| Ja tė pathėnat qė mori me vete Dhimitėr Shuteriqi |
|
|
Flet e shoqja e shkrimtarit Dhimitėr Shuteriqi, Mynever Shuteriqi
Ajo, ėshtė njė grua e rrallė, me njė art tė vėrtet tė rrėfyeri pėr gjithēka, por mbi tė gjitha kur ėshtė fjala pėr bashkėshortin e saj, Dhimitrin, me tė cilin ajo rri, flet dhe punon ēdo ditė. Biseda me tė, tė ngjall kėnaqėsi intelektuale. Kur flet ajo Dhimitrin e ke tė gjallė. Jo vetėm se ajo ndau me tė 60 vjet tė jetės sė saj, por se pėrsėri jeton me tė nė kujtime, nė shėnime, nė dorėshkrime, fotografi, nė libra ku ėshtė shpirti i tij.
Bisedoi: Albert Zholi
 Mynevere Shuteriqi Kur jeni njohur me Dhimitrin?
Me Dhimitrin unė kam pasur shumė lidhje se kemi punuar gjithmonė bashkė edhe nė kohėn e luftės, nė njė zonė nė periferi tė Elbasanit ilegalė. Kemi punuar nė njė nga fshatrat mė tė thella se ne ishim tek shtypi ilegal. Qė nga kjo kohė ne kemi punuar bashkė, ku nė isha redaktor ai ishte kryeredaktor. Kur unė isha punonjėse i propagandės nė Elbasan ai ishte shef. Edhe kėtu nė Tiranė ai u interesua qė unė tė isha brenda kėtij kuadri qė merresha me shtypin dhe me botimet dhe kam punuar me shtypin dhe botimet nė tė gjithė jetėn time. Unė kam qenė nė Komitetin Qendror tė Partisė nė sektorin e shtypit, pastaj kam qenė zv/ drejtore e shtėpisė botuese 8 Nėntori. Kam qenė gjithnjė afėr veprimtarisė shkencore tė Dhimitrit. Po tė isha njė mjeke, apo agronome , nuk do tė isha kaq afėr me veprėn e tij dhe nuk mund tė flisja me kompetencė.
Dhimitėr Shuteriqi ka njė vepėr madhore nė disa fusha, por cila ėshtė e pėrbashkėta nė to?
Ėshtė geni i fortė patriotik qė pėrshkon tė gjithė veprėn e tij, veprėn shkencore dhe veprėn letrare. Kjo ėshtė e dukshme nė faktin qė ai ėshtė lidhur me rrėnjėt e qytetėrimit shqiptar, duke filluar nga Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850, tė botuar nė vitin 1962. Kjo vepėr ėshtė biografia e gjithė librit shqip qė pėrpara Buzukut e kėtej. Pra, botimi i parė i shkrimeve shqipe fillon qė nga viti 1332 dhe vjen deri nė vitin 1850. Kėtė libėr Dhimitri e pasuroi dhe pse u botua pas vdekjes se tij. Nė kėtė libėr ai tregon se tekstet shqipe, pra gjuha e shkruar fillojnė nė vitet 800. Ai qe njė gėrmues dhe njė kėrkues i ēmueshėm i rrėnjės sė gjuhės shqipe. Libri i shkrimeve shqipe qė e botoi nė vitin 1962, erdhi si rezultat i njė pune shumė tė madhe nėpėr biblioteka dhe nėpėr arkiva, sepse ai kishte mendimin se shqipja ėshtė shkruar shumė hershėm. Dhe gjeti kėto tekste shqipe qė ne i botuam nė vitin 2006, mbasi iku nga jeta, Nė kėtė libėr ai e sjell shumė mė pėrpara origjinėn e shqipes. Tė gjitha janė dokumentuara dhe janė hedhur nė tekstet shqipe.
Po libri Aranitėt?
Pastaj vijnė Arianitėt, qė ėshtė botuar nė vitin 1965 dhe qė hedh dritė nė periudhėn pėrpara Skėnderbeut. Aranitėt janė njė nga familjet kryesore tė mesjetės shqiptare para Skėnderbeut, tė cilėt u dalluan pėr rezistencėn ndaj turqve. Kjo ishte njė familje shumė e madhe. Selinė e kishte nė Sopot dhe u shtrinė nė shumė krahina tė tjera tė Shqipėrisė nė veri dhe nė jug, Librazhd. Elbasan. .Mė vonė vajza e Gjergj Arinaitit, Donika u martua me Skėnderbeun. Donika ėshtė e bija e Gjergj Arianitit. Arianitėt nuk ėshtė njė monografi e plotė, sepse ai mendonte se kjo vepėr do tė kishte edhe dy kapituj tė tjerė, ku i fundit do ishte pasardhėsit e Skėnderbeut nė emigracion nė Itali. Kjo nuk u realizua dot dhe nė parathėnien e librit pėr Aranitėt unė i kam dhėnė botuesit njė shėnim pėr Dhimitrin, ku thuhet se pėrse nuk e realizoi kėtė vepėr tė plotė.
Po vetė Dhimitri nga cila familje rrjedh?
Dhimitri ka qenė nip i Kristoforidhit. Dhimitri ka pasur njė fat nė jetėn e tij, se ka lindur nė njė familje ku ndjenja e patriotizmit dhe e arsimit ka pasur rėndėsi jetike. Librat e Kristoforidhit, Dhimitri i kishte nė shtėpi dhe i ruante si sende tė shenjta. Familja e tij ishte njė familje ku ndjenja e patriotizmit dhe e dashurisė pėr shkrimin e shqipes kanė qenė ndjesia dhe krenaria brenda familjes. Kėtė, e kishin si pasuri shpirtėrore. Babai i Dhimitrit ka qenė njė njeri qė ka pasur njė jetė aktive nė kohėn para Shpalljes sė Pavarėsisė. Ai ka qenė nė luftė, dhe nė Kongresin e Manastirit ka qenė delegat (babai i Dhimitrit qė quhej Simon). Ai ka qenė edhe mėsues i parė i normales sė Elbasanit. Shoqata qė themeloi nė vitin 1909 shkollėn e parė tė mesme nė Shqipėri, Simoni ka qenė sekretar i kėsaj shoqate, themeluesi i kėsaj shoqate. Me kėtė dashuri pėr atdheun dhe gjuhėn shqipe e edukoi tė birin Dhimitrin ai.
Pra, traditėn e babait e vazhdoi Dhimitri?
Po! Ai kishte njė pasion nė mėsimin e gjuhės shqipe. Dhimitri brenda familjes kishte njė atmosferė patriotike. Kjo ishte ajo nxitja qė i dha Dhimitrit dėshirėn e zjarrtė pėr tu marrė mė shumė me traditėn e hershme shqiptare, me kėrkimin e rrėnjėve tė qytetėrimit shqiptar.
Pengjet e Dhimitrit?
Ai ka ikur me tre pengje nga jeta. Ai vazhdimisht mė thoshte se nuk mu dha mundėsia asnjėherė tė shkoja nė Napoli, nė Spanjė, Turqi pėr tė parė dokumentet qė ka atje mbi kėto figura qė ka pėrshkruar nė libra. Pra ai skishte tė dhėna tė plota, qoftė mbi Arianitėt, Naim Frashėrin dhe Marin Barletin etj.. Ky ishte njė nga pengjet e veēantė tė Dhimitrit. Peng tjetėr ėshtė edhe leksiku i shqipes. Fjalė tė shqipes para Buzukut. Kjo ėshtė njė vepėr e botuar nė formė studimi me titullin Fjalori parabuzukian. Mė vonė Dhimitri kėtė e pasuroi dhe unė kur kam folur pėr kėtė vepėr, kam thėnė qė ai nuk e botoi si vepėr tė plotė pėr arsye se ai donte ta pasuronte me fjalė tė tjera. Pra, ai kishte akoma pėr tė bėrė. Kjo kanė qenė vepra shumė e mundimshme pėr tė. Veprat si Leksiku i shqipes, Fjalori parabuzukian, Arianitėt kanė qenė vepra shumė tė mundimshme pėr tė. Ai i kishte botuar si shkrime nė Buletinin e Shkencave historike, por luftoi gjithmonė pėr ti pasuruar. Nė Shkrimet Shqipe nė vitet 1332-1850, ai ka thėnė qė shqipja ėshtė shkruar mė herėt se kaq. Ai kėrkoi, hulumtoi, luftoi me tė gjitha mundėsitė e tij. Unė kam disa dokumente, shkrime qė i kam gjetur nė dosjet e tij qė i kanė ardhur nga Spanja, Madridi dhe nga shumė vende tė tjera, nga bibliotekat qė ai kėrkonte. Kėtė libėr qė unė po pėrgatis pėr botim, Leksiku i shqipes para Buzukut, them qė unė e botoj me njė peng, me pengun qė kishte ai qė nuk e botoi vetė. Dhimitri kishte mendimin se Historia e Letėrsisė, meqenėse ishte si tekst shkollor, duhej tė paraqitej e plotė me tė gjithė autorėt pavarėsisht gjykimit politik. Jeta duhej ndarė nga vepra, pasi kjo vepėr ėshtė botuar mbi 12 herė. Madje ishte botuar dhe nė Kosovė. Sa herė bėheshin ribotime Dhimitri kėrkonte gjithmonė qė tė futeshin kėta autorė, duke e ndarė jetėn nga vepra. Pėr tė ditur jetėn e Fishtės ai bėri disa kėrkesa nė Ministrinė e Arsimit tė kohės dhe pėrgjigjja e Ministrisė sė Arsimit ka qenė gjithmonė kjo: Ne nuk bėjmė tekst pėr publikun, ne bėjmė tekst pėr shkollėn sipas Historisė sė Shqipėrisė, ndaj nė tė do tė jenė vetėm ata autorė qė janė nė programet e shkollės. Ky ishte pengu i Dhimitrit qė ai mendim i drejtė qė kishte ai, se nė histori nuk duheshin bėrė dallime, pėrjashtime, pavarėsisht ideve, duhet studiuar vepra e gjithkujt pėr tė qenė larg politikės tė ndahet autori nga vepra. Nė atė periudhė nė qoftė se kishe njė jetė politike jo tė drejtė edhe vepra trajtohej e tillė. Psh, disa nga emrat e mėsipėrm si Fishta, Konica, i kanė thurur lavde fashizmit, por kanė vepra shumė interesante. Dikush prej tyre ka thėnė se Duēja dhe Hitleri janė gjenitė mė tė mėdhenj tė kohės. Kėtė e ka cilėsuar dhe Arben Puto nė librin e fundit Lufta Italo-Greke. Puto tregon pėr Fishtėn se Fishta i ka dėrguar njė letėr Duēes si njeri anti-islamik. Dhe ai i thotė se ne kemi njė fatkeqėsi tė madhe nė Shqipėri, se shumica e shqiptarėve janė myslimanė. Pra i takon fashizmit qė ta zgjidhė kėtė problem.
Kush figurė tjetėr ėshtė qė Dhimitri ka dashur ta fusė pėr tu studiuar?
Koliqi. Sot ėshtė shkruar apo ka dalė si dokument, ku Koliqi paraqitet si njė fashist i veshur me rroba fashiste. Njeri qė donte qė ta fashistizonte tė gjithė shkollėn shqipe. Por vepra e tij ėshtė shumė e mirė. Pra ndahet jeta nga vepra. Kėtė bėnte Dhimitri apo donte tė bėnte.
Pse thoshte Dhimitri se Historia e Letėrsisė do mė bėjė borxhli
Nė minutat e fundit tė jetės sė tij mė ka thėnė: Ti e di si e kam shkruar Historinė e Letėrsisė, ti e di, mė tha se ēfarė pengu kam pasur. Pengu ka qenė ky, qė nė historinė e letėrsisė, siē dihet, se nuk u futėn shumė autorė si Fishta, Koliqi, Konica e tė tjerė, tė cilėt dikur paragjykoheshin politikisht pėr qėndrimet e tyre Brenda asaj politike tė kohės, kėta nuk u lejuan tė futeshin nė Historinė e Letėrsisė Shqipe. Historia e letėrsisė nė fillim ishte si botim i Ministrisė sė Arsimit, nė variantin e dytė erdhi si botim i Universitetit Shtetėror tė Tiranės, nė variantin e fundit ishte botim i Akademisė sė Shkencave. Nė tė treja botimet ai ka qenė kryeredaktor, por edhe autor, pra ka punuar shumė pjesė tė tij. Ai i shikonte me shume kujdes pjesėt e kėtij botimi pasi ka qenė njė punė sfilitėse. Historia e Letėrsisė sė Shqipėrisė ishte gjithmonė tekst i shkruar pėr shkollat e mesme, pastaj mė vonė pėr universitetet dhe pastaj mė vonė si tekst akademik.
Dhimitri thoshte se, do tė vijė njė ditė qė Historia e Letėrsisė do tė mė marrė nė qafė. Sepse do tė thonė njerėzit se ti e shkrove historinė e letėrsisė dhe pėrse i hoqe kėta njerėz?! Edhe sot ėshtė gjykuar pėr kėtė. Janė bėrė shumė sulme tė padrejta ndaj tij. Edhe pengu im ky ėshtė, se jemi sulmuar padrejtėsisht pėr Historinė e Letėrsisė Shqipe.
Historia e letėrsisė shqipe nuk ka qenė vepėr e Dhimitrit, por ka qenė vepėr kolektive dhe e komanduar nga tė tjerėt. Ai ka qenė kryeredaktor dhe autor. Orientimet vinin direkt nga Partia. Ėshtė bėrė edhe njė film dokumentar pėr Dhimitrin qė ėshtė dhėnė nė vitin 2005 dhe unė atje e kam thėnė se pengu i madh i tij ka qenė ky.
Dhimitri, rilindėsi i fundit
Nė shtypin e kohės tė socrealizmit Dhimitri u trajtua si rilindėsi i fundit. Sepse ishte marrė shumė me traditėn. Janė disa vepra tė Dhimitrit qė flasin pėr kėtė, por ka edhe tė tjera tė botuara pas vdekjes sė tij. Ėshtė edhe njė libėr qė ka tė gjithė dokumentet e tė gjithė periudhės sė Skėnderbeut. Ai ka pesė pėrmbledhje studimesh letrare, me figura tė shquara tė traditės tė Rilindjes Kombėtare. Po kėshtu ėshtė edhe krijimtaria e tij letrare. Veprat e tij mė tė realizuara janė tregimet me temė historike. Nė njė libėr flet edhe pėr jetėn e Marin Barletit, pėr Ali Pashė Tepelenėn, Gjon Golemin edhe shumė tregime tė tjera qė konsideron si tregime tė realizuara mė mirė artistikisht.
Konica, njė ēudi mė vete, aleat i fashistėve
Pėr Konicėn, Dhimitri mė ka folur shumė. P.sh., nė vitin 1937 Zogu solli eshtrat e Naim Frashėrit nė Shqipėri. Babai i Dhimitrit i shkruan njė letėr Dhimitrit nė Francė. Nė atė kohė Dhimitri ishte student nė Francė (nė vitin 1937). Ai nė atė kohė ishte 22 vjeē. Ai thotė se ti vij turp Konicės qė nė kėtė moment, ku ne e kishim njė moment tė shenjtė qė sillnim nė Shqipėri eshtrat e Naimit dhe ai shkruante nė gazetėn Dielli tė Amerikės sulmet pėr Naim Frashėrin. Ka dhe shumė materiale tė tjera tė dokumentuara pėr figurėn e Konicės. Ai ka bėrė nė jetėn e vet kompromise shumė tė ulėta, qoftė edhe me Zogun. Zogu e ēoi ambasador nė SHBA dhe ky filloi qė ta shante Zogun salloneve tė Amerikės.
Konica bėnte njė jetė prej njė njeriu modern tė pasur. Ai jetonte nė njė hotel nga mė tė mirė tė Amerikės, se ai ishte ambasador i Shqipėrisė nė Amerikė. Ai ka bėrė shumė kompromise, dhe kompromisin e fundit e ka bėrė me Italinė, sepse e futi ambasadėn nė borxhe tė mėdha, ku edhe Italia fashiste iu drejtua Duēes qė tė paguante borxhet. Konica edhe sipas Putos ka vdekur si njė njeri nė aleancė me Italinė fashiste.
Fishta, me komplekset e tij, antiislamik
Disa nga emrat si Fishta, Konica, i kanė thurur lavde fashizmit, por kanė vepra shumė interesante. Dikush prej tyre ka thėnė se Duēja dhe Hitleri janė gjenitė mė tė mėdhenj tė kohės. Kėtė e ka cilėsuar dhe Arben Puto nė librin e fundit Lufta Italo-Greke. Puto tregon pėr Fishtėn se Fishta i ka dėrguar njė letėr Duēes si njeri anti-islamik. Dhe ai i thotė se ne kemi njė fatkeqėsi tė madhe nė Shqipėri, se shumica e shqiptarėve janė myslimanė. Pra i takon fashizmit qė ta zgjidhė kėtė problem.
Dhimitėr S. Shuteriqi lindi nė vitin 1915 nė Elbasan dhe vdiq mė 22 korrik tė vitit 2003, ishte shkrimtar, poet dhe studiues i shquar shqiptar.
Vepra
Kangėt e rinisė sė parė (1935)
Kangė (1936)
Ēlirimtarėt, roman (1952)
Fyelli i Marisiasit (1963)
Gjashtėdhjetė tregime nė njė, tregime
Tregime tė zgjedhura (1972)
Njė mal me kėngė (1975)
Kur rendte hėna nėpėr re (1982)
Vėrshimet e vjeshtės (1984)
Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850 (1976)
Autorė dhe tekste (1977)
Mbi Barletin dhe shkrime tė tjera (1979)
Sytė e Simonidės (1998) |
|
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Publikuar më 23 nėntor, 2011 nė orėn 19:14 |
Madhësia e shkronjave:
 |
| Kategoria: Intervista |
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| GRUAJA SHQIPTARE DHE SOCIALIZMI FITIMTAR! |
E dielė, 22 prill 2012 - 07:55 «Askush s'mund t'i thotė vetes se ėshtė i lirė pa luftuar pėr ēlirimin e tė tjerėve dhe nė radhė tė parė tė gruas shqiptare»
Enver Hoxha
INTERVISTĖ ME... |
Vazhdo në kategorinë: Intervista |
|
|
|
|
|