Nuancė e re: Frankfurter Allgemeine Zeitung mbi zhvillimet nė Kosovė
Lideri i VV ne mbrotje tė Vlerave Kombtare.
Pėrplasjet nė Veri kėtė herė u zhvilluan mes policisė kosovare dhe "Vetėvendosjes".
Gjendja nė Kosovė ėshtė stabilizuar, por e kundėrta ka ndodhur nė kufirin serbo-kosovar, shkruan analisti gjerman, Michael Martens.
Nė numrin e sotėm tė sė pėrditshmes gjermane Frankfurter Allgemeinen Zeitung, botohet njė artikull i korrespondentit tė FAZ pėr Ballkanin, Michael Martens, me titullin "Ndryshim klime nė Kosovė". Gjendja ėshtė e stabilizuar nė Kosovė qė me deklarimin e pavarėsisė mė 2008-ėn, por nė zonėn kufitare serbo- kosovare tensioni ėshtė rritur, konkludon ai.

Bundeswehri nė Kosovė

Ushtarėt gjermanė nuk e kanė pasur tė vėshtirė nė Kosovė. Kampi i ushtrisė gjermane nė Prizren ofron tė gjitha komoditetet qė mund tė ofrohen pėr njė mision jashtė vendit. Ndryshe nga Afganistani, Ballkani nuk pėrbėn rrezik pėr jetėn. Qė prej fillimit tė misionit tė ushtrisė gjemane si pjesė e trupės ndėrkombėtare mbrojtėse mė 1999-ėn, asnjė ushtar gjerman nuk ėshtė vrarė nga sulmet.

Por klima ka ndryshuar. Me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės nė Shkurt tė vitit 2008 gjendja ėshtė stabilizuar ndjeshėm, por nė kufirin serbo- kosovar ka ndodhur e kundėrta. Qė prej vitit tė kaluar aty ndodhin vazhdimisht incidente. Njė polic shqiptar u vra nga snajperistėt serbė. Ushtarėt e KFOR-it kanė shpėtuar vetėm me plagosje gjatė pėrleshjeve me demostruesit serbė, por trupa ėshtė duke rėnė gjithnjė e mė shpesh midis fronteve tė njė konflikti me tė cilin janė lidhur ngushtė interesa politike dhe kriminale. Nė thelb bėhet fjalė pėr kontrollin ekonomik dhe politik tė kufirit.

Pėr bandat serbo- shqiptare, pikat kufitare tė pakontrolluara kanė qenė deri nė verė tė vitit 2011 porta pėr kontrabandėn e benzinės dhe mallrave tė tjera. Qė kur KFOR-i dhe dogana kosovare pėrpiqet tė vendosė kontrollin, ky biznes ėshtė dėmtuar, prandaj pėrfituesit e tij janė duke u mbrojtur. Nėn moton e mbrojtjes "sė interesave serbe", udhėheqėsit lokalė tė bandave nė veri ngrenė barrikada pėr tė detyruar rimarrjen e kontrollit kufitar. Nga kjo vuan kryesisht popullsia normale, e cila nė veri tė Kosovės ėshtė e dominuar nga serbėt, por ky ėshtė njė efekt anėsor i dėshiruar nga iniciatorėt. Ata duan qė tė kuptohet sikur KFOR-i dhe autoritetet kosovare janė pėrgjegjėse pėr pikat kufitare.

Nuanca e re

Qė prej fundjavės konflikti kufitar ėshtė pasuruar edhe me njė nuancė tjetėr. Ditėn e shtunė pati sėrish pėrleshje midis mbajtėsve tė uniformave dhe demostruesve, sėrish pati tė plagosur nga tė dy palėt, por kėsaj here nuk ishin demostruesit serbė ata qė bllokuan trafikun kufitar, por ata shqiptarė. Pėrballė tyre nuk ishte KFOR-i, por policia shqiptare. Nė kufirin rreth 350 km tė gjatė midis Kosovės dhe Serbisė, trazira ka pasur vetėm nė njė segment 80 km tė gjatė me 11 pika kalimtare, zonė qė ėshtė e banuar nga tė dy anėt e kufirit nga serbė. Nė segmentet e tjera ka patur qetėsi, sepse nė tė dy anėt e kufirit jetojnė shqiptarė.

Ngjitur me Kosovėn ndodhet nė Serbi, Lugina e Preshevės, nė jugun e tė cilės jetojnė gati vetėm shqiptarė. Zonat e tjera janė tė banuara nga serbė, nė anėn serbe, por ato janė shumė rrallė tė banuara, dhe veē disa fshatrave gjysėm tė zbrazta, pjesa tjetėr ėshtė shterpė. Firmat serbe i shfrytėzojnė pikat kufitare tė kėtyre zonave pėr tė futur mallra nė Kosovė. Kėmbimi tregtar midis dy shteteve nuk ėshtė dėmtuar nga kontradiktat politike. Serbia nuk merr mallra nga Kosova, por dėrgon shumė atje. Sidomos industria e ndėrtimit nė Kosovė importon me shumicė nga Serbia.

Mallrat futen me kamionė me targa "NP". Shkurtimi ėshtė pėr Novi Pazarin, njė qytet i banuar kryesisht nga myslimanė sllavofolės, nė kufirin midis Serbisė dhe Malit tė Zi. Ngarja e makinave me targa "myslimane" nga Serbia, bėn qė tė mos ndodhin incidente nė Kosovė nga nacionalistėt kosovarė apo tė rinjtė qė hedhin gurė.

"Vetėvendosja" tėrheq rishtazi vėmendjen

Nėse gjėrat do tė ishin nė dorėn e udhėheqėsit opozitar Albin Kurti dhe partisė tij "Vetėvendosja", atėherė nė tė ardhmen nuk duhet tė hyjnė fare mallra serbe nė Kosovė. Kurti i bėri thirrje idhtarėve tė tij pėr tė organizuar njė kundėrbllokadė, pėr tė bllokuar pikat kalimtare tė kufirit qė kanė qenė deri tani tė lira. Si kryeministri kosovar Hashim Thaēi, ashtu edhe korpusi i diplomatėve perėndimorė nė Prishtinė paralajmėruan pėr rreziqet e kėtij hapi, por Kurti ia arriti qėllimit tė tij kryesor, tėrheqjes sė vėmendjes.

Prej muajsh "Vetėvendosja", e cila kėrkon bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė dhe tėrheqjen e trupave ndėrkombėtare, ka tėrhequr pas vetes kosovarėt e pakėnaqur duke u bėrė njė nga konkurentėt mė serioze pėr pushtetin e Thaēit. Ky dėrgoi ditėn e shtunė prezencė tė madhe policore nė Veri, pėr tė penguar idhtarėt e Kurtit tė pėrfundonin tek pikat kufitare. Aty ka patur pėrleshje tė dhunshme, pėr tė cilat si policia ashtu edhe Vetėvendosja bėjnė pėrgjegjėse njėra tjetrėn.

Sipas policisė, tė paktėn dhjetė policė janė plagosur nga hedhja e gurėve, sipas "Vetėvendosjes" shumė demostrues janė plagosur nga dhuna joproporcionale e policėve. "Vetėvendosja" mbajti vetėm njė protestė "nė mbrojtje tė prodhimeve vendase", bėri tė ditur partia. "Kjo protestė nuk drejtohet kundėr policisė, por kundėr Serbisė," tha Kurti, para se t`i kėrkonte policėve kosovarė qė t`i bashkoheshin. Kėsaj here ai bėri fushatė kot, por pėr ushtrinė gjermane ia vlen tė zgjerojė kampin. Ose mė mirė, ta ngrejnė atė nė veri tė Kosovės.

Autor: Pjesė nga FAZ/Cama

 
 
 
Publikuar më 17 janar, 2012 nė orėn 15:19
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Lajme
 
 
F T E S Ė
E dielė, 20 maj 2012 - 05:46
Tė dashur bashkatdhetarė! Jemi tė nderuar, qė kemi rastin t“ju njoftojmė, qė deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe udhėheqėsi i Lėvizjes VETĖVENDOSJE, Albin ...
Ndalojeni spastrimin etnik nė Kosovė!
E premtė, 18 maj 2012 - 18:55
Shkruan: Vagn Rasmussen Vizitė e dy udhėheqėsve tė VETĖVENDOSJES nga Kosova, nė Danimarkė.
BDSH letėr tė hapur Ali Ahmetit
E premtė, 18 maj 2012 - 14:12
Bashkimi Demokratik Shqiptar qė drejtohet nga Bardhyl Mahmuti i ka shkruar njė letėr tė hapur kreut tė BDI-sė, Ali Ahmetit pas deklarimit tė tij tė fundit ...
Greqia, bashkėpuntore e serbisė nė krimet e l...
E enjtė, 17 maj 2012 - 12:02
Shkruan: Spiro Butka Ndėrsa presidenti Serb Tadiē, provokon me vizitėn e tij nė manastirin e lashtė Shqiptar tė katoliēizmit Romak, shteti Grek nė fali...
Dashuria pėr kombin - kryebesimi i shqiptarėv...
E shtunė, 12 maj 2012 - 06:02
Lista pėr Shqipėri Natyrale pėrshėndet protestat e shqiptarėve nė Shqipėrinė Lindore, ka deklaruar Koēo Danaj, drejtuesi i kėsaj liste, e cila vepron pėr b...
Vazhdo në kategorinë: Lajme
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi