|
Dje nga mediet morėm lajmin se kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi ka ftuar nė njė drekė pune krerėt e partive dhe subjekteve politike nė Kosovė pėr ti njoftuar ato pėr konkluzionet e dala nga takimi i fundit i Grupit Ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn. Edhe si shumė herė mė parė, drejtues dhe pėrfaqėsues tė PDK-sė mirėpo edhe tė partive tjera gėnjyen gazetarėt duke ju thėnė qė edhe Lėvizja VETĖVENDOSJE! ishte e ftuar nė kėtė takim, por ne gjoja kishim refuzuar qė tė shkojmė.
Duket qartė arsyeja se pėrse nuk na kanė ftuar. Nė fakt, nga konkluzionet qė vijnė nga ky takim mė mirė edhe qė nuk na kanė ftuar. Aty u kėrkua nga partitė politike qė tė nėnshkruhet njė deklaratė qė do tė ishte njė mesazh gjoja konsensual se ka mbetur edhe pak kohė deri nė pėrfundimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė dhe se partitė mbėshtesin pėrmbushjen e obligimeve nga Pakoja e Ahtisaarit. Ky konsensus, gjithsesi dashakeq nė kėto rrethana, kėrkon pajtim paraprak kolektiv pėr atė qė do tė ndodh nė vitin 2012. Dhe atė pa e thėnė publikisht se ēfarė po ndodh.
Nė fakt e vėrteta ėshtė se, qeveria e Kosovės po pėrgatitet pėr aktin e fundit tė shitjes sė Kosovės, nė nivelin politik dhe atė ekonomik. Pas koncesionit tė fundit antikushtetues pėr tė hequr dorė nga Republika dhe pėr tė mos paragjykuar statusin final tė Kosovės, tė pranuar duarhapur nga Edita Tahiri dhe Hashim Thaēi, tanimė janė shtuar zėrat pėr paqėndrueshmėrinė e situatės nė veri, dhe janė shtuar propozimet pėr statusin special tė veriut nė Kosovė. Tanimė po diskutohet edhe propozimi katėrpikėsh i presidentit Tadiē pėr Kosovėn duke shtuar prapė se nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranohet pavarėsia e Kosovės.
Duke marrė parasysh marrėdhėniet tregtare dhe ekonomike me Serbinė dhe kėmbėnguljen e qeverisė qė kėto tė mos ndalen me asnjė kusht, duke marrė parasysh decentralizimin nė baza etnike, duke marrė parasysh propozimet pėr statusin special pėr veriun, si dhe ligjet Antikushtetuese pėr Prizrenin, Hoēėn e Madhe etj. atėherė ėshtė e qartė se mbikėqyrja ndėrkombėtare nė Kosovė do tė largohet vetėm kur tė betonohet mbikėqyrja e Serbisė mbi Kosovėn.
Kėto koncesione, si dhe vendimet pėr privatizimet e shpejta tė distribucionit dhe pjesėve tė tjera tė KEK-ut, privatizimin e shpejtė dhe me ēdo kusht tė PTK-sė si dhe likuidimin e pėrshpejtuar tė gjigantit metalurgjik Trepēa, Hashim Thaēi nuk mund ti bėjė me pėrkrahjen qė kjo qeveri tani e gėzon nė popullatė si dhe me numrat e pakicės qė i ka nė Kuvend. Pėr kėto koncesione i nevojitet njė konsensus i rrejshėm i faktorit politik kosovar i cili do tė thirret sa herė qė tė tjerėt tė kėrkojnė qė ne tė heqim dorė nga shteti dhe pasuria jonė.
Prandaj edhe e thamė qė mė mirė qė nuk jemi ftuar. Por nė tė njėjtėn kohė edhe po e kuptojmė pse nuk jemi ftuar. I bėjmė thirrje tė gjitha subjekteve politike, si dhe deputetėve dhe anėtarėve tė partive pjesė tė koalicionit qė mos tė bėhen pjesė e konsensusit tė rrejshėm pėr ta shitur Kosovėn edhe nė rrafshin politik edhe nė atė ekonomik.
Nė kėtė tentim dhe synim tė Hashim Thaēit pėr tė shitur Kosovėn dhe pėr ti bėrė edhe tė tjerėt pjesė tė saj, po i ndihmon edhe miku i tij i ngushtė dhe strukturat ilegale tė cilat ata qė njė kohė tė gjatė po thonė q nuk ekziston pra Kadri Veseli dhe SHIK-u i PDK-sė . Javėve tė fundit para dhe gjatė protestave tė 14 dhe 22 janarit aktiviteti i SHIK-ut ėshtė shtuar dukshėm si nė pėrcjellje, pėrgjime ashtu edhe nė propagandė pėr tė mjegulluar pėrkrahjen qė po e gėzon kundėrshtimi ndaj qeverisė nė popullatė.
Kjo strukturė duke e parė se i ka ardhur fundi, qoftė nė forcėn qė ka brenda vendit ashtu edhe nė pėrkrahjen ndėrkombėtare, me ēdo kusht ka tentuar dhe po tenton qe tė dalė nga joformaliteti dhe tė futet nė institucionet shtetėrore. Kėtė sė pari e bėri nė kuvend duke populluar listat pėr deputetė tė PDK-sė dhe duke u ulur nė bankat e Kuvendit me proces tė vjedhur dhe manipuluar zgjedhor qė e kanė orkestruar vetė.
E sė fundi, kjo e njėjta strukture po tenton qė tė futet edhe nė qeverinė e Kosovės pėrmes procesit tė riformatimit tė qeverisė duke pėrfshirė kėtu edhe udhėheqėsin e SHIK-ut, Kadri Veselin i cili tanimė ėshtė e qartė qė me vjedhje tė votave, dhe me manipulime tenton qė tė legalizojė tė gjithė atė aktivitet tė SHIK-ut.
Lėvizja VETĖVENDOSJE! nuk do tė ndalet nė pėrpjekjet pėr tė hetuar dhe zbardhur aktivitetin e kėsaj organizate. Kjo organizatė duhet ti tregojė qytetarėve dhe institucioneve tė Kosovės pėrgjigjet nė kėto pyetje:
Kush e ka themeluar SHIK-un?
Kush e financon SHIK-un?
Kush e mbikėqyr SHIK-un?
Kujt i raporton SHIK-u dhe Kadri Veseli
Ēfarė aktiviteti zhvillon Kadri Veseli dhe SHIK-u?
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
28 janar 2012 |