|
Podujevė, 22 Janar 2012
Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti ka thėnė pėr Kosovapress se protestuesit do tė qėndrojnė nė rrugė derisa Qeveria e Kosovės tė fillojė implementimin e reciprocitetit me Serbinė.
 Albin Kurti, lider i LV Deri nė orėn 17.00 ashtu siē raporton gazetari i Kosovapressit nuk ka ndryshim tė situatės nė protestėn qė mbahet nė Podujevė. Protestuesit janė nė pikėn e njėjtė dhe po qėndrojnė pėrballė policisė. Ata nuk kanė tentuar tė ecin pėrpara, kurse nuk po pengojnė as qarkullimin e automjeteve.
Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti shprehu vendosmėrinė pėr tė qėndruar nė rrugė dhe protesta derisa tė zbatohet plotėsisht reciprociteti me Serbinė.
Ai tha se Serbia asnjėherė nuk ka e ka njohur Kosovėn shtet dhe pėr kėtė arsye edhe qytetarėt nuk do tė njohin atė dhe nuk do tė lejojmė qė ajo tė hyjė nė Kosovė.
Qeveria e Kosovės tradhtoi popullin e saj duke hapur kufijtė me Serbinė dhe njėkohėsisht duke mbyllur atė me Shqipėrinė, ndėrsa ne si Vetėvendosjes, jemi pėr tė kundėrtėn, pra tė hapet kufiri me Shqipėrinė dhe tė mbyllet ai me Serbinė, ka thėnė Kurti nė njė prononcim pėr Kosovapress.
Ndryshe, aktualisht protestuesit janė nė njė numėr mė tė vogėl, por shumica e tyre ende vazhdojnė qėndrojnė ė vendin e quajtur Dy urat nė dalje tė Podujevės.
Njė pjesė e forcave policore po qėndron pėrballė protestuesve, kurse ata tė njėsisė speciale janė 100 metra mė larg. |