| Post 90, ekzaltimi i gegėrishtes goditi keqas shqipen standarde |
|
|
NGA: REZARTA DELISULA
Prof. Kristina Jorgaqi, gjuhėtare; pedagoge e lėndės sė Sociolinguistikės dhe e Planifikimit Gjuhėsor nė Universitetin e Tiranės; autore e dhjetėra shkrimeve mbi ēėshtjet e gjuhės si dhe e tė vetmeve rubrika tė posaēme gjuhėsore nė media, mes njė interviste pėr Gazetėn Shqiptare, sqaron nė mėnyrė tė detajuar tė gjithė problematikat e gjuhės standarde si dhe domosdoshmėrinė e njė ligji pėr garantimin e njė shqipeje korrekte.
 Prof. Kristina Jorgaqi Kėto dy dekadat e fundit flitet shumė pėr atė qė ju gjuhėtarėt e quani shqipe standarde, ēėshtė standardi?
Shqipja, njėsoj si tė gjitha gjuhėt e botės, ekziston dhe pėrdoret nė disa varietete, njė nga tė cilat ėshtė gjuha standarde. Por, ndryshe prej varieteteve tė tjera, gjuha standarde ėshtė krijuar nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė elitave tė shoqėrisė dhe funksionon nėn kujdesin e institucioneve tė saj.
Po ēfarė e karakterizon konkretisht standardin?
Dy janė tiparet thelbėsore tė standardit. E para, standardi ėshtė njė gjuhė e normuar apo e standardizuar (prandaj quhet gjuhė standarde). Ai ka normat apo rregullat e veta tė shkrimit e tė shqiptimit, normat gramatikore dhe ato tė pėrdorimit tė fjalėve, tė cilat fiksohen nėpėr fjalorė e manuale tė posaēme. Vetėm duke qenė e tillė gjuha standarde siguron njė komunikim tė gjerė e tė qėndrueshėm. E dyta, ėshtė njė gjuhė qė pėrdoret me disa funksione tė caktuara, e konkretisht, si gjuhė e shkollės (e teksteve dhe e mėsimdhėnies), e masmedias, e institucioneve shtetėrore etj. Pra, ėshtė njė gjuhė pėr pėrdorim zyrtar e publik.
Krijimi i shqipes standarde cilėsohet shpesh nė shtyp si njė akt voluntarist i regjimit komunist. Mendimi juaj si studiuese?
Shumė prej diskutimeve nė shtyp mbi standardin janė karakterizuar, pėr fat tė keq, nga njė politizim i skajshėm dhe nga amatorizmi. Si studiuese mė duhet tė pohoj se shteti komunist luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm, vendimtar, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė standardit. Historia njeh pa fund shembuj pushtetesh tė forta, shtetesh tė centralizuara, qė me politikat e tyre gjuhėsore i kanė dhėnė fund policentrizmit gjuhėsor (Franca qė ne shek. XVII, Anglia, Spanja etj). Por nė asnjė rrethanė krijimi i njė gjuhe standarde nuk ka qenė njė akt i menjėhershėm. Ai ėshtė gjithmonė njė proces, qė ka kohėn e vet pėr tu realizuar, dhe pėrbėn kontributin e shumė brezave njėherėsh.
Eshtė fakt qė shqipja standarde ėshtė ngritur mbi bazėn e toskėrishtes. Pse pikėrisht ky dialekt?
Tė gjitha gjuhėt standarde tė botės, pa pėrjashtim, janė ngritur a mbėshtetur fillimisht mbi njė dialekt tė vetėm. Kjo ka ndodhur edhe me shqipen standarde, e cila ka nė bazė tė saj toskėrishten letrare, d.m.th. njė varietet tė kultivuar tė toskėrishtes. Shteti komunist pa dyshim qė e pėrkrahu qartė toskėrishten letrare si bazė tė standardit tė ardhshėm. Por tė mos harrojmė qė u pėrkrah njė varietet, qė kish gati njė shekull histori shumė tė spikatur lėvrimi e pėrpunimi.
Gegėrishtja kishte njė histori shumė mė tė gjatė kultivimi, gati katėrshekullore. Pse nuk u pėrzgjodh ajo?
Tė gjithė e dimė qė gegėrishtja ėshtė gjuha e veprave tė para tė dėshmuara nė gjuhėn shqipe si dhe e njė kulture tė shkruar me traditė qindravjeēare, e njohur si kultura katolike gege. Por pėrpjekjet e para dhe sistematike pėr krijimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt i gjejmė nė Jug, mes popullsisė toske, gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Ideologėt dhe pjesa mė e madhe, kryesore, e veprimtarėve tė kėsaj lėvizjeje ishin toskė, pėrdorues tė tė folmeve tė ndryshme toske. Po kėshtu, shumica e botimeve, qė dolėn, si gazeta, tekste e literaturė shkollore, krijimtari artistike etj., qenė nė toskėrishte. Qenė botime, qė, ndryshe prej atyre qė dilnin nė gegėrishte, dalloheshin edhe pėr frymėn laike. Nė fund tė Rilindjes, siē na dėshmon studiuesi shqiptar Namik Resuli, por dhe studiuesja amerikane Janet Byron, toskėrishtja qe lėvruar shumė mė tepėr sesa gegėrishtja, aq sa qe krijuar njė varietet letrar toskė. Pra, njė varietet i pėrbashkėt, qė e pėrdornin shumica e toskėshkruesve.
Kjo do tė thotė qė gegėshkruesit nuk arritėn tė krijonin njė varietet tė vetėm?
Gegėrishtja mbeti e copėzuar, pra, vijoi tė shkruhej nė disa trajta, ndėr tė cilat, megjithatė, u dalluan varianti letrar shkodran dhe elbasanishtja. Kėto varietete kryen, nė fakt, disa funksione publike deri aty nga mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore: elbasanishtja u pėrdor si gjuhė e administratės qė nga fillimi i viteve 20 e deri nė 1944-ėn, kurse varianti letrar shkodran, si gjuhė e letėrsisė dhe e shtypit lokal.
Duket sikur deri nė Ēlirim shanset paskan qenė tė barabarta pėr tė dy dialektet. Pse u privilegjua mė pas toskėrishtja?
Klasa e re politike, qė doli nga Lufta, dhe u vu nė krye tė shtetit, qe nė pjesėn mė tė madhe me prejardhje nga Jugu. Popullsia e Jugut kish marrė pjesė nė Luftė e kish kontribuar pėr ēlirimin e Shqipėrisė shumė mė tepėr sesa ajo e Veriut. Pėr tė mos harruar pastaj edhe njė fakt tjetėr tė rėndėsishėm, qė niveli i arsimimit tė popullsisė sė Jugut deri nė Ēlirim ishte deri nė 10 herė mė i lartė sesa ai i Veriut. Nė kushte tė tilla pėrkrahja e fuqishme e toskėrishtes letrare qe mė se e kuptueshme. Standardet kudo nė botė janė mbėshtetur nė dialektin e folur nga pjesa mė e pushtetshme e shoqėrisė. Qė do tė thotė se faktorėt jashtėgjuhėsorė luajnė njė rol vendimtar nė proceset e krijimit tė gjuhėve standarde.
Pėrzgjedhja e toskėrishtes, mos vallė i vė nė diskutim vlerat e gegėrishtes?
Kurrsesi. Vlerat e gegėrishtes kanė qenė e janė tė padiskutueshme. Fakti qė gegėrishtja nuk u zgjodh si bazė e standardit nuk do tė thotė absolutisht qė ajo ėshtė inferiore gjuhėsisht. Nga pikėpamja e vlerave gjuhėsore nuk ka dialekte, qė janė tė mira dhe tė tjera mė pak tė mira. Ato janė tė gjitha njėsoj. Sigurisht qė ka dialekte me struktura mė komplekse e mė tė ndėrlikuara se tė tjerat: gegėrishtja, pėr shembull, ka njė strukturė fonetike shumė mė tė komplikuar se toskėrishtja, me zanore hundore dhe gojore, me zanore tė shkurtra e tė gjata; kurse toskėrishtja ka njė strukturė fonetike shumė mė tė thjeshtė, tė pėrbėrė vetėm prej zanoresh gojore. Por kjo nuk ka tė bėjė me vlerat gjuhėsore nė vetvete.
E, megjithatė, nė shtyp flitet shpesh pėr diskriminimin e gegėrishtes gjatė periudhės sė diktaturės.
Mė duhet tju korrigjoj: nuk u diskriminua gegėrishtja, po u diskriminua, madje u godit rėndė, pėr arsye ideologjike dhe politike, kultura e kultivuar prej klerit katolik, qė si mjet shprehjeje kishte shkodranishten. Ndėrkohė tė folmet gege e bashkė me to edhe shkodranishtja vijuan tė gjallojnė si gjuhė e komunikimit tė pėrditshėm, por edhe si mjet shprehjeje i krijimtarisė letrare popullore. Po kėshtu, edhe njė pjesė e kulturės sė kultivuar, siē ishte pjesėrisht krijimtaria pėr teatrin, vijoi normalisht tė shkruhej e tė luhej nė dialekt. Tė gjithė e kanė tė gjallė gjuhėn e shumė personazheve tė famshėm nga shfaqjet e Estradės sė Shkodrės, por edhe tė Durrėsit e Tiranės. Ndėrkaq, me pėrjashtim tė Fishtės e Koliqit, tė gjithė autorėt e tjerė tė rėndėsishėm gegė tė traditės, si Mjeda, Gurakuqi, Migjeni etj., vijuan tė studioheshin nėpėr shkolla.
Por, ama, pas Kongresit tė Drejtshkrimit (1972) nuk gjejmė mė shkrimtarė, qė botojnė nė dialekt, apo jo?
Nė vitet 70, kur u krye kodifikimi i shqipes standarde, pra, kur u hartuan dhe u botuan normat e saj, mbizotėroi ajo qė studiuesit perėndimorė e njohin si ideologjia e gjuhės standarde. Ka ndodhur kudo, si nė shtete me regjim demokratik, ashtu dhe nė shtete me regjim autokratik apo totalitar, qė, nė periudhat e pėrhapjes e tė zbatimit tė gjuhėve standarde, shteti, nėpėrmjet propagandės, por dhe veprimtarive tė ndryshme, angazhohet fuqimisht pėr promovimin e standardit. Nė kėtė kuadėr, veē tjerash, ushqehet besimi nė epėrsinė e standardit mbi dialektet, identifikohet ky standard me gjuhėn kombėtare etj. Janė, sidoqoftė, shfaqje tė pėrkohshme, qė, me forcimin e pozitave tė standardit, priren tė reduktohen.
Thuhet se nga fjalori i shqipes standarde ėshtė lėnė jashtė pjesa mė e madhe e pasurisė leksikore tė gegėrishtes. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
Si studiuese, e them me pėrgjegjėsi tė plotė qė ky ėshtė njė trillim, i sajuar, nė rastin mė tė mirė, prej padijes. Nga toskėrishtja, shqipja standarde vėrtet ka huajtur strukturėn fonetike dhe gramatikore, por leksiku i standardit ėshtė trashėgimi prej tė dyja dialekteve. Nė Institutin e Gjuhėsisė e tė Letėrsisė ekziston njė thesar i vyer kombėtar, qė ėshtė njė kartotekė e pėrbėrė prej miliona skedash. Aty dokumentohet pasuria leksikore e mbarė shqipes, fjalė e kuptime tė nxjerra prej gjithēkaje tė shkruar e tė folur nė gjuhėn shqipe, nė gegėrishte e toskėrishte bashkė. Mbi bazėn e kėsaj kartoteke janė hartuar fjalorėt e shqipes, qė nga Fjalori i 1954-ės, Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe i 1980-s etj.
U la jashtė shqipes standarde edhe trajta paskajore e foljeve. A ėshtė dėmtuar standardi prej kėsaj?
Struktura gramatikore e standardit, siē e thashė, ėshtė ajo e toskėrishtes, kurse paskajorja ėshtė tipar i gegėrishtes. Pėr kėtė arsye ajo mbeti jashtė shqipes standarde. Ndėrkohė, funksionet e saj nė standard i kryen mėnyra lidhore. Mbase keni dėgjuar tė flitet pėr rifutjen e paskajores nė standard. Dua tė sqaroj qė ėshtė njė kėrkesė, e cila nuk vjen nga poshtė, pra, nga pėrdoruesit e gjuhės, pasi kėta nuk e ndjejnė nevojėn e pėrdorimit tė paskajores. Rifutja e paskajores ėshtė njė kėrkesė nga lart, me qėllim qė tė rehabilitohet ky tipar thelbėsor i gegėrishtes. Harrohet qė ndėrhyrjet nė gjuhė bėhen duke respektuar prirjet e natyrshme tė saj, jo duke i shkuar atyre ndesh.
Kam pėrshtypjen sikur kėto vitet e fundit ėshtė shfaqur njė lloj ekzaltimi ndaj gegėrishtes. A ju duket kėshtu?
Sa mirė sikur tė ishte vetėm ekzaltim
Por mė duket se ėshtė njė ekzaltim ndaj gegėrishtes i shoqėruar me njė agresivitet ndaj standardit. Duhet ta kemi tė qartė qė standardi dhe dialektet nuk janė dy entitete tė barasvlerėshme. Fushat e pėrdorimit dhe funksionet qė ato kryejnė janė krejt tė ndryshme. Njė e folme dialektore ėshtė e destinuar tė pėrdoret sot kryesisht brenda rrethit familjar, nė rrethin e miqve etj., por jo pėr funksione zyrtare publike. Ėshtė njė fakt qė pranohet sot kudo qė, me krijimin e gjuhėve standarde, funksionet publike tė dialekteve zbehen shumė.
Para pak kohėsh, u botua nė faqet e shtypit njė shkrim, ku shpallej se ėshtė vetė kushtetuta ajo qė i hap rrugė pėrmbysjes sė standardit. Sa e vėrtetė ėshtė kjo, dhe a ka gjasa tė ndodhė?
Nuk di tė kem dėgjuar a lexuar ndokund nė literaturėn gjuhėsore rastin e ndonjė gjuhe standarde, qė, pasi ėshtė bėrė dhe ka funksionuar normalisht pėr disa dekada, mė pas tė jetė zhbėrė. Po, raste gjuhėsh, qė e kanė ndryshuar alfabetin, ka; siē ndodhi, fjala vjen, nė Turqi nė vitet 20 tė shekullit tė kaluar, ku, pėrmes njė vendimi tė qeverisė sė Ataturkut, alfabeti arab, me tė cilin qe shkruar turqishtja nė shekuj, u zėvendėsua me alfabetin latin. Apo siē bėnė nė vitet 90 njė varg shtetesh tė reja, ish-republika tė BS, qė e zėvendėsuan alfabetin cirilik, qė iu ishte imponuar gjatė epokės sovjetike, me alfabetin latin. Ama pėr zhbėrje tė njė standardi tė ngritur mbi njė dialekt me synimin pėr tė krijuar njė standard tė ri mbi bazėn e njė dialekti tjetėr, kėtė vetėm nė Shqipėri ta zėnė veshėt.
Ka ende, tė pakėnaqur ndaj zgjidhjes, qė i ėshtė dhėnė standardit?
Pėrzgjedhja e njė dialekti si bazė e njė gjuhe standarde krijon kudo, sidomos nė fillimet e procesit tė standardizimit, tė kėnaqur dhe tė pakėnaqur. Bashkėsia qė pėrdor dialektin e pėrzgjedhur, duket sikur vihet nė pozita tė privilegjuara, merr mė shumė prestigj, duke i lėnė kinse nė hije pėrdoruesit e alternativave tė tjera. Por, me kalimin e kohės, kėto pakėnaqėsi, nė fakt, priren tė zbehen, pasi zbehen edhe lidhjet e dukshme tė standardit me dialektin, mbi tė cilin ai ėshtė ngritur. Kėshtu ka ndodhur edhe tek ne. Standardi, gjithė duke ruajtur bėrthamėn toske, e ka zgjeruar shumė leksikun e tij pėrmes prurjeve nga tė dyja dialektet. Kėto kanė qenė prurje tė planifikuara prej gjuhėtarėve, por mė sė shumti prurje tė paplanifikuara, si rezultat i lėvizjeve demografike dhe i pėrzierjeve gjuhėsore. Ishte ky standard me kėtė leksik ai qė u njoh e u pėrhap gjerėsisht pėrmes shkollės, por edhe pėrmes medias e letėrsisė, duke u bėrė mjeti kryesor i shprehjes i disa breza shqipfolėsish.
E qė ti kthehemi pyetjes, qė ju bėra pak mė parė, mbi ndryshimin e standardit, qė i hap rrugėn Kushtetuta.
Kushtetuta as nuk hap e as nuk mbyll kurrfarė shtegu pėr ndryshimin e standardit. Kjo ėshtė njė sajesė ditėn pėr diell. E vėrteta ėshtė qė nė kushtetutė ėshtė futur pėr herė tė parė njė nen (neni 14.1), i cili pėrcakton gjuhėn tonė zyrtare a shtetėrore (Gjuha zyrtare e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė shqipja). Shteti shqiptar deklarohet kėshtu zyrtarisht si shtet njėgjuhėsh, me gjuhė zyrtare njė gjuhė kombėtare. Kaq ėshtė gjithė sa thuhet nė nenin e Kushtetutės sonė. Nene tė ngjashme gjenden nė shumicėn e kushtetutave tė shteteve evropiane, modelin e tė cilave ne dhe kemi ndjekur. Fakt ėshtė qė thuajse tė gjitha ato shtete qė kanė nene gjuhėsore nė kushtetutė, kanė edhe ligje tė posaēme pėr gjuhėn. Dhe aty flitet pėr gjuhėn zyrtare duke iu referuar vetėm varietetit standard. A ka kuptim qė njė gjuhė tė pėrfaqėsohet zyrtarisht pėrmes tė gjitha varieteteve qė ajo ka?!
Sipas jush, standardi nuk ka nevojė pėr ndėrhyrje a ndryshime?
E thashė qartė, mė duket, qė standardi nuk ka pse ta ndryshojė bazėn e tij dialektore, jo qė nuk ka nevojė pėr ndėrhyrje e pėrmirėsime. Vetėm gjuhėt e vdekura, si latinishtja, greqishtja e vjetėr, janė standardizuar njė herė e pėrgjithmonė. Standardi pa dyshim qė ka nevojė ti zgjerojė e ti pasurojė resurset, sidomos ato leksikore, por edhe ti pėrdorė e ti shfrytėzojė me sa mė shumė efikasitet ato ekzistueset.
A mos duhet organizuar njė Kongres i ri Drejtshkrimi pėr ti realizuar kėto ndėrhyrje?
Nuk ėshtė nė praktikat e shoqėrive tė sotme mbledhja e kongreseve pėr tė zgjidhur ēėshtjet e gjuhėve standarde. Kėto realizohen sot nėpėrmjet hartimit tė politikave gjuhėsore shtetėrore dhe zbatimit tė kėtyre politikave, apo atij qė quhet planifikim gjuhėsor.
Po a ka sot njė politikė gjuhėsore zyrtare nė Shqipėri?
Njė politikė gjuhėsore nė trajtėn e njė dokumenti tė posaēėm, ku formulohen qartė qėllimet dhe objektivat e ndėrhyrjeve nė gjuhė, nuk ekziston. Por ka disa vendime qeveritare si dhe njė numėr nenesh me pėrmbajtje gjuhėsore. Kėto gjenden nė Kushtetutė, nė njė varg ligjesh tė fushave tė ndryshme si dhe nė ndonjė traktat ndėrkombėtar tė ratifikuar prej shtetit shqiptar.
Ju jeni shprehur edhe nė shtyp nė favor tė njė ligji pėr gjuhėn. Ēlidhje ka ky me politikėn gjuhėsore?
Ka lidhje, madje lidhje tė fortė: njė ligj i posaēėm dhe i hollėsishėm pėr gjuhėn ėshtė njė mėnyrė pėr tė formuluar njė politikė gjuhėsore afatgjatė; por ai ėshtė njėherėsh edhe njė mjet pėr ta realizuar atė politikė. Pėr fat tė keq, nė Shqipėri as nuk ka pasur e as nuk ka ende njė ligj pėr gjuhėn, ndonėse hartimi i njė ligji tė tillė sot ėshtė mė i mundshėm se kurrė: ka njė detyrim kushtetues; ekzistojnė tashmė ligje tė tilla nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė BE; dhe, e fundit, por jo mė pak e rėndėsishme, shoqėria shqiptare realisht ka sot nevojė pėr njė ligj tė tillė.
Pse nevojitet njė ligj pėr gjuhėn?
Njė gjuhė standarde nuk mund tė realizohet dhe tė funksionojė nė mėnyrė efikase nėse ajo nuk paraprihet e shoqėrohet prej njė politike gjuhėsore me pikėsynime tė qarta. Dhe njė ligj pėr gjuhėn ėshtė pjesė e masave pėr ta artikuluar e zbatuar njė politikė tė tillė. Mė vjen keq qė ndonjėherė nė shtyp njė ligj gjuhėsor paraqitet, mė tepėr nga padija, si reminishencė e shtetit totalitar, duke harruar qė shumica e shteteve tė sotme tė Evropės kanė ligje tė tilla, dhe i kanė nė funksionim tė plotė.
Po ēfarė mund tė parashikonte njė ligj pėr shqipen?
Nuk do ta quaja ligj pėr shqipen, por ligj pėr gjuhėn nė Republikėn e Shqipėrisė. Ndonėse shqipja do tė kishte aty, afėrmendsh, pėrparėsi absolute, nė ligj do duhej tė zinin vend edhe ēėshtje tė tjera, si p.sh. ato tė gjuhėve tė pakicave, tė pranishme kudo nėpėr legjislacionet gjuhėsore tė vendeve evropiane. Sa i pėrket shqipes, ligji duhet tė garantojė, para sė gjithash, pėrdorimin e saj me funksionet e njė gjuhe zyrtare. Kėshtu, nene tė veēanta duhet tė parashikojnė fushat ku shqipja ėshtė e detyrueshme, si nė arsimin publik, nė media, nė administratė, nė vende publike etj. E pra, nėse njė ligj i tillė do tė ekzistonte e, ēėshtė mė e rėndėsishmja, do tė zbatohej, shumė njerėz nuk do tė hiqnin keq pėr tė kuptuar se ēthuhet nėpėr etiketat e mallrave tė importuara, nė tabelat publicitare buzė rrugėve, nė shumė njoftime e shpallje publike nė shtyp, nė thirrje pėr tendera e konkurse, nė njoftime pėr punėsim etj., ku shqipja po gjendet rrallė e pėr mall. Sot, nė epokėn e globalizimit, kur shoqėritė, kulturat, prandaj edhe gjuhėt i janė ekspozuar aq shumė ndikimeve mes tyre, por sidomos ndikimit tė anglishtes, gjuhėt kombėtare, veēanėrisht ato tė popujve tė vegjėl, kanė nevojė pėr mbrojtje e kujdes.
Po lidhur me rastet e njė gjuhe plot gabime, siē ėshtė ajo qė ndeshim herė pas here nė media, ēfarė mund tė parashikohej diēka nė ligj?
Njė ligj pėr gjuhėn duhet tė kėrkojė qė tė garantohet pėrdorimi i njė shqipeje publike tė qartė, tė kuptueshme, por dhe njė shqipeje korrekte e nė pėrputhje me normat e pėrcaktuara. Kjo, natyrisht, kėrkon qė tė ngrihen institucionet e pėrkujdesjes gjuhėsore, krahas atyre qė do tė kontrollojnė zbatimin e legjislacionit gjuhėsor.
Ēfarė keni parasysh konkretisht me institucione pėrkujdesi?
Pėrkujdesi ndaj standardit, trajtės pėrfaqėsuese tė gjuhės zyrtare, duhet tė jetė i institucionalizuar. Pėr kėtė arsye duhet tė ngrihet njė organizėm publik i posaēėm, njė autoritet rregullues (njė Kėshill i Gjuhės Shqipe, fjala vjen), i cili tė hartojė politika gjuhėsore, por edhe tė ndjekė e tė koordinojė punėn pėr zbatimin e kėtyre politikave. U bėnė dy dekada qė procesi i planifikimit tė shqipes ėshtė ndėrprerė plotėsisht. Ėshtė kaluar nga njė qėndrim proteksionist ndaj gjuhės nė njė indiferencė tė skajshme. Dhe kjo ndodh pikėrisht nė njė kohė kur pjesa mė e madhe e shteteve evropiane i kanė hartuar prej kohėsh politikat e tyre gjuhėsore, po i zbatojnė e, madje, po i koordinojnė. Prandaj mbrojtja, zhvillimi dhe promovimi i shqipes, gjuhės sonė zyrtare kombėtare, duhet tė futet sa mė shpejt nė axhendėn e shtetit shqiptar. |
|
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Publikuar më 18 janar, 2012 nė orėn 13:32 |
Madhësia e shkronjave:
 |
| Kategoria: Intervista |
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| GRUAJA SHQIPTARE DHE SOCIALIZMI FITIMTAR! |
E dielė, 22 prill 2012 - 07:55 «Askush s'mund t'i thotė vetes se ėshtė i lirė pa luftuar pėr ēlirimin e tė tjerėve dhe nė radhė tė parė tė gruas shqiptare»
Enver Hoxha
INTERVISTĖ ME... |
Vazhdo në kategorinë: Intervista |
|
|
|
|
|