| LUFTĖTARI ME SHUMĖ TRIMA SHQIPTARĖ |
|
|
Pėrvjetor i Lavdisė - kushtuar dėshmorit Zahir Pajaziti
 Zahir Pajaziti, Komandant i UĒK-sė Kaluan vitet e luftės ēlirimtare tė Kosovės, kur mė 31 janar 1997 dėshmori i kombit dhe i Pavarėsisė sė Kosovės, Zahir Pajaziti, sė bashku me Edmond Hoxhėn dhe Hakif Zejnullahun, u vra nga forcat e shumta fashiste tė Serbisė Pushtuese. Nė kohėn e veprimtarisė luftarake tė Zahir Pajazitit, Prishtina ishte kryeqytet i Luftės pėr ēlirimin e tė gjitha trojeve shqiptare dhe bashkim tė natyrshėm me Shqiperinė Nėnė. Ky ishte ideali i Zahir Pajazitit dhe bashkėluftėtarėve tė tij, siē thotė fjala e urtė Trimi i mirė me shokė shumė. Pėr opinionin evropian dhe botėror Prishtina nuk ėshtė vetėm kryeqendėr administrative e Kosovės, por kryeqytet i demonstratave dhe i luftėrave tė pėrgjakshme kundėr kolonizatorit serbosllav. Derisa shtetet evropiane kanė hequr dorė nga kolonizimi i vendeve tė huaja nė botė, pėrkundrazi diplomacia evropiane dhe ndėrkombėtare pushtuesin e egėr serb e kanė pėrkėdhelur pėr vazhdimin e kolonizimit tė Kosovės. Kėtė e dinte ēdo luftėtar qė betohej mbi Flamurin Kombėtar Shqiptar, dhe nė mesin e tyre ishte heroi Zahir Pajaziti.
Zahiri i lindur mė 1 nėntor 1960 nė Turanė, ku edhe kreu shkollėn fillore, nė vitin 1976/77 bėn hapin e parė drejt revoltės kombėtare kundėr pushtetit tė egėr jugosllav qė e shtypte popullin shqiptar, ndaj organet e pushtetit e pėrjashtojnė nga Shkolla e Policisė nė Vushtrri. Retorika e djaloshit trim ishte se ai nuk pranonte tė vesh uniformėn e kamxhikut kundėr popullit shqiptar dhe kundėr atdheut tė tij, sepse ishte bir i popullit dhe i Kosovės. Kėtė qė e bėri trimi nga Turani i Llapit nė ditėt mė tė vėshtira, sot nuk po e bėn asnjė polic shqiptar i SHPK-sė pėr mbrojtjen e atdheut tė tyre nga rikolonizimi serb, tė cilėt rrahin dhe burgosin djemtė dhe vashat shqiptare tė Lėvizjes Vetėvendosje, vetėm pse kėrkojnė dekolonizimin e Kosovės nga pushtuesi serbofashist. Kėshtu Zahiri po brumosej me idetė revolucionare drejt ēlirimit tė Kosovės me toka tė copėtuara. Ai kishte parė sesi Besianėn me Preshevėn po i ndante kufiri i vizatuar nga qarqet shoviniste tė Jugosllavisė. Xhelatėt Tito-Rankoviq, Kosovėn e shkėputur nga trungu i Shqiperisė Natyrore e copėtuan nė drejtim tė Serbisė, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi. Kėtė golgotė shoviniste do ta kuptojnė tė gjithė trimat shqiptarė, qė do tė pėrfshihen nė Demonstratėn e Madhe pėr Kosovėn Republikė nė vitin e mirėnjohur 1981. Prandaj Zahiri i brumosur me idenė e ēlirimit dhe bashkimit kombėtar, ia kishte kthyer shpinėn shkollės policore me ushqim tė shijshėm, me rroba tė bukura, me dhomėn luksoze, me aktivitete tė pasura dhe me privilegjet pararendėse nė shėrbim tė politikės kundėrshqiptare.
Pas kryerjes sė gjimnazit nė Besianė nė vitin 1981, Zahiri regjistrohet nė degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze pranė Fakultetit Filologjik nė Prishtinė. Sipas fjalės sė urtė latine se nė luftė heshtin muzat, e pėrfshiu edhe studentin kryengritės, nė mėnyrė qė ti pėrvishet luftės drejt ēlirimit tė Kosovės, Kryengritės superior me suksesin shembullor, qė dikur kishte braktisur shkollėn e parė tė mesme nė Vushtrri, arriti qė pėr hallet e mėdha kombėtare tė ndėrpres edhe studimet nė Universitetin e Prishtinės. Ai e dinte se Universiteti pret, por Liria e Atdheut nuk pret. Prandaj nė vend se tė dėgjonte leksionet e universitetit, u mor me shpėrndarjen e letėrsisė revolucionare dhe trakteve pėr ēlirimin e Kosovės, ai ishte atdhetar i flaktė pėr ribashkimin e Kosovės me Shqiperinė, e cila qysh nė vitin 1913 ishte shkėputur me darėt e fuqishme tė Konferencės sė Londrės.
Si ēdo atdhetar, edhe Zahir Pajaziti donte tė ēmallej pėr tė parė Shqiperinė, mirėpo nuk kishte pasaportė, sepse nuk ishte i lirė, ngjashėm siē ishin tė lirė sllavėt, qė lodronin ku tė donin, por edhe qė nuk ndėshkoheshin kur bėnin zullume. Ky trim, qė mė shumė se shumė donte ribashkimin e Shqiperisė Natyrore, iu afrua lumit Buna, qė dhunshėm ndan dy qytete antike shqiptare Ulqinin me Shkodrėn, dhe e kaloi duke notuar nė thellėsinė e lumit. Kėshtu veproi, sepse armiku malazias qėllonte ēdo kokė shqiptare, qė shkon pėr tu takuar me vėllezėrit dhe motrat shqiptare matanė lumit dhe matanė bjeshkės. Pas vizitės vėllazėrore nė Shqiperi Zahiri ishte kthyer nė vendlindje. Dihet qė udba fashiste e kishte torturuar me metoda brutale, sepse djaloshi sypatrembur as nuk zbulonte plane konspirative shqiptare, as nuk i nėnshtrohej premtimeve tė bukura serbosllave. Ashtu siē e presin studentin e ri shkallėt e universitetit, po e priste viti i Demonstratave pėr Kosovėn Republikė nė vitin 1981: O me hatėr, o me luftė!
Sė bashku me bashkėluftėtarėt pėr ēlirimin e Kosovės: Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitija, Fahri Fazliu, Fadil Vata, gjithė trimat shqiptarė, qė kanė lėnė gjurmė pėr lirinė e Kosovės, ka lėnė edhe dėshmori Zahir Pajaziti, prandaj vatra e Kodrės sė Prishtinės mori emrin e gjithė trimave anembanė Kosovės - Kodra e Trimave. Kudo qė demonstroi Zahiri pėr Kosovėn Republikė dhe pėr heqjen e Kushtetutės Vrastare Serbe, qė me ndihmėn e tankeve po shuante lirinė dhe gjuhėn shqipe, por edhe po vriste popullin autokton shqiptar.
Zahir Pajazitit i ngutej, prandaj pėr shkak se nė Shtabin e njėsisė Guerile nuk kishte aksione, kishte shkuar pėr stėrvitje ushtarake me tė gjitha llojet e armeve nė Shqiperi, atje ku Armata Shqiptare ishte shumė e profesionalizuar pėr mbrojtjen e atdheut nga bishat serbomaqedonomalazeze. Duhet pėrmendur kureshtjen luftarake tė Zahirit, i cili nė stėrvitjet ushtarake u takua me komandantin e ardhshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari. Prandaj nė kohėn kur ish-Jugosllavia po shkapėrderdhej prej veriut nė krye me Slloveninė dhe me Kroacinė, rekrutėt trima tė Kosovės po kaliteshin nė radhėn e vėllezėrve tė shumtė shqiptarė nė Shqiperi. Pajazitin, Ademin, Edmondin dhe shumė trima tė tjerė po i mundonte heshtja afatgjate e doktrinės pacifiste. Durimi apo rezistenca pasive pa afat nėn pushtimin serbofashist la pasoja tė paparashikuara nė tė gjitha trojet e pushtuara shqiptare, pasojat e sė cilės po i ndejmė edhe sot. Prandaj ushtarėt e ardhshėm tė UĒK-sė duhej armatosur pėr ēlirimin e Kosovės dhe shpėtimin e popullit nga torturat shtazarake tė Serbisė Fashiste. Njė gjė dihet, Serbia Kosovėn e kishte marrė me anėn e Konferencave Evropiane, prandaj kolonizatori serb nuk mund tė hiqej ndryshe nga Kosova, pos me grykėn e pushkės. Kėshtu deklaroi edhe Qėndresa Shqiptare, Adem Demaēi, se barbarinė serbe nuk e ndalin vendimet e Koferencave Evropiane dhe tė OKB-sė pa e ndalur me njė ushtri tė organizuar shqiptare pėr mbrojtjen e popullit shqiptar, qė po shkonte drejt zhdukjes. Serbia nuk i ka shndėrruar manastiret shqiptaro-katolike vetėm pėr qėllime tė fesė ortodokse, pėrkundrazi i ka shndėrruar pėr qėllime kolonizuese tė Kosovės, sepse e magjepsnin pasuritė e madha tė Kosovės.
Ashtu si Heroina e Popullit Shqiptar, Qerime-Shote Galica, tė cilėn e ndiqte shovinizmi serb dhe regjimi kundėrpopullor i Ahmet Zogut, ngjashėm veproi edhe regjimi i Sali Berishės ndaj Zahir Pajazitit tė kalitur dhe tė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės, tė cilin e arrestoi duke kaluar kufirin e dhunshėm qė ndante Tokėn Shqiptare. Pas formimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Zahir Pajaziti emėrohet Komandant i Operativės pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Detyrėn ushtarake e zbatoi me disiplinė tė lartė ushtarake, nė tė gjitha vendet strategjike tė Kosovės, atje ku e kėrkonte nevoja. Kreu shumė aksione guerile me armė zjarri, duke vrarė kriminelėt serbė, qė qarkullonin me automobilat e tyre krahas tankeve dhe helikopterėve tė shumtė policorė, si dhe stacionet e policisė, duke i ngritur nė ajėr. Kėto ishin shenjat e para tė luftės heroike pėr ēlirim pėrfundimtar nga Serbia kolonialiste.
Aksionet e shpeshta tė guerilasve shqiptarė me direktivat e UĒK-sė po shtoheshin, ndaj kolaboracionistėt shqipfolės kėrkuan intervenimin Interpolit pėr kapjen e irredentistėve shqiptarė. Formula e pushtuesit serb ishte shumė e qartė, qiraxhinjtė nė Barakėn e LDK-sė nuk bėnin rezistencė pėr LIRI, prandaj Beogradi nuk i trazonte. Ishte njė strategji e Serbisė Fashiste nė krye me xhelatin, Sllobodan Millosheviq, me anėn e sė cilės donte tė digjte fshatrat, tė vriste dhe ndiqte popullin shqiptar, dhe nė fund tė bėnte dialog me krundet pacifiste tė Kosovės. Tė gjitha kėto i dinte strategu i luftės pėr ēlirimin e Kosovės, ndaj kurrė nuk u ndal me sulmet kundėr pushtuesit mė tė urryer nė botė, qė shkrumbon ēdo bimė mbi tokė. Zahiri ishte nė lidhje me bashkėluftėtarėt trima nė tė gjitha anėt e Kosovės: me Ilir Konushevcin, Luan Haradinajn, Adrian Krasniqin, Mujė Krasniqin, Adem Jasharin dhe shumė tė tjerė. Mė 31 Janar 1997 nė Pestovė tė Vushtrrisė, tre pjesėtarėt e njėsive ushtarake tė UĒK-sė: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu nė luftėn ballė pėrballė me forcat e shumta policore tė Serbisė Fashiste dhanė jetėn pėr ēlirimin e Kosovės.
LAVDI JETĖS DHE VEPRĖS SĖ TRIMAVE PĖR LIRI!
Suedi, 2007 |
|
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Publikuar më 31 janar, 2012 nė orėn 13:18 |
Madhësia e shkronjave:
 |
| Kategoria: Histori |
|
|
|
|
|
|