Gjergj Kastrioti Skenderbeu, heroi i shqiptarėve
(Me rastin e 544-vjetorit tė vdekjes 17 janar 1468 – 17 janar 2012)
PRISHTINĖ, 17 janar 2012-01-18

Prof. Dr. Nebi Dervishi
Pėr popullin tonė datat e shėnuara tė historisė nuk kanė qenė dhe nuk janė kurrė ngjarje tė thjeshta, tė cilave u detyrohet vetėm njė lloj, respekti konvencional, nė njė ditė tė caktuar tė kalendarit, pėr t’i lėnė pastaj nė gjumin e harresės.

Si ruajtės, vazhdues dhe kurorėzues i thesarit tė traditave historike, patriotike, populli ynė i ka vlerėsuar kėto tradita, duke i mbajtur tė gjalla nė shėrbim tė ēėshtjes sė madhe tė lirisė e pavarėsisė kombėtare, tė mbrojtjes sė tėrėsisė dhe sovranitetit tė tokės sė shenjtė tė atdheut, tė luftės pėr ndėrtimin e jetės sė re.

Nė mėnyrė tė veēantė vlen kjo pėr figurėn lavdiplote tė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeut, qė qėndron si pėrmendore vigane e njėrės nga periudhat mė vendimtare tė historisė sonė kombėtare dhe zė njė vend tė shquar nderi edhe nė fletėt e historisė botėrore.

Bashkė me heroin kombėtar Skėnderbe, ne sot pėrkujtojmė me mirėnjohje njė epokė tė tėrė qė mban me tė drejtė emrin e tij, si njė nga epokat mė vendimtare tė historisė kombėtare, nė tė cilėn masat popullore shqiptare, si heronj pa emėr, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut pėr dhjetėra vjet me radhė luftuan pėr mbrojtjen e tokės sė lirisė e tė pavarėsisė sė vet, duke i vėnė themelet e qėndrueshme asaj ndėrtese qė brezat e ardhshėm e ēuan nė fund, bashkimit tė popullit shqiptar nė shtetin e tij kombėtar.

Me botėn mbarė, sot nė kėtė pėrvjetor 17 janar tė ēdo viti tė vdekjes sė Skėnderbeut, ne pėrkujtojmė epokėn e Skėnderbeut si njė pjesė tė asaj lufte tė madhe, nė tė cilėn popujt e Europės Juglindore, e midis tyre nė radhėt e para populli shqiptar, duke luftuar pėr tokėn

"Lirinė nuk ua solla unė, por e gjeta kėtu nė mesin tuaj… armėt nuk ua ngjesha unė, por ju gjeta tė armatosur, lirinė e kishit kudo nė kraharor, nė ballė, nė shpatė, nė shtat!”- u tha ai ushtarėve nė takimin e parė me ta

e lirinė e vet, u bėnė njė ledh mbrojtės pėr tė ndaluar vėrshimin shkatėrrues tė agresionit tė sulltanėve osmanė nė shek. XV, agresion qė vinte nė rrezik fatet e qytetėrimit europiane nė pėrgjithėsi.

Pinjoll i njė familje tė madhe sunduese feudale, Skėnderbeu ishte mė i vogli i katėr djemve tė Gjon Kastriotit. Fėmijėria e tij bie nė vitet kur vėrshimet qė nga Jugu drejt Veriut, duke i imponuar vendit njė regjim qė sillte njė rėndim tė pėrgjithshėm ekonomik-shoqėror tė masave tė vendit. Nėn kėto goditje u gjendėn qysh herėt edhe zotėrimet e Kastriotėve, qė shtriheshin nė Shqipėrinė e Mesme-Lindore.

Lufta kundėr kėtij pushtimi me rrjedhime shkatėrrimtare qė vinin nė rrezik gjithė zhvillimin e arritur nga vendi si dhe tė ardhmen e kombit shqiptar, pėrbėnte thelbin kryesor dhe detyrėn themelore tė jetės dhe veprimtarisė sė Skėnderbeut.

Pėrvoja e 30 vjetėve tė parė tė shekullit XV i kishte treguar Skėnderbeut gatishmėrinė e masave popullore pėr tė luftuar. I kishte treguar se lufta e veēantė e zotėruesve tė ndryshėm feudal si dhe kryengritjet popullore nė krahinat e ndryshme veēmas, sado tė fuqishme qė kishin qenė, nuk ishin nė gjendje tė ndalnin pushtimin osman.

Po ashtu ishte bėrė e qartė pėr Skėnderbeun se sulltani nuk lejonte nė asnjė mėnyrė qė zotėrimet e Kastriotėve tė mbeteshin tė bashkuar qoftė nė formėn e njė ziameti me vete nė kuadrin e Sanxhakut shqiptar, qė ishte formuar mė 1431.

Kėto ishin rrethanat, nė tė cilat u zhvillua ajo kthesė vendimtare dhe fillon ajo etapė e re mė e lartė nė luftėn kundėr pushtimit osman dhe gjithė historinė tonė qė lidhet me emrin dhe veprėn e Skėnderbeut. Kjo kthesė qė zhvillohet nė vitet 1443-44, i ka rrėnjėt nė kushtet objektive e subjektive tė brendshme, qė u favorizua edhe nga disa rrethana tė jashtme.

Pėrparimi osman nė viset qendrore tė Ballkanit drejt Danubit, pushtimi i tokave serbe nė 1439, goditjet e njėpasnjėshme kundėr Mbretėrisė Hungareze, e detyruan kėtė tė kalonte qė nga viti 1442, nė njė politikė kundėrsulmuese tė fuqishme kundėr osmanėve.

Pėrfaqėsuesi i kėsaj politike u bė J. Hunijadi, i cili pas Skėnderbeut u bė njė nga figurat mė aktive tė luftės kundėrosmane. Nėn udhėheqjen e tij, njė ushtri hungareze kaloi nė vjeshtė tė vitit 1443 Danubin. Pėr t’i siguruar asaj mbėshtetje nė kėto vise, u zhvillua njė veprimtari e gjallė diplomatike, nė mesin e tė cilėve u pėrfshi edhe Arbėria.

Qėndrimi i Skėnderbeut nė Betejėn e Nishit nė ditėt e para tė nėntorit 1443, ku forcat osmane pėsuan disfatė, nuk ishte njė veprim i lindur spontanisht, por rezultat i planit tė paramenduar. Nė kėtė ndeshje morėn pjesė me repartet e veta tė gjithė sanxhakbejlerėt.

Skėnderbeu u tėrhoq me forcat shqiptare qė kishte me vete, ose qė mundi tė mblidhte. I pajisur me njė ferman qė ia mori me forcė, siē na thonė shumė burime, sekretarit tė vulės sė Bejlerbeut, me shpejtėsi tė rrufeshėm Skėnderbeu mori rrugėn e kthimit nė atdhe, rrugėn e kryengritjes sė hapur kundėr sulltanit.

Tani gjithēka varej nga shpejtėsia e veprimit dhe vendosmėrisė, pėr tė ngritur nė kėmbė masat, pėr tė zėnė nė befasi garnizonet armike nė vend, pėr tu marrė atyre kalatė, pikėmbėshtetjet e tyre tė fuqishme nė tė katėr anėt e vendit. Faktori vendimtar qė e lehtėsoi planin e Skėnderbeut ishte pėrgjigjja qė e gjeti qė nė hapat e para ky veprim nė tokat shqiptare.

Mobilizimi masiv i forcave qė filloi sė pari nė Dibėr dhe erdhi duke u zgjeruar prej andej valė-valė nė tė gjithė vendin, ishte prova se kėtu ishte fjala pėr njė veprim qė u kthye brenda pak kohe nė njė kryengritje tė pėrgjithshme.

Nė kėtė, gjenin shprehje aspiratė dhe interesat e shtresave mė tė gjėra tė shoqėrisė shqiptare: tė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte prej kohėsh pesha kryesore e sundimit tė huaj, por edhe tė asaj pjese tė klasės feudale qė ishte shpronėsuar tashmė apo ishte nė rrezik tė shpronėsohej me zgjerimin e mėtejshėm tė pushtetit osman.

Nė muajt e parė tė kthimit, Skėnderbeu zhvilloi njė veprimtari tė gjer, tė palodhshme dhe vendimtare deri nė skajet mė tė largėta. Brenda tre muajsh u morėn kalatė e mėdha dhe u ēlirua principata e Kastriotėve si dhe pjesa mė e madhe e trevave shqiptare.

Sa lartė e ēmonte Skėnderbeu gatishmėrinė luftarake tė kombit, tregojnė fjalėt qė ai i tha, sipas Barletit, nė ēastet solemne kur nė kėshtjellėn e Krujės sė ēliruar mė 28 Nėntor 1443, u ngrit pėrsėri Flamuri i Kastriotėve me shqiponjėn e zezė dykrenore me fushė tė kuqe, qė u bė tani e tutje flamuri historik i luftėrave pėr liri tė popullit shqiptar: “Lirinė nuk ua solla unė, por e gjeta kėtu nė mesin tuaj… armėt nuk ua ngjesha unė, por ju gjeta tė armatosur, lirinė e kishit kudo nė kraharor, nė ballė, nė shpatė, nė ushtat!”- u tha ai ushtarėve nė takimin e parė me ta.

Duke nxjerrė mėsime nga pėrvoja e dhjetėra vjetėve luftime e dėshtime nė planin shqiptar, Skėnderbeu u bė guri themeltar i gjithė veprimtarisė se tij si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak nė vitet qė do tė pasojnė.

Pa kapėrcyer pozitat e vjetruara politike tė pėrēarjes sė vendit nė njė varg zotėrimesh tė veēanta, pa krijuar njė bazė politiko-ushtarake tė organizuara e tė qėndrueshme, pa bashkėrenditur veprimet e brendshme me lėvizjet kundėrosmane qė organizoheshin nė plan tė jashtėm, lufta nuk do tė kishte perspektivėn e fitores. Ishte meritė e madhe e Skėnderbeut qė u bė shprehėsi dhe zbatuesi mė i qartė, mė i ndėrgjegjshėm dhe mė i vendosur i kėsaj domosdoshmėrie qė impononte situata objektive.

Pas fitoreve tė para tė viteve 1443-44, filluan gjithnjė e mė tė forta kundėrgoditjet e ushtrive osmane, tė cilat niseshin nga bazat e tyre tė mėdha nė portat e trojeve shqiptare, nė Alhri (Ohėr), Manastir, Kosturė e Shkup me forcat gjithnjė e mė tė mėdha, me ekspeditat tė organizuara vit pėr vit me njė rregullsi tė paramenduar, nė kohėn e mbjelljeve e tė korrave, pėr t`i shterur forcat njerėzore dhe mundėsit ekonomike tė vendit.

Detyrė mė urgjente, organizimi sa mė efektivė tė mbrojtjes sė vendit, i shėrbeu thirrja e Kuvendit tė Lezhės (2 mars 1444), dhe themelimi i Besėlidhjes tė sundimtarėve shqiptar si organ politik.

Me autoritetin e vetė si udhėheqės i kryengritjes sė pėrgjithshme dhe nismėtar i mbledhjes, si pėrfaqėsues i njėrės nga principatat mė tė mėdha e tė rėndėsishme tė vendit nga pikėpamja politike dhe ushtarako-ekonomike, Skėnderbeu mundi t’u imponohej sundimtarėve feudal dhe pėrfaqėsuesve tė krahinave tė vetėqeverisura pėr tė kapėrcyer divergjencat qė kishin midis tyre.

Lidhja e Lezhės u bė kėshtu i pari bashkim politik nė shkallėn mbarėshqiptare qė njihet nė historinė tonė. Skėnderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe komandant i pėrgjithshėm i saj. Nėnė udhėheqjen e Skėnderbeut, ushtria qė ai organizoj, kaliti e komandoi, u bė njė armė e fuqishme tejet e shkathėt pėr mbrojtjen e vendit. Tokat shqiptare pėr mė se 25 vjet mundėn t’u bėnin ballė vėrshimeve tė njėpasnjėshme, betejave masive, bllokadave dhe rrethimeve qė organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II, i mbiquajtur “Pushtues i botės”, pėr tė zhdukur kėtė vatėr qėndrese nė brigjet lindore tė Adriatikut, nė njė kohė kur vėmendja e osmanėve ishte drejtuar para sė gjithash drejt Europės sė Mesme.

Duke shfrytėzuar veēoritė e terrenit shqiptar, luftėn tradicionale e popullore dhe duke kombinuar si mjeshtėr i artit luftarak me operacione tė mėdha strategjiko-taktike dhe ndeshje frontale, Skėnderbeu kundėrshtarin e lodhi me pusi e kurthe, alarm e shqetėsime tė vazhdueshme, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme dhe e shkatėrronte pėrfundimisht.

Me kėtė strategji tė mbrojtjes aktive, me parimin “mbrohu duke sulmuar”, ai arriti rezultate tė shkėlqyera me njė ushtri relativisht tė vogėl, duke venduar nė jetė parimin e tij, se kush nuk ėshtė nė gjendje ta mund armikun me njė ushtri prej 10-12 mijė ushtarė, nuk do tė mund ta bėjė kėtė as edhe me njė ushtri shumėfish mė tė madhe.

Kjo ushtri bashkonte vrullin e njė ushtrie popullore me pėrvojėn e reparteve tė zgjedhura, tė specializuara pėr detyra tė veēanta tė njė ushtrie tė qėndrueshme, tė rroguar, me komandantėt e dalė nga radhėt e kombit qė u rritėn e u kalitėn bashkė me ushtrinė tė udhėhequr nga Skėnderbeu.

Me kėto forca komanda shqiptare arriti tė fitonte dhjetėra beteja kundėr ushtrive kufitare osmane. Fusha e Pollogut, e Dibrės, e Ohrit dhe Domosdovės, grykat dhe luginat e Drinit e tė Shkumbinit, sidomos nė vitet 1444-48, 1450-56, 1462-65, fushat e Ujit tė Bardhė (1457) tė Livadhisė 1462, tė Vajkalit (1465) e tjera u bėnė sheshe e arena disfatash tė ushtrive tė rėndėsishme osmane.

Me njė evolucion tė brendshėm, Besėlidhja e sundimtarėve shqiptarė filloi tė kthehej nė njė aparat shtetėror, nė njė shtet tė pėrqendruar, qė kishte si bėrthamė qendrore Zotėrime e Kastriotėve. Nė gjirin e klasės sunduese, nė kėto kushte, pozita kryesore nė aparatin politik-shtetėror e ushtarak kaluan kryesisht nė duart e feudalėve tė vegjėl, tė cilėt qėndronin besnikėrisht prapa pėrfaqėsuesit tė pushtetit qendror.

Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti, strateg e mjeshtėr i artit ushtarak, dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princėrit e tjerė feudalė bashkėkohės tė Perėndimit. Luftėtar i thjeshtė midis luftėtarėve, ai luftonte me “mėngje tė shpėrvjelura”, nė krye tė njė kalorėsie qė vepronte me shpejtėsi tė jashtėzakonshme nė krahasim me ushtritė e rėnda feudale.

Ai ishte i veshur thjeshtė. Si burrė shteti ai nuk njihte intriga. Mishėrues i traditave mė tė larta tė kombit tė tij, ai ishte shprehės i asaj force vitale tė jashtėzakonshme qė ka manifestuar kurdoherė populli shqiptar.

Kujtimi i Heroit shqiptar jetoi jo vetėm nė zemrėn e kombit qė e lindi, por ai pati shtrirje qė i kalonte kufijtė e Gadishullit Ballkanik, pra pati njė peshė e rėndėsi evropiane.

Sa kohė qė vėrshimi osman qėndronte si njė shpatė e mprehtė mbi Evropėn e Mesme e Perėndimore, aq kohė edhe figura e Skėnderbeut, luftėtar e ngadhėnjimtar kundrejt njė armiku qė mbahej si i pathyeshėm, vazhdonte tė tėrhiqte vėmendjen jo vetėm tė historianėve, po edhe tė ushtarakėve, tė burrave tė shtetit e tė opinionit publik evropian.

Me kėtė interesim gjithmonė tė gjallė, pėr luftėn e kombit shqiptar dhe udhėheqėsin e saj, e kishte burimin ajo literaturė e shumėllojtė dhe shumėgjuhėshe, kushtuar figurės sė Skėnderbeut nė tė katėr anėt e botės. Nga pėrvoja luftarake e shqiptarėve dhe udhėheqėsit tė tyre, kėrkohej tė nxirreshin mėsime pėr luftėn kundėr njė armiku, qė vetėm njė Skėnderbeu ishte nė gjendje tė thyente, ndėrsa historianėt e poetet e pėrdornin emrin dhe figurėn e Skėnderbeut si flamur frymėzues pėr mobilizimin e masave tė gjera fshatare.

Duke e ngritur figurėn e Skėnderbeut, ideologėt e Rilindjes Kombėtare Shqiptare synonin tė vinin nė dukje meritat e mėdha qė kishte populli shqiptar pėrpara Evropės, kulturėn e sė cilės ai e kishte shpėtuar nga shkatėrrimi nė kohėn e rėndė tė vėrshimeve osmane. Skėnderbeu i rritur nė mes feve-pėr rilindėsit u bė simbol i karakterit mbifetar e afetar qė duhej tė kishte kultura shqiptare.

Kėsaj figure, si simbol legjendar tė kombit shqiptar dhe si mishėrim tė historisė sė tij lavdiplote, tė traditave tė tij tė lashta patriotike e luftarake, Rilindėsit i kushtuan veprat e tyre artistike e shkencore. Ashtu siē kishte qėndruar nė fillet e humanizmit shqiptar, vepra e parė e letėrsisė shqiptare, e dalė nga pena e shkrimtarit patriotit Marin Barleti, ashtu edhe nė fillimet e letėrsisė sė Rilindjes dhe historiografisė sė re shqiptare, qėndrojnė jetėshkrimet e heroit tė shkruara nga rilindėsit e parė, qėndron epopeja monumentale e Naim Frashėrit.

Flamuri i Kastriotėve, qė Skenderbeu e kishte ēuar nga fitorja nė fitore u bė Flamur Kombėtar dhe i udhėhoqi shqiptarėt nėpėr periudha historike mė tė vėshtira dhe nėpėr beteja tė pėrgjakshme deri nė ditėn e shėnuar tė 28 Nėntorit 1912.

Tradita e luftės sė madhe popullore, fryma e luftės sė pamposhtur tė shekullit XV, nuk u shua kurrė dhe nuk mund tė shuhet, nė popullin qė e lindi. Skėnderbeu pati shumė shokė e trima tė frymėzuar nga Ai, tė cilėt luftuan e qėndruan tė patundur si burra tė vėrtetė.

Portretin kushtuar heroi Kombėtar Gjergj Kastriot – Skėnderbeu po e pėrmbyll me njė mesazh pėr realitetin tonė: duke u nisur nga pėrvoja e aspekteve qė dalin nga Epoka e Heroit tonė Kombėtar Skėnderbe, asnjėherė mė tepėr se sot nuk u shfaq nevoja e njė pajtimi tė botės shqiptare tė ndarė e tė pėrēarė.

Ėshtė imperativė i kohės tė arrihet njė pajtim i udhėheqėsve tanė, para ngjarjeve vendimtar si i ka bėrė Skėnderbeu mė se njėherė nė Kuvendin e Lezhės dhe mė pas. Ja pra, pėrse Emri i Skėnderbeut dhe i popullit tė tij do tė qėndroj pėr jetė nė panteonin e pavdekėsisė.

 
 
 
Publikuar më 18 janar, 2012 nė orėn 14:05
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Histori
 
 
Amaneti i presidentit amerikan Washington pėr...
E shtunė, 05 maj 2012 - 23:13
Pėrgatiti pėr botim : Hyqmet ZANE Dergoi: Sali Bollati Amaneti i presidentit amerikan Washington pėr shqiptarėt Prejardhja pellazge e shqiptarėve sipa...
DEVIZA E TITISTĖVE: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA ...
E enjtė, 03 maj 2012 - 15:02
VETĖM NĖ RRUGĖN HISTORIKE TĖ ATYRE QĖ RANĖ PĖR RIBASHKIMIN E SHQIPĖRISĖ!
Rrahman Bahtirit - Nė dy vjetorin e vdekjes f...
E hėnė, 30 prill 2012 - 14:48
LUFTĖTARĖT E LIRISĖ – DO TĖ JETOJNĖ PĖRJETĖSISHT NĖ KUJTESEN E POPULLIT! Pėr tė pėrkujtuar shokun e idealit nuk ėshtė punė e lehtė, sepse kėrkohet njė p...
NĖ VIGJILJE TĖ DITĖLINDJES SĖ 102-tė TĖ ENVER...
E shtunė, 14 prill 2012 - 11:14
DUKE SHFLETUAR LIBRIN HISTORIK DHE PROGRAMATIK "100 VJET" (100 VJETORI I LINDJES SĖ ENVER HOXHĖS) -Shkruar nga Hysni Milloshi RIBOTIM: PUBLIKUAR MĖ...
NĖ VIGJILJE TĖ DITĖLINDJES SĖ 102-tė TĖ ENVER...
E martė, 10 prill 2012 - 21:55
DUKE SHFLETUAR LIBRIN HISTORIK DHE PROGRAMATIK "100 VJET" (100 VJETORI I LINDJES SĖ ENVER HOXHĖS) -Shkruar nga Hysni Milloshi RIBOTIM: PUBLIKUAR MĖ...
Vazhdo në kategorinë: Histori
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi