj po e mundėson tėrė kėtė gjė ndėrkaq me mosreagimin e saj po e legjitimon kėtė situatė qė po e dikton EULEX-i. EULEX-i nuk e ka aq problem qė s’po gjenden gjykatės serbė pėr veriun, se ata edhe gjenden siē tregoi edhe gjykatėsi Kapllan Baruti tash sė fundi, por EULEX-i e ka hallin qė ata gjykatės serbė nuk do t’ia pranojė Beogradi. E, EULEX-i s’ka se si i bėn ballė Serbisė me neutralitetin e tij ndaj statusit tė Kosovės.

Pėr kėtė ēėshtje, si zakonisht, Serbia do marrėveshje qė do tė paraprihej prej negociatave. EULEX-i nuk duket edhe aq i gatshėm qė pėr gjyqėsinė nė veri tė bėjė edhe njė tjetėr protokoll me Serbinė. Duke pasur parasysh rėnien e rejtingut qė pėrjetoi nė vjeshtėn e kaluar, atėherė kur nėnshkroi protokollin pėr bashkėpunim policor, EULEX-i mė shumė do tė parapėlqente qė marrėveshjen me Serbinė ta bėnte Qeveria e Kosovės dhe jo vetė EULEX-i. Nė fakt, e gjithė kjo ėshtė vetėm njėra prej 6 Pikave tė Ban Ki-moonit. Bisedimet qė po pėrgatiten me Serbinė kanė tė bėjnė edhe me pikat e tjera. Ėshtė bėrė disi e pamundur qė EULEX-i tė mos i ngjajė UNMIK-ut nė ēfarėdo qė (nuk) bėn. Dikur UNMIK-u i paraprinte ēėshtjeve tė cilat mandej bėheshin temė e bisedimeve ndėrmjet Kosovės e Serbisė.

Tė njėjtėn gjė po e bėn EULEX’i

Nė kohėn e UNMIK-ut kishim marrėveshjen famėkeqe Hakerup-Ēoviq, ndėrsa tash nė atė tė EULEX-it, protokollin e bashkėpunimit me Serbinė, gjithsesi jo mė pak famėkeq. Ishte UNMIK-u ai qė e pat nisur edhe decentralizimin mbi baza etnike, edhe eksterritorialitetin e serbizimin e kishave dhe manastireve ortodokse. Ishte e ashtuquajtura reformė e pushtetit lokal e nisur nga zyrtari rus i UNMIK-ut Peter Ivantsov qė me 20 korrik 2004, nė kohėn kur kryeministėr ishte Bajram Rexhepi, ia dėrgoi kėtij njė letėr tė pėrbashkėt me Jakup Krasniqin, atėbotė Ministėr i Shėrbimeve Publike. Pikėrisht kjo letėr shėnoi fillimin e asaj qė sot njihet si decentralizim. Siē e dimė, mė pas, 5+1 komuna shtesė me shumicė serbe u pėrcaktuan nė Planin e Ahtisaarit.

Nė anėn tjetėr, kemi edhe Vendimin Ekzekutiv nr.2005/5 tė UNMIK-ut, tė nėnshkruar nga PSSP-ja i atėhershėm Soren-Jessen Petersen, qė i jipte njė zonė nė formė elipse prej 800 hektarėve Manastirit tė Deēanit. Njė vit mė vonė, nė negociatat e Vjenės, u sajuan 45 kėso zonash dhe ajo te Manastiri i Deēanit u zgjerua nė 1.000 hektarė. Po ashtu, na kujtohet se si UNMIK-u e luftonte vazhdimisht TMK-nė herė duke suspenduar e herė edhe duke arrestuar grupe pjesėtarėsh tė saj. Kjo qasje e UNMIK-ut qė tumirej nga Serbia u kodifikua pastaj nė Planin e Ahtisaarit me vendimin qė TMK-ja tė shuhej. Kėto dhe padrejtėsi tė tjera i nisi UNMIKu dhe ato pastaj u bėnė marrėveshje ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Shumėēka tashmė tregon qė EULEX-i preferon sigurinė e rrugės sė vjetėr. Apo, ndoshta, ēdoherė ēdo gjė ka filluar para se tė fillojė…

Prishtinė, 16.05.2010

 

SHQETĖSIMI SPECIAL I HASHIM THAĒITPo tė mos e dėgjoje zėrin e televizorit tė mėrkurėn mbrėma nė RTK, po tė shihje vetėm fotografinė nė ekran, atėherė njeriu do tė mendonte se kėto janė pamje prej arkivi nga periudha kur po zbuloheshin pėr ditė nga pak kufomat e 18 shqiptarėve tė mbytur nė lumin Tisa nė vjeshtėn e kaluar. Aq shumė i mėrzitur, i shqetėsuar e i tronditur dukej tė ishte kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi. Tė krijohej pėrshtypja se Thaēi kishte braktisur rendjen e tij nėpėr komunat e Kosovės nė kuadėr tė fushatės parazgjedhore pėr zgjedhjet lokale, dhe nė studion e RTK-sė po e shprehte pikėllimin e tij, strategjinė e Qeverisė pėr t’i ndihmuar familjarėt e viktimave dhe, njėkohėsisht, zotimin se do tė pėrgatisė njė transformim tė thellė politik e socio-ekonomik nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė varfėrit e tė papunėt e Kosovės kurrė mė tė mos e rrezikojnė shumėfish jetėn e tyre pėr tė siguruar veēse mbijetesėn.

Mirėpo, jo.

Ato s’ishin pamje nga arkivi, e aq mė pak tė lidhura me tragjedinė e 18 shqiptarėve tė Kosovės tė mbytur nė lumin qė e ndan Serbinė nga BE-ja. Zėri i televizorit ishte aty: kryeministri Thaēi, pas heshtjes njėjavore, po deklarohej pėr aksionin e policisė sė EULEX-it qė bastisi MTPT-nė dhe pronat e ministrit Fatmir Limaj. Nė vijim nuk do tė flitej mė pse po hesht, por ēfarė tha atėherė kur nuk heshti mė kryeministri. Ai theksoi pakėnaqėsinė e tij me aksionin e policisė sė EULEX-it, me deklaratėn aluduese tė PCN-sė e PSBE-sė, Pieter Feith, njė ditė para bastisjes, dhe disa herė u mundua qė me fjalė t’i bindė spektatorėt qė ai vetė ėshtė Kryeministri i vendit dhe udhėheqėsi i Qeverisė sė Kosovės. Fjalėt nuk i kishte aq tė rėnda sa tonin e tyre, thuajse edhe nė atė gjendje tė rėndė arrinte tė kujdesej pėr pėrkthimin e mėvonshėm tė asaj ēfarė thoshte, e nė tė cilin pėrkthim sigurisht se do tė zhdukej toni ca i ashpėr i tij. Vėrejtja e tij qė tė bėhet dallim midis ZCN-sė si institucion dhe Pieter Feithit si person, nė atė situatė, mė shumė shpalosi dobėsinė e tij prej udhėheqėsi sesa urtėsinė e tij prej politikani. E, megjithatė, pyetja nuk ka humbur aq nga legjitimiteti:

· pse njėmend heshti Kryeministri Thaēi pėr plot njė javė?

· Pse nuk u shfaq mė herėt, dhe pse mandej u detyrua tė shfaqej?

Duket qė Kryeministrit Thaēi i ėshtė dashur njė javė e tėrė pėr t’i bėrė tė gjitha kalkulimet e mundshme para se tė mund tė flasė. Faktorė tė shumtė ėshtė dashur t’i marrė nė shqyrtim para se ta marrė vendimin nėse do ta qortonte EULEX-in ose jo. Pa dyshim qė shqetėsimi i tij tė mėrkuren mbrėma nuk ishte nga aksioni i policisė sė EULEX-it. Aso shqetėsimi ai mund tė ketė pasur para njė jave. Shqetėsimi nė RTK vinte pikėrisht nga rezultati i kalkulimit tė tij. Pasi qė kishte trajtuar hollėsisht faktet, indikacionet, interpretimet e kėtyre dhe mundėsitė pėr tė ardhmen, e tha atė qė e tha. Natyrisht qė tani nuk mund t’i marrim seriozisht zėrat dashakeq qė thonė se, nė fakt, nuk bėhej fjalė fare pėr kurrfarė shqetėsimi, por veēse pėr njė lloj shqetėsimi pėrgjatė aktrimit tė shqetėsimit. Ndonėse ky mund tė mos ketė qenė fare qėllimi, pasojat e kėtij hetimi dhe bastisjeve qė i ndėrmori EULEX-i, pėr zhvillimet brenda PDK-sė, janė pak a shumė tė ngjashme sikurse para pesė vjetėve, atėherė kur Fatmir Limajn e dėrguan nė Hagė. Pa Fatmir Limajn sigurisht se forcohet pozita e Hashim Thaēit nė parti, por edhe dobėsohet ajo karshi ndėrkombėtarėve.

Thaēi bėhet i pakontestueshėm dhe shumė i fuqishėm Brenda PDK-sė, por shumė mė i brishtė e i dobėt nė raport me ndėrkombėtarėt. Kėso situate kishim edhe nė vitin 2005, atėherė kur po sajohej grupi negociator pėr bisedime me Serbinė. Mirėpo, dukej qartė qė kėsaj radhe Thaēi ishte shumė mė i shqetėsuar sesa kur e morėn Limajn herėn e parė. Mbase atėherė Thaēi e dinte qė po e marrin Limajn qė tė mos e marrin vetė Thaēin, ndėrkaq kėsaj radhe, kushedi, mund tė jetė e kundėrta: EULEX-i po e heton e bastis Limajn nė rrugėtimin e tij drejt Thaēit. Gjithsesi ishte simptomatik fakti qė ZCN-ja dhe EULEX-i nuk iu pėrgjigjėn fare qortimeve tė Thaēit porse kėtė e bėri prokurori i ēėshtjes, Johannes van Vreeswijk.

Kur janė djegur pikat doganore 1 dhe 31, kur janė cenuar kufijtė apo pasuria e Kosovės, kur janė sulmuar shqiptarėt nė Kroin e Vitakut, nė Lumėbardh a nė Luginėn e Preshevės, Thaēi nuk ėshtė parė tė jetė aq i shqetėsuar sa tė na shfaqet nė RTK ajo sigla ‘speciale’ enkas pėr adresimin e tij. Pra, jo kur cenohet Kosova ose njerėzit e saj, por vetėm atėherė kur cenohet Qeveria dhe personi i tij, Hashim Thaēin e mbėrthen shqetėsimi qė nuk zotėrohet kollaj. EULEX-i gjithsesi ėshtė njė mision i padrejtė dhe i dėmshėm pėr Kosovėn. Ai duhet tė largohet nga Kosova dhe prania e BE-sė nė Kosovė duhet tė ridefinohet. Mirėpo jo me qėllim qė elita politike vendore me nė krye duetin Thaēi-Sejdiu ta ketė mė tė lehtė nėpėrkėmbjen politike, ekonomike, kombėtare dhe kulturore tė shqiptarėve dhe tė Kosovės. Populli ynė nuk e ka merituar kėtė mjerim dhe ofendim.

Prishtinė, 11.05.2010

Tė shiturit nuk tė shesin, apo jo!

Ēėshtjet qė i pat ngritur Kai Eide nė raportin e tij u trajtuan mė pas nė Vjenė nėn ndėrmjetėsimin e Martti Ahtisaarit. Ēėshtjet qė i ngriti Ban Ki-mooni nė 6 Pikėshin e tij do tė trajtohen nė bisedimet e ardhshme. Korniza dhe temat tashmė janė aty, bisedimet do tė bėhen pėr sasinė e koncesioneve tė reja. 

‘Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme’. Kjo deklaratė qė paraqet tė pėrbashkėtėn e secilit zyrtar ndėrkombėtar qė iu adresua Kuvendit tė Kosovės nė dy vitet e fundit, tash ka filluar ta shpėrfaq qartė kuptimin e saj. Hapur po planifikohen bisedime tė reja ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė ku thuhet se nuk do tė flitet pėr statusin e Kosovės.

Vizitat e politikanėve dhe diplomatėve tė ndryshėm perėndimorė nė Prishtinė dhe nė Beograd, e posaēėrisht tė ministrave tė punėve tė jashtme tė vendeve evropiane, nė mėnyrė retroaktive po e marrin formėn e trysnisė ndėrkombėtare pėr negociata tė reja ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

Krerėt institucionalė e partiakė tė Kosovės kėto vizita dhe takime tė disa muajve tė fundit i kanė pėrshkruar si takime shumė miqėsore. Na treguan se kėto vizita janė mbėshtetje pėr shtetin mė tė ri nė botė dhe nuk lanė tė kuptohet se kishte diēka tė veēantė tek to. Sikur dėshironin ta krijojnė pėrshtypjen qė kėta emra tė njohur tė politikės e diplomacisė botėrore erdhėn tė na vizitojnė meqė ne jemi shumė interesantė dhe ata kanė kohė tepėr.

Pas kėso takimesh, politikanėt e Kosovės flisnin vetėm pėr miqėsinė ndėrkombėtare nė mėnyrė qė tė mos flisnin pėr qėndrimet e parimet vendore (qė thjesht nuk i kanė). Kuptimi i kėtij theksimi tė ‘miqėsisė ndėrkombėtare’ ėshtė qė politikanėt ndėrkombėtarė shtruan kėrkesa pėr politikanėt vendorė, tė cilėt i pranuan ato sepse nuk deshėn qė tė bėhen armiq tė ndėrkombėtarėve. Pra, nuk kemi tė bėjmė me kėrkesa tė drejta apo nevoja tė Kosovės, por vetėm me ato tė ndėrkombėtarėve ndaj Kosovės. Pas fjalisė pėr ‘miqėsinė ndėrkombėtare’ politikanėt vendorė vazhdimisht flasin pėr obligimet dhe pėrgjegjėsitė ndėrkombėtare tė Kosovės. Thuajse pavarėsia e Kosovės u shpall jo qė tė fitojmė mė shumė tė drejta dhe tė kemi mė shumė mundėsi, por qė tė marrim mė shumė obligime e pėrgjegjėsi.

Bisedimet e reja tė Kosovės me Serbinė nė kėto dy vitet e fundit rregullisht i ka kėrkuar Serbia. Krerėt zyrtarė tė Kosovės rregullisht i kanė refuzuar ato. Tash kur kėrkesa pėr negociata vjen prej ndėrkombėtarėve, tė njėjtit politikanė, jo vetėm qė pranojnė, por duket sikur iu erdhi keq pse po i pyesin kur ata janė mė shumė se tė gatshėm. Nėse ishin kaq tė gatshėm pėr bisedime aq tė nevojshme, atėherė, pse vetė kėta nuk i propozuan e kėrkuan bisedimet me Serbinė?

Natyrisht qė bėhet fjalė pėr politikanė qė pėrgjithėsisht janė tė korruptuar e tė shantazhuar. Pasuritė dhe privilegjet qė i gėzojnė i kanė rritur e fryrė ata por edhe i kanė bėrė shumė tė lėndueshėm. Tamam si flluskat e sapunit, qė sa mė tė mėdha qė bėhen, aq mė tė brishta janė. Kėta politikanė kundėrshtimin mė tė vogėl ndaj ndėrkombėtarėve nuk e bėjnė dot pa e menduar ndėshkimin qė mund tė pasojė pėr veten e tyre. Dhe, kur ta mendojnė ndėshkimin, atėherė ose e zbusin aq fort kundėrshtimin saqė ai bėhet kundėrproduktiv, ose s’e thonė fare atė. Pasuria e pandershme qė kanė nuk i lė tė veprojnė. Ata vetėm dėgjojnė nė mėnyrė qė tė jenė.

Kėta politikanė e kanė dėshmuar qė nuk hezitojnė ta shesin territorin, pasuritė, kulturėn e ardhmėrinė e Kosovės vetėm qė tė mbesin nė pushtet. Po tė kishte mundėsi teknologjike, edhe ajrin e Kosovės do ta shisnin, duke thėnė qė nuk po e shesin por vetėm po e japin me koncesion pėr disa dekada dhe, pėr mė tepėr, do tė na premtonin qė tė gjithė banorėt e Kosovės do tė pajisen me boca oksigjeni pėrmes kredive qė ua ka premtuar FMN-ja. Tė shiturit tė shesin, apo jo? Vetėm duke e shitur vendin si nė aspektin politik po ashtu edhe nė atė socio-ekonomik ata mbeten tė pėrdorshėm pėr ndėrkombėtarėt qė, mbi tė gjitha, duan stabilitet rajonal nė njė kontekst ku Serbia imponohet si faktori me potencialin dhe gatishmėrinė mė tė madhe pėr destabilizim.

Dhe mu kėta politikanė tė qullosur qė prej njė dekade po i hyjnė edhe njė pazari tė ri me Serbinė pėr Kosovėn. Mbase Serbia vazhdimisht kėrkon bisedime me ta edhe pėr shkak se i njeh mirė dhe pse ia kanė lėnė ėmbėl asaj me kompromiset marramendėse nė negociatat e Vjenės tė vitit 2006.

Metoda ka ndryshuar vetėm nė masėn nė tė cilėn kemi harruar. Sėrish po sugjerohet krijimi i grupeve punuese pėr bisedime pėr ēėshtjet teknike ashtu siē u bė edhe nė vitin 2005 para se tė arrinim te Vjena 2006. Nėse bazė e bisedimeve tė shkuara ishte raporti i Kai Eides si i dėrguar special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan, kėsaj radhe si bazė do tė shėrbejė Raporti i Ban Ki-moonit nga nėntori i vitit 2008, i cili shumė mė tepėr njihet si 6 Pikėshi famėkeq. Ēėshtjet qė i pat ngritur Kai Eide nė raportin e tij u trajtuan mė pas nė Vjenė nėn ndėrmjetėsimin e Martti Ahtisaarit. Ēėshtjet qė i ngriti Ban Ki-mooni nė 6 Pikėshin e tij do tė trajtohen nė bisedimet e ardhshme. Korniza dhe temat tashmė janė aty, bisedimet do tė bėhen pėr sasinė e koncesioneve tė reja. Sa gjykatės e prokurorė serbė tė emėruar nga Beogradi t’i kemi nė veri, sa pėrqind tė mjeteve nga pikat doganore 1 dhe 31 tė ndalen nė veri, sa pushtet shtesė t’u jepet komunave me shumicė serbe tė dala nga decentralizimi etnik, edhe sa zona tė tjera tė veēanta pėr kishat e manastiret ortodokse etj.

E, kur nuk ke qėndrime e parime, gjithēka bėhet e mundur, apo jo? Prandaj edhe do tė na thonė qė nuk ėshtė mirė ta prejudikojmė rezultatin.

Prishtinė, 07.05.2010

Gjykoni drejt: mos shkoni nė gjykim!

(Letėr avokatėve, gjyqtarėve dhe prokurorėve tė Kosovės)

EULEX-i nuk po heq dorė nga persekutimi i padrejtė kundėr Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, edhe pse deri sot 175,000 qytetarė nga tė gjitha trojet shqiptare, nėpėrmjet peticionit tė organizuar nga Kėshilli kundėr kėtij procesi, kanė shprehur vullnetin e tyre pėr mbylljen e procesit gjyqėsor tė EULEX-it ndaj meje si dhe dhe nisjen e hetimeve tė pavarura pėr vrasjet e 10 shkurtit 2007.

Deri sot disa avokatė dhe gjykatės kanė refuzuar tė bėhen pjesė e kėtij procesi tė montuar gjyqėsor tė EULEX-it, duke mos pranuar tė jenė as avokat mbrojtės, as pjesė e Panelit gjykues tė EULEX-it.

Unė u bėj thirrje tė gjithė avokatėve tė Kosovės qė tė mos e pranojnė as ftesėn e as trysninė e EULEX-it qė tė bėhen avokatė mbrojtės pėr mua. EULEX-i synon qė nėpėrmjet pjesėmarrjes sė thjeshtė fizike tė avokatit mbrojtės, ta sigurojė procedurėn e nevojshme pėr dėnimin tim.

Po ashtu, inkurajoj gjykatėsit e Gjykatės sė Qarkut, qė tė vazhdojnė t’i qėndrojnė trysnisė sė EULEX-it dhe kryetarit tė kėsaj gjykate, Anton Nokaj, i cili me tė gjitha mėnyrat po synon ta gjejė zėvendėsimin pėr gjykatėsen Fllanza Kadiu, e cila me tė drejtė u tėrhoq nga Panli i EULEX-it. 

Cilido avokat, gjyqtar apo prokuror qė vjen nė seancėn e nesėrme, ėshtė pjesė e prokurorisė persekutuese tė EULEX-it. Ēdo vendės qė vjen nė kėtė process gjyqėsor do tė pėrdoret nga EULEX-i pėr legjitimimin e persekutimit tim dhe vetė aktakuzėn.

Ky proces ka pėr qėllim ta kriminalizojė demonstratėn si mėnyrė e veprimit politik demokratik, si dhe ta izolojė sa mė shumė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! nga zhvillimet aktuale dhe tė ardhshme politike. 

Nė kėtė proces gjyqėsor askush nuk mund tė mė mbrojė, sepse EULEX-i ėshtė neutral ndaj statusit tė Kosovės, por kurrsesi ndaj Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. EULEX-i dhe VETĖVENDOSJE!-a janė kundėrshtarė politikė. EULEX-i nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe mbėshtetet nė Rezolutėn 1244 dhe 6 Pikėshin e Ban Ki-mon-it, kurse ne synojmė vetėvendosjen dhe sovranitetin e vendit tonė. Qėllimi i EULEX-it ėshtė qė tė mė persekutojė, e jo qė tė ndajė drejtėsi. Pikėrisht pėr kėtė shkak, avokatėt dhe gjykatėsit do tė pėrdoren vetėm si instrumente pėr ta arritur kėtė qėllim. Pra, pėrveē qė avokatėt dhe gjykatėsit duhet ta refuzojnė kėtė rast politik, ata duhet ta refuzojnė atė edhe pėr arsye themelore tė etikės profesionale. 

Nuk ėshtė ēėshtja nėse mė shpallin fajtor a tė pafajshėm, nėse mė dėnojnė a jo. Ata nuk duhet dhe nuk kanė tė kenė tė drejtė tė mė gjykojnė.

Unė do ta pranoja vetėm njė gjykatė tė Republikės sė Kosovės pa EULEX-in pėrmbi. Nuk mund tė ketė edhe gjyqėsi tė pavarur nė Kosovė, edhe EULEX. Ky mision ka fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovės dhe imunitet ndaj ligjit. Rruga drejt drejtėsisė sė pavarur ėshtė nėpėrmjet kundėrshtimit dhe bojkotimit tė EULEX-it. Nuk ėshtė se vetėm unė dhe Lėvizja VETĖVENDOSJE!-a po e bėn kėtė gjė, por edhe shumė avokatė e gjyqtarė deri sot. Sė paku 5 gjyqtarė nuk janė zbrapsur nga trysnia e EULEX-it dhe Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės qe tė vijnė nė seancat gjyqėsore. Edhe ju tė tjerėt, qė deri sot nuk jeni pėrfshirė nė procese tė tilla, mos veproni ndryshe. Le ta ndihmojmė njėri-tjetrin pėr gjyqėsi tė pavarur e tė paanshme. Bashkėpunimi me EULEX-in ia lehtėson atij bashkėpunimin me Serbinė, ia lehtėson nėnshkrimin e dy protokolleve tjera pėr gjyqėsi dhe dogana.

EULEX-i ka pasur interes ta rihap rastin tim tė trashėguar nga UNMIK-u, edhe pse vetė UNMIK-u e kishte braktisur atė. Kryeprokurori i UNMIK-ut, Robert Dean konstatoi se pėrgjegjėsia pėr vrasjet dhe shkeljet i bien UNMIK-ut, dhe se kėto veprime kanė mundur tė shmangen. Nė anėn tjetėr, pas reagimeve tė shumta tė organizatave tė tė drejtave tė njeriut nė vend dhe atyre ndėrkombėtare, UNMIK-u e braktisi rastin, pasi ai u bė shumė skandaloz. Por, EULEX-i, pėrmes Prokurorisė sė vet Speciale, pati interes ta rimarrė rastin tim, meqė, nė kėtė mėnyrė, synon eliminimin e kundėrshtarit tė vetėm serioz nė Kosovė, Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. Pėrderisa gjykimi i EULEX-it ėshtė politik dhe ka qėllime politike, kundėrvėnia ime ėshtė politike dhe ka pėr qėllim drejtėsinė. 

Nė bankėn e tė akuzuarve do tė duhej tė ishin vrasėsit dhe shkelėsit masivė tė tė drejtave tė njeriut mė 10 shkurt 2007, e jo unė. Mė 10 shkurt 2007, ishte policia e UNMIK-ut ajo e cila qėlloi mbi trupat e paarmatosur tė demonstruesve paqėsorė me armė dhe plumba goma tė dalė afati prej 12 vjetėsh. Demonstruesit qėlloheshin kryesisht nė kokė dhe prej afėrsisė qėllimisht vdekjeprurėse. Si pasojė e kėsaj dhune tė planifikuar humbėn jetėn Arben Xheladini e Mon Balaj, si dhe u plagosėn mbi 80 demonstrues tė tjerė. Nė vend qė tė ketė drejtėsi pėr 10 shkurtin, EULEX-i po i vazhdon plumbat e UNMIK-ut pėrmes pėrndjekjes qė po ma bėn.

Mė 10 shkurt 2007, ne demonstruam kundėr Planit tė Ahtisarit, qė, pėrveē kantonizimit tė Kosovės, na e solli EULEX-in nė Kosovė si mision tė ESDP-sė. Prandaj gjykimi i EULEX-it kundėr meje lidhur me 10 shkurtin, ėshtė edhe mė i rėndė dhe mė i padrejtė sesa ai i UNMIK-ut. 

Duke e kundėrshtuar statusin e EULEX-it nė Kosovė tė gjithė sė bashku, ne po kėrkojmė dhe kontribuojmė nė ridefinimin e BE-nė nė vendin tonė: jo mė si mision policor e prokurori qė nis procese gjyqėsore me prapavijė politike, jo mision qė nuk na e njeh vullnetin politik, por BE ndihmuese pėr sovranitetin dhe zhvillimin ekonomik tė Kosovės. BE pėr mirėqenie e demokraci. Mė ndihmoni t’ju ndihmoj qė ta ndihmojmė Kosovėn.

Prishtinė, 12 prill 2010

 

MIRĖSEVINI NĖ VITIN 2006!

Derisa pėr Serbinė perėndimi e lindja bėjnė gara se kush do t’i ofrojė asaj mė shumė, Kosovėn e mbajnė nėn tiraninė e konsensusit tė tyre qė ka formėn e EULEX-it, KFOR-it, UNMIK-ut, PSBE-sė, etj.

Njė gjė nuk mund tė mos ndryshojė duke mos ndryshuar. Ėshtė e domosdoshme qė nganjėherė tė ndėrrohet diēka nė mėnyrė qė gjithēka tė mbetet njėsoj. Kalimi i kohės pamundėson qė njė gjė tė jetė saktėsisht vetvetja nė njė tjetėr moment. Maskat ndryshken. Koha ėshtė e pamėshirshme. Por, zėvendėsimi i maskave sadopak i kontribuon demaskimit. Kjo ėshtė dobia e vetme e kėtij ‘riformatizimi afirmativ’. Gjesti i ndryshimit qė synon mosndryshimin (nė tė tashmen) deponohet te potencialiteti i pėrmbysjes (nė tė ardhmen).

‘Forma’ ėshtė rrėnja e fjalės ‘riformatizim’. Paradoksalisht, ndryshimi me riformatizim nuk ishte ndryshim formal. Ishte ndryshim nė formė porse jo formal. Duke qenė se vendimet pėr ēėshtjet thelbėsore politike dhe ekonomike u servohen ministrave pėr t’i miratuar, ajo ēfarė bėn qeveria edhe ashtu vetėm formė ėshtė. Riformatizimi paraqet ndryshim pėrmbajtėsor nė formė.

Me kėtė riformatizim ndėrroi jeta e atyre qė u bėnė ministra dhe mbase e atyre qė nuk janė mė tė tillė. Jeta e dy milionė banorėve tė tjerė tė Kosovės mbetet po ajo qė ishte para riformatizimit. Ky ndėrrim nuk do tė mund tė vėrehet pa e ndezur televizorin. Vetėm nė ekranin televiziv do tė hetohen ca fytyra tė reja qė i kemi parė edhe mė herėt dhe nuk do tė vėrehen ca fytyra tė tjera qė me mungesėn e tyre vėshtirė se do ta trazojnė ndokėnd. Disa do tė shihen shumė mė rrallė, disa tė tjerė mė shpesh. Po ndėrron ca ajo qė do tė shohim nė ekran, jo ajo qė do tė vazhdojmė ta jetojmė nė realitet. Shumica e qytetarėve edhe ashtu nuk e dinė bash mirė se cili ministėr i pėr ēfarė ėshtė ministėr. Ministri i veēantė nuk ka fytyrė. Fytyra e ministrit ėshtė pėrshtypje e pėrmbledhur e fytyrave tė ndryshme, por qė janė disi aq tė ngjashme. Dhe, kjo fytyrė tani ndryshoi pak, ashtu siē ndryshon fytyra e njė njeriu pas operacionit plastik e shoqėruar me arsyetime profesionale.

Aq shumė Kryeministri Thaēi po i lavdėronte ministrat e shkarkuar saqė jo vetėm se ministrat e rinj do tė mund t’i kishin zili kolegėt e tyre tė porsashkarkuar, por u krijua opinioni qė ata i larguan pikėrisht pėr kėtė arsye: ishin tepėr tė mirė pėr tė qenė nė Qeveri. Nė fakt, ministrat e trashė pėr nga buxheti po mbeteshin tė paprekur. Tė tjerėt, tė defaktorizuar siē ishin, u pėrdorėn pėr qėllime mė tė larta e qė sėrish janė tė ulėta.

Baraspesha e ndėrrimit tė ministrave, tre tė PDK-sė dhe tre tė LDK-sė, dhe kooptimi nė Qeveri i disa zėrave ankues tė LDK-sė, tregon se ajo qė prej disa muajsh quhet riformatizim nė fokus ka ēėshtjet e brendshme tė koalicionit qeverisės dhe jo qeverisjen mė tė mirė pėr Kosovėn. Gjithsesi edhe njė tjetėr dėshmi e radhės qė pėr pushtetarėt aktualė pushteti ėshtė mė i rėndėsishėm se shteti.

Njė pushtet i kėtillė, nė emėr tė shtetit tė Kosovės, pritet qė sė shpejti t’i fillojė negociatat mė tė reja me Serbinė. Ky pushtet do tė futet nė pazare tė reja me Serbinė. Si zakonisht, nė kėso negociatash Kosova eventualisht fiton formalitet nė kėmbim tė substancės qė jep. Dhe, pushtetit i zgjatet jeta, e Kosovės i rrudhet territori. Tash e kanė edhe Lutfi Hazirin nė Qeveri, njeriun e specializuar pėr bisedime me Serbinė, njeriun qė karrierėn e vet ia ka borxh pikėrisht negociatave me Beogradin dhe decentralizimit etnik.

Serbia nuk e ka pranuar Planin e Ahtisaarit dhe as pavarėsinė e Kosovės. Brukseli, dhe jo vetėm ai, e duan Serbinė sa mė shpejtė nė BE dhe NATO nė mėnyrė qė t’ia marrin atė Rusisė. Derisa pėr Serbinė perėndimi e lindja bėjnė gara se kush do t’i ofrojė asaj mė shumė, Kosovėn e mbajnė nėn tiraninė e konsensusit tė tyre qė ka formėn e EULEX-it, KFOR-it, UNMIK-ut, PSBE-sė etj. Prandaj faktorėve ndėrkombėtarė, me pėrjashtim tė gjysmės sė Pieter Feithit, nuk i bėn pėrshtypje Plani i Ahtisarit, i cili edhe ashtu ėshtė i padrejtė dhe aspak i favorshėm pėr Kosovėn. Prandaj faktorėt ndėrkombėtarė ia dhuruan Serbisė 6-pikėshin famėkeq tė Ban Ki-munit, protokollin pėr bashkėpunim policor me EULEX-in dhe insistojnė nė tolerimin e strukturave tė saj nė Kosovė.

Shpallja e pavarėsisė nuk e bėri Kosovėn kurrfarė kopshti me lule.

Ngecja nė numrin e njohjeve qė aktualisht pėrbėn vetėm 1/3 e shteteve tė botės, veriu i Kosovės ku mė shumė sovranitet ka Serbia sesa qė nė pjesėn tjetėr tė Kosovės ka Qeveria Thaēi, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe lulėzimi i korrupsionit, papunėsia enorme dhe varfėria e gjerė qė sa vije e thellohet, tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera po e fundosin Kosovėn. Veē edhe rifillimi i negociatave me Serbinė ėshtė mangėt.

Pėr tė dalė nga ky mjerim, shtetet e fuqishme sado mike tė jenė nuk e kanė ndėrmend ta ndryshojnė qasjen nga paradigma e stabilitetit (rajonal) dhe e sigurisė (sė trupave dhe personelit tė tyre) tek paradigma e zhvillimit (ekonomik tė Kosovės), demokracisė (pa instanca supreme arbitrare tė ndėrkombėtarėve) dhe tė drejtėsisė (pėr qytetarėt e shumėvuajtur e tė nėpėrkėmbur tė Kosovės). Dhe, pėr mė tepėr, kėta faktorė ndėrkombėtarė aq mė pak e kanė ndėrmend tė ballafaqohen me Serbinė pėr ēėshtjet nė tė cilat ajo po e mban peng Kosovėn. Ata do tė kėrkojnė nga krerėt e pasur tė partive e institucioneve tė Kosovės qė tė hyjnė nė negociata tė reja me Serbinė. Kjo ėshtė arsyeja pse kėto ditė janė shtuar zėrat nė Bruksel e Uashington mu pėr kėtė. Kur s’ka drejtėsi, ka negociata dhe nis pazari, apo jo? Nė njė kėso konteksti, pėrderisa Serbia nuk pranon marrėveshje, do tė ketė negociata. Pse Serbia tė pranojė marrėveshje, kur e di qė Kosova do t’i vijė sėrish nė negociata tė reja pėr njė marrėveshje tjetėr me tė?!

Hashim Thaēi & Co. janė tė gatshėm tė bėjė kompromise tė paimagjinueshme vetėm qė tė mos ua ngucin pushtetin. Ata s’pėrtojnė ta zbresin ēmendurisht poshtė pazarin e Kosovės vetėm qė tė mbesin vetė lart.

Nė emėr tė asaj qė me shpalljen e pavarėsisė formale kemi dalė nga Serbia tash do ta fusin Serbinė edhe mė shumė brenda Kosovės dhe edhe mė shpejt drejt BE-sė. Me zgjedhjet e fundit lokale i sajuan komunat e reja nė Anamoravė dhe Graēanicė ndėrkohė qė nuk u integrua veriu. Tani Serbia kalon nė hapin e ardhshėm: kėrkon koncesione tė reja pėr kompromis tė ri. Politikanėt kryesorė kosovarė tė shantazhuar (sepse tė korruptuar) janė, si gjithnjė, nė gjendje gatishmėrie.

Vitin 2006 e shėnonin negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės, por edhe njėlloj riformatizimi i atėhershėm qė e solli Agim Ēekun si kryeministėr nė vend tė Bajram Kosumit dhe Kolė Berishėn si kryeparlamentar nė vend tė Nexhat Dacit.

Edhe atėbotė zgjedhjet thuhej se duhen shtyrė pėr vitin e ardhshėm. Pėr ta plotėsuar mozaikun e vitit 2006, disa nga analistėt e spikatur tė faqes 2 tė gazetės Express, nė muajt nė vijim, do tė defilojnė sėrish me shkrimet e tyre pėr atė se si nuk ėshtė gjė kjo puna e negociatave tė reja, se si Kosova mund tė pėrfitojė nėse pranon, se si mund ta turpėrojmė Serbinė para botės me gatishmėrinė tonė pėr tė biseduar, se si nuk duhet tė jemi mosmirėnjohės ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, pa tė cilėn s’do tė kishte pavarėsi, se si kjo i pėrshpejton integrimet euroatlantike e pallavra tė ngjashme si kėto. Fjalėt rozė tė tyre qė relativizojnė gjithēka synojnė t’i bėjnė roje relaksimit dhe demobilizimit tė qytetarėve. Sepse, popullin mund ta lėshojė njė ditė optimizmi e mandej kushedi se ēka bėhet, apo jo? Mirėsevini pra nė vitin 2006!

Peshk a qen?

Me kėtė privatizim, Kosova po bėhet sikur ai peshku te romani Plaku dhe Deti i Hemingway-it: njė peshk i madh por qė nuk do ta sjellėsh dot nė breg. Peshkaqenėt e shumtė rreth e rrotull vetėm skeletin kanė pėr t’ia lėnė. Tepėr gjatė ka hequr e ėshtė munduar populli ynė porsi plaku i Hemingway-it. Nuk duhet ta pranojmė epilogun e njėjtė, nuk duhet tė lejojmė qė gjithēka tė pėrfundojė te peshkaqenėt.

PTK-ja ėshtė sikur ajo pula qė bėn vezė tė arta. Por, pronari i saj, Qeveria e Kosovės, ka vendosur qė ta shesė pulėn. Nuk ėshtė dakord qė t’i shesė eventualisht vetėm vezėt e arta. Kush pėrfiton nga kjo shitje? Qeveritarėt gjithsesi, Kosova kurrsesi.

Gjysmė miliard euro tė fondit tė privatizimit vazhdojnė tė mbesin jashtė vendit
. BQK-ja si klient i bankave jashtė vendit ku kėto para janė, nuk do qė t’i kthejė ato mjete nė Kosovė. Shefi i ICO-sė, Pieter Feith, pat deklaruar qė ky fond duhet tė mbetet jashtė vendit pėr shkaqe tė sigurisė. Ndėrkohė, pikėrisht vendet perėndimore ku ndodhen paratė e Kosovės i kishte kapluar kriza financiare globale, ndėrsa bankat e huaja nė Kosovė vazhdojnė tė kenė vetėm 4% kredi tė kėqija.

Pse ky privatizim na qenka i domosdoshėm? Pse duhet shitur ndėrmarrjet publike ose shoqėrore? Pse edhe atėherė kur ato janė fitimprurėse e tė suksesshme? Pse po e zhdukin tė pėrbashkėtėn e qytetarėve? Pse ky sulm mbi publikun dhe shoqėrinė, mbi pasuritė publike e shoqėrore? Pse bėhet privatizimi para dekolonizimit (gjė qė i mundėson Serbisė hise nė Kosovė)? Pse Kuvendi i Kosovės nuk e miraton ligjin pėr dekolonizim para ēfarėdo privatizimi? Pse duhet vazhduar me privatizimin pėrkundėr mbetjes sė mjeteve tė deritanishme tė privatizimit jashtė vendit? Pse pa i futur ato nė zhvillim njėherė? Pse duhet privatizuar pasuria pa e pasur njėherė planin zhvillimor afatshkurtėr, afatmesėm e afatgjatė? Pse duhet privatizuar pa e regjistruar njėherė tėrė pasurinė tonė tokėsore e nėntokėsore, pa e ditur paraprakisht se sa tė pasur jemi saktėsisht? Pse duhet privatizuar pėrderisa nuk jemi sovranė, dhe nė mungesė tė integritetit territorial? Pse nuk ka kurrfarė debatesh pėr kėto privatizime? Pse nuk parashihet referendumi gjithėpopullor pėr pasuritė kapitale? Pse Kosova si vendi mė i varfėr nė Evropė duhet privatizuar resurset e saj, nė kohėn kur vendi mė i pasur nė botė, ShBA-ja, e merr nėn kontroll industrinė e vet?

Kėto pyetje, dhe shumė tė tjera, nuk kanė pėrgjigje pėr shkak se, para sė gjithash, janė pyetje tė ndaluara. Pse, kur, qysh dhe ēka tė privatizohet nuk lejohet tė diskutohet nė Kosovė. Sepse, gjithēka duan ta privatizojnė sa mė shpejtė, dhe pėr pasojė, sa mė lirė. Pėr ēėshtjet madhore ekonomike, nė Kosovė lejohen diskutime e polemika pas marrjes sė vendimeve kryesore, jo para tyre. Dhe mandej kėto lloj debate shėrbejnė zakonisht si legjitimim posteriori i vendimeve tė marra e jo kontribut nė cilėsinė e vendimeve qė duhet tė merren. Prandaj nuk ėshtė e rastėsishme qė i gjithė problematizimi i privatizimit konsiston nė (mos)transparencėn e tij. Vetėm kaq lejohet dhe vetėm kaq ka kuptim nė njė situatė kur vendimet tashmė janė punė e kryer. Jo vetėm qė i shesin ndėrmarrjet e Kosovės, por duan ta shesin edhe lajmin pėr kėtė si njė ēėshtje tė mirė pėr Kosovėn.

Gabimisht dhe me keqdashje privatizimi konsiderohet si e vėrteta e dėshmuar e organizimit dhe planifikimit tė ekonomisė. Gabimisht dhe me keqdashje zhvillimi ekonomik nė Kosovė ėshtė paraqitur si zhvillim i privatizimit.

Hajnitė e politikanėve janė suplement dhe produkt i privatizimit. Nėse ėshtė e lejueshme qė pasuria e Kosovės t’i jepet pėr pak para njė njeriu privat, nėse ajo qė ėshtė e tė gjithėve bėn qė tė bėhet e ndonjėrit, atėherė politikanėt kollaj kalojnė nė anėn e kėtij ‘ndonjėri’ privat. Popullsia e varfėruar dhe disa klane tė pasuruara janė dy anėt e sė njėjtės monedhė tė transicionit qė e shėnon privatizimi. Lufta na e shkatėrroi pasurinė kurse privatizimi po e tret atė qė na mbeti. Privatizimi ėshtė luftė kundėr shoqėrisė me mjetet tjera. Midis popullsisė sė varfėruar dhe gjithnjė e mė tė varfėr dhe disa privatistėve tė pasuruar dhe gjithnjė e mė tė pasur, politikanėt me lehtėsi dhe shpejtėsi pėrfundojnė te grupi i dytė meqenėse politikisht dhe juridikisht ata janė bėrė facilitatorėt e kėtij procesi qė varfėron shumicėn dhe pasuron pakicėn.

Privatizimi i kėtillė ėshtė plaēkitje e pastėr e asaj qė trashėguam nga brezat paraardhės dhe asaj qė do tė duhej t’ua lėmė trashėgim brezave pasardhės. Pėrgjegjėsia e Qeverisė pėr kėtė shpronėsim final tė shoqėrisė nuk ėshtė vetėm aktuale por edhe historike – ajo e tejkalon gjeneratėn tonė. Kjo qė kemi nuk e krijuam vetėm ne dhe nuk na takon vetėm neve. Ne jemi ardhmėria e brezit qė shkoi pikėrisht duke iu falėnderuar atij brezi. Ėshtė nė dorėn tonė qė t’ia mundėsojmė ose pamundėsojmė ardhmėrinė brezit qė do tė vie.

Zėrat qė thonė se duhet t’i shesim ndėrmarrjet meqė ne nuk kemi kapacitete menaxhuese dhe kuadro tė afta, janė shprehje e racizmit ndaj neve vendėsve. Niveli i pakėnaqshėm arsimor i shqiptarėve nuk ėshtė pasojė e karakterit tė shqiptarėve, por e sistemit tė shkollimit. Shqiptarėt qė janė nė diasporė nuk janė mė tė dobėt nė mėsime se bashkėmoshatarėt e tyre perėndimorė. Fundja, nėse na mungon ndonjė ekspert, atėherė e marrim nė punė dikė nga jashtė, por s’kemi pse i shesim pasuritė. Ose, le t’i dėrgojmė njerėzit nė shkollim a trajnim jashtė vendit pėr hir tė profesionalizmit dhe ekspertizės, por le tė mos i shesim ndėrmarrjet tona.

Industria e pakėt e mbetur ėshtė industri ekstraktuese e jo pėrpunuese, madje nė pėrmasa shumė mė tė kėqija sesa nė kohėn e ish Jugosllavisė kur nė Kosovė protestohej me parullėn “Trepēa punon, Beogradi ndėrton”. Feronikeli sot ėshtė gjithsesi shembull i eksploatimit neokolonial: ėshtė shitur fare lirė, i jepet energji elektrike pa kufizim nėn ēmimin e importit, e bile edhe nėn atė tė prodhimit, ndėrkohė qė Kosova importon mallra tė prodhuar nga lėnda e parė e nxjerrur nė Kosovė.

Me kėtė privatizim, Kosova po bėhet sikur ai peshku te romani Plaku dhe Deti i Hemingway-it: njė peshk i madh por qė nuk do ta sjellėsh dot nė breg. Peshkaqenėt e shumtė rreth e rrotull vetėm skeletin kanė pėr t’ia lėnė. Tepėr gjatė ka hequr e ėshtė munduar populli ynė porsi plaku i Hemingway-it. Nuk duhet ta pranojmė epilogun e njėjtė, nuk duhet tė lejojmė qė gjithēka tė pėrfundojė te peshkaqenėt.

EULEX-i sigurisht qė nuk e kishte asnjėherė ndėrmend qė ta kap kurrfarė ‘peshku tė madh’ prej politikani tė rėndėsishėm e tė korruptuar. Ka diēka prej qeni e jo peshku te ata politikanė. Peshku i madh ėshtė vetė Kosova.
26.03.2010

Ministri nuk ecėn vetė

Luftimin e korrupsionit tė lartė po e pengon karakteri grupor i hajnisė, por ama jo pse sekreti nuk do tė mund tė zbulohej meqė hajnat janė grup, por pse ai do tė mund tė dalė tepėr i madh pėr kėtė Kosovėn tonė tė vogėl.

Hajnia zakonisht kryhet nė grup. Shumė tė rrallė janė hajnat qė vjedhin vetėm. Hajnin nuk e mundon vetmia. Pėrkundrazi. Hajni e ka problem mungesėn e intimitetit. Mezi arrin tė skajohet diku prej shokėve tė shumtė pėr t’i numėruar paratė e vjedhura.

Jo pse nuk do tė dėshironin tė vidhnin vetė. Ideali i secilit hajn ėshtė hajnia e pėrsosur. Garancia paraprake se nuk do tė kapet. Pra, jo vetėm tė mos kapet, por tė jetė i sigurt qysh nė nisje se nuk do tė kapet nė fund. Tė dihet prej fillimit se nuk do tė ketė dėshmi, dėshmitarė e, mundėsisht, as dyshim. Sepse kurrė nuk i dihet. Secili koleg i tanishėm, secili bashkėpunėtor sot, mund tė bėhet dėshmitar nesėr. Gjersa ėndėrron, secili hajn ofshan: “Ah sikur tė mund ta kryeja vetė”!

Por, nuk mund ta kryejnė vetė. Nga imagjinata pėr hajninė te planifikimi i hajnisė, shtohet numri i hajnave tė nevojshėm pėr kryerjen e hajnisė. Pėr hajni tė suksesshme nevojitet organizimi, nevojiten shumė hajna me detyra tė veēanta. I vetėm mund ta vjedhėsh njė njeri tjetėr tė vetėm. Hajni i vetėm ėshtė hajni i xhepave, hajni qė ėndėrron luksin, por pėrfundon duke mbijetuar. Shuma tė mėdha parash kanė sistemet, jo plakat teksa kėrkojnė njė vend pėr t’u ulur nė autobus apo nėnat qė me njėrėn dorė mbajnė fėmijėn e me tjetrėn kuletėn. E, pėr ta vjedhur sistemin nevojitet njė minisistem. Madje edhe atėherė kur je vetė pjesė e sistemit. Ka aq shumė hollėsi qė duhet tė merren parasysh pėrgjatė planifikimit tė hajnisė. Dhe, sa mė shumė hollėsi qė duhen konsideruar pėr realizimin e hajnisė, aq mė shumė hajna bėhen tė domosdoshėm pėr hajni tė suksesshme. Procesi i planifikimit tė hajnisė ėshtė proces i shtimit tė hajnave pėr hajninė.

Hajni i vetėm e ka hallin kryesor te realizimi i hajnisė. Ai ka shumė vetėbesim, arrin tė vjedh ndonjė shumė tė vogėl dhe zakonisht nuk kapet. Edhe kur e kapin, nuk i bie tė qėndrojė gjatė nė burg. Prandaj, vėshtirėsitė pėr hajnin e vetėm janė derisa ta kryejė hajninė. Ai gjithmonė llogarit qė pas hajnisė do t’ia mbath me tė katra nga vendi i krimit pėr tė cilin nuk do tė mendojė mė. Krejtėsisht ndryshe qėndron puna me grupin e hajnave. Ata shumė mė kollaj e kryejnė hajninė, por shumė mė vėshtirė arrijnė ta ruajnė atė. Sė pari, ata detyrohen ta analizojnė aksionin qė porsa e kryen duke shėnuar me pėrpikėri ēka nuk shkoi aq mirė dhe kush dėshtoi pak. Sė dyti, shuma e vjedhur me kėtė rast gjithmonė ėshtė e lartė dhe trysnitė e jashtme e tė brendshme mbi ta janė tė mėdha.

Duke i menduar nga jashtė, qytetarėt i konsiderojnė hajnat si kriminelė qė kanė vjedhur nė tė kaluarėn e afėrt. Mirėpo, pėrbrenda grupit tė tyre hajnat e shohin njėri-tjetrin si dėshmitarė potencialė nė njė tė ardhme tė afėrt. Hajni ėshtė anėtar i bashkuar nė grup qė mund tė bėhet dėshmitar kundėr grupit dhe secilit anėtar tė tij. Prandaj, hajnat gruporė kanė nevojė t’ia kufizojnė lirinė njėri-tjetrit. Ata kanė tė drejta dhe detyrime karshi njėri-tjetrit dhe grupit. Kjo ėshtė dobia e domosdoshme pėr ta. Tė jenė mirė dhe tė lirė. Kur i dėgjoja rrėfimet e hajnave nė burg, mė dukej qė ata e kishin krijuar njė rrymė tė re filozofike duke gėrshetuar Kantin me Millin: njė lloj etike qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe formale e normative por edhe natyrale. Hajnat e duan dobinė qė njėherazi iu bėhet e domosdoshme. Sepse, grupi i hajnave mund tė mos jenė mė hajna nė kuptimin qė nuk do tė vjedhin mė, por ata e kanė tė pamundur tė mos vazhdojnė tė mbesin grup. Nėse dikur u bėnė grup pėr ta shkelur ligjin, sot u nevojitet tė mbesin grup pėr tė mos u rrezikuar nga ligji. Prandaj, hajnat nė grup patjetėr qė kanė nevojė pėr njė grup rregullash. Atyre u nevojitet njė referencė e kodifikuar pėr ta siguruar grupin nėpėrmjet unitetit tė grupit. Hajnat pėrmes parimeve tė tyre arrijnė ta ruajnė kohezionin e grupit qė i shpėrblen me jetė, liri dhe lumturi tė ndjekur.

Pra, hajnat qė ‘punojnė’ nė grup nuk janė thjesht tė pamoralshėm me njėri-tjetrin. Edhe ata kanė njė kod grupor etik. Edhe ata kanė kritere e standarde tė brendshme. Pėrndryshe nuk do tė mund ta kryenin hajninė, e aq mė pak ta ruanin plaēkėn. Bile ‘morali’ i tyre mund tė jetė shumė mė i rreptė sesa ai i qytetarėve tė zakonshėm. Hajnat janė mė tė rregullt e mė tė disiplinuar sesa qytetarėt. Parimet e ‘moralit’ tė tyre pėrpos qė janė gjithsesi tė dobishme pėr ta, ato ngjajnė edhe tė drejta pėrbrenda kuadrit tė padrejtėsisė. Pėrbrenda grupit hajnat janė pėrlot virtyte: trimėri, barazi, drejtėsi, ndjeshmėri... Ata njėmend vjedhin, por mandej nė mėnyrė tė barabartė e distribuojnė plaēkėn. Nejse, nuk shkojnė aq larg sa barazia e tyre brenda grupit tė jetė barazi sipas nevojės, por pa dyshim se ėshtė barazi sipas meritės.

Problemi i paevitueshėm i hajnit ėshtė qė ai nuk mund tė vjedh vetėm njėherė. Kur e ka kryer njė vjedhje me sukses ai s’pėrmbahet dot pa tentuar ta pėrsėrisė suksesin. Mandej edhe herėn e tretė, tė katėrt, e kėshtu me radhė. Pėrvoja e suksesshme ėshtė motori i pėrsėritjes. Kėshtu hajni pėrfundon duke vjedhur edhe atė qė s’do tė mund ta pėrdor kurrė, nis e vjedh edhe atėherė kur kjo tashmė s’ėshtė fare e nevojshme pėr tė. Ky ėshtė momenti kur hajni nuk vjedh pėr ta plotėsuar njė nevojė sado e madhe tė jetė ajo, por njė dėshirė qė s’plotėsohet asnjėherė. Nė kėtė pikė nuk vjedh mė hajni, por ėshtė hajnia ajo qė vjedh. Plaēka rritet. Neve na e bllokon shikimin e hajnit ia bllokon trurin. Plaēka ėshtė tepėr e madhe. Lakmia e papėrmbajtur dhe natyra pėrēarėse e plaēkės ushqejnė njėra-tjetrėn. Grupi i hajnave bie nė krizė. Ata janė gjithnjė e mė shumė hajna, por gjithnjė e mė pak grup.

E dimė se kur policia i kap hajnat, ajo i izolon ata nėpėr qeli tė veēanta. Pra, jo vetėm nga shoqėria, por edhe nga njėri-tjetri. Nėse hajnat dikur nuk mund ta kryenin hajninė pa u bėrė grup me njėri-tjetrin, mė vonė ėshtė policia ajo qė s’arrin t’ua zbulojė plotėsisht hajninė pa i izoluar ata prej njėri-tjetrit. Por ēka ndodh kur vetė hajnat nisin dhe e kryejnė izolimin, kur ndahen pak e nga pak prej njėri-tjetrit derisa ndodhen nė liri? Ata bėhen mosbesues ndėrmjet veti dhe tė brishtė. Mungesa e unitetit tė tyre ėshtė kontribut direkt pėr policinė qė do tė duhej t’i arrestonte dhe hetonte. Lidhjet bashkėpunuese qė i kishin fitojnė funksion tėrėsisht shantazhues. Ata nuk janė tė lidhur pėr ta ndihmuar njėri-tjetrin tashmė, por pėr t’iu kėrcėnuar njėri-tjetrit.

Pikėrisht nė kėtė fazė ka hyrė Qeveria e Kosovės dhe tėrė elita politike e institucionale e Kosovės. Arrestimi i ndonjė ‘peshku tė madh’ do tė mund tė sillte nė burg shumė ‘peshq tė mėdhenj’. Arrestimet dhe hetimet policore s’po nisen ende jo pse nuk do tė mund tė zbulohet e vėrteta, por mu pse do tė mund tė zbulohej ajo nė tėrėsinė e saj, duke shpėrfaqur organizimin dhe natyrėn grupore tė hajnisė. Luftimin e korrupsionit tė lartė po e pengon karakteri grupor i hajnisė, por ama jo pse sekreti nuk do tė mund tė zbulohej meqė hajnat janė grup, por pse ai do tė mund tė dalė tepėr i madh pėr kėtė Kosovėn tonė tė vogėl. Duket se Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė ‘kurban’ ndonjė ministėr a zyrtar tė lartė duke e shkarkuar pėr t’ia dorėzuar policisė, sepse hajnia ka qenė grupore dhe hajnitė janė tė shumta. Askush nuk e di se sa i madh do tė dalė grupi nė fund. Askush nuk e di se sa thellė, gjerė e lartė do tė shtrihet ky grup. Dhe, nė veēanti, Hashim Thaēi nuk ka siguri qė dorėzimi i ndonjė ministri a zyrtari tė lartė partie nuk do tė rezultonte me njė grup nė tė cilin bėhet i pėrfshirė edhe vetė ai si kryeministėr. Diku do tė mund ta kapte pėrgjegjėsia e drejtpėrdrejtė e diku ajo e tėrthortė si i pari nė sistem qė ėshtė. Asnjė ministėr nuk ecėn vetė. Hajnitė janė aq tė mėdha saqė jo vetėm se bėhet fjalė pėr hajni grupore, por edhe pėr hajni tė grupeve tė mėdha tė hajnave. Kur vinin aktakuzat nga Tribunali i Hagės, ish pjesėtarėt e UĒK-sė qė ishin nė pozita mbaheshin duke mos rėnduar shokėt, ndonėse, dorėn nė zemėr, e dėmtonin UĒK-nė duke mbrojtur sall veten. Por, tash ėshtė ndryshe. Askush nuk do qė tė shkojė i vetėm nė Dubravė.

Vite mė parė Hashim Thaēi skijonte me bashkėluftėtarė nė Slloveni. Tash po skijon nė Brezovicė vetėm me djalin e tij dhe truprojėn. Janė rrudhur qė tė gjithė nė lėvozhgat e tyre individualiste. Grupi ėshtė gjithsesi nė krizė.

Prishtinė, 19.03.2010

LUFTIMIN E KORRUPSIONIT PO E PENGON KARAKTERI GRUPOR I HAJNISĖ!Hajnia zakonisht kryhet nė grup. Shumė tė rrallė janė hajnat qė vjedhin vetėm. Hajnin nuk e mundon vetmia. Pėrkundrazi. Hajni e ka problem mungesėn e intimitetit. Mezi arrin tė skajohet diku prej shokėve tė shumtė pėr t’i numėruar paratė e vjedhura. Jo pse nuk do tė dėshironin tė vidhnin vetė. Ideali i secilit hajn ėshtė hajnia e pėrsosur. Garancia paraprake se nuk do tė kapet. Pra, jo vetėm tė mos kapet, por tė jetė i sigurt qysh nė nisje se nuk do tė kapet nė fund. Tė dihet prej fillimit se nuk do tė ketė dėshmi, dėshmitarė e, mundėsisht, as dyshim. Sepse kurrė nuk i dihet. Secili koleg i tanishėm, secili bashkėpunėtor sot, mund tė bėhet dėshmitar nesėr. Gjersa ėndėrron, secili hajn ofshan: “Ah sikur tė mund ta kryeja vetė”!

Por, nuk mund ta kryejnė vetė. Nga imagjinata pėr hajninė te planifikimi i hajnisė, shtohet numri i hajnave tė nevojshėm pėr kryerjen e hajnisė. Pėr hajni tė suksesshme nevojitet organizimi, nevojiten shumė hajna me detyra tė veēanta. I vetėm mund ta vjedhėsh njė njeri tjetėr tė vetėm. Hajni i vetėm ėshtė hajni i xhepave, hajni qė ėndėrron luksin, por pėrfundon duke mbijetuar. Shuma tė mėdha parash kanė sistemet, jo plakat teksa kėrkojnė njė vend pėr t’u ulur nė autobus apo nėnat qė me njėrėn dorė mbajnė fėmijėn e me tjetrėn kuletėn. E, pėr ta vjedhur sistemin nevojitet njė minisistem. Madje edhe atėherė kur je vetė pjesė e sistemit. Ka aq shumė hollėsi qė duhet tė merren parasysh pėrgjatė planifikimit tė hajnisė. Dhe, sa mė shumė hollėsi qė duhen konsideruar pėr realizimin e hajnisė, aq mė shumė hajna bėhen tė domosdoshėm pėr hajni tė suksesshme. Procesi i planifikimit tė hajnisė ėshtė proces i shtimit tė hajnave pėr hajninė.

Hajni i vetėm e ka hallin kryesor te realizimi i hajnisė. Ai ka shumė vetėbesim, arrin tė vjedh ndonjė shumė tė vogėl dhe zakonisht nuk kapet. Edhe kur e kapin, nuk i bie tė qėndrojė gjatė nė burg. Prandaj, vėshtirėsitė pėr hajnin e vetėm janė derisa ta kryejė hajninė. Ai gjithmonė llogarit qė pas hajnisė do t’ia mbath me tė katra nga vendi i krimit pėr tė cilin nuk do tė mendojė mė. Krejtėsisht ndryshe qėndron puna me grupin e hajnave. Ata shumė mė kollaj e kryejnė hajninė, por shumė mė vėshtirė arrijnė ta ruajnė atė. Sė pari, ata detyrohen ta analizojnė aksionin qė porsa e kryen duke shėnuar me pėrpikėri ēka nuk shkoi aq mirė dhe kush dėshtoi pak. Sė dyti, shuma e vjedhur me kėtė rast gjithmonė ėshtė e lartė dhe trysnitė e jashtme e tė brendshme mbi ta janė tė mėdha.

Duke i menduar nga jashtė, qytetarėt i konsiderojnė hajnat si kriminelė qė kanė vjedhur nė tė kaluarėn e afėrt. Mirėpo, pėrbrenda grupit tė tyre hajnat e shohin njėri-tjetrin si dėshmitarė potencialė nė njė tė ardhme tė afėrt. Hajni ėshtė anėtar i bashkuar nė grup qė mund tė bėhet dėshmitar kundėr grupit dhe secilit anėtar tė tij. Prandaj, hajnat gruporė kanė nevojė t’ia kufizojnė lirinė njėri-tjetrit. Ata kanė tė drejta dhe detyrime karshi njėri-tjetrit dhe grupit. Kjo ėshtė dobia e domosdoshme pėr ta. Tė jenė mirė dhe tė lirė. Kur i dėgjoja rrėfimet e hajnave nė burg, mė dukej qė ata e kishin krijuar njė rrymė tė re filozofike duke gėrshetuar Kantin me Millin: njė lloj etike qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe formale e normative por edhe natyrale. Hajnat e duan dobinė qė njėherazi iu bėhet e domosdoshme. Sepse, grupi i hajnave mund tė mos jenė mė hajna nė kuptimin qė nuk do tė vjedhin mė, por ata e kanė tė pamundur tė mos vazhdojnė tė mbesin grup. Nėse dikur u bėnė grup pėr ta shkelur ligjin, sot u nevojitet tė mbesin grup pėr tė mos u rrezikuar nga ligji. Prandaj, hajnat nė grup patjetėr qė kanė nevojė pėr njė grup rregullash. Atyre u nevojitet njė referencė e kodifikuar pėr ta siguruar grupin nėpėrmjet unitetit tė grupit. Hajnat pėrmes parimeve tė tyre arrijnė ta ruajnė kohezionin e grupit qė i shpėrblen me jetė, liri dhe lumturi tė ndjekur.

Pra, hajnat qė ‘punojnė’ nė grup nuk janė thjesht tė pamoralshėm me njėri-tjetrin. Edhe ata kanė njė kod grupor etik. Edhe ata kanė kritere e standarde tė brendshme. Pėrndryshe nuk do tė mund ta kryenin hajninė, e aq mė pak ta ruanin plaēkėn. Bile ‘morali’ i tyre mund tė jetė shumė mė i rreptė sesa ai i qytetarėve tė zakonshėm. Hajnat janė mė tė rregullt e mė tė disiplinuar sesa qytetarėt. Parimet e ‘moralit’ tė tyre pėrpos qė janė gjithsesi tė dobishme pėr ta, ato ngjajnė edhe tė drejta pėrbrenda kuadrit tė padrejtėsisė. Pėrbrenda grupit hajnat janė pėrlot virtyte: trimėri, barazi, drejtėsi, ndjeshmėri... Ata njėmend vjedhin, por mandej nė mėnyrė tė barabartė e distribuojnė plaēkėn. Nejse, nuk shkojnė aq larg sa barazia e tyre brenda grupit tė jetė barazi sipas nevojės, por pa dyshim se ėshtė barazi sipas meritės.

Problemi i paevitueshėm i hajnit ėshtė qė ai nuk mund tė vjedh vetėm njėherė. Kur e ka kryer njė vjedhje me sukses ai s’pėrmbahet dot pa tentuar ta pėrsėrisė suksesin. Mandej edhe herėn e tretė, tė katėrt, e kėshtu me radhė. Pėrvoja e suksesshme ėshtė motori i pėrsėritjes. Kėshtu hajni pėrfundon duke vjedhur edhe atė qė s’do tė mund ta pėrdor kurrė, nis e vjedh edhe atėherė kur kjo tashmė s’ėshtė fare e nevojshme pėr tė. Ky ėshtė momenti kur hajni nuk vjedh pėr ta plotėsuar njė nevojė sado e madhe tė jetė ajo, por njė dėshirė qė s’plotėsohet asnjėherė. Nė kėtė pikė nuk vjedh mė hajni, por ėshtė hajnia ajo qė vjedh. Plaēka rritet. Neve na e bllokon shikimin e hajnit ia bllokon trurin. Plaēka ėshtė tepėr e madhe. Lakmia e papėrmbajtur dhe natyra pėrēarėse e plaēkės ushqejnė njėra-tjetrėn. Grupi i hajnave bie nė krizė. Ata janė gjithnjė e mė shumė hajna, por gjithnjė e mė pak grup.

E dimė se kur policia i kap hajnat, ajo i izolon ata nėpėr qeli tė veēanta. Pra, jo vetėm nga shoqėria, por edhe nga njėri-tjetri. Nėse hajnat dikur nuk mund ta kryenin hajninė pa u bėrė grup me njėri-tjetrin, mė vonė ėshtė policia ajo qė s’arrin t’ua zbulojė plotėsisht hajninė pa i izoluar ata prej njėri-tjetrit. Por ēka ndodh kur vetė hajnat nisin dhe e kryejnė izolimin, kur ndahen pak e nga pak prej njėri-tjetrit derisa ndodhen nė liri? Ata bėhen mosbesues ndėrmjet veti dhe tė brishtė. Mungesa e unitetit tė tyre ėshtė kontribut direkt pėr policinė qė do tė duhej t’i arrestonte dhe hetonte. Lidhjet bashkėpunuese qė i kishin fitojnė funksion tėrėsisht shantazhues. Ata nuk janė tė lidhur pėr ta ndihmuar njėri-tjetrin tashmė, por pėr t’iu kėrcėnuar njėri-tjetrit.

Pikėrisht nė kėtė fazė ka hyrė Qeveria e Kosovės dhe tėrė elita politike e institucionale e Kosovės. Arrestimi i ndonjė ‘peshku tė madh’ do tė mund tė sillte nė burg shumė ‘peshq tė mėdhenj’. Arrestimet dhe hetimet policore s’po nisen ende jo pse nuk do tė mund tė zbulohet e vėrteta, por mu pse do tė mund tė zbulohej ajo nė tėrėsinė e saj, duke shpėrfaqur organizimin dhe natyrėn grupore tė hajnisė. Luftimin e korrupsionit tė lartė po e pengon karakteri grupor i hajnisė, por ama jo pse sekreti nuk do tė mund tė zbulohej meqė hajnat janė grup, por pse ai do tė mund tė dalė tepėr i madh pėr kėtė Kosovėn tonė tė vogėl. Duket se Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė ‘kurban’ ndonjė ministėr a zyrtar tė lartė duke e shkarkuar pėr t’ia dorėzuar policisė, sepse hajnia ka qenė grupore dhe hajnitė janė tė shumta. Askush nuk e di se sa i madh do tė dalė grupi nė fund. Askush nuk e di se sa thellė, gjerė e lartė do tė shtrihet ky grup. Dhe, nė veēanti, Hashim Thaēi nuk ka siguri qė dorėzimi i ndonjė ministri a zyrtari tė lartė partie nuk do tė rezultonte me njė grup nė tė cilin bėhet i pėrfshirė edhe vetė ai si kryeministėr. Diku do tė mund ta kapte pėrgjegjėsia e drejtpėrdrejtė e diku ajo e tėrthortė si i pari nė sistem qė ėshtė. Asnjė ministėr nuk ecėn vetė. Hajnitė janė aq tė mėdha saqė jo vetėm se bėhet fjalė pėr hajni grupore, por edhe pėr hajni tė grupeve tė mėdha tė hajnave. Kur vinin aktakuzat nga Tribunali i Hagės, ish pjesėtarėt e UĒK-sė qė ishin nė pozita mbaheshin duke mos rėnduar shokėt, ndonėse, dorėn nė zemėr, e dėmtonin UĒK-nė duke mbrojtur sall veten. Por, tash ėshtė ndryshe. Askush nuk do qė tė shkojė i vetėm nė Dubravė. Vite mė parė Hashim Thaēi skijonte me bashkėluftėtarė nė Slloveni. Tash po skijon nė Brezovicė vetėm me djalin e tij dhe truprojėn. Janė rrudhur qė tė gjithė nė lėvozhgat e tyre individualiste. Grupi ėshtė gjithsesi nė krizė.

19.03.2010

NĖ CILĖN ANĖ TĖ PUSHKĖS?
FSK-ja paska tė drejtė tė ketė armė me tytė tė gjatė, porse kėto armė duhet tė jenė tė ndara prej municionit dhe, rrjedhimisht, pa tė. Pra, armėt e FSK-sė nuk duhet tė pėrdoren pėr atė qė shėrben arma sepse edhe ashtu s’mund tė pėrdoren (pa municion). Kėto armė ashiqare qenkan veēse pėr t’u ekspozuar. Dhe, FSK-ja mu kėtė gjė bėn: i ekspozon armėt kohė pas kohe nė rreshtim ceremonial. Por, doli se ajo e bėri kėtė gjė nė datėn e gabuar. Mė 5 mars tė ēdo viti, ēdo pushkė ndėrlidhet me pushkėn e Adem Jasharit, ēdo pushkė bėhet pushkė kundėr Serbisė. Kjo gjė s’para i pėlqente KFOR-it. Komandantėt e KFOR-it qė prej 10 vjetėsh takohen nė baza mujore me gjeneralėt nė krye tė ushtrisė serbe. Pėr dallim nga Kosova, KFOR-i ka marrėveshje tė paqes me Serbinė: Marrėveshja e Kumanovės e datės 9 qershor 1999.

Si bėhet qė mė shumė se 10 vjet pas mbarimit tė luftės, dhe dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė, na lejojnė vetėm polici dhe kurrsesi ushtri? Si mund tė thuhet qė Kosova nuk ka rrezik nga jashtė kur kemi pėr fqinj njė shtet si Serbia qė nuk na njeh, qė kontrollon ēerekun e territorit tonė, qė na konsideron pjesė tė saj me kushtetutė e ligje dhe qė ka mijėra kriminelė lufte nė strukturat shtetėrore? Ndoshta e gjithė kjo bėhet qė sėrish tė mbesim tė dobėt ēkado qė shpallėm a do tė shpallim. Sepse, ndoshta komandantin e ushtrisė sė Kosovės pikėrisht Kushtetuta e Republikės sė Kosovės e obligon qė tė bėjė puē. Puē nė bazė tė nenit 1.1 tė Kushtetutės qė thotė se “Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashėm” dhe tė nenit 2.2 qė thotė se “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikės sė Kosovės ėshtė i pacenueshėm, i patjetėrsueshėm dhe i pandashėm, dhe mbrohet me tė gjitha mjetet e pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė dhe me ligj.” Kėto dy nene shkilen pėr ēdo ditė qė prej se ekziston Kushtetuta. Ndoshta kjo gjė do ta pengonte padurueshėm komandantin e ardhshėm tė ushtrisė sė Kosovės. Pėr dallim nga kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, tė cilėt e kanė dėshmuar se nuk e kanė problem njė gjė tė tillė. Nė kėtė kontekst, KFOR-i mbase ėshtė edhe i lumtur qė nuk na njeh, meqė atėherė do tė duhej tė ndėrmerrte diēka. Kushtetuta e Kosovės nuk ėshtė bėrė pėr tė mos u shkelur dhe ajo, madje, duhet shkelur pėr t’u mbajtur e kėnaqur Serbia. Mosacarimi i Serbisė, pėrkundėr tė gjitha obstruksioneve dhe destruksioneve tė saj, ėshtė thelbi i stabilitetit rajonal, ashtu siē e kanė konceptuar fuqitė e mėdha.

Nė vend tė TMK-sė nuk fituam ushtri por FSK-nė. TMK-ja sė paku i kishte ngjyrat kuq e zi dhe fjalėn ‘mbrojtje’ nė emėrtim. Ēka bėjnė njėmend kėta tė FSK-sė? Pse ne i paguajmė me paratė e buxhetit tonė ata? Ku rrinė gjithė ditėn? Duket se ata janė pėr tė mos vepruar. Ata janė pėr t’u dukur. Pėr tė krijuar pėrshtypjen qė janė ushtri, ani pse s’janė. Dhe, mbi tė gjitha, pėr t’i mbajtur tė tubuar ish pjesėtarėt e UĒK-sė tė cilėt mandej pėrjashtohen pak e nga pak, kohė pas kohe. Pra, t’i pėrjashtojnė njė nga njė e jo pėrnjėherė, sepse ashtu do tė ndjeheshin grumbull tė pėrjashtuar dhe do tė bėheshin tė rrezikshėm pėr rendin nė fuqi. Kėshtu patėn bėrė edhe me Policinė e Kosovės qė dikur quhej Shėrbim Policor i Kosovės (ShPK). Nė fillim kishte shumė pjesėtarė tė UĒK-sė aty, por me kalimin e kohės i larguan shumicėn prej tyre (sidomos nga vendet udhėheqėse). Ky fat e pret gjithsesi edhe FSK-nė.

FSK-nė mbase edhe do ta bėjnė ushtri pas disa viteve, por paralelisht mendojnė t’i bėjnė dy gjėra: shpronėsimin e popullsisė vendase nė Kosovė dhe ndėrtimin e fshatit ndėrkombėtar nė Prishtinė. Nė njėrėn anė tė shkatėrrohet ekonomia vendase pėrmes privatizimit neoliberal, kurse, nė anėn tjetėr, tė ndėrtohet fshati ndėrkombėtar, ku do tė banojnė kryeministri, ambasadorėt, disa ministra, biznesmenėt e mėdhenj dhe njerėz tė farefiseve tė kėtyre. Fėmijėt e tyre qė regjistrohen nėpėr shkolla private, do tė rekrutohen pėr t’u bėrė brezi i ardhshėm i klasės sunduese. I gjithė ky vendbanim pėr shkaqe tė sigurisė sigurisht qė do tė jetė i monitoruar prej kamerave dhe sensorėve. Zaten, Guy Debord kishte tė drejtė kur thoshte qė fashizmi ėshtė primitivizėm i pajisur teknologjikisht. Kėsisoj, qytetarėt vendas tė fshatit ndėrkombėtar do tė mund t’i ruajė edhe ushtria e ardhshme e Kosovės, siē do t’i ruajė pasuritė dhe ndėrmarrjet e privatizuara tė Kosovės.

FSK-ja nuk ka pushkė, aq mė pak pėr Serbinė. FSK-sė do tė mund t’i japin pushkė, por kurrsesi pushkė pėr Serbinė. Kur t’i japin pushkė me tamam, kėto pushkė do tė jenė pushkė pėr shqiptarėt e varfėr tė favela-ve tona, tė paralagjeve tė varfra tė Prishtinės dhe qyteteve tė tjera tė Kosovės. Shqiptarėt do tė jenė nė tė dy anėt e pushkės. Asgjė qė tashmė nuk e kemi parė nė Amerikėn Latine apo nė Afrikė. Forca e Sigurisė sė Kosovės rrezikon tė sublimohet nė Fshatin e Sigurt tė tė Korruptuarve.

Prishtinė, 14.03.2010

Cipa e njohjes05.03.2010

Shtetet qė na njohėn, po e njihnin atė Kosovė qė po e krijonin ata vetė. E njohėn Kosovėn e tyre, jo Kosovėn tonė. Flamuri i Kosovės ėshtė flamuri i BE-sė nė Kosovė. Pushteti i Kosovės drejt BE-sė ėshtė realisht pushtet i BE-sė nė Kosovė (qė shprehet me instancat si PSBE-ja dhe EULEX-i). Mbase e kemi pavarėsinė pikėrisht tė sajuar veēse me aktin e njohjes tė atyre qė e njohėn veten e tyre nė ne e tek ne.
Me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė zyrtarizuar qėllimi e nuk ėshtė formalizuar fakti. Nuk ishte se u bėmė ajo qė ishim – republikė e pavarur, por edhe njė herė u shpall ajo qė dėshirohej – pavarėsia e vendit.


Nė fakt, Kosova ia pėrsėriti historinė vetvetes. Atė qė e kishim parė nė momentet qė u cilėsuan si ēlirim i Kosovės, u pėrsėrit edhe me rastin e asaj qė u quajt pavarėsim i Kosovės. Kur hynė trupat e NATO-s nė qershor tė vitit 1999, i gjithė fokusi ishte nė Prishtinė nė formėn e festės, dhe pikėrisht nė atė kohė u nda Mitrovica. Me 17 shkurt 2008 e ditėt nė vijim, sėrish fokusimi ishte nė Prishtinė dhe sėrish nė formėn e festės, dhe me 19 shkurt 2008 u dogjėn pikat veriore kufitare 1 dhe 31.

Kur u ēliruam na u vizatua njė kufi i brendshėm, ndėrsa kur u pavarėsuam na u dogj kufiri i jashtėm. Shpallja e pavarėsisė sikurse ajo e ēlirimit, te qytetarėt u transmetuan si realizim i plotė e pėrmbushje finale duke pasur kėshtu karakter demobilizues. Jo si platforma pėr tė bėrė hapa sovranė qė do ta bėnin Kosovėn sovrane. Serbisė nuk i nevojitej mė shumė se kaq.

Nė kushtet e mungesės sė sovranitetit, pavarėsia formale doemos pėson krizė. Prandaj tė gjithė politikanėt ndėrkombėtarė qė vlerėsohen si miq tė Kosovės e pėrsėrisin frazėn se “Pavarėsia ėshtė e pakthyeshme”. Kjo deklaratė do tė ishte domethėnėse nė Beograd, jo nė Prishtinė dhe jo nga pėrkrahėsit e saj. Kur Kosovės i thuhet se pavarėsia ėshtė e pakthyeshme, kjo gjė aludon se maksimumi i Kosovės aktualisht ėshtė vetėm kjo pavarėsi formale qė ajo tashmė ka dhe se pavarėsia mbase edhe mund tė kthehet mbrapsht, por njė gjė e tillė nuk do tė lejohet.

Theksimi qė bėjnė personalitetet e famshme politike ndėrkombėtare se “pavarėsia ėshtė e pakthyeshme” nuk ėshtė shqiptim i ndonjė aksiome matematikore apo tė vėrtete tė vetvetishme, por zotim i tyre politik. Fundja, kur njė gjė ėshtė e pamundshme nuk thuhet se ajo ėshtė e pamundshme, apo jo?

Natyrisht qė politikanėt kosovarė e dinė qė s’jemi megjithėmend shtet i pavarur. Natyrisht qė qytetarėt e dinė se politikanėt kosovarė nuk e kanė megjithėmend pavarėsimin e shtetit. Mė parė sesa tė thuhet qė u bėmė shtet i pavarur meqė u shpallėm tė tillė dhe mandej na e njohėn pavarėsinė, e vėrteta ėshtė qė shpresohet se do tė bėhemi shtet i pavarur ashtu siē u shpallėm tash pasi qė na njohėn shtete tė ndryshme dhe sa mė shumė qė na njohin shtete tė tjera nė tė ardhmen.


Por, mu ky obsesioni me njohjen e pavarėsisė ėshtė dėshmi qė s’jemi pėrnjėmend tė pavarur. Kėrkesa pėr njohje tė pavarėsisė nuk ėshtė kėrkesė pėr njohje, por kėrkesė pėr pavarėsi. Duke na njohur ne shpresojmė tė bėhemi. Pėrqendrimi i angazhimit politik tė institucioneve kosovare ėshtė jo qė tė bėhemi tė pavarur, por qė tė na njohin si tė tillė. Angazhimi i tyre pėr pavarėsi ėshtė angazhim pėr angazhimin e tė tjerėve. Mesazhi qė ata ua dėrgojnė faktorėve ndėrkombėtarė ėshtė se ne s’po bėhemi tė pavarur, por aman vazhdoni tė na njihni si tė tillė se mbase edhe bėhemi. Kjo lutje ndaj tė tjerėve pėr tė na njohur ėshtė afirmim i atyre vendeve, i pavarėsisė sė tyre, e jo i pavarėsisė sė Kosovės. Duke e bėrė njohjen (e mėtutjeshme) tė pavarėsisė sė Kosovės prioritet absolut pas shpalljes sė pavarėsisė, Qeveria e Kosovės sė pavarur tregon se sa e varur ėshtė pavarėsia e Kosovės (nga njohja e tė tjerėve).

Nė retorikėn dhe ligjėrimet e politikanėve njohja e pavarėsisė sė Kosovės madje nuk lidhet as me bėrjen e pavarėsisė, por me integrimet ndėrkombėtare. Ndoshta pse kemi qenė aq gjatė tė pėrjashtuar, tash dėshpėrimisht duam tė na pranojnė. Jemi fiksuar qė tė na njohin sepse duam tė na pranojnė. Andaj njohjet mė shumė pėrjetohen si uverturė pėr pranim nė forume ndėrkombėtare, pra mė tepėr si pranim pėr tė hyrė nė botė sesa pėr tė qenė vendi ynė.

Qeveria e Kosovės kėrkon integrim nė BE, qė do tė thotė se kėrkon t’i mundėsohet ta delegojė sovranitetin qė nuk e ka. Ajo njėherė duhet ta ketė sovranitetin meqė kėrkesa pėr sovranitet duhet t’i paraprijė asaj pėr integrim nė BE. Ose, ndoshta, vetė BE-ja do kėshtu: ta kėrkojmė integrimin nė BE, ta kėrkojmė veēse shkuarjen nė BE ndėrkohė qė misioni i BE-sė sundon me Kosovėn. Kjo pėrputhet me parashikimin e mėhershėm tė Pieter Feithit qė BE-ja do tė ketė mision nė Kosovė deri atėherė kur Kosova do tė jetė e gatshme pėr tė hyrė nė BE. Pra, del se Kosova e pavarur do ta ketė njė sekondė sovranitet pas shumė viteve. E ndoshta shkaku mė i thellė ėshtė se shtetet qė na njohėn, po e njihnin atė Kosovė qė po e krijonin ata vetė. E njohėn Kosovėn e tyre, jo Kosovėn tonė. Flamuri i Kosovės ėshtė flamuri i BE-sė nė Kosovė. Pushteti i Kosovės drejt BE-sė ėshtė realisht pushtet i BE-sė nė Kosovė (qė shprehet me instancat si PSBE-ja dhe EULEX-i). Mbase e kemi pavarėsinė pikėrisht tė sajuar veēse me aktin e njohjes tė atyre qė e njohėn veten e tyre nė ne e tek ne.

Pėrkundėr tė gjitha dilemave problematike mbi qenien dhe bėrjen e pavarėsisė, nuk ka dyshim qė Kosova e pavarur mė sė shumti shihet nė RTK, aty ku krerėt e institucioneve dhe partive vazhdimisht flasin pėr obligimet e Kosovės sė pavarur e asnjėherė pėr tė drejtat e saj. Gjithsesi, bėhet fjalė edhe pėr njė tjetėr pasojė direkte tė pavarėsisė qė mbeti pa sovranitet sepse nuk u nis me vetėvendosje, tė pavarėsisė qė nuk u shpall pėr t’u bėrė por pėr t’u njohur, tė pavarėsisė qė sėrish nuk u njoh pėr t’u bėrė vetja por pėr t’u pranuar jashtė vetes.

Pėr diferencimin e prodhuesve nga tregtarėt05.02.2010

Siē e ka shpjeguar profesor Nuri Bashota nė njė punim tė tij, infrastruktura nuk ėshtė zhvillim ekonomik, por bartėse e zhvillimit ekonomik. Infrastruktura e re nė Kosovė do tė jetė mė shumė bartėse e zhvillimit tė huaj sesa e zhvillimit tonė, pėrderisa politika ekonomike ėshtė nė funksion tė privatizimit, kurse politika fiskale nė funksion tė importit.

Komuniteti i biznesit. Kėtė shprehje e kanė shpikur tregtarėt. Atyre iu leverdis qė kjo shprehje tė blihet nga qytetarėt. Tė duket se biznesmenėt janė bashkė, se janė komunitet. Nė fakt, dallimi thelbėsor ėshtė pikėrisht pėrbrenda komunitetit tė biznesit, dallim ndėrmjet tregtarėve dhe prodhuesve, ndėrmjet atyre qė shesin e blejnė dhe atyre qė prodhojnė.

Nė kundėrshtim me logjikėn formale tė Aristotelit, Gilles Deleuze konsideronte qė diferenca nuk ėshtė diferencė e varur nga identiteti, se identiteti nuk i paraprin diferencės, por anasjelltas. Aristoteli thoshte qė A=A, B=B, A≠B, dhe sė kėndejmi A-B≠0, d.m.th,. kemi diferencėn qė varet nga identiteti meqė ėshtė diferencė ndėrmjet identiteteve. Porse Deleuze thoshte qė mu kjo diferencė ka jetė tė pavarur qė strukturon tutje mandej. Sipas Deleuze, diferenca nuk duhet pėrkufizuar negativisht; diferenca ėshtė, kurse identiteti bėhet, dhe jo e kundėrta.

Nė shoqėrinė tonė, si nė aspektin material, po ashtu edhe nė atė kulturor tė klasės, mė afėr janė konsumatorėt gjithnjė e mė tė varfėr me prodhuesit qė gjithashtu po varfėrohen, sesa kėta prodhues me tregtarėt qė janė gjithnjė e mė tė pasur. Pra, shumė mė i madh ėshtė dallimi midis prodhuesve dhe tregtarėve sesa midis prodhuesve dhe konsumatorėve. Nė rrethanat aktuale, nė nivelin qė ka shoqėria jonė, mė e rėndėsishme ėshtė nėse biznesmeni ėshtė prodhues apo tregtar sesa nėse qytetari ėshtė biznesmen, apo jo? Pra, diferenca e brendshme nė komunitetin e biznesit ėshtė (diferenca) themelore.

Sėrish, ėshtė Deleuze ai qė sqaronte se ‘A’ nė fakt ėshtė diferenca ndėrmjet ‘a’ dhe ‘a’, etj. Deleuze konstatonte supremacinė e diferencės sė brendshme. P.sh., ai besonte qė njė njeri e shquan dallimin ndėrmjet njė njeriu tjetėr dhe njė kali sepse, para sė gjithash, e shquan dallimin ndėrmjet dy njerėzve ēfarėdo. Dallimi ndėrmjet dy produkteve nuk ėshtė pėrjetimi i ndryshėm nga pėrdorimi i tyre, por marrėdhėnia nė prodhim qė ka rezultuar me ato produkte. Historia e produktit qė e konsumojmė e pėrcakton jetėn tonė e jo e tashmja e atij produkti, jo aktualiteti banal i tij. Prodhuesit janė prodhues tė mallrave tė Kosovės kurse tregtarėt janė shitės tė mallrave nė Kosovė. Duhet t’i diferencojmė prodhuesit (vendorė) qė e forcojnė Kosovėn, prej tregtarėve qė i forcojnė vendet prej nga ata na i sjellin produktet (e huaja).

Shteti nuk mbahet me supermarkete e me qendra tregtare. Shteti mbahet me prodhim. Nuk ka punėsim dhe as mirėqenie pėr qytetarėt pa prodhim. Kosova ka deficit enorm tregtar. Raporti eksport/import ėshtė vazhdimisht nėn 10% (ndėrsa mė 2009 kjo pėrqindje kishte rėnė madje nė 8.5%). Shumica dėrrmuese e parave qė vijnė nga diaspora jonė shpejt nxirren jashtė vendit pėrmes konsumit masiv qė iu bėhet produkteve tė huaja. Tregtarėt e fuqishėm janė tė lidhur me udhėheqėsit politikė tė tė gjitha partive kryesore. Ata i financojnė fushatat parazgjedhore dhe, pas zgjedhjeve, shpaguhen me tenderė dhe ligje tė favorshme pėr tregtinė e tyre qė e ka ngritur importin mbi vlerėn e buxhetit tė Kosovės. Shteti i kėtillė i Kosovės nuk ėshtė nė shėrbim tė prodhuesve vendorė qė nuk i subvencionon fare, por nė shėrbim tė tregtarėve tė huaj qė ua ka hapur tregun pėr gjithēka. Nuk do t’i blejė askush prodhimet tona pa i blerė njėherė ne vetė ato. Prodhimet vendore nuk forcohen nga jashtė por nga brenda: pėrmes pėrkrahjes sė shtetit dhe konsumimit tė qytetarėve.

Tė gjithė ata qė nguten tė pyesin se ēfarė tė bėhet pėr produktet e nevojshme qė nuk i prodhon as Kosova dhe as Shqipėria, duhet t’iu pėrgjigjemi me pyetje: sa janė tė kujdesshėm vetė ata qė rregullisht t’i blejnė produktet qė tashmė prodhohen nė Kosovė e Shqipėri? Ndėrkaq, tė gjithė atyre qė arsyetohen se ka shumė produkte tė huaja qė janė mė tė lira, duhet t’iu pėrgjigjemi sėrish me pyetje: ēfarė kanė bėrė ata qė tė organizohen kundėr UNMIK-ut dhe qeverive tė pasluftės, tė cilėt me politikat e tyre fiskale janė vėnė nė shėrbim tė tregtarėve (tė mallrave tė huaja) dhe kundėr prodhuesve (tė mallrave vendore)?

Nė jetėn tonė publike patjetėr duhet ta sjellim atė qė e maskon realiteti: antagonizmin ndėrmjet prodhuesve dhe konsumatorėve nė njėrėn anė, dhe tregtarėve e koniukturave politike dhe institucionale nė anėn tjetėr. Duhet ta kemi betejėn qė ta kemi fitoren. Mbase kėtu edhe do tė duhej tė ndahemi nga Deleuze: ta pranojmė kritikėn e Deleuze ndaj Aristotelit, por jo edhe atė ndaj Hegelit (pėrkatėsisht ndaj dialektikės si sintetizim i kundėrthėnieve nėpėrmjet tejkalimit tė tyre drejt njė uniteti cilėsisht mė tė lartė).

Mungesa e zgjidhjeve politike dhe ekonomike nė Kosovė doemos i shton problemet sociale. Grevat dhe protestat gjithsesi do tė shpeshtohen dhe rriten. Sepse asfalti nuk hahet. 45% tė varfėr dhe 18% nė varfėri tė thellė nuk i kanė hall gropat nėpėr rrugė, por ato nė stomak. Nė vend se tė ndėrtohen fabrika tė cilat mandej do tė na e sillnin edhe asfaltin e ri, po shtrohet asfalti qė t’ua ndėrtojė e forcojė fabrikat tė huajve qė shesin gjithnjė e mė shumė produkte tė tyre tek ne.

Siē e ka shpjeguar profesor Nuri Bashota nė njė punim tė tij, infrastruktura nuk ėshtė zhvillim ekonomik por bartėse e zhvillimit ekonomik. Infrastruktura e re nė Kosovė do tė jetė mė shumė bartėse e zhvillimit tė huaj sesa e zhvillimit tonė, pėrderisa politika ekonomike ėshtė nė funksion tė privatizimit, kurse politika fiskale nė funksion tė importit. Teksa shkojmė e vijmė te halla nė Prizren ose te daja nė Besianė, do tė hasim gjithnjė e mė shumė nė maune me mallra tė huaja e gjithnjė e mė pak nė ato mė mallra vendore.

Nuk po integrohet veriu nė Kosovė, por Serbia nė BE 30.01.2010

EULEX-i dhe Pieter Feithi (sidomos me kapelen e tij te Perfaqesuesit Special te BE-se) ngadale por sigurt po shnderrohen ne lehtesues te integrimit te Serbise ne BE. Detyra kryesore e EULEX-it dhe Pieter Feithit po behet qe ta ndihmojne Serbine, qe ne rrugetimin e saj per ne BE te mos e kete barre Kosoven. Brukseli ka vendosur qe Serbia te mos e prese Kosoven per anetaresimin e saj.

Sikurse per ceshtjen e liberalizimit te vizave, edhe kur vjen puna tek anetaresimi ne BE, nuk duket qe rajoni i Ballkanit perendimor do te integrohet en bloc. Nese nuk ndryshon dicka radikalisht, pas Kroacise edhe Serbia do te hyje ne BE. Mirepo, per kete gje ajo duhet t'i rregulloje marredheniet me fqinjet. Jane shume marreveshje e dakordime qe ajo duhet t'i beje me vendet fqinje ne menyre qe te ece ne shtegun drejt BE-se. Pasi qe Serbia nuk e pranon pavaresine e Kosoves, fqinji jugor i Serbise nuk eshte Kosova, por EULEX-i dhe PSBE-ja. Pushteti nderkombetar ne Kosove nuk eshte vetem pushtet por eshte edhe vete shteti. Fundja, ata jane kushtetuta, ushtria, policia dhe instanca supreme politike e ligjore e Kosoves. Ata jane sovrani i vendit tone dhe, per pasoje, fqinji i Serbise. Sekendejmi, Brukseli negocion dyfish me Beogradin: ne emer te BE-se dhe ne emer te Kosoves. Nje situate gjithsesi joshese per Brukselin, i cili e sheh Serbine nga prizmi i politikes se jashtme dhe te sigurise, kurse Kosoven e sundon ne emer te po kesaj politike.

Strategjia e re per veriun nuk eshte as strategji dhe as e re. Ajo eshte orvatje per ta shperqendruar vemendjen nga dy protokollet qe EULEX-i do t'i nenshkruaje se shpejti me Serbine. Pas atij per bashkepunim policor ne radhe jane protokollet per gjyqesi dhe dogana. Punen qe EULEX-i e ben pa zhurme me Serbine, Pieter Feithi e balancon me zhurme, por pa pune, kunder Serbise. Dhe jo vetem kaq. Kjo 'strategji' nuk do ta integroje veriun dhe as nuk do ta bashkoje Mitrovicen. Ne rastin me te mire do ta ndaje Mitrovicen ne dy komuna te vecanta. Meqe nuk do te kete perdorim te forces, strategjia e proklamuar per integrim te veriut do ta afirmoje gjithnje e me shume Serbine si pale ne kontest. Vazhdimisht na thuhet qe vetem dialogu eshte menyra perpara sa i perket ceshtjes se veriut, dhe se ky dialog duhet te behet me dike, apo jo? Serbia edhe njehere do te rikthehet si faktor ne bisedime te reja nepermjet kesaj 'strategjie'. Ne vend te perdorimit te forces ne emer te ligjit do te kete dialog per hir te paqes me ata qe e perdoren forcen. Secili shtet a pushtet e ka problem se si ta legjitimoje sa me mire dhe sa me efektshem perdorimin e forces, madje edhe atehere kur ajo s'eshte gjithaq e nevojshme. Shteti dhe pushteti ne Kosove e kane problemin e kundert: si ta legjitimojne mosperdorimin e forces, ndonese kjo eshte e domosdoshme.

Ne qarqet diplomatike ne Prishtine kane nisur te qarkullojne fjalet se si Kosova duhet serish te bisedoje me Serbine. Kesaj radhe thone qe duhet te bisedohet per gjithcka pervecse per statusin e Kosoves. Ne fakt, keshtu thoshin edhe para disa viteve. Te mos diskutohet per status por per ceshtje praktike e teknike, ne menyre qe gradualisht te arrihet te statusi, nderkohe qe maskohet fakti se cdo gje ne te vertet ka te beje me statusin. Zaten, statusi eshte edhe statusi i paleve perkundrejt njera-tjetres, apo jo? Vetem se kesaj radhe faktoreve nderkombetare iu interesojne bisedime te reja ndermjet Kosoves e Serbise perbrenda kornizes se integrimit te Serbise ne BE. Dialogu apo bisedimet e ardhshme, me pare se per integrimin e veriut ne Kosove, jane per integrimin e Serbise ne BE. Pasi qe Serbia mban lidhje te ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusine qe eshte ne ngritje, dhe per shkak te madhesise se saj si treg, integrimin e Serbise BE-ja e sheh si nje ceshtje pakrahasimisht me urgjente sesa integrimin e Kosoves. Jo vetem pse Kosoven nuk e njohin pese shtete anetare te BE-se, por, para se gjithash, per shkak se Kosoven tashme po e sundon. Perderisa per Serbine Brukseli konsideron qe do ta rrise kontrollin mbi te, duke e bere anetare te BE-se, mbi Kosoven tashme ka kontroll te larte, madje pikerisht duke e mbajtur ate jashte BE-se. Angazhimi aktual nuk konsiston te moslejimi i Serbise qe ta pengoje Kosoven ne integrime nderkombetare, por te eliminimi i pengesave qe Kosova mund t'ia beje Serbise per integrime evropiane. Protokolli per bashkepunim policor ndermjet EULEX-it dhe Serbise ka qene parakusht per liberalizimin e vizave per qytetaret e Serbise.

Qeveria dhe institucionet e Kosoves jane teresisht perbrenda ketij kuadri. Edhe kur e tolerojne funksionimin e strukturave paralele te Serbise ne Kosove, edhe kur e lejojne viziten e Boris Tadiqit ne Decan. Kreret institucionale te Kosoves ndoshta as qe e kuptojne se, kur deklarojne per marredhenie te mira fqinjesore te Kosoves me vendet rrotull, e posacerisht me Serbine, jane duke kontribuar qe ato te integrohen me shpejt ne BE ne kurriz te Kosoves dhe te shqiptareve ne pergjithesi. Te gjitha deklaratat e Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thacit per marredhenie te mira me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine, Beogradi, Podgorica dhe Shkupi zyrtar i perdorin ne Bruksel per ta pershpejtuar integrimin e vendeve te tyre ne BE. Duke mos e problematizuar gjendjen e shqiptareve ne Maqedoni, Serbi e Mal te Zi, dhe duke leshuar pe ne demarkacionin e kufijve me ta, Sejdiu dhe Thaci kontribuojne ne riprodhimin e gjendjes se rende per shqiptaret ne keto vende dhe njekohesisht u ndihmojne atyre vendeve qe te hyjne ne BE para nesh. Kosova (dhe Shqiperia) duhet ta studiojne dhe analizojne hollesisht se si mund ta kushtezojne integrimin e Serbise (dhe Maqedonise e Malit te Zi) ne BE para se Serbia (dhe Maqedonia e Mali i Zi) te na kushtezojne neve nga pozita e shtetit anetar ne BE. Teza se shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Serbi do te jetojne shume me mire porsa keto vende te hyjne ne BE, eshte naive. Mjafton t'i pyesni basket se si po ia kalojne ne Spanje, hungarezet ne Sllovaki apo jogreket ne Greqi.

Taktika e rikuperueshme

Strategjia e ZCN-sė dhe Qeverisė sė Kosovės duket si njė kundėrvėnie pėr ta zbutur ca diskreditimin qė po e pėrjetojnė. Nė shėnjestėr tė kėsaj strategjie nuk ėshtė veriu i Kosovės, por qytetarėt shqiptarė tė Kosovės.

Institucioneve tė Kosovės u mungojnė aq shumė gjėra. Por jo edhe strategjitė. Secila ministri e secili departament ėshtė rrush prej strategjive. Gjėra tė paimagjinueshme vijnė nė jetė pėrmes strategjive pėr to. Shteti i Kosovės pėr gjithēka dhe kurdoherė ka strategji. Tjetėrēka mungon nė politikėn zyrtare kosovare. Mungon vullneti politik, mungon gatishmėria pėr tė vepruar, pėr tė rrezikuar e pėr tė marrė pėrgjegjėsi. Nuk mungojnė strategjitė. Strategjia mė e re pėr veriun e Kosovės nuk ka plotėsuar kurrfarė mungese paraprake. Asnjė qytetar i Kosovės nuk pėrjetoi kurrfarė pėrndritje nga publikimi i kėsaj strategjie. Jo vetėm qė s’pamė asgjė tė re nė kėtė strategji, por nuk pamė asgjė ndryshe nga e deritanishmja. I vetmi shpjegim do tė ishte qė duan t’i befasojnė serbėt nė veri me strategjinė e njėjtė, meqė ata s’do tė mund tė besojnė se pėrsėri ėshtė strategjia e njėjtė. Disi sikurse te njė episod humoristik pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė serialin britanik Black Adder.

Mirėpo, a ėshtė pėrnjėmend strategji kjo strategji? Strategjia, sipas pėrkufizimit, ėshtė term ushtarak. Strategjia ėshtė strategji e ushtrisė, madje jo e ushtrisė qė qėndron nė kazerma, por pikėrisht e asaj qė shkon nė luftė. Fjalė mė tė papėrshtatshme nuk kanė mundur tė gjejnė. Qeveria e Kosovės e nis prezantimin e kėsaj strategjie rregullisht duke rrėfyer qysh nė fillim se e pėrjashton pėrdorimin e forcės dhe dhunės. Avazi i njėjtė, pėrkundėr mossuksesit tė deritanishėm nė eliminimin e strukturave paralele tė Serbisė, nuk ėshtė vetėm leje por edhe inkurajim pėr ato struktura. T’i thuash tė dhunshmit se nuk do tė pėrdorėsh dhunė ndaj tij, ėshtė kontribut nė dhunėn e tij. Ndėrkaq, secila ndėrmarrje e re nė veri qė nuk realizohet me sukses ėshtė ndėrtim i pamundėsisė sė Kosovės qė quhet veri. Shteti i kėtillė i Kosovės e ka armik vetveten – ai po vetėzhvlerėsohet.

Me kėtė strategji krerėt vendorė dhe ndėrkombėtarė nė Kosovė pėrpiqen tė vijnė vetė nė ekzistencė karshi problemit nė veri. Ata, thjesht, nuk janė atje. Nėse Serbia e aspiron funksionimin mė tė mirė tė saj nė veri, kėta kanė problem ta dėshmojnė ekzistencėn e tyre. Strategjia pėr veriun ėshtė investim pėr dukje nė veri, dhe atė, mė parė tė BE-sė sesa tė Qeverisė sė Kosovės. Strategjia thekson shtimin e prezencės sė BE-sė, ndėrtimin e Shtėpisė sė BE-sė nė veri, etj. Kjo tregon qė halli nuk ėshtė se nuk po respektohet Kushtetuta e Kosovės, por Rezoluta 1244 dhe eventualisht Plani i Ahtisarit. Jo nenet 1.1 dhe 2.2 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės qė e pėrkufizojnė Kosovėn si vend tė pavarur, sovran, unik e tė pandashėm. Mbase kjo ėshtė ndėr arsyet kryesore pse nuk do tė ketė pėrdorim tė forcės.

Rekomandimi 1 i kėtij dokumenti strategjik tregon qė Zyrėn e Ekipit Pėrgatitor pėr komunėn e re tė veriut tė Mitrovicės duan ta vendosin nė Lagjen e Lumbardhit (Mėhallėn e Boshnjakėve) tė banuar me shqiptarė, pėr shkaqe tė sigurisė. Pra, duan t’i rrezikojnė edhe mė shumė shqiptarėt atje, duan t’i pėrdorin shqiptarėt nė veri si mburojė pėr burokracinė e tyre, si mbrojtje pėr zyrėn e tyre e cila duhet ta pėrgatisė ndarjen formale dhe legale tė qytetit tė Mitrovicės nė dy komuna. Pėr diēka qė nuk iu konvenon shqiptarėve, duan t’i pėrdorin shqiptarėt, si mbrojtje ndaj sulmeve tė serbėve tė cilėt mendohet se do ta sulmojnė edhe atė qė ėshtė e favorshme pėr ta, pėr hir qė tė kenė edhe mė shumė se aq. Pasi qė kanė thėnė qė nuk do ta pėrdorin forcėn, ata, nė fakt, kanė thėnė qė nuk do ta mundėsojnė as vetėmbrojtjen. Tash qė s’do tė arrijnė tė organizojnė zgjedhje nė veriun e Mitrovicės nė maj tė kėtij viti, meqė Serbia nuk e pranon komunėn e veriut tė Mitrovicės, mu tani doli kjo strategjia pėr krejt veriun. Zgjerimi i kontekstit tė problemit nuk ėshtė zgjidhje e tij. Pėrkundrazi. Ky zgjerim e problematizon tėrė kontekstin e zgjeruar. Mosbėrja e komunės sė veriut tė Mitrovicės (qė edhe ashtu s’ishte zgjidhje por lėshim pe ndaj Serbisė) tash po ia lėshon vendin bėrjes sė krejt veriut kanton tė veēantė.

Strategjia nuk nėnkupton vetėm qėllime a objektiva por edhe mėnyrat e ecuritė pėr arritjen tek ato. Zyra Civile Ndėrkombėtare dhe Qeveria e Kosovės publikuan njė listė dėshirash, e jo njė strategji. Pa mėnyrėn pėr realizimin e qėllimit, nė rastin mė tė mirė, qėllimi degradon nė dėshirė. Ėshtė Serbia ajo qė ka strategji tė qartė pėr veriun e Kosovės tė cilin e ka serbizuar mė shumė sesa vetveten. Serbia pėrherė e mė shumė po e shkel edhe Rezolutėn 1244 dhe kjo ėshtė bėrė e padurueshme pėr faktorėt ndėrkombėtarė. Strategjia e ZCN-sė dhe Qeverisė sė Kosovės duket si njė kundėrvėnie pėr ta zbutur ca diskreditimin qė po e pėrjetojnė. Nė shėnjestėr tė kėsaj strategjie nuk ėshtė veriu i Kosovės por qytetarėt shqiptarė tė Kosovės. Kjo strategji ėshtė strategji pėr neve shqiptarėt e Kosovės, jo pėr veriun. Pushtetarėt po flasin nė mėnyrė qė qytetarėt tė mos veprojnė, qė qytetarėt nė vend tė veprimit ta zgjedhin pritjen me shikimin drejtuar kah politikanėt. Kjo strategji nuk ėshtė strategji. Nė fakt, vetė ajo ėshtė strategjike. Kjo strategji (e re) ėshtė taktikė (e vjetėr). Nuk kanė strategji pėr ta fituar luftėn pėr veriun, por vetėm taktikė pėr ta fituar betejėn me qytetarėt. Kjo taktikė gjithsesi pėrfundon e rikuperueshme pėrbrenda strategjisė sė njėjtė tė Serbisė pėr dominimin e saj total nė veri. Asgjė e re nga ‘fronti’ i veriut.

Nėse kjo strategji megjithatė ėshtė strategji, atėherė ajo ėshtė e tillė pėr atė qė nuk e pėrmend fare: Trepēėn. Me gjasė, sikurse nė Republikėn Serbe nė Bosnje, ku minierat dhe shkritoret u ndanė varėsisht se nė cilėn anė tė kufirit kishin mbetur, edhe Trepēėn sikurse Kosovėn duan ta ndajnė nė dy kompani (mbi Ibėr e pėrfundi Ibrit), pėr ta privatizuar kėtė nė jug tė Ibrit, meqė atė nė veri nuk i lejon Serbia. Kosova ėshtė njė ndėr vendet e rralla nė botė ku nė njėrėn anė politikėn mund ta kufizosh nė integrimet qė s’vėrehen sepse nuk ngjajnė, kurse nė anėn tjetėr, mund ta shpronėsosh shoqėrinė pėrmes privatizimit neoliberal, qė po ashtu nuk vėrehet, por ama pse ngjan vazhdimisht. Pakkush duron si ne.

21.01.2010

KRIZA E NJĖANSHME NĖ KOSOVĖ

Kriza, aq e pranishme te popullata, ėshtė krizė pėr jetesė (mė tė mirė), ndėrkaq kriza, jo aq e pranishme te pushteti, ėshtė krizė pėr (mė shumė) pushtet.

Nuk ėshtė problemi qė ne kemi qeveri tė keqe, por qė ajo qeveri nuk ėshtė vėrtet e tillė, nuk ėshtė qeveri nė pėrputhje me imagjinaren tradicionale qė qytetarėt kanė pėr qeverinė. Kaluan gati dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė e qeveria nuk arriti qė ta marrė sovranitetin nga instancat ndėrkombėtare si PCN e PSSP, nuk arriti ta shtrijė pushtetin anekėnd Kosovės, nuk hartoi kurrfarė plani serioz pėr zhvillim ekonomik, se lėre mė ta zbatojė ndonjė tė tillė, nuk arriti ta zvogėlojė fare varfėrinė e papunėsinė qė sa vjen e rriten, nuk arriti t’i shpėrbėjė strukturat paralele tė Serbisė qė veēse janė forcuar etj. etj. Kjo qeveri nuk ėshtė qeveri me tamam, jo pse dėshtoi, por pse nuk provoi. Para se t’i mungojnė rezultatet, sigurisht qė i mungojnė pėrpjekjet.

Se nė ēfarė gjendje i kemi institucionet mė sė miri na e tregon fakti qė shefat e ZCN-sė dhe tė EULEX-it, Pieter Feith e Yves de Kermabon, nuk i pėrdorėn asnjėherė fuqitė e tyre ekzekutive. Thjesht, s’patėn nevojė. Institucionet e Republikės sė Kosovės nuk patėn ambicie mė tė mėdha pėr Kosovėn sesa qė kishin dikur IPVQ-tė. Kryetari dhe Kryeministri i Kosovės, pra dueti Sejdiu -Thaēi, nuk dėshiruan tė marrin pėrgjegjėsi as nė vitin 2009. Pasi qė nė vitin 2008 e shpallėn tė vdekur 6 Pikėshin e Ban Ki-moon-it (qė shtonte varėsinė nga Serbia), kėtė vit e shpallėn tė vdekur Protokollin e EULEX-it (pėr bashkėpunim policor me Serbinė). Ata vetėm shpallin dhe nuk bėjnė gjė pastaj. Si te puna e pavarėsisė, shpallja e sė cilės kishte mė shumė karakter tė pėrfundimit sesa tė fillimit tė ri. Qytetarėt e Kosovės tė cilėt do tė mund ta shihnin shpalljen e pavarėsisė si pėrmbyllje tė pėrpjekjeve tė gjata e tė mundimshme, nė fakt, mė parė po i gėzoheshin pavarėsisė si njė shans pėr jetė mė tė mirė nė tė ardhmen. Qeveria e Kosovės e cila do tė duhej ta shihte shpalljen e pavarėsisė si shans pėr zhvillim e pėrparim, nuk e hiqte historinė nga goja. Sejdiu e Thaēi nuk angazhohen sepse nuk duan tė marrin pėrgjegjėsi. Ata brengosen se kush do tė fajėsohet pas dėshtimit, e jo pėr gjendjen e rėndė aktuale. Thuajse nuk e dinė qė janė pėrgjegjės jo vetėm pėr atė ēfarė e bėnė (gabimisht), por edhe pėr atė qė nuk e bėnė (fare).

Qeverisė i ka mbetur tė krenohet me 11 njohjet e pavarėsisė gjatė kėtij viti. Mirėpo, tė gjithė e dimė se as ky numėr modest i njohjeve sivjet nuk erdhi nga puna e Qeverisė sė Kosovės, pėrkatėsisht Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė saj. Ato 11 shtete tė botės qė u shfaqėn nė ballinat e gazetave tė Kosovės nė vitin 2009, e pranuan Kosovėn meqė ishin shtete tė afėrta me fuqitė e mėdha botėrore qė tė parat na e njohėn pavarėsinė. Njohjet e pavarėsisė sė Kosovės fillojnė dhe pėrfundojnė nė njė rrafsh simbolik qė maksimalisht arrin deri te shkėmbimi i ambasadave, ambasadorėve etj., por jo edhe nė marrėveshje bilaterale pėr ekonomi, arsim e shėndetėsi nga tė cilat do tė pėrfitonte mirėqenia e liria e qytetarėve.

Pra, ne nuk kemi problem se kemi njė qeveri tė madhe pėr qytetarėt, por pse realisht nuk kemi qeveri nė shėrbim tė qytetarėve. Me metodat qė janė pėrdorur nė vendet ku neoliberalėt thoshin se ‘qeveria e madhe’ ėshtė problemi, janė bėrė orvatje qė tė bėhet shtetndėrtimi nė Kosovėn e vogėl, ku pikėrisht abstinenca e qeverisė ėshtė problemi. Dikush mund tė arsyetojė se ishte Ronald Regani ai i cili e dobėsoi shtetin e ShBA-ve. Regani e ka ngushtuar shtetin dhe nuk e ka dobėsuar atė. Pėrkundrazi. Gama e aktiviteteve shtetėrore nė sferėn ekonomike e shoqėrore eventualisht mund tė jetė zvogėluar nė favor tė sektorit privat, por fuqia e shtetit ėshtė shtuar.

Qeveria e neoliberalizmit e bėn qeverisjen nė shėrbim tė tė huajve: tė korporatave tė huaja dhe tė interesave financiare tė diplomatėve tė huaj qė vijnė e shkojnė. Kosova ėshtė shndėrruar nė njė vend ku tė gjithė kanė perspektivė ekonomike e financiare pėrveē qytetarėve tė Kosovės. Kur shteti ndodhet nė miqėsi tė ngushtė me politikanėt dhe tė afėrmit e pasur tė tyre, atėherė nuk ka perspektivė tė ndritshme pėr shumicėn dėrrmuese qė s’janė dhe s’mund tė jenė tė pasur. Popujt e ndryshėm e duan shtetin e tyre jo pse ėshtė shtet, por pse ėshtė i tyre. Lojaliteti i qytetarit ndaj shtetit e pason ndjenjėn e qytetarit pėr pronėsi mbi shtetin, dhe pėr shtetin nė shėrbim tė tij si qytetar, e jo anasjelltas. Pėrkatėsia si cilėsi e marrėdhėnieve midis qytetarit dhe shtetit ėshtė e qėndrueshme vetėm kur ėshtė e ndėrsjelltė. Pėrndryshe, politika shtetėrore nuk paraqet vullnetin e qytetarėve por vullnetin mbi qytetarėt.

Kurrė nuk do ta fitojmė respektin e botės pėrmes demokracisė formale tė zgjedhjeve periodike (ndonėse as pėr kėtė nuk mund tė krenohemi mė). Tė gjithė pajtohen qė Bosnja nuk mund tė konsiderohet tamam shtet dhe aq mė pak njė vend demokratik, megjithėse mban zgjedhje tė rregullta dhe mbase mė shpesh se kushdo tjetėr. Neve do tė na ēmojnė varėsisht nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe e mirėqenies sė qytetarėve tanė, varėsisht nga ajo sa jemi sovranė nė vendin tonė e pėr vendin tonė, varėsisht se sa veprojmė pavarėsisht.

Pėr ta arritur kėtė, Kosova ka nevojė pėr ndryshime rrėnjėsore. Dhe, kėto ndryshime nisin duke e kuptuar qė kriza e rėndė politike dhe socio-ekonomike nė Kosovė ėshtė krizė vetėm pėr njėrėn palė. Ėshtė krizė pėr qytetarėt, pėr masat e gjera tė popullsisė. Jo edhe pėr pushtetarėt. Ata s’janė nė krizė. Pushtetarėt (vendorė e ndėrkombėtarė) nuk janė nė krizė jo pse ata s’janė tė varfėr e tė papunė si popullsia, dhe meqė kanė bollėk tė gjithanshėm pėr dallim nga ajo, por pėr shkak se ata s’kanė pengesa tė pakalueshme nė ushtrimin e pushtetit tė tyre mbi popullsinė. Kriza aq e pranishme te popullata, ėshtė krizė pėr jetesė (mė tė mirė), ndėrkaq kriza jo aq e pranishme te pushteti, ėshtė krizė pėr (mė shumė) pushtet. Nė vitin 2009, sikurse edhe nė ēdo vit paraprak kemi parė shumė krizė te popullsia qė vazhdimisht varfėrohej dhe fare pak krizė tė pushtetit. Kriza e pakėt dhe e rrallė e pushtetit vinte, para sė gjithash, nga kundėrthėniet e brendshme, nga lufta e brendshme pėr pushtet e akterėve tė ndryshėm qė dėshironin ta merrnin pushtetin, ta rrisnin pushtetin ose ta ruanin atė qė tashmė e kishin, e jo aq nga rrezikimi i pushtetit si tė tillė nga populli.

Megjithatė, krerėt institucionalė e partiakė nė Kosovė janė subjekte qė kanė predikate gjithnjė e mė negative. Ligjėrimi i pėrditshėm privat e publik nė mesin e popullatės i shton predikate tė reja negative dhe ia rrit ato ekzistueset pushtetit. Mirėpo, ende jo deri nė masėn sa predikatet ta pėrmbysin subjektin. Njerėzit tė cilėve iu konvenon kjo situata e tanishme nė Kosovė janė tė pakėt nė numėr, por ata vazhdojnė tė jenė mė aktivė dhe sidomos mė tė organizuar sesa ata qė po vuajnė e humbasin nga kjo gjendje. Ndryshimi i vėrtetė nis me ndryshimin e popullit, e jo me ndėrrimin e qeverive. Ndėrrimi i qeverive e ruan qeverisjen e vjetėr. Pėrderisa ushtrimi i pushtetit tė tyre mbi qytetarėt nuk pėson (po ashtu) krizė pėr shkak se qytetarėt nuk lejojnė tė sundohen, nuk do tė ketė ndryshime nė vitin 2010 sado qė i dėshirojmė e urojmė ato.

30.12.2009

Kronikė e njė gjendjeje tė paralajmėruarKaosi nė veri tė Kosovės ėshtė i pėrsosur, qė do tė thotė se ėshtė i planifikuar. Veriu ėshtė shndėrruar nė njė “tax free zone”, nė njė Gran Canaria, por ama vetėm pėr Serbinė

Faktorėt dhe organizmat ndėrkombėtarė kanė kontribuar dhe ndihmuar nė daljen e Kosovės nga Serbia, por jo edhe nė daljen e Serbisė nga Kosova. Pėrkundrazi, kėta faktorė, pa pėrjashtim, po kėrkojnė qė tė tolerohet Serbia brenda Kosovės. Tė tolerohen strukturat paralele tė Serbisė, si dhe ekonomia e mallrat e saj qė e kanė vėrshuar Kosovėn, pikėrisht pse nuk paguajnė doganė. Serbėve tė Kosovės, duke ua lejuar strukturat e Serbisė mbi kokė, u ėshtė imponuar fokusimi nė atė ēfarė kanė humbur, ani se nuk iu ka takuar. Ndėrkohė qė shqiptarėt e Kosovės orientohen tek ajo ēfarė kanė fituar, ani se iu takon mė shumė se aq. Ende ndodhemi pėrbrenda traditės, ku privilegjet e serbėve bėhen tė drejta pėr ta, kurse tė drejtat e shqiptarėve konsiderohen si privilegje.

Serbėt nė Kosovė nuk i kanė fituar tė drejtat e tyre, sepse janė minoritet dhe si minoritet qė janė, por si kėrkesė e shtetit tė Serbisė. Tė drejtat e serbėve janė vetė pėrmbajtja e koncesioneve joparimore e tė dėmshme tė Grupit Negociator tė Kosovės pėrgjatė negociatave nė Vjenė pėr statusin e Kosovės. Kosova nuk ėshtė rast “sui generis, por tė drejtat e serbėve nė Kosovė janė “sui generis”: vetėm pesė a gjashtė pėr qind tė popullsisė e kanė tė drejtėn e vetos nė Kuvendin e Kosovės pėr ligjet me rėndėsi jetike, gjuha e tyre serbe ėshtė gjuhė zyrtare gjithkund nė Kosovė, i kanė 10 komuna me shumicė serbe dhe njė tjetėr qė u zgjerua territorialisht me fshatra serbė pikėrisht pėr t’u bėrė e tillė, e kanė komplet trashėgiminė kulturore ortodokse nė 45 zona tė veēanta mijėra-hektarėshe etj., etj.

Pas shpalljes sė pavarėsisė, Qeveria e Kosovės i ka dhėnė prioritet decentralizimit mbi baza etnike qė paraqet rirregullim territorial dhe jo sovranitetit e tėrėsisė territoriale; i ka dhėnė prioritet sundimit ndėrkombėtar qė kėrkon stabilitet rajonal dhe jo zhvillimit ekonomik qė e kėrkojnė qytetarėt. Kjo ėshtė mėnyra sesi institucionet vendore kanė treguar qė janė dakord me ndarjen e brendshme tė Kosovės, me lėnien e sovranitetit nė duart e burokratėve ndėrkombėtarė dhe me tretjen e perspektivės pėr zhvillim ekonomik. Pra, qė janė dakord me bosnjezimin e Kosovės. Janė dy ministra tė Qeverisė sė Kosovės, tė cilėt bėjnė gara se cili do ta dėmtojė Kosovėn mė shumė: nė njėrėn anė mMinistri i Administrimit tė Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, me decentralizimin etnik, qė ia humb Kosovės territorin dhe, nė anėn tjetėr ministri i Ekonomisė e Financave, Ahmet Shala, me privatizimin neoliberal, qė ia humb Kosovės pasuritė natyrore dhe kapacitetet zhvillimore.

Kaosi nė veri tė Kosovės ėshtė i pėrsosur, qė do tė thotė se ėshtė i planifikuar. Veriu ėshtė shndėrruar nė njė “tax free zone”, nė njė Gran Canaria, por ama vetėm pėr Serbinė. 300 maune me mallra tė Serbisė hyjnė pėr ēdo ditė nė pikat e djegura doganore 1 dhe 31 nė veri pa paguar fare doganė. Kjo e bėn veriun e Kosovės ekonomikisht mė rentabil pėr Serbinė, sesa po tė ishte veriu pjesė e Serbisė. Duke qenė se prodhuesit serbė qė eksportojnė nė Kosovė nuk e paguajnė TVSH-nė prej 18 pėrqindėsh nė Serbi, meqė supozohet se e paguajnė atė prej 16 pėrqindėsh nė Kosovė, mallrat e Serbisė nė Kosovė janė mė tė lira edhe se nė vetė Serbinė. Prandaj, nuk ėshtė e rastėsishme qė te shumė supermarkete anekėnd Kosovės mė se gjysma e produkteve janė nga Serbia. Paralelisht me kėtė dominim ekonomik, strukturat politike dhe tė sigurisė sė Serbisė dirigjojnė me jetėn politike, shoqėrore e kulturore, ndėrkaq KFOR-i dhe EULEX-i, duke u pėrkujdesur qė situata tė jetė e qetė, nė fakt, kontribuojnė drejtpėrsėdrejti qė gjendja tė mos ndryshojė.

Shteti i Kosovės pėrgjithėsisht nuk ndjehet nė veri. Organizimi i kėtyre zgjedhjeve lokale tė Kosovės nė veri nėpėrmjet ekipeve mobile i pėrngjante njė cirkusi udhėtues qė qarkullonte nga njėri vend tek tjetri. Shteti i Kosovės nė veri tė vendit dukej si Zampano (Anthony Quinn) dhe Gelsomina (Giulietta Massina) nė filmin La Strada tė Federico Fellinit: Zampano e lidhte veten rreth gjoksit me njė zinxhir, Gelsomina niste tamtamet e daulles, kurse shikuesit e paktė shpėrthenin nė duartrokitje, atėherė kur Zampano e kėpuste zinxhirin gjersa frynte gjoksin e tij.

Pėrderisa veriun e Kosovės Serbia e kontrollon mė shumė sesa vetveten, Plani i Ahtisarit tash po zbatohet nė jug tė lumit Ibėr, duke e riprodhuar situatėn veriore edhe nė qendėr, nė lindje e nė veriperėndim tė Kosovės. Sikurse nė veri kontrolli i huaj politik ka reperkusione tė mėdha ekonomike, njėsoj edhe decentralizimi mbi baza etnike nė pjesėt tjera tė Kosovės do tė ketė edhe pasoja ekonomike. P.sh., 42 pėr qind tė tė hyrave tė deritanishme (dy banja dhe katėr gurėthyes), komuna e Vitisė i merrte nga Kllokoti qė tash u bė komunė e veēantė me shumicė serbe.

Njė ndėr arsyet e intervenimit tė NATO-s nė Kosovė thuhet tė ketė qenė parandalimi i njė Bosnje tė re nė Europė. Mirėpo, pėrmes decentralizimit etnik dhe protektoratit ndėrkombėtar tė pakufishėm nė kohė e kompetenca, Kosova dalėngadalė, por sigurt po bėhet njė tjetėr Bosnje. Mė parė se pėr decentralizimin e pafuqisė vendore, Kosova gjithsesi ka nevojė pėr demonopolizimin e fuqisė ndėrkombėtare mbi tė.

Kosova nuk mund tė pėrparojė pa ndryshuar kjo situatė, porse pėr kėtė nuk na ndihmojnė mė ndėrkombėtarėt. Kėtė duhet ta bėjmė vetė ne. Dhe, mund tė na ndihmojnė kombėtarėt - Shqipėria. Vetėm se pėr tė na ndihmuar Shqipėria duhet tė kėrkohet ndihma e saj dhe duhet t’ia fillojmė vetė ne, apo jo? Kėtė gjė nuk e ka bėrė Qeveria e Kosovės. Nė aspektin ekonomik, Shqipėria e ka vėnė nė dispozicion portin e Shėngjinit pėr Kosovėn, i cili nuk po shfrytėzohet dhe pėr mė se njė dekadė tė tėrė Kosova nuk e ka ndėrtuar linjėn 400 KV qė do ta lidhte me Shqipėrinė, duke u bėrė kėshtu komplementarė nė fushėn e energjisė.

Mbase njerėzit si puna e qeveritarėve tanė qė u pasuruan pikėrisht nė Kosovėn e varfėr nuk kanė interes ta ndryshojnė gjendjen. Prandaj edhe nuk kanė vullnet dhe as plane, e jo anasjelltas.

Prishtinė, 17 dhjetor 2009

Hallka e munguar

Shumica dėrrmuese e shteteve, tė cilat nuk e njohin Kosovėn janė ato, tė cilat e besojnė rrėfimin e Serbisė pėr Kosovėn si njė produkt tė imperializmit amerikan. Procesi qė po zhvillohet nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GjND) ishte njė shans qė tė kundėrshtohet kjo tezė. Delegacioni i Kosovės ka mundur ta pėrdor foltoren nė GjND pėr tė treguar jo vetėm se kush ėshtė Kosova e ēka (s’)po thotė Serbia, por edhe se kush ėshtė Serbia. Pra, ta dekonstruktojė Serbinė, me ē’rast, jo vetėm qė kundėrshtohen argumentet e Serbisė pėr Kosovėn, por edhe zbėrthehet vetė qenia e saj.

Tė dėshmohet qė Serbia ishte ajo qė e sajoi Jugosllavinė pėr t’u zgjeruar dhe se Serbia ishte ajo qė e rrėnoi Jugosllavinė pėr... t’u zgjeruar. Se vetė Serbia, nė fakt, nuk ishte e pavarur politikisht, por gjithmonė shėrbente si fėmijė i lazdruar i Rusisė. Se pėrralla e Serbisė pėr veten e saj si viktimė e imperializmit amerikan qė kulmoi me bombardimet e NATO’s, s’ėshtė gjė tjetėr veēse maskė pėr imperializmin e vockėl tė Serbisė nė Ballkan. Se Beogradi e ka shumė mė tė fuqishėm shovinizmin sesa nacionalizmin: p.sh., ata nuk u brengosėn kur Kosova u nda nga Serbia pėr ēėshtjen e liberalizimit tė vizave – nėse ka ndonjė dėmtim tė Kosovės, Serbisė nuk i vjen keq qė Kosova trajtohet ndaras prej saj.

Kjo gjė ishte e domosdoshme pasi qė kontestimi i Serbisė kundėr tė drejtės sė institucioneve tė Kosovės pėr ta shpallur pavarėsinė, ka pėr efekt pėrforcimin e kėsaj pavarėsie tė shpallur si njė maksimum teorik pėr pozitėn e Kosovės, e jo si njė kompromis degradues siē ishte. Shumė mė vėshtirė ėshtė tė mbrohet qėndrimi se kjo pavarėsi qė kemi ėshtė pėrnjėmend pavarėsi sesa tė mbrohet drejtėsia pėr njė kėso pavarėsie tė tillė ēfarė e kemi. Ta mbrosh Kosovėn duke mos e sulmuar Serbinė ėshtė padrejtėsi dhe dėm i ri pėr Kosovėn. Bashkėsia ndėrkombėtare edhe ashtu ėshtė e ndarė rreth ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Nuk ia vlen tė shtiresh me terma pozitivė e tė pėrpiqesh t’iu pėlqesh doemos tė gjithėve.

Seanca e parė e GjND’sė tregoi se nuk bėhet fjalė pėr njė seancė tipike gjyqėsore. Aty u pa se mund tė flasėsh ēkado. Seanca nuk ishte fare restriktive. Ajo merrej me ēėshtjen e tė drejtės dhe ligjit ndėrkombėtar, por ishte e mbushur pėrplot me argumente politike. Fundja, ligji lind nė kohė dhe buron nga njė situatė historike qė ėshtė situatė politike nė histori. Prandaj, seanca gjithsesi ishte njė shans i mirė. Meqė vendimi i GjND’sė nė fund ėshtė vetėm kėshillues, kjo veēsa e konfirmon rėndėsinė e paraqitjeve tė palėve: gjykimet mė tė rėndėsishme tashmė ndodhin pėrgjatė procesit nė kokat e njerėzve nga e gjithė bota qė e pėrcjellin atė, e jo vetėm me rastin e verdiktit pėrfundimtar tė tij.

Procesi nė GjND do tė ishte mė i lehtė pėr Kosovėn sikur tė organizohej referendumi gjithėpopullor para shpalljes sė pavarėsisė. Sigurisht qė pėrveē 90 e ca pėr qind tė popullatės qė janė shqiptarė nė Kosovė, edhe minoritetet joserbe, e madje edhe njė pėrqindje e vogėl e serbėve tė Kosovės, do tė deklaroheshin pėr pavarėsinė. Pikėrisht referendumi do tė ishte ajo hallka e duhur ndėrmjet IPVQ’ve dhe shpalljes sė pavarėsisė. Kur ne tė VETĖVENDOSJE!-s argumentonim e protestonim pėr referendum, politikanė e analistė na kundėrshtonin duke thėnė se nuk ka nevojė pėr referendum meqė rezultati dihej, ose duke na e pėrkujtuar qė tashmė e kemi mbajtur njė referendum nga 26 e deri mė 30 shtator 1991.

Referendumi nuk organizohet nė mėnyrė qė rezultati i tij tė ketė karakter informativ por legjitimues. Referendumi duhej organizuar aq mė tepėr qė e dinim rezultatin. Ndėrkaq, sa pėr referendumin e vitit 1991, u mor vesh se sa seriozisht e kishin konsideruar atė krerėt e institucioneve dhe partive atėherė kur nuk e pėrmendėn fare atė nė Deklaratėn e Pavarėsisė mė 17 shkurt 2008.

Mungesa e referendumit nuk ishte pasojė pse ai u vlerėsua si i panevojshėm e as lėshim nga harresa e dikujt. Problemi me organizimin e referendumit ishte qė mandej populli mund tė kėrkojė referendume edhe pėr gjėra tė tjera: pėr kushtetutėn ahtisariane, privatizimin neoliberal, decentralizimin etnik, bashkimin me Shqipėrinė, etj. E, kur populli nis e mėsohet me lirinė politike, me vendimmarrjen direkte, atėherė bėhet rrezik pėr politikanėt vendorė e burokratėt ndėrkombėtarė, apo jo?

4.12.2009

KUJTIMET AKTUALE TĖ HASAN PRISHTINĖS

Fjalim me rastin e ribotimit tė kujtimeve tė Hasan Prishtinės mbi kryengritjen shqiptare tė vitit 1912.

Prishtinė, 28 nėntor 2009

Nė njė pamflet tė studentėve tė universitetit tė Strasburgut nga viti 1966, thuhej qė “E mbrojtur nga historia, e tashmja ėshtė njė trans mistik.” Atėbotė, ky pamflet u shpėrnda nė 10.000 kopje gjatė ceremonisė sė fillimit tė vitit akademik. Menjėherė, me vendim tė gjykatės nė Strasburg, mbyllet unioni studentor nė atė universitet. Kjo fjali m’u kujtua sot nė mėngjes teksa lexoja dy lajme tė cilat tregonin pėr atė qė nuk do tė ndodh.

- Sė pari, qė institucionet e Republikės sė Kosovės nuk do ta kremtojnė 28 Nėntorin. Dhe

- sė dyti, qė shtimi i policėve kufitarė nuk do tė nis nė kufirin me Serbinė, por nė kufirin me Shqipėrinė.

   Politika zyrtare pėr Kosovėn e ka shpėrfillur historinė e Kosovės. Qė nga teksti i Deklaratės sė Pavarėsisė e deri te ligjet e mbrama tė Kuvendit. Kjo politikė bazohet nė njė tė ardhme tė largėt evropiane. Qė nga flamuri e himni i ri deri te gjuha e lustruar e politikanėve. Pėr pasojė, e ardhmja e afėrt ėshtė shumė e pasigurt, kurse e tashmja ėshtė interval spektakli ndėrmjet sė tashmes si moment teknik dhe kėsaj tė ardhmes sė afėrt. Pra, njė trans mistik, mu ashtu siē e kishin quajtur studentėt nga Strasburgu. Nė kėtė spektakėl nuk ka vend pėr historinė. Prandaj, nuk ka vend as pėr Hasan Prishtinėn. Mund tė thuhet edhe e kundėrta: nuk ka vend pėr Hasan Prishtinėn, figura e tė cilit nuk i konvenon asnjė politikani zyrtar, prandaj nuk ka vend as pėr historinė e cila s’bėn pa Hasan Prishtinėn. Kėtė na e dėshmojnė edhe kėto kujtimet e ribotuara tė tij pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912. Kėto kujtime janė mėnyra se si historia na e sulmon tė tashmen. Ama, pėr shkak se e tashmja e ka sulmuar historinė paraprakisht. Historia nuk sulmon, historia vjen si kundėrsulm.

   Kujtimet e Hasan Prishtinės nuk janė reagim vetėm ndaj sė tashmes sė tij por sidomos ndaj sė tashmes tonė. Hasan Prishtina ėshtė veprimtari tė cilin ky ribotim e aktualizon si historian. Sepse, mu ashtu siē na mėson Pierre Bourdieu, i gjithė progresi nė njohjen e objektit ėshtė progres nė njohjen e subjektin njohės dhe anasjelltas. Pra, faktet e historisė, nė fakt, janė faktet e historianit. E, nėse mė shumė fakte e pėrmbysin njė koncept, kjo gjė, para sė gjithash, flet pėr konceptin e deriatėhershėm. Kėto kujtime tė Hasan Prishtinės nuk janė tė plota. Por, kjo s’ka aq rėndėsi. Ato na e pėrkujtojnė tė paplotėn. Dhe kjo ka shumė rėndėsi.

   Njė shekull mė vonė, ideali i kryengritjes sė vitit 1912 pėr lirinė e shqiptarėve, ėshtė po aq aktual. Shqipėria vazhdon tė jetė e rrethuar me shqiptarė tė cilėve nėn sundime tė huaja u rrudhet territori, ndėrkohė qė edhe ajo vet ėshtė e rrezikuar nga kapitali i huaj dhe nga politikanė qė nuk i dalin zot. Tamam sikurse nė kohėn e Hasan Prishtinės, shqiptarėve pėrgjithėsisht u mungojnė dy aspektet thelbėsore tė mirėmbajtjes sė sovranitetit:

  • armatimi adekuat dhe shkollat cilėsore.

   Asgjė nuk e unifikon popullin e kombin sikurse arsimi e ushtria. Ato e bėjnė organizimin dhe disiplinėn, forcimin fizik dhe ngritjen intelektuale. Shteti ėshtė ushtri ashtu siē ėshtė edhe burim i arsimit legjitim. Perandoria Osmane nuk u lejonte shqiptarėve armė dhe shkolla. Sot, shqiptarėt kanė edukim tė varfėr gjithandej kufijve qė i ndajnė, ndėrkaq njohuritė ushtarake kurrė nuk i kanė pasur mė tė mangėta: Shqipėrisė i ka mbetur njė ushtri veēse simbolike, kurse shqiptarėve tjerė nė Ballkan u lejohet tė shėrbejnė vetėm nė ushtri tė huaja.

   Kushtet kur mungon kapaciteti mbrojtės ushtarak dhe arsimimi i duhur masiv, janė kushte tė dobėsisė, janė kushte tė pėrshtatshme pėr tė pėrfunduar i eksploatuar prej tė tjerėve, kushte me elitė shumė tė pasur mbi popullatėn gjithnjė e mė tė varfėr, kushte me udhėheqje politike e cila shumė mė tepėr i merr atdheut sesa qė i jep atij, kushte nė tė cilat pas luftės nuk ėshtė ndėrruar klasa sunduese por sundimtarėt e rinj e kanė ndėrruar klasėn, kushte sikurse kėto nė tė cilat ėshtė mbėrthyer Kosova. Por, pėrkundėr ngjashmėrive tė epokave, kontrasti ndėrmjet Hasan Prishtinės dhe parisė sė sotme tė institucioneve, na i sqaron tė dytit si asgjė tjetėr.

   Shumė veprimtarė tė ēėshtjes shqiptare sot janė pozicionuar nė majat e sistemit. Pėr dallim nga Hasan Prishtina qė ishte njė veprimtar i rregullt kėta qė i kemi tash janė veprimtarė me korrespondencė. Gjithnjė nė rininė e tyre, porsa e hetuan qė prapa ua afruan e ofruan njė kolltuk, ata s’menduan dy herė: u ulėn nė tė. Nė vend se tė qėndrojnė lart nė kėmbė, sot ata e lartėsojnė kolltukun ku janė ulur. Pėrderisa Hasan Prishtina e shihte postin si mjet pėr ēėshtjen kombėtare, kėta e kanė bėrė ēėshtjen kombėtare mjet pėr postin e tyre. Hasan Prishtina nuk ka zgjedhur mjete pėr lirinė e kombit nė kurriz tė fatit personal, kėta nuk zgjedhin mjete pėr postin personal nė kurriz tė fatit tė kombit.

   Vetėm dashuria e pakufishme e Hasan Prishtinės pėr ēlirimin e kombit ka mundur t’ia zvogėlojė atij cilėsinė nė pėrzgjedhjen e mjeteve pėr tė arritur kėtė qėllim madhor. Vepronte legalisht e ilegalisht pėr atė qė e donte mė sė shumti: lirinė. Por edhe kėtu ai na del i kundėrt me veprimtarėt e sotshėm. Nga legaliteti ai kaloi nė ilegalitet, nga posti i lartė legal nė Perandori ai zbriti te populli poshtė pėr organizim ilegal. Dhe kjo gjė natyrisht se nuk e pasuroi por e varfėroi. Ajo ēfarė kemi parė nė kėtė periudhėn tonė ėshtė drejtimi i njėjtė por kahja e kundėrt: veprimtarėt duke kaluar nga veprimtaria ilegale tek ajo legale, duke katapultuar nga shtresa e varfėr te ajo shumė e pasur, pėr tė na e rrėfyer pamjaftueshmėrinė e veprimit legal. Mbase, ka pėrjashtime, ndonėse shumė mė vėshtirė ėshtė tė na kujtohen pėrjashtimet sesa pėrjashtimi kryesor, Ukshin Hoti, i cili me vetė jetėn e tij na e rrėfeu pikėrisht tė kundėrtėn: pamjaftueshmėrinė e veprimit legal.

   Pėrkundėr sakrificės e vetėmohimit tė tij, Hasan Prishtina, i cili edhe mbiemrin e mbante tė vendit qė pėrfaqėsonte e jo tė familjes sė tij, dhe teksa i copėtohej shpirti kur shihte mė shumė luftėtarė pėr pushkė sesa pushkė pėr luftėtarė, pikėrisht kėtij patrioti tė pashembullt i duhej ta dėshmonte qė nuk ishte i shitur. Pra, kėtij qė kishte shitur gjithēka si rezultat i patriotizmit tė tij, i duhej dėshmuar qė s’ishte i shitur. Situatė mė bizare nuk mund tė paramendosh. Por, ēuditėrisht, situatė qė na ėshtė pėrsėritur shpesh gjatė historisė. Ndoshta shpjegimin pėr kėtė e gjejmė sėrish te kujtimet e Hasan Prishtinės. Pėr shkak tė robėrisė shumė tė gjatė, shqiptarėt kanė shpėrthyer nga tepria e dhunės, e jo nga dhuna si e tillė.

   Kur dhuna ngjan pėr njė kohė shumė tė gjatė, pėrshtatja qė ėshtė mbijetesė bėhet e vetmja jetesė. Vetėdija kolektive pėr lirinė degradon dhe atėherė mbesim nė pritje tė kalimit tė pragut kur pėrshtatja s’ėshtė e mundur mė. Kur ky moment i teprisė sė dhunės mbi popullin pėrputhet me kundėrthėniet brenda sistemit shtypės, siē ishte rasti me Perandorinė Osmane nė kohėn e xhonturqve, pikėrisht ky moment ėshtė shansa historike, ėshtė momenti i hapjes sė historisė pėr njė popull. Hasan Prishtina e ka ditur shumė mirė kėtė. E ka ditur se ky ishte momenti historik pėr kryengritjen si intervenim politik. Ne tė tjerėt mund tė mėsojmė nga ai.

A po bėhet eksperimentimi me shqiptarėt?! 

F L A M U R I

27 nėntor 2009

Flamuri kombėtar shqiptar dhe ai i Kosovės janė tė kundėrt sikurse e pakufijshmja me tė kufijshmen. Gjersa shqiponja nė flamurin kombėtar shqiptar i shtrin krahėt dhe thuajse shenjon pafundėsinė, harta e Kosovės nė flamurin e Kosovės shenjon kufirin, pėrkufizimin e kufizueshmėrinė. Ky kufi i Kosovės jo vetėm qė ua tregon maksimumin teorik shqiptarėve tė Kosovės, por edhe ua rrudh atyre pėrfytyrimin pėr veten. Flamuri pėr njė popull a komb ėshtė sikurse pasqyra. Aty shihesh si dukesh, dhe me atė pėrshtypje qė bėhet thelbėsore pėr identitetin, hyn nė marrėdhėnie me tė tjerėt.

Institucionet e Kosovės nuk e kanė pėr zemėr 28 Nėntorin. Tė kuqen e kanė zėvendėsuar me tė kaltrėn. Qė prej shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė 17 Shkurti ai qė festohet mė sė shumti. Mijėra nxėnės nxirren nė rrugė me pelerina tė kaltra. 28 Nėntori festohet kryesisht privatisht. Thuajse jemi ende nė ‘vitet e arta’ tė Jugosllavisė.

     Nė nenin 2 tė Ligjit pėr festat zyrtare tė Republikės sė Kosovės 28 Nėntori nuk figuron askund. Aty e kemi Ditėn e Evropės, por jo edhe Ditėn e Shqiptarėve. I kemi dy bajrama, dy krishtlindje e dy lloj pashkėsh, por jo edhe 28 Nėntorin. Ndėrkohė qė ky nen i pėrcakton festat “Duke pasur parasysh respektimin e historisė, kulturės dhe tė traditave, tė popullit tė Kosovės dhe tė shtetasve tė saj”. Nėse kėshtu respektohen historia, kultura e tradita, atėherė bėhet i pamundur definimi i mohimit tė tyre.

     28 Nėntori nė kėtė ligj figuron mė vonė. Te neni 5 kjo datė cilėsohet si ‘ditė e shqiptarėve’ (tamam si nė kohėn e Jugosllavisė kur shqiptarėt konsideroheshin pakicė kombėtare) dhe nėn titullin ‘ditėt memoriale’ (thuajse shqiptarėt janė diē e shkuar qė megjithatė ia vlen t’i kujtosh). Ditė memoriale porsi shqiptarėt kanė edhe turqit, romėt, ashkalinjtė, boshnjakėt e goranėt. Pėr serbėt, Qeveria e Republikės sė Kosovės parashihet tė konsultohet me Presidentin e Republikės sė Kosovės, i cili mė tutje, duhet tė konsultohet me serbėt pėr dy ditė memoriale tė tyre.

    Ky flamur ėshtė gjithsesi jodemokratik (sikurse sundimi i protektoratit ndėrkombėtar me Kosovėn). Pėr tė nuk pati referendum dhe madje as debat nė Kuvendin e Kosovės. Deputetėt e miratuan flamurin nė momentin kur po e shihnin atė pėr herė tė parė. Zaten, ish ambasadorja amerikane Tina Kaidanow e dinte mirė qė po tė lejoheshin njerėzit tė mendojnė ca pėr flamurin e ri assesi nuk do ta aprovonin atė. Sepse ky flamur kishte dy ngjyra tė flamurit tė Serbisė (tė kaltrėn dhe tė bardhėn) dhe asnjėrėn tė atij kombėtar shqiptar (as tė kuqen, as tė zezėn); sepse ky flamur e kishte hartėn nė tė ashtu siē e ka vetėm edhe Qiproja e ndarė (ku figura simbolike shėrben si kompensim psikologjik pėr realitetin e munguar); dhe, sepse ky flamur kishte saktėsisht ngjyrat e Bosnjės jofunksionale (dhe gjithnjė nėn protektorat ndėrkombėtar).

     Pėrgjithėsisht, institucionet e Kosovės pėrpiqen qė flamurin kombėtar shqiptar ta evitojnė sa mė shumė dhe mė sė shumti e pėrdorin atė pranė flamurit tė Kosovės pėr t’ia bėrė popullatės mė tė durueshėm kėtė tė dytin. Kėshtu ishte edhe nė manifestimin nė fshatin Zabėrgjė, me rastin e 10 vjetorit tė themelimit tė Zonės Operative tė Shalės. E mbaj mend qė njė ish komandant i UĒK-sė, i ulur pranė meje, sa pėr ta nisur bisedėn, mė tha se kėtu bėka mot shumė i ftohtė. Meqė tash ishte shndėrruar nė politikan me kostum tė lėmuar, i propozova qė ta shikojė flamurin kombėtar shqiptar sepse ai e ngroh, dhe se tė ftohtit me siguri i vjen ngaqė ia kishte ngulitur sytė flamurit tė Kosovės.

     Nuk mund ta paramendoj njė flamur tjetėr i cili do tė ishte kaq i largėt me atė kombėtar shqiptar sikurse qė ėshtė ky i Kosovės (i kontrabanduar nė po tė njėjtėn seancė parlamentare kur u shpall pavarėsia). Jo vetėm nė domenin e temperaturės (ngrohtė-ftohtė), por edhe nė atė tė ndriēimit, hapėsirės dhe identifikimit. Yjet nė flamurin e Kosovės janė tė bardhė e tė zbrazėt - jo tė artė sikurse, ta zėmė, nė flamurin e BE-sė - gjė qė e bėn tė kaltrėn tė duket edhe mė e mbyllėt, dhe flamurin e Kosovės tė bėhet flamur i natės e i territ, jo i ditės e i shndritjes. Nė vend tė yjeve tė arta, flamuri i Kosovės e ka tė artė territorin e Kosovės. Pra, Kosova portretizohet si e artė aty: e pasur, e gatshme pėr ta eksploatuar, madje thuajse tė thėrret qė ta eksploatosh.

     Flamuri kombėtar shqiptar dhe ai i Kosovės janė tė kundėrt sikurse e pakufijshmja me tė kufijshmen. Gjersa shqiponja nė flamurin kombėtar shqiptar i shtrin krahėt dhe thuajse shenjon pafundėsinė, harta e Kosovės nė flamurin e Kosovės shenjon kufirin, pėrkufizimin e kufizueshmėrinė. Ky kufi i Kosovės jo vetėm qė ua tregon maksimumin teorik shqiptarėve tė Kosovės, por edhe ua rrudh atyre pėrfytyrimin pėr veten. Flamuri pėr njė popull a komb ėshtė sikurse pasqyra. Aty shihesh si dukesh, dhe me atė pėrshtypje qė bėhet thelbėsore pėr identitetin, hyn nė marrėdhėnie me tė tjerėt.

     Sė fundi, gjashtė yjet nė flamur synojnė t’iu tregojnė shqiptarėve tė Kosovės se ata janė 1/6 nė kėtė vend, se ata janė veēse njėri nga gjashtė komunitetet, ani se ata janė rreth 93% tė popullsisė nė Kosovė, duke ua ushqyer kėsisoj shqiptarėve inferioritetin aq tė nevojshėm pėr t’i sunduar ata.

     Po them rreth 93% e jo ndonjė shifėr tė saktė meqenėse nė Kosovė nuk ka pasur regjistrim tė popullsisė qė prej vitit 1981. Tė gjithė ministrat e pasluftės tė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike e kanė pranuar qė shtyrja e vazhdueshme e regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė ėshtė vendim politik ndėrkombėtar. Mė nė fund, duket qė u caktua pranvera e vitit 2011 pėr ta bėrė regjistrimin. Nga njė zyrtar i afėrt me procesin pėrgatitor kam mėsuar qė pėr regjistrimin e ardhshėm ėshtė diskutuar edhe mundėsia qė njerėzit nė Kosovė tė mund tė deklarohen edhe kosovarė e myslimanė. Natyrisht qė nuk do tė ketė serbė qė deklarohet tė tillė. E gjithė kjo iu dedikohet shqiptarėve. Dhe, e gjithė kjo ėshtė nė funksion tė fillimit tė fjalisė sė parė tė Planit tė Ahtisaarit nė nenin 1.1: “Kosova do tė jetė shoqėri multietnike...”.

     Pra, konsiderohet qė Kosova nuk ėshtė shoqėri multietnike, por duhet tė bėhet e tillė. Me 90 e ca pėrqind shqiptarė, koncepti i multietnicitetit s’mund tė jetė i qėndrueshėm, prandaj dikush edhe mendon qė shqiptarėt e shumtė t’i ndajė nė tri kategori:

  • shqiptarė,
  • kosovarė dhe
  • muslimanė.

Tėrė kėtė ndėrmarrje e bėn edhe mė tė dyshimtė deklarimi i zėvendėsshefit tė Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Kosovė i cili tha se vendorėt nuk janė tė aftė qė ta bėjnė regjistrimin e popullsisė nė Kosovė, andaj kėtu do tė pėrfshihen edhe ndėrkombėtarėt me mbi 50% tė buxhetit (pėr njė ndėrmarrje qė do tė kushtojė jo mė shumė se 10 milionė euro!) dhe, si zakonisht, edhe me kuadro.

     Atė qė s’ka mundur ta bėjė Serbia pėr mė shumė se njė shekull dhe me tė keq, po synojnė ta bėjnė shumė mė shpejt nė kėtė shekullin e ri, veēse, kėsaj radhe me tė mirė. Me neve po bėhen eksperimente tė papara. Mbase pėr shkak se askund ato nuk kushtojnė kaq lirė sikurse nė Kosovė. Asnjė elitė politikė e intelektuale nė Evropė nuk lejon qė tė luhet me popullin siē lejon kjo jona. Nėn sulm janė tė dyja: ana jonė materiale, por edhe ajo shpirtėrore.

Zgjedhjet e tė pėrzgjedhurve

20 nėntor 2009

Kutia e votimit ėshtė vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirėpo, kjo kuti ėshtė nė anėn e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetėm sa mund ta pėrkėdhel me fletėvotimTė gjithė e kemi ditur se do tė vjedhin vota. Njerėzit mė shumė po befasohen me tė befasuarit. Duke e duruar hajninė dhe plaēkitjet pėr dhjetė vjet me radhė, pragu i imunitetit ndaj vjedhjes ėshtė bėrė i lartė. Njerėzit nuk shokohen nga pamjet televizive ku duket qartė vjedhja. Ata e kanė ditur. Ashtu siē e kanė ditur bėrllokun nė tokė e ndėrtimet pa leje nė qiell. Mė shumė ka tė atillė qė qeshin ndėr hundė me ata qė ankohen pėr vjedhje votash, sesa aso qė shqetėsohen dhe mendojnė se duhet bėrė diēka. Njerėzit e kanė ditur se do tė ketė vjedhje mė 15 nėntor 2009. Jo vetėm nė Gjakovė, por anekėnd Kosovės. Sepse vjedhje kishte secilėn ditė tė lume para saj.

Njerėzve qė ua kanė vjedhur ujin, dritat, vendin e punės, arsimin, pėrkujdesjen shėndetėsore, ndėrmarrjet publike e shoqėrore, pasuritė tokėsore e nėntokėsore, flamurin e himnin, hapėsirėn urbane e rurale, mirėqenien e dinjitetin, vuajtjet dhe ėndrrat, njerėzve qė nė pėrgjithėsi ua kanė vjedhur tė kaluarėn e tė ardhmen, t’iu thuash tash se ua vodhėn edhe votėn, ėshtė njė lloj i ēuditshėm ofendimi pėr ta.

Ata qė s’lanė gjė pa ia vjedhur qytetarit, pse do tė hezitonin tė vidhnin kur vjen puna te vota e qytetarit? Sepse vota na qenka e shenjtė? Po, a nuk ishte kjo shenjtėria tipar i rezervuar pėr pronėn private? Nė fakt, kur thuhet se diēka ėshtė e shenjtė, kjo bėhet vetėm pėr ta mbrojtur atė gjė nė brishtėsinė e saj. Nėse diēka do tė ishte njėmend shenjtėrisht e pacenueshme, ajo nuk do tė kishte nevojė pėr fjalėt mbrojtėse tė askujt.

Disa komisionerė nė zgjedhjet lokale tė sė dielės kishin fotografuar kolegėt e tyre meqė s’kishin pasur se ēfarė tė bėjnė tjetėr. Tė ngujuar nė pozitėn e spektatorit para vjedhjes sė votave, ata e ndanė me tė gjithė tė tjerėt ulėsen e tyre, duke na bėrė spektatorė edhe neve. Kėrcėnimi klasik “Paratė ose jetėn?” i kaubojve ndaj udhėtarėve tė trenit tė rrėmbyer, nė Kosovė komisionerėve u ishte shndėrruar nė kėrcėnimin “Votėn ose jetėn?”, e qė sėrish ėshtė e njėjta gjė.

Mbase tash e kemi kuptuar mė sė miri pse nuk pati kamera nė vendvotime. Patėn qenė ambasadorėt e Quintit (SHBA, Francė, Gjermani, Britani e Madhe dhe Itali) ata qė muaj mė parė e vulosėn debatin pėr ose kundėr kamerave. Me vetė faktin qė kishim njė debat tė tillė tė nxehtė, kamerat duheshin lejuar. Moslejimi i kamerave pas debatit pėr to, natyrshėm u shndėrrua nė inkurajim tė asaj qė do ta parandalonin kamerat: vjedhjen e votave. Vota e fshehtė e qytetarėve u vodh fshehtas qytetarėve mandej.

Si bėhet qė ambasadorėt e Quintit u pėrzien nė njė ēėshtje si kamerat nė vendvotime? A nuk do tė duhej qė ata tė merreshin me ēėshtjet e bashkėpunimit bilateral midis Kosovės dhe vendeve tė tyre? Po mirė, edhe atėherė kur nuk janė vetėm ambasadorė, pse ata rregullisht pėrzihen nė hollėsira nė tė gjitha aspektet e jetės sonė politike, ekonomike dhe institucionale? Mikromenaxhimi qė e praktikon Quinti nė Kosovė ėshtė dėshmi se sa i brishtė ėshtė sistemi nė Kosovė me nė krye Thaēin e Sejdiun, sistem ky qė mė shumė ėshtė sistem i Quintit (shto kėtu edhe Pieter Feithin e shefin e EULEX’it, Yves de Kermabonin), sesa i qytetarėve tė kėtij vendi. Ata e dinė shumė mirė se ēfarė kulle prej letre ėshtė sistemi politik nė Kosovė, andaj ndėrhyjnė gjithandej, duke observuar me mikroskop. Dėshtimi nė njė detaj tė sistemit mund t’i kushtojė fatalisht tėrė sistemit.

Pasditen e kėtyre zgjedhjeve, tė njėjtit diplomatė nxituan t’i shpallin ato shumė tė suksesshme, ani se gjithnjė e mė shumė flitej pėr parregullsi dhe pėrkundėr faktit qė shumica nuk kishin votuar fare. Na dhanė nota tė larta sikurse arsimtari nxėnėsit, duke e konfirmuar nevojėn e tyre qė Kosova e varfėr dhe e ndarė pėrbrenda, pa zhvillim ekonomik, demokraci e drejtėsi, me ēdo kusht tė portretizohet si njė rrėfim i suksesshėm. Njė mik imi thotė qė Kosova ėshtė e privuar nga e drejta pėr tė dėshtuar. Thjesht, s’na lejojnė tė dėshtojmė. Neve na e kanė pėrcaktuar fatin: duhet tė jemi rrėfim i suksesshėm edhe kur s’jemi tė suksesshėm. Rrėfimi ynė s’ėshtė rrėfim yni. Kosova ėshtė rrėfim i kidnapuar. Burokratėt ndėrkombėtarė e kanė pėrzgjedhur elitėn tonė e cila organizon zgjedhje.

Kjo ėshtė arsyeja pse tamam atėherė kur nis tė krijohet njė valė e kritikės kundėr elitės sonė na vijnė personazhe tė famshme tė politikės botėrore si Biden, Ahtisaari, Clinton, Solana, etj., tė cilėt i lavdėrojnė politikanėt tanė, ua rrahin krahėt atyre, dhe e dekurajojnė popullin qė t’i kundėrshtojė ata. Ia ushqejnė popullatės vendase inferioritetin: kush jam unė t’i kundėrshtoj kėta politikanėt tanė qė, ndonėse aq tė korruptuar e tė paaftė, megjithatė janė miq me politikanėt mė tė fuqishėm nė botė!

Kutia e votimit ėshtė vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirėpo, kjo kuti ėshtė nė anėn e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetėm sa mund ta pėrkėdhel me fletėvotim. Njerėzit nė Kosovė e dinė kėtė. Ashtu sikurse qė e dinte edhe kryetari i Ukrainės, Viktor Yushchenko. I bindur se Leonid Kuchma dhe Viktor Yanukovych do t’ia vjedhin votat nė zgjedhje, Yushchenko pėrgjatė fjalimit tė tij njė javė para zgjedhjeve tė 31 tetorit 2004, do ta citojė – s’mund ta merrni me mend kė – Stalinin: “Nė vitin 1936, Josif Stalin, ka thėnė qė nuk ka rėndėsi se si voton, por rėndėsi ka se si numėrohen votat”. Zgjedhjet nė Kosovė ta kujtojnė Yushchenkon teksa kujton Stalinin.

Politikanė tė sinqertė dhe tė vėrtetė…

6 nėntor 2009

Politikanė tė sinqertė dhe tė vėrtetė… janė vetėm ata qė u thonė qytetarėve se nuk mund t’ua pėrmbushin premtimet pa u bėrė aktivė edhe vetė qytetarėt. Pra, njė demokraci ku qytetari ėshtė pjesėmarrės e jo spektator, i cili pret ta pėrfaqėsojnė. Me njė qytetar spektator dhe pasiv nuk ecet para. “Demokracia ėshtė qeverisje e popullit, nga populli, pėr popullin – me theks tė veēantė te qeverisja” – Harold Wilson.

Kutia e votimit ėshtė njė vend ku qytetari takohet me sistemin. Aty ai provon ta zgjedh kandidatin nga i cili dėshiron tė pėrfaqėsohet. Nuk dihet nėse qytetarit do t’i plotėsohet kjo dėshirė. Dhe nuk dihet se pėr kė ka votuar ai. Mirėpo, dihet qė gjithsesi me atė rast ai e ka legjitimuar sistemin nga ana e tij dhe ia ka plotėsuar kėtė dėshirė sistemit. Kur kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, gabimisht thoshte qė votimi ėshtė obligim kushtetues (dhe jo njė e drejtė qė fundja mund tė mos shfrytėzohet), ai vetėm sa po e shprehte kėtė dėshirė tė sistemit pėr t’u legjitimuar. Nė njė vend si puna e Kosovės ku ka rregullisht votime pėr parti, por asnjėherė nuk ka referendum pėr asnjė ēėshtje (si privatizimi, decentralizimi, Kushtetuta, flamuri, himni, etj.), votimi patjetėr degradon nė legjitimim.

Mosvotimi nė Kosovė nuk ėshtė as indiferencė e as pasivitet. (Paramendojeni po tė kishim referendum pėr integrim nė NATO apo BE, se ēfarė do ta kishim pjesėmarrjen e qytetarėve me atė rast). Njerėzit te ne nuk votojnė sepse ndjehen tė mashtruar nga i gjithė ky sistem qė i pasuron politikanėt e i varfėron qytetarėt. Jashtė ēėshtjeve tė ekonomisė dhe tė sovranitetit (pėr tė cilat nuk po zgjedh paraprakisht qytetari), demokracia ėshtė veēse demokraci formale (e cila e ka pėr qejf legjitimimin posteriori nga qytetari). Pasi qė e shitėn Kosovėn si resurs (pėrmes privatizimit neoliberal) dhe si territor (pėrmes  decentralizimit mbi baza etnike), tash e ftojnė qytetarin tė zgjedhė! Qytetari nuk po ftohet tė zgjedh kurrfarė tė ardhme, por po ftohet qė t’ia jep aminin sė kaluarės, avazit tė vjetėr.

Pėrfshirja formale e qytetarit ėshtė manipulim me qytetarin. Edhe nė kėto zgjedhje, tė pasurit (qė janė pakicė) po i kėrkojnė votat e tė varfėrve (qė janė shumicė), nė mėnyrė qė tė pasurohen edhe mė shumė. Asnjė nga kandidatėt qė po garojnė nuk ėshtė i papunė nė Kosovė ku papunėsia ėshtė 60 pėr qind. Asnjė kandidat nuk ėshtė i varfėr nė Kosovė ku 40 pėr qind jetojnė me mė pak se 2 dollarė nė ditė. Asnjė kandidat nuk ėshtė nga shtresa tejet e varfėr dhe e uritur, nė Kosovė ku 18 pėr qind jetojnė me mė pak se njė dollar nė ditė. Partitė politike po harxhojnė miliona euro nė fushata bajate. Ato kėrkojnė votat e qytetarėve shumica e tė cilėve janė ose tė varfėr, ose tė papunė, e zakonisht tė dyja kėto. Por, partitė nuk u japin tė holla tė varfėrve e tė papunėve dhe nuk investojnė nė ta e pėr ta. Partitė duan qė qytetarėve tė cilėve ua kanė marrė mirėqenien dhe perspektivėn, tash t’ua marrin edhe votėn. Votat e qytetarėve shndėrrohen nė para pėr politikanėt. Mė shumė vota, mė shumė para. Mė shumė para, mė shumė vota. Pėr edhe mė shumė para.

Por, nga bisedat e shumta me qytetarė tė ndryshėm, jam bindur se edhe ata pak qė do tė votojnė dhe legjitimojnė kėtė sistem, nuk besojnė nė tė. Mė parė besojnė nė pėrfitimet e drejtpėrdrejta qė mund t’i nxjerrin nga sistemi i kėtillė. Njė numėr i konsiderueshėm i votuesve kosovarė e kanė kuptuar tėrė lojėn dhe orvaten tė nxjerrin pėrfitime nga kjo lojė. Nėse e ndihmon nė fushatė filan partinė dhe nė fund e voton kandidatin e saj, kjo mund tė tė shpėrblehet pastaj me ndonjė vend pune qė ta ofrojnė si shpagim pėr angazhimin militant, ose edhe me ndonjė tender komunal a qeveritar.

Madje, nuk ėshtė e thėnė qė tė kesh kompani tėnden pėr tė fituar tender.

Tenderi ta krijon edhe kompaninė qė duhet ta fitojė atė tender. Lojaliteti partiak e bėn tė realizueshme edhe tė paimagjinueshmen. Kėta votues nuk konsiderojnė qė demokracia kosovare ua pėrmirėson gjendjen tė gjithėve ose shumicės, e mandej rrjedhimisht edhe atyre, por ata janė tė bindur qė demokracia jonė edhe ashtu e avancon vetėm njė pakicė, dhe ėshtė mirė qė tė shtyhen pėr tė zhvatur diēka edhe kėta. Shteti tashmė ėshtė privatizuar, shteti ėshtė uzurpuar e po vidhet, dhe ēfarėdo vjedhje nga tė tjerėt ėshtė veēse vjedhje e plaēkės sė hajnave, besojnė kėta. Kėsisoj, shumica e asaj pakice qė voton, kėtė e bėn meqė pėrfiton direkt nga pjesėmarrja nė proces: e ka ndonjė tė afėrm ose shok qė kandidon dhe andaj shpreson nė pėrfitim pėr vete, ose, megjithatė, i konvenon materialisht kjo situata aktuale nė tė cilėn sado-kudo ėshtė duke u pasuruar (ani pse ankohet gjithė ditėn shumė mė tepėr sesa ata qė janė tė varfėr).

Po mirė, nėse nuk mund tė identifikojmė ndonjė parti, institucion apo procedurė nė Kosovė pėr tė cilėn do tė mund tė themi se ėshtė njėmend demokratike, a ka ndonjė interval kohor demokratik nė Kosovė? Pra, nėse s’paskemi demokraci nė hapėsirė dhe nė strukturė, a kemi demokraci nė kohė? Po, ama fare shkurtimisht. Demokracia nė Kosovė ėshtė fotografi.

Demokracia ėshtė ēast. Nuk ėshtė e vėrtetė se demokraci kemi vetėm njė ditė nė katėr vjet, pra atė ditė kur qytetarėt votojnė. As ajo ditė s’duket kaq mirė. Qytetarėt e Kosovės kanė demokraci vetėm njė sekondė nė katėr vjet (apo aq shpesh sa kemi zgjedhje) – nė momentin kur qytetari qė voton e ka fletėn e votimit pėrgjysmė brenda kutisė sė votimit dhe ende nuk e ka lėshuar atė. Njė sekondė mė herėt, s’ka demokraci: qytetari votues paradoksalisht e ka mundėsinė e kontrollit tė pushtetit qė s’ėshtė edhe kontroll i pushtetit. Njė sekondė mė vonė pushteti tashmė ėshtė shumė larg prej qytetarit, ai i ka dalė dore atij sikurse fleta e votimit: kandidatėt qė do tė fitojnė nė fund i ndanė njė humnerė e tėrė prej qytetarėve – humnerė izoluese materiale dhe institucionale. Me paratė qė kanė, ata do tė jetojnė nė njė botė tjetėr; e, nėse vendosin tė zbresin nė botėn e qytetarit, atėherė kėtė e bėjnė duke qenė nė makina tė blinduara e tė rrethuar me truproje, plotėsisht tė izoluar me kėto prej qytetarit.

Pushtetari gjithmonė bėhet i paarritshėm. Pushtetari ėshtė i paarritshėm.

Tė gjithė e kemi parė se si kur vetė kandidatėt votojnė, ata e mbajnė pezull fletėvotimin qė tė kapen sa mė gjatė nga aparatet fotografike tė gazetarėve. Thuajse pavetėdijshėm dėshirojnė ta zgjasin sekondėn e demokracisė. Thuajse pavetėdijshėm na e zbulojnė tė vėrtetėn: demokracia ėshtė ēast, demokracia ėshtė fotografi.

Secila fushatė dhe secila parti po na e konfirmon qė partitė politike nė Kosovė janė thelbėsisht demobilizuese. Ato i thonė qytetarit: ti rri, dhe unė ta sjell rrymėn, ujin, vendin e punės, parkun, kanalizimin, etj. I premtojnė mospunė qytetarit, e inkurajojnė atė tė mbetet spektator, sepse e cilėsojnė qytetarin si njė dembel injorant, tė reduktueshėm nė dembelinė e tij injorante. Politikanė tė sinqertė dhe tė vėrtetė janė vetėm ata qė u thonė qytetarėve se nuk mund t’ua pėrmbushin premtimet pa u bėrė aktivė edhe vetė qytetarėt. Pra, njė demokraci ku qytetari ėshtė pjesėmarrės e jo spektator i cili pret ta pėrfaqėsojnė. Me njė qytetar spektator dhe pasiv nuk ecet para. E, me politikanė qė e duan dhe i mirėmbajnė qytetarėt pasivė nė tribuna, ecet veēse mbrapa.

Pa njė rizgjim shoqėror e kombėtar, i cili do tė na shpijė drejt situatės ku politikanėt i frikėsohen qytetarėve e jo anasjelltas siē ėshtė rasti tani, demokracia do tė jetė sundim mbi popullin, e jo sundim i popullit. Me kėso zgjedhjesh, me kėto zgjedhje lokale, nuk zgjidhet asgjė. Ato janė pjesė e problemit.

REFERENDUM

A.B.

Prishtinė - Kosovė

Flamurin, tė cilin e mbajti nė gji Isa Boletini kur po luftonte kundėr Serbisė nė veri tė Kosovės, flamurin kuqezi. pėr tė cilin ra Adem Jashari me familje, kėtė flamur me shqiponjėn dykrenare, mbi tė cilin e bėri betimin Zahir Pajaziti, Shkėlzen Haradinaj e Fehmi Lladrovci, flamurin e Skėnderbeut qė ishte stema e UĒK-sė, kėtė flamur, me tė cilin i mbėshtollėm 2500 djem e vajza qė dhanė jetėn pėr Kosovėn, pikėrisht qė nė Kosovė ai njė ditė tė mund tė valonte i lirė! Kot pėrpiqeni Identiteti Shqiptar rron!

Kosova po humb territore

5 nėntor 2009

Lideri i Lėvizjes “Vetėvendosje”, Albin Kurti, ka akuzuar liderėt institucionalė dhe krerėt e partive politike, se kanė lėnė anash ēėshtjen e kontesteve kufitare pėr shkak tė fushatės zgjedhore.

“Politikanėt po garojnė pėr postet e tyre - pėr tė fituar para, e nė anėn tjetėr Kosova po humb territore”, ka thėnė tė enjten Kurti, nė njė konferencė pėr media.
Kėto probleme, sipas Kurtit, datojnė qė nga qershori i vitit 1999, pasi qė Kosova nuk ka qenė pjesė e marrėveshjes tekniko-ushtarake tė Kumanovės, tė nėnshkruar nga KFOR-i dhe ushtria e Serbisė.
Lideri i “Vetėvensojes” tha se, nė atė kohė, oficerėt serbė i kanė kontrabanduar hartat e vjetra dhe tė ripunuara – tė cilat i kishin pėrfshirė nė kėtė marrėveshje.
Kurti tha se Kosova po humb territore tė saj, pikėrisht nė pikat strategjike tė saj dhe nė vendet burimore tė ujit.
Duke folur pėr kontestet territoriale, ai se shtetet qė na rrethojnė po vendosin tabelat e mirėseardhjes brenda territorit tė Kosovės, ndėrkohė qė njė gjė tė tillė, Kosova nuk po e bėn nė veriun e vendit.

Sipas Kurtit, situatė e ngjashme si nė Dėbėllde, do tė pėrsėriten edhe nė pjesė tė tjera ku nuk janė pėrcaktuar kufijtė e Kosovės.
Kurti ka thėnė se Kosova ka humbur territor nė Karaēevė, Debėllde, Restelicė tė Sharrit dhe, tash sė fundi, ėshtė shfaqur edhe kontesti me Malin e Zi.
Ai ka thėnė po ashtu se Lėvizja “Vetėvendosje” ėshtė duke i mobilizuar njerėzit e kėtyre pjesėve, nė mėnyrė qė ta parandalojė rrėmbimin e kėtyre territoreve tė Kosovės.

DECENTRALIZMI SI ĒMIM

Shtetet e pavarura e sovrane nuk lejojnė dhe as nuk dėshirojnė kėso decentralizimesh. Mbase, decentralizimi etnik qė po i ngjan Kosovės ėshtė simptomė e njė pavarėsie qė s’ėshtė me tamam e tillė, dhe e njė shteti tė kapur nga koalicioni i madh politikė-biznes-media, i cili zot e ka paranė.

“Decentralizimi ėshtė ēmim pėr pavarėsinė”. Kėshtu arsyetojnė politikanė e zyrtarė tė ndryshėm institucionesh. Mirėpo, jo vetėm kjo fjali, por asnjėra shprehje e kėsaj fjalie nuk ėshtė e vėrtetė.

Ky decentralizim qė po bėhet nė Kosovė nuk ėshtė decentralizim, nuk ėshtė afrim i pushtetit te qytetari. Shtėpitė e shqiptarėve nė Pasjak e Stanishor janė 2 kilometra afėr qytetit tė Gjilanit. Pas decentralizimit qė i nxjerr ato nga komuna e Gjilanit, kėto dy fshatra do ta kenė larg 27 kilometra ndėrtesėn e komunės sė tyre tė re tė Artanės (ish Novobėrdės). Zgjerimi si komunė i qytezės sė Artanės bėhet deri nė paralagjet e qytetit tė Gjilanit. Shėrbimet pėr qytetarėt si administrata komunale, ambulanca, biblioteka, policia, zjarrfikėsit, shkolla e mesme, tregu, gjykata e shumėēka tjetėr, do tė jenė dhjetėfish mė larg.

Pushteti i decentralizuar nuk iu afrohet as serbėve. Edhe banorėve tė Koretishtės, Parallovės, Kufcės sė Epėrme etj., qė rregullisht e lirisht vijnė nė Gjilan, u largohet shumėfish qendra komunale tash kur bėhen pjesė e Artanės. Po ashtu, meqė strukturat paralele tė Serbisė, tė cilat ndodhen gjithandej ku ka serbė, nuk po shpėrbėhen paraprakisht, decentralizimi i pushtetit tė Gjilanit e Prishtinės pėr serbėt do tė thotė centralizim i pushtetit tė Beogradit mbi ta.

Megjithatė, decentralizimi ėshtė ēmim pėr pavarėsinė, thonė pushtetarėt. Por, pse u dashka ne tė paguajmė ēmim pėr pavarėsinė? A do tė thotė kjo se pavarėsia nuk na ka takuar dhe asaj duhet t’i gėzohemi si njė mrekullie a dhurate? Dhe, a do tė thotė kjo se nuk paskan mjaftuar 120.000 shqiptarė qė i ka vrarė Serbia kur e okupoi Kosovėn nė vitet 1912-1913, se nuk paskan mjaftuar dhjetėra mijėra tė tjerė tė vrarė e qindra mijėra tė dėbuar, burgosur e persekutuar pėrgjatė shekullit XX, deri te 12.000 tė vrarėt e luftės sė fundit? Pra, nėse iu bindemi kėtyre pushtetarėve tanė, ne po e pranojmė qė Kosova i ėshtė marrur Serbisė, e jo qė Serbia e ka marrur Kosovėn, dhe tash ajo u dashka tė kompensohet ca pėr padrejtėsinė qė i ėshtė bėrė. Pse Kosova tė ndjehet me borxh ndaj Serbisė kur, nė tė vėrtetė, Serbia ėshtė ajo qė na ka borxh neve?

Ata qė na e theksojnė se decentralizimi ėshtė ēmim pėr pavarėsinė, nuk arrijnė tė na e shpjegojnė pse ky farė ēmimi duhet tė paguhet nė Anamoravė. Thjesht, pse jo diku tjetėr? Me 30 nėntor 2005, gazeta beogradase Danas, i paraqiti planet e Dobrica Qosiqit, Aleksandar Despiqit, Branislav Krstiqit, Dushan Batakoviqit, e deri te planet e Zoran Gjingjiqit, Nebojsha Ēoviqit e Boris Tadiqit, pėr krijimin e dy entiteteve pėrbrenda Kosovės: njėrit shqiptar e tjetrit serb. Decentralizimi potencohet nė kėto plane si mėnyrė pėr kantonizim dhe nė tė gjitha hartat e publikuara shihet se ato e kanė nė shėnjestėr Anamoravėn. Pra, decentralizimi nė rajonin e Gjilanit nuk ėshtė kurrfarė ēmimi pėr pavarėsinė, por vazhdim i projekteve tė Serbisė nė Kosovė edhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Realizimin e decentralizimit nė Kosovė Serbia do ta ndihmojė me kuadro dhe buxhet. Grantet nga Serbia, qė janė tė kufizuara nė fushėveprim por jo edhe nė sasi, do tė paguhen drejtpėrdrejt nga buxheti i Serbisė nė atė komunal. Pėrveē tė hyrave vetanake (tatimet nė pronė, taksat e regjistrimit tė afarizmit, liēencimi i tyre, liēencimi i veturave etj.), kompetencat shtesė tė komunave tė reja, do t’i financojė buxheti i Kosovės. Pasi qė qytetarėt e Kosovės kurrė nuk u pyetėn dhe nuk u lejuan tė deklarohen pėr decentralizimin me referendum, tash buxheti i Kosovės i sajuar nga kontributet e qytetarėve do tė pėrdoret pėr ta financuar decentralizimin qė i dėmton ata.

Pėrderisa tė rriturit ndahen nė baza etnike pėrmes policisė, gjyqėsisė e administratės, nė kėto komuna fėmijėt dhe tė rinjtė nėpėr shkolla do t’i kenė planprogramet e Serbisė, kurse fėmijėt serbė nuk e kanė tė obliguar ta mėsojnė gjuhėn shqipe. Arsimi nėpėr komunat e reja me shumicė serbe, ku mėsohet njė histori e kundėrt prej pjesės tjetėr tė Kosovės, e farkon brezin e ardhshėm tė serbėve pėr konflikte tė reja me shqiptarėt. Ja, pra, se si i kontribuon decentralizimi paqes e stabilitetit me tė cilin na i shurdhuan veshėt burokratėt ndėrkombėtarė.

Cilindo shtet normal, demokratik e tė zhvilluar, njė kėso decentralizimi mbi parimin etnik do ta shpėrbėnte. E, tė mendosh qė me kėtė decentralizim Kosova do tė bėhet shtet i pavarur me gjithė mend, ėshtė absurde. Shtetet e pavarura e sovrane nuk lejojnė dhe as nuk dėshirojnė kėso decentralizimesh. Mbase, decentralizimi etnik qė po i ngjan Kosovės ėshtė simptomė e njė pavarėsie qė s’ėshtė me tamam e tillė, dhe e njė shteti tė kapur nga koalicioni i madh politikė-biznes-media, i cili zot e ka paranė.

Decentralizimi nuk po ndodh meqė tash sė voni u pavarėsuam e as pėr t’u pavarėsuar plotėsisht sė shpejti. Decentralizimi po ndodh sepse nuk jemi tė pavarur. Decentralizimi ėshtė ēmimi i varėsisė qė po rritet.

16.10.2009

Ēka mbikėqyrė mbikėqyrėsi?

Nė Kosovė problem nuk ėshtė krimi i organizuar, por krimi i institucionalizuar. Organet e rendit dhe tė sigurisė, nė krye me EULEX-in, e kėrkojnė krimin jashtė sistemit. Jashtė sistemit ato e gjejnė vetėm Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, tė cilėn e persekutojnė. Por korrupsioni, krimi i organizuar e ai i luftės dhe kontrabanda nė Kosovė ndodhin e ndodhen pėrbrenda sistemit dhe sidomos nė majat e tij.

Nga Albin Kurti mė 04.09.2009 nė ora 13:39
Nėse EULEX-i do t’i pėrmbahej sinqerisht zotimit pėr luftimin e korrupsionit, kontrabandės, krimeve tė luftės dhe krimit tė organizuar, atėherė atij do t’i duhej t’i arrestojė partnerėt e vetė. Nė njėrėn anė, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte politikanėt kryesorė kosovarė, tė cilėt aq shumė para kanė pėrvetėsuar pėrgjatė kėsaj dekade tė pasluftės, saqė imagjinata e tyre ėshtė e kufizuar pėr t’i shfrytėzuar tė gjitha ato. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte strukturat paralele tė Serbisė qė janė pėrplot njerėz tė MPB-sė sė Serbisė, e me tė cilėn EULEX ka paralajmėruar nėnshkrimin e Protokollit pėr bashkėpunim policor. Gjithsesi, EULEX-i nuk i arreston bashkėpunėtorėt e tij.
 
Askund nuk ka korrupsion sikurse te krerėt e partive e institucioneve tė Kosovės dhe te grupet e interesit tė lidhura pėr ta. Shpėrputhja midis pagave tė tyre dhe jetės qė bėjnė e pasurisė sė tyre qė shihet, flet vetė.
Askund nuk ka kontrabandė, krim tė organizuar dhe kriminelė lufte sikurse nė veri. Qė tė gjithė janė nėn kontroll tė MPB-sė sė Serbisė, e cila i paguan pėr punėn qė ata bėjnė. Po EULEX-i, ēfarė bėn ai? EULEX-i mbikėqyr, natyrisht. Mbikėqyrėsi ėshtė ai i cili kujdeset qė punėt tė shkojnė vaj. Edhe atėherė kur makinat pa targa qarkullojnė nė veri, kurse kamionėt qė hyjnė nga Serbia nuk paguajnė fare doganė. Edhe atėherė kur zhduken 48 kilogramė drogė nga dhoma mė e sigurt e Policisė sė Kosovės dhe askush as dorėheqje nuk jep.
 
Por, pse atėherė EULEX-i premton luftimin e korrupsionit, kontrabandės, krimeve tė luftės dhe krimit tė organizuar? Pse zyrtarėt e EULEX-it aq shpesh na i ēajnė veshėt nėpėr media me kėto gjėra qė s’i bėjnė? EULEX-i ėshtė dyfish i pasinqertė. Ai premtonte pėr tė fituar simpatinė e qytetarėve dhe pėr ta lehtėsuar asisoj shtrirjen e tij nė Kosovė. Pra, EULEX-i e dinte se ēfarė duan qytetarėt e Kosovės, e dinte se ēfarė u pėlqen qytetarėve tė Kosovės tė dėgjojnė dhe ai ua premtoi atė gjė pėr tė mos e mbajtur premtimin mandej. Kjo e dyfishon krimin e EULEX-it. E kanė ditur se ēfarė duan qytetarėt, e kanė keqpėrdorur kėtė dhe pastaj kanė bėrė diēka tjetėr.
 
Nė Kosovė problem nuk ėshtė krimi i organizuar, por krimi i institucionalizuar. Organet e rendit dhe tė sigurisė, nė krye me EULEX-in, e kėrkojnė krimin jashtė sistemit. Jashtė sistemit ato e gjejnė vetėm Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, tė cilėn e persekutojnė. Por korrupsioni, krimi i organizuar e ai i luftės dhe kontrabanda nė Kosovė ndodhin e ndodhen pėrbrenda sistemit dhe sidomos nė majat e tij. Krimi ėshtė nė sistem dhe shpesh ai i shfrytėzon edhe mundėsitė e sistemit. Nė fakt, kur u zunė 48 kilogramė drogė nga Policia e Kosovės, krimi jashtė sistemit dėshtoi. Mirėpo, ishte krimi brenda sistemit ai i cili e korrigjoi kėtė: Policisė sė Kosovės iu vodhėn 48 kilogramė heroinė pėrderisa kjo po i ruante ato.
 
As serbėt nė veri qė hedhin granata dhe shtinė me armė zjarri nė drejtim tė punėtorėve e pronarėve shqiptarė, nuk janė jashtė sistemit. Ata janė nė kuadėr tė strukturave tė Serbisė, e cila nuk e pranon Kosovėn e pavarur, siē nuk e pranon as EULEX-i. Baza e EULEX-it ėshtė plotėsisht e favorshme pėr Serbinė. Rezoluta 1244, 6 Pikėshi i Ban Ki-moon-it dhe Veprimi i Pėrbashkėt i Kėshillit tė BE-sė i 4 shkurtit 2008, nuk i pengojnė Serbisė. Pėrkundrazi, ajo shpesh edhe thirret nė kėto. Prandaj, nuk ka se si EULEX-i ta cenojė Serbinė me funksionimin e tij nė Kosovė pėrderisa baza e tij ėshtė e pranueshme pėr Serbinė dhe e volitshme pėr tė. Kur Serbia ankohet kjo nuk do tė thotė se Serbia po humbet diēka, por vetėm se ajo e ka parė shansin qė mund tė fitojė edhe mė shumė.
 
Mė parė sesa pėr t’i korrigjuar institucionet e Kosovės, fuqitė ekzekutive EULEX-i i ka pėr t’i anashkaluar ato. EULEX-it i nevojiten fuqitė ekzekutive pėr njė mori marrėveshjesh qė do t’i bėjė me Serbinė e tė cilat e di se janė tė papranueshme dhe tė dėmshme pėr Kosovėn. Pas Protokollit pėr bashkėpunimin policor vjen ai pėr bashkėpunimin nė gjyqėsi, mandej
protokolli pėr dogana, tė gjitha kėto si realizim i 6 Pikėshit dhe njėkohėsisht trasimi i rru gės sė Serbisė drejt BE-sė. Ndėrkohė, krerėt tanė institucionalė do tė kujdesen qė tė mbahet e mbyllur tema e Protokollit dhe e protokolleve tė ardhshme. Sikur tė ekzistonte vetėm njė argument bindės pse ky Protokoll ėshtė i dobishėm pėr Kosovėn, nuk do tė kėrkohej tė shpallej e mbyllur tema e Protokollit tė cilėn Sejdiu e Thaēi e gjetėn tė hapur. Por, jo. S’ka argument tė tillė. Andaj, Sejdiu e Thaēi, kėta shpallės tė mėdhenj, sikurse me rastin e shpalljes sė pavarėsisė, sikur me rastin e shpalljes sė vdekjes sė 6 Pikėshit, edhe kėsaj radhe, e bėnė njė shpallje tjetėr pėr tė mos vepruar asgjė.
EULEX-i i kėtillė po e mbikėqyr veēse shtimin dhe trashjen e lidhjeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. EULEX-i i kėtillė po e mbikėqyr Kosovėn jashtė BE-sė, gjersa ndihmon Serbinė t’i afrohet BE-sė. Kosova e kėtillė po pėrfundon nė situatėn nė tė cilėn tė luftosh kundėr EULEX-it e protokolleve tė tij dhe tė luftosh pėr sovranitet e pavarėsi tė plotė, ėshtė veēse e njėjta gjė e thėnė dy herė.
04.09.2009

Ata duan t’i bėjnė tė tjerėt si vetja e tyre

Mė parė sesa t’i ngujojė 21 veta nė burg, ky dėnim synon t’i ngujojė dy milionė njerėz, minus 21 veta. Ku t’i ngujojė kėshtu? Nė shtėpitė e tyre e para ekraneve televizive ku defilojnė ngėrdheshjet e krerėve politikė. Tė ngujuarit nė krye tė shtetit duan t’i ngujojnė tė gjithė qytetarėt. Ata duan t’i bėjnė tė tjerėt si vetja e tyre.

Ligji e dėnon dėmtimin e pronės. Por ēfarė prone, pronės sė kujt e nga kush, pėr cilat arsye a motive u dėmtua ajo, ēka ishte qėllimi i dėmtimit? Me kėto merret gjykata. Dhe kjo ēėshtje ėshtė gjithsesi politike, sepse aksioni ishte politik. Vetėm fakti i ftohtė nuk tė bėn kriminel. Martin Heidegger shkruante se fakti ėshtė ai qė ėshtė vetėm nė dritėn e njė koncepti. Kur EULEX-i e dėnoi aksionin e VETĖVENDOSJE!-s duke konstatuar “dėmtim kriminal”, ai i parapriu gjykatės, mbi tė cilėn ka fuqi ekzekutive. Jo vetėm pėr shkak tė Protokollit famėkeq, dėmtimi i 25 makinave tė EULEX-it ishte dėmtim fare i vogėl i njė dėmtuesi tė madh tė Kosovės.

Tė nesėrmen, ndonėse kishin ndodhur tė njėjtėn ditė, EULEX-i e dėnoi edhe sulmin e serbėve nė lagjen Kroi i Vitakut. Pėrveē gurėve, ata kishin hedhur edhe granatė dore dhe kishin shtėnė me armė zjarri kundėr shqiptarėve qė po ndėrtonin shtėpinė e tyre. Mirėpo, veprimi i tyre nuk u quajt kriminal. E qartė: nuk mund tė quhet kriminal veprimi i atyre, tė cilėt nuk do tė arrestohen e lėre mė tė gjykohen a dėnohen. Predikati “kriminal” ėshtė i rezervuar pėr ata me tė cilėt ėshtė paramenduar se duhet tė merren policia, gardianėt, prokuroria, gjyqėsia. Pėr pasojė, Policia e Kosovės dhe EULEX-i pėrfunduan nė anėn e atyre qė nuk duan t’i arrestojnė, nė anėn e serbėve tė veriut. Shqiptarit nė Kroin e Vitakut iu ndėrprenė punimet. U realizua qėllimi i strukturave paralele nė veri, tė cilat s’kanė nevojė tė protestojnė mė, meqė Policia e Kosovės dhe EULEX-i po e kryejnė punėn e tyre atje.

Tė martėn, pėrveē qė nė Prishtinė u arrestuan 21 aktivistė, kurse nė Mitrovicė askush, u tha se nė Prishtinė janė lėnduar dy protestues e tre policė, kurse nė Mitrovicė janė lėnduar pesė shqiptarė e dy serbė. Tre policėt e lėnduar nė Prishtinė dhe dy serbėt nė Mitrovicė janė e njėjta kategori. Ata janė rrenė. Sikur t’i kishim tre policė dhe dy serbė tė lėnduar, a mendoni se nuk do t’i shihnim nė televizion? Patjetėr qė do t’i shfaqnin pafund herė. Por, s’kishin se ku t’i merrnin – i lajmėruan policėt dhe serbėt e lėnduar sa pėr ta zbutur pak disbalancėn. Kjo mėnyrė tradicionalisht ėshtė pėrdorur nė protestat e Lėvizjes sonė. Ēdo herė, kur intervenimi i policisė ka qenė brutal dhe ka pasur tė lėnduar, tė plagosur ose edhe tė vrarė nga radhėt e protestuesve, policia i ka dėrguar nė spital nja dy a tre policė si kinse tė lėnduar. Ata llogarisin nė etikėn e mjekut, se ai nuk mund t’i thotė atij qė ėshtė lajmėruar si pacient se nuk ka asgjė. Sė paku, do t’ia pėrshkruajė njė tronditje psikike (e cila nė rastin e policėve jo vetėm qė mund tė jetė prezente, por mund tė jetė pak mė e vjetėr edhe se vetė polici).

Po ēfarė bėn ndėrkohė ky Hashim Thaēi ynė i gjorė? Duket se i ka ra firma: kėto ditė s’po i shiten aq prerjet e shiritave me rastin e pėrurimit tė kanalizimeve. Nėse dikur ai kryesonte “Qeverinė nė Hije” tash, pasi qė erdhi nė pushtet, e kryeson “Qeverinė nė Frigorifer”. Bashkė me Sejdiun tha qė nuk do tė ketė mė debat pėr Protokollin. Thuajse debati na paska qenė problemi, e jo Protokolli. Ata ia dhanė fjalėn Yves de Kermabonit, qė nėse reagimi i tyre deri mė tani kishte qenė verbal e deklarativ, tash e tutje nuk do tė jetė as i tillė. S’ka mė debat. S’ka mė diskutime. Me fjalė tė tjera, Kermaboni ka nevojė tė punojė nė qetėsi drejt nėnshkrimit tė Protokollit me Serbinė.

Institucionet e Kosovės deklaruan se nuk marrin pėrgjegjėsi pėr vendimet qė nuk i kanė marrė ata. Ėshtė e qartė se nuk mund tė marrin pėrgjegjėsi pėr vendimet e veprimet e tyre meqė nuk kanė marrė kurrfarė vendimesh e nuk kanė ndėrmarrė kurrfarė veprimesh. Kanė dhėnė deklarata pėr media qė nuk paraqesin vendime institucionale dhe tė cilat nuk janė pasuar me kurrfarė veprimesh. Mirėpo, institucionet e njė shteti nuk kanė pėrgjegjėsi vetėm pėr vendimet e veprimet e tyre, por edhe pėr mungesė vendimesh e veprimesh. Pėrgjegjėsia nuk ka tė bėjė vetėm me atė ēfarė ke bėrė, por edhe me atė qė nuk e ke bėrė (e ėshtė dashur ta bėsh).

Ngrirja institucionale nė Kosovė ėshtė e thellė. “Mos ma pėrmendni 6-Pikėshin. Mos ma pėrmendi Protokollin”. Kėshtu tingėllon Hashim Thaēi, i cili beson se duke mos i(a) pėrmendur 6-Pikėshin e Protokollin, do tė vėrtetohet qė kėto janė tė vdekura, se i takojnė vetėm tė kaluarės. Pėr Thaēin, sikurse pėr Rugovėn pėrgjatė viteve tė ’90-ta, shteti ėshtė pėrshtypje subjektive. Nėse besojmė se kemi shtet, atėherė kemi shtet. Anipse s’kemi ushtri, s’kemi zhvillim ekonomik, s’kemi sovranitet, s’e kontrollojmė dot territorin e as resurset natyrore. Me rėndėsi ėshtė qė ne tė besojmė se kemi shtet! Pra, sipas Thaēit, 6-Pikėshi e Protokolli kanė vdekur dhe nėse i sheh tė gjalla nuk duhet t’iu besosh syve e mendjes tėnde.

Hė pėr hė, me 21 muaj burg u dėnuan aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. Dėnimi vazhdon. Ky ėshtė vetėm paraburgimi. Pra, fillimisht, gati dy vjet burg u ndanė pėr nja 50.000 euro. Jo vetėm pėr 50.000 euro. 50.000 euro ėshtė fakti i ftohtė, pėr tė cilin fola nė fillim. Aq shumė janė frikėsuar EULEX-i e Qeveria nga aksioni ynė protestues, saqė tash duan t’i frikėsojnė tė tjerėt. Ata duan t’i bėjnė tė tjerėt si vetja e tyre.

Ky dėnim nuk ka tė bėjė aq me 21 veta, por me 2 milionė qytetarė minus kėta 21 veta. Mė parė sesa t’i ngujojė 21 veta nė burg, ky dėnim synon t’i ngujojė dy milionė njerėz, minus 21 veta. Ku t’i ngujojė kėshtu? Nė shtėpitė e tyre e para ekraneve televizive ku defilojnė ngėrdheshjet e krerėve politikė. Tė ngujuarit nė krye tė shtetit duan t’i ngujojnė tė gjithė qytetarėt. Ata duan t’i bėjnė tė tjerėt si vetja e tyre.

28.08.2009

Kosova e pavarur (pa sovranitet) po futet drejt zugwang’ut pėr nė zeitnot!

Prishtinė, 19 dhjetor 2008

Me Hashim Thaēin, Kosova e pavarur por pa sovranitet po futet nė njė situatė qė shahistėt e quajnė zugzwang. Je i detyruar tė luash, anipse secili potez i ardhshėm ta keqėson gjendjen. E, kur je nė zugzwang, atėherė e vetmja alternativė, pėrveē rrėnimit tė pozicionit duke luajtur, ėshtė qė tė mos luash asnjė potez: minutat ikin dhe pėrfundon nė zeitnot, i cili t’i ofron dy rrugė, secila mė e keqe se tjetra: tė provosh t’i luash shpejt e shpejt tė gjithė potezat e mbetur drejt humbjes sė sigurt me mat ose me rėnie tė flamurit, apo tė dorėzohesh paraprakisht nė mėnyrė qė tė dukesh ca mė i dinjitetshėm.

Nė kėta dy muajt e fundit nėnshtetasve tė Kosovės iu ėshtė bėrė brutalisht e qartė se ngecja e Kosovės nuk ėshtė ngecje nė numrin 52 a 53 tė shteteve qė na kanė njohur, porse ėshtė ngecje nė marrjen e sovranitetit dhe vendosjen e integritetit territorial. Dhe, gjersa tė jetė kėshtu, statusi i Kosovės pėrherė do tė mbetet temė aktuale qė i nėnshtron por edhe i bllokon temat e tjera. Kur s’ke plan dhe nuk organizon forcė pėr ta bėrė Kosovėn sovrane, atėherė doemos pėrfundon nė negociata (tė reja me ose pa ty). Statusi i Kosovės konsiderohet gjithnjė e mė i pazgjidhur dhe pretendimet e Serbisė rriten pa marrė parasysh se kush ėshtė president a kryeministėr nė Beograd.

Kohėzgjatja e brishtėsisė sė brendshme tė shtetit tė Kosovės pėrkthehet nė rritje tė gravitetit tė jashtėm pėr apetitet e Serbisė. Dy dekada mė vonė tashmė disi e kemi harruar se si u bė qė aspirata pėr bashkim kombėtar u pat zėvendėsuar me aspiratėn pėr pavarėsi. Mirėpo, s’kemi se si tė mos e mbajmė mend qė aspirata pėr pavarėsi tė plotė zbriti nė pavarėsi sipas Planit tė Ahtisaarit dhe tash sė fundi edhe kjo pavarėsia e Ahtisaarit nė pavarėsi sipas gjashtė- pikėshit tė Ban Ki-moon-it.

Rėnia nuk do tė ndalet sepse sėmundja ėshtė e njėjtė: politikanė tė vetėkėnaqur e lėnė politikėn pa forcė, qė mė tutje e lė pavarėsinė pa sovranitet e qė, pėr pasojė, rrokulliset teposhtė duke i rėnė copat. Problemi kryesor i Kosovės sot nuk ėshtė qė Hashim Thaēi ėshtė kryeministėr, por qė Hashim Thaēi nuk don qė tė bėhet pėrnjėmend kryeministėr. Problemi kryesor i Kosovės ėshtė vetėmjaftue- shmėria e Thaēit qė ta quajnė kryeministėr dhe tė duket si i tillė, anipse nuk ėshtė me tė vėrtet. Problemi kryesor i Kosovės ėshtė lehtėsia me tė cilėn Thaēi pranon qė dikush tjetėr tė ketė fuqi ekzekutive mbi tė. Hashim Thaēi nuk mund ta merr seriozisht punėn e Kosovės gjersa ai nuk e merr seriozisht as postin e tij. Sigurisht se ai thotė qė vetėm kaq ėshtė e mundur, se ai ka bėrė krejt ēfarė ka qenė e mundur deri mė tani, mirėpo gjėrat e mėdha nuk realizohen sepse janė tė mundura, por sepse duken tė pamundura! Secila e arritur kapitale ka qenė e pamundur para se tė nisej pėrpjekja pėr tė.

Madje, perceptimi i saj paraprak si “e pamundur” i kontribuon thelbėsisht kualifikimit si “madhore” pas realizimit. Realiteti nuk ndryshon cilėsisht pėr shkak se shfrytėzohet mundėsia qė pėrgjithėsisht pranohet se ndodhet pėrbrenda realitetit, por pėr shkak tė vullnetit njerėzor tė pareduktueshėm nė koordinatat e njė konteksti e qė synon njė qėllim tė caktuar. Nė vend se tė na rrėfejė pėr kufizimet e rrethanave objektive, Hashim Thaēi dhe njerėzit e tij do tė duhej tė na e dėshmojnė vullnetin e tyre subjektiv pėr ta bėrė Kosovėn sovrane. Ai, dhe njerėzit e tij, mund tė thonė edhe qė veprimi i njėanshėm na rrezikon sė tepėrmi dhe pėrdorimi i forcės do tė shfrytėzohej si pretekst nga Serbia qė Kosova tė bėhet Gjeorgji kurse Serbia Rusi, mirėpo pikėrisht duke mos vepruar, Kosova po degradon drejt njė niveli tė tillė.

(Po ashtu, njė pohim i tillė tregon se edhe Thaēi dhe tė afėrmit e tij, e dinė se miqtė ndėrkombėtarė nuk janė bash miq pėrderisa duhet tė llogarisim se ata mund tė mos na mbrojnė ndaj njė agresioni tė ri tė Serbisė!). Sa mė gjatė qė nuk do tė veprojmė, aq mė vėshtirė do ta kemi tė veprojmė suksesshėm mandej.

Gjithsesi duhet pasur strategji dhe taktikė nė veprimet pėr ta bėrė Kosovėn sovrane, duhet menduar mirė para veprimeve dhe pėr hir tė suksesit tė tyre, ama pa dyshim se nuk ka mė keq sesa tė mos veprohet fare. Duke e mbajtur lart vetėm prioritetin e njohjeve tė mėtutjeshme tė pavarėsisė nga jashtė dhe duke mos u angazhuar pėr sovranitetin dhe integritetin territorial brenda vendit, shteti i Kosovės ka dėrguar sinjal negativ nė botė:

Kosova nuk i konsideron ēėshtje urgjente sovranitetin dhe kontrollin e territorit e tė kufijve tė vet! Faktorėt ndėrkombėtarė konstatuan se pėr kėto gjėra qė janė esenciale pėr ēdo shtet, krerėt e Kosovės nuk e kanė ndėrmend tė bėjnė gjė dhe se Kosova mund tė presė ende. Serbia nuk priste dhe erdhėn 6 pikat tė cilat s’do tė jenė tė fundit pa i dhėnė fund kėsaj sjelljeje moskokėēarėse tė Qeverisė sė Kosovės lidhur me sovranitetin e vendit.

Sa mė gjatė qė tė pritet aq mė shumė do tė dalin arsye pėr tė pritur akoma mė shumė, por Kosova po dėmtohet e do tė dėmtohet pakthyeshėm. Mosveprimi ynė i zgjatur vazhdimisht e ngushton hapsirėn pėr veprim mė pas ndėrkohė qė Serbia nuk rresht sė vepruari. Me Hashim Thaēin, Kosova e pavarur por pa sovranitet po futet nė njė situatė qė shahistėt e quajnė zugzwang. Je i detyruar tė luash, anipse secili potez i ardhshėm ta keqėson gjendjen.

E, kur je nė zugzwang, atėherė e vetmja alternativė, pėrveē rrėnimit tė pozicionit duke luajtur, ėshtė qė tė mos luash asnjė potez: minutat ikin dhe pėrfundon nė zeitnot, i cili t’i ofron dy rrugė, secila mė e keqe se tjetra: tė provosh t’i luash shpejt e shpejt tė gjithė potezat e mbetur drejt humbjes sė sigurt me mat ose me rėnie tė flamurit, apo tė dorėzohesh paraprakisht nė mėnyrė qė tė dukesh ca mė i dinjitetshėm.

Shtetet janė bėrė sovrane atėherė kur populli i atij shteti dhe sidomos elita politike e tij ka thėnė: “Ne jemi tė mirė!” (pra, vetėrespekt) dhe “Ne mundemi!” (pra, vetėbesim). E neve nė Kosovė kemi aq shumė politikanė e analistė tė afėrt me ta qė thonė se ne nuk jemi tė mirė dhe aq mė pak mundemi. Ne kemi aq shumė politikanė e analistė tė afėrt me ta qė e mbivlerėsojnė veten dhe e nėnēmojnė popullin, qė kanė ambicie tepėr tė larta pėr veten e tyre e tepėr tė ulėta pėr popullin.

RTK-ja si Jakupi

Me edicionin e saj qendror tė lajmeve RTK-ja ėshtė bėrė si Jakup Krasniqi. Qė tė dy do tė duhej tė ishin nė shėrbim tė qytetarėve por qė tė dy janė dorė e zgjatur e pushtetit kundėr qytetarėve.

Nga Albin KURTI
Prishtinė, 5 dhjetor 2008

Njė ditė para demonstratės sė 19 nėntorit u mbajt konferenca pėr shtyp e organizatorėve tė saj. Gazetarė e kamera kishte si rrallėherė. Nga Kosova por edhe jashtė saj. Njė tjetėr konferencė e ngjashme pėr shtyp u mbajt edhe para demonstratės sė 2 dhjetorit. Sėrish salla ziente nga gazetarėt e televizioneve, radiostacioneve e gazetave tė vendit e ndėrkombėtare.

Kėto dy konferenca nuk e kishin tė pėrbashkėt vetėm thirrjen e organizatorėve qė qytetarėt tė nesėrmen tė demonstrojnė kundėr 6 pikėshit tė Ban Ki-moon-it dhe pėr sovranitetin e Kosovės. E pėrbashkėta e kėtyre konferencave ishte edhe njė element tjetėr: mungesa e ekipit tė Radiotelevizionit tė Kosovės (RTK). Ky televizion nuk e kishte parė tė arsyeshme qė tė vinte, pėrkundėr faktit qė rreth 20 organizata tė ndryshme shoqėrore ishin bėrė bashkė pėr demonstrata nė tė cilat mė pas do tė merrnin pjesė dhjetėra mijėra vetė.

Me 1 dhjetor, nė lajmet qendrore tė mbrėmjes, RTK-ja megjithatė e kishte pėrgatitur njė raport tė shkurtėr nga konferenca e asaj dite. Dėgjohej zėri i gazetarit me pamje nga arkivi. Pėr njė konferencė shtypi qė ishte zhvilluar njė kilometėr larg RTK-sė pėrdoreshin pamje nga arkivi. Gjithsesi vetėdenigruese pėr njė televizion me qindra tė punėsuar dhe me teknologji tė avancuar televizive.

RTK-ja nuk kishte ardhur nė konferencė pėr shtyp nė mėnyrė qė ajo konferencė tė mos shfaqej fare nė mbrėmje. Nuk ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet pse ajo megjithatė e dha atė raport me pamje nga arkivi. Disa gazeta ditore qė rregullisht reklamohen aty para orės 19:30, e paralajmėronin demonstratėn e sė nesėrmes. Nėse RTK-ja nuk do tė jepte fare raport ajo do tė demaskohej keq: mbulimi i sė vėrtetės tė cilin e kishte pėrgatitur RTK-ja do tė kthehej nė zbulim tė RTK-sė.

Raportimi nga demonstrata e 2 dhjetorit ishte bizar. Pėr dallim nga RTV21 and KTV ku demonstrata ishte lajmi i parė, te RTK-ja ishte lajmi i katėrt. Lajmi i parė ishte takimi i studimit tė fizibilitetit tė Kosovės pėr integrimet nė BE. Pasoi lajmi i dytė, intervista me Lamberto Zannierin, dhe lajmi i tretė mbi njėsinė speciale tė policisė sė EULEX-it kundėr protestave.

Vetėm pas mė shumė se 7 minutave nisi raporti pėr demonstratėn qė zgjati diē mė shumė se 3 minuta e gjysmė por ku jo e tėra ishte pėr demonstratėn. Gazetarja Rozafė Metaj kishte gjetur 2 qytetarė (njėrin prej tė cilėve e ndiqte me kamerė meqė ai po ikte me shpejtėsi) e tė cilėt u deklaruan kundėr demonstratės. Pra, rreth 40.000 vetave ajo po ia kundėrvinte ata 2!

Ėshtė indikative se si pikėrisht nė ditėn kur u mbajt demonstrata nė tė cilėn Lamberto Zannieri simbolikisht u shpall persona non grata, RTK-ja shkoi ta intervistonte atė. Lamberto Zannieri pėr shkak se ėshtė kreu i UNMIK-ut, qė nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės, pėr shkak se misioni i tij bazohet nė rezolutėn 1244, pėr shkak se ai e ka orientuar negociimin me Beogradin pėr disa muaj rresht lidhur me kėtė 6 pikėshin famėkeq, pėr shkak tė raportit tė tij tė fundit nė KS tė OKB-sė shumė tė pafavorshėm pėr Kosovėn, pėrgjithėsisht dhe me shumė tė drejtė ėshtė cilėsuar si njė zyrtar ndėrkombėtar qė ėshtė proserb.

Dhe, njė njeri tė kėtillė qė po tė kishim Qeveri tė njėmendtė ose do tė duhej dėbuar nga vendi ose do tė duhej arrestuar, RTK-ja e interviston pėr edicionin qendror tė lajmeve nė pėrpjekje e sipėr pėr ta ringjallur atė politikisht. Nė intervistėn dhėnė RTK-sė, ku nganjėherė shihej edhe Shkumbin Ahmetxhekaj, duke pohuar me kokė si zakonisht, Zannieri tha se UNMIK-u do tė shkojė pas katėr muajve porse kjo megjithatė nuk ėshtė e sigurt. Ama nė paralajmėrimin hyrės tė asaj interviste spikeres Fadile Kryeziu, redaktori Mentor Shala e kryeredaktoi Sylejman Shaqiri, ia kishin hequr atė pjesėn se largimi i UNMIK-ut pas 4 muajve nuk ėshtė i sigurt, duke e paraqitur vetėm atė afatin prej 4 muajve. Natyrisht, qėllimi ishte qė qytetarėt tė relaksohen pasi ta kenė kapėrdirė gėnjeshtrėn.

Jo vetėm intervista me Zannierin, por edhe lajmi pas tij ishte kundėr demonstratės qė do tė pasohej si lajmi i katėrt me radhė. Para demonstratės iu bė reklamė njėsisė speciale tė policisė sė EULEX-it qė do tė veprojė kundėr demonstratave nė tė ardhmen. Siē dihet rreth 70.000 njerėz morėn pjesė gjithsej me 19 nėntor dhe 2 dhjetor. Asnjė incident nuk ndodhi.

As nga ana e demonstruesve dhe as nga ana e policisė sė Kosovės. Nė asnjė vend tė Evropės perėndimore nuk ėshtė e mundur kjo gjė. Nė cilindo qytet tė Evropės perėndimore po tė mblidheshin 3.000 veta nė protestė (se lėre mė 30.000), aty do tė thyhej a digjej diēka, aty do tė lėndohej a vritej dikush. Nė Kosovė asnjė incident. Dhe tash, kėtij populli kaq paqėsor, kėtij populli qė ėshtė mė paqėsori nė tėrė Evropėn, duan t’ia ngarkojnė mbi kokė EULEX-in! Mirėpo, RTK-ja nuk do qė ta transmetojė tė vėrtetėn e popullit pėr popullin, por ajo e transmeton grushtin e hekurt tė regjimit pėr ta frikėsuar popullin.

RTK-ja na i shfaq policėt e njėsisė speciale tė EULEX-it kundėr protestave. Ajo mbjell frikė te qytetarėt nė shėrbim tė tė cilėve do tė duhej tė ishte. Me edicionin e saj qendror tė lajmeve RTK-ja ėshtė bėrė si Jakup Krasniqi. Qė tė dy do tė duhej tė ishin nė shėrbim tė qytetarėve por qė tė dy janė dorė e zgjatur e pushtetit kundėr qytetarėve. Jakup Krasniqi praktikisht e pėrfaqėson Qeverinė (si organ ekzekutiv) nė seancat e Kuvendit tė Kosovės dhe nuk kryeson me Kuvendin (si organ pėrfaqėsues).

Prej pėrcaktimit tė agjendės pėr diskutim tė Kuvendit e deri te mėnyra e udhėheqjes sė mbledhjeve tė Kuvendit shihet qartė se Jakup Krasniqi ėshtė i disponuar kundėr deputetėve dhe se ai ėshtė njeriu i Qeverisė nė Kuvend. Lajmet qendrore tė RTK-sė mė parė se ngjarje tė qytetarėve e pėr ta, paraqesin opinione zyrtare: prej ndonjė kėshilltari ministrie tė cilit nė atė edicion lajmesh ia mėsojmė emrin e deri te Lamberto Zannieri e Daniel Friedi.

RTK-ja dhe Jakupi janė tė lidhur drejtpėrdrejtė jo vetėm pėr shkak se i tillė ėshtė transmetimi i seancave tė kuvendit nė RTK. Nė transmetimin e sė enjtes tė seancės plenare tė Kuvendit tė Kosovės, pra me 4 dhjetor, menjėherė pas miratimit tė rendit tė ditės, njė deputet ngulte kėmbė nė marrjen e fjalės. Pėrgjatė mė shumė se 5 minutave sa zgjati konfrontimi i kėtij deputeti me Jakup Krasniqin, kamerat e RTK-sė as edhe njėherė nuk e treguan se cili ishte ky deputet.

Atij vetėm i dėgjohej zėri nga pas kamerės (atėherė kur duhej tė lėshohej zėri nė transmetim pėr ta dėgjuar Jakupin duke qortuar), pėrderisa nė televizor e shihnim Jakup Krasniqin me kryesinė e Kuvendit. RTK-ja censuron zėrat kundėrshtues jashtė institucioneve, por i censuron edhe zėrat kundėrshtues brenda tyre. RTK-ja censuron Kundėrshtimin. Pėr shkak se kundėrshtimi dėshmon pakėnaqėsinė, qė ua prish idilikėn pushtetit, atė Kosovė qė ky pushtet dėshiron ta bindė popullin se ekziston.

Nėse e kundėrshton regjimin a Qeverinė, atėherė RTK-ja eventualisht tė interviston nė program tė mėngjesit. Njė shoqe imja bėn shaka duke thėnė qė Lėvizja VETĖVENDOSJE! duhet tė llogarisė nė nxėnėsit e shkollave fillore, sepse nėnat e tyre duke i bėrė fėmijėt e tyre gati pėr shkollė kanė qenė duke mė shikuar mua nė programin e mėngjesit tė RTK-sė. Me kėtė RTK qė kemi tash, nė njė situatė politike dhe ekonomike qė sa vjen e rėndohet, zėrat se publiku duhet ta spastrojė njėherė oborrin e vet para se tė ballafaqohet me pushtetin, sigurisht se do tė vijnė duke u shtuar.


Fjalimi para ndėrtesės sė UNMIK-ut dhe EULEX-it nė demonstratėn e 2 dhjetorit

Shkruar nga Albin KURTI
Prishtinė, 2 dhjetor 2008

Tė dashur qytetarė tė Kosovės, pjesėmarrės tė kėsaj demonstrate,
Sot, e kemi bėrė dimrin pranverė...
Kundėrshtimi i 6-pikėshit qė e bėjnė Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi ėshtė kundėrshtim taktik dhe verbal. Kundėrshtimi ynė ėshtė parimor dhe nė vepėr, nė demonstratė. Dallimi themelor nuk ėshtė ndėrmjet kundėrshtimit tė butė dhe pranimit, por ndėrmjet kundėrshtimit tė butė dhe kundėrshtimit tė fuqishėm. Dallimi themelor politik nė Kosovė nuk ėshtė ndėrmjet Fatmir Sejdiut dhe Pieter Feithit, ndėrmjet Hashim Thaēit dhe Yves De Kermabonit, por ndėrmjet qytetarėve qė s’po i pyet kush pėr asgjė dhe Fatmir Sejdiut e Hashim Thaēit qė duan t’i ruajnė pozitat e tyre.

Krejtėsisht njėsoj, dallimi themelor nuk ėshtė midis Planit tė Ahtisaarit dhe 6-pikėshit por midis njė shteti normal dhe njė shteti me Plan tė Ahtisaarit. 6-pikėshi ėshtė shtojcė e Planit tė Ahtisaarit. Nė negociatat e Vjenės politikanėt e Kosovės e kanė ndarė Kosovėn mbi baza etnike – e kanė ndarė territorin, institucionet dhe trashėgiminė kulturore. Nė kėtė mur kėtu, qė e mbron regjimin prej qytetarit, para tri vjetėve e gjysmė e patėm shkruar pėr herė tė parė Jo Negociata – VETĖVENDOSJE! . UNMIK-ut nuk i mjafton tė manipulojė politikanėt, por ai mori fėmijėt e shkollės fillore, i manipuloi ata, pėr tė bėrė vizatime te vendi i parullave. Sot, mu nė kėtė mur po e shkruajmė UNMIKolonializėm dhe EULEX-Made in Serbia.

Mos iu besoni deklaratave tė politikanėve e diplomatėve. Dokumentet kanė rėndėsi, jo deklaratat. Politikanėt shkojnė e vijnė por dokumentet mbesin. E, dokumenti mė i ri ėshtė ky 6-pikėshi i Ban Ki-moonit. Kėshilli i Sigurimit, pėrmes deklaratės presidenciale, e ka pranuar raportin e Ban Ki-moon-it ku janė edhe 6 pikat. Me kėto 6 pika legalizohen strukturat paralele tė Serbisė dhe situata e veriut tė Kosovės riprodhohet anekėnd Kosovės kudo ku ėshtė njė lagje apo njė fshat i banuar me serbė. Me 6-pikėshin Serbia u shpėrblye pėr krejt dhunėn e saj para e pas shpalljes sė pavarėsisė.

EULEX-i nuk do t’i shpėrbėjė strukturat e Serbisė. EULEX-i do tė bashkėpunojė me to, sepse EULEX-i nė Kosovė vjen nė marrėveshje me Serbinė:

1) EULEX-i bazohet nė Rezolutėn 1244;

2)EULEX-i do tė jetė neutral ndaj statusit, dmth. EULEX-i konsideron se statusi ende nuk ėshtė zgjidhur, pra ai ėshtė kundėr pavarėsisė;
3)EULEX-i do tė futet brenda UNMIK-ut tė rikonfiguruar nė bazė tė 6-pikėshit;
4) EULEX-i do tė ketė fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovės, pra ai do tė jetė Qeveri mbi Qeverinė;
5)EULEX-i do tė ketė imunitet nga ndjekjet penale nė Kosovė: ligji ynė nuk i kap kėta;
6) EULEX-i do tė ketė zyre nė Beograd, jo edhe nė Tiranė;
7) EULEX-i po vjen pa referendum nė Kosovė, pa pėlqimin e popullit.

EULEX-i dėshiron t’i mirėmbajė dy iluzione: se Kosova po i afrohet BE-sė dhe se Kosova ėshtė e pandarė. E para, Kosova ėshtė sė paku 10 vjet larg BE-sė kurse jo vetėm qė Kosova ėshtė e ndarė por edhe BE-ja ėshtė e ndarė rreth Kosovės. EULEX-i dėshiron ta maskojė edhe ndarjen e Kosovės por edhe ndarjen e BE-sė pėr Kosovėn: sepse, edhe shtetet evropiane qė janė kundėr pavarėsisė janė pėr EULEX-in.

Sot, i refuzohet viza EULEX-it dhe sot Lamberto Zannieri shpallet persona non-grata. Ne po bėjmė atė qė s’po e bėn shteti i Kosovės. Krerėt e shtetit nuk e kanė mendjen te Kosova. Ata e kanė mendjen te xhipat, te sekretareshat dhe te tenderat. Kėta politikanė as nuk janė tė gatshėm tė bijnė nė burg dhe as tė luftojnė. Deri kėtu nuk kemi ardhur si rezultat i takimeve e konferencave por si rezultat i demonstratave dhe luftės ēlirimtare, jo si rezultat i njerėzve me kravata por si rezultat i gjakut tė derdhur pėr liri tė dėshmorėve dhe martirėve tė kombit.

Sot, shpallet fillimi i operimit tė EULEX-it. Mirėpo, sot shpallet edhe kundėrshtimi dhe delegjitimimi i tij me kėtė demonstratė. EULEX-i nuk ėshtė mirėpritur. EULEX-i ėshtė pritur dhe do tė pritet me protesta e demonstrata kundėr tij. UNMIK-u duhet tė largohet nga Kosova. Andaj, UNMIK-ut dhe EULEX-it iu themi: JASHTĖ, JASHTĖ...!

Populli i Kosovės nuk ka nevojė pėr policė e gjykatės ndėrkombėtar, por veriu i Kosovės ka nevojė pėr policė e gjykatės tė Kosovės. Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi, por edhe politikanė tė tjerė qė e duan dhe iu pėlqen EULEX-i, le ta marrin EULEX-in e le ta ēojnė te shpia e tyre e jo tė na e ngarkojnė neve nė qafė.

Rroftė Kosova! Rroftė populli shqiptar!


Politika e Rilindjes

Ndonėse Shqipėria e 1913-s mbeti me territor tė zvogėluar, shqiptarėt atėbotė e lanė shtegun hapur pėr korrigjim historik. Shteti ishte kushti i ndaljes sė humbjes sė territorit. Aty ku nuk kishim shtet, apo me saktė, aty ku shteti ishte i huaj, rrudhja vazhdoi.

Nga Albin KURTI
Prishtinė, 27 nėntor 2008

4 vilajetet e banuara me shumicė shqiptare ( Vilajeti i Shkodrės, i Kosovės, i Manastirit dhe i Janinės) kishin gjithsej njė sipėrfaqe prej rreth 92.000 kilometra katrorė. Nė vitin 1913, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, shteti i Shqipėrisė pėrfundoi me mė pak se 29.000 kilometra katrorė. Rėnia e Perandorisė Osmane dhe tėrheqja e saj nga Ballkani po pasohej me krijimin dhe zgjerimin e shteteve kombe. Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria u zgjeruan e u ngushtuan nė llogari tė njėra-tjetrės, por mbi tė gjitha u zgjeruan nė llogari tė shqiptarėve. Shtetit tė porsaformuar tė Shqipėrisė i mbeti jashtė 60 % e popullatės shqiptare dhe 2/3 e territorit. Ndaj shqiptarėve tė mbetur nė shtete tė huaja filloi gjenocidi: vrasjet, persekutimet, dėbimet masive. Gati njė shekull mė vonė shteti i Shqipėrisė e ka po atė madhėsi territoriale, porse trevat e banuara me shqiptarė jashtė shtetit tė Shqipėrisė nuk janė as 1/3 e njė shekulli mė parė.

Po mirė, kjo ėshtė e tėra histori qė tani s’ndryshohet dot, apo jo? Problemi ėshtė se kjo nuk ėshtė histori. Kjo po ndodh edhe sot e kėsaj dite. Pas luftės sė fundit nė Kosovė, u humb Veriu i Kosovės, kurse me projektin e decentralizimit dhe kėto 6 pikat e Ban Ki-moonit, Serbia po bėn pėrpjekje qė situatėn e Veriut tė Kosovės ta riprodhojė nė veriperėndim dhe nė lindje tė Kosovės. Serbisė sė papenduar pėr krimet nga e kaluara iu pranua kėrkesa qė tė njihet brenda Kosovės pa e njohur ajo Kosovėn. Nė anėn tjetėr, nė jug tė Shqipėrisė, Greqia po e rrit artificialisht numrin e minoritarėve grekė, po i ndėrsen ata kundėr Shqipėrisė, ndėrkohė qė nuk e pranon gjenocidin mbi ēamėt dhe nuk ua kthen pronat atyre. Greqia ėshtė anėtare nė NATO, qė muaj mė parė ka blerė armatim nga Rusia dhe ėshtė anėtare e BE-sė qė nuk pranon se ka minoritete nė Greqi.

Zvogėlimi i territorit gjithsesi do tė thotė zvogėlim i resurseve natyrore dhe i hapėsirės pėr jetė, zvogėlim i mirėqenies dhe i mundėsive pėr zhvillim. Trevat e banuara me shqiptarė nė Ballkan e kanė dendėsinė mė tė madhe tė popullatės, diaspora shqiptare shtohet si asnjė tjetėr me shqiptarė tė rinj qė e lėshojnė vendin e tyre, kurse standardi i jetesės sė shqiptarėve pėrgjithėsisht ėshtė mė i ulėti nga tė gjitha kombet e tjera nė rajon. Pasojat e zvogėlimit tė territorit dikur dhe sot kanė ndikuar mė sė shumti pėr tėrė kėtė.

Tė gjithė e kemi dėgjuar atė thėnien se kush nuk e mėson historinė, i pėrsėritet ajo. Pėr neve shqiptarėt mbase do tė mund tė thuhej edhe e kundėrta. Ne nuk e kemi mėsuar historinė pikėrisht sepse ajo na ėshtė pėrsėritur aq shumė. Historinė e kemi konsideruar si diē tė shkuar qė mbetet nė tė shkuarėn. Pėrsėritja e shpeshtė e historisė ose aspekteve tė saj ka bėrė qė tė insistojmė se kohėn qė po e jetojmė ėshtė kohė e re dhe se kėto pėrgjithėsisht janė kohėra tė reja tash. Mirėpo, aq shpesh ėshtė pėrsėritur historia dhe historitė, saqė ato s’janė mė histori, por njėfarė aktualiteti jashtėkohor. Ajo qė tashmė ka ngjarė disi po na ngjan pėrherė. Si diēka e shkuar por pėr tė mos shkuar.

Megjithėkėtė, ka diēka qė nuk mund tė thuhet se u pėrsėrit. Dhe, sa keq qė ėshtė kėshtu! Elitat politike tė para njė shekulli i kishim mė tė ndershme, mė largpamėse dhe mė patriotike sesa qė i kemi sot gjithandej kufijve qė na ndajnė. Nevojėn pėr shtet nė shėrbim tė mbrojtjes sė popullit, rėndėsinė e forcės nė politikė, nevojėn pėr komb tė konsoliduar, e kishin mė tė qartė dhe mė afėr zemrės politikanėt shqiptarė tė para njė shekulli sesa kėta tė sotmit. Politikanėt e Rilindjes Kombėtare e formėsuan kombin dhe e ndėrtuan shtetin. Politikanėt e sotėm nuk e avancojnė as shtetin dhe as kombin, kurse ato qė i gjetėn tė gatshme mė shumė i dėmtuan sesa qė i pasuruan. Ata mė shumė u morėn sesa qė u dhanė shqiptarėve dhe Shqipėrisė.

Shqiponja, shqipja, Shqipėria. Njė flamur, njė gjuhė, njė komb. Njė shekull mė parė e pėrbashkėta jonė u vendos nė qendėr. Dallimet fetare e krahinore mbetėn ashtu siē zaten edhe ishin – tė rėndėsisė sė dorės sė dytė. Ndonėse Shqipėria e 1913-s mbeti me territor tė zvogėluar, shqiptarėt atėbotė e lanė shtegun hapur pėr korrigjim historik. Shteti ishte kushti i ndaljes sė humbjes sė territorit. Aty ku nuk kishim shtet, apo me saktė, aty ku shteti ishte i huaj, rrudhja vazhdoi. Mirėpo, nė periudhėn qė i parapriu Lidhjes sė Prizrenit e deri te pavarėsia e Shqipėrisė, ne shqiptarėt u bėmė njė komb nė kuptimin modern tė fjalės. Pikėrisht atėherė u hodhėn themelet e mundėsisė pėr brezat e ardhshėm pėr korrigjim historik dhe pėrparim. Komb-bėrja shqiptare, nė thelb tė sė cilės ėshtė data 28 Nėntor, frymėzoi rezistencėn politike dhe shoqėrore tė shqiptarėve pėrgjatė shekullit XX. Ajo bėri qė okupatorėt e ndryshėm tė mos mund t’i zhbijnė apo asimilojnė shqiptarėt.

Politika e Rilindjes Kombėtare, mė parė se qėllim, kishte ideal: tė arriturat e saj ishin pasoja pėrgjatė rrugėtimit nė ndjekjen e njė ideali tė pėrbashkėt. Mėnyra e tyre e politikės dhe organizimit nuk ka qenė kurrė mė aktuale sesa sot.


Fjalimi i Albin Kurtit nė demonstratėn e 19 nėntorit 2008

Prishtinė, 19 nėntor 2008

Tė dashur qytetarė, pjesėmarrės tė kėsaj demonstrate,

Ne jemi mbledhur sot kėtu, qė t’i themi JO ndarjes sė Kosovės. Kosova duhet tė jetė sovrane, pėr tė duhet tė vendos populli dhe vetėm populli.

Po thonė se EULEX-i ėshtė neutral. Ky neutralitet i bie njėfarė paanshmėrie ndaj tė dy palėve. Neutraliteti i nėnkupton dy anė, dy palė. Neutraliteti i EULEX-it thotė se ēėshtja e Kosovės i ka dy anė, i ka dy palė. Njėra palė ėshtė Kosova vetė kurse pala tjetėr ėshtė Serbia. Prandaj, neutraliteti i EULEX-it e legjitimon Serbinė si palė nė Kosovė.

Vetėm nė luftėn e fundit Serbia ka vrarė 12.000 njerėz, afėr 20.000 femra janė tė dhunuara, janė 2.000 veta ende tė pagjetur, kufomat e tė cilėve ndodhen diku nė Serbi nė varrezat masive apo nė shkritore tė djegur, i ka deportuar jashtė Kosovės afėr njė milion e mbi njė million i kanė dėbuar nga shtėpitė e veta. E, tash prapė Serbia do qė tė vendos pėr Kosovėn.

Nėse EULEX-i ėshtė neutral ndaj statusit tė Kosovės ne, qytetarėt e Kosovės, nuk jemi neutral ndaj statusit tė Kosovės dhe nuk mund tė jemi neutral ndaj EULEX-it.

Prezenca ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė e pranueshme, mirėpo: e para, ajo duhet tė jetė nė marrėveshje me Kosovėn dhe jo me Serbinė; dhe, e dyta, ajo duhet tė jetė ndihmuese pėr neve e jo sunduese mbi ne, ajo duhet tė kėshillojė e jo tė ketė fuqi ekzekutive.

Edhe krerėt e institucioneve tė Kosovės kanė thėnė se Plani i Ahtisaarit ishte ēmim i pavarėsisė, ishte koncesion joparimor pėr t’ia bėrė qejfin Serbisė qė ajo tė na e pranojė pavarėsisė. Por tash kur Serbia nuk na pranon, kur ajo financon strukturat paralele, tė cilat e kontrollojnė ēerekun e territorit tė Kosoves pėr tė na e rrėnuar pavarėsinė pėrbrenda, ėshtė absurde, ėshtė ēmenduri, qė ne ta zbatojmė Planin e Ahtisaarit ose qė ai tė jetė pozita politike e institucioneve tona.

Insitucionet e Kosovės para se t’i ofrojnė plane faktorėve ndėrkombėtarė, duhet t’i ofrojnė plane popullit tė Kosovės. Plani 4-pikėsh qė ia ofruan dje z. Daniel Fried do tė pėrfundojė nė qėndrim i palės kosovare nė negociatat e ardhshme me Serbinė. Do tė thonė qė ‘Serbia po i lyp 6 pika, ju po i lypni 4 pika – hajdeni tash takohuni diku nė mes!’ Prandaj, nuk mjafton t’i themi JO 6 pikave tė Ban Ki-moon-it, por duhet t’i themi JO edhe ēfarėdo negociatave dhe pazari pėr vendin tonė. Nė vend se t’i ofrojnė plane ndėrkombėtarėve, duhet t’i ofrojnė plan popullit tė Kosovės. Plani qė do t’ia ofronin popullit tė Kosovės do tė bėhej strategji pėr t’i mobilizuar tė gjitha forcat tona intelektuale dhe fizike pėr ta bėrė Kosovėn sovrane dhe tė pandashme. Nėse mė herėt fjala kryesore e politikanėve ishte pavarėsia tash e tutje fjala e tyre kryesore duhet tė jetė sovraniteti.

Kėrkesa e Boris Tadiqit pėr ta ndarė Kosovėn ka kuptim vetėm nėse ai ėshtė i gatshėm qė kėrkesėn e tij ta bėjė parim universal. Pra, nėse ai ėshtė i gatshėm qė tė ndahet Serbia. Nuk mund tė jetė e pranueshme qė Boris Tadiqi nė njėrėn anė don qė serbėve nė Kosovė t’ua sajojė njė republikė tė veēantė brenda Kosovės ngjashėm si nė Bosnje kurse shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės nuk ua lejon as pėrdorimin e flamurit kombėtar dhe as universitetin. Stabiliteti nė Ballkan edhe mė tutje po bėhet nė kurriz tė shqiptarėve – nuk po bazohet nė drejtėsi, nuk po bazohet nė barazi.

Ka rrezik qė kundėrshtimin e 6-pikave tė Ban Ki-moon-it, Sejdiu e Thaēi ta keqpėrdorin nė dy drejtime. E para ėshtė, qė nė emėr tė kėtij kundėrshtimi ta zbatojnė decentralizimin. Dhe, e dyta, t’i shesin shpejt e shpejt dhe shumė lirė KEK-un, PTK-nė, Aeroportin, Trepēėn e ndėrmarrje tjera qė janė ndėrtuar me djersėn e kėtij populli pėrgjatė gjithė shekullit njėzet. Kosovės i duhet sovraniteti para decentralizimit dhe i duhet dekolonizimi para privatizimit.

Nė kėtė botė nuk ka drejtėsi pėr njerėzit pasivė. Prandaj, angazhohuni pėr ēėshtje politike por edhe pėr ēėshtje sociale dhe ekonomike. Nė demonstrata nė Prishtinė, por edhe nė protesta nė qytetin tuaj, lagjen tuaj a nė fshatin tuaj. Ne duam tė jemi tė lirė sikurse popujt tjerė dhe tė barabartė me popujt tjerė. Ne nuk duam t’i dominojmė tė tjerėt por as nuk do tė lejojmė tė dominohemi prej tė tjerėve. Ne duam jetė normale, nė njė shtet normal, me zhvillim normal. Pėr kėtė synim tonin tė pėrbashkėt, mirupafshim nė demonstrata tė ardhshme.


Qeveria e Kosovės nuk ēan kokėn pėr kufijtė e Kosovės

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 27 tetor 2008

Secili po e fiton atė qė po e kėrkon. Jo aq sa po e kėrkon, pra jo nė masėn e dėshirueshme, por gjithsesi atė kategori dhe brenda saj. Qeveria e Kosovės po kėrkon njohje pėr Kosovėn. Njohje edhe po fiton – jo nga 100 shtete, siē pat premtuar, por nga 50 deri mė tani. Qeveria e Serbisė po kėrkon territor. Atė edhe po e fiton ajo, anipse jo aq shumė ēfarė i ka aspiratat. Mirėpo, e gjithė kjo po ngjan nė Kosovė e pėr Kosovėn. Kosova ėshtė fushėbeteja nė tė cilėn e pėr tė cilėn vazhdojnė tė bėjnė gara Qeveria e Kosovės dhe Qeveria e Serbisė. E gjithė kjo mė shumė se 8 muaj pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės thuajse ajo nuk u shpall fare.

Asimetria nuk pėrfundon kėtu. Kundėrshtimi i njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia, dhe angazhimi i saj diplomatik nė kėtė aspekt, po i ndihmon Qeverisė sė Kosovės qė njohjen e mėtutjeshme tė pavarėsisė ta mbajė prioritet. Ama edhe Qeveria e Kosovės po e ndihmon atė tė Serbisė. Pėrderisa Qeveria e Serbisė e kundėrshton dhe e pengon Kosovėn nė kėrkimin e njohjeve tė reja, Qeveria e Kosovės ia lehtėson punėn Serbisė pėr apetitet territoriale tė saj. Qeveria e Kosovės nuk ēan kokėn pėr kufijtė e Kosovės, nuk e kundėrshton decentralizimin dhe, pėr mė keq, ėshtė zotuar se do ta zbatojė atė. Komuna tė reja serbe parashihet tė instalohen para se tė mbahen zgjedhjet e reja. Nė masė tė madhe decentralizimi vetėm sa do ta formalizojė dhe legalizojė gjendjen ekzistuese ku ēerekun e territorit tė Kosovės e kontrollojnė strukturat paralele tė Serbisė.

Plani i Ahtisaarit qė ndodhet brenda nė Kushtetutėn e Kosovės por edhe sipėr saj, nuk e parasheh decentralizimin e qytetit tė Prishtinės. Afėr gjysmė milioni banorė do tė vazhdojnė ta kenė njė zyre. Popullata e Parteshit, me mė pak se 1% banorė krahasuar me Prishtinėn, do tė bėhet me komunė tė veēantė. Prishtina ka shumė banorė e pak territor, dhe nuk ėshtė menduar decentralizimi pėr tė.Vetėm atje ku ka pak banorė (serbė, natyrisht) dhe shumė territor do tė ketė decentralizim dhe komuna tė reja. Komunat janė njėsi administrative dhe territoriale. Decentralizimi ashtu siē ėshtė menduar nė Kosovė nuk e ka nė fokus njeriun (dhe nevojat e tij pėr shėrbime mė tė mira publike) por territorin (dhe politikėn qė e pretendon atė). Komunat e kėtij lloji tė decentralizimit e vendosin shumė mė lart aspektin territorial (gjithnjė mbi baza etnike) tė komunave sesa atė administrativ. Nuk do tė decentralizohen zonat urbane, nuk do tė decentralizohen qytetet ku ka shumė banorė (me pėrjashtim tė veriut tė Mitrovicės meqė i banuar me serbė, natyrisht) por do tė decentralizohen vetėm zonat rurale me shumė territor (nėse ato janė tė banuara me serbė, natyrisht).

Situatėn e bėn edhe mė tė rėndė fakti se zonat kufitare tė Kosovės kanė gjithnjė e mė pak banorė. Gollaku, Shala e Bajgora, Bjeshkėt e Rugovės etj. janė ēdo herė e mė tė zbrazura nga njerėzit. Prishtina ėshtė dyfishuar pikėrisht pėr shkak se pjesėt tjera, posaēėrisht ato kufitare, janė rralluar ndjeshėm. Zbrazja e dhjetėra fshatrave kufitare nė kohėn kur nuk kemi ushtri dhe policinė ‘tonė’ nuk e kontrollojmė ne, sigurisht se paraqet rrezik tė madh pėr vendin tonė. Xhandarmėria dhe ushtria serbe janė fare pranė kufirit gjithmonė duke vėzhguar kah Kosova. Nė anėn tjetėr tė kufirit tė Kosovės janė eventualisht fshatarėt e rrallė dhe patrullat edhe mė tė rralla tė KFOR-it. Kur tė formohet komuna e Ranillugut, kufiri i Serbisė hyn brenda Kosovės si thikė ngjashėm sikurse nė rastin e veriut e Kosovės. Madje, serbėt mė ekstremistė nė Kosovė nuk janė nė veri por pikėrisht nė Ranillug.

Nė pranverėn e vitit 1999, Serbia tepėr shpejt e pat zbrazur Kosovėn nga mė shumė se gjysma e shqiptarėve. Prandaj, kjo gjė asaj nuk ka se si tė mos i ketė mbetur ėmbėl. Apetitet e saj pėr territorin e banuar me shqiptarė por pa shqiptarė nuk ka se si tė jenė tretur. Pėr mė tepėr, gjatė bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė, shumica dėrrmuese e tė dėbuarve shqiptarė kanė qenė nga qytetet e jo nga fshatrat. Nė kohėn e luftės, qytetet, mė parė se fshatrat, u patėn zbrazur prej njerėzve. Fshatra tė tėrė u patėn bėrė si qytete nga mizėria e njerėzve tė dėbuar e tė shpėrngulur. Mė pas shumė nga ata u deportuan krejtėsisht jashtė prej Kosovės. Tash, nė kohėn e paqes, fshatrat, e sidomos ato nė zonat kufitare, u zbrazėn prej njerėzve. Qytetet, e sidomos Prishtina, vlojnė nga njerėzit si asnjėherė mė parė.

Kjo dyndje e popullatės nė Prishtinė dhe rreth Prishtinės ėshtė nė kundėrshtim me interesin e Kosovės pėr integritet territorial dhe kufij tė mbrojtur. Plani urbanistik i Prishtinės duhet t’i subordinohet interesit pėr sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės. Pėrveē Qeverisė sė Kosovės edhe Isa Mustafa mban pėrgjegjėsi qė Prishtina do tė bėhet me njė milion banorė duke u zbrazur kėshtu fshatrat. Kjo gjithsesi ėshtė e pafavorshme edhe sa i pėrket zhvillimit ekonomik e ruajtjes sė ambientit, mirėpo kėtu po e theksoj vetėm aspektin e sigurisė. Unaza e re rreth qytetit, lagjet e reja tė banimit me pallate qė qysh tash pėr ēdo ditė mbijnė si kėrpudhat, nuk dotė na e bėjnė mė tė lehtė jetėn e mė tė ndritshme perspektivėn. Pėrkundrazi. Prandaj, Isa Mustafa nuk duhet tė lejojė qė Prishtina tė na bėhet me 1 milion banorė e Kosova tė zbrazet. Ose, sė paku, Isa Mustafa nuk duhet tė lejohet qė ta lejojė kėtė gjė.


Kosova - shtet i ri pėr kombin shqiptar, e jo komb i ri pėr shtetin

Nė kohėn kur Kosovėn duan ta shndėrrojnė nė njė Bosnje tė dytė (protektorati evropian lart, ndarja mbi baza etnike poshtė, dhe politikanėt si njerėzit mė tė pasur nė vend ndėrmjet kėtyre) kurse popullin shqiptar ta kosovarizojnė (pėr ta dobesuar elementin shqiptar sepse duhet mirėmbajtur koncepti i multi-etnicitetit paēka se serbėt janė vetėm 5%), po bėhet e qartė se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė shtetit por pėr njė shtet tė kombit; se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė ri tė shtetit tė Kosovės por pėr njė shtet tė ri gjithėpėrfshirės pėr shqiptarėt.

Nga Albin KURTI
E mėrkurė, 22 tetor 2008

Dobia e bashkimit kombėtar ėshtė e shumėfishtė

Historia pėrbashkėt, kryengritjet dhe rezistenca e vazhdueshme, gjuha shqipe, doket, zakonet, kultura, tradita, shėrbimet tregtare dhe vazhdimėsia territoriale e shqiptarėve e kanė ndėrtuar ndjenjėn e pėrkatėsisė te kombi shqiptar. Pėrkundėr kėsaj, shqiptarėt kanė mbetur tė ndarė dhe jetojnė nė sisteme tė ndryshme politike dhe shoqėrore, nė shtete tė ndryshme. Kjo mospėrputhje ka shkaktuar mospėrmbushje, mosrealizim tė vetes sonė, dhe pėr pasojė njė dinjitet tė parestauruar. Dobia e bashkimit kombėtar ėshtė e shumėfishtė. Ajo do ta dyfishonte tregun shqiptar duke rritur investimet e huaja, duke pėrmirėsuar pozitėn e prodhuesve vendorė, duke rritur mbrojtjen prej ndikimeve negative tė tregut botėror nė ēmimet e brendshme, duke sajuar komplementaritet ndėrmjet Shqipėrisė, Kosovės dhe viseve tė tjera: ēka nuk e prodhon njėra, e prodhon tjetra etj. Me njė fjalė do tė ngjante forcimi yni i pėrgjithshėm ekonomik.

Aktualisht, nė Ballkan kemi njė stabilitet tė brishtė dhe afatshkurtėr pikėrisht pėr shkak se ky stabilitet mbahet nė kurriz tė shqiptarėve. Nuk ka reciprocitet ndėrmjet tė drejtave tė shqiptarėve atje ku ata janė minoritet nė shtet fqinje dhe tė drejtave tė atyre minoriteteve aty ku shqiptarėt janė shumicė. Serbėt qė janė 5% nė Kosovė kanė mė shumė tė drejta sesa shqiptarėt qė janė afėr 1/3 e popullsisė nė Maqedoni, e tė mos flasim pėr Luginėn e Preshevės. Nga 218 policė nė komunėn e Preshevės, 119 janė shqiptarė kurse nga 9 prokurorė 5 janė serbė e vetėm 4 shqiptarė ndonėse 92% tė popullatės nė komunėn e Preshevės janė shqiptarė. Nė komunėn e Bujanocit 61% janė shqiptarė por nga 286 policė vetėm 106 janė shqiptarė, ndėrsa janė 10 prokurorė serbė dhe vetėm njė prokuror shqiptar! Kjo asimetri e tė drejtave s'mund tė jetė formulė stabiliteti, por formulė pėr konflikte nė tė ardhmen.

Shqiptarėve pėrherė u ėshtė rrudhur territori

Shqiptarėve pėrherė u ėshtė rrudhur territori. Kur u shpall pavarėsia e Shqipėrisė nė vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorė qė populloheshin me shumicė nga shqiptarėt, kurse sot, mė pak se njė shekull mė vonė, ne popullojmė rreth 46.000 kilometra katrorė, pra gjysmėn e asaj qė dikur ishte tokė jona. Edhe pas luftės sė fundit ne humbėm territor, mbetėm pa veriun e Kosovės, ndėrkaq prej vitit 1999 e deri mė sot janė shpėrngulur afėr 30.000 shqiptarė nga Lugina e Preshevės prej tė cilėve diēka mbi 11.000 jetojnė vetėm nė komunėn e Gjilanit nė Kosovė. Shqiptarėt mbase kanė fituar mė shumė tė drejta e liri pėrgjatė shekullit XX, mirėpo ata kanė humbur territor, ndėrkohė qė politikanėt janė ngjitur lart nė hierarkinė e pushtetit nė masėn nė tė cilėn e kanė braktisur konceptin dhe projektin e bashkimit kombėtar. Faktorėt ndėrkombėtar kanė ndėrmjetėsuar midis agresivitetit tė pretendimeve hegjemoniste tė Beogradit dhe Athinės nė njėrėn anė dhe pasivitetit tė Tiranės, Prishtinės e Shkupit nė anėn tjetėr.

Nuk ka status quo - ose do tė lėvizin njerėzit, ose kufijtė...

Nuk ka status quo. Ose do tė lėvizin njerėzit, ose kufijtė. Pra, ose do tė vazhdojnė tė shpėrngulen shqiptarėt dhe t'u zvogėlohet areali atyre, ose do tė korrigjohen kufijtė. Shqiptarėt bėnė aq shumė kompromise pėr hir tė paqes e cila i la pa liri dhe pa mirėqenie (sidomos nė krahasim me fqinjtė e tij). Duke filluar nga Marrėveshja e Rambujesė e duke vazhduar me atė tė Konēulit e Ohrit pėr tė pėrfunduar te Plani i Ahtisaarit, shqiptarėt fitonin paqen porse dorėzonin armėt, i ktheheshin jetės normale porse vazhonte diskriminimi. Nė situatėn me pak apo aspak zhvillim ekonomik, me varfėri tė gjerė e papunėsi qė rritet, me ushtri tė vogėl apo pa tė fare, shqiptarėt nuk kanė perspektivė tė ndritshme. Pėr paqe e stabilitet tė qėndrueshėm duhet reciprocitet midis kombeve, popujve dhe shteteve. Pėr zbrapsje tė apetiteve tė fqinjve tė shqiptarėve duhet bashkimi i shqiptarėve. Shqiptarėt nuk ia vlen ta presin integrimin nė BE pėr t'u integruar mes vete. Aq mė tepėr qė nė BE kufijtė ndėrmjet shteteve nuk dobėsohen por forcohen. Kufijtė ndėrmjet shteteve tė BE-sė pėr njėra-tjetrėn janė mė tė fortė se kurrė mė parė. Kufijtė janė zbutur pėr individėt, por jo edhe pėr shtetet.

Kufiri ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė ėshtė i dobėt si asnjėherė mė parė pėr francezėt e gjermanėt porse mė i fortė se kurdoherė tjetėr pėr Francėn e Gjermaninė. Vetėm kur Gjermania hoqi dorė nga krahinat e Alzasit dhe Lorenės u krijuan kushtet pėr paqe tė qėndrueshme ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė. Vetėm kur pretendimet territoriale tė Gjermanisė pushuan, vetėm kur Gjermania e Franca s'kanė mė konteste territoriale, u krijuan kushte tė vėrteta pėr paqe afatgjate dhe pėr vetė BE-nė si tė tillė. Integrimi i Shqipėrisė dhe Kosovės nė BE e forcon kufirin ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės.

Nė kohėn kur Kosovėn duan ta shndėrrojnė nė njė Bosnje tė dytė (protektorati evropian lart, ndarja mbi baza etnike poshtė, dhe politikanėt si njerėzit mė tė pasur nė vend ndėrmjet kėtyre) kurse popullin shqiptar ta kosovarizojnė (pėr ta dobesuar elementin shqiptar sepse duhet mirėmbajtur koncepti i multi-etnicitetit paēka se serbėt janė vetėm 5%), po bėhet e qartė se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė shtetit por pėr njė shtet tė kombit; se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė ri tė shtetit tė Kosovės por pėr njė shtet tė ri gjithėpėrfshirės pėr shqiptarėt.

Pjesė e fjalimit tė mbajtur nė Universitetin Evropian tė Tiranės, mė 17 tetor 2008


Kosovarizimi dhe multi-etnicitetii

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 9 tetor 2008

Shteti i Kosovės nuk ėshtė shteti mė i ri nė botė sepse shteti i Kosovės nuk ėshtė i ri. Kėso shteti kishte edhe para shpalljes sė pavarėsisė me 17 shkurt 2008. Shteti mbeti ashtu siē kishte qenė: nė duart e misioneve civile e tė pranisė ushtarake ndėrkombėtare por edhe tė strukturave tė Serbisė nė ēerekun e territorit. Edhe shteti i pavarur i Kosovės vazhdon tė jetė shtet i pavarur nga Kosova. Njohja nga jashtė nuk na e dhuron dot shtetin brenda. Shteti edhe mė tutje mbeti nė duar tė huaja dhe prandaj nuk ka ndonjė farė rritje cilėsore tė pushtetit tė Qeverisė pas shpalljes sė pavarėsisė. Pavarėsia e cila nuk u parapri me vetėvendosje, nuk u pasua me sovranitet. Kosova e pavarur nuk ėshtė sovrane dhe nuk ka integritet territorial. Pushteti pėr ta ndryshuar gjendjen socio-ekonomike dhe pėr tė garantuar mbrojtje e siguri pėr qytetarėt nuk vjen prej shpalljes dhe as njohjes sė pavarėsisė por prej sovranitetit.

Politikologėt Pal Kolsto dhe Helge Blakkisrud e definojnė shtet-bėrjen si themelim tė fushės administrative, ekonomike dhe ushtarake tė shteteve funksionale. Kjo ngėrthen vendosjen e kontrollit tė kufijve, sigurimin e monopolit tė fuqisė detyruese nė territorin e shtetit si dhe etablimin e sistemit tatimor. Kolsto dhe Blakkisrud kėto i quajnė aspekte ‘tė forta’ tė ndėrtimit tė shtetit, pėr tė theksuar se apekti mė fundamental i shtet-bėrjes pėrfshin vendosjen e kontrollit fizik mbi territorin. Pėrveē aspekteve ‘tė forta’ tė shtetbėrjes, ata pėrkufizojnė edhe aspeketet ‘e buta’ tė konsolidimit tė shtetit, qė i quajnė komb-bėrje: ndėrtimin e njė identiteti tė pėrbashkėt, ndjenjėn e unitetit nė popullatėn e shtetit pėrmes propagandės, shkollimit, ideologjisė dhe simboleve shtetėrore. Kjo ndiqet nga udhėheqėsit shtetėrorė, intelektualėt, edukatorėt dhe tė tjerėt qė pėrpiqen t’ia japin shtetit cilėsitė e shtetit-komb.

Atėherė, shtrohet pyetja, kah po shkon Kosova? A do tė bėhet ajo sovrane? A do tė bėhet populli i Kosovės komb mė vete? Nėse po, atėherė, a do tė jetė ai kombi kosovar njė komb politik sipas modelit francez? Apo, ndoshta, komb etnik sipas modelit gjerman (gjė qė do tė pjellte historianė pėr t’i ndarė dardanėt prej ilirėve tė tjerė)? A do tė mbizotėrojė ethnos-i si pėrkatėsi dhe origjinė, apo demos-i si pjesėmarrje nė proceset e institucioneve tė sistemit politik?

Pėr ta kuptuar se kah po e shpiejnė Kosovėn duhet kuptuar Plani i Ahtisaarit. Ky Plan pėrmendet tetė herė nė Deklaratėn e Pavarėsisė pėrkundrejt pavarėsisė qė pėrmendet vetėm tri herė, pėrfshirė kėtu edhe titullin e Deklaratės. Ky Plan ndodhet brenda Kushtetutės sė Kosovės e cila nė nenin 143 tė saj thekson se Plani i Ahtisaarit ndodhet mė lart se vetė ajo. Atėherė, ēfarė pėrgjigje jep pėrmbajtja e kėtij Plani nė pyetjet e mėsipėrme?

Plani i Ahtisaarit kur flet pėr kombin gjithmonė flet pėr bashkėsitė kombėtare nė Kosovė dhe jo pėr kombin e Kosovės. I vetmi vend ku ky Plan flet pėr kombin nė numrin njėjės ėshtė nė nenin 1.7 te Dispozitat e Pėrgjithshme, aty ku thuhet se Kosova duhet t’i ketė simbolet e veēanta kombėtare. Gjithkund tjetėr flitet pėr bashkėsitė kombėtare e posaēėrisht pėr atė serbe. Kombi kosovar, bėrja e popullit tė Kosovės komb mė vete, nis te simbolet e Kosovės, por sipas Planit tė Ahtisaarit edhe pėrfundon te ato. Kombi kosovar ndodhet vetėm sipėr te burokracia e institucioneve, por jo edhe nė terren, aty ku janė qytetarėt. Kombi kosovar ndodhet lart te makinat qė sundojnė, por jo edhe poshtė, te njerėzit qė jetojnė.

Nė nenin 1.1 tė kėtij Plani, pra qysh nė fillim tė fillimit, thuhet se Kosova do tė jetė shoqėri multi-etnike. Mirėpo, nė themel tė multi-etnicitetit qėndron etnia. Shumė etni tė ndryshme duke qėndruar pranė njėra-tjetrės e bėjnė multi-entinicetin. Kėshtu e ka menduar Ahtisaari. Sepse, ai nuk ka aspiruar t’i integrojė komunitetet. Pikėnisja e tij ėshtė etnia, kurse aspirata e tij ėshtė koekzistenca pranė njėra-tjetrės (dhe jo tė integruara bashkė) e atyre komuniteteve. Prandaj, decentralizimi, trashėgimia kulturore, pėrfaqėsimi, pjesėmarrja dhe vendimmarrja nė institucionet politike ėshtė tėrėsisht e ndėrtuar mbi baza etnike. Plani i Ahtisarit nuk e bėn Kosovėn kosovare, por e bėn Kosovėn shqiptaro-serbe; nuk e bėn popullin e Kosovės komb kosovar, por e ndan atė nė bashkėsinė kombėtare shqiptare dhe nė atė serbe (dhe, formalisht, edhe nė 4 tė tjera). Njėsia themelore e Planit tė Ahtisaarit nuk ėshtė kosovari dhe as qytetari. Njėsia themelore e Planit tė Ahtisaarit ėshtė bashkėsia kombėtare. Me Planin e Ahtisaarit Kosova nuk do tė bėhet shtet-komb kurse populli i saj nuk do tė bėhet as komb-etnik e as komb-qytetar. Kosova do tė bėhet vend shqiptaro-serb, ku shqiptarėt e serbėt jetojnė tė ndarė territorialisht nga njėri-tjetri. Bashkė do tė jenė eventualisht vetėm politikanėt shqiptarė dhe ata serbė nė institucionet e sistemit, por jo edhe shqiptarėt dhe serbėt e zakonshėm. (Nė fakt, kjo ėshtė pėrgjigja ndėrkombėtare ndaj pastrimit etnik thuasje dallimi etnik ishte shkaku i pastrimeve etnike e jo hegjemonia e Serbisė sė Milosheviqit. Njė gjė e kėtillė sigurisht se i ka konvenuar edhe Serbisė e cila me pėrfundimin e luftės ishte e interesuar pėr territorializmin e prezencės sė serbėve nė Kosovė si pakicė demografike qė janė.) Natyrisht se kjo qasje e pėrjetėson sundimin ndėrkombėtar nė Kosovė i cili do tė interpretohet si i domosdoshėm pikėrisht qė tė mos bashkohen shqiptarėt dhe serbėt, meqė bashkimi i tyre besohet se do tė ishte luftė e re. Dikotomia shqiptaro-serbe nė shtetin e Kosovės e mban kėtė shtet dhe sovranitetin pėrgjithmonė nė duart e ndėrkombėtarėve. Simptomė e kėsaj ėshtė edhe fakti qė fjala “ndėrkombėtar” ėshtė fjala qė mė sė shpeshti pėrdoret te Plani i Ahtisaarit – gjithsej plot 126 herė. Fjala “serb” pėrdoret 37 herė kurse ajo “shqip” dy herė: njėherė nė nenin 1.6 kur flitet pėr gjuhėn shqipe si njėra prej dy gjuhėve zyrtare, dhe herėn tjetėr nė fusnotėn e nenit 2.1 tė Aneksit VII kur thuhet “komunitetet joshqiptare”.

Megjithėkėtė, nė Kosovė ėshtė evident projekti i kosovarizimit. A kemi tė bėjmė me njė kontradiktė nė kėtė shpjegim? Kė e ka nė shėnjestėr ky projekt dhe pse ekziston ai nėse Plani i Ahtisaarit nuk e bėn Kosovėn kosovare por shqiptaro-serbe? Multi-etniciteti qė e synon Plani i Ahtisaarit ėshtė shumė vėshtirė i arsyetueshėm edhe pėr shkak se nė Kosovė janė rreth 92% shqiptarė kurse serbė mezi 5%. Qė multi-etniciteti tė jetė mė i justifikueshėm dhe mė i qėndrueshėm, po forcohet faktori serb dhe po dobėsohet ai shqiptar. Faktori serb po pėrforcohet duke u lejuar Serbia brenda Kosovės, kurse faktori shqiptar po dobėsohet duke u nxjerrur Shqipėria jashtė Kosovės. Kosovarizimi ėshtė projekt politik i cili ka pėr qėllim qė sa mė shumė t’i distancojė shqiptarėt e Kosovės prej identitetit tė tyre shqiptar dhe prej Shqipėrisė. Kosovarizimi nuk ėshtė projekt qė zhvillohet kundėr Serbisė por kundėr Shqipėrisė. Komb-bėrja kosovar nėnkupton shkombėtarizim (vetėm) tė shqiptarėve ndėrkohė qė nuk ka shtet-bėrje (nė kuptimin ‘e fortė’ tė fjalės) sepse shteti mbetet nė duart e ndėrkombėtarėve. Nė anėn tjetėr tė sė njėjtit fenomen, nuk ėshtė e rastėsishme qė nuk ka regjistrim tė popullatės tash 9 vjet pas luftės. Qėllimi ėshtė qė paraprakisht tė rritet numri i serbėve duke u pėrfshirė kėtu sa mė shumė refugjatė serbė nė Serbi qė janė e s’janė nga Kosova, por edhe tė zvogėlohet numri i shqiptarėve duke mos u pėrfshirė diaspora dhe, madje, duke ua mundėsuar atyre edhe deklarimin si kosovarė pėrveēse si shqiptarė. Kjo do tė rezultonte me njė situatė tė ngjashme sikurse nė Maqedoni ku p.sh. disa anėtarė tė njė familjeje mbahen pėr maqedonė, kurse disa tė tjerė tė po asaj familje deklarohen bullgarė.

Nuk ėshtė multi-etniciteti nė funksion tė kosovarizimit apo tė kombit tė imagjinuar kosovar (tė krijuar prej shqiptarėve tė Kosovės), por anasjelltas: kosovarizimi ėshtė nė funksion tė multi-etnicitetit (ndarjes shqiptaro-serbe tė Kosovės). Plani i Ahtisaarit (si infrastrukturė ligjore dhe kodifikim normativ i multi-etnicitetit) qėndron mbi Kushtetutėn e Kosovės (si platformė e kombit tė ardhshėm e tė imagjinuar kosovar) brenda sė cilės ndodhet. Prandaj, multi-etniciteti ndodhet mė lart se kosovarizimi dhe ėshtė mė i madh se ai. Kosovarizimi ėshtė mėnyrė me tė cilėn multi-etniciteti synon dobėsimin e etnisė dominuese pėr hir tė soliditetit tė vet. Multi-etniciteti ėshtė koncept dhe projekt qė vjen nga lart, ndėrsa kosovarizimi ėshtė veēse njė degė e tij. E tėra pra bėhet pėr hir tė njė koncepti mekanik qė banon nė zyrat e instancave mė tė larta politike dhe jo pėr hir tė njerėzve qė jetojnė poshtė. Hashim Thaēi dhe ministrat e tij janė sikurse agjentėt te filmi The Matrix. Ata janė kosovarėt, ata janė makinat qė duan t’i fusin duart nė trupat e njerėzve drejt zemrave tė tyre pėr t’i shndėrruar edhe ata nė makina. E, pėr atė se si “Kosova” nė tė vėrtetė ėshtė titulli punues i filmit “Bosnia Reloaded”, ndonjė herė tjetėr....


Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė dėshmorė tė Shqipėrisė!

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 2 tetor 2008

Manifestimet e ndryshme pėr dėshmorėt e kombit dallojnė shumė nga njėra-tjetra. Disa manifestime janė mė modeste kurse disa tė tjera mė pompoze. Kjo nuk ka tė bėjė vetėm me heroizmat dhe kontributin e dėshmorėve. Nuk ka tė bėjė aq as me ndjenjat lokaliste tė komandantėve tė shndėrruar nė politikanė, qė duan tė ngrisin veten pėrmes dėshmorėve tė anės sė tyre. Diēka tjetėr e pėrcakton dallimin ndėrmjet vėmendjeve qė u kushtohen dėshmorėve pėrmes manifestimeve pėr ta. Nė masėn nė tė cilėn familja apo shokėt e gjallė tė dėshmorit i nėnshtrohen kursit tė politikės zyrtare, nė atė masė ngrihet rėndėsia posteriori e dėshmorit tė caktuar. Pra, nėse familja apo shokėt e gjallė tė dėshmorit tė kombit janė dakord qė nė manifestim tė intonohet himni i Kosovės 'Evropa', tė valojė flamuri i Kosovės, kori i fėmijėve t'i ketė ngjyrat 'kaltėr e verdhė' e jo 'kuq e zi', tė thuhet qė dėshmorėt e kombit e dhanė jetėn pėr kėtė liri qė po e gėzojmė sot, tė thuhet se ėndrra e ideali i dėshmorėve u realizuan, t'u jepet fjala eventualisht edhe atyre qė kanė qenė kundėr luftės ēlirimtare (ose sė paku qė nuk e kanė ndihmuar atė), vetėm atėherė tė vijnė nė manifestim kryetari, kryeministri me ndonjė ministėr dhe kuadrot e larta partiake.

E, aty ku janė ata, vijnė edhe RTK-ja e mediat e tjera, tė cilat mė parė se manifestimet pėr dėshmorėt i ndjekin paraqitjet publike tė pushtetarėve. Aty ku merr pjesė kryetari a kryeministri, aty ku vjen edhe RTK-ja, dhe ai manifestim mandej s'mund tė jetė dosido, apo jo? Prandaj shtohen pėrgatitjet dhe investimet pėr manifestimin i cili del mė madhėshtor, mė impozant, dhe tė cilin e sheh gjithė Kosova e diaspora pėrmes televizorit. Pėr pasojė, ai dėshmor na shfaqet i rėndėsisė sė veēantė nė krahasim me dėshmorėt e tjerė. Qytetarėve tė Kosovės u sajohet nė kokat e tyre njė hierarki e caktuar e dėshmorėve tė kombit, e me kėtė edhe njė version i caktuar i historisė. Pėrderisa analistėt po diskutojnė pėr nevojėn e rishkrimit tė historisė, shkrimi i saj i shtrembėruar tashmė po ngjan (sėrish).

Po qe se i vizitoni ose i takoni familjet e dėshmorėve menjėherė do ta kuptoni se ēfarė do tė jetė manifestimi pėr tė birin a vėllain e tyre dėshmor. Sa mė shumė qė ka familjarė tė dėshmorit tė kooptuar nė sistemin aktual politik, aq mė e pasur materialisht ėshtė familja e dėshmorit dhe aq mė lart posteriori ngrihet dėshmori. Manifestimet mė modeste pėr dėshmorėt bėhen atėherė kur familja e dėshmorit ėshtė e varfėr dhe nuk ėshtė e integruar nė sistemin politik e nė projektet e tij. Pra, kur familja e dėshmorit nuk ka anėtarė tė punėsuar nėpėr ministri, PTK apo Aeroport. Nga manifestimet e dėshmorėve qė i kanė edhe sot e kėsaj dite familjet e varfra ka fare pak apo aspak raportime tė mediave. Rrjedhimisht, pėr ata dėshmorė nuk mėsojmė shumė dhe mėsojmė gjithnjė e mė pak.

Nė anėn tjetėr, kjo mėnyrė e manifestimeve pėr dėshmorėt i pėrjashton automatikisht dėshmorėt nga Kosova qė dhanė jetėn nė Luginė tė Preshevės apo nė Maqedoni si pjesėtarė tė UĒPMB-sė apo Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Shumica e qytetarėve tė Kosovės sot nuk janė nė gjendje ta thonė emrin e asnjė dėshmori nga Kosova i cili u vra nė Luginė tė Preshevės apo nė Maqedoni. Manifestimet pėr dėshmorėt e kombit pėrkrahen nga Qeveria pėr aq sa ato mund tė funksionalizohen pėr nevojat e politikės zyrtare. Qeveria e Kosovės i mbėshtet vetėm dėshmorėt e kombit, familjet e tė cilėve lejojnė qė ata dėshmorė tė kosovarizohen post mortum.

Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtė. Sepse, Kosova nuk ka dėshmorė. Dėshmorėt e UĒK-sė janė, nė fakt, dėshmorė tė Shqipėrisė. Lexojeni betimin e ushtarit tė UĒK-sė dhe binduni:

"Si pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, betohem se do tė luftoj pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe bashkimin e tyre; do tė jem pėrherė besnik, luftėtar i denjė i lirisė, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshėm qė nė ēdo kohė, pa kursyer as jetėn, tė luftoj pėr t'i mbrojtur interesat e shenjta tė Atdheut. Nėse shkel kėtė betim, le tė ndėshkohem me ligjet mė tė ashpra tė luftės dhe nėse tradhtoj, qoftė i humbur gjaku im. Betohem!"

Nė asnjė vend nuk pėrmendet Kosova.

Nėse Hashim Thaēi organizon ndonjė forcė tė armatosur pėr t'i kontrolluar kufijtė e Kosovės e pėr ta marrė veriun, atėherė Kosova do tė mund t'i ketė dėshmorėt e parė tė saj. Mirėpo, natyrisht se kjo gjė nuk do tė ndodhė. Qeveria e Hashim Thaēit s'e ka ndėrmend t'u bėjė gjė as strukturave tė Serbisė nė Graēanicė (pėrveēse t'ua ruajė rrogat), e lėre mė atyre nė veriun e Kosovės. Kjo Qeveri nuk e ka preokupim tokėn e territorin e Kosovės, ajo s'brengoset pėr hapėsirėn e Kosovės. Kjo Qeveri e ka nė thumb kohėn e Kosovės, historinė e saj, tė cilėn dėshiron ta pėrdorė nė shėrbim tė jetėgjatėsisė sė vetes. Politikanėt e qeverisjes aktuale pėr tė mbetur qeveritarė kanė dėshmuar se janė tė gatshėm tė qeverisin edhe me dėshmorėt.

Prandaj, nuk ėshtė e drejtė qė ēfarėdo trajtimi i historisė, sidomos ai me synim rishkrimin e saj, tė bėhet thuajse shkrimi i politizuar i historisė i takon historisė, pra tė kaluarės; dhe, thuajse e tashmja qė deponohet si shumėsi faktesh pėr historinė e ardhshme s'do tė ketė nevojė tė rishkruhet pėrsėri nė tė ardhmen. Diskutimi pėr rishkrimin e historisė mund tė bėhet vetėm prej atyre njerėzve qė e kuptojnė se edhe pozita e tyre nė tė sotmen nuk ėshtė imune, se nuk ėshtė pozitė e njė epoke postideologjike a postpolitike, prej nga do tė ishin tė sigurt qė ta kenė komoditetin e analizės sė pastėr dhe absolutisht objektive. Nuk mund tė ketė vėshtrim kritik pėr historinė e shkruar dhe as konstatim kredibil pėr nevojėn pėr rishkrimin e cilėsdo pjesė tė saj, pa e pranuar se edhe kritikuesi edhe e sotmja e tij nuk janė pėrjashtim dhe s'paraqesin kurrfarė veēantie.

Pierre Bourdieu me tė drejtė thoshte se i gjithė progresi nė njohjen e objektit ėshtė progres nė njohjen e subjektit qė njeh, dhe anasjelltas. Diktaturat nė tė kaluarėn dhe mundėsitė pėr diktatura nė tė ardhmen nuk duhet tė trajtohen thuajse e sotmja ėshtė njė kohė pa diktaturė. Madje, pikėrisht ajo mėnyrė do tė bėnte qė diktaturat e shkuara tė harrohen pėr shkak tė atyre qė do tė na vijnė.


Pse Serbia nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės

Shkruan: Albin KURTI

Pse Serbia nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe ē‘do ajo nė tė vėrtetė? Pyetjet qė nuk bėhen mbesin tė panjohura. Pėrgjithėsisht, ka dy lloj sosh. Pyetje qė nuk bėhen, sepse thjesht nuk lejohet tė bėhen; dhe, pyetje qė nuk bėhen, sepse pėrgjigjet e tyre do tė ishin aq tė qarta e tė njohura.

Nė secilin variant duhet ta konsiderojmė edhe mundėsinė e vlerėsimit tė gabuar. Varianti i parė i pyetjeve qė s‘bėhen, nėnkupton se ka pyetje qė nuk bėhen, sepse besohet se janė tė ndaluara - kėtu kemi tė bėjmė me dukurinė e vetėcensurės. Kurse varianti i dytė i pyetjeve qė s‘bėhen, nėnkupton edhe pėrshtypjen e gabuar se pėrgjigja do tė ishte tepėr evidente dhe e gjithėpranuar - kėtu kemi tė bėjmė me pyetje, qė, edhe nėse na i sjell dikush tjetėr nė mendje, na ngjajnė tėrėsisht tė panevojshme.

Sado qė nė shikim tė parė njėmend duket e panevojshme, pyetja pse Serbia nuk e njeh Kosovėn ėshtė e domosdoshme. Kjo pyetje bėn pjesė nė variantin e dytė: jemi aq tė bindur se e dimė pėrgjigjen saqė as qė e marrim mundin ta artikulojmė atė pėrgjigje dhe rrjedhimisht nuk ka pyetje fare. Nė vijim, nuk pretendoj se do tė jap pėrgjigje tė saktė nė pyetjen pse Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe ē‘dėshiron ajo, por vetėm disa pėrgjigje tė vėrteta, shuma e tė cilave i afrohet pėrgjigjes sė saktė.

Identifikimi sa mė i mirė i motiveve dhe qėllimeve tė Serbisė ėshtė kusht i domosdoshėm (ndonėse jo i mjaftueshėm) qė Kosova tė zhvillojė stategji tė suksesshme kundėr Serbisė dhe pėrfundimisht tė fillojė tė prosperojė.

Pėrgjigja 1

Serbia nuk humbet asgjė duke mos e njohur Kosovėn Serbia realisht nuk ka trysni qė ta pranojė Kosovėn. Nė njėrėn anė, Qeveria e Kosovės ia toleron asaj strukturat paralele nė Kosovė. Nė anėn tjetėr, kurrfarė ndihme, kredie apo investimi nga jashtė nuk i kushtėzohet Serbisė me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Procesi i integrimit tė Serbisė nė BE nuk lidhet me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Duke e njohur Kosovėn Serbisė nuk do t‘i shpejtohej integrimi nė BE. Sepse njohja e Kosovės nuk do ta forconte Serbinė ekonomikisht dhe nuk do ta bėnte atė mė tė rėndėsishme politikisht. Pėrkundrazi. Pra, Serbia nuk na njeh sepse ajo nuk humbet asgjė nė arenėn ndėrkombėtare dhe as nga pozicionet e saj nė Kosovė duke mos na njohur.

Pėrgjigja 2

Serbia e rrit rolin e saj gjeostrategjik duke mos e njohur Kosovėn Serbia e ka hetuar se si BE-ja, e posaēėrisht disa shtete brenda saj, koketojnė me Rusinė nė llogari tė interesave tė ShBAtė. Madje, kjo po vazhdon edhe pas sulmit ushtarak tė Rusisė mbi Gjeorgjinė anipse disi mė heshturazi e fshehurazi. Paradoksalisht, Serbia po e kopjon formalisht modelin e BE-sė. Serbia po flirton me Rusinė nė llogari tė interesave tė BE-sė. Ashtu sikurse qė BE-ja i shfaqet si sfidė ShBA-sė e cila duhet t‘i ndihmojė BE-sė nė mėnyrė qė ajo tė qėndrojė sa mė larg Rusisė, ngjashėm edhe Serbia i paraqitet si sfidė BE-sė duke kėrkuar qė ajo ta tolerojė sepse pėrndryshe aty ėshtė Rusia e gatshme pėr ta pėrfshirė Serbinė nė zonėn e saj tė interesit.

BE e di se Serbia pėr Rusinė ėshtė sikur ajo figura shumė e rėndėsishme e shahut qė ndodhet nė terrenin e kundėrshtarit. Rumania dhe Bullgaria qė janė mė larg Brukselit janė nė BE, ndėrkaq Serbia qė ėshtė mė afėr tij gjeografikisht i lėvyret Rusisė. Dhe, BE gjithashtu e di se Serbia po ia bėn njė shėrbim aq tė mirė Rusisė duke mos e njohur Kosovėn, sepse rastin e Kosovės Rusia po e shfrytėzon pėr aspiratat e saj ekspansioniste. Po Kosova, ku ėshtė ajo nė krejt kėtė situatė? Kosova nuk ėshtė sfidė as pėr BE-nė e as pėr ShBA-nė. BE-ja nuk ka pushtet askund brenda vetes ashtu siē ka nė Kosovė. Ne s‘jemi sfidė pėr tė. Ajo tashmė e ka pushtetin mbi neve pėrmes fuqive ekzekutive tė ICO/EULEX-it. Pėr ShBAnė dihet: njė telefonatė gjashtėminutėshe qė Ambasadori amerikan mund t‘ia bėjė njė ministri tė Qeverisė sė Kosovės mund t‘ia hedh poshtė atij gjashtė muaj punė.

Pėrgjigja 3

Serbia pėrfiton shumė duke mos e njohur Kosovėn Serbisė i leverdis asimetria e marrėdhėnieve me Kosovėn e panjohur prej saj. Kosova mbetet e sunduar nga misionet e organizmave ndėrkombėtarė (OKB, BE, NATO) qė nuk e njohin Kosovėn por qė e njohin Serbinė. Po ashtu, kėto misione pėrveē qė sundojnė me Qeverinė e Kosovės, ato edhe ndėrmjetėsojnė midis Prishtinės e Beogradit, duke e vėnė kėsisoj Kosovėn nė njė pozitė shumė tė rėndė. Politikisht UNMIK- u bėn pazar me Serbinė nė llogari tė (policisė, gjyqėsisė, pronave etj. tė) Kosovės. Ekonomikisht, UNMIK-u i kontrollon doganat e Kosovės ku Serbia nuk paguan fare taksėn prej 10%. Pėr shkak tė Rezolutės 1244, kufiri ndėrmjet Kosovės e Serbisė pėr UNMIK-un vazhdon tė mbetet kufi administrativ e jo ndėrkombėtar.

Serbia nuk i pranon dokumentet dhe as targat e Kosovės, ndėrkohė qė Kosova i pranon ato tė Serbisė. Kjo gjė mundėson qė Serbia praktikisht tė mos lejojė fare importe nga Kosova dhe tė eksportojė aq shumė mallra nė Kosovė. Po ta njihte Kosovėn, Serbisė do t‘i duhej t‘i kthente librat kadastralė dhe tė hiqte dorė nga fondi i privatizimit tė Kosovės ku aktualisht ka shumė gjasė qė tė marrė hise tė madhe. Serbia investon nė strukturat paralele tė saj nė Kosovėn qė nuk e njeh sepse ky investim i kthehet asaj pėrmes ndėrmarrjeve publike e shoqėrore e deri te minierat qė menaxhohen nga kėto struktura nė ēerekun e territorit tė Kosovės qė e kontrollojnė ato.

Kjo nuk do tė ishte e mundur pėr Serbinė sikur ajo ta njihte Kosovėn. Po tė ishte Kosova njėmend e pavarur, pra pa tutelėn ndėrkombėtare qė toleron strukturat e Serbisė, Serbia do tė na frikėsohej. Ajo do tė duhej tė vendoste marrėdhėnie reciproke dhe simetrike me Kosovėn, me ē‘rast do tė humbiste shumė krahasuar me pėrfitimet qė i nxjerr sot nga Kosova e panjohur prej saj.

Pėrgjigja 4

Serbia fiton simpati nga kundėrshtarėt e ShBAve duke mos e njohur Kosovėn Shtetet qė e pėrkrahin Serbinė nė mosnjohjen e Kosovės janė tri lloj: a) Shetet qė ngjashėm si Serbia i shtypin e diskriminojnė popujt e tjerė brenda territorit tė tyre; b) Shtetet qė duan tė ngrihen si superfuqi krahas ShBA-ve dhe pėr kėtė interes tė tyre e interpretojnė Kosovėn si produkt amerikan; c) Shtetet qė konsiderojnė se janė viktima tė imperializmit amerikan dhe besojnė gabueshėm se edhe Serbia ėshtė e tillė. Sigurisht se ka shtete qė e plotėsojė edhe kriterin e parė edhe atė tė dytė siē ėshtė puna e Rusisė dhe Kinės.

Por, mė e dhimbshmja gjithsesi konsiston nė shtetet e kėsaj kategorisė sė tretė qė besojnė se Serbia po e mbron ligjin dhe tė drejtėn ndėrkombėtare, se Serbia ėshtė nė anėn e parimeve universale kurse ShBA-tė nė atė tė interesave partikulare. Pikėrisht kėtyre shteteve Kosova do tė duhej t‘ua sqaronte vetėvendosjen e mohuar pėr popullin e Kosovės, kryengritjet dhe rezistencėn e vazhdueshme kundėr okupimit serb, dhe posaēėrisht imperializmin e ‘vockėl‘ tradicional tė Serbisė nė Ballkan. (Ka njė shkrim shumė tė mirė tė Besnik Pulės pėr kėtė ēėshtje.) Ėshtė e tmerrshme qė shtetet e vogla qė hiqen tė majta e tė moralshme tė marrin anėn e Serbisė siē po ndodh tani.

Pėrgjigja 5

Serbia i rrit gjasat ta fitojė Republikėn Serbe tė Bosnjes duke mos e njohur (ende) Kosovėn Serbia e ka kuptuar se paradigma perėndimore pėr Ballkanin ėshtė stabiliteti rajonal. Kosova e Bosnja janė nė tė njėjtin rajon. Qė tė dyja janė bėrė protektorate tė BE-sė. Bosnja nuk po funksionon dhe zėrat se ajo ėshtė njė shtet i dėshtuar janė shtuar. Nėpėrmjet Planit tė Ahtisaarit Kosova rrezikon tė bėhet si Bosnja. Serbia nuk e pranon Planin e Ahtisaarit sepse atė Qeveria e Kosovės e ka bėrė obligim kushtetues. Pra, Planin e Ahtisaarit Serbia tashmė e ka por ajo do mė shumė se kaq.

Nė njėrėn anė, Serbia e do kantonizimin e Kosovės poshtė nė terren ndėrsa, nė anėn tjetėr, e do njė lidhje midis Serbisė e Kosovės lart nė institucione, diēka ngjashėm sikurse Unioni Serbi-Mal i Zi. Pra, Serbia do negociata tė reja pas tė cilave do ta pranonte Kosovėn me kusht qė tė arrijė rezultatin qė do. Serbia e ka pranuar Bosnjen si shtet vetėm nė Dayton, ku siē dihet u nda Bosnja dhe vetėm atėherė kur ofensiva e Armatės sė Bosnjes kishte kapur paralagjet e qytetit tė Banja Llukės. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ishte Qeveria e Kosovės dhe UNMIK-u ato qė u zbrapsėn para strukturave tė Serbisė. Prandaj, s‘ka kurrfarė shanse qė Serbia ta pranojė pavarėsinė e Kosovės pėrderisa strukturat e saj nė Kosovė janė nė ofensivė.

Kur kėsaj i shtohet edhe pėrvoja e Serbisė me zemėrgjerėsinė absurde tė Grupit Negociator tė Kosovės nė Vjenė, pa dyshim se asaj veēsa i shtohen apetitet. Pas kantonizimit tė Kosovės dhe njė lidhjeje sado tė brishtė institucionale ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, Serbia shpreson nė shpėrbėrje tė njėkohshme tė Kosovės dhe Bosnjes pas disa viteve, me ē‘rast ajo do ta fitonte Republikėn Serbe kurse Kosova do tė ndahej prej saj dhe mbase do t‘i bashkohej Shqipėrisė, por ama duke humbur veriun, Anamoravėn dhe Luginėn e Preshevės. Kur Serbia flet pėr Kosovėn ajo gjithnjė e ka nė mendje edhe Republikėn Serbe.

Pėrgjigja 6

Serbia e kultivon rrymėn nacional-shoviniste duke mos e njohur Kosovėn Afėr 200.000 joserbė (boshnjakė, kroatė e shqiptarė) janė vrarė nga forcat serbe pėrgjatė viteve tė ‘90-ta. Nėse supozojmė se njė serb i ka vrarė pesė veta (me ē‘rast nuk po i pėrfshijmė plagosjet, dhunimet, torturat dhe dėmet materiale) atėherė kjo do tė thotė qė janė 40.000 kriminelė qė shėtisin tė lirė nė Serbi. Ata janė edhe mė tutje nėpėr strukturat e pushtetit: nė ushtri, polici, administratė e nėpėr parti politike. Kjo armatė kriminelėsh, edhe pėr t‘i ikur drejtėsisė, e propagon njė lloj nacionalizmi tė shpifur mistik qė sė bashku me Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė dhe Kishėn Ortodokse Serbe shpikin mite (posaēėrisht mbi Kosovėn), e i paraqesin ato pėr tė vėrteta historike. Mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia e kultivon kėtė rrymė nacional-shoviniste dhe e paraqet Serbinė si njė vend me potencial destabilizues pėr rajonin qė, pėr pasojė, duhet tė merret me tė mirė nga perėndimi, nė mėnyrė qė tė mos kemi luftėra e gjakderdhje tė reja...

Fundi i kėtij shkrimi mund tė jetė veēse ndėrprerje e tij. Mbase, vazhdojeni ju kėtė njohje tė Serbisė duke menduar pėr atė qė e lexuat por edhe qė nuk e lexuat kėtu.


Dy mbretėr i ka Kosova e pavarur!

Po tė ishim njėmend shtet i pavarur, sovran e demokratik, nuk do tė kishte mė UNMIK nė Kosovė dhe pushteti ekzekutiv i tij do t’i ishte bartur tanimė Qeverisė. Po ashtu, njė sėrė kompetencash tjera, nė Kosovėn e pavarur, sovrane e demokratike, nuk duhet tė ekzistojnė fare. Sėrish e kam fjalėn pėr kompetencat e PSSP-sė, pozita mbretėrore e tė cilit nė vend se tė zhbėhej, pas pavarėsisė u dyfishua edhe me atė tė ICO-sė. Lamberto Zannieri dhe Pieter Feith sot janė dy mbretėrit nė Kosovėn e pavarur. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė votuar nga qytetarėt e Kosovės por qė tė dy kanė fuqi legale dhe praktike pėr tė shfuqizuar ligje tė Kuvendit e pėr tė larguar ministra tė Qeverisė nga postet e tyre. Pavarėsi se jo mahi!

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 8 shtator 2008

Me kalimin e muajve dhe viteve, njėherė nisėn bisedimet pėr ‘ēėshtje teknike’ e pastaj negociatat pėr statusin e Kosovės nė Vjenė. Atje vetėm sa rriteshin koncesionet ndaj Serbisė dhe pas pėrfundimit tė pazarit me Kosovėn dhe obstruksioneve tė Rusisė nė KS tė OKB-sė, bėrja e pavarėsisė nisi tė zėvendėsohej me shpalljen e saj. U ndryshuan edhe premtimet: thanė se UNMIK-u, e me kėtė edhe PSSP-ja, do tė shkojnė por se ato praktikisht do tė zėvendėsohen me misionin pėrparimtar tė BE-sė nė krye tė tė cilit do tė jetė ICO-ja (International Civilian Office/Zyra Civile Ndėrkombėtare), njė instancė kjo e ngjashme me PSSP-nė ama vetėm formalisht, meqė shumė mė e butė politikisht. Nė bazė tė kėtij varianti, s’do tė kishte mė PSSP, por megjithatė autoriteti mė i lartė nuk do tė ishin Kryeministri e as Kryetari i Kosovės, por ICO-ja.

Nuk vonoi shumė pas shpalljes sė pavarėsisė dhe njohjes sė saj kur mosshkuarja e UNMIK-ut u shty deri te hyrja nė fuqi e Kushtetutės sė Kosovės, gjė qė njėherazi mendohej se do tė paraqiste kohėn e transicionit tė UNMIK-ut, pra transferit tė kompetencave tė tij te Qeveria. Sot jemi dėshmitarė se nuk ka transicion por rikonfigurim, se nuk ka bartje tė kompetencave te Qeveria por pjesėrisht bartje te EULEX-i dhe mbetje tė UNMIK-ut nė Kosovė. Nė vend qė PSSP-ja tė shkojė, ose edhe nė vend qė PSSP-ja tė zėvendėsohet me ICO-nė, kemi pėrfunduar nė situatėn ku PSSP-sė iu shtua edhe ICO-ja. Jo vetėm qė nuk mbetėm pa PSSP por tash i kemi tė dy: edhe PSSP-nė edhe ICO-nė, qė tė dyja kėto instanca sovrane - njėra nė bazė tė Rezolutės 1244 e tjetra (edhe) nė bazė tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Ja pra se si u kurorėzua aktualisht procesi i kėtyre viteve tė fundit sa i pėrket autoritetit suprem nė Kosovė, proces ky i cili nga politikanėt e Kosovės pėrgjithėsisht u quajt si proces i pavarėsimit tė Kosovės.

Po tė ishim njėmend shtet i pavarur, sovran e demokratik, nuk do tė kishte mė UNMIK nė Kosovė dhe pushteti ekzekutiv i tij do t’i ishte bartur tanimė Qeverisė. Po ashtu, njė sėrė kompetencash tjera, nė Kosovėn e pavarur, sovrane e demokratike, nuk duhet tė ekzistojnė fare. Sėrish e kam fjalėn pėr kompetencat e PSSP-sė, pozita mbretėrore e tė cilit nė vend se tė zhbėhej, pas pavarėsisė u dyfishua edhe me atė tė ICO-sė. Lamberto Zannieri dhe Pieter Feith sot janė dy mbretėrit nė Kosovėn e pavarur. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė votuar nga qytetarėt e Kosovės por qė tė dy kanė fuqi legale dhe praktike pėr tė shfuqizuar ligje tė Kuvendit e pėr tė larguar ministra tė Qeverisė nga postet e tyre. Pavarėsi se jo mahi!

Lamberto Zannieri e ka pasur fatin mė tė keq sesa Pieter Feith. Ai ėshtė ekspozuar mė shumė, dhe rrjedhimisht ėshtė demaskuar mė shumė. Nėse dikur PSSP-ja ndėrmjetėsonte midis Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtjen e Kosovės, tash sėrish ndėrmjetėson, mirėpo jo vetėm pėr ēėshtjen e Kosovės, por edhe pėr atė tė UNMIK-ut, pra tė vetes sė tij. Zannieri, duke u bazuar nė letrėn e Ban Ki-moon-it, dėshiron t’i sjellė nė tryezėn e negociatave tė reja Prishtinėn e Beogradin sepse vetėm asisoj do tė rriteshin gjasat qė Beogradi ta pranojė UNMIK-un e rikonfiguruar. Zannierit i duhet qė t’ia bėjė njė shėrbim Beogradit nė kurriz tė Kosovės nė mėnyrė qė Serbia ta pranojė atė. Paralelisht me ‘angazhimin’ e Qeverisė pėr njohjen e Kosovės i kemi edhe pėrpjekjet e Zannierit pėr njohjen e UNMIK-ut nga Serbia. Kėsisoj, operimi politik i Zannierit nė Kosovė del se ėshtė thelbėsisht proserb. Zannieri ėshtė mė se i vetėdijshėm pėr kėtė gjė dhe ai e di se ēfarė duhet tė mendojnė shqiptarėt pėr tė. Kjo ėshtė arsyeja pse UNMIK-u e stėrthekson zvogėlimin e stafit tė vet nė Kosovė me shpresė se do ta zvogėlojė pezmin e natyrshėm tė shqiptarėve. UNMIK-u do qė ta shmang vėmendjen nga fakti se po mbetet nė Kosovė si njė mision qė tash ėshtė gjithsesi edhe mė i dėmshėm pėr Kosovėn se pėrpara.

Andaj, UNMIK-u flet pėr reduktim stafi. Mirėpo, tė reduktohesh do tė thotė tė mos shkosh. Problemi me UNMIK-un kurrė nuk ka qenė ai i sasisė sė personelit por i parimit mbi tė cilin UNMIK-u ndodhej nė Kosovė: Rezoluta 1244 e cila nė njėrėn anė e afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė (mė pas Serbisė), kurse nė anėn tjetėr i jep UNMIK-ut fuqi ekzekutive mbi institucionet dhe popullin e Kosovės. Madje, edhe ky zvogėlim i stafit tė UNMIK-ut do t’i lė keq vetėm ata qė ishin nė rangjet e ulėta. Stafi vendor dhe ai ndėrkombėtar me paga jo aq tė larta do tė pushohen nga puna, kurse ata me pozita tė larta nė hierarki e me paga marramendėse do tė mbesin (pėrfshirė kėtu PSSP-nė Lamberto Zannieri i cili merr 25.000 euro nė muaj). Njerėzit qė mbanin familjet me pagat e tyre do tė pushohen, ndėrkaq ata qė bėnin plane pėr tė blerė shtėpi nė Francėn jugore do tė mbesin.

Pėr Serbinė nuk ėshtė i favorshėm vetėm roli i PSSP-sė nė Kosovė. ICO-ja, sipas pėrkufizimit, ėshtė koncesion qė Grupi Negociator i Kosovės i bėri Serbisė. Marti Ahtisaari vetėm ndėrmjetėsonte aty. Plani i tij ishte rezultat i kėrkesave (tė Serbisė) dhe ofertave (tė Kosovės). Pozita e Pieter Feithit ėshtė e pandashme prej pazarit qė zgjati njė vit e gjysmė nė Vjenė – ajo ėshtė interes i Serbisė qė vazhdon ta refuzojė Planin e Ahtisaarit sepse atė mund ta ketė kur tė dojė, dhe sepse beson qė edhe mė tutje mund tė fitojė mė shumė se aq. Mirėpo, pėr dallim nga Zannieri, mbreti tjetėr, Pieter Feith, ėshtė ca mė i tėrhequr. Pėr dy arsye kryesore. E para, akoma s’ka filluar zbatimi i decentralizimit, ‘eksterritorialitetit’ etj. Dhe, e dyta, Qeveria e Kosovės po e mban tė padukshėm Pieter Feithin duke mos e sfiduar atė. Pra, Qeveria e Kosovės duke mos dashur ta bėjė Kosovėn sovrane, duke mos dashur ta marrė pushtetin qė normalisht i takon njė qeverie tė njė shteti normal, duke pėrdorur vetėcensurėn pėr ta shmangur censurėn, faktikisht po e mbron Pieter Feithin. Qeveria po i bėn rojė Pieter Feithit dhe po ia siguron atij vendin e privilegjuar dhe tė paprekshėm nė prapaskenė.

Njėri mbret ėshtė lakuriq. Zannieri ėshtė lakuriq. Kur do tė pėrfundojė i zhveshur edhe mbreti tjetėr? Sido qė tė jetė, nuk mjafton vetėm t’i zhveshim: na e kanė dėshmuar se s’kanė turp.


Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri?

Qeveritė nuk flasin pėr joviolencėn e tyre kur ėshtė nė pyetje shteti i tyre. Ēka duhet tė bėjė Serbia mė shumė nė veri qė Qeveria ta ndryshojė mendjen pėr joviolencėn e saj? Cili ėshtė pragu deri kur Qeveria duron? Apo, a ka aso farė pragu? Edhe sa territor jep Qeveria e Kosovės? Deri ku(r)? Sa territor ajo duron t’i ikėn nga Kosova para se tė ndryshojė mendje? Sepse, pėrndryshe i bie qė ajo e lė tė shkojė gjithė territorin e Kosovės (mbase pėrveē trojeve ku i kanė shtėpitė e vilat e tyre zyrtarėt e Qeverisė).

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 6 shtator 2008

Humanizmi i shqiptarėve jo vetėm qė s’po shpėrblehet por ai po dėnohet. Anekėnd Kosovės ku serbėt jetojnė tradicionalisht tė pacenuar nga shqiptarėt, ata do tė fitojnė komuna tė reja. Kėto komuna do tė jenė tė lidhura vertikalisht me Beogradin dhe horizontalisht me njėra-tjetrėn. Strukturat e Serbisė nė njėrėn anė do tė legalizohen e nė anėn tjetėr do tė mund ta formojnė federatėn e komunave serbe nė Kosovė. Duke i sajuar komunat serbe gjithandej ku janė koncentruar serbėt pas pėrfundimit tė luftės, Plani i Ahtisaarit u dėrgoi shqiptarėve njė sinjal shumė tė keq. Ai iu tha atyre qė ėshtė dashur t’i dėbojnė serbėt nga Kosova nė mėnyrė qė tė mos e kenė Serbinė brenda. Plani i Ahtisaarit ėshtė nisur nga realiteti nė terren i shikuar me syze etnike. Ai e ka normuar dhe kodifikuar atė realitet, ēfarėdo qė ka qenė ai dhe ashtu si ka qenė nė momentin e kundrimit.

Gjatė kėtyre nėntė viteve tė pasluftės bashkėsia ndėrkombėtare me misionet e saj nė Kosovė e ka dėshmuar se nuk intervenon seriozisht kundėr ekstremistėve tė strukturave tė Serbisė. Policėt e ushtarėt ndėrkombėtarė mė parė se t’i vrasin ektremistėt serbė janė tė gatshėm qė tė vriten prej tyre. Mė pas, ata nuk janė tė gatshėm as ta arrestojė ndonjėrin prej vrasėsve. Kjo sjellje e forcave ndėrkombėtare ėshtė dėshmuar nė vazhdimėsi: nė shkurt tė vitit 2000 nė veri tė Kosovės kur u vranė 11 e u dėbuan 11.364 shqiptarė prej andej, mandej nė prill tė vitit 2002 kur u plagosėn 22 policė polakė nė veriun e Mitrovcės, e deri te pėrleshjet e 17 marsit tė vitit 2008 kur u vra polici ukrainas. Asnjė serb nuk ishte dhe nuk ėshtė nė burg pėr asnjėrin prej kėtyre rasteve. Veriu i Kosovės mbetet i ndarė si kurrė mė parė. Shqiptarėt i shesin pronat qė ua blen Serbia ose i braktisin ato meqė pėr ēdo natė i dėgjojnė mė afėr krismat e armėve. As njė ēėshtje e vogėl si ajo e ujėsjellėsit nė Suhodoll nuk u zgjidh dot – punimet pėr ujėsjellėsin mbetėn pėrgjysmė dhe ai nuk u ndėrtua. Thjesht, dhuna e Serbisė nė Kosovė (ndonėse e lokalizuar) ėshtė mė efikase se kurdoherė. Me dhunė ajo po krijon realitet tė ri nė terren, tė cilin ndėrkombėtarėt thonė se nuk do ta pranojnė, ndėrkohė qė e tolerojnė krijimin e tij.

Nė anėn tjetėr, zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, deklaroi tash sė fundi se autoritetin e saj nė veri tė Kosovės Qeveria nuk do ta shtrijė me dhunė. Kjo do tė thotė se Qeveria atje nuk do ta shtrijė autoritetin fare. Qeveria e Kosovės, duke e vendosur njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si prioritet kategorik dhe jashtėkohor, faktikisht ka hequr dorė nga integrimi i veriut. Ēdo gjė vihet nė funksion tė njohjeve tė mėtutjeshme. Madje, nuk thuhet qė njohjet e deritanishme duhet tė shfrytėzohen pėr integrimin e veriut, por qė mosintegrimi i veriut i ka bllokuar njohjet. Thuajse ne duhet tė jetojmė qė tė njihemi, e jo qė njohjet tė na ndihmojnė qė tė jetojmė mė mirė. Qeveria e Kosovės nuk e shpall veriun e Kosovės territor tė okupuar sepse nuk ėshtė e interesuar ta ēlirojė atė. Mosidentifikimi i duhur gjithsesi e mirėmban problemin dhe nuk lejon zgjidhjen e tij. Kjo ėshtė njė ēėshtje tepėr e thjeshtė qė tė mos jetė e bėrė me paramendim nga ana e Qeverisė sė Kosovės.

Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? Mė e rėndėsishme ėshtė se ēfarė kuptojnė ata qė dėgjojnė. Serbia e kupton kėtė si njė konfirmim se Kosova pėr dhunėn e saj ėshtė terren pa rezistencė. UNMIK-u e kupton si shansė qė t’ia bėjė vetes vendin nė Kosovė duke u dukur i nevojshėm qė me njė prezencė formale nė veri ta mirėmbajė iluzionin se Kosova ėshtė njė dhe e tėrė. Qytetarėt naivė besojnė se Qeveria na paska mekanizma tė dhunės pėr tė intervenuar, por ja qė paska vendosur tė mos e bėjė kėtė gjė.

Qeveritė normale flasin se janė duke u sjellur nė mėnyrė paqėsore vetėm atėherė kur bėhet fjalė pėr ndonjė vend a shtet tjetėr. Qeveritė nuk flasin pėr joviolencėn e tyre kur ėshtė nė pyetje shteti i tyre. Ēka duhet tė bėjė Serbia mė shumė nė veri qė Qeveria ta ndryshojė mendjen pėr joviolencėn e saj? Cili ėshtė pragu deri kur Qeveria duron? Apo, a ka aso farė pragu? Edhe sa territor jep Qeveria e Kosovės? Deri ku(r)? Sa territor ajo duron t’i ikėn nga Kosova para se tė ndryshojė mendje? Sepse, pėrndryshe i bie qė ajo e lė tė shkojė gjithė territorin e Kosovės (mbase pėrveē trojeve ku i kanė shtėpitė e vilat e tyre zyrtarėt e Qeverisė).

Qeveria e Kosovės duke reaguar vetėm atėherė kur duhet tė tregojė se si nuk do tė reagojė po e inkurajon Serbinė pėr dhunėn e saj nė Kosovė. Natyrisht, pėrveē pėrkrahjes materiale qė po ia bėn asaj, p.sh. duke ia ruajtur pagat pjesėtarėve tė suspenduar serbė tė ShPK-sė, tė cilėt ndėrkohė punojnė pėr strukturat paralele tė Serbisė. Inspektoriati Policor i Kosovės ka rekomanduar qė tė pėrfundojė pagesa pėr policėt serbė. Qeveria e ka kundėrshtuar kėtė dhe me njė vendim tė pastėr politik ua ruan rrogat atyre. A nuk ėshtė ky inkurajim pėr serbėt qė duan ta rrėnojnė pavarėsinė?

Pas veriut tė Kosovės, Serbia kaloi te komuna e Shtėrpcės – nga Shtėrpca pėr ēdo ditė na vijnė lajme se atje po xhirohet filmi “Veriu 2”. Nuk bėhet fjalė kėtu pėr zhvendosje tė thjeshtė tė vėmendjes nga veriu i Kosovės dhe as vetėm pėr sedimentim tė mėtutjeshėm tė gjendjes atje, por pėr fazėn e re tė planit tė Serbisė: shndėrrimin e komunės sė Shtėrpcės nė njė tjetėr ‘situatė veriore’. Pėrveē kėsaj, Shtėrpca ėshtė edhe uverturė pėr Anamoravėn. Pas Shtėrpcės vjen Anamorava. Mosreagimi nė veri e solli Shtėrpcėn. Mosreagimi nė Shtėrpcė e sjell Anamoravėn. Nuk ekziston status quo-ja. Ose do ta integrojmė veriun e Kosovės nė Kosovė ose do tė nis dezintegrimi i Anamoravės. Procesi nuk do tė ndalet. Atij mund t’i ndryshohet kahja. Natyrisht, pikėsėpari nėse ka vullnet politik pėr kėtė gjė (e i cili assesi nuk po gjendet te Qeveria e Kosovės).

Zhvillimet e deritanishme janė dėshmi e supremacisė sė realitetit nė terren qė ndryshon veēse dhunshėm. Jetojmė nė epokėn fait accompli (nėse ndonjėherė kishim tė tjera epoka). Kufijtė e Kosovės dhe integriteti territorial po treten sikurse uji qė tė ikėn ndėrmjet gishtave tė dorės. Kosova nuk po ndahet pėrfundimisht jo se kėtė gjė nuk do ta pranonte Qeveria e Kosovės (e cila nuk pyetet kur vjen puna te ēėshtjet thelbėsore) por pėr shkak se Serbia do edhe mė shumė territor nė veriperėndim e nė lindje tė Kosovės. Nė kėtė situatė dy alternativa po shfaqen para Kosovės: marrja e kontrollit mbi policinė dhe inicimi i ushtrisė sė Kosovės, ose nėnshtrimi kolektiv i shqiptarėve tė Kosovės para procesit qė atyre ua merr territorin.

Kjo politikė aktuale do ta sjellė popullin nė buzė tė luftės tė cilėn do tė mund ta evitojmė vetėm pėrmes nėnshtrimit. Sepse, kur nuk ke forca tė armatosura, atėherė lufta bėhet fatale: ajo ėshtė operacioni qė nuk e mbijeton pacienti. E di se mė pas nuk do tė na mungojnė politikanėt dhe analistėt qė do tė na ngushėllojnė se si humbėm territor pėr t’i shpėtuar njerėzit. Ama, neve na nevojiten njerėz qė vijnė para ngjarjeve, e jo pas tyre. Nėse nuk do tė arrijmė tė forcohemi ne vetė, Serbia nuk do tė zbrapset. Nė njė moment tė volitshėm politik ajo shumė kollaj mund t’i ndėrsejė strukturat e saj pėr njė konflikt disaditor pėrbrenda Kosovės dhe asisoj ta rivizatojė hartėn e Kosovės. Sepse jetojmė nė kohėn e luftėrave tė rrufeshme disaditore dhe tė faktit tė kryer nė terren. Jetojmė nė kohėn e blitzkrieg dhe fait accompli. Nė njė rast tė tillė tragjik pėr Kosovėn (aspak tė pamundshėm pikėrisht pėr shkak tė letargjisė joviolente tė Qeverisė) a thua ēka do t’u thoshte gazetarėve Hajredin Kuēi? Zaten, ky ėshtė sėrish problemi i njėjtė qė e trajtova nė kėtė shkrim: Hajredin Kuēi do tė bregosej vetėm pėr atė se ēka do tė duhej t’iu thoshte gazetarėve.


FSK - njėsi pėr mbrojtje civile! A ka Siguri pa mbrojtje?!

Kur pėrmenden forcat e armatosura e tė paarmatosura nė Kosovė (pėrfshirė kėtu KFOR-in, policinė, tash edhe FSK-nė etj.) gjithmonė bėhet fjalė pėr sigurinė nė Kosovė dhe asnjėherė pėr mbrojtjen e Kosovės, thuajse Kosovės i vjen rreziku nga vetvetja e jo nga Serbia.

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 29 gusht 2008

Formulari qė duhet ta plotėsojnė tė gjithė ata qė duan tė inkuadrohen nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės (FSK) ėshtė marramendės. Pėrplot pyetje tė pafundme tė cilat e lodhin dhe mėrzisin edhe njeriun mė tė durueshėm. Mbi tė gjitha, me kėtė lloj formulari sigurisht qė njerėzit disi skanohen (dhe familjet e tė afėrmit tė tyre pėr tė cilat janė dedikuar njė numėr i madh i pyetjeve). Kandidatėt pėr FSK duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė shumta nė fakt krijojnė dosje pėr vetveten. Mblidhen aq shumė informata pėr ta saqė pjesėtarėt e FSK’sė sė ardhshme pa dyshim qė do tė jenė njerėzit pėr tė cilėt do tė dihet mė sė shumti. Natyrisht qė kėto informata nuk do tė bėhen publike. Ato do t’i dinė vetėm KFOR-i dhe Ministria pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės tė cilėt do ta dirigjojnė FSK’nė.

Nė dokumentet e tyre thuhet qė njėsia e KFOR-it pėr verifikim tė FSK-sė do tė sigurojė se “…ata qė kanė qasje nė informatat mbi forcėn janė tė besueshėm dhe nuk shkelin konfidencialitetin. Ēfarėdo shkelje e tė drejtės pėr tė respektuar jetėn private dhe familjare, Konventa Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut (ECHR) neni 8, dhe diskriminim - ECHR, neni 14, do tė bėhet vetėm nėse ėshtė e domosdoshme dhe proporcionale. Synimet legjitime tė veprimit tė tillė do tė pėrfshijnė mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tė tjerėve, duke ruajtur sigurinė publike, parandalimin e krimit dhe prishjes sė rendit dhe qetėsisė, dhe nė disa raste pėr mbrojtjen e sigurisė kombėtare.”

Pra, nenet 8 dhe 14 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut do tė shkelen vetėm atėherė kur ėshtė e domosdoshme dhe kjo do tė bėhet nė mėnyrė proporcionale, pėrfshirė kėtu edhe kur ėshtė nė pyetje mbrojtja e sigurisė kombėtare (sic.)! Se kur do tė bėhet shkelja e Konventės dhe nė ēfarė proporcioni, ėshtė tėrėsisht nė duart arbitrare tė KFOR-it. Po ashtu, KFOR-i ėshtė ai qė do tė na e pėrcaktojė se ēka ėshtė siguri kombėtare, anipse KFOR-i jo vetėm qė nuk ėshtė ushtri e Kosovės, por pėr mė tepėr ka edhe shumė pjesėtarė brenda vetes nga shtetet tė cilat janė deklaruar kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

Mbase nuk ėshtė e rastėsishme qė Kosovės i bėhet referimi edhe si “ish krahinė serbe”, aty ku pėrmendet se “pėrveē rregullave tė shtetėsisė, duhet tė keshė banuar nė Kosovė (ose nė ish Krahinėn serbe tė Kosovės) pėr mė sė paku 5 vite para kohės kur bėn aplikim.” Pra, pėr Kosovėn thuhet se na paska qenė krahinė serbe, gjė qė ėshtė shumė mė keq sesa tė thuhej Krahinė e Serbisė. Pikėrisht Serbia ėshtė ajo e cila thotė se ndonėse Kosova nuk ėshtė mė tamam Krahinė e Serbisė si dikur, ajo megjithatė ėshtė krahinė serbe. Projekti i ‘eksterritorialitetit’ tė kishave e manastireve ortodokse e synon mu kėtė gjė.

Nė njė intervistė pėr radion BBC nė gjuhėn shqipe, nė pyetjen nėse do tė ndihmojė KFOR-i nė krijimin e Forcės sė re tė Sigurisė nė Kosovė dhe pėr atė si do tė duket ajo, Gjenerali Xavier de Marhnac pėrgjigjet: “NATO-ja ka marrė vendim qė ta ndihmojė kėtė proces, qė pėrfshin shuarjen e TMK’sė. Forca do tė jetė, kryesisht njė njėsi pėr mbrojtje civile, qė do t’i japė Kosovės kapacitete dhe pėrgjegjėsi pėr t’u pėrballur me katastrofat e rėnda, siē janė tėrmetet, vėrshimet ose zjarret. Kjo ėshtė vija e fundit dhe ajo qė do tė ndodhė.” Dhe, mė pas nė pyetjen vijuese “Pra, kjo do tė jetė njė forcė emergjente?”, De Marhnac thotė: “Mund ta quani njė forcė emergjente, ose njė komponentė pėr mbrojtjen civile.“ Kjo ėshtė pėrgjigje mė se e qartė pėr tė gjithė ata qė po e gėnjejnė popullin e Kosovės se FSK-ja ėshtė ushtria e tij.

Sė pari, FSK-ja nuk ėshtė ushtri.

Nė nenin 10.2 tė Ligjit pėr FSK pėrkufizohet qė FSK-ja do tė jetė “... e armatosur lehtė dhe nuk do tė ketė armė tė rėnda, siē janė tanket, artileria e rėndė apo kapacitetet sulmuese ajrore” Dhe, sė dyti, ajo nuk ėshtė e jona.FSK, mė parė se nėn kontroll tė Ministrit pėr FSK, realisht do tė jetė nėn kontroll tė KFOR-it, komandanti i tė cilit nė intervistėn e lartpėrmendur, kur flet pėr procesin e themelimit tė FSK-sė e vė theksin te shuarja e TMK-sė ngjashėm sikurse qė formimi i TMK-sė para 9 vjetėve kishte tė bėnte para sė gjithash me shuarjen e UĒK-sė.

Kur kemi parasysh qė FSK-ja nuk do tė jetė ushtri por vetėm organizatė civile me kompetenca shumė tė kufizuara, atėherė kushtet e panumėrta fizike dhe shėndetėsore qė duhet t’i plotėsojnė ata qė aplikojnė nė FSK, janė veēse mėnyra teknike pėr kontroll sa mė tė madh politik mbi FSK-nė dhe secilin pjesėtar aty. Shumica e ish pjesėtarėve tė UĒK-sė do tė eliminohen menjėherė pėrmes kriterit qė thotė se nuk mund t’i keshė mė shumė se 30 vjet pėr pranim si oficer ose mė shumė se 25 vjet pėr pranim nė rangjet tjera. Aktualisht, pothuajse tė gjithė pjesėtarėt e TMK-sė janė oficerė dhe kanė grada tė larta, ndėrkohė qė shumica dėrrmuese e tyre janė mbi 30 vjeē. Prej tyre do tė kėrkohet qė tė heqin gradat pėr tė hyrė nė FSK dhe, rrjedhimisht, ata ose nuk do tė pranojnė tė hyjnė nė FSK ose do tė hyjnė aty tė poshtėruar. Mirėpo, inkuadrimi i tyre nė FSK (me gradė mė tė ultė natyrisht) ua siguron pagėn e TMK-sė nėse ajo ka qenė mė e lartė se nė FSK deri atėherė kur paga nė FSK ta arrijė shumėn e asaj nė TMK. Kjo pėrveē qė tregon se pjesėtarėt e FSK-sė do t’i kenė pagat e ulėta, njėkohėsisht shpėrfaq ofertėn pėr pjesėtarėt e TMK-sė pėr t’u shitur. Nėse biznesmenėt prodhues bėjnė oferta me mallra pėr t’i shitur pėr njerėzit, pushteti bėn oferta pėr njerėzit qė tė bėhen mallra pėr t’u shitur.

Struktura e karrierės pėr FSK-nė tregon se FSK-ja nuk ėshtė kurrfarė transicioni drejt bėrjes ushtri, porse ėshtė maksimumi i mundshėm nė kėtė sistem politik: shėrbimi i shkurtėr thuhet se zgjat jo mė shumė se 12 vjet, shėrbimi i plotė edhe 15 vjet tė tjera kurse ai i gjatė edhe me 5 vjet shtesė kėtyre! Nė nenin 10.2 tė Ligjit pėr FSK-nė theksohet se rishikimi i kufizimeve pėr FSK-nė do tė bėhet jo mė herėt se 5 vjet nga koha e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji. Gjithsesi bėhet fjalė pėr projekt shumė afatgjatė, maksimumi aq minimal i tė cilit tregohet qysh nė fillim.

Kur pėrmenden forcat e armatosura e tė paarmatosura nė Kosovė (pėrfshirė kėtu KFOR-in, policinė, tash edhe FSK-nė etj.) gjithmonė bėhet fjalė pėr sigurinė nė Kosovė dhe asnjėherė pėr mbrojtjen e Kosovės, thuajse Kosovės i vjen rreziku nga vetvetja e jo nga Serbia. Nuk ėshtė e rastėsishme qė njė ndėr detyrat kryesore tė FSK-sė (sikurse edhe tė TMK-sė) do tė jetė deminimi (ku ashtu?!), dhe jo ta zėmė ajo qė do tė ishte mė se e nevojshme - e kundėrta e kėsaj: minimi (i kufirit me Serbinė armike).

Madje edhe nė tekstin e betimit tė pjesėtarit tė FSK-sė i cili ėshtė pėrmbajtje e nenit 17 tė Ligjit pėr FSK-nė, askund nuk figuron fjala ‘mbrojtje’. Atje me tė rrallė ku pėrmendet fjala ‘mbrojtje’, kjo bėhet vetėm kur thuhet ‘mbrojtje civile’. De Marhnac nė intervistėn e lartpėrmendur thotė se FSK-ja do tė jetė njėsi pėr mbrojtje civile. Edhe neni 10.2d) i Ligjit pėr FSKnė thotė qė FSK-ja do “…tė ndihmojė autoritetet civile pėrmes operacioneve tė mbrojtjes civile”.

Kjo do tė thotė qė FSK-ja nuk do tė ketė tė drejtė tė pėrzihet nė rast tė konfliktit apo luftės nė Kosovė. Ajo do tė merret vetėm me strehimin dhe pėrkujdesjen pėr viktimat civile. Si e tillė, FSK-ja jo vetėm qė s’do tė jetė ushtri, por ajo do tė jetė njė formacion thelbėsisht antiushtarak: njė formacion ku janė mbledhur ata qė sipas pėrkufizimit s’do tė kenė tė drejtė tė luftojnė nė rast lufte.


Uji si shtet dhe shteti ujė

Shkruar nga Albin KURTI
Prishtinė, 10 korrik 2008

Gilles Deleuze shkruante se “Ligji i Shtetit nuk ėshtė ligji i “Krejt ose Asgjė” (shoqėritė shtetėrore ose shoqėritė kundėr-Shtetėrore), por i brendėsisė dhe jashtėsisė. Shteti ėshtė sovraniteti. Por sovraniteti mbretėron vetėm mbi atė qė ėshtė i aftė ta pėrbrendėsojė, ta pėrvetėsojė lokalisht”. Shtetit tė Kosovės nuk i dihet se ēka ėshtė brenda e ēka jashtė, dhe sovraniteti i tij nuk ėshtė pėrbrendėsuar pėr shkak se ai realisht nuk ekziston. Serbia ushtron sovranitet nė veri dhe nė enklavat qė i kontrollon me strukturat e saj, dhe ai sovranitet ėshtė pėrbrendėsuar atje dhe ėshtė pėrvetėsuar lokalisht. Qeveria e Kosovės nė pikėpamjen e sovranitetit ėshtė kot fare. Shteti i Kosovės ėshtė vetėm ajo ndėrtesa e Qeverisė nė Prishtinė e cila madje ngjan si njė ndėrtesė joreale, thuajse e zbritur disi nga lart dhe jo e ndėrtuar aty. Ndėrtesa e kėtillė mė parė ėshtė sikur e njė ambasade tė ndonjė vendi tjetėr sesa e qeverisė sė kėtij vendi, e ambasadės sė njė Kosove imagjinare (me flamur e himn tė ēuditshėm) nė territorin e Kosovės reale (ku qeverisin UNMIK-u, KFOR-i, ICO-ja, EULEX-i, por edhe strukturat e Serbisė). Nė kėtė ambasadė, kryeministri, ministrat dhe kėshilltarėt e shumtė i presin qeveritarėt e vėrtetė tė vendit, pra politikanėt dhe diplomatėt ndėrkombėtarė, me ē’rast u rrėfejnė atyre pėr Kosovėn imagjinare ku lulėzon gjithēka. Kjo Kosovė e lulėzuar, duke pasur ekzistencė subjektive, njėmend nuk mund tė ekzistojė pa Qeverinė e Kosovės. Njėkohėsisht, pėrmes kėsaj fantazie pėr Kosovėn e lulėzuar, Qeveria e bėn veten tė durueshme nė realitetin e hidhur tė qytetarėve dhe para tyre.

Nuk ėshtė aspak e rastėsishme qė shteti i Kosovės nuk ka portė, mure e as gardh, dhe se tė gjitha kėto i kanė vetėm ndėrtesat e pushtetit nė Prishtinė. Deleuze do tė thoshte se Kosova ėshtė njė hapėsirė nomadike par excellence: e lokalizuar por jo e pėrkufizuar, njė hapsirė ku ecja vazhdon pambarim meqė procesi subordinon ēdo destinim a qėllim, njė hapsirė ku njerėzit janė tė deterritorializuar pikėrisht pėr shkak se nuk ka riterritorializim sikurse te emigranti. Shteti i kėtillė i Kosovės ėshtė centrifugal dhe jo centripetal. Ėshtė shtet kufijtė e tė cilit kuptohen vetėm atėherė kur merret vesh se ata nuk vlejnė. (Kėtu nuk e kam fjalėn pėr Kosovėn imagjinare tė Qeverisė meqė ajo i ka kufijtė shumė solidė nė flamur, por pėr Kosovėn reale ku Qeveria ėshtė veēse ambasadė.) Dhe tash, me kėta kufij tė jashtėm qė nuk janė, ky shtet pritet tė kredhet nė aventurėn e sajimit tė sa mė shumė kufijve tė brendshėm dhe nė pėrforcimin e tyre pėrmes decentralizimit. Shteti centrifugal i Kosovės rrezikon tė rrudhet derisa tė mbetet aq sa ėshtė: te porta, muret dhe gardhi i (ndėrtesave tė) pushtetit tė saj.

Shteti nuk krijohet. Shteti nuk ėshtė vepėr arti. Shteti instalohet dhe ky instalim ėshtė i dhunshėm. Mė pas, shteti ėshtė sėrish dhunė: ai e ruan me ēdo kusht atė qė ėshtė dhe atė qė ka. Pėrveē nėse nuk sfidohet fare. Aktualisht shteti i Kosovės ėshtė sfiduar nė veri tė Kosovės ende pa u instaluar. Megjithatė, ndoshta nuk ėshtė bash kėshtu: banorėt shqiptarė nė veri po pėrpiqen ta instalojnė shtetin nė formėn e njė ujėsjellėsi. Ata duan ujė pėrmes ujėsjellėsit dhe pėr kėtė gjė e kanė lejen nga shteti i Kosovės. Ndėrtimi i ujėsjellėsit ėshtė ndėrprerė pėr shkak se banorėt nuk e kanė lejen nga shteti i Serbisė. Ēėshtja e ujėsjellėsit pėr tri fshatrat shqiptare nė veri ėshtė gjithsesi ēėshtje sovraniteti: a bėhet ajo qė e ka lejuar Kosova apo s’bėhet meqė nuk e ka lejuar Serbia? Pra, cili ėshtė sovrani? Pyetja ėshtė se kush pyetet dhe pėrgjigja nė kėtė strukturon pothuajse gjithēka mandej.

Qeveria e Kosovės duhet ta tregojė veten nė Suhodoll. Ajo duhet qė atje t’iu dalė zot banorėve pėr njė gjė aq elementare siē ėshtė ujėsjellėsi. Heshtja dhe mosveprimi i Qeverisė janė presion mbi banorėt atje qė ta lėshojnė vendin. Pa ujė nuk jetohet.

Rikonfigurimi i UNMIK-ut sipas letrės sė Ban Ki-moon-it thuhet se po bėhet pėr shkak tė realitetit tė ri tė krijuar nė terren. Nė bazė tė kėsaj del se nė Kosovė ėshtė legjitimuar ndėrkombėtarisht hapėsira politike pėr tė krijuar realitet tė ri nė terren. Pikėrisht kėtė po mundohen ta bėjnė banorėt shqiptarė nė veri. Ata po pėrpiqen qė ta bėjnė Kosovėn sovrane. Pėr dallim nga Qeveria e Kosovės (e cila nuk dėshiron ta kuptojė se nuk ia vlen t’i pėlqesh bashkėsisė ndėrkombėtare pėrderisa ajo nuk ka shkop por vetėm karrotė pėr Serbinė). Edhe kėta shqiptarė, si nėnshtetasit e tjerė tė Republikės sė Kosovės, janė burim i sovranitetit porse ata e dinė mė mirė se tė tjerėt qė ky fakt s’mjafton pėr ta realizuar sovranitetin. Ata janė burimi i sovranitetit nė vendin ku sovraniteti matet me burim tė ujit. Prandaj ata angazhohen. Ata po e bėjnė pėr shtetin e Kosovės atė qė shteti i Kosovės nuk po e bėn pėr ta, por as pėr vete. Ndėrmarrja e tyre ėshtė thelbėsisht paqėsore: ajo shpėrfaq mungesėn e dhunės, mungesėn e mekanizmave tė fuqisė shtetėrore. Ujėsjellėsi i mbetur pėrgjysmė ėshtė shenjė e pafuqisė sė shtetit tė Kosovės. Uji ėshtė shteti - uji qė s’po bėhet sepse kemi njė shtet ujė tė qulltė.

Qeveria e shtetit tė Kosovės sė paku do tė duhej t’i lirojė nga tatimi banorėt shqiptarė nė veri tė Kosovės. E para, ky shtet nuk po i mbron ata. Dhe, e dyta, atyre nuk po u jep asgjė si shpagim pėr tatimpagimin. Mirėqenia dhe lojaliteti janė tė lidhura. Qeveria e Kosovės i paguan policėt serbė tė cilėt refuzojnė tė punojnė nė ShPK, ndėrkohė qė ata punojnė pėr Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Serbisė dhe ua nxijnė jetėn shqiptarėve nė veri. Shumė mė tepėr kanė arsye pėr tė qenė lojalė ndaj kėtij lloj shteti tė Kosovės serbėt nė veri sesa shqiptarėt atje.

Tė kota janė vizitat qė ua kanė bėrė e mund t’ua bėjnė kryeministrat e ministrat e ndryshėm shqiptarėve nė veri. Edhe mė tė kota janė pėrkrahjet morale dhe brengosja e thellė pėr gjendjen e krijuar. Ata kanė nevojė pėr ujėsjellės dhe jo pėr vizita. Ata kanė nevojė pėr ujėsjellės dhe jo pėr dhembshuri. Nėse Qeveria megjithatė do qė t’i vizitojė, atėherė le t’u tregojė se nuk u ndihmon dot, dhe me rastin e vizitės le t’ua dėrgojė disa bidona me ujė qė kursehen gjatė larjes ca mė tė kujdesshme tė xhipave tė saj tė shtrenjtė. Nėse Qeveria megjithatė ėshtė shumė e shqetėsuar dhe e tronditur, atėherė le t’i grumbullojė lotėt e saj me njė vend, tė cilėt ashtu pa kripė siē janė, e bėjnė njė sasi uji qė mund tė shfrytėzohet nė veri. Ama jo pėr pije, natyrisht...


Cila Kosovė?

Shkruar nga Albin KURTI
Prishtinė, 19 qershor 2008

43 vende nga anė tė ndryshme tė globit e kanė pranuar Kosovėn si vend tė pavarur. Problemi nuk qėndron te premtimi i Hashim Thaēit se do tė na njohin 100 vende pėrgjatė garės sė tyre se kush do tė na pranojė mė parė. Natyrisht qė premtimin e Hashim Thaēit nuk e kemi marrur seriozisht. Problemi qėndron se shteti i Kosovės edhe pas shpalljes sė pavarėsisė nuk ka bazė objektive vendore: nuk konsiston as nė integritetin territorial e as nė disponimin me resurset natyrore dhe kapacitetet zhvillimore. Hyrja nė fuqi e Kushtetutės u bė pėr hir tė ceremonisė solemne dhe jo anasjelltas. Kushtetuta hyri nė fuqi pėr ta vazhduar spektaklin e pas shpalljes sė pavarėsisė pėrmes tė cilit qytetarėt shpėrqendrohen nga mjerimi social dhe stagnimi ekonomik i vendit. Krerėt e institucioneve nė secilėn pamje televizive janė tė rrethuar nga dy gjėra: flamuri i Kosovės dhe diplomatėt ndėrkombėtar. I pari ėshtė aty qė tė krijojė pėrshtypjen se Kosova ėshtė njė dhe e pandarė tamam si harta nė flamur. Kurse tė dytėt janė aty qė tė krijojnė pėrshtypjen se politikanėt kryesor vendas janė tė pandarė nga zyrtarėt e lartė ndėrkombėtar dhe asisoj populli tė mos mundet t’i fajėsojė ata veēmas.

Hyrja nė fuqi e Kushtetutės nuk e bėn mė tė fuqishme Kosovėn. UNMIK-u e ka sqaruar qysh herėt se zbatimi i Kushtetutės ėshtė proces. Kjo do tė thotė qė zbatimi i Kushtetutės do tė jetė selektiv. Aty ku mund tė zbatohet ajo do tė zbatohet, aty ku s’mund tė zbatohet do tė pritet pėr kohė mė tė mira. Ėshtė lehtė e parashikueshme se ku mendohet se do tė mund tė zbatohet Kushtetuta: nė jug tė Ibrit dhe aty ku shqiptarėt janė shumicė. Pėr veriun e Kosovės dhe enklavat serbe vendos Serbia. Pėr ato tashmė s’vlen as Plani i Ahtisaarit qė gjithsesi ėshtė shumė i pafavorshėm pėr Kosovėn. Ban Ki-moon pėrmes letrės sė tij dėrguar kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, i bėri atij njė ofertė qė e tejkalon Planin e Ahtisaarit: doganat i mbesin UNMIK-ut, gjykatat bėhen etnikisht tė ndara jo vetėm nėpėr komunat serbe por edhe nė vendbanime mė tė vogla, policia po ashtu e ndarė etnikisht, selia nė Beograd e Kishės Ortodokse Serbe fiton tė drejtėn ekskluzive tė mbrojė e ndėrtojė objektet e saj nė Kosovė, ndėrkohė qė sundimi ndėrkombėtar do tė jetė neutral karshi statusit tė Kosovės (i cili kėsisoj na del se nuk qenka i pėrcaktuar ende)! Por, jo vetėm kaq. Zbatimi i Kushtetutės nė jug tė Ibrit do tė jetė pėr tė keq. Decentralizimi qė sajon 5+1 komuna tė reja me shumicė serbe (pėrveē atyre pesė qė tashmė janė), ‘eksterritorialiteti’ i 45 kishave e manastireve ortodokse (qė marrin mijėra hektarė tokė dhe i vėnė ato nėn kontroll tė Beogradit) janė obligime kushtetuese prioritare. Kėshtu ėshtė paraparė nė Planin e Ahtisaarit i cili ndodhet brenda Kushtetutės por edhe mbi tė – neni 143.1 i saj konfirmon qė nėse ekziston ndonjė kundėrthėnie ndėrmjet Kushtetutės dhe Planit tė Ahtisaarit, vlen kjo e fundit.

Pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pas hyrjes sė Kushtetutės nė fuqi, nė vend se pavarėsia nominale tė mbushet me substancėn qė quhet sovranitet, ajo po mbushet me pengesa tė pėrhershme pėr atė substancė. Zaten, nėse lexohen me kujdes Plani i Ahtisaarit si dhe letra mė e re e Ban Ki-moon-it, tė dyja kėto shpėrfaqen si pengesa e si mungesa, si kodifikim i asaj qė nuk do ta kemi e jo i asaj qė do ta kemi. Do tė ketė pushtet ndėrkombėtar me fuqi ekzekutive sepse s’do tė kemi sovranitet, do tė kemi polici e gjyqėsi tė ndarė etnikisht sepse s’do tė kemi institucione unike, do tė kemi decentralizim sepse s’do tė kemi integritet territorial, do tė kemi FSK sepse nuk do tė kemi ushtri etj.

Legalisht, Plani i Ahtisaarit ėshtė bėrthama e Kushtetutės sė Kosovės. Mirėpo, politikisht ai ėshtė asgjė mė shumė se pragu i rėnies sė mėtutjeshme. Plani i Ahtisaarit nuk ėshtė plan. Plani i Ahtisaarit ėshtė pragu tė cilin nuk mund ta kalojnė, ėshtė tavani mbi tė cilin nuk mund tė ndodhen institucionet e Kosovės. Ai shenjon zonėn ku ndodhet njė plan qė mungon, njė plan tjetėr qė u mundua ta formėsojė nė vija tė trasha edhe Ban Ki-moon nė ofertėn e tij pėr Boris Tadiqin. Mund tė shkohet nėn Planin e Ahtisaarit, mund tė shkohet mė keq se ai, por jo mbi tė e mė mirė se aq. Nė fakt, pas pranimit tė dokumentit tė Ahtisaarit nga ana e institucioneve tė Kosovės ai dokument praktikisht ra nė ujė. Serbia nuk e pranoi atė dhe negociatat po vazhdojnė nė forma tjera: Gerard Gallucci e Yves de Kermabon koketojnė me strukturat e Serbisė nė Kosovė, kurse Ban Ki-moon ia propozon Boris Tadiqit planin e Slobodan Samarxhiqit pėr ndarje funksionale. Dokumenti i Ahtisaarit ka mbetur veēse qėndrimi i institucioneve tė Kosovės i cili s’mbahet dot meqė ėshtė nė kuadėr tė procesit tė negociatave qė nuk pėrfundojnė. Duke i pranuar kėrkesat e Serbisė, duke i bėrė koncesione asaj, procesi i negociatave me Serbinė nuk u mbyll dhe ai po shkon drejt pėrjetėsimit: Serbia vazhdimisht kėrkon gjithnjė e mė shumė. Dy gjėra kryesore po e mundėsojnė kėtė: nė njėrėn anė Qeveria e Kosovės e cila nuk e ka ndėrmend ta bėjė Kosovėn sovrane – ajo nuk e kupton se shteti ėshtė (edhe) forcė; kurse, nė anėn tjetėr nuk ka shkop ndėrkombėtar pėr Serbinė – s’ka mė sanksione pėr tė dhe as pėrjashtim tė saj nga organizatat ndėrkombėtare si dikur. Nė deklaratėn e pavarėsisė sė Kosovės tetė herė pėrmendet Ahtisaari dhe vetėm tri herė pavarėsia, pėrfshirė kėtu edhe titullin e deklaratės. Dokumenti i Ahtisaarit nė pėrpikmėrinė e tij realisht ka rėnė sepse procesi nuk po mbyllet: institucionet e Kosovės jo vetėm qė e kanė filluar procesin e pazarit me Kosovėn por ato asnjėherė nuk kanė treguar vendosmėri pėr ta mbyllur kėtė proces. Nė rastin mė tė mirė - e qė sėrish ėshtė i keq - do tė na pėrsėritet situata e fundit tė viteve tė ’80-ta: institucionet e Kosovės do tė insistojė nė Planin e Ahtisaarit ashtu siē insistohej dikur nė autonominė e ’74-shit. Fare mirė e dimė tė gjithė se ēfarė pat ndodhur atėherė...

Kosova, shteti mė i ri nė botė, vazhdon tė njihet nga shtete tė reja, pėrsėrisin pėr ēdo ditė politikanėt. Mirėpo, nuk ėshtė saktėsisht e njėjta Kosovė ajo qė po njihet nga vendet e ndryshme. Jemi gjithnjė e mė tė rrudhur territorialisht e mė tė gjymtuar institucionalisht. Atėherė, cila Kosovė ėshtė njohur dhe po njihet? Kosova e cila ėshtė njohur menjėherė pas 17 shkurtit, ajo pas 11 majit, kjo pas 15 qershorit apo ajo qė do tė bėhet nė vjeshtė? Pra, cila nga kėto Kosova ėshtė njohur e po njihet nga vendet e tjera? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Kosova e tanishme – Kosova nė momentin kur unė po e shkruaj kėtė tekst e mė pas Kosova nė momentin kur ju do tė jeni duke e lexuar kėtė tekst. Kosova po ndryshon (pėr tė keq) dhe kjo Kosovė e ndryshuar ėshtė Kosova e njohur. Kurdo e nga kushdo qė tė jetė njohur Kosova bėhet fjalė pėr Kosovėn e tanishme, pėr Kosovėn e atij momenti kur mendohet pėr tė. Rrjedhimisht, krejt varet prej nesh se ēfarė bėjmė me Kosovėn dhe ēfarė lejojmė qė tė tjerėt tė bėjnė me tė. Ajo Kosovė do tė njihet dhe ajo Kosovė do tė jetė Kosova e njohur.

Pavarėsia e Kosovės ėshtė gjithsesi e kotė nėse qytetarėt nuk jetojnė mė mirė, mė lirė dhe mė sigurt pas saj. Pavarėsia nuk matet me pėrmirėsimin e jetės sė politikanėve por tė popullit nė shėrbim tė tė cilit duhet tė jenė ata politikanė. Qytetarėt nuk janė fajtor pėr gjendjen. Fajtor ėshtė pushteti. Ama, qytetarėt janė po ashtu pėrgjegjės. Ata duhet ta pyesin veten se deri kur do tė lejojnė qė heshtja e tyre t’i normalizojė edhe tė kėqijat mė tė jashtėzakonshme. Sa mė parė (kjo pyetje pėr veten tonė), aq mė mirė e mė kollaj (pėr neve dhe brezat tjerė) do tė jetė.


Asimetria e letrave tė Ban Ki-moon-it

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 15 qershor 2008

Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, u dėrgoi nga njė letėr kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, dhe kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Kėtu nuk fillon, por kėtu pėrfundon e pėrbashkėta e kėtyre letrave: pra, ato janė letra tė shkruara dhe tė dėrguara nga Ban Ki-moon. Mėnyra e adresimit dhe pėrmbajtja e tyre janė tė ndryshme. Boris Tadiqit, Ban Ki-moon i drejtohet me "Zt. President", kurse Fatmir Sejdiut me "Shkelqėsi". Boris Tadiqit, i bėhet njė ofertė politike pėr rregullimin territorial dhe administrativ tė Kosovės, kurse Fatmir Sejdiu as qė njoftohet pėr kėtė gjė. Nė fakt, krejt ēfarė bėn Ban Ki-moon nė letrėn e tij dėrguar Fatmir Sejdiut ėshtė njoftimi mbi atė qė Sejdiu tashmė e ka ditur, por jo edhe pėr atė qė nuk e ka ditur: ofertėn mė tė re politike pėr Serbinė nga ana e KS tė OKB-sė. Kėtė ofertė Fatmir Sejdiu mund ta lexojė nga bėrja publike e letrės dėrguar Boris Tadiqit, por jo edhe nga letra qė e mori ai vetė. Qėndrimi rreptėsisht i paanshėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė karshi statusit tė Kosovės (e jo karshi pavarėsisė sė Kosovės e cila pikėrisht nė emėr tė neutralitetit nuk njihet e pranohet), bėn qė letra Sejdiut tė jetė si njė letėr dėrguar mikut. Ban Kimoon i ka dėrguar letėr Sejdiut pėr t'ia krijuar atij (dhe institucioneve tė Kosovės) pėrshtypjen se po i respekton, mirėpo ēdo gjė tjetėr flet pėr tė kundėrtėn.

Pėrveēqė Ban Ki-moon ia pėrkujton Sejdiut pėr shtetet qė nuk e njohėn Kosovėn, ai i thotė qė pėrpjekjet e KB-ve nė Kosovė janė nė veēanti pėr mbrojtjen adekuate tė pakicave. Kėsisoj, Ban Ki-moon e fyen popullatėn shumicė nė Kosovė, duke e paragjykuar atė si sulmuese tė pakicave qė u dashkan tė mbrohen. Posaēėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė kemi parė qė sulme tė shumta kanė kryer mu pjesėtarėt e minoritetit serb nė Kosovė tė dirigjuar nga Beogradi.

Ban Ki-moon vetėm sa e njofton Fatmir Sejdiun se roli i rritur operacional i BE-sė nė Kosovė do tė jetė nė pėrputhje me rezolutėn 1244 (1999) dhe se prania civile ndėrkombėtare do tė rikonfigurohet. Asnjė ofertė ose opcion pėr Sejdiun. Atij veēsa i tregon se ēfarė do tė ngjajė me praninė ndėrkombėtare qė sundon me Kosovėn, me ē'rast ai mund t'i shikojė si spektator zhvillimet nė vijim. Madje, kėto zhvillime e aranzhmane tė reja, sipas Ban Ki-moonit do tė jenė "pėr njė kohėzgjatje tė kufizuar pa paragjykuar statusin e Kosovės"! Nėse njeriu nuk e shikon datėn 12 qershor 2008 qė mban kjo letėr, pa dyshim se do tė mendonte qė bėhet fjalė pėr ndonjė dokument nga arkiva ose pėr ndonjė gabim teknik a shtypi. Mirėpo jo: Ban Ki-moon nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe konsideron qė statusi i Kosovės ende nuk ėshtė zgjidhur. Madje, ai i jep vetes lirinė qė ta rikonfigurojė UNMIK-un nė Kosovė (pėr ēfarė do tė merret vesh me Boris Tadiqin) pėr njė kohė tė pacaktuar, e tė cilėn do ta caktojė sėrish vetė ai. Gjersa Boris Tadiq ėshtė partner nė projektin e Ban Ki-moonit, Fatmir Sejdiut i thuhet se do tė jetė i konsultuar gjatė implementimit (sic.). Kulmi i poshtėrsisė sė kėsaj letre gjithsesi ėshtė nė fund. Aty Ban Ki-moon shpreh bindjen qė autoritetet (pra jo Qeveria apo institucionet e Kosovės sė pavarur qė ai nuk i njeh) si dhe populli i Kosovės do tė vazhdojė tė bashkėpunojė me OKB-nė nė ruajtjen dhe konsolidimin e rezultateve tė rėndėsishme qė janė arritur bashkė si dhe tė trashėgimisė sė KB-ve nė Kosovė! Ban Ki-moon nuk e pyet Kosovėn pėr atė ēfarė e ka ndėrmend tė bėjė nė Kosovė, mirėpo ai pa kurrfarė turpi kėrkon bashkėpunimin tonė nė ndėrmarrjen e atij shumė tė dėmshme pėr Kosovėn. Duke ditur sjelljen servile tashmė tradicionale tė politikanėve tė Kosovės, e veēanėrisht tė Fatmir Sejdiut, ai mbase ia jep vetes komoditetin pėr njė fyerje e ofendim tė tillė nė fund tė letrės, qė Kosovėn synon ta kthejė shumė vjet prapa.


Ambasadori Thaēi dhe BE-ja pa shkop

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 12 qershor 2008

Strukturat e Serbisė nė veri tė Kosovės i kanė mundėsitė por jo edhe tė drejtėn. Qeveria dhe institucionet e Kosovės e kanė tė drejtėn por jo edhe mundėsinė. Veriu mbetet i ndarė dhe gjithnjė e mė i ndarė. Pas shpalljes sė pavarėsisė mė shumė i pavarur u bė veriu i Kosovės (dhe enklavat serbe) nga Kosova sesa Kosova nga Serbia (dhe UNMIK-u). Zyrtarėt ndėrkombėtar nė rastin mė tė mirė e ruajnė gjendjen ekzistuese: Qeverisė sė Kosovės i thonė se nuk mundet andaj nuk duhet tė ngutet, kurse strukturave tė Serbisė u thonė se nuk duhet pasi qė nuk kanė tė drejtė. UNMIK-u pėrfundimisht nuk po shkon nga Kosova sepse Qeveria e Kosovės po e duron atė, kurse strukturat e Serbisė duke mos e duruar ICO/EULEX-in nuk e lejuan atė tė zbarkojė.

EULEX-i thuhet se do ta ketė pėr prioritet sundimin e ligjit. Veriu i Kosovės ka nevojė mė sė shumti pėr EULEX-in. Mirėpo, nė vend se atje tė tėrhiqen kriminelėt para ligjit ngjau diēka qė e anticipon tė kundėrtėn: pas shpalljes sė pavarėsisė u mbyll zyra e ICO-sė ende pa u hapur ajo. Nė vendin e paraparė pėr zyre tė ICO-sė nė veri tė Mitrovicės u hodh njė bombė – disa dėme materiale mjaftuan qė tė heqet dorė nga vendosja atje. Minimumi qė tash mund tė bėjnė institucionet e Kosovės ėshtė qė pėrderisa EULEX-i nuk ėshtė vendosur mirė e mirė sė pari nė veri tė Kosovės pa i dhėnė asgjė Serbisė pėr kundėrvlerė, ai kurrsesi nuk duhet tė pranohet nė pjesėn tjetėr tė Kosovės. Ndėrkaq, ICO-ja assesi nuk duhet lejuar qė ta bėjė decentralizimin e Kosovės pa u integruar njėherė veriu i Kosovės nė Kosovė. Pa pasur Kosova integritet territorial decentralizmi doemos e copėton pakthyeshėm atė.

Duket qė mė e keqja tashmė ka nisur tė ngjajė. EULEX-i po e merr lejen pėr t’u vendosur nė Kosovė pikėrisht pasi qė Serbia po e merr garancinė pėr zbatimin e planit tė vet pėr ndarje funksionale tė Kosovės. Dhe, jo vetėm kaq. EULEX-i po pėrfundon nėn sqetullėn e UNMIK-ut i cili do tė mbetet nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244. Kėsisoj, shtylla e parė e UNMIK-ut qė ngėrthen Policinė dhe Departamentin e Drejtėsisė po bėhet EULEX. Asgjė tjetėr. Doli se gjithė kėto ecejake tė kėtyre muajve tė fundit u bėnė vetėm dhe vetėm qė asgjė thelbėsore tė mos ndryshojė. Serbia vazhdon tė pyetet pėr Kosovėn mė shumė se Qeveria e Kosovės kurse burokracia ndėrkombėtare (me fuqi ekzekutive qė nuk i ka asnjė qeveri nė botė) transformohet e rikonfigurohet pėr hir tė efikasitetit tė vet asaj. Paralelisht, kreu i ICO-sė, Pieter Feith, i shoqėruar nga Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, bėjnė fushatė pėr decentralizimin e Kosovės pėrfundi Ibrit duke i hapur Serbisė shtegun pėr ta shpier Anamoravėn nė njė situatė qė gjithnjė e mė shumė do t’i shembėllejė veriut tė Kosovės. Sa pėr kohė paqeje ėshtė vėshtirė njeriu ta imagjinojė se si ka mundur tė jetė mė keq sesa kjo qė tashmė po ngjan (me shpejtėsi anipse nė dukje disi heshturazi).

Pėr ta bėrė EULEX-in tė pranueshėm edhe pėr strukturat e Serbisė, Bashkimi Evropian po i bėn hapur lėshime Serbisė nė kurriz tė Kosovės. Njohja e Republikės sė Kosovės nga ana e Serbisė po zėvendėsohet me njohjen qė EULEX-i do t’ua bėjė strukturave tė Serbisė tė dalura nga zgjedhjet e 11 majit. BE-ja ia ofroi Serbisė Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit pėr t’ia ofruar Serbia asaj Boris Tadiqin si kryeministėr. Ndryshe nga kjo, pėr ēėshtjen e instalimit tė EULEX-it nė Kosovė, BE-ja po i dhuron Serbisė diēka qė ėshtė e Kosovės e jo e Bashkimit Evropian. Pra, ende pa ardhur mirė nė Kosovė, BE-ja po i jep Serbisė diēka tė Kosovės sė ardhshme! Qeveria e Kosovės ashtu siē ėshtė e reduktuar nė pasivitetin e saj absurd nuk bėzanė. Ajo jo vetėm qė nuk merret me ēėshtjet e sovranitetit dhe integritetit territorial, jo vetėm qė nuk i hap ambasadat nė asnjė vend qė tashmė e ka njohur Kosovėn, por, pėr mė keq, vetė Qeveria e Kosovės i ngjan njė ambasade tė Kosovės (e cila thuajse ndodhet diku gjetiu!), qė pret e pėrcjell politikanė e diplomatė tė ndryshėm. Hashim Thaēi ėshtė veēse ambasadori i njė Kosove tė deterritorializuar nė Kosovėn e qeverisur nga UNMIK-u, KFOR-i, zyrat e Quintit, strukturat e Serbisė, ICO-ja, edhe pak EULEX-i, e kushedi nga kush tjetėr...

Megjithatė, pėrveē sjelljes sė ambasadorit Thaēi, ka edhe njė tjetėr faktor tė rėndėsishėm pėr tatėpjetėn e Kosovės sė pavarur. Qė prej rrėzimit tė Milosheviqit, Bashkimi Evropian (por edhe faktorėt e tjetėr ndėrkombėtar) nuk kanė mė shkop pėr Serbinė, por vetėm karrotė. Rolin simbolik tė shkopit pėr Serbinė e luan zbrapsja eventuale e karrotės ama shkop real nuk ka mė. Koshtunica pėr pesė vjet me radhė e ka eksploatuar kėtė fakt. Pavarėsia e Kosovės vazhdimisht shtyhej deri nė pikėn kur ajo mbeti pa sovranitet dhe integritet territorial, pra pa substancė. Politikanėt e Grupit Negociator nė vend se tė insistonin qė populli i Kosovės duhet tė vendos pėr fatin e Kosovės nė referendum, thoshin se janė ata pesė a gjashtė veta qė do tė vendosin duke negociuar me Serbinė. Nė vend se ēėshtjen e Kosovės ta paraqesin si njė ēėshtje tė sė drejtės (pėr vetėvendosje) ata e hedhėn Kosovėn nė pazarin e negociatave ku Ahtisaarit i duhej tė ndėrmjetėsonte midis tri goditjeve qė i merrte nga Qeveria e Serbisė dhe gjashtė buzėqeshjeve qė i merrte nga Grupi Negociator i Kosovės.

Duke mos pasur mė shkop pėr Serbinė ‘demokratike’ tė pas Milosheviqit, krejt ēfarė do tė bėjnė faktorėt ndėrkombėtar ėshtė tė pėrpiqen qė Serbisė t’ia zvogėlojnė pretekstet e mundshme pėr obstruksionet e saj nė Kosovė. Ndėrkaq, Qeveria e Kosovės josovrane do tė mbetet veēse vegėl e kėtyre faktorėve ndėrkombėtar nė kėtė kurs tė politikės qė e ushqen Serbinė me mishin e trupit tė Kosovės.


Para syve tonė Serbia po e zbaton planit pėr ndarjen funksionale tė Kosovės

Shkruar nga Albin KURTI
Prishtinė, 5 qershor 2008

Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, veriu i Kosovės u bė edhe mė i pavarur nga Kosova. Megjithėkėtė, ai nuk iu bashkua edhe formalisht Serbisė. Liderėt serbė nė veri nuk e shpallėn pavarėsinė dhe as bashkimin me Serbinė pas 17 shkurtit. Tė gjithė shqiptarėve dyshues nė ndryshimet qė do t’i sjell shpallja e pavarėsisė, para 17 shkurtit u duhej tė pėrballeshin me dy parashikime tė ‘sigurta’. E para, qė serbėt nė jug tė Ibrit do tė ikin. Dhe, e dyta, qė serbėt nė veri do ta shpallin pavarėsinė apo bashkimin me Serbinė (porse atė nuk do t’ua njoh kush). Nuk ndodhi asnjėra prej kėtyre dy parashikimeve pikėrisht pėr shkak se nuk kuptohej lidhja nė mes tyre. Nėse veriu do ta shpallte bashkimin me Serbinė, vetėm atėherė serbėt nga pjesėt e tjera tė Kosovės do tė mund tė mendonin pėr ikjen e tyre nga Kosova. Mirėpo, Serbia ka gjithsesi plane tjera. Serbia nuk do ndarje territoriale (tash pėr tash) por vetėm ndarje funksionale. Apetitet e saj pėr territor janė mė tė mėdha sesa territori qė aktualisht e kontrollojnė strukturat e saj. Procesi politik i tanishėm (me UNMIK-un qė toleron dhe Qeverinė e Kosovės qė pėrulet) i premton asaj shumė mė tepėr territor se kaq. Pretendimet territoriale tė Serbisė nė Kosovė nuk pėrfundojnė me veriun e Kosovės por vetėm sa fillojnė me tė. Pėrderisa nė veri Serbia organizon trazira kriminale tė zhurmshme, nė pjesėt tjera tė Kosovės ajo po bėn ndėrtime kriminale tė heshtura. Nė Badoc tė Ri ka kohė qė ka filluar ndėrtimi i 70 shtėpive pėr serbėt qė nuk kishin qenė kurrė mė parė aty. Qeveria e Serbisė nė programin e saj pėr investimet nė Kosovė pėr vitin 2008, i ka ndarė 78.750.000 dinarė pėr kėto shtėpi. Sigurisht qė nuk ka pasur arsye qė tė ndėrtohen shtėpi nė Badoc tė Ri. Beogradi po ndėrton shtėpi shtesė, sepse ai do qė ta krijojė njė zinxhir tė fshatrave serbe ndėrmjet Graēanicės dhe Artanės (ish Novobėrdės). Nė kėtė mėnyrė do tė lidheshin fuqishėm territoret nė Anamoravė me fshatrat e banuara me serbė nė pjesėn qendrore tė Kosovės. Pėr vitin 2008 Serbia i ka ndarė edhe 30 milionė dinarė pėr 18 shtėpi nė fshatin Berivojcė tė Dardanės (ish Kamenicės), me ē’rast jo vetėm qė ndryshohet pėrbėrja demografike e fshatit nė favor tė serbėve qė bėhen shumicė, por edhe rrethohet komplet qyteza e Dardanės me fshatra serbe. (Nuk ėshtė e rastėsishme qė Dardana ėshtė e vetmja komunė me shumicė shqiptare nė tė cilėn qė prej mbarimin tė luftės nuk u lejua asnjėherė tė kishte TMK!) 40 milionė dinarė tė tjerė janė ndarė nga Qeveria e Serbisė pėr banesa kolektive nė fshatin Budrigė tė Gjilanit qė sipas planit tė Ahtisaarit pėrfundon nė komunėn e Parteshit. Serbia parasheh qė 6.500 familje serbe tė kthehen nė mėnyrė tė organizuar nė Kosovė si dhe 2.000 familje tė tjera nė mėnyrė individuale. Gjithsej bėhet fjalė pėr rreth 35.000 banorė tė cilėt Serbia ka ndėrmend t'i sjellė nė vendet ku serbėt tashmė janė shumicė, atje ku ata me kėtė kthim do tė bėheshin shumicė, ose atje ku nėpėrmjet kthimit do tė sigurohej vazhdimėsia territoriale e enklavave. Pra, jo atje ku kishin jetuar mė parė (kryesisht nėpėr qytete) sepse asisoj ata do tė mbeteshin pakicė. Serbia, ashtu siē e kemi njohur gjithmonė, i pėrdor serbėt pėr hir tė territorit dhe jo anasjelltas.

Synimet e Serbisė nė Anamoravė nuk bėhen vetėm pėr mė shumė territor serb nė Kosovė. Ato konsistojnė nė lidhjen e atyre dy parashikimeve tė ‘sigurta’. Serbia ėshtė e vetėdijshme se nėse veriu i Kosovės do ta zyrtarizonte bashkangjitjen me Serbinė, jo vetėm qė serbėt nga pjesėt tjera do tė mund tė iknin, por edhe shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės do tė mund tė ngriteshin. Mu pėr kėtė arsye ajo nuk i urdhėron liderėt serbė tė veriut qė t’i bashkohen edhe formalisht Serbisė (gjė qė ata edhe mbase do ta bėnin sikur tė mund tė ndėrmerrnin vendime kokė mė vete). Nė muajt dhe vitet nė vijim, investimi i Serbisė do tė jetė i pėrqendruar nė Anamoravė dhe Graēanicė nė pėrpjekje e sipėr pėr ta rrethuar dhe izoluar Luginėn e Preshevės nga Kosova. Enklavat serbe do tė pėrpiqen tė lidhen pėr t’i shndėrruar nė enklava sa mė shumė fshatra shqiptare. E, ata shqiptarė mandej, i kėrcėnon fati i shqiptarėve tė veriut tė Kosovės. Para se Serbia ta marrė pėrfundimisht veriun ajo e do edhe njė veri tjetėr nė lindje tė Kosovės. Nėse Serbia tash do ta merrte veriun, ajo do tė mbetej vetėm me veriun, duke e rrezikuar madje edhe humbjen e Luginės sė Preshevės. Kjo ėshtė arsyeja pse plani i Ministrit tė Serbisė pėr Kosovėn, Slobodan Samarxhiq, nuk quhet ndarje territoriale por ndarje funksionale. Samarxhiq pretendon se Kosova ishte e bashkuar andaj jofunksionale dhe rrjedhimisht ajo duhet tė ndahet pėrbrenda nė mėnyrė qė tė bėhet funksionale. E kundėrta ėshtė e vėrtetė: Kosova ishte e ndarė pėrgjatė kėtyre nėntė viteve tė pasluftės dhe kjo gjė e vėshtirėsonte pamasė funksionimin e saj (pėrveē asaj qė nuk ishte e lirė dhe sovrane). Ndarja funksionale e Kosovės e bėn ndarjen institucionale dhe administrative nė baza etnike, duke i mundėsuar Serbisė qė vazhdimisht tė gllabėrojė edhe mė shumė territor nė Kosovė. Me zbatimin e planit pėr ndarjen funksionale Serbia po e ndėrton Kalin e saj tė Trojės brenda Kosovės. Dhe, sikurse te legjenda antike, e gjithė kjo po ngjan para syve tonė! Por, pėr dallim nga legjenda antike, ne tash po e dimė qė nuk bėhet fjalė pėr dhuratė tė pafajshme me formėn e njė kali.

Tani kur jeni kah fundi i kėtij shkrimi mos mendoni se Serbia ėshtė e pėrsosur. Larg asaj. Problemi ėshtė se politika jonė institucionale ėshtė e pėrsosur nė injorancėn, dembelinė dhe poltronizmin e saj. Janė aq shumė gjėra qė mund tė bėhen. Pjesa thelbėsore e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės qė quhet Serbi ndodhet pikėrisht nė Anamoravė. Atje nuk duhet lejuar zbatimin e planit tė Ahtisaarit, nuk duhet lejuar sajimin e vazhdimėsisė territoriale tė enklavave serbe, nuk duhet lejuar kthimin e serbėve gjersa ata nuk e pranojnė Republikėn e Kosovės, dhe posaēėrisht nuk duhet lejuar serbėt tė kthehen e ndėrtojnė aty ku s’kanė jetuar mė parė. Nė anėn tjetėr, nuk duhet tė pranohet komuna e veriut tė Kosovės dhe nuk duhet tė lejohet shitja e Trepēės, meqė funksionimi dhe kontrolli i saj shtetėror janė mundėsi e mirė pėr zhvillim por edhe pėr integrimin e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės. Shqiptarėve tė veriut tė Kosovės duhet t’iu pėrmirėsohen kushtet socio-ekonomike duke u siguruar vende pune, arsim dhe pėrkujdesje shėndetėsore falas, si dhe transport tri herė nė ditė po ashtu falas pėr nė pjesėn jugore tė qytetit dhe anasjelltas. Gjithashtu, duhet shikuar mundėsinė qė secila familje shqiptare nė veri nga rreth 600 sosh sa janė atje ta ketė njė tė punėsuar nė ShPK. Shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės duhet inkurajuar dhe ndihmuar pėr tubime, greva dhe protesta nė kėrkesa mė tė avancuara siē janė ato pėr universitet nė gjuhėn shqipe dhe pėrdorim tė lirshėm tė flamurit kombėtar. Njė politikė e kėtillė shpejt do tė haste nė mirėkuptimin e Shqipėrisė. Njė politikė e kėtillė do t’i kthente mbarė edhe shqiptarėt e Maqedonisė tė cilėt duhet tė bashkohen e tė shfrytėzojnė edhe rrugė jashtinstitucionale: (jo vetėm) zgjedhjet e fundit nė Maqedoni dėshmuan se shqiptarėt thjesht s’kanė aq dobi atje nga pluralizmi partiak. Njė politikė e kėtillė do t’i tregonte faktorėve ndėrkombėtar se stabiliteti nė Ballkan po mbahet kryesisht nė kurriz tė shqiptarėve. Njė politikė e kėtillė do ta ndėrprente procesin e rrudhjes sė tokave tė banuara me shqiptarė, proces ky i cili ka nisur aty kah viti 1830 me ardhjen e Obrenoviqėve nė krye tė Serbisė, e qė nuk ka tė ndalur as sot e kėsaj dite...


Liria fitohet!

Shkruar nga Albin KURTI
Prishtinė, 10 shkurt 2008

Sundimi ndėrkombėtar nė Kosovė i ka suspenduar konventat ndėrkombėtare. Policėt, gjykatėsit, dhe zyrtarėt e UNMIK-ut nuk i nėnshtrohen ligjit qė e zbatojnė mbi ne. Pra, qenia e kėtij sistemi politik e bėn tė mundur krimin e pandėshkuar, ndėrkaq projekti i tyre politik e bėn krimin tė domosdoshėm mbi popullin tonė. 2 milion e gjysmė njerėz nė Kosovė nuk mund ta shprehin vullnetin e tyre. Atyre iu mohohet vullneti pėr liri, sovranitet e pavarėsi. Kjo do tė thotė qė 2 milion e gjysmė njerėz nė Kosovė janė nė burg. Ndėrkaq, pushteti e luan rolin e gardianit i cili ka pėr detyrė tė sigurojė qė i burgosuri tė mbetet nė burg. Zgjatja e sundimeve tė tilla burokratike ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė e njėjtė me atė mjekun e keq, i cili nė rastin mė tė mirė pacientit ia zgjat jetėn pa shėndet. Pra ta zgjat jetėn, por pa shėndet. Nė vitin 1974 qėllimi pėr republikėn e Kosovės u pat zėvendėsuar me autonomi; nė vitin 1991 nevoja pėr luftė ēlirimtare u pat zėvendėsuar me rezistencė paqėsore e pasive; nė vitin 1999 ēlirimi i Kosovės u pat zėvendėsuar me tėrheqje tė pjesshme tė trupave serbe prej Kosovės; dhe tash kemi zėvendėsimin e llojit mė tė ri, ku bėrja e pavarėsisė po zėvendėsohet me shpalljen e pavarėsisė, e cila vazhdimisht zbrapset nė tė ardhmen. Kjo shpallje e pavarėsisė ėshtė nė fakt shpallje e propozimit tė Ahtisaarit, qė Kuvendi i Kosovės e bėri marrėveshje, gjė qė paraqet njė ēmim tmerrėsisht tė lartė pėr njė pavarėsi tė cunguar e tė brishtė. Pra nuk po e shpallin pavarėsinė, por po e shpallin propozimin e Ahtisaarit. E ka njė gjė nė kėtė jetė e nė kėtė botė qė nuk ka zėvendėsim, e kjo ėshtė pikėrisht liria. Nuk mund t’i thuhet dikujt lėre lirinė e merr diēka tjetėr. Ka diēka nė kėtė botė e nė kėtė jetė qė nuk mund tė shtyhet. Kjo ėshtė pėrsėri liria - nuk mund t’i thuash dikujt do tė jesh i lirė pak mė vonė. E kjo po ngjan pikėrisht me mėnyrėn qysh po na e trajtojnė lirinė, jo vetėm burkoratėt ndėrkombėtar, por edhe politikanėt vendor. Kėta po thonė se po e shtyjmė jo kėtė datė, por atė datė, aq mė tepėr qė nuk bėhet fjalė pėr atė qė kanė rėnė me mijėra e mijėra dėshmorė pėrgjatė shekullit XX, e deri nė ditėt e sotme, por pėr njė zgjidhje tė cunguar e cila nuk ėshtė as gjysma e asaj pėr tė cilėn ne jemi sakrifikuar. Por shtrohet pyetja - si bėhėt qė njerėzit e njėjtė na gėnjejnė njėjtė me gėnjeshtrėn e njėjtė? Dhe ne, njerėzit e njėjtė qė jemi poshtė, vazhdojmė njėjtė t’iu besojmė atyre duke e shndėrruar mashtrimin e tyre nė vetėmashtrim. Pse fatkeqėsisht shumica e njerėzve nė Kosovė vazhdojnė ta ushqejnė vetėn e tyre me iluzione? Nė burg aty ka pak vend por shumė kohė, aty mund tė mendosh shumė. Dhe asgjė nuk mė ka preokupuar mė shumė se kjo pyetje, pėrgjigjen e sė cilės e gjeta prap brenda burgut. Nėse shkoni nė burgun e Prizrenit aty janė 129 tė burgosur. Tė gjithė besojnė qė do tė lirohen nė muajin shkurt. Ēdonjėri e gėnjen veten. Ėshtė nė natyrėn e tė burgosurit, nė natyrėn e njeriut i cili s’beson qė ka mundėsi tjera dhe nuk beson nė fuqinė e vet, qė zgjidhja i vjen sė shpejti nga jashtė dhe prej lart. Pra, ky ėshtė edhe problemi i popullit tonė, qė fatkeqėsisht vazhdon tė besojė me vullnet tė shtypur. Por nuk janė tė gjithė kėshtu. Ka disa e qė vazhdimisht po rriten, e tė cilėt dėshirėn pėr vetėvendosje e kanė bėrė vullnet pėr vetėvendosje, e tė cilėt durimin, pritjen, shpresat, i kanė shndėrruar nė angazhim, aksion e veprim. Dhe kėshtu vijnė nė demonstrata tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! tė cilat kanė treguar se nuk ia vlenė tė pritet e tė durohet, por duhet medoemos tė angazhohemi. Sovraniteti, liria, pavarėsia, nuk janė tė dėshira, pėrmbushjen e tė cilave duhet ta meritojmė por janė tė drejta qė na takojnė dhe tė cilat nuk na i jep askush. Tė cilat duhet t’i fitojmė dhe do t’i fitojmė nėse i marrim. Janė dy rrugė tė mundshme: ose ballafaqim, ose nėnshtrim. Arben Xheladini, Mon Balaj e Lėvizja VETĖVENDOSJE! (qė kėta tė dy i konsideron si pishtarė tė lirisė), konsideron se nė fakt ka vetėm njė rrugė: ballafaqimi. Pėrkundruall nesh janė politikanėt. Ata janė njerėz tė nėnshtruar, tė cilėt pėrpiqen t’i nėnshtrojnė edhe tė tjerėt. Liria nis pikėrisht me refuzimin e kėtij nėnshtrimi. Kėtij nėnshtrimi qė na vjen si ofertė prej lart. Kėta qė janė lart e kanė pranuar propozimin e Ahtisaarit, duke e bėrė marrėveshje tė institucioneve tė Kosovės me faktorė tė rėndėsishėm ndėrkombėtar, dhe nė kėtė mėnyrė kanė bėrė diēka tė pafalshme. Nė mėnyrė retroaktive kanė justifikuar strukturat e Serbisė, e tė cilat Serbia i ka ushqyer pėr gati 9 vite nė Kosovė. Me vetė faktin qė e kanė pranuar kėtė propozim tė Ahtisaarit, ata kanė thėnė se strukturat e Serbisė kanė bėrė mirė qė kanė qėndruar tash nėntė vite. Ne nuk mund tė pajtohemi me kėtė ēfarė po ndodh dhe s’do tė pajtohemi kurrė. Mirėpo, mbi bazėn nė tė cilėn do tė organizohemi e mobilizohemi pėr ta kundėrshtuar do tė arrijmė jo vetėm ta ndalim procesin politik por edhe ta drejtojmė nė njė kurs tė duhur. E ky kurs ėshtė kursi nė tė cilin jo kufijtė dhe territoret pėrcaktojnė fatin e popullit, por populli do ta pėrcaktojė fatin e territorit dhe kufijve tė vet. Mon Balaj dhe Arben Xheladini janė dy dėshmorė tė cilėt janė shumė tė veēantė. Me kalimin e kohės rėnia e tyre do tė marrė gjithnjė e mė shumė kuptim. Kur tė fillojnė kėto qeveritė e vazhdueshme qė zgjedhen me konkurs ta realizojnė nė terren Pakon e Ahtisaarit, atėherė secili prej nesh, e dikur tė gjithė ne, do ta kuptojmė pse nė fakt ranė kėta dy dėshmorė. Do ta kuptojmė nė mėnyrė tė plotė rėnien heroike tė tyre. Pėr kėso vdekje dhe pėr kėsi rėnie sigurisht se ia ka vlejtur jeta.

Lavdi Mon Balajt dhe Arben Xheladinit!
Lavdi tė gjithė dėshmorėve tė kombit!


Drejtėsia e UNMIK-ut

Nga Albin KURTI
Prishtinė, 21 janar 2008

Letėr qė iu dėrgua organizatave kryesore ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut

Unė u burgosa mė 10 shkurt, 2007, pasi Lėvizja VETĖVENDOSJE!, ku unė jam njėri prej udhėheqėsve, mbajti njė demonstratė tė padhunshme. Seanca e katėrt e rastit kundėr meje do tė mbahet mė 30 janar. Mė ngarkojnė me akuzat se: e kam organizuar turmėn, e cila ka kryer vepėr penale (si thuhet ‘nė tentativė pėr tė shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm dhe/ose tė dėmtojė pasurinė nė shkallė tė gjerė’), duke i penguar personat zyrtarė nė kryerjen e detyrave tė tyre (si tė tilla pėrkufizohen (pėrpjekjet) pėr tė formuar kordon policor nė rrugė) dhe duke bėrė thirrje pėr rezistencė (qė thuhet tė ketė qenė nxitja e popullit pėr ta thyer kordonin policor). Unė pėrballem me dėnimin me burg deri nė dhjetė vjet.

Kam treguar edhe tjetėrkund se kėto akuza janė absurde deri nė detajet e tyre mė tė vogla (shiko te www.freealbinkurti.org) dhe tash po iu shkruaj pėr tė shpjeguar pse mendoj se rasti kundėr meje duhet tė hidhet poshtė dhe pėr tė treguar pėr shkeljet e tė drejtave tė njeriut qė po ndodhin gjatė gjithė procesit ligjor. Ēdonjėri ka tė drejtė pėr njė jetė me dinjitet dhe drejtėsi. Konventat ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut janė formuluar pikėrisht me qėllim tė mbrojtjes sė kėsaj tė drejte. Shkeljet e tė drejtave tė mia tė njeriut nė rastin kundėr meje, para sė gjithash, tė sė drejtės sime pėr njė gjykim tė drejtė, e bėjnė tė qartė se Kosova nėn sundimin e OKB-sė ėshtė lėnė jashtė kėtij rregulli ndėrkombėtar tė tė drejtave tė njeriut.

Para sė gjithash, po e shoh si tė domosdoshme tė shpjegoj nė pika tė shkurtėra pse VETĖVENDOSJE! demonstroi mė 10 shkurt 2007 dhe ēka ndodhi atė ditė. VETĖVENDOSJE! ėshtė njė lėvizje politike opozitare, e padhunshme dhe me aktivistė vullnetarė, e cila angazhohet pėr vetėvendosjen e Kosovės. Mė 10 shkurt, VETĖVENDOSJE! demonstroi kundėr Pakos sė Ahtisaarit – e cila, ne besojmė se Kosovės do t’i sjellė luftė dhe mjerim – si dhe kundėr regjimit jodemokratik tė UNMIK-ut kėtu. Gjatė demonstratės dy demonstrues paqėsor u qėlluan pėr vdekje nga ana e policisė sė OKB-sė, me plumba tė gomės me afat tė skaduar me tė cilat protestuesit u qėlluan nė kokė nga afėr. Mbi tetėdhjetė protestues tė tjerė u lėnduan me plumba tė gomės, njėri nga tė cilėt e ka humbur syrin dhe dy tė tjerė kanė qenė nėn kujdes intensiv me ditė tė tėra.

Pėrkundėr raportit tė Prokurorit Special tė vetė UNMIK-ut, Robert Dean, i cili konfirmoi se reagimi i policisė mė 10 shkurt ishte kriminal, UNMK-u refuzoi tė zhvillonte hetime mbi krimet gjatė atyre ngjarjeve. Edhe pse ėshtė vėrtetuar se vrasėsit ishin nga Njėsiti Special i Policisė sė Rumanisė, prokurori i OKB-sė argumentoi kundėr ndjekjes sė tyre penale ngase nuk kishte mundėsi tė gjindej lidhshmėria nė mes tė plumbave dhe armėve individuale prej tė cilave ishte shtėnė. Nė raportin e tij tė dytė, Dean, e cilėsoi shkėputjen nė zinxhirin komandues si shkaktar tė vrasjeve, por prap refuzoi tė niste hetime pėr t’i identifikuar personat pėrgjegjės. Policisė rumune iu lejua qė fshehtas tė ikte nga Kosova dhe askush nga ata qė ishin nė krye tė operacionit kriminal policor nuk ėshtė marrė nė pėrgjegjėsi. Nė kėrkim tė pashpresė pėr njė viktimė pėr t’ia ngarkuar fajin pėr krimin e vet, UNMIK-u mė zgjodhi mua pėr tė mė nxjerrė nė gjykim.

Arrestimi dhe paraburgimi

Kur mė arrestuan pas demonstratės sė 10 shkurtit, Shėrbimi Policor i Kosovės nuk ma tregoi ndonjė fletėarrest as nuk mė njohtoi mbi arsyet e arrestit apo mbi ligjin e duhur nė zbatim ose faktet lidhur me tė. Nė vend tė kėsaj, policia hyri nė zyren e VETĖVENDOSJE!-s nė mėnyrė tė dhunshme, pėrdori sprej djegės kundėr meje dhe disa aktivistėve tė tjerė tė VETĖVENDOSJE!-s, na shkelmuan dhe na rrahėn, mua dhe tė tjerėt nė zyrė, pėrfshirė kėtu edhe njė aktiviste, Shkurta Aliun, e cila u rrah deri nė alivanosje dhe u dėrgua nė spital. Asnjėri nga policėt nuk u godit dhe as nuk u lėndua gjatė arrestimit tim.

Paraburgimi im nuk kishte ndonjė bazė ligjore deri mė 13 shkurt, kur u mbajt njė seancė dėgjimore e mbyllur pėr opinionin. Qė atėherė paraburgimi im ėshtė zgjatur zakonisht pa praninė time dhe ndonjėherė edhe pa dijen time. Disa nga seancat e mėposhtme tė dėgjimit gjatė paraburgimit po ashtu kanė qenė tė mbyllura pėr opinionin.

Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit (angl. IHF) si dhe Amnesty International (AI) kanė theksuar se paraburgimi im gjithnjė ka pasur bazė tė dobėt ligjore: atij i ka munguar arsyetimi i mjaftueshėm dhe si i tillė ka rezultuar me privim joligjor tė lirisė. Gjithashtu, hapėsira aktuale kohore prej dy muajsh nė mes tė seancės sė tretė dhe tė katėrt tė rastit kundėr meje – prej 4 dhjetorit 2007 deri mė 30 janar 2008 – dėshmon se gjykata e UNMIK-ut nuk e ka pėr qėllim ta zhvillojė procedurėn gjyqėsore me pėrshpejtim tė duhur por nė vend tė kėsaj synon ta zgjasė rastin pėr aq sa ėshtė e mundur.

Kur mė transferuan pėr herė tė parė nė arrest shtėpiak, mua pa kurrfarė arsyetimi ligjor mė qe ndaluar kontakti me VETĖVENDOSJE!-n dhe me mediat. Gjatė arrestit tim tė mėvonshėm shtėpiak kėto kufizime u hoqėn pa shpjegim, por nė vend tė kėsaj njė roje policore 24-orėshe (e pėrbėrė nga dy policė tė armatosur) u vendos para derės sime dhe mua nuk mė lejohej ta qitja hapin jashtė derės sė banesės sime. Kjo gjė ishte e pashembullt nė historinė e Kosovės dhe kurrė nuk u arsyetua nė mėnyrė ligjore. Derisa isha nė paraburim nė burg, IHF-sė nuk iu lejua tė mė vizitonte derisa vizitorėve ndėrkombėtarė, ndėr tė tjerė diplomatit amerikan William Walker, i cili u pėrpoq tė mė bindte qė tė mos organizoja demonstrata, iu lejua vizita menjėherė.

Gjykimi i drejtė

Supozimi i pafajsisė

Rasti kundėr meje dhe nė veēanti paraburgimi im qė nga fillimi janė bazuar nė supozimin e fajsisė, jo atė tė pafajsisė. Kjo nuk shihet vetėm nga vendimet dhe veprimet e gjykatėsve qė janė nė krye tė rastit tim. Autoritetet lokale dhe ndėrkombėtare tė Kosovės dhe zyrtarėt publik – pėfshirė kėtu disa nga politikanėt lokal, zėdhėnėsin e Shėrbimit Policor tė Kosovės, Veton Elshani, Shefen e Zyres Amerikane nė Kosovė, Tina Kaidanow dhe ish-zėvendės-shefin e UNMIK-ut (zėvendėsin e PSSP-sė), Steven Schook, qė nga dita e parė e burgosjes sime publikisht kanė dhėnė deklarata degraduese ndaj meje dhe VETĖVEDOSJE!-s dhe e kanė shprehur mendimin se unė jam fajtor.

Barazia para ligjit

Qė nga fillimi i rastit kundėr meje unė jam vėnė nė disavantazh nė krahasim me prokurorinė. Unė jam trajtuar ndryshe, nuk mė ėshtė lejuar tė shprehem dhe madje i jam nėnshtruar ofendimit gojor: kur filloi gjykimi mė 19 shtator, unė e kundėrshtova panelin kryesues tė gjykatėsve pėr miratimin e parregullsive nė rastin kundėr meje, si dhe pėr mungesėn e pavarėsisė dhe paanshmėrisė sė tyre – paneli e pėrfaqėson UNMIK-un, i cili ėshtė njėherit edhe palė e dėmtuar edhe palė akuzuese nė rastin tim. Pasi kėrkuan qė ta shpjegoja kundėrshtimin tim ndaj panelit, gjykatėsi kryesues, Maurizio Salustro, mė ndėrpreu duke mė bėrtitur dy herė qė ‘ta mbyllja gojėn!’ dhe e pėrfundoi seancėn pa mė lejuar tė flisja.

Pėr mė tepėr, seanca e parė gjyqėsore mė 19 shtator filloi me leximin e njė aktakuze plotėsisht tė re dhe tė pakonfirmuar, pa paralajmėrim. Mua nuk mė patėn informuar pėr kėto akuza tė reja kundėr meje as mbi ligjin nė zbatim apo pėr faktet nė fjalė nė tė cilat ato akuza bazoheshin. Nė seancėn e ardhshme gjyqėsore mė 15 nėntor, gjykatėsi Salustro deklaroi pa kurrfarė shpjegimi se kjo aktakuzė e re duhej tė injorohej.

Unė kurrė nuk kam pranuar qė tė kem avokat mbrojtės nė kėtė rast, meqė ai do tė emėrohej nga UNMIK-u. Meqė UNMIK-u ėshtė pala gjykuese, akuzuese dhe e dėmtuar nė rastin tim, e ashtuaquajtura mbrojtja ime pėrballet me konfikt interesash nė mes tė shėrbimit qė mė ofron mua dhe autoritetit i cili e ka emėruar nė atė detyrė. Pėrkundėr shprehjes sė pėrsėritur tė kėtij qėndrimi, UNMIK-u ma caktoi njė mbrojtės nė rastin tim. Gjatė seancės sė dytė gjyqėsore mė 15 nėntor, gjykatėsi Salustro e zgjodhi Fazli Balajn si tė ashtuquajturin mbrojtėsin e katėrt nė mėnyrė tėrėsisht joprofesionale. Brenda njė ore dhe pa kurrfarė procesi parapėrgatitor, Balaj u paraqit nė gjykatė pa pasur kohė qė tė njohtohej me rastin dhe ta pėrgatiste mbrojtjen e tij. Pėr ta bėrė kėtė edhe mė keq, Balaj ka deklaruar publikisht pėr Televizionin e Kosovės se unė jam fajtor pėr mė shumė se sa qė mė akuzojnė aktualisht – shih http://www.youtube.com/watch?v=F7wjbVLglIs. Nė gjykatė ai haptas i kundėrshtoi argumentet e mia. Nė njė rast, sjellja e Balajt e shtyri prokurorinė qė tė kėrkonte nga gjykatėsi Salustro qė ta sqaronte rolin e avokatit tė detyrueshėm mbrojtės meqė dukej sikur ai vepronte kundėr meje.

Nė seancėn e tretė gjyqėsore mė 4 dhjetor, 2007 unė ia dorėzova njė DVD gjyqit si dėshmi pėr akuzimin e sheshtė timin dhe tė VETĖVENDOSJE!-s nga ana e Balajt pėr protestėn e 10 shkurtit. Kishte probleme teknike, tė cilat nuk e lejuan panelin e gjykatėsve qė ta shikonte DVD-nė atė herė, por gjykatėsi Salustro vendosi ta vazhdonte dėgjimin duke e injoruar kėrkesėn pėr shqyrtim tė provave qė unė i pata sjellė kundėr tė sė ashtuaquajturės mbrojtjes sime. Gjykata nuk lėshoi fletėrefuzim me arsyet pėr injorimin e provave tė DVD-sė.

Kur IHF-sė nuk iu dha e drejta pėr tė mė vizituar gjatė mbajtjes sime nė burg para gjykimit, ata mėsuan se unė qesh klasifikuar si i burgosur i ‘Kategorisė A’ – kategorizim ky i rezervuar pėr tė burgosurit mė tė rrezikshėm nė Kosovė. As unė as i ashtuquajturi avokati imi mbrojtės nuk ishim informuar lidhur me kėtė kategorizim apo me pasojat e tij. Meqė prokuroria ishte e informuar lidhur me kėtė kategorizim, kjo e shkeli parimin e barazisė sė palėve siē thekson IHF. Ky parim gjithashtu u shkel atėherė kur gjykatėsi kryesues gjatė mbajtjes sime nė burg para gjykimit iu afrua prokurorisė dhe pyeti ‘ēka doni tė bėj unė mė tej?’.

E drejta pėr t’u ankuar

Edhe pse rasti gjyqėsor kundėr meje nuk e pėrmbush as ‘minimumin’ e asaj qė kėrkohet me tė drejtėn pėr shqyrtim tė drejtė, mua mė mohohen tė gjitha mundėsitė pėr ankesė apo zhdėmtim. Nuk ekzistojnė kurrfarė mekanizmash pėrmes tė cilėve unė do tė mund tė inicoja njė proces ankese kundėr UNMIK-ut, gjykatėsve ose prokurorisė nė rastin tim dhe kurrfarė autoriteti mė i lartė tė cilit do tė mund t’i ankohesha ose prej tė cilit do tė mund tė kėrkoja drejtėsi. Pėr shembull, Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nuk ka jurisdiksion nė Kosovė nėn sundimin e UNMIK-ut.

Pavarėsia dhe paanshmėria

Gjyqėsia nė Kosovė nuk ėshtė as e pavarur as e paanshme, ashtu siē theksojnė edhe Human Rights Watch, IHF dhe AI. Gjithashtu, nuk ekziston ndarja e autoritetit nė Kosovė pėr ta mbrojtur gjyqėsinė nga ndėrhyrja e palejuar: UNMIK-u dhe shefi i tij, PSSP, e pėrfaqėson dhe e personifikon gjithė gjyqėsinė, autoritetin ekzekutiv dhe legjislativ. PSSP gjithashtu ka autoritet t’i shfuqizojė dhe t’i ndryshojė vendimet gjyqėsore. Kjo mungesė e pavarėsisė dhe paanshmėrisė ėshtė kristalizuar veēanėrisht gjatė rastit kundėr meje: PSSP, Joachim Ruecker, i cili i emėron tė gjithė gjykatėsit dhe prokurorėt nė Kosovė – natyrisht pėrfshirė kėtu edhe ata nė rastin tim – ėshtė i cekur personalisht si palė e dėmtuar nė aktakuzėn kundėr meje.

Ėshtė e qartė se motivi pėr rastin kundėr meje ėshtė politik, jo ligjor. Sistemi ndėrkombėtar i UNMIK-ut, i cili e kryeson rastin tim zakonisht merret vetėm me krime ndėretnike dhe krime tė luftės, por shumė shpejt e pėrvetėsoi rastin kundėr meje pa shpjeguar pėrse. Megjithatė, arsyet e tyre pėr nisjen e rastit janė tė qarta. Vetė puna ime si aktivist politik dhe i padhunshėm nė VETĖVENDOSJE! pėrqėndrohet nė kundėrshtimin e sistemit jodemokratik tė UNMIK-ut dhe nė fitimin e tė drejtės pėr referendum pėr popullin e Kosovės. Si lėvizje vullnetare, politikisht opozitare dhe e padhunshme, VETĖVENDOSJE! punon pėr ta bėrė Kosovėn njė vend tė drejtėsisė, lirisė, dinjitetit dhe pėrparimit, pa sundim ndėrkombėtar. Demonstrata e padhunshme mė 10 shkurt, e cila ėshtė pikėpėrqėndrimi i rastit kundėr meje, ka qenė vepėr e shprehjes sė kundėrshtimit ndaj UNMIK-ut dhe njė thirrje pėr vetėvendosje pėr popullin e Kosovės.

Meqė zėri im i kundėrshtimit jo tė dhunshėm ndaj UNMIK-ut po fiton pėrkrahje nė Kosovė, ėshtė qartas nė interes tė UNMIK-ut qė tė mė mbaj mua tė heshtur dhe tė mė izolojė nga populli i Kosovės i cili do tė mund tė bashkohej me mua. Fakti se gjatė mėse 10 muajve nė paraburgim unė jam marrė nė pyetje vetėm njė herė – dhe atė vetėm pėr 30 minuta – e konfirmon se qėllimi i UNMIK-ut pėr paraburgimin tim gjithnjė ka qenė izolimi, e jo e vėrteta ose hetimi. Gjatė procesit kundėr meje, prokuroria madje edhe haptas ka provuar ta pėrdorė rolin tim politik pėr tė argumentuar nė favor tė paraburgimit tė vazhduar duke iu referuar ‘rrezikut’ qė unė paraqes pėr procesin rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Rasti motivohet nga dėshira e flaktė e UNMIK-ut pėr tė mė mbajtur tė heshtur dhe pėr tė mė izoluar mua dhe pėr ta margjinalizuar kundėrshtinė politike tė padhunshme tė VETĖVENDOSJE!-s duke e portretizuar lėvizjen si tė dhunshme dhe ekstreme.

Se akuzat kundėr meje janė pa bazė ligjore u dėshmua sėrish nė seancėn e tretė tė rastit mė 5 dhjetor. Nė kėtė seancė dėshmitari kyē i prokurorisė, oficeri i Policisė sė Kosovės, Ismet Hajdini, tha se pėrkundrazi nga ajo qė thuhet nė transkriptin e prokurorisė, ai nuk mė kishte parė mua tė hidhja gurė mė 10 shkurt, as nuk mė kishte dėgjuar tė kisha bėrė thirrje pėr tė hedhur gurė. Ai tha se demonstrata atė ditė kishte qenė paqėsore derisa ishte thyer kordoni dhe se policia kishte hedhur gaz lotėsjellės dhe se ai nuk kishte dėgjuar t’u ishte tėrhequr verejtja protestuesve nga ana e policisė atė ditė.

Mė 19 dhjetor, 2007, unė u lirova nga arresti shtėpiak pėr shkak tė shtypjes nga jashtė ndaj UNMIK-ut lidhur me mbajtjen time nė paraburgim, nė veēanti tė njė deklarate tė Amnesty International tė datės 10 dhjetor. Nė mėnyrė paradoksale, arsyeja kryesore pėr heqjen e arrestit shtėpiak ka qenė qė tė sigurohet vazhdimi mė i lehtė i rastit – heqja e arrestit shtėpiak e ka zvogėluar shtypjen ndaj UNMIK-ut dhe i ka mundėsuar atij ta vazhdojė procesin e tij politik dhe tė rrejshėm kundėr meje.

Shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė procesin gjyqėsor tė rastit kundėr meje e kristalizojnė padrejtėsinė brutale tė cilėn e pėrfaqėson dhe pėr tė cilėn angazhohet UNMIK-u nė Kosovė. Rasti ėshtė shprehje e pėrbuzjes sistematike tė parimeve universale tė drejtėsisė dhe dinjitetit, pėrkundėr gjithė asaj pėr ēka do tė duhej tė angazhohej OKB-ja nė botė. Meqė unė nuk e njoh UNMIK-un as gjyqėsinė e tij unė nė kėtė rast e kam kufizuar bashkėveprimin me tė vetėm nė gjėrat qė kam qenė i detyruar t’i bėj (jam sjellė nė gjykatė nga rojet policore) dhe nė ato qė i kam parė tė domosdoshme pėr ta pėrfaqėsuar veten dhe VETĖVENDOSJE!-n. Gjithashtu kam theksuar se si UNMIK-u i shkel madje edhe ligjet e veta dhe, ashtu si nė kėtė letėr, kam treguar pėr disa nga shkeljet e tė drejtave tė njeriut qė kanė ndodhur. Unė nuk kam kurrfarė synimesh tė tjera lidhur me procedurėn gjyqėsore kundėr meje, madje nuk synoj as ta pengoj atė.

Pėrveēse nuk kam ndjerė obligim qė tė marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė kėto procedura kriminale (siē ka konfirmuar Gjyqi Evropian pėr tė Drejtat e Njeriut , p.sh. nė rastin Yagci dhe Saragin kundėr Turqisė, 8 qershor, 1995), unė kam paraqitur nė gjyq pse aktakuza kundėr meje ėshtė tėrėsisht absurde, pse unė e kundėrshtoj rastin dhe sistemin e UNMIK-ut, si dhe e kam shprehur dyshimin pėr paraqitjen e vetėm njė dėshmitari nė gjyq deri tash. Komunikimi im tejet i kufizuar me gjyqin gjithnjė ka pasur pėr qėllim ta ēojė pėrpara e jo ta pengojė drejtėsinė: duke mos bashkėpunuar me gjyqėsinė e padrejtė tė UNMIK-ut, unė vazhdoj tė punoj pėr njė Kosovė tė drejtė. Duke mos bashkėvepruar me njė gjyq tė padinjitetshėm, tė padrejtė, nė njė rast absurd politik, unė punoj me popullin e Kosovės pėr njė vend tė dinjitetit dhe tė drejtėsisė.


Pavarėsia e shpalljes sė varur

Shkruan: Albin KURTI
Prishtinė, 30 dhjetor 2007

Pikėrisht pse nuk e bėjnė dot pavarėsinė, ata do ta shpallin atė. Nuk do ta shpallin pėr ta bėrė pavarėsinė por pėr shkak se nuk mund ta bėjnė dhe nuk do ta bėjnė. Nuk kanė mundur asnjėherė ta bėjnė pavarėsinė. As qė lejoheshin ta bėjnė pavarėsinė nė bazė tė kornizės kushtetuese brenda sė cilės ndodhe(shi)n. Dhe, sėrish pėr shkak tė kornizės kushtetuese, as qė lejoheshin ta shpallin atė. Gjatė tėrė kėtyre viteve tė pasluftės politikanėt ishin shumė tė vetėdijshėm pėr kėtė. Ata nuk e shpallėn pavarėsinė sepse nuk dėshironin tė diskreditoheshin para qytetarėve sikurse pėr ato 2.500 hektarėt nė Debėlldeh. Kryeadministratori i atėhershėm, Michael Steiner, me gjysėm faqe tekst ua pat shpallur tė pavlefshme rezolutėn qė i kundėrvihej marrėveshjes Beograd-Shkup. Hektarėt i shkuan Maqedonisė ndėrsa deputetėt e Kosovės nuk e sfiduan mė kryeadministratorin. Cilido qė kishte shtysa tė brendshme pėr tė bėrė diēka thelbėsore pėr Kosovėn ndalej porsa i kujtohej veprimi i Steinerit. Diktatura e normuar pasi qė ishte ushtruar praktikisht kishte pėrfunduar e pėrbrendėsuar nga deputetėt e ministrat.

Megjithatė, ka gjasa ta shpallin pavarėsinė kėsaj radhe. Natyrisht, pasi qė ta kenė shtyer mirė e mirė atė moment tė shpalljes. Do ta shpallin atėherė kur nuk do tė mund ta shtyejnė mė momentin e shpalljes. E dimė se kanė premtuar diēka tjetėr, se e kanė premtuar bėrjen e jo shpalljen e pavarėsisė. Disa na kanė thėnė tash tetė vjet e tė tjerėt tash tetėmbėdhjetė vjet se ata do ta bėjnė pavarėsinė. Po, pra, kanė thėnė. Vetėm kaq – kanė thėnė, pra. Nuk e kanė bėrė. A do tė thotė kjo se tash na e paskan degraduar qėllimin e politikės sė tyre nga bėrja nė (kėtė) shpallje (tė paralajmėruar)? Jo, kurrsesi. Shpallja (e pavarėsisė) ėshtė kulmi i deklaratave (pėr pavarėsinė). E kėta eventualisht vetėm deklarata mund tė bėjnė. Jo edhe tė bėjnė atė qė e thotė deklarata. Kėta thonė deklarata qė nuk bėhen dhe qė nuk janė tė kota vetėm atėherė kur janė kundėrproduktive.

Negociatorėt kosovar duket se besojnė qė populli i Kosovės ėshtė i fiksuar mentalisht pas fjalės ‘pavarėsi’ dhe tash ata duhet tė bėjnė diēka ku do tė dėgjohet kjo fjalė. Prandaj, nė fakt, nuk do ta shpallin pavarėsinė por do ta shpallin fjalėn ‘pavarėsi’. Tė gjitha mediat vendore e ndėrkombėtare do t’i mbushin gazetat dhe eterin me fjalėn ‘pavarėsi’. Efekti kryesor i deklaratės sė pavarėsisė do ta jetė veēse psikologjik. Elita politike do tė buzėqesh kolektivisht e stėrkėnaqur me kohėn e re qė e ka blerė pėr veten e saj. Nė fjalitė qė do t’i thonė pėr hir tė pėrdorimit tė fjalės ‘pavarėsi’ nuk do tė harrojnė ta fusin edhe fjalėn ‘histori(ke)’. Jo shumė njerėz do ta lexojnė tekstin e plotė tė deklaratės sė pavarėsisė dhe pakkush do ta bėjė kėtė me vėmendje tė shtuar. Nuk do tė vėrehet se ajo deklarata e pavarėsisė i siguron vetėm 30 sekonda shpallje tė pavarėsisė. Ose, ndonjė sekondė mė shumė apo mė pak varėsisht nga shpejtėsia me tė cilėn ėshtė lexuar paragrafi i parė. Qysh nė paragrafin e dytė do tė ftohet misioni i BE-sė tė sundojė me neve dhe menjėherė mė pas (apo edhe para kėsaj) do tė jetė zotimi pėr implementimin e Pakos sė Ahtisaarit. Jo vetėm qė Kuvendi i ardhshėm i Kosovės nuk e bėn dot pavarėsinė por edhe nė shpalljen e pavarėsisė do tė ketė vetėm 30 sekonda pavarėsi. Pakoja e Ahtisaarit me decentralizim etnik (vetėm pėr serbėt) dhe ‘eksterritorialitet’ fetar (vetėm pėr ortodoksėt qė i quan serbė) do ta ndajė e pėrēajė Kosovėn si mos mė keq. Kapaku do t’i vendoset me misionin e BE-sė, kreu i sė cilės do ta ketė fjalėn e fundit tė autoritetit suprem pėr gjithēka dhe nė ēdo kohė ngjashėm si nė Bosnje. Modeli autoritar i sundimbėrjes e ka pėrherė qėllim stabilitetin dhe jo progresin. Andaj, na flasin pėr 1.800 policė e gjykatės nga BE-ja, na flasin pėr sundimin e ligjit, por jo edhe pėr ekspertėt e ekonomisė, profesorėt e universiteteve evropiane dhe kompanitė e njohura perėndimore qė me ardhjen e tyre do tė ndihmonin nė zhvillimin e Kosovės. Burokratėt ndėrkombėtar dhe sejmenėt e tyre vendor me siguri se do ta pėrmendin ekonominė e tregut ndėrkohė qė nė Kosovė do tė vazhdojė avazi i vjetėr i tregut pa ekonomi. Nėpėr billboard-at e shumtė, nė vend tė reklamave tė prodhimeve, do tė kemi si zakonisht fytyrat e politikanėve vendor dhe kėrkesat ndėrkombėtare pėr tolerancė. Nė anėn tjetėr, Serbia do tė vazhdojė (sė paku) me rritjen aktuale ekonomike dhe do t’i shtojė investimet nėpėr enklava. Kosova do tė fundoset nė implementimin e Pakos sė Ahtisaarit ndonėse pėrmbajtja e Pakos sė Ahtisaarit vazhdimisht ėshtė argumentuar si ēmim pėr rekomandimin pėr ‘pavarėsi tė mbikėqyrur’. Mirėpo, edhe Qeveria e deritanishme nė krye me Agim Ēekun miratonte ligje nga ajo pėrmbajtje, pra, e implementonte vetėm ēmimin e ‘pavarėsisė sė mbikėqyrur’ qė nuk u bė asnjėherė! E gjithė kjo, me ose pa vetėdije, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose pėrmes UNMIK-ut, bėhet e do tė bėhet pėr ta zbutur Serbinė duke e marrur atė me tė mirė. Askush nuk e di mė mirė se populli shqiptar qė duke e marrur Serbinė me tė mirė ajo veēsa bėhet mė e keqe: Serbia e do atė me tė cilėn s’ngopet dot – territorin. Nė diskursin e mosiritimit tė Serbisė gjithsesi ndodhet edhe Hashim Thaēi. Njerėzit duan qė tė tjerėt t’i marrin seriozisht dhe brengosen se mos ata nuk do t’i marrin seriozisht. Jo edhe Hashim Thaēi pėr tė cilin vlen e kundėrta. Hashim Thaēi frikėsohet se mos do ta marrin seriozisht (Serbia e Rusia shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės). Do qė ta shpallė pavarėsinė (e Kosovės) duke e menduar nė fakt pavarėsinė e Serbisė (prej Kosovės) - evitimin e intervenimit tė saj nė Kosovė. Mirėpo, rezultati i shpalljes sė paralajmėruar do tė jetė i kundėrt me qėllimin e proklamuar. Ajo shpallje e ‘pavarėsisė’ pa e bėrė TMK-nė ushtri dhe pa e futur SHPK-nė nėn kontrollin tonė nuk e bėn Serbinė tė hezitojė por pėrkundrazi e inkurajon intervenimin e saj edhe ushtarak (tashmė tė paralajmėruar). Strukturat e Serbisė nė Kosovė me lehtėsi tė njėjtė do tė mund t’i shėnojnė kufijtė territorial brenda Kosovės ku pėrfundon ajo ‘pavarėsi’ e asaj shpalljeje tė pavarėsisė. Pėrfundimisht, nė vend se tė kemi pavarėsi qė s’e njeh Serbia e Rusia, nė tė vėrtetė, do tė kemi mision tė BE-sė qė nuk e njohin kėto tė dyja.

Shpallja unilaterale e pavarėsisė ka kohė qė ėshtė zėvendėsuar me shpallje tė koordinuar. Pavarėsia e kėsaj shpalljeje tė varur nuk do tė zgjasė shumė as pėr vetė Kuvendin e ardhshėm tė Kosovės i cili e miratoi atė. Disa muaj pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pas barrikadimit tė enklavave nga strukturat e Serbisė nė Kosovė fare kollaj kėta ‘pėrfaqėsues’ tė popullit futen nė (kon)federatė (asimetrike) me Serbinė. Sepse, pak a shumė janė po ata deputetė qė e pranuan Pakon e Ahtisaarit me vetėm njė votė kundėr – atė tė Numan Baliqit.

Dihet qė pėr ēfarėdo marrėdhėnie federale apo konfederale duhet tė jeshė (subjekt) sė pari. Kosova nuk ėshtė (subjekt). Andaj, UNMIK-u dhe qarqe tė caktuara ndėrkombėtare edhe mund ta tolerojnė shpalljen e pavarėsisė pikėrisht pėr hir tė marrėveshjes sė mėpastajme me Serbinė. Mu ashtu siē ka ngjarė nė Bosnje. Kėtu konsiston arsyeja pse nuk e lejojnė referendumin qė do t’i paraprinte shpalljes sė pavarėsisė. Nė atė rast, ēfarėdo kompromisi tė ardhshėm tė Kosovės me Serbinė do tė detyroheshin ta kthenin pėr verifikim te populli nė njė referendum tė ri.

Mirėpo, politikanėt e Kosovės nuk thonė se duhet populli tė vendos pėr Kosovėn por (nė rastin mė tė mirė) besojnė se janė duke vendosur ata. Populli dhe vendimi i tij ėshtė harruar prej tyre sepse ata po kalėrojnė mbi kurrizin e popullit. Ēėshtjen e Kosovės e kanė futur nė rrugėn e gabuar e cila pėr pasojė po na largon nga pavarėsia. Po kėta politikanė qė dikur thoshin se pavarėsia ėshtė e pashmangshme tash po thonė se ajo ėshtė edhe e paevitueshme. Mbase, gjithnjė duke i pasur parasysh evituesit gjithnjė e mė tė fuqishėm tė saj (sic.). Njerėzit nuk thonė qė lindja e diellit ėshtė e paevitueshme jo vetėm pėr shkak se njė gjė e tillė nuk do tė ishte e dėshirueshme por edhe pėr shkak se ajo njėmend ėshtė e paevitueshme.

Nė Kosovė, edhe pėr kėtė vit tė ri, nuk ke pse ia uron dikujt vitin e ri kur qysh tash shihet e dihet se sa i vjetėr do tė jetė ai. Zaten, e vėrteta te ne ėshtė nė gazetat e vjetra (aty ku janė premtimet e dalura boje tė politikanėve). E vėrteta edhe e vetė atyre gazetave (qė nė mėnyrė aq jokritike i transmetuan ato premtime).


Papėrsosuria e krimit

Shkruar nga Albin KURTI
Prishtinė, 23 dhjetor 2007

Lėvizja VETĖVENDOSJE! nuk ka arritur ta ndal krimin e UNMIK-ut. Nuk e kam fjalėn kėtu (vetėm) pėr krimin me 10 shkurt tė kėtij viti nė demonstratėn e VETĖVENDOSJE!-s por (edhe) pėr krimin e mohimit tė vetėvendosjes sė popullit pėr kėto tetė vjet e gjysmė. Qytetarėt e Kosovės nuk u lejuan asnjėherė ta shprehin vullnetin e tyre nė referendum (jo vetėm pėr ēėshtjen e statusit por pėr asnjė ēėshtje). Ky krim ndaj dy milionė e gjysmė njerėzve ėshtė njė krim i vazhdueshėm: qytetarėve tė Kosovės as sot e kėsaj dite nuk u lejohet referendumi (pėr asgjė). UNMIK-u nuk e lufton Lėvizjen VETĖVENDOSJE! vetėm pėr shkak se ajo njė ditė mund ta ndal kėtė krim tė UNMIK-ut. Ēėshtja ėshtė mė urgjente se kaq. UNMIK-u do qė krimi i tij tė jetė i pėrsosur, qė tė gjithė qytetarėt nė Kosovė tė heshtin. Dhe, mė pas, qė kėtė heshtje tė popullit ta interpretojė si pėlqim tė popullit me krimin ndaj tij. Nėse viktima nuk e denoncon kriminelin atėherė s’ka kriminel (pėr publikun) dhe viktima s’ėshtė e tillė (pėr publikun). Kėtė gjė e don UNMIK-u dhe mu pėr kėtė gjė e ka pengesė VETĖVENDOSJE!-n. Pra, Lėvizja VETĖVENDOSJE! njėmend nuk ka arritur ta ndal krimin e UNMIK-ut por ama ka arritur qė kėtė krim tė tij ta bėjė tė papėrsosur. UNMIK-u kurrė nuk do t’ia fal VETĖVENDOSJE!-s kėtė gjė – ai kurrė nuk do tė mund tė pajtohet me ata qė nuk e lejuan tė kryejė krim tė pėrsosur. Askush nė Kosovė nuk ishte mė i vetėdijshėm se vetė UNMIK-u qė pikėrisht ekzistenca e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! e bėn UNMIK-un kriminel. Me 10 shkurt, UNMIK-u ndėrmorri njė operacion kriminal tė paparė nė pėrpjekje e sipėr pėr ta shuar Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. Kjo Lėvizje duke qenė opozitė autentike dhe parimore e shpėrfaq UNMIK-un nė krimin e tij sistemik ndaj njė populli tė tėrė. Mbase Jean Baudrillard kishte tė drejtė kur thoshte qė nuk ka krim tė pėrsosur porse pėrsosuria ėshtė kriminale. VETĖVENDOSJE! ėshtė bėrė pamundėsia e pėrsosurisė sė krimit tė UNMIK-ut. UNMIK-un e bėn kriminel krimi mirėpo e zbulon si tė tillė papėrssosuria e krimit tė tij – Lėvizja VETĖVENDOSJE!.

Luftimi i VETĖVENDOSJE!-s ėshtė i pakompromis meqė antagonizmi ėshtė total. UNMIK-u e lufton qėllimin e VETĖVENDOSJE!-s, mėnyrėn e VETĖVENDOSJE!-s dhe konceptin e VETĖVENDOSJE!-s.

Sė pari, qėllimi. Qėllimi i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ėshtė ajo mėnyra tjetėr, ajo mėnyra e drejtė, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės – vetėvendosja e popullit qė do tė ushtrohej nė refrendum. E kurrsesi negociatat me Serbinė meqenėse Serbia ėshtė problem i Kosovės e jo partner i Kosovės nė zgjidhjen e problemeve.

Sė dyti, mėnyra. Mėnyra e VETĖVENDOSJE!-s janė protestat e demonstratat nė rrugė, nė sferėn publike, ku(r) publiku i pakėnaqur bėhet bashkė pėr ta shprehur pakėnaqėsinė. UNMIK-u nuk i do demonstratat por kampanjat. Ai nuk do qė tė pakėnaqurit tė bėhen bashkė nė demonstratė por qė atyre t’iu mpihet qafa duke shikuar individualisht billboard-at dhe t’iu merren sytė duke shikuar familjarisht videospotet.

Sė treti, koncepti. Koncepti i VETĖVENDOSJE!-s ėshtė koncept i sė drejtės qė konsideron se liria na takon dhe nuk duhet ta meritojmė. UNMIK-u do qė nė vend tė kėrkesave pėr tė drejtat e tyre, banorėt vendas tė avokojmė e lobojmė – pra, tė tentojnė qė nėpėr dreka, darka e kokteje me burokratė ndėrkombėtar t’i lusin ata qė nė agjendėn e tyre gjithsesi tė ngjeshur tė inkorporojnė edhe ndonjė nevojė tė vendasve.

Pra, UNMIK-u e lufton Lėvizjen VETĖVENDOSJE! pėr shkak tė qėllimit tė Lėvizjes, mėnyrės sė Lėvizjes dhe konceptit tė Lėvizjes. UNMIK-u e lufton VETĖVENDOSJE!-n, e lufton ekzistencėn e saj. Fakti se UNMIK-u e lufton Lėvizjen VETĖVENDOSJE! totalisht dhe pa mėdyshje do tė thotė se UNMIK-u do ta luftojė VETĖVENDOSJE!-n deri sa VETĖVENDOSJE!-a ta mund UNMIK-un. Ėshtė pikėrisht UNMIK-u ai qė nuk i lejon alternativė tjetėr VETĖVENDOSJE!-s pėrveē fitores.


Vjetėrsia e raportit mė tė ri

Shkruar nga Albin Kurti
16 dhjetor 2007

Raporti i Treshes BE/SHBA/Rusi pėr Kosovėn, i bėrė publik ditė mė parė, e pėrfundoi fazėn e negociatave shtesė qė zgjatėn 120 ditė. Ky raport realisht nuk i ka as tri faqe tė plota. E gjithė pjesa tjetėr e tij janė dokumente tė mėhershme: Rezoluta 1244, 'Parimet udhėheqėse' tė Grupit tė Kontaktit nga nėntori i vitit 2005, Deklarata e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB-ve bėrė mė 1 gusht 2007 etj. Edhe me kėtė rast, historia e dokumenteve ndėrkombėtare zė vend pakrahasimisht mė shumė se ēfarėdo dokumenti i ri ndėrkombėtar. Madje, mė shumė ėshtė nė spikamė kjo histori sesa ajo e problemit qė trajtohet. Historia pėrmendet (p.sh. nė paragrafin 7) atėherė kur flitet pėr "mosbesimin e ndėrsjelltė dhe ndjenjėn e ankesės historike pėr konfliktet e '90-tave" tė ketė qenė njė vėshtirėsi nė kėtė proces negociator. Pra, barazohen pėrvojat e palėve dhe nė mėnyrė elegante suspendohet historia e ēėshtjes qė trajtohet. E kuptueshme: qėllimi i Treshes ėshtė marrėveshja e kompromisit e jo drejtėsia. Mbase kjo ėshtė pika kryesore tė cilėn aq shumė njerėz nė Kosovė nuk arrijnė, ose nuk duan, ta kuptojnė.

Qysh nė paragrafin e parė tė kėtij raporti thuhet se nė negociata ėshtė diskutuar njė rreze e gjerė opcionesh, siē janė: pavarėsia e plotė, pavarėsia e mbikėqyrur, ndarja territoriale, autonomia substanciale, aranzhmanet konfederale e madje edhe heshtja e statusit nė 'marrėveshje pėr mosmarrėveshje'. Sigurisht qė tė gjitha kėto i kanė diskutuar. Por, edhe mė e sigurt ėshtė qė opcioni i parė (pavarėsia e plotė) nė fakt ka qenė i pėrjashtuar - mu nė po kėtė paragrafin e parė i bėhet referencė eksplicite Rezolutės 1244 si kornizė e negociatave. E, dihet qė kjo rezolutė riafirmon sovranitetin dhe integritetin territorial tė RFJ-sė (tash Serbisė), kurse pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale. Rrjedhimisht, nuk ėshtė aspak e rastėsishme qė nė kėtė raport me shumicė Kosovės i referohen si Prishtinė kurse Serbisė si Beograd meqė tė dy palėt trajtohen pėrbrenda tė njėjtit entitet dhe subjekt ndėrkombėtar.

Mė tutje, nė paragrafin e tretė tė raportit thuhet se "...Presidenti Ahtisaari ka pėrgatitur njė Propozim Gjithpėrfshirės pėr Pėrcaktimin e Statusit tė Kosovės, i cili pėrfshin masa pėr mbrojtjen e komuniteteve joshqiptare tė Kosovės...". Sė pari, pakicat nė Kosovė quhen joshqiptarė. Ata nuk cilėsohen as si tė tjerė prej shqiptarėve por si joshqiptarė! Ideja e qėndrimit pėrkundruall tė shqiptarėve dhe joshqiptarėve nė Kosovė nuk ėshtė e drejtė dhe as qė duhet tė realizohet asnjėherė. Ky afirmim kategorik pėrmes mohimit nuk paraqet realitetin e Kosovės. Nė ēėshtjen thelbėsore tė pavarėsisė sė Kosovės pesė pakicat e tjera (pra pėrveē serbėve - boshnjakėt, turqit, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptasit) janė bashkė me shqiptarėt. Sė dyti, nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė ato janė tė rrezikuara (prej shqiptarėve siē aludohet) dhe aq mė pak en bloc. Pas pėrfundimit tė luftės ka martesa tė pėrziera ndėrmjet shqiptarėve, turqėve, boshnjakėve, ashkalinjėve etj. Mirėpo, jo edhe ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Mbase, po tė thoshte Turqia e sotme se Kosova ėshtė djep i Turqisė dhe se ajo do tė kthehet pėr tė sunduar me Kosovėn, gjithsesi do tė rrezikoheshin ato martesa aktualisht tė lumtura ndėrmjet shqiptarėve dhe turqve. 'Komunitetet joshqiptare qė duhet tė mbrohen' janė njė tezė kryekėput e Serbisė qė ėshtė pėrvetėsuar nga Ahtisaari dhe sė cilit i referohet ky raport kur pėrshkruan tė kaluarėn e kėtyre negociatave.

Megjithėse nė paragrafin numėr 9 thuhet se "asnjėra palė nuk ka arritur ta bind tjetrėn pėr ta pranuar pėrfundimin e preferuar", paragrafi paraprak i kėtij e bėn tė qartė se nuk bėhej fjalė pėr dy palė tė barabarta nė kėto negociata shtesė. Nė paragrafin 8 thuhet: "Prishtina pėrsėri ka deklaruar preferencėn pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės dhe ka rikonfirmuar pranimin e propozimit tė Ahtisaarit. Beogradi e ka refuzuar propozimin e Ahtisaarit dhe ka pėrsėritur preferencėn e tij qė Kosova tė jetė autonomi brenda Serbisė. Si rezultat, nuk pati diskutime pėr propozimin e Ahtisaarit dhe as ndonjė diskutim qė ai duhet tė modifikohet"! S'ka dilema se ajo qė refuzon Beogradi jo vetėm qė s'bėhet dot por as qė diskutohet. Ky proces negociator qartazi varet nga pėlqimi eventual i Beogradit dhe assesi ai i Prishtinės. Zaten, i tillė ka qenė prej fillimit. Pėrfundimi i tij mund tė jetė veēse fillimi i tij, ardhmėria e tij mund tė jetė veēse e tashmja e tij - autonomia substanciale pėr Kosovėn. Kuptimi i 'pėrpjekjeve' tė Treshes ishte lehtėsimi i hapjes sė derės pėr padronin e ri ('EUMIK') me tapi tė vjetėr (Rezoluta 1244). Misioni i misionit tė ardhshėm tė BE-sė ėshtė (edhe njė) ndėrrim pėr mosndryshim, ėshtė veēse zėvendėsim burokratik i UNMIK-ut. Thjesht, po e bėjnė gati shkuarjen e UNMIK-ut si administratė pėr ta pėrjetėsuar UNMIK-un si koncept. Fatkeqėsisht? Aspak. S'ėshtė punė fati kjo. Konsistenca e dokumenteve ndėrkombėtare pėr Kosovėn, sidomos qė nga Rambujeja e kėtej, ėshtė marramendėse.


Shpallja e Thaēit

Shkruar nga Albin Kurti
25 nėntor 2007

Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kėshtu pyesnin njerėzit njėri-tjetrin para zgjedhjeve tė 17 nėntorit. Shpalljen e pavarėsisė menjėherė pas 10 dhjetorit e besonin posaēėrisht ata qė u besonin premtimeve tė politikanėve nė fushatė. Mirėpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura ‘shpallje e njėanshme e pavarėsisė’ u shndėrrua nė ‘shpallje tė koordinuar tė pavarėsisė’. Brukseli ia tėrhoqi veshin Thaēit ende pa u bėrė kryeministėr. Mund tė merret me mend se ēka do t’i bėjnė kur tė bėhet kryeministėr! I thanė se tash duhet tė jetė i kujdesshėm meqė nuk ėshtė mė nė opozitė. Pra, Thaēit i treguan se ngjitja lart nė pushtet nuk ėshtė edhe liri mė e madhe pėr pushtet. Sistemi politik nė Kosovė – nė tė cilin UNMIK-u iu ka dhėnė pushtet ca vendasve pėr tė sunduar mė lehtė dhe jo pėr tė sunduar mė pak – e imponon njė gjė tė tillė. Mirėpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitė as pėrfundi vetes. Pėr shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobėt, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinė). Pėr tė njėjtėn arsye, qė tė mos ketė opozitė, tash UNMIK-u do qė ta sajojė koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk ėshtė pasojė e rezultatit tė zgjedhjeve por vetė arsyeja e mbajtjes sė zgjedhjeve. Agim Ēeku ishte kryeministėr i dobėt nė njė qeveri tė dobėt. Hashim Thaēin duan ta bėjnė kryeministėr tė fuqishėm nė njė qeveri tė fuqishme. Pėrderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshėm tė jepte gjithēka vetėm qė tė mbetej president, Hashim Thaēi jep gjithēka vetėm qė tė bėhet kryeministėr. Nė Kosovė nuk ėshtė me rėndėsi qė tė bėhesh kryeministėr. Me rėndėsi ėshtė qė tė keshė dėshirė tė bėhesh kryeministėr. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyra ndėrkombėtare ta menaxhojnė dėshirėn, duke e vonuar plotėsimin e saj. Ndėrkohė, ti ua plotėson atyre dėshirat. Hashim Thaēin e shfrytėzuan mu kėshtu ende pa e bėrė kryeministėr. Ama, ky shfrytėzim gjithsesi do tė harrohet. Sa tė jetė Thaēi kryeministėr, ai shfrytėzimin e vėrtetė gjithmonė do ta ketė pėrpara, deri nė ditėn kur do tė bėhet i pashfrytėzueshėm. Tani, mė kėto zgjedhjet e 17 nėntorit, Thaēi ka fituar relativisht qė tė humbasė absolutisht mė vonė (e qė sėrish ėshtė shumė mė herėt sesa qė ai mendon).

Mirėpo, pėr ēka do ta shfrytėzojnė? Pse i duhet Hashim Thaēi UNMIK-ut? Pse i nevojitet atij mu nė kėtė kohė? Qė tė gjithė tashmė e kanė tė qartė se nuk ka trysni ndėrkombėtare mbi Serbinė qė ajo ta pranojė pavarėsinė e Kosovės. Presioni ėshtė mbi Prishtinėn. Politikanėt e Prishtinės do tė cyten e shtrydhen qė tė pranojnė marrėveshje kompromisi me Serbinė. Aq shumė koncesione i janė bėrė Serbisė nga ana e Grupit Negociator saqė tash besohet se mund tė bėhet edhe kompromisi pėrfundimtar. Siē dihet, Kuvendi i Kosovės e pranoi Pakon e Ahtisaarit, ndėrkaq Serbia s’ka lėvizur asnjėherė pėr asgjė nga pozicionet fillestare. E, qėllimi i Pakos sė Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve pėr ndarjen e brendshme tė Kosovės, kurse efekti kryesor i kėsaj Pakoje ishte shkatėrrimi i pavarėsisė sė plotė si kėrkesė e shqiptarėve tė Kosovės. Tash, Hashim Thaēi duhet tė jetė garantuesi i kurorėzimit tė punės dyvjeēare tė Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit tė varėsisė mė tė re tė Kosovės nga Serbia. Nė vijim tė kėtyre negociatave, Serbia jo vetėm qė s’do tė lėshojė pe, por ajo as qė ka pse tė lėshojė pe. Ajo po fiton duke mos lėshuar pe (siē edhe ngjan zakonisht nė politikė). Faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar, Serbinė e konsiderojnė njė vend demokratik andaj nuk duan tė lejojnė shkėputjen e Kosovės prej saj. Nė fakt, Serbinė e bėn demokratike pikėrisht pėlqimi pėr shkėputjen dhe pavarėsimin e Kosovės. Mirėpo, Koshtunica dhe zyrtarėt e tjerė tė lartė tė Serbisė nuk e bėjnė njė gjė tė tillė. Nė tė vėrtetė, ka vetėm njė mėnyrė paqėsore se si Koshtunica do tė pajtohej me pavarėsimin e Kosovės (dhe kjo pa veriun dhe pa Luginėn e Preshevės). Vetėm dhe vetėm nėse nė shkėmbim pėr shkėputjen e Kosovės Koshtunica e fiton Republikėn Serbe nė Bosnje. Nė korrik tė vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa herė radhazi qė nuk mund tė lejojė pavarėsimin e Kosovės meqė kjo do tė thoshte humbje e 15% tė territorit tė Serbisė. Me kėtė deklaratė Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovėn vetėm si territor dhe se ky territor ėshtė i Serbisė. Edhe mė e rėndėsishme se kjo, ai ka nėnkuptuar se, nė fund tė fundit, pėr humbjen e Kosovės, Serbia do tė duhej tė kompensohet territorialisht, e jo me anėtarėsime tė pėrshpejtuara nė BE e NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarė kompensimi joterritorial pėr Kosovėn. Territori vazhdon tė jetė kategoria kryesore e politikės sė Serbisė dhe Koshtunica e ka ndėrmend Republikėn Serbe nė Bosnje kur flet nė kėtė mėnyrė pėr Kosovėn. E gjithė kjo mundėsohet e ndėrlidhet edhe me paradigmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova konsiderohet se i pėrkasin tė njėjtit rajon.

Megjithėkėtė, le tė kthehemi nė Kosovė dhe te pyetja qė akoma nuk ėshtė zhvlerėsuar tėrėsisht: do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarėsinė? Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjėherė pas 10 dhjetorit. Sepse tanimė thanė qė pas 10 dhjetorit (nė vend tė shpalljes) do ta caktojnė datėn kur do ta shpallin. Dhe, pėr shkak se vetėm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori mund tė duket interesant dhe joshės: sa mė afėr tij, aq mė i largėt ai. UNMIK-u dhe faktorė ndėrkombėtar qė e kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės, nuk do tė lejojnė qė t’i skadojė afati njė premtimi pa e shpikur paraprakisht njė premtim tė ri. Me 11 dhjetor njerėzit nuk do tė merren me mospėrmbushjen e premtimit tė vjetėr, por me shpresat pėr premtimin e ri. Do tė flitet pėr shuma marramendėse nė konferencėn e donatorėve (qė do tė mbahet nė mars 2008), pėr mision tė ‘vogėl’ tė BE-sė nė vend tė UNMIK-ut (nė prill 2008), pėr konferencė ndėrkombėtare pėr Kosovėn (nė qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nėse krijohet njė trysni e madhe qė tė shpallet pavarėsia e Kosovės nga Kuvendi i ardhshėm i Kosovės, kjo s’do t’i sjellė gjė tė mirė Kosovės. Shpallja e pavarėsisė pa referendum dhe ushtri thjesht ėshtė kundėrproduktive. Njė kuvend qė e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit, edhe nėse e shpall pavarėsinė diku nė vitin e ardhshėm, pas njė kohe do ta mund ta pranojė federatėn apo konfederatėn asimetrike me Serbinė. Pikėrisht referendumi si ushtrim i sė drejtės pėr vetėvendosje e sjell popullin nė proces politik, por, mbi tė gjitha, ai e kushtėzon ēfarėdo vendimi tė Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum tė sėrishėm. Nė anėn tjetėr, pavarėsia pa ushtri e mundėson skenarin e Bosnjes nga viti 1992.

Ėshtė e kotė edhe nėse SHBA-tė e njohin pavarėsinė e Kosovės po qe se shqiptarėve tė Kosovės (apo TMK-sė nė veēanti) nuk i lejohet qė tė armatoset nga Shqipėria dhe ShBA-tė pėr tė mbrojtur veten prej sulmeve nga jashtė dhe brenda. SHBA-tė, mė 7 prill tė vitit 1992, e patėn njohur Bosnje e Hercegovinėn si shtet tė pavarur e sovran, por asaj iu vendos embargoja e armėve nga viti 1992 e deri nė vitin 1995. Milosheviqi i ndėrseu serbėt e Bosnjės duke ua vėnė nė shėrbim ushtrinė jugosllave dhe paramilitarėt nga Serbia. E dimė mirė se ēfarė ngjau atėbotė: pas humbjeve, vuajtjeve dhe dėmeve tė papara nė Evropėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore, boshnjakėt u detyruan ta pranojnė edhe ndarjen e brendshme tė vendit tė tyre e qė rezultoi me Republikėn Serbe, njė krijesė kjo gjenocidale.

Ėshtė naive, e gabueshme dhe jashtėzakonisht e dėmshme tė mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i strukturave tė Serbisė nė Kosovė. Dėshmi kundėr besimit nė mbrojtjen qė na e bėn KFOR-i ėshtė tolerimi tetėvjeēar i strukturave tė Serbisė nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe veriun e ndarė. Dėshmi tjetėr ėshtė edhe soditja qė KFOR-i i bėri spastrimit tė veriut tė Kosovės nga shqiptarėt nė shkurt tė vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin qė e fuqizon popullin dhe pėrderisa nuk na lejojnė tė kemi ushtrinė tonė veēsa do ta keqėsojnė gjendjen nė Kosovė. As Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri pėr Kosovėn. Kosova parashihet tė ketė vetėm FSK-nė, pra njėlloj xhandarmėrie me 2.500 pjesėtarė (me armatim tė lehtė dhe nėn kontroll tė NATO-s) e cila asisoj do tė jetė sė paku katėrfish mė e vogėl se policia. Ēfarė shteti i pavarur do tė jetė ajo Kosovė nė tė cilėn do tė ketė shumė mė tepėr policė sesa ushtarė?! Kosova e atillė do tė jetė e varur dhe pa sovranitet, me vullnet tė shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policėt e shumtė do tė jenė kėtu pėr ta shtypur popullin kurse ‘ushtarėt’ e paktė tė FSK-sė do tė jenė te kufijtė qė s’do tė mund t’i ruajnė. Shpallja eventuale e pavarėsisė sė Kosovės pa organizuar referendum qė e bėn popullin sovran dhe pa ushtri qė e mbron vendimin e popullit, e shndėrron Kosovėn nė njė Bosnje tė re. Atė lloj shpallje, jo vetėm qė e shfuqizon menjėherė PSSP-ja tė cilit i nėnshtrohet Kuvendi i Kosovės, por ajo vetėm sa do t’i shėrbejė strukturave tė Serbisė qė t’i formalizojnė enklavat anekėnd Kosovės si pjesė tė Serbisė. Shpallja e Thaēit nuk do ta bėnte Kosovėn tė pavarur nga Serbia por do t’i bėnte enklavat tė pavarura nga Kosova.

Mbase realiteti nė Kosovė po bėhet gjithnjė e mė cinik. Nė vitet e ‘90-ta, Hashim Thaēi u pat angazhuar nė UĒK meqė besonte se pavarėsia e shpallur e Ibrahim Rugovės ishte e kotė pa ushtri. Tash, Hashim Thaēi flet pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės pa e pasur ushtrinė tonė, ēarmatosjen e sė cilės e nėnshkroi ai vetė!


Kundėrshtimi i Panelit (fjalimi i ndėrprerė)

Shkruar nga Albin KURTI
15 nėntor 2007

Ky trup i gjyqtarėve nuk ka tė drejtė qė tė marrė vendime as pėr mua e as pėr dikė tjetėr. Pėrveē arsyeve tė ravijėzuara nė deklaratėn time tė 19 shtatorit, unė e kundėrshtoj kėtė trup pėr shkak tė sjelljes sė tij gjatė seancės gjyqėsore tė asaj dite dhe qė nga atėherė. Siē e kanė theksuar Ombudspersoni dhe KMDLNJ, seanca e 19 shtatorit ka pėrfshirė njė varg tė parregullsive tė papranueshme.

Para sė gjithash, unė nuk isha i njoftuar pėr padinė e re me tė cilėn gjyqtari Salustro e hapi seancėn e 19 shtatorit. Kjo padi e re nuk ėshtė konfirmuar, dhe unė nuk e kam pranuar njė kopje tė saj. Unė kam tė drejtė qė tė informohem pėr akuzat kundėr meje dhe tė mbrohem kundėr tyre. Leximi i padisė sė re e shkel tė drejtėn time pėr gjykim tė paanshėm. Pasi qė as i ashtuquajturi avokat mbrojtės imi nuk ėshtė informuar pėr padinė e re, leximi i saj me 19 shtator po ashtu ishte shkelje e parimit tė barazisė sė palėve.

Nė mesin e kėtyre gjyqtarėve, kundėrshtimin tim tė fuqishėm posaēėrisht ia drejtoj gjyqtarit Salustro. Ndėrprerja qė ai ia bėri deklaratės sime me 19 shtator – pasi qė kėrkoi nga unė qė ta lexoj atė – ka shkelur tė drejtėn qė tė dėgjohem dhe qė tė mos ndėrprehem gjatė fjalimit. Mėnyra se si gjyqtari Salustro mė ka ndėrprerė, njė mėnyrė kjo e padinjitetshme dhe joprofesionale duke bėrtitur “mbylle”, gjithashtu paraqet sjellje tė pahijshme dhe shkelje tė etikės gjyqėsore: gjyqtarėt duhet tė interpretojnė ligjin dhe jo tė veprojnė sipėr tij. Unė kam tė drejtė pėr gjykim tė paanshėm. Unė kam tė drejtė qė tė konsiderohem i pafajshėm. Unė kam tė drejtė qė tė trajtohem me respekt. Sjellja e gjyqtarit Salustro ėshtė edhe mė problematike pasi qė unė jam i privuar nga kėrkesa pėr zhdėmtim – nė Kosovėn e sunduar nga UNMIK-u nuk ka mekanizėm pėrmes sė cilit unė mund tė inicoj procedurė kundėr gjyqtarit Salustro.

Gjatė sesionit tė djeshėm, gjyqtari Salustro sėrish mė ndėrpreu pasi qė kėrkoi nga unė tė flas. E kundėrshtoj kėtė model tė veprimeve, sikurse qė e kundėrshtoj kėtė gjyqtar qė tė kryesojė me seancėn dhe siē e kundėrshtoj panelin e tij.

Po ashtu e kundėrshtoj kėtė trup gjyqėsor pėr moslejim tė tė ashtuquajturit avokat t’imin pėr tėrheqje tė menjėhershme nga rasti. Unė asnjėherė nuk e kam pranuar avokatin, dhe kur ai mė nė fund e kuptoi se ėshtė koha tė jap dorėheqje, ky trup ėshtė dashur qė ta lejojė atė tė veprojė ashtu. Pėr mė tepėr, unė asnjėherė nuk jam njoftuar si duhet pėr kėtė seancė gjyqėsore – kam mėsuar pėr tė vetėm kur ėshtė pėrmendur nė vendimin pėr ta zgjatur arrestin tim shtėpiak, gjashtė ditė para seancės, jo tetė ditė paraprakisht dhe jo nė njė dokument tė veēantė, siē parashihet me ligjin tuaj. Pėr mė shumė se kaq, vendimi pėr tė ma zgjatur arrestin shtėpiak ėshtė marrur nga gjyqtari Salustro pa mė informuar mua se ai vazhdon tė jetė gjyqtari kryesues nė rastin tim.

Njėkohėsisht, po e pėrsėris se ju kundėrshtoj juve pėr shkak tė mungesės sė pavarėsisė dhe tė paanėsisė. Ju jeni emėruar nga UNMIK-u dhe e pėrfaqėsoni UNMIK-un, i cili gjithashtu ėshtė i renditur nė kėtė rast si njė palė e dėmtuar dhe akuzuese. Sundimi jodemokratik dhe neokolonial i UNMIK-ut dhe negociatat pėr statusin e Kosovės me Serbinė nuk do t’i sjellin Kosovės gjė tjetėr pėrveēse mjerimit dhe gjakderdhjes. Unė e shikoj si detyrė timen qė ta ndaloj kėtė qė tė ngjajė duke iu kundėrvėnė padhunshėm pushtetit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Gjithnjė e mė shumė njerėz po e kuptojnė se unė kam tė drejtė nė kėtė, dhe se referendumi pėr pavarėsi ėshtė e vetmja mėnyrė se si Kosova mund ta fitojė lirinė e vėrtetė, dinjitetin dhe zhvillimin e shėndetshėm politik dhe ekonomik. Vetėm vetėvendosja mund tė mundėsojė drejtėsi tė drejtė.

Pasi qė UNMIK-u ėshtė caku i kundėrshtimit tim tė padhunshėm, ėshtė e qartė se ėshtė nė interesin e UNMIK-ut qė tė mė pengojė mua pėr tė vazhduar punėn, duke mė izoluar dhe duke u pėrpjekur qė ta hesht zėrin tim mospajtues. Rrallė kjo ėshtė kristalizuar mė qartazi sesa kur gjyqtari i UNMIK-ut Salustro mė bėrtiste “mbylle” nė seancėn e 19 shtatorit.

E kundėrshtoj kėtė trup tė gjyqtarėve, e kundėrshtoj kėtė gjyq dhe e kundėrshtoj kėtė rast. Procesi i padenjė i kėtij rasti dhe ky trup nė vazhdimėsi kanė dhunuar tė drejtat e mia fundamentale. Ky rast do tė duhej tė shfuqizohej dhe unė tė lirohesha menjėherė.


Traktati qė keqinterpreton historinė pėr ta projektuar varėsinė

Shkruar nga Albin KURTI
21 tetor 2007

I ashtuquajturi Ekip i Unitetit nė ēdo takim qė zhvillon me pėrfaqėsuesit e Serbisė nė kuadėr tė kėtyre 'negociatave shtesė' e paraqet njėfarė traktati si platformė. Sa i pėrket statusit tė Kosovės gjithsesi mė i avansuar ėshtė rekomandimi i Ahtisaarit pėr 'pavarėsi tė mbikėqyrur' sesa ky Traktati i miqėsisė dhe bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Ndonėse 'Ekipi i Unitetit' thotė se nuk do tė bėjė koncesione tė reja, ky Traktat ėshtė dėshmi se ato tashmė janė bėrė dhe mbase qė do tė bėhen edhe mė tutje. Pasi qė e copėtuan dhe stėrkeqėn Kosovėn me Pakon e Ahtisaarit, tash nėpėrmjet kėtij Traktati, ashtu siē e ka vlerėsuar me saktėsi Ramush Tahiri, i vendosėn bazat pėr konfederatė me Serbinė. Vetėm se kjo konfederatė sigurisht se nuk do tė jetė simetrike por asimetrike, diēka ngjashėm propozimit tė ish kryetarit tė parė tė Tribunalit tė Hagės dhe ekspertit tė sė drejtės ndėrkombėtare – Antonio Cassese. Ai thoshte se trupi i pėrbashkėt vendimmarrės duhet tė ketė katėr pėrfaqėsues tė Serbisė, dy tė Kosovės dhe tre tė Bashkimit Evropian. Themelimin e organeve tė pėrbashkėta, partneritetin e thellė insitucional, mėnyrat e zmadhimit dhe tė institucionalizimit tė kėtij bashkėpunimi, grupe punuese pėr ēėshtje specifike, ndėrmjetėsime tė palės sė tretė nė ēėshtjet veēanėrisht tė ndjeshme me interes tė pėrbashkėt, Kėshillin e pėrhershėm tė bashkėpunimit Kosovė-Serbi, qė tė gjitha kėto nė vazhdimėsi i pėrmend edhe Traktati i 'Ekipit tė Unitetit'. Pra, tėrėsisht nė frymėn e shkrimit tė Casseses tė botuar nė The Guardian mė 28 shtator 2007 me dallimin qė kėta propozojnė qė ky Kėshilli i pėrbashkėt tė jetė me dhjetė anėtarė, pesė nga tė cilėt emėrohen nga Serbia dhe pesė nga Kosova. Mirėpo, kėta qė kanė lėshuar pe aq shpesh dhe aq shumė natyrisht se do ta bėjnė edhe kėtė 'sakrificė' tė fundit duke pranuar qė kjo konfederatė tė jetė asimetrike. Zaten, konfederata e Kosovės me Serbinė as qė mund tė jetė simetrike: pėrderisa 'Ekipi i Unitetit' pėrmes Pakos sė Ahtisaarit ka pranuar qė Serbia tė pyetet pėr Kosovėn (kujto lidhjet vertikale nė decentralizim, rolin qė do ta ketė Kisha Pravosllave Serbe te 'eksterritorialiteti', pjesėmarrjen e Kosovės nė borxhin e jashtėm tė Serbisė dhe modelin e shumicės sė dyfishtė (gjithsesi bllokues) nė Kuvendin e ardhshėm tė Kosovės), ėshtė e paimagjinueshme qė Serbia tė lejojė qė Kosova tė pyetet pėr territorin e Serbisė. Dallimi tjetėr ėshtė se Traktati i 'Ekipit tė Unitetit' nė vend tė BE-sė e sheh Grupin e Kontaktit si ndėrmjetėsues. E kuptueshme: tash kur ēėshtja e Kosovės u dėbua nga KS i OKB-sė dhe nuk ka nevojė pėr rezolutė tė re – ajo 1244 vetėm sa u pėrforcua – Grupi i Kontaktit qė nuk ėshtė detyrues ndaj Serbisė por ėshtė mė shumė se detyrues ndaj Kosovės mbetet adresa jonė (ndėrkombėtare).

Nė nenet 11 dhe 12 tė Kapitullit V tė Shtojcės I (me gjasė ka edhe shtojca tjera ende jopublike!) tė kėtij Traktati flitet pėr njė sekretariat qė do tė lehtėsonte bashkėpunimin dhe dialogun nė mes tė Kosovės dhe Serbisė si dhe dialogun nė mes tė deputetėve tė Kuvendit tė Serbisė dhe atyre tė Kuvendit tė Kosovės, pėrfshirė krijimin e grupeve punuese ndėr-parlamentare pėr avancimin e bashkėpunimit legjislativ. Kėso ndėrmarrjesh Kosova nuk po bėn me Shqipėrinė por me Serbinė. Gjepurat e politikanėve pėr Serbinė si shtet fqinj asgjė nuk i demanton sikurse ky Traktat i vetė atyre. Ama, a ėshtė njėmend i vetė atyre?! Nėse lexohet me kujdes menjėherė kuptohet se ai ėshtė i pėrkthyer nga anglishtja. Ai gėlon nga shprehjet e llojit: 'mėsimet e mėsuara', 'tė ndėrtojmė nė sukseset e njėri-tjetrit' etj. Aspak e rastėsishme. Anėtarėt e 'Ekipit tė Unitetit' nuk e artikulojnė qėndrimin e Kosovės por zgjidhjen mė tė mirė sipas tyre. Ata nuk thonė se ēka pėrfaqėsojnė ose ēfarė interesash mbrojnė por thonė se zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn do tė ishte Pakoja e Ahtisaarit! Anėtarėt e 'Ekipit tė Unitetit' propozojnė - ata nuk kanė qėndrim (sikur pėrfaqėsuesit e Serbisė). Dhe, propozojnė e flasin sikur tė ishin zyrtarė ndėrkombėtar. Fundja edhe janė tė tillė. Korniza Kushtetuese, apo mė saktė rregullorja e UNMIK-ut qė mban numrin 2001/9, i bėn tė atillė: zyrtarė ndėrkombėtar qė flasin nė gjuhėn e vendasve duke pėrfaqėsuar UNMIK-un kundrejt popullit e jo anasjelltas. Fjalėt e tyre janė tė huaja anipse janė nė shqip. Ato janė veēse tė pėrkthyera nė shqip.

E gjithė kjo mynxyrė e ka burimin nė keqinterpretimin proserb qė i bėhet historisė mė tė re tė Kosovės. Nė Traktat shprehet keqardhje ndaj periudhave tė konfliktit dhe luftės qė, siē thuhet aty, 'na kanė ndarė, nė veēanti ngjarjet qė kanė tė bėjnė me kolapsin e dhunshėm tė Jugosllavisė nė vitet e nėntėdhjeta'! Nuk thuhet qė Jugosllavinė e shkatėrroi Serbia nė krye me Milosheviqin pėr shkak tė aspiratave ekspanzioniste dhe hegjemoniste tw saj dhe, pwr mw keq, 'Ekipit tė Unitetit' i vie keq qė kolapsoi Jugosllavia e cila me tė drejtė ėshtė cilėsuar tė ketė qenė burg i popujve. Pėrmendja disa herė e kthimit tė refugjatėve para tė tė pagjeturve, flirtet pėr pajtim e falje, zgjatja e dorės sė sinqertė tė miqėsisė, koncepti i ndarjes (jo shpėrbėjes (sic.)) sė Jugosllavisė gjatė tė 90-tave, termi tipik serb pėr 'komunitetet joshqiptare' etj. etj. qė qarkullojnė dhe e mbushin kėtė Traktat janė vetėm pasoja tė ndryshme tė tė njėjtit krim: harresės sė krimeve tė Serbisė nė Kosovė.

Ky Traktat i 'Ekipit tė Unitetit' ėshtė i padrejtė, i pavėrtetė dhe i turpshėm. Ky Traktat i bashkėpunimit me Serbinė e kthen Kosovėn nėn Serbi. Ky Traktat i miqėsisė me armikun, 'Ekipin e Unitetit' e bėn veēse aleat tė armikut. Ai nuk pėrfaqėson vullnetin dhe interesat e popullit tė Kosovės. Ai nuk duhet pranuar dhe duhet luftuar nė mėnyrė tė pakompromis. Mu ashtu siē ėshtė 'Ekipi i Unitetit' unik pėr Traktatin e tij ashtu duhet tė jemi edhe ne unik kundėr tij. Deri nė fitoren tonė. Fitorja jonė ėshtė fitore mbi ta dhe mbi konceptet e projektet e importuara tė tyre.


(Pa)varėsia qė (nuk) negociohet

Shkruar nga Albin KURTI
14 tetor 2007

Pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme. Kėshtu vazhdojnė tė (na) thonė negociatorėt kosovar. Sepse, ata vazhdojnė tė negociojnė. Mė sė shpeshti kėtė e thonė nė aeroportin e Prishtinės. Atėherė kur fluturojnė qė tė negociojnė ose kur aterojnė pas negocimit. Negocimit me Serbinė, natyrisht. Jo me bashkėsinė ndėrkombėtare. Bashkėsinė ndėrkombėtare e kanė nė shtėpi. Atje ku ajo i sundon, sigurisht.

Sa mė gjatė qė negociojnė aq mė shpesh thonė se si nuk po negociojnė. Ata po e dinė qė ne po e dimė. Ose, sė paku, qė do tė duhej ta dinim tashmė. Fjalėt e tyre janė e kundėrta e veprave tė tyre. Fjalėt e tyre rriten sikurse veprat e tyre. Veēse nė anėn e kundėrt. Ato janė e kundėrta e realitetit. Dhe, tentativė pėr perceptim tė kundėrt tonin. Meqė interpretim tė kundėrt tė tyre.

Ndoshta po negociojnė pėr ēėshtje teknike?! Oh, jo, kjo nuk pi ujė mė. Askund dhe pėr askė. Ne e dimė qė edhe ata po e dinė. Transporti, dokumentet, energjia, tė pagjeturit. Jo vetėm qė kėto nuk janė ēėshtje teknike. As qė bėheshin negociata pėr kėto gjėra. Atėbotė pėrgatiteshin negociatat. Qė do tė pasojnė e qė pasuan. Krijohej ambienti pėr to. Ēdo gjė po bėhej e negociueshme. Fshihej historia (edhe ashtu e suspenduar). Harrohej drejtėsia (edhe ashtu e mohuar).

Decentralizmi, trashėgimia kulturore, ekonomia, forcat e sigurisė. Po. Pėr kėto u negociua. Nėse nuk e kemi parasysh rezultatin! Sepse, mė parė mund tė thuhet qė u modifikua 'lehtas' plani i Serbisė. Ajo i kėrkonte 21 zona tė veēanta rreth manastireve ortodokse. I fitoi 45 sosh. I kėrkonte 19 komuna serbe. I mori 11 tė tilla. Ama, vetėm deri mė tani kėto. Decentralizimi ėshtė proces i vazhdueshėm. 5000 banorė me 75% minoritarė sajojnė menjėherė komuna tė reja.

Nuk pati asnjė fjalė pėr dėmet e luftės. Nė vend tė kėsaj tash kemi borxhet. Jo borxhet e Serbisė ndaj Kosovės. Borxhet e Kosovės ndaj Serbisė. Kurse TMK-ja do tė shpėrbėhet. Jo, nė fakt, do tė shuhet. E patėn korrigjuar kėtė mandej (sic.). Mirėpo (do tė thoshin ata). Parashihet njėfarė FSK-je. Edhe njė kinse ushtri tjetėr. Si bar qetėsues pėr tė pakėnaqurit. Me 2.500 pjesėtarė tė armatosur lehtė. Sėrish mė e dobėt se policia. Se ēfarėdo policie.

Nė fund, megjithatė u patėn ekzaltuar politikanėt 'tonė'. Rekomandimi shtesė i Ahtisaarit fliste pėr 'pavarėsi tė mbikėqyrur'. Njė letėr kjo e cila i ngjante aq shumė atij referendumit pas tri vjetėve. Tė premtuar para mė shumė se tetė vjetėve (nga Albright nė Rambouillet). Si e dėgjuan fjalėn pavarėsi nuk dėgjuan mė. E neve na shurdhuan. Aq u bėnte qė 'pavarėsia e mbikėqyrur' ėshtė pavarėsi e mbikėqyrėsit. Pavarėsi e misionit tė BE-sė qė zėvendėson e trashėgon UNMIK-un. Madje kjo nė variantin mė tė mirė tė mundshėm. Nė variantin teorik. Realisht, nga pavarėsia e mbikėqyrur duket se do ta kemi vetėm mbikėqyrėsin. Pa pavarėsi. Po, pra, mbikėqyrės mbi ne pa pavarėsi pėr ne. Pavarėsia e mbikėqyrur u bė mbikėqyrje pa pavarėsi. Zaten, na u bė ajo qė kishte qenė. Asgjė(ja e re).

Pėrkundėr krejt kėsaj negociatorėt kosovar kanė tė drejtė. Pavarėsia e Kosovės njėmend ėshtė e panegociueshme. Ajo as qė ėshtė nė tavolinėn e negociatave ku ndodhen ata. Ajo as qė ishte aty ndonjėherė. Po e negociojnė veēse (kon)federatėn e ardhshme (asimetrike) me Serbinė. Po e negociojnė autonominė nėn Serbi. Pėrshtatjen nė robėri tė re, nėnshtrimin e ardhshėm. Fundja, Kosova me Serbinė veēse nėn Serbi pėrfundon. Kėta politikanė nuk duhet ndjekur. Rruga e tyre ėshtė tatėpjetė e faqes sė humnerės. Le tė rrokullisen atje pa neve.


Turp dhe marrėzi

Shkruar nga Albin KURTI
7 tetor 2007

Nė takimin e Nju Jorkut tė mbajtur mė 28 shtator 2007, doli njė deklaratė e pėrbashkėt dhe njė qėndrim i Treshes pas takimit me delegacionet e Prishtinės dhe Beogradit. Paragrafi i dytė i deklaratės sė pranuar nga tė dy delegacionet tregon se ato janė informuar me qėndrimin e Grupit tė Kontaktit (GK) nga mbledhja e njė dite mė parė tė mbajtur nė nivelin e Ministrave. Fakti qė thuhet se 'delegacionet janė informuar me qėndrimet e GK-sė' tregon se ata nuk mund t'i obligojnė delegacionet pėr ndonjė gjė meqė GK-ja ėshtė njė trup joformal, anipse nė pėrbėrje i ka pothuajse tė gjitha shtetet mė tė fuqishme tė botės. Mirėpo, a ėshtė njėmend kėshtu? Pėrvoja e deritanishme, gjithmonė nė pėrputhje me aktet legalet dhe juridike ndėrkombėtare e vendore qė janė nė fuqi, na ka treguar se kjo vlen vetėm pėr delegacionin e Serbisė. Ata shpeshherė nuk i kanė pėrfillur qėndrimet e GK-sė jo vetėm pėr shkak se GK-ja i ka pėrfillur qėndrimet e Serbisė. Dhe, kanė kaluar pa u ndėshkuar, pėrderisa politikanėt kosovar pėrveēse duronin, nė rastin mė tė mirė, edhe ēuditeshin.

Serbia, para sė gjithash si shtet sovran, i pavarur dhe i njohur ndėrkombėtarisht qė ėshtė, e ka komoditetin e tillė tė refuzimit edhe tė paarsyeshėm. Qėndrimet e GK-sė pėr Serbinė janė vetėm nė nivelin e sugjerimeve. Ndėrkaq, qėndrimet e (njėjta tė) GK-sė pėr Kosovėn janė mė shumė se vendime. Nėpėrmjet zyrave tė Quintit (si njė miniaturė e GK-sė dhe aureolė e PSSP-sė), qėndrimet e Grupit tė Kontaktit kanė qenė dhe mbeten themeli dhe projekti i ēdo politike te ne. Madje, kur ka dilema pėr interpretimet zakonisht dominojnė variantet konservative pėr shkak tė trysnisė qė vjen nga Serbia e cila pėr mė tepėr mbetet e pabaraspeshuar. Serbia duke qenė shtet arrin t'i bėjė ballė imperializmave tė ndryshėm qė i vijnė nga jashtė dhe bile zhvillon njė imperializėm tė 'vockėl' tė saj karshi Kosovės. Nė anėn tjetėr, Kosova duke mos qenė shtet s'i reziston dot asnjėrit prej kėtyre imperializmave, qė jo rrallė, tė gėrshetuar i pėrplasen nė fytyrė. Qėndrimet ndėrkombėtare qė i dedikohen krerėve politik tė Serbisė dhe Kosovės nuk vlejnė njėsoj pėr tė dyja palėt. Thjesht, njėra prej tyre (pala kosovare), realisht nuk ėshtė fare palė. Qė tė gjithė e kemi parė se si PSSP-ja dhe zyrat e Quintit arrijnė t'i dirigjojė kėta politikanėt shqiptar nė Kosovė, por jo edhe ata serbė qė janė nėpėr enklavat serbe. Politikanėt shqiptar jo vetėm qė s'janė tė pavarur, por ata s'janė tė varur as nga Tirana, ndėrkohė qė ata serbė dirigjohen si gjithmonė nga Beogradi dhe vetėm nga ai.

Edhe nė leximin e mėtutjeshėm tė kėsaj deklarate tė pėrbashkėt askund nuk mund tė gjesh prehje. Nė vijim aty thuhet qė Ministrat e kanė pėrsėritur se 'njė zgjidhje e hershme pėr statusin e Kosovės ėshtė vendimtare pėr stabilitetin dhe sigurinė e Ballkanit Perėndimor dhe tė Evropės nė tėrėsi'. Shteteve tė Grupit tė Kontaktit sigurisht qė po u ngutet me pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Mirėpo, kėtė qartazi nuk po e bėjnė pėr hir tė Kosovės por, siē e thanė dhe vetė ata, pėr hir tė rajonit dhe tė Evropės. Pra, po nxitojnė pėr hir tė vetes sė tyre dhe kjo nuk do tė duhej tė ishte e ēuditshme. Nė politikė secili i mbron interesat e popullit tė vet, tė atij qė e pėrfaqėson e pjesėtar i tė cilit ėshtė. Pėrveē Grupit Negociator (GN) tė Kosovės, natyrisht. Ata e kanė pranuar kėtė deklaratė e cila thelbėsisht nuk e pranon Kosovėn. Ose, mė saktė, e pranon pėr tė mos e pranuar. Sepse, e pranon vetėm pėr nga efektet e jashtme qė mund t'i shkaktojė ajo. Ose, disi dhe mė saktė se kaq, e pranon Kosovėn por jo edhe popullin e saj, jo edhe ata qė do ta jetojnė statusin e Kosovės e tė cilėt nė tė vėrtetė do tė duhej tė vendosnin pėr atė status.

Ngjashėm, kur pėrmenden dhuna, provokimi dhe kėrcėnimi nė atė deklaratė thuhet se ato e rrezikojnė (nė radhė tė parė) procesin e Treshes, dhe (sė dyti) stabilitetin dhe sigurinė nė regjion. Sėrish asnjė fjalė pėr qytetarėt e Kosovės qė do tė ishin viktima tė drejtpėrdrejta nė ato raste tė dhunės, provokimit dhe kėrcėnimit.

Se e gjithė kjo ėshtė vetėm njė interfazė e shpalos edhe fjalia tjetėr ku flitet pėr 'vendosmėrinė nė kėrkimin e njė marrėveshje tė negociuar e tė miratuar nė KS tė OKB-sė'. D.m.th. marrėveshja eventuale qė do tė bėhet do tė jetė e vlefshme vetėm pasi qė tė kalojė edhe nė KS tė OKB-sė, vetėm pasi tė kalojė edhe atje prej nga u dėbuan edhe modalitetet e zbutura tė njė projekti tė zvetėnuar siē ishte ai i Pakos sė Ahtisaarit. Nė nivelin e parė, atė tė negociatave aktuale, ėshtė Serbia, ndėrsa nė nivelin e dytė, atė tė KS tė OKB-sė, ėshtė (pėrsėri) Serbia (nėpėrmjet Rusisė).

Megjithėse nuk ėshtė hera e parė qė GN e pranon Rezolutėn 1244, pranimi i radhės i kėsaj rezolute nė Nju Jork ka njė kuptim disi vulosės: nuk ka nevojė pėr rezolutė tė re pėr Kosovėn. Pesė draft-rezolutat evro-amerikane, secila mė e zbehtė se tjetra, u pėrpoqėn ta sillnin njė rezolutė tė re gjatė pranverės e verės qė shkoi. Nuk arritėn. Tash (dhe rrjedhimisht) Rezoluta 1244 veēsa u bė edhe mė e fortė. Ndėrmarrja e pasuksesshme pėr rezolutė tė re doli tė ishte kundėrproduktive. Prandaj, duke e ditur qė do tė mbetet Rezoluta 1244, madje e fuqishme si asnjėherė mė parė, disa diplomatė evropianė kohėve tė fundit nisėn ta vazhdojnė avazin e oksimoronėve, duke propozuar pavarėsi pėr Kosovėn nė bazė tė Rezolutės 1244! Pasi qė mendėsia e politikanėve shqiptar nė tė kaluarėn e afėrt i kishte pranuar tė ashtuquajturat 'diskriminim pozitiv' dhe 'pavarėsi e kushtėzuar', pse tė mos provohet edhe njė formulim absurd, apo jo?!

Me kėtė mėnyrė tė adresimit tė ēėshtjes sė Kosovės dhe nė rrugėn se si po kėrkohet zgjidhja pėr tė, mosmarrėveshja ėshtė pakrahasimisht mė e mirė se marrėveshja, mė e mirė se secila marrėveshje kurdoherė pėrgjatė kėtij procesi. Qėndrimi i Treshes pas takimeve tė ndara me Beogradin dhe Prishtinėn e sqaron deri nė banalitet kėtė. Aty thuhet se Treshja 'inkurajon palėt qė t'i paraqesin propozimet e tyre nė mėnyrėn qė do ta joshte anėn tjetėr'. Propozimi i Serbisė atje ishte ai i vjetri: autonomi substanciale pėr Kosovėn brenda kufijve tė Serbisė. Propozimi i GN tė Kosovės ishte ky i riu: Pakoja e Ahtisaarit dhe disa gjepura pėr njėfarė fqinjėsie tė mirė qė askush nuk i mori seriozisht. Treshja me kėmbėngultėsi synon marrėveshje brenda kėtyre dy pozicioneve. Dhe, negociatat bėhen pėr marrėveshje, e jo pėr mosmarrėveshje.

Deri te Pakoja e Ahtisaarit analistėt e politikanėt e ndryshėm shqiptar ēirreshin se si medoemos duhej arritur marrėveshja, duke besuar se Serbia do tė lėshojė pe. 'Nuk do tė ketė marrėveshje pas kėtyre 120 ditėve!', sėrish ēirren pėrsėri tė njėjtit analistė e politikanė shqiptar (sic.). Ama, pse, tė mos ketė marrėveshje? Ndoshta Serbia mund tė lėshojė pe, apo jo? Le tė shpresojmė se Serbia lėshon pe?! Mirėpo, jo. Kėta analistė e politikanė e dinė mirė se nėse dikush lėshon pe pėr marrėveshje ky do tė jetė vetėm GN i Kosovės, e assesi Serbia. Ata pasi qė e copėtuan Kosovėn nė Vjenė, tash edhe po e lėnė atė nėn Serbi. Pozita e Kosovės ka rėnė nė nivelin e Pakos sė Ahtisaarit me qėllim qė tė bie edhe mė poshtė se aq. Para negociatave tė Vjenės pozita vėrtet nuk ishte e mirė, por megjithatė nuk ishte kaq e dobėt. Mu pėr kėtė ngjau Vjena. Sikur tė mos ishin koncesionet nė Vjenė, nuk do tė kishim njė ofertė tė turpshme miqėsie pėr armikun tonė, Serbinė, nė Nju Jork. Zaten, kėrkohen (mė shumė) koncesione nga ai qė (tashmė) ka bėrė shumė koncesione.

Mbulesa e vetme pėr GN-nė edhe nė kėtė udhėtim pėr nė Nju Jork ishte se kinse po shkojnė atje qė ta argumentojnė pavarėsinė e Kosovės. Pėrveēqė nuk kanė se si e argumentojnė pavarėsinė kur dihet qė kanė zbritur te Pakoja e Ahtisaarit, a nuk e kanė argumentuar ata tanimė pavarėsinė? Deri kur duhet ta argumentojnė atė pavarėsi kur nuk mbet qytet nė botė pa ia argumentuar atė? Dhe, ēfarė ėshtė ky lloj argumentimi pa kurrfarė fuqie politike? Ē'ėshtė ky ligjėrim politik pa forcė, ky lum i njėjtė fjalėsh qė asnjėherė s'bėhen vepra dhe kurrė nuk prodhojnė ndryshime? Ėshtė thjesht njė hiēgjė, fundja, ashtu siē janė edhe ata vetė.

Qė tė mos merret vesh kjo dhe pėr t'ua njomur ca zemrat qytetarėve ende tė pashėruar nga mosinformimi e iluzionet, nė deklarata tė GK-sė herė pas here shtohet se zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė jetė e pranueshme (edhe) pėr popullin e Kosovės. Mirėpo, siē e dimė tė gjithė ne, anjėherė nuk na e lejojnė referendumin gjė qė do tė paraqiste pikėrisht (mos)pranimin e popullit. Atėherė, janė vetėm dy mundėsi kėtu: ose po presin qė t'ia ndryshojnė rrėnjėsisht vullnetin popullit para referendumit, ose konsiderojnė se populli ynė ėshtė i reduktueshėm nė kėta negociatorėt kosovar. Sido qė tė jetė, asnjėri version s'ėshtė i drejtė. Kot flitet e pėrmendet vullneti i popullit pėrderisa e vonojnė atė, e keqinterpretojnė atė, ose duan ta shtrembėrojnė atė. Vonimi, keqinterpretimi ose shtrebėrimi i vullnetit tė popullit, nė instancė tė fundit, janė veēse e pėrbashkėta e kėtyre: mohimi i popullit.


Ahmet Hasolli ka dhėnė dorėheqje

me rastin e dorėheqjes sė 'avokatit' tim

E diel, 30 shtator 2007

Dje, fare rastėsisht, u njoftova se pas seancės sė parė gjyqėsore kundėr meje, tė mbajtur me 19 shtator 2007, i ashtuquajturi avokat imi, Ahmet Hasolli, ka dhėnė dorėheqje.

Pėrgjatė kėtyre gati tetė muajve sa mė mbajnė tė izoluar, pėr arsye kryekėput parimore dhe asnjėherė pėr shkaqe personale, nuk e kam pranuar z.Ahmet Hasolli pėr avokat timin. Pra, jo pėr atė se ai ishte Ahmet Hasolli por pėr shkak se unė nuk kam dashur avokat, kurrfarė avokati. Ahmet Hasollin e ka caktuar gjykata tė cilėn nuk e njoh. Ai pėr mua gjithherė ishte vetėm njė vendim i gjykatės tė cilėn nuk e pranoj.

Megjithėkėtė, disa shokė tė mi juristė mė kanė thėnė se, pėrkundėr tė gjithave, nė rastin tim Ahmet Hasolli ka punuar me njė cilėsi qė ėshtė mbi mesataren e avokatėve te ne. Fatkeqėsisht, unė nuk mund ta falenderoj pėr kėtė gjė.
Por, i falenderohem dhe i jam mirėnjohės Ahmet Hasollit pėr kėtė dorėheqje ndonėse tė vonuar.

Me kėtė rast u bėj thirrje avokatėve shqiptarė qė tė mos mė bėhen avokatė. Pra, u bėj thirrje qė tė mos mė mbrojnė dhe kėsisoj tė mė bashkohen nė sulmimin e gjykatės. U bėj thirrje avokatėve qė tė mos e pranojnė emėrimin qė gjykatat e UNMIK-ut mund t'ua bėjnė nė kėtė proces kundėr meje. Avokati pėr mua i gjykatės kundėr meje ėshtė mėshira e gjykatės. Unė s'dua mėshirė. Le tė duken tė pamėshirshėm. Zaten, ashtu siē nė thelb janė. Unė dua drejtėsi. Por, rruga e drejtėsisė kalon duke i luftuar ata, duke e luftuar padrejtėsinė e tyre nė tė cilėn ata janė tė reduktueshėm.

Duam tė bėhemi tė pavarur, apo jo? E, pra, le tė bėhemi atėherė, duke mos iu bindur atyre qė na sundojnė pa na dhėnė llogari, atyre qė me ligj s'mbahen pėrgjegjės, atyre qė nuk nuk janė mbi ligjin vetėm sepse janė vetė ligji. Arbitrariteti i gjyqėsorit qė ėshtė i gėrshetuar me ekzekutivin ndėrkombėtar nė Kosovė nuk ka legjitimitet dhe s'mund tė funksionojė pa bindjen dhe dėgjueshmėrinė tonė. Atėherė, le tė mos u bindemi, le tė mos iu nėnshtrohemi. Po, pra, le tė bėhemi (tė pavarur).

Albin KURTI


Fjalimi i ndaluar i Albin Kurtit nė gjykatė

Shkruar nga Albin KURTI
Prishtinė, 19 shtator 2007

Unė s’e pranoj kėtė trup gjyqtarėsh sepse:

   1.  Ju nuk jeni tė paanashėm – siē do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon qė ju e favorizoni prokurorinė dhe tashmė presupozoni qė jam fajtor.
   2.  Ju po e mbėshtetni diskriminimin dhe parregullsitė procedurale tė cilat m’i shkelin tė drejtat dhe liritė e mia fundamentale.
   3.  Ju nuk jeni tė pavarur – ju jeni caktuar dhe ia keni dhėnė betimin PSSP-sė dhe UNMIK-ut, tė dy kėta tė konsideruar tė jenė edhe palėt e dėmtuara, e edhe ndjekėsit nė rastin tim.

Mė konkretisht, refuzimi im bazohet nė faktet e mėposhtme:
Para sė gjithash, unė nuk e pranoj kėtė panel duke iu referuar parimit tė paanshmėrisė tė pėrcaktuar nė Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, neni 6.1; tė drejtės pėr gjykim tė paanshėm neni 6 i sė njėjtės, dhe neni 10 i Deklaratės Universale tė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (Dhjetor 1948); si dhe parimi i mbrojtjes sė pafajėsisė pėrderisa nuk provohet e kundėrta, e pėrcaktuar sipas nenit 11 tė sė njėjtės deklaratė.

Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit (FNH) ka deklaruar se procedurat ligjore nė kėtė rast duket ta favorizojnė prokurorinė. Animi i gjyqit u bė evident menjėherė nė fazėn fillestare tė kur gjykatėsi iu afrua prokurorit pa prezencėn time dhe e pyeti: “ĒKA DĖSHIRON QĖ UNĖ TĖ BĖJ NĖ VIJIM”. Amnesty International (AI) ka ripohuar qė gjykatėsit ndėrkombėtar nė Kosovė kanė prirje tė favorizojnė prokurorinė dhe se paanėsia dhe se paanshmėria as qė tentohet.

Duke qenė kėtu, secili prej juve gjykatėsve ka shfaqur pėlqimin pėr padinė dhe aprovimin e njė numri premisash dhe deklaratash false, duke treguar se tashmė e ka ndarė mendjen pėr mua. Duket se gjykimi tashmė ka ngjarė dhe se ju tashmė e keni marrur vendimin – fajtor ėshtė:

Pėr shembull, pėrderisa padia thotė qartė qė “Z. Kurti nuk ėshtė penalisht pėrgjegjės pėr vdekjet e shkaktuara nga veprimet e policisė” mė 10 shkurt, prokuroria ashtu edhe gjykatėsit nė kėtė rast, nė mėnyrė konsistente dhe qė prej fillimit kanė lėnė tė nėnkuptohet qė unė jam pėrgjegjės pėr kėto. Mė 17 prill, raporti i pėrkohshėm i Prokurorit tė Veēantė, Robert Deanit, ka qartėsuar se pėrgjegjės pėr vrasjet e 10 shkurtit kanė qenė policėt rumun. Raporti pėrfundimtar i Deanit i datės 2 korrik, ka identifikuar njė shkėputje nė zinxhirin komandues, si dhe pėrgjegjėsitė e paqarta operacionale si shkaktarė shtesė. Pėrkundėr kėsaj, mė 13 shkurt, prokuroria i referohet rrezikut qė paraqes unė pėr “organizimin e njė tjetėr demonstrate tė dhunshme e cila do tė ēonte nė humbjen e jetėrave tė njerėzve”. Ēuditėrisht, katėr muaj pas, mė 13 qershor – dy muaj pas raportit tė pėrkohshėm tė Deanit dhe nėntė ditė pasi qė padia thotė se unė nuk jam pėrgjegjės pėr vdekjet gjykatėsi Peralta vazhdon t’i ndėrlidhė kinse krimet e mia me vdekjet.

Mė 13 shkurt prokuroria ma mvesh, dhe gjykatėsi e pranon se pėrfaqėsoj njė “model aktivitetesh” qė do tė “shkaktojnė rrezikim dhe dėmtim tė pronės dhe jetės”, dhe se ky model ėshtė duke u “pėrkeqėsuar”. Ky pėrfundim ofendues bėhet pa e shpjeguar se nė ēka konsistoka ky “model” i shpikur – kurrė nė jetėn time nuk kam lėnduar njėri e as qė jam akuzuar pėr lėndimin e ndokujt. Ashtu siē kurrė nė jetėn time nuk kam shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm apo dėmtuar pronėn nė masė tė madhe. Duke i bėrė kėto supozime qesharake, prokuroria po i portretizon mashtrueshėm aktivitetet e mia tė mėparshme dhe po pėrdor kėtė pėrfytyrim tė pavėrtetė pėr tė paragjykuar karakterin tim dhe pėr tė parashikuar veprimet e mia tė ardhshme.

Njė premisė kryekėput e pavėrtetė e padisė ėshtė parashikimi i veprimeve tė mia, madje edhe faji, bazuar nė fajin tim tė presupozuar nga demonstrata e 28 Nėntorit 2006. Kjo lidhje nga prokuroria ndonjėherė ėshtė bėrė drejtpėrdrejt, e ndonjėherė tėrthorazi. Nuk jam gjykuar, sigurisht as dėnuar apo shpallur i fajshėm pėr ndonjė gjė qė ka tė bėjė me demonstratėn e Nėntorit. Edhe sipas standardeve tė sistemit tuaj, kjo ngjarje nuk mund tė shfrytėzohet si “provė” nė kėtė rast.

Arsyeja e dytė e refuzimit tė kėtij paneli gjyqtarėsh ėshtė qė, duke qenė kėtu, ju keni aprovuar diskriminimin dhe njė numėr parregullsish nė procedimet e rastit kundėr meje. Procedimet kanė shkelur tė drejtėn e barazisė para ligjit, tė pėrcaktuar nė nenin 7 tė Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut; liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, neni 9 i po tė njėjtės deklaratė; parimi i ruajtjes sė pafajėsisė pėrderisa tė provohet fajėsia, neni 11; dhe nenet 9 e 14 tė Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, lidhur me tė drejtėn e burgosjes sė drejtė dhe gjyqit tė paanshėm.

Unė nuk pėrfaqėsohem kėtu nga askush pėrveē vetes sime. Avokati Ahmet Hasolli, i ashtuquajturi avokati im mbrojtės, ėshtė emėruar nga ju, dhe unė nuk e njoh atė. Materialet pėr rastin sugjerojnė se kjo mosnjohje ėshtė reciproke, dhe se pėrkushtimi i Hasollit ndaj meje dhe rastit tim ėshtė i dobėt: ai kishte munguar gjatė marrjes nė pyetje tė njė numri dėshmitarėsh, nė rastet tjera tė marrjes nė pyetje ai kishte ikur nė gjysmė tė procesit, dhe nė ato pak raste qė kishte qenė i pranishėm, kishte shtruar pyetje tė pakėta dhe tė brishta. Kjo edhe mė tepėr e shkel parimin e barazisė sė palėve.

Qė mė 15 shkurt, Amnesty International (AI) vazhdimisht ka shfaqur shqetėsimin pse dėgjimet e rastit tim nuk kanė qenė tė hapura pėr publikun, kanė filluar para se tė deklarohen akuzat kundėr meje, dhe pėr faktin se nuk jam lejuar tė marrė pjesė nė to. Gjatė kohės sa isha nė paraburgim, FNH-sė iu ndalua qasja pėr tė mė vizituar nė burg, kurse KMDLNJ-sė iu lejua qė tė mė vizitonte por vetėm njė herė nė muaj. Njerėz tjerė, sikur William Walker menjėherė u lejuan tė mė vizitojnė vetėm pėr tė bėrė trysni qė tė mos organizojmė demonstrata tjera.

FNH ka shprehur shqetėsimin edhe pėr bazėn ligjore tė paraburgimit tim para gjykimit. Pėr mė tepėr, nuk ka kurrfarė justifikimi pėr kufizimet rigoroze gjatė arrestit shtėpiak. Unė jam personi i parė gjatė tetė viteve tė fundit i cili ėshtė duke u mbajtur nė arrest shtėpiak me roje 24 orėshe policore te dera. Gjatė arrestit tė parė shtėpiak, jo vetėm qė nuk mė ėshtė lejuar dalja nga shtėpia, por edhe kontakti me mediat, aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s dhe me tė gjithė personat tjerė pėrveē tre prej katėr anėtarėve tė familjes sime. Kėto kufizime ma kanė shkelur tė drejtėn nė paraburgim tė drejtė (Neni 9.3. KNDCP), si dhe lirinė e tė shprehurit dhe shoqėrimit. Siē ka theksuar AI, paraburgimi nėn kushte tė tilla rigoroze, posaēėrisht para ngritjes sė akuzės, ėshtė privim flagrant nga liria.

Siē ėshtė cekur nga FNH, nuk ėshtė e qartė pse jam kategorizuar si i burgosur “A”. Edhe mė serioz ėshtė fakti se as unė (as i ashtuquajturi avokat imi) nuk jemi informuar pėr kėtė kategorizim dhe implikimet qė ai ka. Kjo e shkel parimin e palėve tė barabarta. Nuk mė ėshtė lejuar tė apeloj kundėr kėtij vendimi, siē nuk mė lejohet tė apeloj kundėr vendimit final nė kėtė rast, madje as nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.

Ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, do tė duhej tė isha gjykuar prej vendasve tė mi. Ju jeni gjyqtarė ndėrkombėtar me pak ose aspak njohuri pėr politikėn dhe kulturėn e Kosovės, historinė e demonstratave kėtu dhe efekteve tė tyre politike, apo shoqėrinė tonė tė pasluftės. Njėkohėsisht nuk keni fare njohuri pėr luftėn time tė padhunshme dhjetėvjeēare pėr ēlirim nga Serbia dhe me platformėn time koherente politike. Ju jeni tė huaj edhe ndaj historisė sime dhe historisė sė popullit tim – pushteti juaj ju mundėson suspendimin e asaj historie.

Arsyeja e tretė dhe mė e rėndėsishmja pse ju refuzoj, trup i gjyqtarėve, ėshtė se ju nuk jeni tė pavarur. Ky rast ėshtė njollosur prej konflikteve serioze tė interesit dhe shkel shumė prej tė drejtave tė mia fundamentale: tė drejtėn e barazisė para ligjit, tė pėrcaktuar me nenin 7 tė Deklaratės Universale tė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut; tė drejtėn pėr gjykim tė paanshėm dhe parimin e ruajtjes sė pafajėsisė deri nė shpalljen i fajshėm, nenet 9 dhe 14 tė Paktit Ndėrkombėtar tė tė Drejtave Civile dhe Politike lidhur me arrestimin, burgimin dhe gjykimin e paanshėm. Gjyqi vazhdimisht ėshtė ankuar pėr qėndrimin tim shpėrfillės ndaj UNMIK-ut dhe gjyqeve. Por nė tė vėrtetė, janė zyrtarėt e “drejtėsisė” nė kėtė rast qė kanė treguar pėrbuzje ndaj meje duke m’i shkelur tė drejtat fundamentale.

Secili prej jush si gjyqtar ndėrkombėtar ia ka bėrė betimin PSSP-sė i cili po ashtu renditet si palė e dėmtuar nė kėtė rast. PSSP ėshtė ai qė ju emėroi, ashtu siē i emėroi tė gjithė gjyqtarėt ndėrkombėtar nė Kosovė. Prandaj ky rast ėshtė njollosur nga anime tė pėshtira dhe konflikte interesi, pėrderisa UNMIK-u gjendet si palė e dėmtuar, palė akuzuese dhe gjykuese. Sistemi gjyqėsor nė Kosovė ėshtė pjesė e Shtyllės sė Parė tė UNMIK-ut prandaj ėshtė i gėrshetuar me ekzekutivin. Nuk ka ndarje tė pushtetit, gjė qė paraqet njė prej parimeve themelore demokratike. Siē ėshtė bėrė e ditur prej FNH-sė dhe Human Rights Watch, gjyqėsori nė Kosovė nuk ėshtė mjaft i pavarur, i pėrgjegjshėm dhe transparent. Asnjėri prej jush, gjyqtarė (as ju prokurorė) nuk jeni tė pėrgjegjshėm ndaj popullit tim. Tė gjithė jeni imun ndaj ligjit tė cilin po e zbatoni mbi mua. S’ka kurrfarė mekanizmi llogaridhėnieje qė tė mbikėqyrė veprimet tuaja. Njė pushtet i tillė arbitrar s’mund tė jetė legjitim.

Pėrqendrimi i punės time ka tė bėjė me kundėrshtimin e UNMIK-ut dhe PSSP-sė si shprehja mė e e lartė e rendit antidemokratik. Unė e konsideroj pėrgjegjėsi timen ta sfidoj sistemin e imponuar nga UNMIK-u, tė tregoj mospajtueshmėri ndaj tij, ta kundėrshtoj paqėsisht dhe t’i konfrontoj organet e tij shtypėse dhe autoritetet jopėrfaqėsuese. Kjo e bėn paanshmėrinė nė gjykimin tim pėrbrenda kėtij sistemi absolutisht tė pamundshme.

Qė prej demonstratės sė 10 shkurtit, njė numėr pėrfaqėsuesish tė autoriteteve vendore dhe ndėrkombėtare kanė dhėnė deklarata publike diskredituese pėr mua dhe VETĖVENDOSJE!-n, duke i portretizuar aksionet tona si tė dėmshme pėr procesin e statusit tė Kosovės. Nė deklaratėn e parė tė Ekipit tė Unitetit pas demonstratės sė 10 shkurtit thuhet se “protestat e dhunshme tė nxitura nga Albin Kurti dhe Lėvizja VETĖVENDOSJE!, me ē'rast humbėn jetėn dy persona dhe u plagosėn dhjetėra tė tjerė (…) krijuan tensione tė veēanta, tė cilat shkojnė kundėr stabilitetit dhe interesave tė pėrgjithshme tė Kosovės. Shefi i Zyres Britanike nė Prishtinė, David Blunt, u deklaroi mediave se Grupi i Kontaktit ishte i shqetėsuar qė protesta e VETĖVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinė personale tė policisė dhe ndėrtesės sė Kuvendit, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit pėr Siguri ka gėnjyer nė TV dhe ka thėnė se demonstruesit kanė pėrdorur koktel Molotovi. Nė muajin gusht, pra shumė mė vonė, zėdhėnėsi i SHPK-sė Veton Elshani ka thėnė se unė e “kam udhėhequr njė protestė tė dhunshme” dhe ka nėnkuptuar se unė isha pėrgjegjės pėr dy vdekjet. Ajo ēka mendojnė kėta zyrtarė ėshtė qė veprimet e mia tė kundėrshtimit tė padhunshėm demokratik po i dėmtojnė vetė ata, autoritetet qė po lėshojnė deklarata tė tilla. Gjatė kėsaj periudhe tė negociatave pėr statusin, tė cilat i kundėrshtoj fuqishėm, ėshtė nė interes tė kėtyre autoriteteve, duke pėrfshirė kėtu UNMIK-un, qė ta heshtin zėrin tim dhe tė mė izolojnė prej popullatės e cila potencialisht mund tė mė bashkohet pėr t’i kundėrshtuar ata. Siē ka vlerėsuar Instituti Gjerman i Politikave Evropiane, UNMIK-u ka krijuar njė “kulturė tė shtypjes sistematike” tė kriticizmit nė mėnyrė qė ta paraqesė Kosovėn si tregim tė suksesshėm.

Ju, gjyqtarė dhe prokurori jeni pjesė e UNMIK-ut. Ju, jo vetėm qė keni pranuar shpifjet e bėra nė shtyp, por ju edhe i keni pėrfshirė ato nė qasjen tuaj pėr rastin tim. Pėr shembull, mė 7 maj 2007, prokuroria nė mėnyrė eksplicite pėrdori angazhimin tim politik si njė argument pėr vazhdimin e paraburgimit. Gjatė qėndrimit tim pesėmujor nė burg, prokurori mė mori nė pyetje vetėm njė herė (mė 1 mars 2007) pėr gjysėm ore, qė tregon se izolimi ka qenė prioritet mė i madh sesa hetimi. Raporti i Deanit pėr ngjarjen e 10 shkurtit, i cili e pėrkufizoi reagimin e policisė si joproporcional, tė evitueshėm dhe tė panevojshėm, dmth. ilegal, nuk ėshtė konsideruar nė rastin tim. Pėrkundėr pėrfundimeve tė raportit tė Deanit pėr reagimin e pakontrolluar policor dhe dhunėn policore, jam unė dhe jo policėt ata qė akuzohen pėr shkaktimin e rrezikut tė pėrgjithshėm dhe thirrjes pėr dhunė. Krejt kjo e ndriēon njėanėshmėrinė dhe mungesėn e pavarėsisė sė gjyqit.

Mungesa e pavarėsisė nė anėn e gjyqtarėve dhe prokurorėve ėshtė po ashtu evidente nė portretizimin e VETĖVENDOSJE!-s nė kėtė rast. Sistematikisht dhe qė nga fillimi VETĖVENDOSJE!-n e kanė paraqitur si kriminale, vandale dhe tė rrezikshme, e cila nuk synoka asgjė tjetėr pėrveē shkatėrrimit dhe destabilizimit. Ky keqpasqyrim ka pėr intencė tė mė kriminalizojė mua dhe ta margjinalizojė lėvizjen duke e paraqitur atė si tė skajshme. Nė tė vėrtetė, Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė lėvizje politike e padhunshme dhe vullnetare. Askush nuk paguhet ose detyrohet qė tė jetė nė VETĖVENDOSJE!. Qėllimi ynė konkret ėshtė mbajtja e referendumit pėr popullin e Kosovės, duke e bėrė statusin e Kosovės vendim tė popullit, dhe jo vendim tė burokratėve tė papėrgjegjshėm. Fokusi ynė ėshtė qė tė problematizojmė sistemin politik (duke kundėrshtuar UNMIK-un si administratė neokoloniale) dhe jo dallimet etnike. Posaēėrisht gjatė kėsaj kohe politikisht tė ndjeshme, ne besojmė qė ėshtė me rėndėsi orientimi demokratik i pakėnaqėsisė politike e shoqėrore tė popullit kundėr regjimit dhe jo kundėr grupeve etnike.

Qėllimi i demonstratės sonė tė 10 shkurtit ishte veēanėrisht shprehja e pakėnaqėsisė sonė politike ndaj negociatave pėr statusin me Serbinė dhe kundėr rezultatit tė tyre (pakos sė Ahtisaarit), e cila besojmė qė Kosovės nuk do t’i sjellė asgjė pėrveē konflikteve tė pėrtėrira dhe krimeve tė gjera. Deri para 10 shkurtit, askush bile nuk u lėndua nė demonstratat e VETĖVENDOSJE!-s, kurse atė ditė ishte policia qė shkaktoi rrezik tė pėrgjithshėm, dėmtim, lėndime dhe vdekje, e jo ne. Tė gjithė pjesėmarrėsit nė aksionet tona kanė respektuar parimet e lėvizjes sonė, pėrfshirė kėtu edhe thirrjen pėr sjellje tė padhunshme. Kėto parime janė pėrfshirė edhe nė materialet e prokurorit pėr rastin tim.

E drejta e tubimit, liria e shprehjes dhe ajo e lėvizjes na janė akorduar sipas Deklaratės Universale tė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, nė nenin 20 dhe nė Paktin Ndėrkombėtar tė tė Drejtave Politike dhe Civile, neni 21. Shkelja e kėtyre, dhe etė drejtave tjera, pėr hatėr tė interesave apo levėrdisė politike ėshtė e papranueshme. Nė demonstratėn e 10 shkurtit kėto tė drejta na janė mohuar kolektivisht. Kurse nė rastin tim mė janė mohuar individualisht tė drejta universale njerėzore.

Unė nuk ju pranoj juve, gjyqtarė tė kėtij trupi. Nuk e pranoj prokurorinė dhe avokatin qė ma keni caktuar. Unė nuk e pranoj kėtė gjyq. Ju nuk jeni tė paanshėm dhe as tė pavarur. Duke e pranuar rastin tim, ju jeni bashkėpjesėmarrės tė kėtij procesi diskriminues kundėr meje, duke m’i shkelur tė drejtat dhe liritė e mia fundamentale. Mbi kėtė arsye, kėrkoj qė ky rast tė shfuqizohet.


Zgjedhjet pėr heshtje dhe ndarjen e brendshme

Nga Albin KURTI
Prishtinė, 2 shtator 2007

Sigurisht se u vlerėsua qė ka potencial popullor pėr tė shpėrthyer nė vjeshtėn e kėtij viti. Andaj, Joakim Ryker, bėri publik vendimin e tij pėr mbajtjen e zgjedhjeve mė 17 nėntor. Fushata parazgjedhore pėrfundimisht u pa si mundėsi pėr absorbimin e pakėnaqėsisė sė qytetarėve. Dhe, jo vetėm kaq. Nė vend se kjo pakėnaqėsi tė bėhet aktive pėr liri e pavarėsi, ajo shmanget e zbutet duke u bėrė pasive nė votime pėr parti. Natyrisht se qė tė gjithė e dimė se cilido vendim i Joakim Rykerit vlen deri nė vendimin e ardhshėm tė Joakim Rykerit. Ai mund tė shfuqizojė gjithēka dhe secilin. Madje edhe veten e tij (paraprake). Joakim Ryker nė ēdo moment do tė mund t'i shtyjė zgjedhjet. Sidoqoftė, ai e pa tė udhės qė tė na e pėrkujtojė kėtė. Mbase, qė tė mos befasohen pastaj ata qė mund ta kenė harruar fuqinė e tij: nėnshtrimi i gjatė gjithsesi e bėn tė padukshme fuqinė e dominuesit. Qė ta zbus ca kėtė thirrje tė vrazhdė qė ia bėri kujtesės sė qytetarėve, Joakim Ryker tha se, sa i pėrket mbajtjes sė zgjedhjeve, ai vetėm sa po e pėrfill qėndrimin e Grupit Negociator tė Kosovės. Linte pėrshtypjen se i kishte dėgjuar vartėsit e tij ashtu qė ata tė mos duken si vartės tė tij. Dhe, i gjithė ky gjest ishte sikurse ai i njė prindi qė krenohet me fėmijėn e tij tė sjellshėm para tė tjerėve qė mendojnė se 'i ka ngjarė aq shumė babait tė vet'. Nė anėn tjetėr, versioni militarist i Joakim Rykerit, komandanti i KFOR-it, Roland Kater, para se tė shkonte nga detyra e tij, vazhdimisht pėrsėriste se si nuk ka shenja qė mund tė ketė dhunė nė Kosovė. Kjo do tė thotė se ka shenja qė mund tė ketė dhunė nė Kosovė. Mirėpo, ai deklaronte asisoj nė mėnyrė qė tė mos fajėsohet KFOR-i pėr mungesė pėrgatitjesh nė rast tė shpėrthimit tė dhunės dhe tė sigurohen qysh tash se pas dhunės do tė mund tė thonė se edhe ata u befasuan me dhunėn.

Megjithėkėtė, zgjedhjet nė Kosovė nuk po organizohen duke pasur pėr objekt vetėm pakėnaqėsinė e tanishme tė popullit por edhe pakėnaqėsinė e ardhshme. Gjatė kėtyre 120 ditėve tė negociatave shtesė po gatuhet ndarja e brendshme e Kosovės. Ndarjen klasike dhe pėrfundimtare tė Kosovės nuk e dėshiron askush. As negociatorėt serb, as ata kosovar e madje as ndėrmjetėsit ndėrkombėtar: Serbia nuk e dėshiron pėr shkak se e aspiron tėrė Kosovėn, por kėsaj radhe disi mė ngadalė dhe qetas; politikanėt nga Kosova nuk e duan ndarjen pėr shkak se nuk kanė kurrfarė force qė nga ndarja tė dalin ndopak fitues apo tė kompensuar; ndėrkaq, ndėrmjetėsit ndėrkombėtar gjithashtu nuk e duan njė ndarje pėrfundimtare dhe tė plotė pėr shkak tė pasojave tė paparashikueshme (sė paku) pėr rajonin. Mirėpo, pėr dallim nga ndarja e tėrėsishme, ndarjen e brendshme tė Kosovės me marrėveshje e dėshiron edhe Serbia, edhe ndėrmjetėsit ndėrkombėtar e, rrjedhimisht, edhe negociatorėt kosovar. Serbia e do ndarjen e brendshme tė Kosovės nė mėnyrė qė ta pėrforcojė dhe zgjerojė veten brenda Kosovės. Serbia e do kėtė lloj ndarje nė marrėveshje me negociatorėt kosovar nė mėnyrė qė tė mos ketė kokėēarje gjatė implementimit tė marrėveshjes nė terren. Faktorėt ndėrkombėtar po ashtu e duan kėtė ndarje tė brendshme sepse ajo pak a shumė e formalizon gjendjen ekzistuese nė terren dhe ia zgjat jetėn burokracisė ndėrkombėtare qė sundon me Kosovėn. Faktorėt ndėrkombėtar do ta pranojnė pa hezitim atė ndarje tė brendshme me marrėveshje sepse kėsisoj - pra, pėrderisa ajo ėshtė bėrė me marrėveshje ndėrmjet Prishtinės e Beogradit - nuk do tė ishte presedent qė do tė mund tė shfrytėzohej pėr Luginėn e Preshevės dhe Maqedoninė perėndimore. Edhe Rusia patjetėr qė do tė ishte e kėnaqur pasi qė ajo gjithnjė ka deklaruar se pranon ēfarėdo pėrcaktimi pėr statusin e Kosovėn me tė cilin pajtohen palėt. Po, pra, palėt (sic!): me hyrjen nė negociata me Serbinė pėr Kosovėn, Grupi Negociator i Kosovės e ka shfajėsuar Serbinė duke mos e konsideruar atė mė problem tė Kosovės por partner dhe palė nė zgjidhjen e problemit tė quajtur Kosovė! E, atėherė kur Serbia dhe faktorėt ndėrkombėtar (tash pėrfshirė kėtu nė tė njėjtin vend edhe Rusinė) janė dakord pėr ndarjen e brendshme tė Kosovės me marrėveshje tė dyanshme e cila del nga njė konferencė e ardhshme ndėrkombėtare drejt sė cilės mėsyejnė kėto 120 ditė, atėherė vėrtetė ėshtė e paimagjinueshme ēfarėdo rezistence (tė cilėn edhe ashtu nuk e pamė asnjėherė) e negociatorėve nga Kosova. Pėr mė tepėr, edhe vetė kėta negociatorėt kosovar e duan ndarjen e brendshme tė Kosovės pėr tė thėnė mandej se Kosova megjithatė nuk ėshtė e ndarė ndėrkohė qė, si gjithnjė, u bė 'edhe njė tjetėr hap drejt pavarėsisė'. Mbase nuk ka nevojė tė elaborohet mė gjatė kėtu edhe gatishmėria e GN-sė qė tė ekzistojė pėrgjithmonė jo vetėm ai vetė por edhe tutela ndėrmbėtare, qoftė ajo si UNMIK apo 'EUMIK', e cila ua mbron vjedhjet dhe privilegjet politikanėve tė lartė me kusht qė kjo t'i shpaguhet me dėgjueshmėri politike.

Qė tė ketė marrėveshje pėr ndarjen e brendshme tė Kosovės lypset njė legjitimitet mė i madh i qeverisė sė Kosovės. Kjo ėshtė arsyeja tjetėr qė kėto zgjedhje po organizohen – qėllimi i tyre ėshtė ashiqare koalicioni LDKPDK. Ky koalicion i ardhshėm qeverisės konsiderohet si mjaft i fuqishėm qė tė merret me pakėnaqėsinė e ardhshme qytetare e cila do tė shpėrthejė me rastin e marrėveshjes fatale pėr ndarjen e brendshme tė Kosovės. Paralelisht me kėtė, kėto zgjedhje do tė diciplinojnė edhe mė shumė Kuvendin e Kosovės meqė krerėt e partive kryesore nuk do t'i fusin nėpėr lista pėr zgjedhje ata qė gjatė kėtyre dy vjetėve kanė kundėrshtuar Grupin Negociator dhe politikat partiake tė mpleksura me shpėrdorimet e ndryshme. Madje, do tė ketė njė prirje pėr heshtje dhe servilitet te politikanėt e rangjeve tė mesme e mė tė ulta me shpresė se kjo do t'iu ndihmojė qė tė kuotohen sa mė lart nėpėr listat partiake pėr zgjedhje. Nė anėn tjetėr, si pasojė e pragut tė lartė zgjedhor, partitė e vogla – qė nganjėherė i kundėrshtonin negociatat anipse kėtė e bėnin zakonisht pėr shkak se ishin tė pėrjashtuar nga procesi, e jo pėr atė ēfarė ishte karakteri dhe qėllimi i procesit – do tė mbesin jashtė Kuvendit tė ardhshėm tė Kosovės. Vendime tė rėnda pėr Kosovėn po priten andaj edhe hegjemonia e pushtetit po bėhet mė e egėr dhe mė absolute. Ndarja e brendshme e Kosovės po afrohet me shpejtėsi.

Ndarja e brendshme e Kosovės ėshtė projekt i Serbisė qė ka mirėkuptimin e shumė qarqeve ndėrkombėtare dhe, nė rastin mė tė mirė, moskokėēarjen e negociatorėve kosovar. Serbia nuk mund ta sundojė Kosovėn pa e ndarė atė njėherė pėrbrenda. Kosova si e tėrė ėshtė e paqeverisshme pėr Serbinė. Andaj plani pėr ndarje tė brendshme, andaj kėto 120 ditė negociata shtesė, andaj pėrmbajtja e atillė e Pakos sė Ahtisaarit qė e ndan Kosovėn nė baza etnike dhe fetare. Regjimi i Milosheviqit u mundua qė ta gllabėrojė Kosovėn tė tėrėn. Ky synim rezultoi me diskriminim, represion, vrasje dhe deportim masiv, me gjenocid. Nuk arriti ta gllabėrojė Kosovėn tė tėrėn dhe pėrnjėherė. Tash, Serbia sėrish mėton ta rimarrė Kosovėn por pasi ta ketė copėtuar atė njėherė.

Zgjedhjet po organizohen pėr heshtjen e popullit para ndarjes sė brendshme tė Kosovės nė udhėtimin e saj drejt Serbisė. Kosova ėshtė kafshatė e vėshtirė pėr Serbinė. Zgjedhjet po organizohen qė Kosova tė pranojė tė shndėrrohet nė disa kafshata mė tė vogla, lehtė tė kapėrdishme pėr Serbinė. Koalicioni i ardhshėm qeverisės LDK-PDK ėshtė veēse edhe njė mjet mė shumė pėr kėtė.


Nėn arrest

Albin KURTI
12 korrik 2007

Qė tė mos dihet mė nėse jam nė burg ose jashtė tij sėrish ma zėvendėsuan paraburgimin me arrest shtėpiak. U arrestua. U lirua. U arrestua. U lirua… Lajmi i vjetėr ėshtė lajm i ri. Lajmi i ri ėshtė lajm i vjetėr. Deri atėherė kur nuk ka mė lajm. Deri atėherė kur tė vlerėsohet se ėshtė arritur indiferenca (e imponuar) e pranuesve tė lajmeve. Ndėrkohė, unė s’jam liruar. Jam tėrė kohėn nėn arrest. I izoluar dhe nėn mbikėqyrje tė rreptė. Qė tė mos veproj dhe jo aq pėr atė qė kam vepruar. Madje, as pėr veprimet e ardhshme sa pėr qėndrimet e tashme dhe konsistencėn e tyre. Nė aktvendimin e Gjykatės sė Qarkut tė Prishtinės qė mban datėn e ditės sė djeshme, duke iu referuar fjalimit tim ‘Arbitrariteti i Drejtėsisė Policore’ nė seancėn e konfirmimit tė aktakuzės, pikėpamjet e mia politike cilėsohen si tepėr radikale. Ja se me ēfarė merret gjykata! Sido qė tė jetė, duke qenė se nuk e pranoj atė, sepse e kuptoj karakterin e saj politik dhe funksionimin policor, pėr vendimet e saj nuk kam respekt, para sė gjithash, pėr shkak se, si gjithnjė, nuk mė bėjnė pėrshtypje.

Mirėpo, situata ime ėshtė veēse shprehje e situatės sė pėrgjithshme nė tė cilėn ndodhet populli i Kosovės. I gjithė populli ynė ėshtė nėn arrest. I izoluar dhe i mbikėqyrur. I privuar nga liria dhe tė drejtat. Arresti i vazhdohet pak nga pak dhe pandėrprerė. Me premtime qė mbulojnė zhgėnjimet nga premtimet paraprake. S’ka dyshim se ėshtė lojaliteti i pakusht dhe serviliteti i pafund i negociatorėve kosovar ai qė e mundėson dhe, sidomos, e lehtėson kėtė arrest. Ata fillimisht besuan ose gėnjyen qė bashkėsinė ndėrkombėtare e kanė nė anėn e tyre. Se bashkėsia ndėrkombėtare do tė ndjek qėndrimin kosovar pėr pavarėsi dhe mandej Serbia do tė detyrohet disi (sic!) ta ndjek pas bashkėsinė ndėrkombėtare. Mirėpo, bashkėsia ndėrkombėtare propozoi kompromisin e pakos sė Ahtisaarit dhe ishin negociatorėt kosovar ata qė e ndoqėn bashkėsinė ndėrkombėtare e jo anasjelltas siē premtohej dikur. As pjesa e dytė e skemės sė imagjinuar nuk doli e saktė. Serbia nuk e ndoqi bashkėsinė ndėrkombėtare dhe e refuzoi edhe pakon e Ahtisaarit mjaft tė favorshme pėr tė. Ajo donte mė shumė se aq edhe pėr shkak se e dinte mirė se mundet edhe mė shumė. Gjithashtu u mėsua se bashkėsia ndėrkombėtare nuk ėshtė bashkėsi ndėrkombėtare. Se aty ėshtė Rusia e nėnvlerėsuar. Se ajo na qenka faktor aq i rėndėsishėm saqė vendimtar pėr ndryshimin e Rezolutės 1244. Se nuk paska qenė e rastėsishme qė Rusia atėbotė, para mė shumė se tetė vjetėsh, e pranoi kėtė rezolutė tė cilėn politikanėt kosovar pėrherė e fusnin nėn qilim. Megjithatė, drejtimi i sugjeruar prej skemės iniciale tė negociatorėve kosovar ėshtė po ai. Kahja doli se ėshtė e kundėrt. Bashkėsia (e riformuluar) ndėrkombėtare po e ndjek Serbinė (dhe Rusinė) nė qėndrimin e palėkundur tė saj ndėrsa prej Grupit Negociator tė Kosovės po kėrkohet qė ta ndjek kėtė ndjekje ndėrkombėtare. Prandaj po kemi negociata tė reja. Ėshtė mė keq sesa varianti jooptimist: kur nuk ka marrėveshje ndėrmjet palėve qė i kėnaq tė dyja palėt atėherė ka marrėveshje jashtė palėve qė i lė tė pakėnaqura tė dyja palėt. Pėrkundrazi, insistohet me ēdo kusht nė marrėveshje ndėrmjet palėve. Kjo do tė thotė se kahja e ndjekjes sė qėndrimeve e cila medoemos shpie nė pėrqafim me Serbinė ėshtė betonuar.

Koha ėshtė armiku i aktualitetit tė veēantė. Jo edhe pėr parullėn tonė tė parė: JO NEGOCIATA – VETĖVENDOSJE!. Aktualiteti e me kėtė edhe kuptimi i saj sa vie e rritet. Nė kėtė parullė jemi ne. Ajo ėshtė vetė qenia e popullit. Qenia si liri.

Tė gjithė ju qė jeni tė interesuar nė ditėt nė vijim do tė mund tė mė vizitoni, takoni e intervistoni. Banoj nė lagjen Dardania me adresė: Kroi i Bardhė, Hyrja 3, Kati 4, Nr.11. Dy policė janė te dera. Ata rrinė 24 orė nė ditė dhe pėr ēdo ditė aty. Kujdesen pėr sigurinė… tonė? Jo. Kujdesen pėr sigurinė e urdhėrave tė regjimit.


Arbitrariteti i drejtėsisė policore

ALBIN KURTI

(fjalimi i mbajtur nė seancėn gjyqėsore tė mbajtur me 6 korrik 2007)

Nė komunikatėn pėr media tė publikuar dhe transmetuar me 5 qershor 2007, nė tė cilėn ėshtė theksuar se Prokurori Ndėrkombėtar ka ngritur njė aktakuzė kundėr meje, ėshtė pėrdorur shprehja “protesta e dhunshme e Vetėvendosjes”. Kjo ėshtė tėrėsisht absurde. Sė pari, ėshtė paturpėsisht e njėanshme. Sė dyti, ėshtė e rrejshme dhe dashakeqe. Duke e sulmuar protestėn me kėtė komunikatė pėr shtyp, u konfirmua motivi politik i atyre qė e pėrpiluan.

Protesta nuk ishte e dhunshme. Ne, aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe disa mijėra qytetarė qė na u bashkuan, ishim duke marshuar paqėsisht nė rrugėn “Nėna Tereze” me 10 shkurt 2007, ashtu siē e kishim planifikuar dhe paralajmėruar dy javė mė herėt. Forcat policore ishin tė dhunshme. Ato e ndaluan marshin tonė duke e bllokuar rrugėn. Pėr mė tepėr se kaq, forcat policore pėrdorėn dhunė vdekjeprurėse. Nga distanca e afėrt ata gjuajtėn direkt nė ne me plumba gome me afat tė skaduar. Njėsia e Formuar Policore (NjFP) e Rumanisė shkrepi gjithsej 144 breshėri plumbash gome gjersa NjFP e Polonisė shkrepi 89 breshėri tė mbushjeve me plumba gome. Dy demonstrues u vranė, 82 u plagosėn, disa prej tyre shumė rėndė.

Nė Raportin e Parė tė Task Force “10.02.2007” dorėzuar te Prokurori Publik me 16 prill 2007, nė faqen 28, nga deklarata e pjesėtarit tė NjFP tė Rumanisė, DENES Lorand Levente, data e lindjes 29.03.1972, mėsojmė me sa vijon: “Aprovimi pėr ta pėrdorur gazin lotsjellės dhe plumbat e gomės erdhi nga komandanti i NjFP tė Rumanisė, OLARU, i cili e kishte marrur aprovimin nga UNMIK-u”. Nė faqen 24 tė raportit tė njėjtė, nė deklaratėn pėrmbledhėse tė MOCANU Mugurel-Florin, data e lindjes 5.03.1976, thuhet edhe kjo: “Ai dėgjoi se zėvendėskomandanti i NjFP, FILIPAS, i ka thėnė komandantit tė togut se pėrdorimi i gazit lotsjellės dhe plumbave tė gomės ishte i autorizuar … ai nuk ka dėgjuar kurrfarė paralajmėrimesh dhėnė demonstruesve”. Pra, kishte njė hierarki me kokėn e saj politike nė UNMIK, kishte armatim vdekjeprurės, qartazi jo pėr ta ekspozuar por pėr ta pėrdorur atė, si dhe qėllimi pėr t’i lėnė demonstruesit tė papėrgatitur duke mos i paralajmėruar ata pėr pėrdorimin e plumbave tė gomės.

Nė raportin e tij tė pėrkohshėm, Prokurori Ndėrkombėtar Robert L. Dean, duke iu referuar vdekjes sė Mon Balajt dhe Arben Xheladini si dhe plagosjes sė Zenel Zenelit, thotė “Krimet nė fjalė pėr tė cilat ekziston dyshim i bazuar janė Vrasje, Vrasje nga Pakujdesia, Vrasje nė Tentativė, dhe Lėndime tė Rėnda Trupore”. Po ashtu fjalia e parė nga “Pėrfundimi” i raportit tė tij ėshtė: “Dėshmitė e deritanishme shpijnė nė konkluzionin se vdekjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladini ishin tė panevojshme dhe tė shmangshme”. Robert L. Dean nuk e pėrmend ASKUND nė raportin e tij tė gjatė shprehjen “protestė e dhunshme” ashtu siē bėri Departamenti i Drejtėsisė.

Mė 10 shkurt 2007, mua mė kanė goditur disa herė me shkopinj policia e UNMIK-ut pasi qė dėshtuan tė mė vrasin. Njė aktivist i Lėvizjes mė shpėtoi duke larguar tytėn e ēiftes sė policit tė UNMIK-ut, i cili ishte pak metra tutje, me armėn e tij drejtuar kah unė. Ata kriminelė tė policisė sė UNMIK-ut ikėn nga vendi i krimit, u kthyen nė Rumani tė lirė nga ligji, dhe atje u lavdėruan e dekoruan. Lejes pėr tė vrarė dhe urdhėrit pėr tė vrarė iu bashkangjit edhe leja pėr tė ikur nga vendi i krimit. Nė vend tė saj sistemi gjyqėsor mė ndjek (ligjėrisht) mua, njė prej viktimave tė dhunės policore. Sistemi gjyqėsor po e vazhdon planin e policisė dhe aksionin e policisė. Sistemi gjyqėsor ėshtė drejtėsi policore. Prokurorėt dhe gjykatėsit ndėrkombėtar qė merren me mua, sikurse kolegėt e tyre policė, kanė imunitet nga ligji me tė cilin mė akuzojnė dhe mbajnė nė burg. Pushteti i tyre ėshtė arbitrar prandaj ai s’mund tė jetė kurrsesi legjitim.

Mė 10 shkurt 2007 masa nuk ka bėrė veprėn penale. Policia ka kryer shkelje tė rėnda kriminale. Me 10 shkurt nuk isha unė qė po i pengoja personat zyrtar nė kryerjen e detyrave zyrtare, por ata e penguan marshin tonė paqėsor. Pėr mė tepėr, e pamė se cilat ishin detyrat zyrtare tė atyre policėve: tė gjuajnė mbi demonstruesit. Intervenimi policor ishte i dhunshėm me pasoja tragjike. Mosintervenimi gjyqėsor lidhur me krimin policor ėshtė njė suplement kriminal i kėsaj. Ky gjykim politik kundėr meje ėshtė zėvendėsim kriminal qė tenton ta maskojė krimin dhe shmang vėmendjen e publikut.

Meqenėse raporti i Prokurorit Ndėrkombėtar, Robert L. Dean, ia ka pamundėsuar gjykatės qė tė mė mbajė pėrgjegjės pėr krimet e kryera nga policia e UNMIK-ut, gjykata tash ka konstruktuar argumente tė reja tė bazuara nė atė qė do tė mund tė ndodhte poqese demonstrata e 10 Shkurtit do tė vazhdonte pa intervenimin e policisė. Nėse merren parasysh tė gjitha demonstratat tjera tė organizuara nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! shihet qartė se tė gjitha kanė pėrfunduar pa asnjė lėndim tė vetėm, pa asnjė vdekje tė vetme, nė mėnyrė tė organizuar dhe diciplinuar, dhe sipas planit tonė. Kėto demonstrata kurrė nuk kanė qenė tė dhunshme. &Eum;shtė e vėrtetė se ne kemi hedhur shishe me ngjyrė nė ndėrtesat e IPVQ-ve dhe UNMIK-ut. Ne kemi pėrdorur forcė kundėr kėtyre objekteve, por jo dhunė, duke qenė se nuk mund tė jesh i dhunshėm ndaj objekteve. Mund tė ketė dhunė vetėm atėherė kur ushtrohet kundrejt njė agjenti i cili, tė paktėn, e ka mundėsinė pėr ta rezistuar atė. Ndėrtesat nuk e kanė kėtė mundėsi. Aksionet tona nuk janė akte vandalizmi. Vandalizmi ėshtė shkatėrrim i vullnetshėm, i paprovokuar dhe i pamotivuar, qėllimkeq i pronės. Aksionet tona janė tė motivuara dhe tė provokuara. Procesi politik nė Kosovė ėshtė vetė motivimi dhe provokimi. Motivuese ėshtė mundėsia dhe energjia qė populli i Kosovės e ka pėr ta ndryshuar drejtimin aktual tė procesit politik drejt vullnetit dhe interesave tė tij. Procesi ėshtė provokues pėr shkak se ėshtė njė proces politik i cili seriozisht po e dėmton tė tashmen dhe tė ardhmen e Kosovės, dhe mirėqenien e popullit tė saj. Hera e vetme kur rreziku i pėrgjithshėm ka qenė i pranishėm nė demonstratėn tonė, ai ka qenė rezultat i akteve kriminale tė policisė mė 10 Shkurt.

Planifikuesit dhe urdhėrdhėnėsit politik dhe policor tė krimit tė 10 shkurtit ose nuk lanė dokumente zyrtare pas vetes ose nuk lejojnė publikimin e tyre. Mirėpo, edhe dokumentet e prodhuara nga gjykata dhe prokuroria janė ose politike ose policore. Nė vendimin qė e ndėrronte paraburgimin me arrest shtėpiak, bazuar nė urdhėresėn e 10 majit 2007, nėnshkruar nga Vinod Bolell, pėrveē tjerash shkruan edhe kjo: “Nė pyetjen nga Gjyqi se ėshtė e drejtė e qytetarėve nė vendet demokratike tė angazhohen nė njė demonstratė paqėsore pa paragjykuar mirėqenien e qytetarėve tė tjerė, Prokurori Publik u orvat tė lidh rrezikun qė i pandehuri paraqet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės”. Kjo ėshtė edhe njė dėshmi mė shumė qė ky proces kundėr meje ėshtė i udhėhequr politikisht. Nuk duhet pritur gjatė pėr dėshmi tė reja. Vetėm njė ditė mė vonė, kur me 11 maj arresti shtėpiak u shfuqizua dhe pėrsėri mė dėrguan nė burg, po ai gjykatės i procedurės paraprake nė vendimin e tij ka shkruar: “… i pandehuri nuk e arsyetoj besimin qė Prokurori Publik e ka vėnė tek ai qė ai tė ketė mė shumė respekt pėr judikaturėn.” Pra, do tė mė lironin nga paraburgimi me kusht qė t’i nėnshtrohem gjykatės. Gjykatės po i mungonte respekti im pėr tė. Ndjehej disi mangut pa respektin tim qė kurrė s’do ta ketė. Ngjajshėm, me 13 qershor 2007, arresti i ri shtėpiak kėsaj radhe pesėditor, sėrish mu zėvendėsua me burg. Pėrveē arsyetimeve pėr qėndrimin tim ndaj regjimit nė vendimin formalisht tė ri por esencialisht tė vjetėr shkruante: “… ai ėshtė gjithashtu i pėrzier nė fushatėn e tanishme ilegale qė po zhvillohet nga e njėjta organizatė me ērast tė gjithė konteinerėt publik tė mbeturinave nė Kosovė janė etiketuar me fjalėt “Pakoja e Ahtisaarit” duke shfaqur sėrish pėrēmimin dhe pėrbuzjen e tij dhe organizatės sė tij pėr ēdo gjė qė paraqet autoritetin legjitim nė Kosovė duke dėmtuar sėrish pronėn publike dhe duke manifestuar mosrespektin pėr administratėn e UNMIK-ut”. Gjyqi juaj ndodhet kėtu pėr ta mbrojtur regjimin nga qytetarėt. Drejtėsia ėshtė e kundėrt me kėtė: sigurimi i tė drejtave tė qytetarėve qė i mbrojnė ata nga pushteti.

Vazhdimet e paraburgimit tregonin se gjyqi mbi tė gjitha ėshtė i interesuar pėr izolimin tim nė tė tashmen dhe tė ardhmen. E kaluara pėrherė ishte veēse pretekst. Duke qenė se regjimi nuk po mundet tė ndikojė nė mua ai pėrdor gjykatat qė unė tė mos ndikoj nė Kosovė. Ėshtė e qartė se unė nuk po gjykohem. Unė po paragjykohem sepse po gjykohet karakteri im. Gjyqtarėt dhe prokurorėt kryesisht janė shėrbyer me tri gjoja arsyetime pėr zgjatjen e paraburgimit. E para, thoshin qė nuk bėn tė mė lirojnė meqė unė do tė mund tė ikja nga Kosova. Sikur ata tė ishin tė bindur qė do tė ikja nga Kosova me siguri do tė mė lironin. Problemi i tyre ėshtė pikėrisht fakti se unė do tė qėndroja nė Kosovė pėr tė vepruar. E dyta, thoshin se unė do tė mund ta pėrsėrisja veprėn. Unė jo vetėm qė s’jam fajtor pėr atė qė kam bėrė por do ta konsideroja veten shumė fajtor sikur tė mos organizoja demonstrata kundėr pakos sė Ahtisaarit e cila pėrmes decentralizimit etnik na e copton territorin ndėrsa pėrmes ‘eksterritorialitetit’ fetar na e tjetėrson kulturėn e historinė. Dhe, e treta, spekulonin se do tė mund t’i frikėsoja dėshmitarėt. Prokurorja Cecilia Tillada me 13 shkurt 2007 pat deklaruar: “… ka dyshim tė bazuar se z. Kurti pėr shkak tė ndikimit tė tij mund tė pengojė procesin e ndjekjes penale duke kėrcėnuar dėshmitarėt”. Dėshmitarėt e vėrtetė tė krimit me 10 shkurt janė policėt kolegė tė vrasėsve tė Monit e Arbenit. Qė tė gjithė ata ikėn. Ata janė tė frikshėm si bashkėpjesėmarrės nė krim qė ishin. Jo vetėm qė unė s’kam kėrcėnuar e frikėsuar askė kurrė nė jetė por vazhdimisht, e posaēėrisht tash me kėtė proces tė montuar, unė jam i kėrcėnuar e i rrezikuar nga policia politike dhe politika policore dorė e zgjatur e sė cilės ėshtė kjo gjykatė.

Nė kėtė proces askush nuk mė pėrfaqėson pėrveē vetes sime. Avokati ėshtė caktuar nga ju. Ai ėshtė zgjedhje e juaja dhe jo e imja. Sistemi gjyqėsor nė Kosovė institucionalisht ėshtė brenda UNMIK-ut. Nuk ėshtė as i pavarur e as i paanshėm. UNMIK-u ėshtė regjim antidemokratik dhe administratė neokolonialiste. UNMIK-u duhet tė shkojė nga Kosova. Sa mė parė, aq mė mirė. Pėr tė gjithė neve. Ikja e UNMIK-ut nga Kosova duhet tė pėrputhet me referendumin pėr popullin e Kosovės, me ushtrimin e sė drejtės pėr vetėvendosje. Kjo ėshtė ajo pėr ēka Lėvizja jonė, dhe unė si anėtar i saj, qėndron dhe vepron.

Pėrkundėr faktit qė nuk e njoh dhe as nuk e pranoj kėtė gjyq, dhe as aktakuzėn tė cilėn edhe ashtu nuk ma kanė dorėzuar, pėrfundimisht do tė doja qė ta falenderoj prokuroren qė mė ka akuzuar pėr “Thirrje pėr Rezistencė”. Rezistenca ėshtė fjala e dytė mė e dashur e imja. Nėse ka diēka qė e ka lėvizur pėrpara llojin njerėzor dhe shoqėrinė pėrgjatė historisė, atėherė kjo ėshtė pikėrisht rezistenca dhe thirrja pėr tė.


(Ndėr) Kombėtarizimi

Shkruar nga Albin KURTI
27 qershor 2007
Burgu i Prizrenit, Krahu A, Qelia nr. 3


Pėrgjatė viteve tė ’90-ta ėshtė menduar (dhe sidomos propaganduar) se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės bėhet pėrmes ndėrkombėtarizimit tė saj. Kjo vinte si reaksion dhe reagim i politikanėve kosovar ndaj qėndrimit tė Milosheviqit se Kosova ėshtė njė ēėshtje e brendshme e Serbisė. Qytetarėt e pranuan me lehtėsi objektivin e ndėrkombėtarizimit si mėnyrė e duhur drejt zgjidhjes. Janė disa arsye pse ngjau kjo. Sė pari, elita politike kosovare e organizuar atėbotė nė LDK realisht nuk kishte dhe nuk lejonte opozitė brenda ambientit shqiptar. Ajo dispononte me ato pak media qė kishim dhe nė emėr tė unitetit kishte qėndrime dhe sjellje totalitare. Sė dyti, po ai lidership i atėhershėm e frikėsonte pupullin me atė qė po ndodhte nė Bosnje dhe Kroaci: “Tė rrimė tė qetė, tė mos biem nė provokime, sepse na e bėjnė si nė Bosnje e Kroaci!” Sė treti, sėrish po ata politikanė, shtireshin si tė menēur qė po kontaktojnė me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe se evituan luftėn me Serbinė nė Kosovė anipse ne mbeteshim tė okupuar. Vetėm pasi qė kroatėt ēliruan vendin e tyre kurse ne u harruam nė Konferencėn e Daytonit mė 1995 u kuptua se lufta nuk ishte evituar por veēse ishte spostuar pėr ca kohė. Sė katėrti, e mbase jo sė fundi, objektivi i ndėrkombėtarizimit u pranua pa vėshtirėsi prej qytetarėve pėr shkak tė shtypjes sė egėr tė Serbisė. Tė izoluar dhe tė terrorizuar prej forcave dhe aparatit shtetėror serb, njerėzit nė Kosovė besonin se ēdo gjė jashtė kėsaj gjendjeje, dhe ēdokush qė ishte jashtė apo vinte nga jashtė, ėshtė vetvetiu shumė i mirė. Bashkėsi ndėrkombėtare konsiderohej e tėrė bota zyrtare dhe jo zyrtare. Dhe, bota ishte jashtė Kosovės dhe Serbisė. Njė fenomen i ngjashėm ky me mbivlerėsimin qė i burgosuri ia bėn jetės e botės jashtė burgut.

Sot, e njėjta logjikė e fillimit tė ’90-tave, pėr ndėrkombėtarizimin e vetes disi pa vetveten, dominon nė Grupin Negociator tė Kosovės, i cili siē duket qartė ka mė shumė besim nė bashkėsinė ndėrkombėtare sesa qė ajo ka vetėbesim. Dhe njėmend, qėllimi (i tyre) ėshtė arritur. Jemi ndėrkombėtarizuar pothuajse si asnjėherė mė parė dhe gati si asnjė vend tjetėr nė botė. Mirėpo, problemi nuk ėshtė zgjidhur. Ndėrkombėtarizimi pa kombėtarizim paraprak ėshtė ngrirje e konflikteve jo pėrfundim i tyre, transformim i problemeve e jo zgjidhje e tyre. Pėr mė keq se kaq, vetė ēėshtja e Kosovės ėshtė keqinterpretuar fatalisht nė suazat ku ėshtė vendosur. Negociatorėt kosovar premtojnė se ‘statusi do tė zgjidhet’. Jo vetėm qė premtimet s’po pėrmbushen por ato as qė mund tė pėrmbushen. Sepse, sipas tyre, statusi na qenka problemi dhe jo Serbia. Kjo ėshtė metamorfoza qė prodhoi koncepti i negociatave tė tyre: problem ėshtė statusi i Kosovės e jo Serbia. Problem ėshtė Kosova e jo Serbia. Madje, kėsisoj, Serbia qė ishte agresore ėshtė bėrė partnere nė zgjidhjen e problemit tė quajtur Kosovė, gjithė kjo duke iu falėnderuar kėtij Grupi Negociator.

Gjatė kėtyre 17 vjetėve, politikisht vetėm dy vjet ishin ndryshe: 1997-1999. atėherė kur rinia studentore dhe mbi tė gjitha luftėtarėt e UĒK-sė treguan se zgjidhja bėhet pėrmes kombėtarizimit e jo ndėrkombėtarizimit tė ēėshtjes sė Kosovės. Pėr mė tepėr, mu atėherė erdhėm nė fokus tė vėmendjes botėrore. Atėherė kur iu kthyem vetes, kur e kombėtarizuam ēėshtjen tonė, ndėrkombėtarizimi erdhi si pasojė e natyrshme. Duke e pasur ndėrkombėtarizimin si qėllim gjatė viteve tė ’90-ta, pėrderisa sugjeroheshim tė prisnim e duronim, atė assesi nuk po e realizonim dot. Pėrkundrazi, po ngjante shkombėtarizimi fizik (ikja e rreth 300.000 tė rinjve nga Kosova) dhe shkombėtarizimi shpirtėror (letargjia kolektive).

Kosovės vazhdon t’i mungojė liria ndonėse nė dukje i ėshtė zvogėluar robėria. Vazhdojnė edhe orvatjet e gabuara dhe tė dėmshme pėr ta nxjerrur rrugėn e lirisė sė Kosovės jashtė Kosovės. Liria e Kosovės nis nga Kosova dhe bėhet nė Kosovė. S’ka (as) ndėrkombėtarizim pa kombėtarizim. Nėse ne i mbajmė sytė kah bota, atėherė bota nuk do t’i mbajė sytė kah ne. Nėse ne i kthejmė sytė kah njėri-tjetri dhe vetja jonė atėherė edhe bota do t’i kthejė sytė kah ne. Do tė na shikojė me sy tė tillė ēfarė nuk i kemi parė deri mė tash, sy nė tė cilėt s’ka pėrēmim dhe as dhembshuri por respekt.


Pėrvijimi i histories nė maskaradė

Albin KURTI
Burgu i Prizrenit, krahu A, Qelia nr. 3

Aq shumė data historike na dolėn kėta muajve tė fundit saqė jeta jonė kolektive disi ėshtė shndėrruar nė njė moment tė stėrzgjatur historik. Shumė data historike u shpallėn nė kėta fare pak muaj, jo rastėsisht, mu atėherė kur janė inkurajuar pritjet pėr pavarėsinė, dhe mu atėherė kur ‘pavarėsia’ qė shtyhej gjithnjė po shtyhet sėrish. Takim historik, vizitė historike, deklaratė historike, mbledhje historike, hap historik. Cilėsori ‘historik(e)’, si asnjėherė mė parė ka kolonizuar retorikėn e politikanėve negociator nga Kosova. Kėta politikanė vazhdimisht e konstatojnė historinė nė tė sotmen. Ata nuk e presin ardhmėrinė qė e bėn tė sotmen tė kaluar dhe eventualisht e vendos atė mandej nė histori. Ata e identifikojnė historinė dhe historiken, sot dhe kėtu. Dhe, kėtė identifikim e bėjnė sot pėr sot. Njė ngjarje historike ėshtė gjithherė mė pak historike pas ngjarjes sė ardhshme historike. Meqė ato janė aq tė shpeshta te ne sipas kėtyre politikanėve, ata detyrohen ta mbajnė aktuale historinė qė shpallin. Mbase kėta politikanė dyshojnė qė vėshtrimi i historisė nga e ardhmja mund tė jetė shpėrfillės ndaj kėtyre ‘bėmave’ tė tanishme tė tyre dhe andaj bėhen vetė historianė. Duke qenė mosbesues ndaj vlerėsimit tė historisė qė s’do ta kontrollojnė, ata aktrojnė historianėt. Ose, frikėsohen qė historia megjithatė do t’i regjistrojė, ama pėr tė keq, dhe nguten t’u japin ngjyrime pozitive gjėrave thelbėsisht negative. Duke qenė tė trazuar nga mendimi pėr mėshirėn e historisė qė mund tė mungojė, orvaten t’i paraprijnė vlerėsimit tė saj.

Kjo mėnyrė e tyre, qė gjithsesi prodhon historira tė denja vetėm pėr tabloide, nuk mbaron me kaq. Negociatorėt kosovar jo vetėm qė konstatojnė aty pėr aty data historike por edhe i paralajmėrojnė ato pėr tė ardhmen e afėrt. Na flasin pėr raste e shanse historike qė e presin Kosovėn nė ditėt, javėt e muajt nė vijim. Pompoziteti i paralajmėrimeve rregullisht pasohet nga shija e hidhur e zhgėnjimit e cila mbetet tė zbutet nga paralajmėrimi tjetėr i rradhės, edhe mė pompoz se ai paraprak. Me gjasė, kur thonė rast historik, negociatorėt mendojnė tė mos thonė rast i rėndėsishėm. Nėse do tė thoshin vetėm ‘i rėndėsishėm’ besojnė se kjo nuk do tė konsiderohej si ‘mjaftueshėm i rėndėsishėm’. Pra, nuk ėshtė se kemi tė bėjmė me raste tė rėndėsishme qė do tė na bėnin t’i quajmė edhe historike por mė parė ato emėrtohen ‘historike’ qė t’i konsiderojmė tė rėndėsishme. Rrjedhimisht, nuk bėhet fjalė pėr raste tė rėndėsishme dhe aq mė pak pėr raste historike. Bėhet fjalė veēse pėr gjahun qė ka pėr shėnjestėr vėmendjen tonė, manipulimi i sė cilės bėhet mbijetesė pėr ta. Sigurisht qė momente e ngjarje tė ndryshme quhen historike qė tė mund tė flitet pėr personalitete historike. Duke u frikėsuar se mos porta e historisė ėshtė mbyllur, negociatorėt kosovar pėrpiqen tė sajojnė deriēka tė historisė pėr veten e tyre. Megjithėkėtė, nuk mendoj se ky ėshtė shpjegimi shterrues i kėtij fenomeni qė dominon politikėn ditore kosovare (pasi qė tjetėr politikė edhe ashtu nuk ka). Pėrveēse projekt i vetėdijshėm i politikanėve pėr tė hyrė nė histori, sjellja e tyre ngjan edhe me njė rebelim tė pavetėdijshėm kundėr suprimimit tė historisė. Qė prej tetė viteve, prejse UNMIK-u ėshtė instaluar nė Kosovė, mbi dy milionė njerėz janė mbėrthyer nė njė pėrkohėsi tė paafatizuar qė ushqen veten. Ata kėsisoj s’kanė tė ardhme. Por, qė tė mos kenė tė ardhme s’duhet tė kenė tė kaluar. UNMIK-u i ndau epokat nė para dhe pas ardhjes sė tij duke e shpėrfillur totalisht tė parėn. E fshiu pėrvojėn e Kosovės nė mėnyrė qė ta konsiderojnė atė tė papėrvojė dhe ta sundojnė pa u lodhur shumė. Nuk i mori nė konsideratė sakrificat dhe humbjet e popullit qė tė mos ndihej borxhi dhe, sėrish e njėjta, tė sundojė pa u lodhur shumė. E suprimoi historinė pėr ta keqbėrė atė dhe pėr ta pėrligjur veten. Nė kėtė tė tashme kalimtare qė nuk pėrfundon asnjėherė, ndonėse pėrherė ik shpejt nė pakthim, politikanėt kosovar ndjehen tė kėrcėnuar. Regjimi i cili zyrtarisht e fshiu historinė e njė populli nuk i kursen disa individė tė tij. Shtypjen e historisė tė sė kaluarės ata tash duan ta zėvendėsojnė me njė tė sotme historike. Por, e pavetėdijshmja e tyre nuk rri urtė si ata: e tashmja ėshtė ‘historike’ mu atėherė kur e kaluara pėrpiqet tė restaurohet si e tillė.


Njėanshėm, Natyrisht.

Shkruar nga Albin KURTI
25 qershor 2007
Burgu i Prizrenit, krahu A, Qelia nr. 3

Arsyetimi mė i shpeshtė qė ėshtė pėrdorur nė mbrojtje tė pakos sė Ahtisaarit ėshtė se ai s’ka alternativė. Ky arsyetim nuk ėshtė argument. Mė parė ėshtė mungesė e argumentit. Ai e shpėrfaq tė vėrtetėn e pėrmbysur. Thoshin qė pakoja e Ahtisaarit s’ka alternativė meqė pikėrisht ajo ishte alternativė e asaj qė ne duam: vetėvendosje, liri, pavarėsi, barazi e drejtėsi. Jo vetėm kaq. Ndonėse trumbetohej se si pakoja e Ahtisaarit nuk paska alternativė vazhdonin pazaret pėr koncesione e kompromise tė mėtutjeshme. Ajo qė s’kishte alternativė po ndryshonte! Negociohej nėse kjo pako do tė pėrfshihej, mbėshtetej, pėrkrahej apo vetėm vlerėsohej nė rezolutėn e re tė KS tė OKB-sė. Negociohej nėse kjo pako duhej marrė nė tėrėsi apo mund tė ndahej nga rekomandimi pėr statusin. Negociohej pėr kohėn e fillimit dhe jetėgjatėsinė e saj. Natyrisht duke inkorporuar edhe interesa tė llojllojshme tė fuqive tė mėdha e jo tė mėdha botėrore. Pakoja qė gjoja s’kishte alternativė, para sė gjithash, ishte alternativė e vetvetes. Atėherė kur ndokush ankohej pėr diskutimet qė konsideronin ndryshimet nė pakon e Ahtisaarit, rėndom pasonte pėrgjigja se ēfarėdo ndryshimesh nuk do tė jenė kurrsesi esenciale. Prandaj, deklarimet se pakoja e Ahtisaarit nuk ka alternativė vetėm sa ishin shprehje pėr tė kundėrtėn e kėsaj dhe madje krijonin bazėn objektive pėr tė kundėrtėn. Tė vetėdijshėm pėr kėtė, deklaruesit shtonin edhe njė tjetėr deklaratė. Ata thonin se kurrsesi nuk bėn tė ketė veprime tė njėanshme nga ana e Kosovės. Qė Serbia kah fundi i vitit tė kaluar kishte miratuar Kushtetutėn e saj tė re krejtėsisht njėanshėm me Kosovėn si pjesė tė saj kjo s’paraqiste problem pėr ta. Me rėndėsi ishte qė Kosova tė mos veprojė njėanshėm, qė ajo tė mos e shpallte njėanshėm pavarėsinė e saj! Po si t’ia bėjė Kosova atėherė? Ta shpall pavarėsinė vetėm nėse shpallja ėshtė e dyanshme?! Qė do tė thotė se vetėm nėse edhe Serbia njėkohėsisht e shpall pavarėsinė e Kosovės?! Nė fakt, prej se nisėn negociatat ėshtė ditur kjo: pėr pavarėsinė e Kosovės duhet tė pajtohet Serbia. Tolerimi i veprimeve tė njėanshme tė Serbisė dhe thirrja qė diēka tė ngjashme tė mos ndėrmarrė Kosova vetėm sa dėshmon pabarazinė drastike tė palėve. Madje, duke na thėnė se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė shumė e rrezikshme, ata na thonė qė sulmi i Serbisė, agresioni i saj ushtarak i mėpastajmė mbi Kosovėn, do tė ishte disi legjitim dhe qė me atė rast bashkėsia ndėrkombėtare ose nuk do tė arrinte ose nuk do tė donte ta mbronte popullatėn e Kosovės. Kėrcėnimet me Serbinė tashmė i ėshtė shtuar edhe ai me Rusinė. Kėtė e dėshmon edhe Grupi Ndėrkombėtar i Krizave i cili nė njė raport tė tijin tė muajit maj tė kėtij viti, pėrmbledhja ekzekutive dhe rekomandimet e tė cilit u botuan nė Kosova Sot me 16 maj 2007, thotė se ajo qė ka mė sė shumti rėndėsi ėshtė tė evitohet vetoja ruse! Kjo tregon mė sė miri se ēfarė rezolute pėr Kosovėn do tė kemi atėherė kur do ta kemi.

Negociatat nėnkuptojnė qė s’do tė ketė zgjidhje tė njėanshme. Negociatat me Serbinė pėr Kosovėn e afirmojnė Serbinė (nė Kosovė). Vetėvendosja ėshtė mėnyra e cila e pėrjashton Serbinė. Vetėvendosja ėshtė zgjidhje e njėanshme. Zgjidhja ėshtė e njėanshme.


Zėvendėsimet degraduese

Shkruar nga Albin KURTI
25 qershor 2007
Burgu i Prizrenit, krahu A, Qelia nr. 3

Tashmė nuk ėshtė ēėshtja nėse do tė ketė pavarėsi ose jo por nėse do tė ketė rezolutė tė re nė KS tė OKB-sė ose jo. Tashmė nuk ėshtė ēėshtja se kur do tė vie pavarėsia por kur do tė vie rezoluta. Vite mė parė, kur u patėn shpikur “Standardet para Statusit”, fjala ‘status’ u bė zėvendėsim pėr fjalėn pavarėsi. Tash, fjala ‘rezolutė’ u bė zėvendėsim pėr fjalėn ‘pavarėsi’. Mėnyra e njejtė ka prodhuar efekte tė njėjta psikologjike. Duke e absorbuar dhe asimiluar kėtė zėvendėsim njerėzit bėhen indiferent karshi pėrmbajtjes sė statusit, pėrkatėsisht karshi pėrmbajtjes sė rezolutės. Ata bėhen tė gatshėm qė ēfarėdo statusi e ēfarėdo rezolute ta quajnė pavarėsi. Sepse, pavarėsinė e prisnin nė formė tė statusit tė pėrcaktuar e tė rezolutės sė miratuar. Ata shpėrfillin pėrmbajtjen qė tregon ndryshe. Dhe, mbase pavetėdijshėm, pikėrisht pėr shkak se ajo tregon ndryshe.

‘Pavarėsi e kushtėzuar’ ishte koncepti qė u pėrforcua nga Grupi Ndėrkombėtar i Krizave pėr t’i mbėshtetur ‘standardet para statusit’. Standardet ngjanin si kushtėzimi ndėrsa statusi si pavarėsia diku nė ardhmėri. ‘Pavarėsia e mbikėqyrur’ ėshtė koncepti i Ahtisaarit pėr ta vazhduar llojin e UNMIK-ut. Mbikėqyrja ėshtė sundimi ndėrkombėtar autoritar qė do tė na e mbajė pavarėsinė si premtim ndėrkohė qė decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ do tė jenė gangrena e infektuar. Mosparandalimi i saj do tė bėjė qė ne vetė tė kėrkojmė gjymtimin tonė nė pėrpjekje e sipėr pėr tė shpėtuar atė qė ende mund tė shpėtohet.

As ‘statusi’ dje nuk ishte pavarėsi dhe as ‘rezoluta’ sot apo nesėr nuk ėshtė dhe s’do tė jetė pavarėsi. Qė tė dyja janė eufemizma pėr modalitete tė varėsisė sė Kosovės nga Serbia (nominalisht) dhe nga regjime neokolonialiste ndėrkombėtare (praktikisht). Varėsi qė po shtyhen nė kohė meqė Serbia (dhe Rusia) nuk po janė tė kėnaqura. Ato po duan varėsi edhe mė tė rėnda, gjithnjė e mė tė rėnda.

Negociatorėt kosovar qė gjithnjė kanė kėrkesė maksimale (e tilla e fundit ėshtė pakoja e Ahtisaarit) dhe asnjėherė s’kishin kėrkesė minimale (pėrfundi sė cilės nuk bien), janė kontribues nė rritjen e apetiteve tė Serbisė. Ata e zbresin poshtė e mė poshtė ēėshtjen e Kosovės nė mėnyrė qė ata vetė, nėse nuk mund tė ngjiten mė lartė, sė paku tė mbesin po aty, nė po ato pozita. Nė anėn tjetėr, mėnyra e adresimit tė ēėshtjes sė Kosovės (negociata me Serbinė qė pėrfundojnė nė KS tė OKB-sė nė pritje tė njė vendimi atje) e ka bėrė Rusinė faktor kaq tė rėndėsishėm.

Koncepti i ‘statusit’ e bėri Serbinė faktor pėr Kosovėn kurse ai i ‘rezolutės’ (sė re) e bėri Rusinė faktor pėr Kosovėn. Vetėm vetėvendosja e bėn Kosovėn faktor pėr Kosovėn. Vetėm ajo e bėn tė mundur pavarėsinė. Zėvendėsimet janė degraduese. Ato e pamundėsojnė pavarėsinė.


Shtyrja e shtyrjes

Shkruar nga Albin KURTI
24 qershor 2007
Burgu i Prizrenit, krahu A, Qelia nr. 3

Lajmi kryesor nė javėn qė lamė pas ishte shtyrja e statusit pėr katėr muaj. Takimi i fundit i G-8 vėrtetoi pėrfundimisht paralajmėrimet pėr shtyrjen e rradhės. Presidenti francez Sarkozy propozoi gjashtė muaj shtyrje nė mėnyrė qė tash ideja pėr katėr muaj shtyrje tė duket si njė pėrfitim prej dy muajsh. Presidenti amerikan Bush, duke folur nė Tiranė pėr ‘pavarėsinė’ qė tė mos fliste pėr kohėn e saj, gjithashtu, po nėnkuptonte shtyrjen.

Ndonėse propozimet pėr shtyrje, pėrherė dhe jo vetėm kėtė herė, parashihnin pezullimin e mėtejmė tė statusit, ato, asnjėherė sikurse edhe kėtė herė, nuk u pranuan nga Rusia. Rusia po e shtyen edhe shtyrjen, po e pezullon edhe pezullimin. Prandaj, nuk ėshtė e vėrtetė se statusi u shty pėr katėr muaj. Ėshtė shtyrė shtyrja katėrmujore. Jo statusi. Ėshtė shtyrė momenti kur do tė bėhet shtyrja katėrmujore. Ėshtė shtyrė pa afat njė shtyrje e afatizuar.

Lajmi pėr shtyrjen e statusit pėr katėr muaj nuk ėshtė i vėrtetė as nė pjesėn tjetėr tė tij. Kur thuhet ‘shtyrja e statusit’ aludohet se Kosova s’ka status, se ai duhet pėrcaktuar dhe se ky pėrcaktim konsiston nė pavarėsi. Kosova, si ēdo vend e territor tjetėr nė botė, ka status. Aktualisht ėshtė ky statusi i autonomisė substanciale i administruar nga njė regjim burokratik ndėrkombėtar. Andaj, ēėshtja nuk ėshtė pėrcaktimi apo zgjidhja e statusit por ndryshimi i tij. Nėse mund tė ketė diskutime pėr rrugėn qė duhet ndjekur pėr ndryshimin e statusit, mosndryshimi i tij ka njė mėnyrė tė padiskutueshme. Ėshtė kjo mėnyra e Grupit Negociator tė Kosovės: negociata me Serbinė tė cilat sjellin si rezultat pavarėsinė tė cilėn mė pas e miraton KS i OKB-sė! Shembull marramendės i paralogjizmit.


Kurthi planetar

Shkruar nga Albin KURTI
23 qershor 2007
Burgu i Prizrenit, krahu A, Qelia nr. 3

Politikanėt e diplomatėt perėndimor kur iu drejtohen kosovarėve u flasin atyre pėr pavarėsinė e Kosovės (sipas pakos sė Ahtisaarit) qė ta zhvendosin vėmendjen nga data e saj aspak e afėrt. Po tė njėjtit politikanė e diplomatė Rusisė i ofrojnė data qė tė mos detyrohen t’ia ofrojnė copė – copė pakon e Ahtisaarit.

Kėrkesėn e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi Grupi Negociator e ka transformuar nė lutje pėr pakon e Ahtisaarit. Degradimi ėshtė i dyfishtė. Kėrkesėn e kanė bėrė lutje; tė drejtėn e kanė shndėrruar nė dhuratė qė gjoja vjen nė fund; pėrpjekjen pėr liri e kanė zėvendėsuar me avokim e lobim pėr tė. Dhe, sė dyti, pavarėsinė e kanė bėrė ashtu siē e parasheh pakoja e Ahtisaarit, njė pako kjo qė nuk tė jep pavarėsi as brenda Kosovės (pėr shkak tė Misionit Civil Ndėrkombėtar qė trashėgon UNMIK-un) e as nė raport me Serbinė (pėr shkak tė decentralizimit etnik, ‘eksterritorialitetit’ fetar dhe modelit tė shumicės sė dyfishtė qė bllokon Kuvendin e ardhshėm tė Kosovės).

Shtyrjet e statusit (tė mbyllur nė pakon e Ahtisaarit) propozohen qė tė vazhdohet pritja nėpėrmjet ushqimit tė bindjes sė gabuar se ajo qė po shtyhet njėmend ėshtė pavarėsia vetė. Nėse dikur pavarėsia i mobilizonte njerėzit sot ajo i pasivizon ata. Pavarėsia ėshtė premtimi universal i cili i bėn njerėzit tė presin. Rrjedhimisht, ajo shtyhet me lehtėsi. Paradoksalisht, ėshtė Rusia ajo qė nuk e pranon as shtyrjen, sepse atė e ka kur tė dojė, pėr shkak se e refuzon pakon e Ahtisaarit, tė cilėn sėrish e ka kur tė dojė. Rusia do mė shumė sepse Serbia do mė shumė. Refuzimi i Rusisė duke u bazuar nė nevojėn e pėlqimit tė Serbisė nuk ėshtė vetėm njė kthim i sforcuar i Rusisė nė skenėn ndėrkombėtare por ai ka pėr synim edhe t’ia kthejė kokėn Kosovės kah Beogradi dhe vetėm kah Beogradi. T’ia vulos Kosovės varėsinė nga Beogradi.

Mirėpo, si u bė qė u katandisėm nė kėtė gjendje? Si erdhėm nė situatėn ku tė gjithė luajnė aq shumė me ne? Ku tė gjithė kontribuojnė ngapak nė vendimet pėr neve qė s’lejohemi tė vendosim pėr veten tonė?

Tetė vjet mė parė, intervenimi (vetėm nga ajri) i NATO-s nuk kishte mandat politik (ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės) por vetėm motiv tė deklaruar humanitar (shpėtimin e popullatės). Bombardimet u ndalėn kur u arrit kompromisi. Humbjen ushtarake (Marrėveshja e Kumanovės) Milosheviqi e kompensoi me fitore politike (Rezoluta 1244). (Edhe atėbotė, Rusia e pranoi rezolutėn sepse Serbia e pranoi atė.) Nė fund tė muajit maj dhe nė fillim tė qershorit tė vitit 1999 situata nė Kosovė dhe pėrreth saj ishte emergjente. NATO-ja ishte e vetėdijshme se nuk kishte arritur ta parandalonte gjenocidin dhe zbrazja e Kosovės nga shqiptarėt po intensifikohej. Emergjenca qė po e rriste panikun e fuqive tė mėdha bėri qė ato tė dakordoheshin shpejt e shpejt nė KS tė OKB-sė. Pikėrisht emergjenca e ktheu ēėshtjen e Kosovės nė OKB prej nga e kishte nxjerrur NATO-ja dhe intervenimi i saj. Pikėrisht emergjenca bėri qė atje tė sjellej njė vendim kompromisi (nė dėm tė Kosovės natyrisht). Atėbotė kishte emergjencė dhe rrjedhimisht kishte vendime. Sot ka komoditet dhe rrjedhimisht s’ka vendime. Ose, mė saktė, ka vendime pėr shtyrjen e vendimeve.

KS i OKB-sė gjithmonė do tė ketė prioritete tė tjera. E nėse bėhesh prioritet aty, atėherė sėrish vaj halli: kjo nėnkupton vetė pragun e tragjedisė kolektive. Sepse pragu i reagimit tė Ks tė OKB-sė ėshtė shumė i lartė. Ai matet me viktima, dhe atė, me tepėr shumė viktima. KS i OKB-sė ose miraton rezoluta qė s’do tė kenė rėndėsi (psh. ato qė i dedikohen Izraelit) ose zvarrit rezoluta qė do tė kishin rėndėsi. Dhe, i zvarrit ato deri nė pikėn kur (madje pėrkundėr emergjencės) aprovohet ndonjė pėrmbajtje e degjeneruar me pėrplot ambiguitete. Mbase, mund tė thuhet se, nėse do qė njė gjė tė bllokohet, atėherė, thjesht, dėrgoje nė KS tė OKB-sė, nė atė adresė planetare qė tė shndėrron nė problem global meqė i konsideron pasojat globale tė zgjidhjes. Padyshim qė Milosheviqi ishte i vetėdijshėm pėr kėtė nė pranverėn e vitit 1999. Ndėrkaq Grupi Negociator i Kosovės nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr kurthėn planetare as nė pranverėn e vitit 2007. Dėshmitar e kemi kurrizin tonė tė pėrkulur si kurrė mė parė. Pesha e bllokimit tė dyfishtė rrezikon ta thyejė atė pėrfundimisht. Si nė nivelin e organizmave tė fuqive tė mėdha po ashtu edhe nė atė tė UNMIK-ut e kinseinstitucioneve kosovare. Kosova mbetet e bllokuar. Secilit premtim dhe tė gjitha premtimeve tė tyre tetėvjeēare u doli boja. Bymimi artificial i tezave tė tyre mori fund. Arsyetimet e tyre ishin qelqurina ndėrsa deklaratat e tyre pllaquritje. Mirėpo, nuk ka vend pėr pesimizėm. Pėrkundrazi. Ēdo fund ėshtė veēse fillim i ri. Hapsira pėr vendimet tona pėr veten tonė nė vendin tonė po zgjerohet me rrėmbim. Hapsira qė quhet vetėvendosje po ngjan. Ajo ėshtė hapsirė politike dhe jashtėinstitucionale, ėshtė hapsirė jashtė sistemit dhe thellė brenda realitetit shoqėror. A nuk e kemi dashur mu kėtė? A nuk jemi angazhuar mu pėr kėtė? Pėr kėtė kthim politik te vetja drejt realizimit tė vetes? Pėr kthimin qė na bėn tė ecim pėrpara?


Kundėrvėnia e kujtesės sė harruar

Shkruar nga Albin KURTI
22 qershor 2007
Burgu i Prizrenit, krahu A, Qelia nr. 3

Nė vitet 1999 dhe 2000 thuhej se Kosova do tė vazhdojė qė vetvetiu tė bėhet e pavarur. Se koha punon pėr tė. Besohej qė duke jetuar praktikisht tė ndarė nga Serbia (e posaēėrisht nga dhuna e saj) vendi ynė natyrshėm do tė pavarėsohet. Besohej qė pavarėsia nuk ka nevojė tė jetė qėllimi ynė sepse ajo do tė jetė pasojė normale e jetės sonė. Kalimi i kohės, disi edhe pa neve, do t’i rregullojė gjėrat ashtu siē kemi dashur ngahera.

Tetė vjet mė vonė, afėrsisht nga tė njėjtit politikanė e diplomatė tė huaj, thuhet se duhet tė pėrcaktohet statusi sa mė parė meqė situata mund tė shpėrthejė. Se gjendja ėshtė e mjerueshme jo vetėm nė politikė por edhe nė shoqėri dhe ekonomi. Se njerėzit janė lodhur e mėrzitur duke e pritur pavarėsinė ndėrkohė qė s’arrijnė tė punėsohen dhe vazhdojnė tė varfėrohen. Tetė vjet mė vonė na e zbulojnė se Kosova nuk e paska kohėn aleat tė saj siē ėshtė menduar. Kėsisoj, u bė publik ky manipulim i dikurshėm pasi qė u siguruan se ai tashmė ishte harruar. Nuk mund tė themi se paragjykimi i tyre ishte krejt pa mend. Aq shumė falin e harrojnė njerėzit nė Kosovė, e veēanėrisht politikanėt, saqė duken sikur s’kanė fare pėrvojė dhe janė tė mbushur pėrplot vetėm me shpresė. Mjafton tė kujtojmė mikpritjen qė politikanėt kosovar gjatė kėtij viti ua bėnė Robert Badinterit dhe Kai Eides. Mikpritja e tyre ishte e turpshme. Ajo ishte dėshmi se politikanėt kosovar ose nuk kanė mbamendje ose nuk ēajnė kokėn. Por, ishte edhe dėshmi se Kosovės mund t’i bėsh ē’tė duash meqė politikanėt e saj ta falin. Nėse Robert Badinteri nė fillimvitet e ’90-ta e la Kosovėn nėn Serbi, Kai Eide vuri bazat e copėtimit territorial tė saj dhe tjetėrsimit kulturor. Mbase politikanėt kosovar pajtimin me bashkėsinė ndėrkombėtare (ēkado qoftė ajo) e kuptojnė dhe e bėjnė si pajtim me secilin burokrat ndėrkombėtar.

Vitet 1999 dhe 2000 shėnojnė (vetė)mashtrimin e madh nė Kosovė. Liria nga vrasjet arbitrare u keqkuptua si liri politike. Ndihmat humanitare u keqkuptuan si prelud i zhvillimit ekonomik. Nuk u kuptua qė nė Kosovė sundon nominalizmi. Se emėrtimi organizon diskursin. Emri i vendit tonė ishte Rezoluta 1244. Ajo parashihte vetėm autonomi substanciale pėr Kosovėn nė kuadėr tė Jugosllavisė qė u pasua nga Serbia. Politikanėt e kuptuan mė herėt se qytetarėt kėtė gjė. Andaj u ekzaltuan me propozimin pėr ‘pavarėsi tė mbikėqyrur’. Lehtėsia me tė cilėn ata e pranuan ‘pavarėsinė e mbikėqyrur’ dėshmoi se nuk kanė besuar aq shumė nė pavarėsi ashtu siē janė shtirur. Politikanėt kosovar kanė dashur qė populli tė besojė nė pavarėsi. Dhe tash ky besim i popullit qė vetė politikanėt e kanė mbjellur iu kundėrvihet po atyre politikanėve. Populli i Kosovės nuk ishte fare i entuziazmuar me ‘pavarėsinė e mbikėqyrur’. Pėr shkak se ‘pavarėsia e mbikėqyrur’ nuk ėshtė pavarėsi, natyrisht. Nuk ėshtė ai premtimi i politikanėve drejtuar popullit qė ka bėrė qė populli t’i durojė ata politikanė. Sepse kur Sejdiu, Ēeku etj. thoshin qė pavarėsia vjen nė fund tė vitit, nė gjysmė tė vitit apo nė muajin tjetėr ata po kėrkonin zgjatjen e mandateve tė tyre deri nė fund tė vitit, nė gjysmė tė vitit apo deri nė muajin tjetėr. Gjithnjė e mė pak do tė mund ta zgjasin jetėn e tyre politike. Gjithnjė e mė shumė kjo do tė paralajmėrojė vdekjen e tyre politike. Me vite tė tėra e kanė farkuar zemėrimin qė do t’i pėrpijė. Me vite tė tėra janė dėfryer me luksin e pafundėm qė tani merr kuptimin e investimit nė fundin e tyre. Ngado shihet dhe ndjehet epilogu i pritjes dhe sosja e durimit. Fytyrat e mėrdhezura tė njerėzve i ngjajnė aq shumė njėra-tjetrės. Mospėrmbushja tepėr e gjatė e premtimit tė njėjtė i ēliron kujtimet e hidhura, e bėn tė kaluarėn reale. Mbase, mė saktė ėshtė tė thuhet se populli nuk harron porse kujtesa e tij ėshtė e ndrydhur. E, kujtesa e ndrydhur megjithatė ėshtė kujtesė. Sa mė e gjatė ndrydhja aq mė e madhe kujtesa. Dhe, aq mė i rrėmbyeshėm kthimi i saj.


Izolimi dhe shtyrja

Albin KURTI
8 qershor 2007

- fjala nė konferencėn e sotme pėr shtyp -

Brenda KS tė OKB-sė, sikurse edhe brenda G-8-shit, nuk ka dallime cilėsore ideologjike. Prandaj, pėr KS tė OKB-sė, sikurse edhe pėr G-8-shin, ēėshtje tė rėndėsishme dhe tė denja pėr t'i konsideruar janė vetėm ēėshtjet emergjente. Kosova pėr ta nuk ėshtė ēėshtje emergjente. Kur merren me ēėshtjen e Kosovės ata vetėm e shtyjnė zgjidhjen e saj. Dhe, do tė vazhdojnė ta shtyejnė zgjidhjen e saj deri atėherė kur Kosova tė bėhet ēėshtje emergjente.

Duke iu falenderuar Grupit Negociator edhe ajo zgjidhje nuk do tė jetė zgjidhje. Nė rastin mė tė mirė do tė jetė veēse "Pakoja e Ahtisaarit minus". Maksimumi teorik i Grupit Negociator pėr Kosovėn ėshtė "Pakoja e Ahtisaarit minus". Pakoja e Ahtisaaarit nuk e ka brenda pavarėsinė por ndarjen territoriale dhe tjetėrsimin kulturor e historik tė Kosovės. Meqė negociatorėt kosovar e pranuan atė pako, dhe pranimin e tyre ua dorėzuan faktorėve ndėrkombėtar, tash ata faktorė negociojnė nė emrin tonė duke inkuadruar nė pazar edhe interesat e tyre. Negociatat vazhdojnė, koncesionet vazhdojnė. Andaj ky 'minusi' nė pakon e Ahtisaarit sa vjen e rritet. Njė minus i madh nė njė pako edhe ashtu tepėr tė ngushtė.

Pas agresionit dhe gjenocidit, pas gjithė atyre krimeve dhe padrejtėsive, Serbia vazhdon tė pėrfitojė. Procesi i negociatave ia mundėsoi kėtė. Procesi i negociatave i cili pėrfundon atėherė kur Serbia (dhe Rusia) tė jetė e kėnaqur. Ēėshtja e Kosovės nuk zgjidhet drejtė kur problem i Kosovės konsiderohet vetė Kosova, por Serbia. Atėherė kur Serbia ėshtė fajtori dhe jo partneri nė negociata. Grupi Negociator i Kosovės e ka shitur Kosovėn. Dhe, e ka shitur shumė lirė: pėr promovime e privilegje shumė personale tė anėtarėve tė Grupit Negociator.

Ndaj neve, aktivistėve tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, i kanė ndėrsyer policinė dhe gjykatat me miratimin e po atij Grupi Negociator qė njėzėri e ka shitur Kosovėn.

Kėsaj radhe paraburgimin ma zėvendėsuan me arrest shtėpiak pėr dy arsye:
   1. Qė tė krijohet pėrshtypja e gabushme se unė u lirova
   2. Qė ta zbusin dhe balansojnė ca ngritjen e aktakuzės

Ky arrest shtėpiak ėshtė mė i zi se burgu. Atje kishim shėtitje nė ajėr tė pastėr dy herė nė ditė nga njė orė dhe nuk mė rrinin te dera gjatė tėrė ditės dhe natės policė me kėmisha antiblumb dhe as policė civilė me koka tė rruara qė sillen rreth e pėrqark ndėrtesės ku banoj sikur peshkaqenėt nė lojėra kompjuteri.

Lidhur me demonstratėn e 10 shkurtit tė kėtij viti, mė kanė akuzuar nė tri pika.

E para, pėr organizimin e turmės qė kryen vepėr penale. Masa protestuese nuk ka kryer vepėr penale atė ditė. Vepėr kriminale kanė kryer policėt rumunė qė vranė Arben Xheladinin dhe Mon Balajn ndėrsa plagosėn 82 tė tjerė. Intervenimi i policisė ishte i dhunshėm dhe me pasoja tragjike. Pasi qė bllokuan me dhunė marshin tonė paqėsor ata qėlluan nga afėr mbi ne me qindra plumba gome (me afat tė skaduar). Policėt rumunė ikėn nga vendi i krimit dhe u dekoruan nė vendin e tyre. Gjykatat e vazhduan punėn e policisė duke akuzuar viktimat e policisė pėr tė maskuar krimet e policisė. Kėto gjykata janė suplement kriminal i policisė. Drejtėsia e kėtyre gjykatave ėshtė drejtėsi policore.

Sė dyti, mė akuzuan pėr pengimin e personave zyrtar nė kryerjen e detyrave tė tyre zyrtare. Ne nuk arritėm qė t'i pengojmė personat zyrtar nė kryerjen e detyrės zyrtare. Detyra zyrtare e tyre atė ditė ishte tė na vrasin. Dhe, ata na vranė. Mbase nuk ishin tė kėnaqur me pasojat qė i shkaktuan. Kanė pasur ndėrmend qė tė vrasin e plagosin mė shumė.

Sė treti, mė akuzuan pėr thirrje nė rezistencė. Mė duhet ta pranoj se kur e kam parė kėtė akuzė e kam pėrjetuar si kompliment. Fjala 'Rezistencė' ėshtė fjala ime mė e dashur pas fjalės 'Vetėvendosje'. Nėse diēka e ka lėvizur shoqėrinė njerėzore pėrpara pėrgjatė historisė atėherė kjo ėshtė pikėrisht rezistenca. Rezistenca e popujve dhe e njerėzve kundėr regjimeve shtypėse.

Duke qenė se nuk e pranoj gjyqin nuk i pranoj as vendimet e tij. Arrestin shtėpiak nuk do ta respektoj. Zgjidhja e vėrtetė pėr Kosovėn ėshtė zgjedhja e Kosovės: vetėvendosja e popullit tė saj, realizimi i vullnetit tė tij. Mirėpo, ky vullnet duhet tė shfaqet dhe tė veprojė. Pėr kėtė arsye demonstratat janė tė domosdoshme. Ne jemi duke i intensifikuar pėrgatitjet pėr demonstratėn e radhės.

Ju falemnderit qė erdhėt dhe kontribuat nė luftimin e izolimit tim. Sikur tė provoja qė kėtė konferencė pėr shtyp ta mbanim kudo tjetėr, mbikėqyrja e rreptė dhe rrethimi policor i ndėrtesės ku banoj janė kėtu mu pėr ta pamundėsuar atė.


ALBIN KURTI

Ēka po ndodh? Kah po na ēojnė? Ēka duhet tė bėjmė?

Albin KURTI
Prishtinė, 12-16 gusht 2007

Aq shumė koncesione ka bėrė Grupi Negociator (GN) i Kosovės deri sa ka arritur te Pakoja e Ahtisaarit, saqė tash natyrisht se do tė kėrkohen koncesione tė reja. Duke e parė fleksibilitetin e negociatorėve kosovar Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kėrkuan negociata tė reja. Serbia bile kėrkonte negociata tė drejtpėrdrejta, duke pasur parasysh pėrfitimin qė kishte nga kėsolloj negociatash nė Vjenė dhe duke qenė e vetėdijshme pėr inferioritetin e papėrmirėsueshėm tė negociatorėve nga Kosova. Ata realisht ngadhėnjyen nė kėtė betejė tė rėndėsishme. Tash, e gjithė ajo qė quhet bashkėsi ndėrkombėtare ėshtė pėr negociata tė reja dhe ato porsa kanė filluar. Madje ėshtė pėrcaktuar edhe njė afat prej 120 ditėve pėr kohėzgjatjen e kėtyre negociatave qė pėr fillim do tė kenė formėn e diplomacisė fluturuese. Me kėto 120 ditė duan ta krijojnė pėrshtypjen se ka zhvillime, se megjithatė po punohet, se sidoqoftė ka angazhime dhe pėrpjekje, andaj njerėzit duhet tė (vazhdojnė tė) presin. Pra, ata do tė shtiren se kinse po bėjnė diēka nė mėnyrė qė tė mund tė na thonė qė ne, populli i Kosovės, tė mos bėjmė asgjė. Qė tė mund ta kėrkojnė pritjen dhe durimin, qetėsinė dhe heshtjen e qytetarėve tė Kosovės, atyre medoemos u duhej tė shpiknin ndėrmarrjen e ardhshme, farsėn e radhės. Pikėrisht kėshtu erdhi ky propozimi pėr 120 ditė, i cili jo vetėm qė synon t’i paralizojė qytetarėt por nuk i lejon ata as tė presin lirisht. Krejt ēfarė duhet tė bėjmė sipas tyre ėshtė tė presim, mirėpo, jo tė edhe presim ashtu siē duam vetė ne. Ndonėse realisht s’mund tė themi gjė pėr mėnyrėn e pritjes pėrderisa ajo asnjėherė s’ėshtė alternativė kundrejt asnjė konteksti, edhe nė pritjen e ‘sugjeruar’ (duan tė) intervenojnė. U thuhej qytetarėve qė duhet tė presin fillimin e kėtyre 120 ditėve. Tash u thuhet tė presin skadimin e 120 ditėve. Mė pas, sigurisht, do tė kalojnė te premtimet e reja pėr tė rifilluar me negociata tė drejtpėrdrejta mu ashtu siē ka kėrkuar Serbia. S’ka se si tė jetė ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me pėrfundimin e atyre 120 ditėve nuk mbaron ama bash asgjė. Rrjedhimisht as pritja.

Zgjedhjet qė po planifikohen tash, edhe njėherė pėr institucione pa sovranitet, janė tė kota. Manipulimi me datėn dhe mėnyrėn e zgjedhjeve – si njė aspekt themelor i demokracisė (atje larg diku nė botė) – i bėn ato kundėrproduktive. Vetė shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si njė guvernator i kolonisė qė ėshtė, tha se e sheh mundėsinė e zgjedhjeve tė reja nga prizmi i ndikimit nė procesin e statusit. Ja se ēfarė ėshtė kjo demokracia pa vetėvendosje tė cilėn na e rrėfejnė dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t’i mbajnė nė nėntor tė kėtij viti nėse vlerėsojnė qė nė shtator ka potencial pėr shpėrthim tė situatės. Zgjedhjet do t’i shtyjnė pėr pranverė nėse vlerėsojnė se atėherė do tė ketė mundėsi shpėrthimi, me ē’rast pakėnaqėsia kanalizohet nė fushata parazgjedhore. Shpėrthimin, pėr tė cilin do tė flasim mė vonė, kėta sigurisht nuk e duan tash. Shpėrthimin e duan vetėm pas kėtyre 120 ditėve dhe atėherė kur tė jemi nė prag tė konferencės sė re ndėrkombėtare pėr Kosovėn pėr marrėveshje tė re me Serbinė tė arritur nga ky Grupi Negociator i Kosovės.

Ndėrkohė, Grupi Negociator nuk do tė ketė as mandat e as detyrė tė re. Negociatorėt kosovar do tė orvaten qė t’i normalizojnė gjėrat jonormale, qė tė jashtėzakonshmen ta bėjnė tė zakonshme. Kush nė kėmbė e kush me duar, ata qysh tash kanė nisur fushatėn qė tė pranohen edhe negociatat e reja. Mė vonė do ta bėjnė edhe fushatėn tjetėr pėr pranimin e marrėveshjes me Serbinė, e cila (do tė thonė ata) ėshtė nė ujdi me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe (sėrish do tė thonė ata) e shpie Kosovėn (edhe) njė hap drejt pavarėsisė. Ngjashėm, para tetė vjetėve e gjysmė, kėta politikanė u patėn ‘konsultuar’ me popullin pėr dokumentin e Rambujesė tė cilin, siē e mbajmė mend mirė, e shitėn nė emėr tė ‘referendumit’ qė kinse do tė organizohej pas tre vjetėve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjėherė. Thuhej se do tė merret pėr bazė ‘vullneti i popullit’ mirėpo mendohej pėr popullin e tėrė Jugosllavisė meqė ne atje as qė konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike tė problemeve tė sotme vijnė nga defektet dhe dėmet e shumta tė Rambujesė. Ėshtė e domosdoshme qė tė theksohen gabimet e djeshme pėr tė kuptuar hallet e sotme. Me kėtė rast, do tė kufizohem duke i pėrmendur vetėm edhe 13 tė kėqija tė tjera tė Rambujesė qė na kanė degdisur nė tatėpjetėn ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen nė Rambuje bėhet shkelja e betimit tė ushtarit tė UĒK-sė por madje edhe e referendumit tė vitit 1991; bėhet degradimi i luftės ēlirimtare nė konflikt tė armatosur; Jugosllavia, tė cilėn nuk e pranonte atėbotė as vetė bashkėsia ndėrkombėtare, bėhet shtet i shqiptarėve pėrmes katėr nėnshkruesve shqiptar qė pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė; bėhet kategorizimi i popullit shqiptar nė Kosovė si bashkėsi nacionale sikurse edhe serbėt nė Kosovė qė mė sė shumti ishin vetėm 8%; vuloset mungesa e sigurimit shtetėror pėr Kosovėn duke paraparė vetėm sigurimin publik pėr tė; bėhet trajtimi i Kosovės si pjesė e Serbisė, pėrveēse e Jugosllavisė, me ē’rast Kosova duhej t’i dėrgonte 20 deputetė nė Kuvendin e Serbisė; nuk pėrmendet askund UĒK-ja – ajo konsiderohet nė grupin e formacioneve tė tjera; nėnshkruhet ēarmatosja e UĒK-sė; bėhet defaktorizimi i plotė i Kosovės dhe natyrisht se pastaj pėrfaqėsuesit e saj nuk i pyet askush pėr marrėveshjen nė Kumanovė e as pėr Rezolutėn 1244; u jipet pushtet i madh komunave gjė qė e bėn Kosovėn dhe integritetin e saj territorial shumė tė brishtė dhe mundėson autonomi brenda autonomisė; bėhet pamundėsimi i mėvetėsisė ekonomike tė Kosovės, resurseve tė saj e i kontrollit tė kufijve dhe qarkullimit tė mallrave; bėhet pamundėsimi i sė drejtės sė Kuvendit tė Kosovės pėr ndryshime kushtetuese; qė prej atėherė ēdo dokument nė Kosovė bėhet nė bazė tė marrėveshjes sė Rambujesė ose ndonjė dokumenti tjetėr qė i referohet marrėveshjes sė Rambujesė. E gjithė kjo batėrdi juridike e politike u hesht atėbotė duke u mbuluar me gėnjeshtrėn pėr referendumin pas tri vjetėve; pėr referendumin qė po na mohohet edhe pas tetė vjetėve!

Negociatorėt kosovar rregullisht e kanė gėnjyer popullin. Pse do tė ishte ndryshe tash? Pse do tė jetė ndryshe nė tė ardhmen? Sa mė shumė qė gėnjejnė, aq mė tepėr zvogėlohen gjasat qė tė mos gėnjejnė edhe herėn e ardhshme. Induksioni e thotė kėtė. Induksioni s’ka nevojė pėr pėrvojėn; por, anasjelltas vlen. Tė besosh se do tė jetė ndryshe kėsaj radhe me kėta negociatorėt kosovar, kjo s’ka kurrfarė shpjegimi racional. Pėr mė keq, gėnjeshtra e kėtyre politikanėve ėshtė e skajshme. Kur ata thonė qė s’do tė negociojnė pėr kėtė e pėr atė gjė, kjo do tė thotė saktėsisht e kundėrta: se do ta bėjnė pikėrisht atė qė thonė se nuk do ta bėjnė (pasi qė UNMIK-u tė bėjė pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonėse gėnjeshtra e tyre ėshtė aq e veēantė nė kuptimin qė ėshtė aq larg sė vėrtetės, megjithėkėtė, ajo na e tregon tė vėrtetėn si asnjė gėnjeshtėr tjetėr. Duke qenė vetė e kundėrta e sė vėrtetės ajo na ndihmon aq shumė, nė mos plotėsisht, qė ta zbulojmė tė vėrtetėn.

Por, le t’i kthehemi edhe njėherė Rambujesė, ku Kosova u la juridikisht nėn Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe ēarmatosja e UĒK-sė. I pari qė e pat nėnshkruar dokumentin e Rambujesė atėbotė ishte Veton Surroi. Krejt njėsoj, ky sėrish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtesė e marrėveshjeve tė reja. Duke konsideruar se banorėt e qyteteve tashmė janė bindur, nė shėnjestėr tė tij janė fshatrat. Fundja, nė negociata shkohet pėr marrėveshje e jo pėr mosmarrėveshje. Veton Surroi ėshtė njeri i marrėveshjeve. Kjo marrėveshje e re me Serbinė do tė ndodhet ndėrmjet Pakos sė Ahtisaarit dhe qėndrimit tė Serbisė e qė sėrish i bie tė jetė qėndrim i Serbisė, meqė gjithnjė brenda suazave tė formulės sė saj tė kahmotshme pėr ‘mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi’. Mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi ėshtė veēse autonomi. Serbia pa dyshim qė ia ofron autonominė (qė e kishte) Kosovės vetėm dhe vetėm qė t’ia marrė atė pastaj mu sikurse bėri nė vitin 1989.

Negociatat e mėtutjeshme tė paralajmėruara nga ndėrkombėtarėt e tashmė tė pranuara nga vendorėt do tė sjellin zgjidhje tė cilat do tė jenė nėn Pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se tė pakėnaqurit fitojnė nga vazhdimi i negociatave. E kėta janė nė politikėn zyrtare nė Beograd, jo nė Prishtinė. Pėrkundėr kėsaj, negociatorėt kosovar i pranojnė dhe madje i afirmojnė negociatat e reja. Korit tė kėtyre negociatorėve nė fushatėn pėr tė promovuar negociatat e reja drejt marrėveshjes sė re, nė stilin ‘Kosova e mirėpret tė ardhmen’ (ēfarėdo qoftė ajo), do t’i bashkohen edhe aleatėt tradicional: ndėrkombėtarėt vendas (burokratėt e UNMIK-ut) dhe vendasit ndėrkombėtar (burokratėt e OJQ-ve) . Nėpėr shumicėn e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatorėt e ndryshėm ndėrkombėtar do tė japin paga tė majme e fonde tė mėdha vetėm e vetėm qė qytetarėt tė rrinė duarkryq. Do tė na paguajnė mirė e mirė qė tė mos bėjmė asgjė. Do tė na paguajnė qė tė sodisim veten tonė nė fjalėt e tyre. Jo mė kot pėr vite tė tėra me radhė e kanė fabrikuar njėfarė shoqėrie civile kompradore si lidhje organike e shumicės sė OJQ-ve, mediave dhe ‘intelektualėve’ tė cilėt a priori e dėnojnė dhe do ta dėnojnė rebelimin dhe ‘dhunėn’ e protestuesve. ‘Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, janė mbi tė gjitha!’ – deklarojnė ata. Po – sepse jeta e tyre ėshtė e mirė dhe u dashka tė jetė e sigurt, nė kohėn kur jeta e popullit ėshtė e rėndė dhe e pasigurt. Po – sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurinė e tyre, kurse rendi qė sjell ky pushtet siguron rehatinė e tyre. Fenotipi i tyre ėshtė i njėjtė. Sikurse edhe ministrat dhe politikanėt e tjerė tė pasur, edhe kėta, kanė dhe janė nė botėn e tyre tė veēantė bashkė me familjet e tyre. Tė varfėrit i shohin vetėm nė televizor ose nėpėr statistika. Nėse pėrjashtojmė kėtu lypėsit e shtrirė nėpėr rrugė nga tė cilėt ndjehen tė bezdisur, atėherė kur rrallėherė ecin kėmbė.

Alternativat

Pėrderisa pėrpiqeshin qė ta miratojnė njė rezolutė tė re pėr Kosovėn nė KS tė OKB-sė, faktorė tė rėndėsishėm botėror na rrėfenin se si kjo ėshtė ‘rruga e duhur pėrpara’, duke na pėrkujtuar se alternativa tjetėr e kėsaj – ajo e shpalljes sė (njėanshme tė) pavarėsisė – na shpie nė ndarje tė Kosovės, e mbase edhe nė njė luftė tė re. Pra, thoshin se janė dy alternativa: rezoluta pėr Kosovėn ose ndarja e Kosovės. I aludonin, e dikur edhe pėrmendnin qartazi, kėto dy alternativa qė tė kuptohej se ka vetėm njė alternativė – rezoluta e re pėr Kosovėn, pra, mu ajo qė po mundoheshin ta arrinin. Rrėfenin pėr dy alternativa qė tė kuptohet se ka vetėm njė tė tillė, dhe kėsodore ta pėrforcojnė drejtimin e tyre qė pėrputhet me atė alternativė e cila asisoj bėhet ekskluzive. Sė pari, e reduktojnė realitetin e sė mundshmes nė alternativat qė ata i shfaqin, pėr t’i totalizuar mė pas ato deri nė okupimin e pėrgjithshėm tė sė mundshmes (sipas tyre). Sė dyti, alternativat paraqiten ashtu qė shpejt atrofizohen nė mendjen e secilit qytetar, pėr tė mbetur nė fund vetėm njė alternativė e cila pėrputhet plotėsisht me procesin aktual politik tė dirigjuar nga vetė ata. Kur e panė se Rusia jo vetėm qė nuk po lėshon pe por se as qė e ka ndėrmend ta bėjė njė gjė tė tillė, atėherė konceptualisht propozuan kthimin nė tė kaluarėn – negociatat me Serbinė. Mirėpo, pėrmbajtėsisht propozuan vazhdimin e avazit tė vjetėr. Pasi qė e negociuan copėtimin e brendshėm tė Kosovės mbi baza etnike dhe fetare, radhėn e kanė negociatat pėr statusin e Kosovės i cili pėr rrjedhim tani nuk do tė jetė as ai i pavarėsisė sė mbikėqyrur, por i njėlloj federate me Serbinė. Edhe njėherė, si alternativė tjetėr e negociatave tė mėtutjeshme drejt fundosjes sė mėtejme paraqitet ndarja e Kosovės, pra pėrsėri po ajo alternativė e mėparshme, e cila shėrben si kėrcėnim pėr ata qė kanė dilema rreth vazhdimit tė negociatave.

GN-ja dikur thoshte se nuk po bėn koncesione. Kompromiset nė Vjenė, GN-ja i interpretonte si njė e mirė nė vetvete pėr Kosovėn dhe jo si kompromise e koncesione. Andaj, mė pastaj u tha se palėt nuk arritėn tė merren vesh dhe, si rrjedhim, nė emėr tė Kosovės qė e pranoi Pakon e Ahtisaarit u vazhduan kompromise tė tjera nėpėr draftrezolutat evro-amerikane pėr KS tė OKB-sė. E, siē dihet, kėto rregullisht hedheshin poshtė nga Rusia. Sepse ajo mundej dhe sepse Serbia kėshtu donte. Pėr atė pse Serbia e donte kėtė do tė pėrpiqem ta shpjegoj mė vonė. Paraprakisht, ėshtė e nevojshme qė ta trajtojmė temėn e ndarjes sė Kosovės nė kontekstin e kėtyre negociatave tė reja, apo, siē do tė thoshin Fatmir Sejdiu e Hashim Thaēi, tė kėtyre ‘angazhimeve