Kadri Veseli synon tė bėhet kryeministėr
Deputeti i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e lėvizjes “Vetėvendosje”, Florin Krasniqi, duke i komentuar deklaratat e fundit tė njėrit prej ish-anėtarėve tė SHIK-ut, Bekim Haxhiu (Kamishi), ka sulmuar Kadri Veselin duke thėnė se po e shfrytėzon kėtė shėrbim pėr tė marrė postin e kryeministrit tė vendit.

Florin Krasniqi, Deputet i Kuvendit tė Kosovės
Shkollė e KGB-sė ruse

Nė njė konferencė pėr shtyp, Krasniqi ka thėnė se “ėshtė nė natyrėn e shėrbimeve sekrete gjithandej nė botė qė udhėheqėsit e tyre t’i dėrgojnė nė krye tė shtetit. Shefi i Shėrbimit mė nė fund del kryeministėr, kjo ėshtė shkollė e KGB-sė, nuk mund tė dalin jashtė kėsaj shkolle, ashtu veprojnė. Unė jam shumė i bindur qė Kadri Veseli, pėrmes sjelljes sė njerėzve tė tij nė Kuvend dhe aktiviteteve qė bėn, pėrpiqet tė marrė shtetin nė dorė, pra tė bėhet kryeministėr”, ka thėnė Krasniqi. Ai ka pohuar se Veseli po bėn tė pamundurėn qė me riformatizimin e Qeverisė sė Kosovės tė marrė nė dorė pushtetin. “Me vetė faktin se asnjė ish-person i SHIK-ut nuk ka humbur nė zgjedhje tregon se sa tė fuqishėm janė ata. Ata po bėjnė tė pamundshėm qė nė riformatizimin e Qeverisė tė bėhen pjesė e saj, pra kjo ėshtė metoda e KGB-sė ruse, ku kemi parė se si Putini ka bėrė gjithēka pėr tė ardhur nė pushtet. Tė njėjtėn gjė po e bėn edhe Kadri Veseli qė tė jetė kryeministėr pėrmes Shėrbimit informativ”, ėshtė shprehur Krasniqi. Krasniqi ka thėnė se pėr lėvizjen “Vetėvendosje” ėshtė tepėr shqetėsues aktiviteti i dendur i Shėrbimit informativ tė PDK-sė. “Qysh prej fillimit tė aktivitetit politik, unė kam thėnė se Kosova ėshtė e okupuar, e pushtuar prej bandave kriminale”, ka theksuar ai

Dezinformata pėr Kurtin

Krasniqi ka deklaruar se lansimi i informatave tė fundit pėr kreun e lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, por edhe pėr anėtarėt e tjerė tė kėsaj lėvizjeje, pėrfshirė edhe atė, janė informacione tė shkollės sė KGB-sė ruse. “ Lansimi i informatave dhe mėnyra se si ata po informojnė ėshtė tipike e njė shkolle tė KGB-sė ruse. Atėherė kur vendi kalon nė njė krizė tė madhe politike dhe ekonomike, me probleme tė mėdha nė veri dhe nė jug, ky shėrbim informativ lason dezinformata me qėllime tė caktuara pėr ta tėrhequr vėmendjen e qytetarėve prej problemeve reale qė vendi po kalon. Dezinformata pėr Albinin ėshtė e fundit qė ėshtė thėnė, por nuk do tė jetė e fundit. Ata edhe pėr mua kanė thėnė se e kam bashkėshorten serbe, se nėna e Liburn Aliut ėshtė serbe, por edhe pėr kinse Albinin e ka marrė njė pako. Tė gjitha kėto dezinformata lansohen prej departamentit pėr dezinformata, qė unė mendoj qė SHIK-u e ka departament tė veēantė kėtė”, ėshtė shprehur Krasniqi. Ndėrsa i pyetur pse nuk reagoi lėvizja Vetėvendosje nė Kuvendin e Kosovės pas akuzave qė ua drejtoi deputeti i PDK-sė, Bekim Haxhiu, Krasniqi ka thėnė se ajo nuk ka ndodhur pasi kjo lėvizje nuk ka kohė tė merret me gėnjeshtrat e tė tjerėve.

 
 
 
Publikuar më 29 janar, 2012 nė orėn 00:18
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Lajme
 
 
F T E S Ė
E dielė, 20 maj 2012 - 05:46
Tė dashur bashkatdhetarė! Jemi tė nderuar, qė kemi rastin t“ju njoftojmė, qė deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe udhėheqėsi i Lėvizjes VETĖVENDOSJE, Albin ...
Ndalojeni spastrimin etnik nė Kosovė!
E premtė, 18 maj 2012 - 18:55
Shkruan: Vagn Rasmussen Vizitė e dy udhėheqėsve tė VETĖVENDOSJES nga Kosova, nė Danimarkė.
BDSH letėr tė hapur Ali Ahmetit
E premtė, 18 maj 2012 - 14:12
Bashkimi Demokratik Shqiptar qė drejtohet nga Bardhyl Mahmuti i ka shkruar njė letėr tė hapur kreut tė BDI-sė, Ali Ahmetit pas deklarimit tė tij tė fundit ...
Greqia, bashkėpuntore e serbisė nė krimet e l...
E enjtė, 17 maj 2012 - 12:02
Shkruan: Spiro Butka Ndėrsa presidenti Serb Tadiē, provokon me vizitėn e tij nė manastirin e lashtė Shqiptar tė katoliēizmit Romak, shteti Grek nė fali...
Dashuria pėr kombin - kryebesimi i shqiptarėv...
E shtunė, 12 maj 2012 - 06:02
Lista pėr Shqipėri Natyrale pėrshėndet protestat e shqiptarėve nė Shqipėrinė Lindore, ka deklaruar Koēo Danaj, drejtuesi i kėsaj liste, e cila vepron pėr b...
Vazhdo në kategorinë: Lajme
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi