| Nusja e Enver Hoxhės: Libri-biografi, njė trillim pa asnjė fakt |
|
|
Bisedoi: REZARTA DELISULA
Ėshtė njė palo libėr, kėshtu do e quante Enver Hoxha po ta lexonte. Kėshtu shprehet Teuta Hoxha nusja e Ilir Hoxhės, pėrfaqėsuesja e familje, e cila ka marrė pėrsipėr mbrojtjen e jetės personale tė ish-udhėheqėsit, jetė e cila ėshtė botuar nėpėrmjet librit tė gazetarit tė njohur Blend Fevziu. Teuta Hoxha shprehet se nuk do tė merret me pjesėn historike pasi kjo i mbetet si punė historianėve, ndėrsa pėr jetėn private ka shumė pėr tė thėnė.
Pse pikėrisht ju, morėt iniciativėn ti pėrgjigjeni Blendi Fevziut, mbi tė pavėrtetat (siē pretendoni ju) e jetės sė Enver Hoxhės, qė ka shkruar autori?
Sė pari, se jam pjesėtare e familjes sė Enver Hoxhės dhe e njoh shumė nga afėr jetėn e tij. Sė dyti, falė specializimit tim nė fushėn e historisė dhe arkivistikės, ende vazhdoj tė merrem me kėtė profesion, tashmė duke punuar pėr tė njohur dhe sistemuar gjithė fondin dokumentar tė Enver Hoxhės, qė ne disponojmė. Prandaj e ndjeva si detyrim moral ndaj tij dhe opinionit, qė tė them tė vėrtetėn, ashtu siē ka qenė.
Atėherė, a do tė presim prononcime tė tjera nga ju, pėr ēfarė mund tė thuhet pėr Enver Hoxhėn?
Edhe mundet, kur ta shoh tė arsyeshme.
Mendoni qė do tė bėj efekt tek lexuesi intervista juaj?
Siē thashė, unė po e jap intervistėn qė tė them tė vėrtetėn e dokumentuar, aq sa do tė mundem nė hapėsirėn e njė interviste. Kush dėshiron qė ta mėsoj atė, do ta lexoj, kush do qė tė mbetet i mashtruar, mos ta lexoj. Ėshtė zgjedhje e gjithė secilit.
Sa, ju tėrhoqi vėmendje dalja e librit tė Blendi Fevziut, Enver Hoxha?
Ne mė shumė, na tėrhoqi kureshtje pretendimi i tij, qė kishte shkruar biografinė e Enver Hoxhės, bazuar mbi dokumente tė arkivit personal, qė publikoheshin pėr herė tė parė. Ne nuk kishim as dyshimin mė tė vogėl, mbi objektivitetin e autorit pėr sa i pėrket figurės sė Enver Hoxhės, sepse tashmė, autori njihet publikisht, si zėri i kundėrshtarėve politikė dhe i forcave tė mundura. Interesi ynė i vetėm, ishte tė njiheshim me dokumentet e reja qė duhet tė kishte zbuluar autori, sipas pohimeve tė tij.
Si e gjykoni librin?
Nga fillimi deri nė fund tė librit, autori ishte munduar tė prezantonte para lexuesit, Enver Hoxhėn tė tjetėrsuar, nga ai qė ka qenė realisht.
Libri nuk mund tė quhet biografi si e ka quajtur autori. Ai si nga konceptimi, trajtimi, ndėrtimi dhe stili, bie ndesh me njė biografi shkencore kritike, prandaj mund tė quhet vetėm biografi publicistike. Libri ėshtė ngritur mbi intervista, kujtime, dėshmi gojore, bazuar vetėm mbi mendimet e kundėrshtarėve dhe armiqve tė tij, duke lėnė jashtė qėllimisht mendimet e njerėzve dashamirės, objektiv tė rrethit tė tij, duke filluar nga gruaja e tij, qė ėshtė gjallė. Ky fakt, flet pėr njė pozicion tendencioz, dashakeqės qė, e vė nė dyshim vėrtetėsinė e veprės.
I gjithė libri, ka elementėt e inskenimit tė njė farse absurde. Duket qartė qė ngjarjet trajtohen nė mėnyrė arbitrare dhe tė njėanshme, sepse mungojnė pikėrisht dokumentet qė janė baza e themeleve solide mbi tė cilat duhet tė ngrihet biografia. Veē kėsaj, kur lexon librin, kupton jo vetėm mungesėn e njė pune serioze, por edhe mangėsitė e shumta qė ka autori nė njohjen e historisė sė Shqipėrisė ,nė njohjen e jetės dhe tė aktivitetit politik tė shumė personave qė pėrmend, nė boshllėkun e madh tė njohjes sė jetės dhe veprės sė Enver Hoxhės.
Ndėrsa nga ana metodike, i mungojnė nocionet bazė tė njė pune shkencore.
Libri, siē thashė mė lart, ėshtė ngritur mbi opinione nga intervistat qė autori i ka marrė, njė numri tė konsiderueshėm personash, tė gjithė kundėrshtarė politik tė Enver Hoxhės, pėrjashto Ramiz Alinė. Atėherė, me tė drejtė lind pyetja,sa tė besueshme janė kėto opinione? Sa bazohen kėto opinione mbi dokumente? A e ka verifikuar autori vėrtetėsinė e tyre? Por ėshtė vetė B. Fevziu qė pohon njėanshmėrinė e tyre, madje pohon qė, vende-vende nuk janė tė vėrteta, por, nė libėr intervistat e tyre I jep tė plota, me qėllimin e mbrapsht, le tė mbetet ēfarė tė mbetet tek lexuesi.
Tė bėn ēudi, qė nė gjithė kėtė mori intervistash, ka lėnė jashtė me qėllim mendimet e njerėzve dashamirės, objektiv tė rrethit tė tij, duke shmangur edhe Nexhmije Hoxhėn, njeriun mė tė afėrt tė Enver Hoxhės. Nė tė kundėrt nga sa veproi Blendi , historiani serioz, amerikani Bernd J. Fischer, kėrkoi ta takonte Nexhmijen, dhe bisedėn disa orėshe me tė,e quajti me shumė vlerė, pėr punėn e tij, nė pėrgatitjen e librit biografik mbi Enver Hoxhėn.
Nė njė intervistė dhėnė nė televizor, kur gazetari e pyeti pėr njėanshmėrinė e intervistave, pėrgjigjja e Blendit ishte; Kėtyre intervistave i kam vėnė pėrballė Enver Hoxhėn dhe Nexhmije Hoxhėn, nėpėrmjet librave tė tyre me kujtime. Pėrballje tė munguar, do ta quaja unė. Gazetari i ka masakruar kujtimet e tyre. Ai ka marrė, njė rresht kėtu e njė rresht atje, duke i shkėputur nga konteksti i vėrtetė i problemit apo ngjarjes dhe duke i pėrdorur nė interes tė qėllimit tė tij.
Intervistat e tjera, qė mbushin librin, pėrveē qė vende-vende nuk janė tė sakta (arsyet i dinė vetė intervistuesit) ose janė tė fryra me protagonizėm tė paqenė. Ato janė krejt dytėsore dhe nuk sjellin asgjė tė rėndėsishme mbi jetėn e Enver Hoxhės.
Libri ėshtė i mbushur edhe me dėshmi gojore,por pa cituar asnjė emėr qė, sipas autorit, e kanė njohur nga afėr Enver Hoxhėn, por qė nuk duan tė identifikohen, dmth kanė mbetur anonim. Atėherė si mundet autori tju referohet kėtyre burimeve! Kush mund ti besojė qė janė tė vėrteta, mbase edhe tė sajuara! Ēdo autor serioz, ėshtė i detyruar qė kėtė lloj informacioni duhet ta ballafaqojė me burime tė tjera, dhe pastaj mund tia serviri lexuesit, qė tė jenė tė besueshme.
Cila ėshtė gjėja mė e rėndė nė punėn qė ka kryer autori nė trajtimin e biografisė sė Enver Hoxhės?
Mendoj qė gjėja mė e rėndė nė kėtė libėr ėshtė shtrembėrimi i fakteve.
Shpesh here burimet, i fragmentarizon, merr copėza qė i interesojnė atij dhe lė jashtė gjėra tė rėndėsishme qė i japin kuptim atij problemi. Dėshmi pėr kėtė ėshtė ditari i Mirash Ivanajt, ku Blendi citon vetėm atė pjesė qė i intereson, duke e shkėputur nga konteksti i plotė dhe pastaj komentet i bėn sipas oreksit. Pas pritjes qė i bėn Enver Hoxha ai shkruan me simpati pėr tė, Mė priti si ska mė mirė, siē i ka hije njė kryetari tė zgjedhur prej 50 mijė shqiptarėve, shpėtimtarėve tAtdheut. Mbeta shumė i kėnaqun.(Ditari, 8.10.1945, Shih: L. Radi: Misteret e njė ministri.
Mė habit pretendimi i autorit, qė ka shkruar biografinė e Enver Hoxhės, nga lindja e tij e deri nė vdekje, pra nė njė hark kohor prej 77 vitesh, me njė aktivitet, themi tė jashtėzakonshėm, dhe ka shfrytėzuar vetėm 25 dokumente. Edhe kėto, njė pjesė janė tė dyshimta, pasi nuk janė me shkrimin e Enver Hoxhės. Vetėm 22 herė i referohet gjithė kolanės me mijėra faqe tė kujtimeve tė Enver Hoxhės, dhe 7 herė ditarėve personale tė tij, dhe shumė here mė pak, Nexhmije Hoxhės, e tek tuk ndonjė personi tjetėr qė ka punuar pranė Enverit. Gjithė dėshmitė e tjera janė nga kundėrshtarėt e tij ose i mbushur plot fantazi, mbi tė cilat gazetari ngre gjithė kėtė palo vepėr. Kėtė fjalė gjirokastrite, pėrdorte zakonisht Enveri pėr libra tė kėtij lloji.
Kėtu nuk duhet tė harrojmė edhe njė element tjetėr tė rėndėsishėm, mungesėn e referencave arkivore tė dokumenteve qė ka pėrdorur, qė pa to, kthehen nė tė pavlera. Dhe unė mendoj qė, autori nuk ėshtė qė se ka ditur kėtė kriter shkencor tė botimit tė dokumenteve, tė paktėn miqtė e tij qė e kanė ndihmuar duhet tia kenė thėnė, por kur do tė manipulosh, padyshim qė nuk tė intereson, sepse nė tė kundėrt, ēdokush do tė shkonte nė Arkivin e Shtetit, do tė kėrkonte dokumentin dhe do tė verifikonte tė vėrtetėn. Pra mė mirė tym e mjegull.
E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr mungesėn herė-herė, tė dhėnies tė numrit tė faqes, qė ka shfrytėzuar nga librat me kujtime tė Enver Hoxhės, ose edhe tė tė tjerėve. Unė vetė u hasa me kėtė vėshtirėsi, kur mė duhej tė saktėsoja njė emėr qė pėrmendte Fevziu nga libri i Enver Hoxhės, Kur hidheshin themelet e Shqipėrisė sė re. Mė duhej tė lexoja mbi 400 faqe tė librit, pėr ta gjetur e verifikuar. Prandaj unė jam e bindur, se kjo mangėsi, nė dukje e parėndėsishme, ėshtė bėrė me qėllim pėr tė fshehur manipulimet qė ka bėrė Blendi, sidomos ndaj librave me kujtime tė Enver Hoxhės.
Nė kėtė libėr, ka aq shumė pohime tė pasakta, sa do tė duhej njė libėr i tėrė qė, ti hedhėsh poshtė tė gjitha. Po jap njė shembull tė thjeshtė, ndėr dhjetėra shembuj tė tjerė, Shtėpia e Enver Hoxhės, thotė Fevziu, lidhej me dy tunele tė nėndheshme, qė shkonin, njeri deri tek shtėpia e Mehmet Shehut dhe tjetri deri nė godinėn e KQ. Kėto janė nga ato shpifjet e Robert Papės, tė cilat koha i sqaroi qė nuk ishin tė vėrteta, ose tė paktėn sot janė shumė lehtė tė verifikueshme, sidomos pėr Fevziun qė i ka dyert e hapura. Por gjėja qė tė revolton ėshtė se kjo ėshtė njė gėnjeshtėr me vetėdije. Ai, e di mirė tė vėrtetėn, po nė kėtė rast, qėllimi ėshtė i qartė. Tė ngjalli dyshime pėr vdekjen e Mehmet Shehut. Dmth pėrdor kudo hilera tė paskrupullta, qė po tė mos i dish, i beson ashtu siē ti servir Fevziu. Njė tjetėr pohim i rremė ėshtė citimi se: Pas viteve 1976-1978 , kohė gjer nė tė cilėn ai e shkruante vetė me dorė ditarin e tij, Enver Hoxha nuk ka mbajtur ditar tė shkruar f.227. Vetė Blendi e pėrgėnjeshtron thėnien e tij,( f221) kur thotė se, Hoxha hidhte nė ditarin e tij kėto mendime pėr Myslim Pezėn
dhe i referohet datės 21 qershor 1982. Megjithatė, vetė ditaret e tij, janė dėshmija mė e mirė se deri kur, ka shkruar mbi to. Jam plotėsisht e bindur qė Blendi as me sy nuk i ka parė Ditarėt.
Materiali fotografik qė ėshtė pėrzgjedhur, ėshtė aq tendencioz sa komprometon gjithė objektivitetin e librit. Blendi vetė e kritikon heqjen e personave nga fotografitė qė botoheshin nė kohėn e socializmit. Dhe mund tė them qė, ka tė drejtė. Blendi bėn tė njėjtėn gjė, por nė njė formė tjetėr. Pėrzgjedh dhe boton ato fotografi tė Enver Hoxhės, qė sipas mendjes sė tij, e diskreditojnė atė. Sepse, nėse nė atė numėr tė vogėl fotografish qė janė botuar, zgjidhen 5 fotografi (tė sė njėjtės ditė) ku ka dalė me rroba banje, apo 2 fotografi nė shtratin e vdekjes si dhe 3 fotografi i veshur si plaku i Viti tė Ri, atėherė nuk ke mė dyshim qė ėshtė vėrtet njė pėrzgjedhje tendencioze dhe dashakeqėse. Ėshtė pamja vizive e asaj, qė autori ka dashur tė pėrcjellė nėpėrmjet librit.
Si i ka trajtuar autori, vitet qė Enver Hoxha jetoi nė Gjirokastėr?
Blendi Fevziu e fillon pėrshkrimin e jetės sė Enver Hoxhės, me prejardhjen e origjinės sė familjes sė tij. Ai shkruan: Enver Hoxha pėr shumė vite me radhė, nė kulmin e pushtetit tė tij dhe sidomos gjatė viteve tė fundit tė jetės, u mundua tė krijonte pėr vete imazhin e njė njeriu qė vinte nga njė familje e madhe, familje me ndikim, nga njė lloj parie e qytetit tė gurtė
. Dhe vazhdon duke cituar fjalėt e gjirokastritit Ismail Kadare, sot, njė nga kundėrshtarėt mė tė egėr tė Enver Hoxhės,i cili thotė: Shtėpia e Enver Hoxhės ka qenė njė shtėpi relativisht e re, vetė mbiemri Hoxha tregon familje tė ardhur vonė, njė familje tė re pa njė mbiemėr tradicional
Nė shtėpinė tonė ose tė fqinjėve tanė tė vjetėr tė lagjes kishte njėfarė mosvėnie re tė shtėpive mė tė reja dhe kėtu hynin edhe kėta tė Hoxhės.
Por ēthotė pėr kėtė gjė, nė kujtimet e tij, gjirokastriti shumė mė i hershėm se Ismail Kadare, Aqif Selfo: Familja ku ka lindur Enveri ėshtė njė nga familjet mė tė vjetra tė Gjirokastrės. Origjina e saj arrin nė disa breza duke arritur tek Kol Gjini. Trashėgimtari i Kol Gjinit u kthye nė fenė myslimane me emrin Ali dhe me mbiemrin Hoxha. Nga ky trung gjenealogjik rrjedh Hoxha qė e mbajti mbiemrin Hoxha, vazhdimisht, kurse po nga ky trung, nga njė brez nė tjetrin dalin disa degė tė tjera duke marrė mbiemra tė ndryshėm: familja Ligu, Sferi, Kokalari
[AQSH. F.10. Grupi I. D.v.1 Dosja 7.]
Si njė dėshmi e kėsaj qė ka thėnė Aqif Selfo, ėshtė edhe pema gjenealogjike e Hoxhatėve, qė ne disponojmė.
Dhe komentet e gazetarit Fevziu, kalojnė tek pėrshkrimi i shtėpisė sė Gjirokastrės, ku thotė: Shtėpia dikur modeste, e djegur nė vitin 1914 dhe e pandėrtuar mė kurrė, u rindėrtua si njė saraj i madh nė fillim tė viteve 60, me stil osman, athua se pėr ti dhėnė atij rangun e munguar shoqėror,f.22.
Por Blendi nxitohet. Gjatė gjithė librit, fluturon me imagjinatėn e tij, duke harruar qė dokumentet janė kokėfortė. Ja, si i drejton ngushėllimet e saj, Zyra e gazetės Dielli mė 10 gusht 1916. Ngushėllime. Me hidhėrim tė madh mėsojmė qė u dogj shtėpi e Hisein Hoxhės krye katundarit tė Gjinokastrės dhe tė kushėririt sė tij Sami Kokalarit. Dielli e ngushėllon kėtė atdhetarin e shkėlqyer qė ka qenė kurdoherė shtyllė e lėvizjes kombėtare dhe kandili gjithė qytetin. Zoti ja dhėntė nga ana tjetėr. Demi ēmohet gjer nė gjashtė mijė lira turke. Shtėpi e Zotėrisė tij ishte nga mė tė ēquarat si nga godija, mobllat dhe antikat e njėhershme. [AQSH. Grupi I Dv.1 dosja 5.]
Ja pra, qė ta mėsoj Blendi, por edhe ata qė arriti ti gėnjejė qė, familja e Enver Hoxhės, ka qenė nga mė tė vjetrat e Gjirokastrės, paēka qė familja e Kadaresė nuk e vinte re.
Gazetari, po ti kishte lexuar Ditarėt e Enver Hoxhės, do tė kishte gjetur gjithė atė material interesant, qė janė dėshmi e preokupimit qė kishte Enveri, kur u rindėrtua shtėpia, qė tė ishte ēdo gjė konform origjinalit.
Enver Hoxha megjithėse e dinte shumė mire origjinėn e tij tė largėt, asnjėherė nuk kėrkoi ta vinte nė dukje. Kudo dhe kurdoherė, ai ėshtė shprehur duke pohuar njė tė vėrtetė tjetėr, se nga familjarėt e tij, ka pasur patriotė dhe tė mėsuar.
Mė pas, gazetari, vė nė fokusin e tij, Hysen Hoxhėn, xhaxhain e Enverit, i cili ishte zgjedhur delegat pėr nė Kuvendin e Vlorės (f.23.) Kėtė fakt, do sdo autori nuk e mohon dot. Por ēbėn? Qė tia lejė lexuesit tė mjegullt pjesėmarrjen e Hysen Hoxhės nė Kuvendin e Vlorės, Blendi, pasi e vonon rrugės pėr nė Vlorė, hidhet menjėherė tek filmi Nėntori i dytė, indirekt duke mohuar kur thotė qė nuk ėshtė e vėrtetė, (ashtu si tregohet nė film) qė ai takoi Ismail Qemalin sapo hynte nė Vlorė. Vetėm kaq thotė ,dhe e mbyll, qė lexuesi tė mos arrij ta kuptojė, qė Hysen Hoxha mori apo nuk mori pjesė, nė atė Kuvend.
Pėr ta sqaruar kėtė eveniment shumė tė rėndėsishėm, pėr historinė e familjes sė Enver Hoxhės,(siē do ishte pėr tė gjitha familjet) unė po mjaftohem, pa dhėnė dokumente tė tjera, vetėm me botimin e fotografisė, qė Hysen Hoxha ka dalė nė Vlorė.
Blendi, kur flet pėr Halilin, babain e Enverit, na e bėn me profesion hoxhė. Se ku e ka gjetur kėtė fakt, vetėm Blendi e di. Dhe vazhdon mė tej, duke ngritur pikėpyetje dhe dyshim se pėrse Hoxha [Enveri] nuk i kushton shumė vėmendje babait tė tij, Halilit, nuk dihet.(f.23.) Ėshtė i njohur fakti qė, Enver Hoxha kurdoherė i ka shmangur ose i ka pėrmendur fare pak nė publik, njerėzit e familjes, duke pėrfshirė kėtu edhe fėmijėt e tij. Kėtė gjė duhej ta kishte vėnė re edhe biografi ynė. Por konsideratat e Enver Hoxhės pėr prindėrit e tij, nuk mungojnė tė shprehura herė pas here nė Ditar. Unė po jap vetėm njė datė nga Ditari i tij, 15 tetor 1980, megjithėse kanė kaluar shumė vite nga vdekja e prindėrve tė tij, ai e mban akoma tė gjallė kujtimin e tyre. Ai shkruan: nesėr kam datėlindjen, mbush 72 vjeē. Kujtoj me dashuri tė thellė plakun dhe anenė, prindėrit e mi tė dashur, qė mė lindėn, mė rritėn dhe mė edukuan, qė u kujdesėn qė nė vegjėlinė time tė isha i ndershėm dhe i drejtė si ata, tė doja njerėzit, siē i donin ata, ti shėrbeja popullit dhe atdheut me besnikėri. Ata mė mėsuan me sjelljet e tyre tė pėrditshme tė isha i thjeshtė, tė mos isha kurrė fodull, pse fudullėku ėshtė gjė e keqe, mė thonin, nuk ekziston nė gjakun tonė.
Kėto ishin shprehitė e para tė edukatės qė, ai mori qė nė vegjėli nga familja e tij dhe qė do ishin baza e formimit tė karakterit tė tij.
Kur flet pėr vitet e vegjėlisė, siē thotė Enveri kur ishim kalamanė, Blendi pasi e pėrshkruan si nxėnės tė dobėt, qė nuk shfaqte asnjė talent, (a thua se nė atė kohė analfabetizmi, kultivoheshin talentet, por mesa duket Blendi kujton se ishte koha e Pallatit tė Pionierėve) pasi kritikon edhe shkrimin mediokėr tė kujtimeve, mė nė fund, e jep viston, qė kujtimet e vegjėlisė duken tė sinqerta.
Po vitet e kaluara nė Korēė preken nė libėr?
Mė pas autori, hidhet nė vitet qė kaloi Enver Hoxha nė Korēė. E fillon me njė pasaktėsi tė qėllimshme, kur shkruan se: kur shkroi kujtimet nė fund tė jetės sė tij ai iu shmang viteve qė kaloi si liceist nė Korēė. F.28
Nėnkuptimi i Blendit, ėshtė i qartė. Sipas tij, Enverit i vinte turp tė shkruante pėr jetėn e Korēės. Se ētė shkruante! Talljet e Sabihasė apo qė ishte mediokėr! Si mund tė bjeri kaq poshtė njė gazetar, tė gėnjej hapur, kur dihet nga tė gjithė ata qė i njohin kujtimet e Enver Hoxhės, qė ai ka shkruar mbi 100 faqe pėr Korēėn e atyre viteve, nė librin e tij Vite tė Rinisė. Pėr mos folur, pėr dhjetėra e dhjetėra faqe tė tjera, nėpėr libra tė ndryshėm.
Autori gazetar, pėr kėto vite tė liceut, nė konkluzionet e tij ėshtė bazuar nė kujtimet (tė botuara pas vdekjes) e Vedat Kokonės, tė cilat i quan shumė realiste. Shokėt thotė Vedati pėr Enverin- i kishin vėnė nofkėn gazhel, fjalė qė kishte pak a shumė ngjyrimin e cilėsorit tė veshgjatit
Kur lexova kėto rreshta, pėrveē pėrēmimit qė ndjeva, mendova, kė Vedat tė besoj, kėtė pas vdekjes, apo atė tė vitit 1989
kur Vedati ishte gjallė dhe Enveri kishte vdekur. Dhe nė sy mė erdhėn fjalėt e Vedat Kokonės, shprehur nė njė dedikas qė i kishte dhuruar Nexhmije Hoxhės me rastin e botimit tė librit Fjalor, Frėngjisht-Shqip. Shoqes Nexhmije Hoxha, bashkėpunėtores sė udhėheqėsit tonė tė lavdishėm, mėsimet e ndritura tė tė cilit i kam pasur kurdoherė parasysh pėr tė punuar pėr tė mirėn e brezave tė ardhshėm, kėtė vepėr tė njė jete, ia kushtoi me respekt autori. E di qė Blendi ose ndonjė tjetėr, do thotė, e ka shkruar nga frika. Ēfrikė! Enveri kishte vdekur, shumė mirė mund tė mos e pėrmendte.
Siē e kam thėnė mė lart, mungesa e pėrballjes sė opinioneve ndryshe, e dėmton shumė librin. Pėr ti ardhur nė ndihmė autorit, kur tė botoj librin e dytė (siē e ka pohuar vetė), po i sjell njė mendim ndryshe nga ai i Vedatit. Ja si shprehet pėrsėri Aqif Selfo nė kujtimet e tij:
Gjatė kohės qė qėndroi nė Korēė, si nxėnės, Enveri, me sjelljen dhe me guximin e tij, me njohjen e gjuhės frėnge mė mirė se bashkėnxėnėsit e tij dhe me kujdesin qė tregonte pėr jetėn dhe pėrparimin e shokėve si dhe pėr zhdukjen e padrejtėsive qė bėheshin nga sipėrmarrėsit nė kurrizin e internatistėve, fitoi simpatinė e tė gjithė shokėve tė tij, tė shkollės dhe tė internatit si dhe atė tė profesorėve, shqiptarė e francezė
[AQSH. F.10. GrupiI, dv.1 dosja 7.]
Kėto pohime tė Aqif Selfos, gjenden edhe nė disa burime dokumentare, tė cilat ne do tia servirim lexuesit, nė ndonjė botim tjetėr pėr Enver Hoxhėn.
Enver Hoxha- citon Blendi, nga njė burim shumė i dyshimtė - u ndihmua pėr tė fituar bursėn, nga Eqrem Libohova, Ministėr i Jashtėm i Mbretėrisė, tė cilin Hoxha e kishte pritur ditė me radhė nė derėn e shtėpisė pėr ti kėrkuar kėtė favor.
Nuk na rezulton asnjė dokument qė Eqrem Libohova ta ketė ndihmuar Enver Hoxhėn. Por, edhe nėse e marrim tė qenė kėtė qė thotė Blendi, atėherė vetvetiu lind pyetja: Kur ndėrhyri Ministri i Jashtėm i Mbretėrisė (ska mik mė tė fortė),qė ti dilte bursa, pse nuk i dhanė lėndėn qė kėrkonte, histori-gjeografi, por i dhanė pėr shkencat natyrore, shumė larg nga lėnda qė kishte kėrkuar.
Mė pas, autori hidhet nė vitet qė kaloi si student, nė Francė dhe mė pas nė Belgjikė. Kėtu ka kontradikta flagrante. Gjithė kjo periudhė shfaqet totalisht e zezė. Sipas Blendit, ai ishte hajdut, gėnjeshtar, imoral. Atėherė si ėshtė e mundur qė kur punėsohet nė Korēė, kėtij njeriu me kėto vese, ti jepet lėnda e moralit, dhe ku, nė njė shkollė serioze si Liceu i Korēės! Nga sa kam dėgjuar nė intervista, edhe Blendi e ngre kėtė ēudi, dhe nuk i jep dot shpjegim. Natyrisht qė i mbetet arsyetimi nė ajėr, pas gjithė atyre tė pavėrtetave mashtruese qė ka thėnė. Blendi duhet ta mėsoj, qė historia edhe pse nuk ėshtė shkencė ekzakte, ka edhe ajo rregullat e saj, prandaj i ka mbeti ekuacioni pa zgjidhje.
Nė kėtė biografi, Blendit i del edhe njė problem tjetėr. Enver Hoxha mbajti fjalim nė ballkonin e Bashkisė sė Shkodrės, pėr marrjen e eshtrave tė Ēeēiz Topullit dhe Muēo Qullit. Si tia bėj kėtij fakti tė njohur botėrisht? Atėherė thotė qė kjo ishte aksidentale, se Hasan Dosti, atė ditė na u gdhi i pamundur dhe zgjodhi Hoxhėn. Dhe Hasani, qė ishte 13 vjet mė i madh (1895) se Enver Hoxha (1908), nuk gjeti njė tjetėr por njė djalosh 28 vjeēar? I pėlqen apo jo Blendit, fjalimi ėshtė i Enverit. Ai foli nė emėr tė brezit tė ri, dhe madje gazeta Demokratia e botoi nė faqe tė parė. Pra nuk ishte rastėsi.
Kjo ishte e para dalje publike e Enver Hoxhės, nė njė aktivitet kombėtar pėr kohėn.
Mė pas libri ėshtė mbushur, me thėnie tė kundėrshtarėve tė tij dhe citime nga shtypi antikomunist, ku ka inate, shpėrthime, qė nuk janė morale dhe aq mė pak shkencore.
Momentin e 7 prillit, nė mėnyrė tė paturpshme, autori mundohet ta tregoj Enver Hoxhėn, si njė intelektual jo patriot dhe indiferent, ndaj kėsaj ngjarje tė madhe. Injoron njė dokument shumė tė rėndėsishėm dhe tė njohur nga historiografia, qė Enver Hoxha bashkė me Selman Rizėn, Foto Balėn dhe Abaz Ermenjin, u pushuan nga puna. Harresa bėhet nė mėnyrė tė qėllimshme, qė tė mohohet patriotizmi i Enverit nė njė moment tė rėndėsishėm tė historisė sė Shqipėrisė. Duke lėnė edhe fakte tė tjera shumė tė njohura, qė unė nė kėtė intervistė, nuk kam mundėsi ti pėrmend tė tėra. E gjithė kjo paēavure pėrgatitet qė, kur tė vij momenti i themelimit tė PK, tė thuhet qė Enverin e gjetėn rastėsisht nė rrugė dhe e morėn pėrdore nė mbledhjen e themelimit. Sa keq!
Historia nuk bėhet me kujtime dhe intervista, ato mbeten pėrherė burime dytėsore. Historia gjykohet me objektivizėm nė bazė tė dokumentacionit. Kėshtu do tė gjykohen nga historianėt dhe historia, ngjarjet madhore qė, i pėrfshijnė vitet 1941-1985. Prandaj, nuk na takon ne familjarėve tė Enver Hoxhės, tė merremi me to.
Por nuk mund tė lė pa sqaruar, shpifjen shumė tė rėndė, ku Blendi Fevziu thotė: Nė Ditarin e tij Hoxha sqaron se, edhe kur nisėn protestat dhe demonstratat e forta nė Prishtinė, ishte kundėr shpalljes sė Kosovės Republikė(f.183) Blendi nuk e referon se nė cilėn faqe tė Ditarit tė Enver Hoxhės, e ka gjetur kėtė citim. Po tė ishte gazetar serioz Blendi, duhet tė kishte lexuar librin me pėrmbledhje dokumentesh tė Enver Hoxhės Kosova ėshtė Shqipėri. Atje Blendi do tė kishte kuptuar se Enver Hoxha jo vetėm mbėshteste Kosovėn Republikė, por ishte dhe pėr mė shumė qė Kosova tė bashkohej me atdheun amė, me Shqipėrinė. Po citoj shkurt se ēka thėnė Enver Hoxha: Kosova ėshtė shqiptare, mbetet shqiptare dhe i pėrket Shqipėrisė. [E.H. Dit.Politik 19/2/1966] Dhe mė 13/6/1978, thotė: Ne vetė me duart tona, me forcat tona, do ta ndėrtojmė kėtė unitet tė kombit shqiptar. Kėtė detyrė tė shenjtė na i kanė lėnė amanet ta plotėsojmė tė parėt tanė. Nė mos arriftė dot brezi ynė qė ta plotėsojė atė, duhet tė pėrgatitim fushėn qė djemtė dhe vajzat tona tė kryejnė kėtė detyrė ndaj mėmės sonė tė dashur Shqipėri. Dhe ai e pėrgatiti fushėn qė djemtė dhe vajzat tė fitonin lirinė.
Ju pretendoni qė nė libėr, ka edhe shumė momente tė tjera qė, nuk i pėrmbahen tė vėrtetės. Si ėshtė kjo e vėrtetė?
Pasi autori pohon qė, biblioteka kishte 22 mijė kopje libra (nė fakt 25 mijė), fillon tė pėrshkruaj se ēfarė librash pėrmbante kjo bibliotekė. Pasi bėn kompetentin, pa ditur se ēfarė pėrmbante biblioteka, sepse ajo u pėrvetėsua nė mėnyrė tė paligjshme, nga drejtues shumė tė rėndėsishėm tė kohės, pas vitit 1993. Blendi me dashje, nė kėtė rast, mundet edhe nga padija, kufizon llojshmėrinė e titujve tė bibliotekės, vetėm nė libra historik dhe biografik, si edhe kujtime tė njerėzve tė mėdhenj tė globit.(f.327). Nėse do tė kishte hapur librin e Nexhmije Hoxhės Jeta ime me Enverin vol.2, do tė gjente njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė pėrmbajtjes sė bibliotekės, por edhe tė raportit qė kishte Enveri me librin. Mė tutje shton, nėse i bėn njė shqyrtim tė hollėsishėm listės sė librave tė bibliotekės sė Hoxhės nė Bibliotekėn Kombėtare, bien nė sy disa tregues kėrshėror. Por Blendi me gjithė kėrshėrin qė tregon, nuk mund tė nxjerri konkluzione se ēfarė librash preferonte Enver Hoxha. Ai nuk e di, qė nga 25mijė librat e bibliotekės sė shtėpisė, nė BK kanė shkuar vetėm 3600 libra, dhe kėto nga librat qė mbetėn, ngaqė ishin titujt mė tė dobėt. Pikėrisht kėto libra u dorėzuan, pėr tė mbuluar atė dėm tė madh qė iu bė jo vetėm familjes sė Enver Hoxhės, por edhe kulturės shqiptare. Mė ngre njė dyshim tė madh mbi abuzimet qė mund tė jenė bėrė nė librat qė ndodhen nė BK, pohimi i Blendit se njė pjesė e madhe e tyre janė tė nėnvizuara
nga Hoxha. Nė mėnyrė kategorike, e mohoj qė Enver Hoxha, nėnvizonte librat ose tė shėnonte diēka nė to. Kujdesi i Enverit shkonte deri aty, sa edhe faqet nuk i pėrthyente, por i vendoste njė shėnjues librash. Kam frikė qė, pėr tė pėrligjur kėto marrėzi qė po thuhen, do tė kenė bėrė ndonjė veprim mbi to. Megjithatė do tė jetė shumė lehtė e vėrtetueshme.
Kur flet pėr shtypin e huaj qė shfletonte Enver Hoxha, autori do tė tregoj qė ai ishte i pa azhornuar me aktualitetin nė botė. Ai shkruan: Shtypi i huaj qė ai [EH] shfletonte ishin kryesisht Le Monde dhe International Herald Tribune, por tė dyja gazetat vinin nė Shqipėri shumė vonė, po tė kesh parasysh qė pėr shumė vite drejt Tiranės fluturonte vetėm njė avion nė javė.(f.327) Blendi mbase e ka harruar, qė nė atė kohė, nė Shqipėri punonte 24 orė pa u ndalur, Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH). Dhe nga kjo agjensi, Enver Hoxhės i vinin dy herė nė ditė, lajmet mė tė fundit nga e gjithė bota. Duke pėrmendur kėtu, qė ai ishte edhe njė dėgjues i rregullt i emisioneve tė lajmeve tė radio- stacioneve tė huaja, si dhe i TV Italian, RAI.
Blendi mund ti sjellė edhe me avion informacionet e lajmeve, po tė paktėn ti sjellė nė kohė.
Dhe autori e mbyll jetėn e Enver Hoxhės, duke thėnė gėnjeshtrėn e fundit qė Enver Hoxha kishte rėnė nė vdekje klinike
dhe ekipi i mjekėve e gjeti tė shtrirė nė dysheme. Blendi e quan jo tė vėrtetė dėshminė e Nexhmije Hoxhės qė nė ato momente ishte prezent aty. Ajo nė librin e saj me kujtime Jeta ime me Enverin vol 2, e kujton kėshtu atė mėngjes, pranė tij ishte ende infermieri, qė ishte nė mbarim tė tualetit tė mėngjesit
pėr njė sekondė, Enveri u drodh dhe iu var koka mbi gjoks. Unė brofa nė kėmbė dhe bėrtita: Enver! Pastaj e tmerruar, pashė infermierin qė, duke e shtrirė me nxitim, mė tha: Shpejt, shpejt lajmėro mjekėt. Nė pėrshkrimin e saj del qartė qė, nga pozicioni ulur qė ishte, infermieri e shtriu menjėherė nė shtrat. Vetėm nėse kėrkon tė abuzosh mund tė sajosh shtrirje nė dysheme. Por gjithė kėtė, Blendi e fantazon, pėr tė bėrė paralelizėm me vdekjen e Stalinit, ku thotė, njė skenė identike me atė tė orėve tė fundit tė J.V.Stalinit.
Meraku i fundit qė i ka mbetur Blendit, ėshtė qė Enver Hoxha ndėrroi jetė pa thėnė asnjė fjalė tė fundit. Nuk duhet tė shqetėsohet, se Enver Hoxha e ka lėnė fjalėn e tij nė mijėra faqe tė shkruara dhe nė mijėra zemra njerėzish qė, e vlerėsojnė si Burrin mė tė madh tė Kombit Shqiptar.
Keni ndonjė gjė tjetėr pėr tė shtuar?
Mbeten plot tė tjera, por unė mendoj ta mbyll kėtu, duke i kėrkuar tė falur lexuesit qė (nga volumi i madh i problematikės) po ndalem pa arritur tė sqaroj gjithēka qė ėshtė e gėnjeshtėrt nė kėtė libėr si, disa shtrembėrime mbi ditėt e fundit tė vdekjes sė Mehmet Shehut, opinionet dashakeqėse tė vetė autorit pėr Nexhmije Hoxhėn, shtrembėrimeve qė kėrkon ti bėj marrėdhėnieve shumė tė mira qė kishte Enver Hoxha me Myslym Pezėn dhe Haxhi Lleshin, marrėdhėniet e Enverit me mjekėt qė duke i dhėnė fragmentare, nuk kuptohen si kanė qenė realisht, si dhe kontaktet me mjekėt e huaj, pėrshkrimet e vetmisė sė madhe, qė mbetet vetėm nė fantazinė e autorit, ekzagjerimet si ruhej blloku dhe Enver Hoxha kur shkonte me pushime, aredimi i shtėpisė ku jetonte Enveri bashkė me familjen, etj. Megjithatė do tė kemi raste tė tjera.
Gjėja e fundit, dua ti drejtohem publikisht Blendi Fevziut, mbi abuzimet qė po bėn me filmat privat tė Enver Hoxhės dhe familjes sė tij.
Ti Blendi Fevziu, nuk mund ti pėrvetėsosh filmat familjarė tė Enver Hoxhės. Ti nuk e di qė nė ato filma, dhe kurrė nuk do tė mund ta dish, sepse nuk ke jetuar pranė tij, ka momente meditimesh dhe gjendjesh shpirtėrore pėr shumė ngjarje tė rėndėsishme qė kanė ndodhur ato vite nė Shqipėri. Ka ngjarje familjare tė cilat na pėrkasin vetėn ne, pjesėtarėve tė familjes sė tij, dhe qė ti, tė paktėn pėr etikė duhet tė na kishe kėrkuar leje pėr transmetimin e tyre. Megjithatė ska problem, ne nuk kemi asgjė tė fshehtė pėr tė mbajtur, por kėrkojmė qė tė mos abuzosh dhe spekulosh me to, nė komentet qė bėn. Tė ka mbetur kamera tek noti qė bėn Enver Hoxha nė pishinė, madje duke e cilėsuar edhe stilin e notit. Ti kujton se po e deskretiton, njė njeri nė moshė, qė po bėn banjo, nė njė nga ditėt e pakta qė ai dilte nė plazh. Nuk tė shkon mendja, qė para publikut dukesh shumė i papjekur me komentet e tua! Po ta kujtoj, Enver Hoxha, asnjėherė nuk ka pretenduar se ishte notar qė thyente rekorde. Dhe po e mbyll duke tė thėnė, se sekuencat mė tė pafalshme qė ke transmetuar, janė ato tė ditėve tė fundit tė jetės sė tij. Ato nuk kanė tė bėjnė me aktivitetin e tij politik. Ai ishte njė njeri, nė prag tė vdekjes siē janė tė gjithė tė vdekshmit e kėsaj bote. Siē ka qenė edhe nėna jote e ndjerė, disa ditė para se tė vdiste. Dhe ti me paturpėsi, komenton flokėt e paprera dhe tė pakrehura, gjithmonė sipas teje. Kėshtu mund tė veprojnė vetėm burracakėt.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb) |
|
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Publikuar më 16 nėntor, 2011 nė orėn 23:38 |
Madhësia e shkronjave:
 |
| Kategoria: Intervista |
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| GRUAJA SHQIPTARE DHE SOCIALIZMI FITIMTAR! |
E dielė, 22 prill 2012 - 07:55 «Askush s'mund t'i thotė vetes se ėshtė i lirė pa luftuar pėr ēlirimin e tė tjerėve dhe nė radhė tė parė tė gruas shqiptare»
Enver Hoxha
INTERVISTĖ ME... |
Vazhdo në kategorinë: Intervista |
|
|
|
|
|