| A meritoi njė sjellje tė tillė Gjeneral - Major Shaban Shala?! |
|
|
Flakės sė Janarit iu shtua edhe dėshmori mė i ri i kombit- Gjeneral -Major, Shaban Shala. Se kush ka qenė dhe ēfarė bėri pėr ēėshtjen kombėtare deri nė momentet e fundit tė jetės sė Tij nuk e kam ndėrmend tė shkruaj nė kėtė shkrim, sepse pėr kėto do tė shkruaj nė librin Tė merituarit hyjnė nė histori, por do ti qasem ditėve qė kaluan nga momenti i marrjes sė lajmit tė kobshėm pėr vdekjen e Tij.
 Gjeneral Shaban Shala E shtuna ishte ditė pushimi pėr tė gjithė, por kishte probleme edhe nė lėvizje nga moti i lig e me ngrica. Por mė tė lig e bėri kėtė tė shtunė mos informimi nga RTK- ja pėr itinerarin e tė shtunės, kjo u bė nga harresa institucionale apo defekti qėndronte diku tjetėr, kryesorja qytetarėt nuk dinin se nė ora sa do tė mbahej takimi pėrkujtues, ku do tė mbahet ky takim dhe kur e ku do tė varroset. Njė informatė pak mė tė plotė e jep TVK- n, ndėrsa TKV e RTV-21 as qė e japin si lajm! Atė ditė pata shumė telefonata, qė kėrkonin informim mbi tė gjitha kėto sa u thanė.
Edhe pėrkundėr kėsaj salla e kuqe ishte pėrplot, sa asnjėherė mė tepėr. Aty bėheshin edhe homazhe, mirėpo tre lider tė partive nė Parlament nuk e panė tė rrugės ti bėnin nderimin e fundit kėtij veprimtari tė pa shembull tė historisė moderne, i cili tėrė jetėn ia kishte kushtuar ēėshtjes kombėtare, sepse kanė menduar se do tė mbesin nėn hijen e Tij, perceptim i drejtė, se tė tillė janė e do tė jenė edhe nė tė ardhmen.
Nėn hijen e Tij janė edhe institucionalistėt qė morėn pėrsipėr, informimin pėr qytetarėt, orėn pėrkujtimore, homazhet, referatet, qė nga kėnde tė ndryshme tė ndriēohej veprimtaria e Tij, sepse nė kėtė mbledhje pėrkujtimore mungoi biografia e Tij, munguan disa referate tė domosdoshme. Unė mendova se kėto do tė lexoheshin te varri, sepse Gjeneral Major Shaban Shala ishte:
Anėtar i Shoqatės sė ish tė burgosurve politik;
Anėtar i Shoqatės sė veteranėve tė luftės sė UĒK-sė;
Punėtor i Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale;
Edhe kreator i TMK- sė e i FSK- sė, qė pėr synim kishte krijimin e Ushtrisė Kombėtare.
Asnjė fjalė nga pėrfaqėsuesit e kėtyre institucioneve e shoqatave, e pse ndodhi kjo duhet ta thonė fjalėn organizatorėt, qė me apo pa vetėdije e nėpėrkėmbėn kontributin e Gjenerali - Major Shaban Shalės.
Sikur tė mbaronte me kėtė nėpėrkėmbje kjo pjesė e pėrkujtimit, e tė pėrmirėsohej nė varrezat e dėshmorėve tė kombit nė Velani, nuk do tė merrja mundimin pėr tė shkruar. Kjo nėpėrkėmbje, madje edhe mė e madhe doli tė varri. Asnjė letėr nuk u lexua nga kėto institucione apo shoqate! Pėrgjegjėsit e tyre duhet tė dalin publikisht pėr tė treguar se kush i censuroi dhe pse e bėnė kėtė. Pėr njė gjė jam i sigurt, se Zėvendės Ministri i Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale, z. Fatmirė Shurdhaj ka pėrgatitur njė shkrim pėr kėtė rast.
Shkuam edhe pėr ngushėllime nė fshatin e lindjes - Gjergjicė. Njė organizimi bukur i mirė nė pritje nga familjarėt, kushėrinjtė e shokėt, por ajo qė mė ra nė sy ishte, se asnjė nga ata qė kanė bėrė emra si deputet apo pushtetar, ish bashkėveprimtar, nuk ishte aty. Kam pasur rastin tė shkojė edhe pėr ngushėllime tė tė tjerėve dhe gjithnjė dikush nga kėta emra rrinte nė tė pame, madje edhe kur dikush delte nga burgu i akuzuar pėr krime lufte. Kam pritur qė edhe nė kėtė tė pame ta shihja dikė duke i pritur, bashkėveprimtarėt e qytetarėt nga tė gjitha viset shqiptare qė vinin pėr tė shprehur ngushėllim. Ndoshta organizatorėt kanė menduar se me ditėn e shtunė kanė kryer misionin e vet, ndoshta emrat e njohur nė politikėn e Kosovės kanė menduar, disa as qė ishin nė sallėn e kuqe, se kanė kryer misionin e vet me tė shtune, e disa kanė menduar, se me prezencėn e tyre do ta madhojnė personalitetin e Shabanit. Edhe ashtu Shaban Shala ėshtė personalitet i madh i historisė kombėtare, pa tė cilin nuk mund tė shkruhet historia.
Familjes dhe bashkėveprimtarėve tė Tij u pėrcjelli ngushėllimet e sinqerta dhe duhet tė krenohen qė kanė pas njė bashkėshort, baba, vėlla e bir dhe shokė kėtė veprimtar tė madh, tė sinqertė e kėmbėngulės pėr zgjidhjen e kauzės kombėtare.
Prishtinė, 11.01.2012 |
|
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Publikuar më 11 janar, 2012 nė orėn 18:40 |
Madhësia e shkronjave:
 |
| Kategoria: Opinion |
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| KUR SHITEN E BLIHEN, . . . DEPUTETĖT! |
E premtė, 18 maj 2012 - 21:48 Nė kėtė shkrim, pak sa interesant, pėr nga problematika qė trojton, dua tė tėrheq vėmendjen e lexuesit tė kujdesshėm nė njėrėn nga dukuritė mė mbresėlėnės... |
| Sėrish barra u mbetet studentėve |
E premtė, 18 maj 2012 - 18:52 Shqiptarėt gjithsesi nė thumb tė kritikės. Edhe atėherė kur Shqipėria londineze cilėsohej si shtet ateist, edhe sot kur shqiptarėt iu rikthyen fesė. Kjo ka... |
| SI VEPROI BOTA ME TRADHTARĖT DHE SPIUNĖT?! |
E enjtė, 17 maj 2012 - 08:43 Shtetet nė kohė e vjetėr mbroheshin nga armiqtė e brendshem dhe tė jashtėm me metodat e informimit dhe tė kunderinformimit dhe me mjetet qė i pergjigjeshin... |
| NA MUNGON SHUMĖ MENDJA E UKSHIN HOTIT |
E hėnė, 14 maj 2012 - 21:45 Gjenit gjejnė forma pėr ti artikuluar mendimet e veta dhe pėr ti plasuar nė atė pjesė tė botės sė ndėrgjegjėsuar, e cila do ti shfrytėzojė pėr tė mirėn ... |
Vazhdo në kategorinë: Opinion |
|
|
|
|
|