Flet ish-komandanti i Flotės Luftarake Detare tė Sarandės
Dhiogjen Gjergji: Ju tregoj studimet nė Leningrad, miqėsinė e zjarrtė me rusėt dhe porositė e Halim Ramohitos, kur u prishėn marrėdhėniet

Dhiogjen Gjergji, ish-komandanti i Flotės Luftarake Detare tė Sarandės, tregon karrierėn e tij ushtarake si detar nėnujės: studimet nė Bashkimin Sovjetik, lidhjet shpirtėrore me studentė, pedagogė dhe vajzat e ēiltra dhe tė bukura ruse; ftohja politike midis dy vendeve dhe largimi i studentėve pa dhėnė ende provimet; klima nė Tiranė e acartė, praktika mėsimore e parė nė sallėn e gjyqit tė Teme Sejkos.
Ju keni qenė nė Rusi pėr studime dhe i keni ndėrprerė ato?
Kur isha me studime nė Rusi njoha njė shoqe me emrin Tamara. Me tė lidha njė miqėsi tė ngushtė si dy miq tė mirė. Disa herė ajo mė sillte rroba apo gjėra tė ndryshme pėr t’i ēuar tek njerėzit nė shtėpi. Unė Tamarėn e quaja njė shoqe tė mirė dhe e kam dhe mė ka respektuar si shok. Ajo, gjithashtu, respektonte edhe shokėt e mi tė ngushtė, sidomos Rustemin, Muharremin, Tomėn, Et'hemin dhe shoqėrohej me Valin, Llarisen etj.. Rustemi dhe Et'hemi, duke parė cilėsitė e Tamarės qė ishte tepėrt e rregullt, serioze, u lindi dyshimi se mos unė me tė "shkonim mė tej" dhe mė thanė me lezet tė kisha kujdes. Megjithatė, unė e kuptoja mirė qė ne nuk duhej tė martoheshim me to, sepse ne dhe familjet tona kishin tjetėr mentalitet, tė tjera kushte. Ne duam qė gruaja tė vijė edhe nė fshat, t'u shėrbejė edhe pleqve, tė presė e tė pėrcjellė mysafirė tė karaktereve tė ndryshme. E, ato nuk i honepsin dot kėto gjėra. Kėshtu qė mė mirė vajzė vendi. Dikush mė tha se, Tamara ndryshon, pėrshtatet. Sidoqoftė,- u thashė unė- e kam ndarė mendjen. Ajo nė punėn dhe nė fatin e saj e unė nė punėn time.

Viti 1960 ka qenė vit i ftohjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, kishit ndjerė ju ndonjė gjė?
Kur shkuam me avion nga pushimet mė 30 shtator 1960 nė Moskė, nuk kuptuam gjė fillimisht. Pastaj me tren, mė 4 shtator u nisėm nga Moska pėr nė Leningrad. Bėnte ftohtė. Nė stacion na prisnin shokė e miq. Kuptohet kishte dalė dhe Tamara. Ne kishim marrė tufa me lule mimozash nga Shqipėria se ata vdisnin pėr lule. Pėr ta, lulet qenė dhuratat mė tė mira. Pėr Tamarėn, veē mimozave kisha marrė edhe njė karficė flutur shumė tė bukur dhe njė parfum 800 lekė nė atė kohė, i jashtėzakonshėm. Ajo u gėzua dhe mė falėnderoi disa herė. Filluam dhe vazhduam normalisht mėsimin dhe jetėn aktive nė shkollė dhe nė atė qytet ku jeta gumėzhinte. Ēdo gjė shkonte mirė, por... por politikat dhe ideologjitė hyjnė e prishin punė.

Kur e kuptuat kėtė?
Mė 17 maj 1961, vjen nė shkollė Atasheu ynė ushtarak Gjeneral Halim Ramohito, i cili na shpjegoi situatėn pėr tė cilėn ne dinim diēka dhe nė fund na thotė: Qeveria shqiptare ka vendosur tė kthehemi nė Shqipėri dhe studimet do t’i vazhdoni aty ku i kini lėnė. Ne shpėrthyem nė duartrokitje saqė dėgjohej nė ambientet e shkollės. Na porositi tė ishim tė kujdesshėm e tė mos dėmtonim asnjė gjė. Po t'u pyesin rusėt shpjegojuani. Kini kujdes nga provokimet. Provimet kush tė dojė t'i japė, se ishte sezon provimesh. Sapo u largua Atasheu, ne bėmė copa-copa fotografinė e Hrushovit. U krijua njė situatė e ndezur revolucionare dhe patriotike. Ka thėnė njė njeri i menēur: "Situata revolucionare tė bėn revolucionar, pavarėsisht se sot fjala revolucionar ėshtė hequr nga pėrdorimi se tremb pushtetarėt".

Ē’qėndrim mbanin pedagogėt?
Komandanti i shkollės, i respektuari Egipko, kishte qenė nė Moskė, kishte marrė udhėzimet e duhura dhe qe kthyer nė shkollė, ku kishte marrė vesh kufizimet qė na kishin bėrė. Na mblodhi ne shqiptarėve dhe na tha: Sė shpejti mund tė vijė urdhri qė ju tė largoheni, prandaj tė jeni nė shkollė, se unė mbaj pėrgjegjėsi para qeverisė sovjetike e asaj shqiptare. Nė vend dha urdhėr tė hiqeshin kufizimet e bėra e tė rilidheshin telefonat. Na porositi qė nė ēdo kohė tė dinim vendndodhjen e shokėve.

Mė nė fund u nisėt...
Pedagogėt nuk besonin se do tė iknim. Ne me tė gjithė mund tė prishemi, por me shqiptarėt jo, thoshin ata. Edhe po ikėt nė shtator do tė ktheheni. Megjithatė dita e fundit erdhi. Ishte data 22 maj 1961. Me avionin "TU 104" u nisėm nga Moska pėr nė Tiranėn tonė. Ishte udhėtimi i fundit. Avioni merr gradualisht lartėsinė dhe fluturon nė hapėsirėn e pafund. Nė sedilje jam me Mihalin. Ai vetėm qan dhe qan. Tė gjithė jemi tė mėrzitur, por ai ėshtė nė ekstrem. Udhėtojmė tre orė pa ndėrprerė, pastaj mbėrrijmė nė Tiranė. Kishin dalė pėr tė na pritur autoritete tė Ministrisė sė Mbrojtjes e shumė tė tjerė. Ne ishim tė parėt qė ktheheshim pas acarimit tė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik. Jo vetėm ishim tė parėt qė ktheheshim, por edhe qėndrimi ynė atje, ishte dinjitoz, saqė udhėheqėsi ynė kryesor, nė njė fjalim tha: "Qėndrimi heroik i marinarėve tė Leningradit". Tė nesėrmen na priti vetė Ministri Beqir Balluku, nė Shtėpinė e Oficerėve, ku ishin tė pranishėm gjithė udhėheqja e Ministrisė. Na pėrshėndeti ngrohtėsisht, na falėnderoi pėr qėndrimin tonė dhe na uroi suksese pėr atje ku do shkonim. Tė jemi realistė edhe ne ishim krenarė pėr qėndrimin dhe korrektėsinė qė mbajtėm nė Leningrad, por na erdhi mirė qė edhe na vlerėsuan. Kėshtu, djemtė u kthyen nė atdhe, pavarėsisht motivit tė kthimit. Ne ishim dhe jemi bij tė kėtij vendi dhe gjithēka e bėmė nė emėr tė tij. Nuk jemi bėrė kurrė pishman pėr qėndrimin qė mbajtėm. Epitetet qė na vihen ne i nxjerrim nė anė si tė padobishme, qė tė mos ndotin atė veprimtari brilante tonėn, nė atė periudhė dhe mė vonė. Nuk kemi qenė bashibazukė e jeniēerė, por bij dhe ushtarė tė kėtij vendi, qė edhe gjakun po tė qe nevoja, e kthenim nė barut pėr mbrojtjen e Shqipėrisė.

Si nė njė film, pėr tė thėnė se edhe Zoti ekzistoka
Nė qershor 2004. Hipa nė autobus pėr tė ardhur nė qendėr nė Tiranė. Ulem nė njė sedilje afėr derės. Dy stacione mė tej hipin dy femra, njėra 30-35 vjeēe, tjetra aty tek njėzet e pesat. I dėgjoja qė bisedonin rusisht. Sigurisht, m’u shtua kureshtja. Njėra i tha tjetrės: “Kemi tri ditė, nuk gjetėm gjė. Nesėr ikim!... S’kishim ē’bėnim mė!... “Kė kėrkoni tė gjeni”? – u them. Mė e madhja nxjerr nga ēanta njė letėr dhe ma jep mua. Aty lexohej nė rusisht: "Dhiogjen Gjergji, ishte nė Leningrad nė vitet 1959, 1960, 1961". Perėndi, nėse ekziston, mė thuaj jam nė ėndėrr apo...! Ato vunė re tronditjen time. “Ai qė kėrkoni ju, jam unė! “Vėrtetė”?! - thanė ato. Unė nxora dokumentin, pasaportėn, adresėn, numrin e telefonit. Pas kėsaj pimė njė kafe nė lokalin e Pallatit tė Kulturės. Mė thanė se kishin kėrkuar pėr zyrė adresash, por s’kishte tė tillė. “Ne jemi vajzat e Tamarės”, tha e madhja kur e pa se s’kishte mė gjė tjetėr pėr tė thėnė. Ajo na e ka lėnė amanet tė tė kėrkonim nėse na jepej mundėsia tė vinim nė Shqipėri. Pėr gjithēka do tė bisedojmė nesėr. I ftova nė shtėpi. Nuk pranuan. U dhashė numrin e telefonit dhe e lamė pėr t'u takuar nė orėn 10:00 tek Korpusi kryesor i Universitetit. I pėrcolla deri tek Ministria e Mbrojtjes dhe aty u ndamė. Edhe nė shtėpi mundohesha tė mbaja emocionet. Gjumi pothuajse nuk mė zinte. Nė orėn 05:00 tė mėngjesit, bie zilja e telefonit: Mirėmėngjesi, Dhiogjen dhe na fal qė telefonuam kaq shpejt. Ne do ikim, ashtu e kemi punėn. Pasi disa ditėsh do tė jemi nė Izrael, atje banojmė. Mami na ka vdekur para gjashtė vjetėsh! Lamtumirė!... - dhe mbyllėn telefonin. Nuk e di pse kėto e mbyllėn kėshtu, kėtė histori?!...

Flamuj, foto tė Enver Hoxhės, brohoritje nė trenat rusė
Mė 21 maj 1961, vjen urdhri pėr nisje, pėr tė lėnė atė shkollė me emėr e pėr tė shkuar nė Shqipėri. Morėm bagazhet dhe u grumbulluam te sheshi i shkollės. Vjen Egipkua, na pėrshėndet. Savicki i raporton se, mungojnė disa. Atij nuk i erdhi mirė se na kishte porositur vetė. “Pėr njė orė ju duhet tė niseni, djema. Nuk ėshtė mirė qė nuk jeni tė gjithė prezent. Unė, Mihalin, shkova e mora tek Vera, sapo e mora vesh qė do tė niseshim. Komandanti i shkollės vuri nė dispozicion mjete pėr tė gjetur ata qė mungonin. Nė oborrin e shkollės qėndronin nė pritje dy autobusė tė vegjėl ushtarakė. Nė xhamat e pėrparmė tė tyre, vendosėm portretin e Enver Hoxhės dhe anash nga dy flamuj shqiptarė. U nisėm drejt stacionit tė trenit. Studentėt sovjetikė na ndiqnin me sy nga dritaret. Ata nuk u lejuan tė vinin nė shesh. Na shoqėronte nė kėtė udhėtim tė fundit Savicki. Erdhėn edhe disa pedagogė me iniciativė, megjithėse, ne u thamė tė ktheheshin pėr tė mos patur ndonjė pasojė. Ata erdhėn deri nė stacion. Rrugės ne brohorisnim dhe hidhnim parulla. Mbėrrijmė nė stacion. Atje, veē udhėtarėve kishin ardhur shumė studentė kinezė qė studionin nė Leningrad. Kishin ardhur edhe vajzat qė ne kishim miqėsi me to, kush kishte mundur dhe kush e kishte marrė vesh. Momente elektrizuese. Tė brohoriturat nuk pushonin. Njerėzit shikonin me habi. U krijua njė situatė e papėrsėritshme.

Kush pyeste pėr sentimentet tona, pėr Tanjushkat dhe Rjabinushkat tona
Unė, sigurisht u takova me Tamarėn, e cila nuk m’u nda derisa u nisėm. Nė njė moment, heq nga dora njė "Zvezda" dhe ma jep duke mė thėnė: Dhiogjen, merre kėtė orė dhe tė lutem shumė, jepja asaj qė do tė jetė gruaja jote! Ta jap me gjithė zemėr...! Unė nė fillim ngurrova t'ia merrja. Ajo mė shikoi drejt e nė sy, gjysmė e lotuar, duke mė thėnė: Ti jo vetėm qė do ta marrėsh, por do ta ruash pėr t'ia dhėnė asaj qė do tė jetė bashkėshortja jote. Treni filloi tė fishkėllente, qė lajmėronte jo vetėm nisjen, por edhe ndarjen me ata qė kishin dalė pėr ta na pėrcjellė. Ajo mė jep adresėn e prindėrve. Po unė aty nga mesi i viteve 1970 i asgjėsova shenjat qė kisha prej andej, kėshtu qė nuk u rivendosem asnjėherė lidhjet. Takohem me Tamarėn e mirė, atė vajzė tė thjeshtė sovjetike. Mė pėrqafoi fort dhe mė dha tufėn e luleve pėr tė mos u takuar mė kurrė. Hipėm nė tren dhe dolėm nė dritare pėr tė parė ata qindra duar qė na pėrshėndesnin. Lamtumirė, o njerėz tė mirė! Lamtumirė, o Leningrad i mrekullueshėm! Lamtumirė, o shkollė qė nuk arritėm tė merrnim dot diplomėn tėnde! Lamtumirė dhe ti Tamarė! Lamtumirė...!

Edhe burrat qajnė…kur duhet vėrtetė tė qajnė
Treni ecte drejt Moskės. Velo Azemi, qė ishte njė vit para nesh, qe i shqetėsuar. Ai i kishte thėnė gruas sė tij sovjetike, Irės nė Rigė qė tė vinte nė Moskė me djalin dhe plaēkat. Velua, ishte martuar kur ne ishim nė Rigė me njė vajzė. Ira me djalin, Ilirin do vinin nga Riga nė Moskė. Nė fakt ata kishin ardhur para nesh. Kur zbritėm pamė Irėn nė makinėn e ambasadorit tonė nė Moskė, Nesti Nase. Ambasadori na takon dhe i thotė Velos: Merri plaēkat, se Irės i duhen dokumente dhe pas njė jave do vijė. Nėnteksti ishte: Merr plaēka se ajo nuk do vijė. Dhe vėrtet, Ira me Ilirin s'erdhėn kurrė. U veprua mirė apo keq, kjo analizė nuk mė pėrket mua. Kohė mė vonė, nė Vlorė, kur Velua do martohej dhe i duhej shkurorėzimi me Irėn, shkuam tė dy nė postėn e Vlorės pėr tė folur nė telefon me Irėn. Pasi pėrshėndetet me tė, i thotė qė t'i dėrgonte shkurorėzimin. Ajo i thotė: Pse i humbe shpresat? Velua i pėrgjigjet me zė tė dridhur se do tė martohej. Ira i thotė: Na, foli djalit! Ē'tė bėnte Velo Azemi? Ishin ēaste dramatike. U shkri dhe s'foli dot asnjė fjalė, vetėm mė zgjati mua receptorin e telefonit. Fola me Irėn. I shpjegova gjendjen e Velos dhe i thashė tė jetė mirė me gjithė djalė. Ajo mė tha: I dashur mik! Lamtumirė! Mos u bėj merak porosinė Velos do t'ia plotėsoj!...

Leksioni i parė i praktikės sonė mėsimore, gjyqi i Teme Sejkos
Ne e kishim marrė vesh qė nė vitin 1960, Teme Sejko me njė grup ishin arrestuar. Tani zhvillohej gjyqi nė kinemanė e “Brigadave”, atje ku ėshtė sot selia e Partisė Socialiste. Tė akuzuarit ishin ulur nė tre rreshta, nė stola apo karrige, nuk dalloheshin mirė. Na ēuan atje tė dėgjonim gjyqin, qė nė tė vėrtetė mbeti vėth nė vesh pėr tėrė jetėn tonė. Gjatė pyetjeve dhe shpjegimeve, vetė Teme Sejko, pranoi qenien e tij agjent dhe se itinerarin e lundrimit tė nėndetėses tonė tė zbulimit ia kishte dhėnė ai i Flotės sė 6-tė Amerikane nė Mesdhe. Unė nuk bėj analizė, por nė konceptin tim janė tė papranueshme ato qė thuhen pėr atė e tė tjerėt, se ishin sajesa tė Sigurimit tė Shtetit. Sipas kėtyre zėrave, nuk ka patur agjentura tė huaja tek ne, kur dihet qė ēdo shtet ka agjenturėn e vet me shtete tė tjera, aq mė tepėr me shtetin fqinj. Kėtė e kanė pranuar edhe vetė shtetet e perėndimit e udhėheqėsit e tyre si Toni Bler, i cili hapur deklaroi, se ne dėshtuam me Shqipėrinė.

Teme Sejko, vėrtet agjent, ja prova qė unė nuk e tregova kurrė
Kur unė u bėra komandant gjuajtėsi (anije kundėr nėndetėseve), nė njė ditar tė anijes qė qe nė mikroarkivin e saj, hedhur pa kujdes dhe nuk qe dorėzuar shkruhej: "Ora... morėm nė bord Komandantin e Flotės tė pashoqėruar nga asnjė anėtar Shtabi tė Flotės dhe tė Brigadės sė Rajonit tė Mbrojtjes sė Ujėrave. Lundrojmė nė perėndim tė ishullit tė Sazanit. Dolėm nė ujėrat neutrale. Errėsirė e plotė. Deti me dallgė. U urdhėruam tė ndezim dritat e lundrimit. Pas dy minutash u fikėn ato. Njė dritė para nesh filloi pėr pak ēaste tė ndizej e tė fikej. komandanti i Flotės urdhėron t'i afrohemi anijes sė panjohur dhe tė zbresim. Me shumė vėshtirėsi iu afruam dhe lamė komandantin e Flotės atje, na thanė qė nesėr nė orėn 05:00 tė shkonim ta merrnim pėrsėri. Tipin dhe flamurin e anijes nuk mundėm t’i identifikonim. Natėn, ne vrojtuam njė anije italiane, e cila vinte vėrdallė nėpėr det. Nė orėn 05:00, shkuam nė koordinatat, ku lamė komandantin e Flotės dhe ai hipi nė bordin e anijes. I thamė pėr anijen italiane qė lundronte aty. Ai na foli ashpėr se pse u morėm me atė anije. Lundrojmė nė drejtim tė Vlorės. Akustohemi nė Ujė tė Ftohtė. Zbret Komandanti i Flotės. Kthehemi nė Sazan...". Atė ditar e kam mbajtur mbi dhjetė vjet, pastaj e asgjėsova. Po ta kishte Prokuroria atė, do tė qe njė tjetėr provė pėr akuzėn. Temen e mbytėn nė qeli. Ata e mbytėn sepse i trembeshin ndonjė tė papriture nė fjalėn e fundit, ku mund tė jepte drejtuesit e komplotit tė madh qė pėrgatitej.

 
 
 
Albert Zholi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Publikuar më 02 dhjetor, 2011 nė orėn 18:07
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Intervista
 
 
Aleksandre Lambert - historian gjerman, qė fl...
E hėnė, 14 maj 2012 - 06:42
Indrit Vokshi: Intervistė “Evropa sabotoi historinė tuaj nė shekullin XIX, kur Ilirinė e quajti Ballkan”....
Pashaj: Radikalėt nė qeveri, njė rrezik pėr S...
E martė, 08 maj 2012 - 10:50
Intervistė, numri dy i Aleancės Kuq e Zi: Do protestojmė kundėr dhunės serbe
GRUAJA SHQIPTARE DHE SOCIALIZMI FITIMTAR!
E dielė, 22 prill 2012 - 07:55
«Askush s'mund t'i thotė vetes se ėshtė i lirė pa luftuar pėr ēlirimin e tė tjerėve dhe nė radhė tė parė tė gruas shqiptare» Enver Hoxha INTERVISTĖ ME...
Nexhmije Hoxha: Kadri Hazbiu i tha Mehmetit t...
E shtunė, 07 prill 2012 - 22:59
(Pjesa e dytė) Bisedoi: Janush Bugajski Mė lejoni t’ju pyes. Ju pėrmendėt rolin e Enver Hoxhės gjatė kėsaj periudhe. A ishit ju njė kėshilluese e afė...
Nexhmije Hoxha: Kadri Hazbiu i tha Mehmetit t...
E hėnė, 02 prill 2012 - 22:40
Bisedoi: Janush Bugajski Mė vjen keq qė shumė gjėra mbetėn jashtė, si Greqia. Mund tė thosha edhe disa gjėra qė i kemi trajtuar jo mirė, qė nuk na dolėn...
Vazhdo në kategorinë: Intervista
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi