Reagim kundėr librit tė Blendi Fevziut pėr Enver Hoxhėn
Kombėtarizmin e Enver Hoxhės nuk e mohon as historiografia serbo-sllavo-ruse, siē veproi Blendi Fevziu apo ndonjė tjetėr (Zi) kundėr Enver Hoxhės

Libri; Vlladimir Dedier, Josip Broz Tito, Kontribute pėr jetėshkrim, Prishtinė, 1954.
Fq. 420-42: Stalinin e interesonte, sidomos Shqipnija, pyeste hollėsisht pėr marrėdhanjet nė KQ tė Partis sė Shqipnis, pėr frakcione tė ndryshme tue hy deri n'imtėsinat ma tė vogla... e pyeti TIton: ... a e njifni ju Enver Hoxhėn? Ēfarė njeriu ėshtė ai. A asht komunist? A kanė ata atje probleme tė veta tė mbrendshėme? Ēfarė informatash keni ju?
Tito: - Nuk e kam pa Enver Hoxhėn, ai asht njeri i ri, por gjatė luftės ashtė popullarizue... Nė pėrgjithėsi n'udheqėsin e partis sė Shqipnis janė njerėz tė rij, Pėr sa dim na midis tyne nuk ka kurrfarė problemi tė posaēėm.
Stalini: - Ata kanė kėrkue me ardhė kėtu, por nuk duhen me e lanė Enverin vetėm, por duhen me ardhė me tė edhe Koēi Xoxi si njėfar kontrolli. Shka dini ju nė lidhje me kėtė gja?
Tito: - Na nuk jemi t'informuem se ka ndonji divergjencė tė madhe. Stalimi: ... Shka mendoni ju a duhet ti pranojmė kėtu nė Moskė? ... Por prapseprap nuk asht puna mirė nė Byron politike tė Shqipnis.
Tito: - Na mundemi me i zgjidh kėto ēėshtje bashk me ta.
Rankoviqi: - Nuk ka ēeshtje tė mėdha, pėrveēse shokėt nga Byroja politike e Shqipnis nuk e konsiderojnė Enver Hoxhėn njeri mjaft tė fortė tė partis dhe prandaj pėrpiqem gjithmonė qė bashkė mė tė tė vijė Koēi Xoxe, si antari mė i vjetėr i partis nė Byron politike...

Fq. 453: ...Stalini ashtė kthye prapė, mandej pėr Shqipnin e pyeti Kardelin: - A e njihni mirė Enverin? Ēfarė mendimi kini pėr tė? A asht njeri i qėndrueshėm? A do tė mbetet me ne deri nė fund? Kardeli: ... Atje simbas mendimit t'anė ma i miri dhe ma i qėndrueshmi ashtė Koēi Xoxe... Stalini: - Ata nuk kan shkue mire dishka... Kardeli: - Tash asht pėrmirėsue ajo gja… Nė tė njėjtėn kohė agjentėt sovjetikė nė Shqipni punonin aktivisht nė nxitjen e konfliktit midis Enver Hoxhės dhe Koēi Xoxes. Vazhdimisht punonin kundėr Jugosllavisė...

Fq. 470-471: ... Stalini e nderpreu kėtu Kardelin: - Ekzistojnė divergjenca, madje tė thella. Shka thueni pėr Shqipninė? ... - Asht fakt se ju nuk jeni konsulltue me ne pėr dėrgimin e dy divizioneve jugosllave nė Shqipni... Kardeli ka nėnvizuar pėrsėri se atij nuk i kujtohet asnji ēėshtje tjetėr e ngjashme nga lama e politikės sė jashtme, pėr tė cilėn nuk ėshtė konsultue qeveria jugosllave mė qeverinė sovjetike. Stalini ia ka pre fjalen prap me idhnim Kardelit: - Nuk asht e vėrtetė. Ju nuk konsultoheni aspak...

Fq. 476: ... Mirėpo, Stalini nuk asht knaq vetėm me kėto vėrejtje me heqjen e fotografinave, (tė Titos) me dollin nė Tiranė, por Jugosllavėvet i ka vu nė dijeni se do tė marri masa edhe ma serioze qė t’i detyronte pėr nėnshtrim. Jugosllavia n'atė kohė nė tregtinė e saj tė jashtme nė pjesėn dėrmuese ishte e orientueme kah vendet lindore, nė radhė tė parė kah Bashkimi Sovjetik. Mė tepėr se 50% t'eksportimit shkonte nė kėto vende, e Jugosllavija varej prej BRSS, ...

Fq. 495: ... shihet mė sė miri nė bisedimet e Koēi Xoxes me Josip Gjergjin, nga fillimi i prillit 1948. Koēi Xoxe ka qenė revolucionari ma i dalluem i Shqipnis; njeri i aftė... Vetėm me 25 tė vitit 1958 kur e kamė vizitue Beligradin jam njoftue me korrespondencėn me Rusė dhe vetėm atėherė m'asht ba mase e qartė se tė gjitha shenjat e keqėsimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave, e sidomos kriza personale tė cilėn pėrjetonte Koēi Xoxe e bashkė mė tė edhe shumė revolucionarė tjerė shqiptarė nga ma tė mirit, janė shkaktue nga aksioni rus pėr pėrēamjen e Shqipnisė dhe tė Jugosllavisė dhe pėr thyemjen e udhėheqsave shqiptarė, kėshtuqė nė momentin e parapam me plan tė paraqiteshin ''tė bashkuam kundėr Jugosllavisė''.

Libri, Letėr e panjohur e Enver Hoxhės mbi Kosovėn. Dokumente tė arkivave ruse, nga Ymer Minxhozi. Tiranė 2002

Fq. 9: Letėr e E. Hoxhės drejtuar KQ tė PK (b) tė BS mbi parahistorinė e lindjes dhe problemit tė Kosovės dhe metodat e zgjedhjes se tij Tiranė jo mė vonė se 2 shtator 1949 SEKRET ... Kongresi i Berlinit dhe traktati i paqes i Versajės i kanė shkelur padrejtėsisht interesat e Shqipėrisė dhe tė pakicės kombėtare shqiptare tė Kosovės...
Fq.15-17: ... nė Kosovė qe dėrguar njė ekspeditė ndėshkimore, e cila mbolli tmerrin atje. Pėr njė pikėpamje tė tillė tė shprehur nga Miladin Popoviēi dhe nga unė, Titua nė njė letėr Miladin Popovēit e akuzonte atė pėr devijim nacional dhe e dėnonte ashpėr.
...Shqiptarėt e Kosovės kanė reaguar ashpėr kundėr tė gjitha kėtyre persekutimeve dhe janė arratisur nė male. Por PKJ e shtypi me hekur e me gjak kėtė lėvizje duke e quajtur kryengritje tė reaksionit... Kosova dhe Metohia do tė qenė kthyer nė vatra lufte nė kuadrin e Republikės Popullore tė Jugosllavisė sė porsalindur, sikur pėr ndonjė arsye tė mos kishin mbėrritur atje repartet e ushtrisė partizane shqiptare. Ardhja e reparteve tė ushtrisė shqiptare nė Kosovė ngjalli qetėsim, i ftohu gjakrat e nxehura, ringjalli ndėrmjet shqiptarėve tė Kosovės besimin qė tė gjitha ēėshtjet do tė zgjidhen nė rrugė paqėsore, krijoi bindjen qė repartet tona do ta mbronin popullsinė shqiptare, ashtu siē edhe bėnė. Repartet tona u bėnė pengesė pėr jugosllavėt nė pėrdorimin prej tyre tė represioneve kundėr shqiptarėve tė Kosovės...

Fq. 20-22: ...qysh nė ēastin e nėnshkrimit tė traktatit me Jugosllavinė ne kemi qenė tė mendimit qė erdhi ēasti pėr tė shtruar ēėshtjen e Kosovės dhe Metohisė dhe kjo ēėshtje nė atė kohė u shtrua nga ana ime para Titos. Titua m'u pėrgjegj, qė ''Kosova i takon Shqipėrisė dhe duhet tė bashkohet me Shqipėrinė. Ne e dėshirojmė kėtė me gjithė shpirt, por nė momentin e tanishėm nuk mund ta lejojmė, sepse reagimi i serbomėdhenjve ėshtė ende shumė i fuqishėm, kėshtu qė ky akt i drejtė mundet tė na dėmtojė''. Pastaj u vėrtetua qė kėto fjalė tė Titos ishin vetėm demagogji.
Nė kushtet qė janė krijuar tani, pas demaskimit tė tradhtisė sė klikės sė Titos ne mendojmė qė ēėshtja e Kosovės duhet ngritur rishtas...
Ne mendojmė se ēlirimi i popujve tė Jugosllavisė mund tė arrihet vetėm me luftė e gjak. Tjetėr s'ka. Ėshtė e domosdoshme tė pėrmbyset e tė asgjėsohet klika e Titos. Lufta pėr ēlirimin kombėtar tė Jugosllavisė duhet tė zhvillohet nėn udhėheqjen e proletariatit jugosllav me nė krye partinė e re komuniste qė mbėshtetet mbi bazat marksiste-leniniste-staliniste dhe internacionaliste. Nė kushtet e reja ne jemi te mendimit se qėndrojmė po atje, ku ishim nė fillim tė luftės popullore-ēlirimtare kundėr fashizmit...
Ne mendojmė qė popullsia shqiptare e Kosovės, Metohisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi duhet tė luftojnė pėr ēlirimin e vet po ashtu, siē do tė luftojnė edhe popujt e tjerė tė Jugosllavisė...

Fq. 25: ...Kyēi pėr zhvillimin me sukses tė luftės nė Kosovė e Metohi qėndron nė bashkimin e tyre me Shqipėrinė. Kurrfarė zgjedhjeje tjetėr popullsia shqiptare e Kosovės dhe Metohisė nuk deshiron tė pranojė, dhe ēdo zgjidhje tjetėr ajo e quan tė padrejtė, tė padrejtė e quajmė atė edhe ne...

Fq. 50-52: 305 Nga ditari i D.S.Ēuvakinit: Shėnime lidhur me bisedėn me kryetarin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė O. Nishani mbi arbitraritetin e organeve policore, mbi marrėdhėniet shqiptaro-jugosllave dhe sovjeto-shqiptare, Tiranė 7 dhjetor 1948 SEKRET.
... Pas demaskimit tė veprimeve te paligjshme tė organeve tė sigurimit tė shtetit, qė i udhėhiqte Koēi Xoxe, populli mori frymė disi veēanėrisht lehtė, ndjen njėfarė lehtėsimi... Puna arrinte deri atje saqė njerėzit nuk kishin besim nė vetvete, ēdo njėri ishte i survejuar, njerėzit nuk donin tė takonin me miqtė dhe tė njohurit, duke u trembur se mos i ngjallnin dyshime ''policisė se kudondodhur tė Koēi Xoxes''. Tani nuk ėshtė sekret, tha Omer Nishani, qė organet e sigurimit tė shtetit dhe Koēi Xoxe nuk i respektonin ligjet, ata e kishin harruar kushtetutėn. Pa u paraqitur ēfarėdoqoftė akuzash, njerėzit i rrasnin nė burgje, i mbanin atje pa gjyq dhe hetime pėr shume muaj, i rrihnin. Puna arriti deri nė metoda tė vėrteta prej gangsteri, vėrejti Omer Nishani, kur njerėzit ''zhdukeshin'' tamam nė mes tė ditės dhe askush s'dinte gjė pėr fatin e tyre... Omer Nishani mė tej filloi tė mė flasė pėr censurėn mbi letėrkėmbimin privat nga ana e ministrisė sė punėve tė brendshme. Ai s’mungoi tė deklarojė se si ishte vendosur censurė mbi letėrkėmbimin e tij privat, si kontrollohej pėr kėtė ai qe i bindur, letėrkėmbimi i vetė Enver Hoxhės etj... Ngjallėn nė popull njė pakėnaqėsi tė madhe. Ēdo patriot i vėrtet i bėnte vetes pyetje legjitime: ''A thua e tillė duhet tė jetė demokracia popullore?''...

Fq. 56: Nr.16 Shėnime nga biseda e J.V.Stalinit me Enver Hoxhėn mbi marrėdhėniet shqiptaro-jugosllavė, politikėn e jashtme dhe tė brendshme tė Shqipėrisė Moskė 23 mars 1949 Ora 22.00 SEKRET.

Fq. 58-63: ...Hoxha thotė se letrat e partisė bolshevike drejtuar KQ tė Partisė Komuniste Jugosllave dhe rezoluta e Byrosė Informative e shpėtuan Shqipėrinė nga katastrofa e pashmangshme. Shoku Stalin pyet nėse mund tė konsistonte kjo katastrofė. Hoxha pėrgjigjet se nacionalistėt jugosllavė ndiqnin qėllime tė caktuara qė drejtoheshin kundėr BRSS, kundėr kampit demokratik antiimperialist, kundėr vetė Shqipėrisė. Shoku Stalin shton: ''Edhe kundėr myslimanėve''. Hoxha bie dakord me kėtė... Nė kėtė veprimtari minuese ata mbėshteteshin nė pėrkrahjen e partizanėve tė tyre tė pėrfaqėsuar nga Koēi Xoxe, Pandi Kristo. Shoku Stalin pyet nėse personat e pėrmendur janė sllavė. Hoxha pėrgjigjet pozitivisht, duke thėnė se Koēi Xoxe ėshtė nga Maqedonia, kurse Pandi Kristo nga Korēa. Shoku Stalin pyet se ēfarė feje kanė kėta njerėz. Hoxha pėrgjigjet qė kėta janė ortodoksė. Hoxha deklaron se letrat e KQ tė PK (b) tė BS demaskuan qėndrimin armiqėsor tė trockistėve jugosllavė. Sikur tė mos ishin kėto letra, komunistėve tė ndershėm shqiptarė do t'u duhej herėt apo vonė tė dilnin pėrsėri maleve pėr tė bėrė njė luftė tė re... Shoku Stalin thotė se nė kėto letra nuk janė ndriēuar tė gjitha ēėshtjet, sepse ne nė atė kohė nuk i dinim tė gjitha. Ne vetėm mė vonė morėm vesh, pėr shembull, qė kur jugosllavėt donin tė dėrgonin nė Shqipėri njė divizion tė tyre, ata kishin jo vetėm atė qėllim pėr tė cilin flisnin, jo qėllimin e mbrojtjes sė Shqipėrisė nga njė agresion grek, por njė tjetėr qėllim; tė pėrmbysnin rendin qė ekziston nė Shqipėri. Kėtė ne e morėm vesh pastaj. Shoku Stalin thotė se jo vetėm shqiptarėt nuk qenė mjaftė vigjilentė, por edhe ne nuk kuptonim gjithēka...Hoxha shton se kur mori vesh pėr planet e jugosllavėve pėr tė dėrgua pėr nė Shqipėri divizionin e tyre, mendoi se kėtė ēėshtje jugosllavėt e kishin koordinuar me qeverinė sovjetike. Shoku Stalin pėrgjigjet se jugosllavėt pėrgatiteshin ta dėrgonin divizionin e vet fshehtas nga ne, por ka shumė tė ngjarė qė ata t'u kenė dhėnė tė kuptojnė shqiptarėve qė kjo ėshtė bere me pėlqimin e BRSS. Ne morėm vesh pėr planin jugosllav vetėm rastėsisht nga njoftimi i Hoxhės. Kur ne i shamė jugosllavėt, ata kėrkuan ndjesė dhe thanė qe ky qe njė gabim.
Shoku Stalin pyet se ēfarė pėrqindje zėnė nė perberjen kombėtare tė Shqipėrisė joshqiptarėt. Hoxha pėrgjigjet se nė Shqipėri jetojnė grekė dhe hebrenj, por ata janė tė pakėt. Pėrveē kėsaj nė Shqipėri ka rreth 6-7 mijė maqedonas... Shoku Stalin pyet nėse ka shumė shqiptarė nė Maqedoni. Hoxha pėrgjigjet se nė Jugosllavi jetojnė afro 1 milion shqiptarė. Shoku Stalin pyet: ēfarė shqiptarėsh janė kėta nga pikėpamja e fesė. Hoxha pėrgjigjet se kėta nė tėrėsi janė myslimanė dhe pjesėrisht katolikė nga rrethet veriore tė Shqipėrisė. Shoku Stalin pyet nėse nė Shqipėri ka shumė ortodoksė, si dhe persona qė kanė fe tė ndryshme nga myslimanizmi. Hoxha pėrgjigjet se ortodoksėt nė Shqipėri zėnė 30-35% kurse katolikėt 10-15%... Shoku Stalin pyet se ē'gjuhė flasin ortodoksėt dhe katolikėt nė Shqipėri. Hoxha pėrgjigjėt se tė gjithė ata flasin nė gjuhėn shqipe...
Demokracia e brendshme nė parti pothuajse nuk ekzistonte. Struktura organizative e partisė e kopjuar tėrėsisht nga jugosllavėt, ishte difektoze. Partia ndodhej nėn kontrollin e plotė tė organeve tė sigurimit tė shtetit...

Fq -79-81: Hoxha thotė se do tė dėshironte tė prek edhe njė ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė. Puna ėshtė qė shifrat shqiptare janė hartuar nė baze tė kodit jugosllav. Prandaj jugosllavėt kanė mundėsi tė deshifrojnė tė gjitha telegramet shqiptare. Qeveria shqiptare lutet tė dėrgohet nė njė instruktor sovjetik, i cili mund tė ndihmojė Ministrinė e Punėve tė Brendshme pėr hartimin e njė shifre tė re... Hoxha shton se organet e sigurimit tė shtetit tė Shqipėrisė kanė konstatuar se nė Shqipėri ka disa radiotransmetues tė fshehtė, njeri prej tė cilėve ėshtė vendosur diku nė zonėn e qytetit tė Shkodrės. Shoku Stalin pėrgjigjet qė impiante radiopelengatore mund tė dėrgojmė...
Hoxha thotė se jugosllavėt po zhvillojnė njė propagandė tė sforcuar kundėr Shqipėrisė, si nga territori i vetė Jugosllavisė, ashtu edhe brenda Shqipėrisė, duke krijuar atje nė mėnyrė metodike rrjetin e vet agjenturial. Veē kėsaj, jugosllavet bėnė njė propagandė intensive nė kufijtė veriorė tė Shqipėrisė, duke u pėrpjekur tė nxitin qytetarėt shqiptarė tė arratisen nga Shqipėria nė Jugosllavi. Kjo propagandė ka pasur njėfarė suksesi, dhe njė numėr mjaft i madh fshatarėsh ėshtė arratisur nė Jugosllavi, nga Shqipėria Veriore. Jugosllavėt pėrpiqen tė marrin nė duart e veta udhėheqjen e bandave qė po bėjnė kėrdinė nė rrethet veriore tė Shqipėrisė. Udhėheqėsit jugosllavė pėrpiqen tė bashkojnė dhe tė organizojnė elementėt reaksionarė brenda Shqipėrisė... tė pėrmbysin regjimin ekzistues nė Shqipėri. Pak kohė mė parė u zbulua njė bandė e drejtuar nga misioni jugosllav dhe mė 21 mars banditėt dolėn para gjyqit shqiptar... Hoxha thotė se shqiptarėt po ashtu nuk rrinė duarlidhur. Ata zhvillojė veprimtarinė e vetė kundėr trockistėve jugosllavė dhe mbajnė kontakt me pakicėn shqiptare qė jeton nė Jugosllavi. Pėrveē kėsaj shqiptarėt kanė organizuar emigracionin e jugosllavėve, ndonėse edhe ndaj jugosllavėve qė vijnė nė Shqipėri na duhet tė mbajmė njė qėndrim shumė tė kujdesshėm, pasi midis tyre ka njerėz tė Rankoviēit. Shoku Stalin vėren qė Rankoviēi po i pėrhap agjentėt e tij. Hoxha thotė se pėr mendimin e tij klika e Titos do tė asgjėsohet si rezultat i luftės politike qė do tė kthehet nė njė lėvizje partizane tė armatosur. Shoku Stalin thotė se kjo nuk pėrjashtohet...

Vijon...

Rakip Megjuani

Prishtinė, 8 janar 2012

 
 
 
Ragip Megjuani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Publikuar më 09 janar, 2012 nė orėn 10:21
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Histori
 
 
Amaneti i presidentit amerikan Washington pėr...
E shtunė, 05 maj 2012 - 23:13
Pėrgatiti pėr botim : Hyqmet ZANE Dergoi: Sali Bollati Amaneti i presidentit amerikan Washington pėr shqiptarėt Prejardhja pellazge e shqiptarėve sipa...
DEVIZA E TITISTĖVE: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA ...
E enjtė, 03 maj 2012 - 15:02
VETĖM NĖ RRUGĖN HISTORIKE TĖ ATYRE QĖ RANĖ PĖR RIBASHKIMIN E SHQIPĖRISĖ!
Rrahman Bahtirit - Nė dy vjetorin e vdekjes f...
E hėnė, 30 prill 2012 - 14:48
LUFTĖTARĖT E LIRISĖ – DO TĖ JETOJNĖ PĖRJETĖSISHT NĖ KUJTESEN E POPULLIT! Pėr tė pėrkujtuar shokun e idealit nuk ėshtė punė e lehtė, sepse kėrkohet njė p...
NĖ VIGJILJE TĖ DITĖLINDJES SĖ 102-tė TĖ ENVER...
E shtunė, 14 prill 2012 - 11:14
DUKE SHFLETUAR LIBRIN HISTORIK DHE PROGRAMATIK "100 VJET" (100 VJETORI I LINDJES SĖ ENVER HOXHĖS) -Shkruar nga Hysni Milloshi RIBOTIM: PUBLIKUAR MĖ...
NĖ VIGJILJE TĖ DITĖLINDJES SĖ 102-tė TĖ ENVER...
E martė, 10 prill 2012 - 21:55
DUKE SHFLETUAR LIBRIN HISTORIK DHE PROGRAMATIK "100 VJET" (100 VJETORI I LINDJES SĖ ENVER HOXHĖS) -Shkruar nga Hysni Milloshi RIBOTIM: PUBLIKUAR MĖ...
Vazhdo në kategorinë: Histori
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi