E drejta abstrakte nė filozofinė juridike tė Hegelit
Pėrmbledhje

Mendoj se ėshtė me shumė rėndėsi pėr kohėn nė tė cilėn po jetojmė, qė tė ndikojmė, sa tė mundemi, nė zhvillimin bashkėkohor tė mendimit juridik shqiptar, i cili mund tė jetė edhe tek ne, si nė vendet e zhvilluara, njė ndėr burimet e sė drejtės pozitive.
E drejta abstrakte nė filozofinė juridike tė Hegelit
Publikuar mė 01 shkurt, 2012 nė orėn 04:16 ( Para 20 orė e 57 minutave ) Mr. Sc. Rexhep Ahmeti | Opinion |


Aktualizimi i vlerave tė shumta tė filozofisė juridike tė Hegelit, mendoj, se ėshtė njė ndihmesė konkrete nė kėtė drejtim. Sidomos, ėshtė me rėndėsi analizimi dhe kuptimi i domethėnies shumė tė thellė tė nocionit tė sė drejtės abstrakte nė filozofinė e sė drejtės te Hegeli, e cila lidhet jo vetėm me tėrėsinė e subjektives (Subjektit, Shpirtit, Mendjes, Njeriut) por ėshtė e pandashme edhe me tėrėsinė e objektives (Objektit, realitetit, jetės ).


Abstraktja, spekulativja te Hegeli, ashtu siē ėshtė ne veprat e tij, nuk ėshtė nocion i kotė, i zbarėt, i rėndė, i pakuptueshėm; nuk ėshtė abstraktim pėr hir tė abstraktes, por ėshtė, pos tjerash, edhe teori e metodė zhvillimore pėr ta njohur sa mė thellė jo vetėm objektin e filozofisė juridike por edhe Objektin e pėrgjithshėm, realitetin konkret, njeriun dhe shoqėrinė e pėr t’i realizuar ata/ato nė jetėn e drejtpėrdrejtė, nė botėn e lirė. Edhe ky nocion, si nocionet tjera nė veprat e Hegelit, natyrisht qė ėshtė mendor, ka anėt pozitive dhe negative tė tij, kundėrthėniet nė vete, fazat e zhvillimit etj. Hegeli ėshtė thelluar nė subjektivitet pėr tė krijuar realitet tė ri, mė tė zhvilluar, duke marrė shėmbėlltyrė-idenė.

Fjalėt kuēe

Georg Wilhelm Fridrich Hegel, e drejta abstrakte, abstraksioni, metoda, filozofia juridike, shpirti, vullneti, personi (personaliteti), liria, drejtėsia, jeta, vetvetėdija, momentet e zhvillimit, rendi juridik, rendi i mirėfilltė juridik publik, arsimi juridik shkencor teorik.
Hegeli e ka vlerėsuar kėshtu Aristotelin:

“Aristoteli ka qenė njė nga gjenitė shkencorė mė tė pasur, universalė e tė thellė, qė ka ekzistuar ndonjėherė, njė njeri tė cilit asnjė epokė nuk mund t’i vendosė pranė tė barabartin e vet. ” 1

Hegeli ėshtė Aristoteli i kohėve moderne (siē edhe mund tė jetė cilėsuar, me tė drejtė) dhe prej 27 shtatorit 1790 kur Hegeli, nė moshėn 20 vjeēare, ka mbrojtur titullin Magister philosophie, ky gjeni i njerėzimit ka qenė dhe ėshtė, (ashtu siē ka thėnė vet pėr Aristotelin) njė nga gjenitė shkencorė mė tė pasur, universalė e tė thellė, qė ka ekzistuar ndonjėherė, njė njeri tė cilit asnjė epokė nuk mund t’i vendosė pranė tė barabartin e vet.
Kur marrim dhe lexojmė teori shqiptare tė sė drejtės, apo edhe atė pak filozofi juridike tė sė drejtės (mė shumė tė interpretuar se sa tė vetkrijuar), disi, sikur nuk na tėrheq aq shumė, sikur nuk ėshtė aq e thellė; duket se ka shumė tė drejtė abstrakte negative e pak tė drejtė abstrakte (filozofike) pozitive.

E drejta abstrakte ėshtė njė nocion juridik shumė i rėndėsishėm nė rendin logjik dhe praktik tė filozofisė juridike tė Hegelit.

“Filozofia juridike nuk ndalet as nė abstraksion as nė shikim (vėshtrim) historik, nėse ajo nuk ėshtė e njėjtė (identike-R.A.) me idenė. Ajo di qė mbretėria e sė drejtės mund tė bėhet vetėm duke falėnderuar pėrparimin nė zhvillim, dhe se nuk mund tė kapėrcehet asnjė shkallė e kėtij zhvillimi. 2 “

Te Hegeli nuk ndahet abstraksioni (deduksioni) nga shikimi historik (induksioni), dhe kėto dy shikime (metoda) janė njė-ja identike me idenė filozofike (juridike) mė tė lart, absolute si teori dhe metodė me e pėrgjithshme, e cila nė filozofinė e Hegelit ėshtė unitet i objektives dhe subjektives, sepse:
“Ideja si unitet i objektives dhe subjektives sė idesė... ideja absolute, ėshtė para sė gjithash unitet teorik dhe praktik i idesė, dhe me kėtė njėkohėsisht edhe unitet i idesė sė jetės dhe i idesė sė tė kuptuarit. 3“

Prandaj, zhvillimi mė i lartė ėshtė rezultat i njė zhvillimi qė pėrparon nėpėr ēdo shkallė konkrete (objektive) tė tij, pėr tė arritur deri te mbretėria e sė drejtės, abstraksion ky i nevojshėm dhe interesant nė filozofinė juridike dialektike tė Hegelit. Si metodė abstraksioni, te Hegeli kjo e drejtė ėshtė jo pėr shkak tė vetes por pėr shkak tė njohjes sa mė tė plotė tė objektit qė shqyrtohet, si dhe pėr hir tė realizimit tė tij nė jetė.
Duke pėrdorur metodėn e abstraktimit, nė kuptimin historik, Hegeli arrin gjer nė konkluzionin se “gjendja juridike fillon vetėm nė shpirtin e pėrgjithshėm tė popullit… 4”
Ėshtė e qartė se Hegeli i jep rėndėsi primare nė zhvillim shpirtit (personal, popullor, botėror), mendjes, njohurisė, teorisė, dhe nė pėrputhje me kėtė, ai vazhdon konkluzionin e tij se:
“Nėse shpirti i popullit ngritėt nė shkallė mė tė lartė, nuk mund mė tė ruhen ato momente tė rregullimit (juridik-R.A) qė kanė sjellė nė shkallė tė mėhershme, ato domosdoshmėrisht shemben dhe asnjė forcė nuk mund t’i mbaj (ruaj-R.A.) ato” . 5

Duke pėrdorur metodė tė tillė filozofike-juridike e cila ” nuk ėshtė formė e jashtme, por shpirti dhe nocioni i pėrmbajtjes… qė shfaqet si tėrėsia e nocionit “ , 6 Hegeli arrin konkluzion tė tillė, i cili, edhe sot, pak a shumė, ka aktualitet, siē ėshtė edhe ky konkluzion:
“ Shpirti i tashėm i kohėrave ėshtė i drejtuar kundėr shumė momenteve tė cilat vėshtirėsojnė gjendjen bashkėkohore tė popujve tė Evropės dhe qė pengojnė zhvillimin e pastėr tė nocionit juridik. 7“
Edhe kėtu Hegeli ka pėrdorur emėrtimin qė shprehė abstraksion, ka theksuar nocion abstrakt “zhvillimin e pastėr tė nocionit juridik” i cili, as sot nuk mund tė hidhet, tė mohohet ngase ėshtė i rėndėsishėm dhe ka rol nė zhvillim, e nuk ka forcė qė tė mund tė ndalė, sipas Hegelit. Nuk ėshtė pa abstraksion, as mendimi i Hegelit se “trualli i lirisė ėshtė mendimi i pastėr ”, qė dikush mund tė krijoj paragjykimin se ėshtė edhe spekulacion i thatė, i pavlerė. Por, kur e analizojmė mė tutje thėnien e Hegelit se “Objekti i shkencės sė filozofisė juridike ėshtė nocioni i lartė i natyrės sė lirisė, pa marr parasysh atė qė vazhdon, me shfaqjen e kohėve.“ , 8 atėherė e kuptojmė mė mirė se trualli (toka) i lirisė prodhon edhe nocionin e lartė tė natyrės sė lirisė, i cili teorikisht i tejkalon, apo i abstragon, shfaqjet, prezantimet, interpretimet apo kufizimet konkrete tė kohės, qė, ndonjėherė, lirinė reale tė individit e bėjnė liri abstrakte. Por, kėtė teorizim, apo filozofim tė mirėfilltė Hegeli e bėnė, mu pėr shkak tė lirisė absolute dhe reale jo vetėm tė personit por edhe tė njerėzve tjerė qė ai i merr, sipas betimit tė juristit, si persona dhe i trajton si tė tillė, ndaj edhe u lė trashėgim njė filozofi tė lirisė qė zhvillohet domosdoshmėrisht. Edhe pse, nė dukje, nocioni i lirisė hegeliane duket abstrakt, kur e shikojmė atė tė ndėrlidhur “organikisht” me nocione, vlera, tjera subjektive ai nuk na del fare spekulim por, nė vete dhe pėr vete ėshtė spekulativ, abstrakt pozitiv, sepse ėshtė nocion i thellė mendor. Nė kėtė kuptim kemi tė bėjmė edhe me ”natyrėn e njohurive spekulative…me metodėn njohurore...sepse kemi tė bėjmė me njohurinė, dhe nė njohuri pėrmbajtja ėshtė e lidhur qenėsisht me formėn “, 9 ēka unė kėtu kuptoj spekulacionin dhe metodėn spekulative, pra metodėn abstrakte, sepse edhe forma, metoda, mendimi “mėnyra spekulative e tė njohurit nė pėrgjithėsi, qenėsisht dallohet nga mėnyra tjera tė njohurit” 10 Kjo ēėshtje logjike dhe gnoseologjike lidhet natyrshėm te Hegeli me filozofinė e sė drejtės dhe ka vlerė tė veēantė pėr njohjen, krijimin dhe realizimin e sė drejtės, nė tėrė kompleksivitetin e saj.
Nė veprėn “Prepedeutika filozofike” Hegeli ka dhėnė kėtė definicion spekulativ apo mendor pėr tė drejtėn:

“Sipas tė drejtės (drejtėsisė, drejtshmėrisė) duhet tė ndodhė (tė jetė-R.A.) vetėm vullneti i pėrgjithshėm, pa marrė parasysh qėllimin apo besimin e individit, kjo e drejtė, (drejtėsia, drejtshmėria) ka pėr objekt, njeriun si qenie tė lirė nė pėrgjithėsi“ 11
Ėshtė krejt e qartė se nė nocionin e pėrgjithshėm tė sė drejtės Hegeli fut, si zakonisht, shumė elemente. Aty kemi njė pjesė tė nocionin unik tė sė drejtės qė te Hegeli pėrfshinė edhe antropologjinė juridike, drejtėsinė, drejtshmėrinė, vullnetin e pėrgjithshėm e domosdonė e ndodhjes, realizimit tė tij; kemi njeriun dhe ēėshtjen esenciale tė tij, lirinė njerėzore. Kėtu ėshtė krejt e kthjelltė, se e drejta te Hegeli nuk e pėrfshinė njeriun e kufizuar juridikisht, vetėm si person fizik a juridik, por trajton njeriun si ” qenie tė lirė nė pėrgjithėsi.“ 12 Hegeli pohon: “Aq sa ēdokush pranohet si njė qenie e lirė, ai ėshtė, person. “ 13 Pra, teoria juridike e Hegelit niset nga qenia e lirė e njeriut dhe vetėm pastaj vije te personi juridik, domethėnė niset nga tėrėsia e qenies dhe e vlerave tė saj, kur trajton ēėshtjen e sė drejtės e segmenteve tė saj tė veēanta, sepse: “njerėzit sipas natyrės sė tyre shpirtėrore kanė personalitet (person).” 14
Hegeli nė raport me tė drejtėn abstrakte, fshikullon ato ligje pozitive tė padrejta qė nuk e trajtojnė njeriu si personalitet, por e pranojnė robėrinė, skllavėrinė:
“Ekziston kufizimi i lirisė dhe ligje qė lejojnė qė njerėzit tė trajtohen jo si personalitete por si sende, pėr shembull ligjet qė lejojnė robėrinė. Kėto janė vetėm ligje pozitive, e drejta pozitive, qė janė kundėr mendjes apo tė sė drejtės absolute (drejtėsisė, drejtshmėrisė). ” 15

Por me kėtė mendim pėr tė drejtėn absolute nuk mund tė kufizohemi dhe tė supozojmė se Hegeli i paska mohuar ligjet e zbatueshme nė njė shoqėri, tė drejtėn pozitive nė pėrgjithėsi. Ai nuk i mohon ligjet substanciale pozitive sepse: “Liria nė pėrgjithėsi mbahet atje ku sundojnė ligjet, e jo vetvullneti i ndonjė individi.” 16
Duke analizuar, anė, aspekte tė ndryshme praktiko-teorike, apo teoriko-praktike tė sė drejtės nė pėrgjithėsi, Hegeli ka ardhur gjer te konkluzioni mendor se: “E drejta ėshtė e domosdoshme (drejtėsia, drejtshmėria janė tė domosdoshme).“ 17 Edhe nė “Skicat themelore tė filozofisė juridike”, Hegeli shkruan se “nocioni i sė drejtės nė vete dhe pėr vetveten-domosdoshmėri. 18” Kėtu ēėshtja e domosdoshmėrisė sė nocionit abstrakt tė sė drejtės pasurohet edhe me termin dhe pėrmbajtjen “nė vete” dhe “pėr vetvete“, qė janė pasurim dhe lidhje abstraksionesh, pėrmbajtjesh mendore qė dalin jashtė njohurive juridike sepse “…nocioni i sė drejtės, sipas zhvillimit tė tij (dhe ekzistencės sė tij-R.A) bie jashtė njohurive juridike, deduksioni i tij kėtu shfaqet si i dhėnė dhe duhet tė pranohet “ 19 Domethėnė se kemi diēka qė ėshtė jashtė shkencave juridike por qė ėshtė e nevojshme ta kemi, ta njohim e ta pėrdorim edhe nė fushėn e drejtėsisė, e ajo ėshtė filozofia juridike, qė ėshtė aq e rėndėsishme sa qė Hegeli konstaton, me tė drejtė, qysh para afėr 200 vjetėve se “Njohuritė juridike janė njė pjesė e filozofisė.” 20 (Ndėrsa sot tek ne nė Republikėn e Kosovės, shumė teorikė juridikė merren me nocione juridike, shkruajnė pėr to, pa e njohur mirė kėtė tė vėrtetė gnoseologjike!, ndėrsa ne qė e praktikojmė kėtė tė vėrtetė gnoseologjike, na nėnēmojnė duke na “cilėsuar” si jo juristė nga “lartėsia” e tyre juridike!). Pasi nė tė drejtėn dhe nė jurisprudencė kemi tė bėjmė me idetė dhe nocionet nuk mund t’i shmangemi filozofisė juridike, sepse, sipas Hegelit ”Ideja e sė drejtės ėshtė liria dhe qė vėrtetėsisht tė kuptohet ajo, duhet tė njihet nė nocionin e saj e nė ekzistencėn e saj.” 21 Por ideja e sė drejtės te Hegeli nuk mbetet vetėm nė abstraksion (qoftė ai pozitiv a negativ) ngase ideja e sė tė drejtės duhet tė realizohet, domosdoshmėrisht, sepse ajo ėshtė edhe qėllim subjektiv qė “dėshirohet dhe shfaqet; me vepra sendėrtohet, si qėllim qė mund tė bėhet pėrmes veprimtarisė, e cila atė, subjektiven e kalon nė objektivitet. ” 22
Ja se si nocioni i vullnetit edhe pse ėshtė abstrakt dhe spekulativ, ai domosdoshmėrisht lidhet me objektivitetin dhe jetėn konkrete. Skica e Hegelit pėr kėtė: ”Ngadhėnjimi i jetės-vetndėrdija-sotshmėria.” 23 Por jo vetėm kjo skicė ėshtė e madhe pėrmbajtjesore, e kuptimisht e mrekullueshme, por ka edhe skica-tjera qė reflektojnė mendėsi-urti, si kjo se: “Shpirti dėshiron tė bėhet ide-Nocion dhe ekzistencė (jetė- R.A.) ”. 24
E drejta abstrakte te Hegeli, natyrisht qė, ka edhe pėrmasa tjera interesante nė filozofinė juridike tė Hegelit. Sipas Hegelit:

“Nė vete dhe pėr vete vullneti i lirė, siē ėshtė nė nocionin abstrakt, ėshtė nė pėrcaktueshmėri tė drejtpėrdrejtė.“ (Kursivi ėshtė i Hegelit) 25

Kėshtu pra, vullneti i lirė ėshtė pėrballė realitetit tė negacionit tė tij i cila pėrballė vetes lidhet vetėm abstraktisht, nė vete sepse ėshtė vullnet i lirė i ndonjė subjekti. Por te Hegeli kjo anė negative dhe e kufizuar e njė pjesė tė sė drejtės abstrakte ėshtė vetėm moment i zhvillimit subjektivo-objektiv sepse veēantia e vullnetit individual: “ka njė zhvillim tė mėtejshėm para vetes si njė botė e jashtme, e drejtpėrdrejtė, e gjetur.“ 26
Se ideja abstrakte edhe vullneti i lirė te Hegeli ka shumė momente zhvillimi deri sa tė hyjė nė lėvizje (deri sa tė bėhet dialektike) argumenton edhe shpjegimi i fragmentit 34 nė veprėn “Skicat themelore tė filozofisė juridike”, ku Hegeli ka skicuar:
”Abst.ende jo mendim nė vete i pėrcaktuar- ashtu qė diēka gjithashtu ekziston-ashtu qė kjo ėshtė qenie e cila ende nuk ėshtė nė lėvizje, e cila nuk ėshtė nė marrėdhėnie mė atė tjetrėn-ashtu tė drejtpėrdrejtė.” 27

Kjo shfaqė metodėn e Hegelit qė ēdo ide ta merr me themel, si ēėshtje nė vete dhe pėr vete, t’i pasqyrojė momentet e zhvillmi tė saj subjektiv e objektiv, duke pasur qėllim tė fundit sendėrtimin nė realitet tė ideve a idesė kryesore. Kjo pra vlen edhe pėr tė drejtėn abstrakte dhe idenė e vullnetit tė lirė sepse:
“... nė fillim nocioni ėshtė abstrakt, kjo domethėnė qė tė gjitha pėrmbajtjet e pėrcaktuara janė nė te, por gjithashtu vetėm pėrmbajtja (brendia-R.A): ajo ėshtė vetėm nė vete dhe ende nuk ėshtė e zhvilluar deri te totaliteti nė veten e saj...Ideja e pėrmbaruar e vullnetit do tė ishte gjendja nė tė cilėn nocioni do tė realizohej plotėsisht dhe nė tė cilėn ekzistenca tij nuk do tė kishte qenė asgjė tjetėr po zhvillim i vet atij.” 28

Pos kėsaj trashėgimie tė ēmuar qė na ka lėnė Hegeli pėr zhvillimin e pėrmbajtjes sė Subjektit juridik pėrballė Objektit, ekzistencės apo jetės, ai si idenė e vullnetit ashtu edhe atė tė sė drejtės abstrakte e pasuron kur e shqyrton edhe nocionin e personalitetit (si nga aspekti i pėrgjithshėm ashtu edhe nga ai i filozofisė juridike) dhe kur atė e lidhė me subjektin individual, me Unin. Ja njė esencė e thellė:
“Nė personalitet qėndron qė unė si ky plotėsisht nga tė gjitha anėt (nė arbitraritetin e brendshėm, nė instinkte dhe lakmi (babėzi-R.A.) po edhe sipas ekzistencės sė jashtme tė drejtpėrdrejtė) i pėrcaktuar dhe i fundmė, por saktėsisht nė raport tė pastėr pėrballė vetes, dhe kėshtu nė fundėsi e di veten si ai/ajo e pafundmė/me, i,e pėrgjithshėm/e i, e lirė. “ 29

Siē mund tė kuptohet e tė shihet, kėtu kemi edhe madhėshtinė e urtisė, e metodės hegeliane tė shikimit tė gjėrave e proceseve nė thellėsi, tėrėsi a totalitet funksional realizues. Kėtu Hegeli ka shprehur dhe anticipuar madhėshtinė, fuqinė a mundėsinė e mrekullueshme tė personalitetit tė njeriut i cili duke e njohur veten dhe duke qenė pastėrtėsisht e plotėsisht nė vete, pėr vete dhe pėr tė tjerėt edhe nė fundėsi tė jetė i,e pafundshėm/me, qė edhe nė kufizim tė jetė i,e pakufizueshėm/me, qė edhe nė robėri tė jetė pėrballė vetes, i,e lirė, i,e pėrgjithshėm/e, ashtu, siē ishte i pėrgjithshėm, p.sh, njė Adem Jashar shqiptar, ashtu siē ishte e pėrgjithshme njė Xhevė Ladrovce shqiptare.
Por nocioni i personalitetit nė filozofinė juridike tė Hegelit, pėrkatėsisht, nė tė drejtėn abstrakte hegeliane ėshtė shumė i, pasur, i pėrgjithshėm, mendor, esencial qė nuk vlen vetėm pėr njė kohė e hapėsirė, por pėr shumė sosh. Ta shohim e kuptojmė edhe njė pjesė tė kėtij nocioni, nga vet veprat e Hegelit:
“Personaliteti fillon vetėm atėherė kur subjekti posedon jo vetėm vetvetėdijen e pėrgjithshme pėr veten si konkret, nė cilėndo mėnyrė tė pėrcaktimit tė un-it, por, pėrkundrazi, i vetėdijshėm pėr vetveten si plotėsisht unė abstrakt, nė tė cilin tė gjitha kufizimet konkrete dhe vleftėshmėritė (edhe tė hollat qė vlejnė- R.A.) mohohen, tė pavlershme. Nė personalitet pėr kėtė ėshtė njohja e vetes si objekt, por si objekt i ngritur me tė menduar nė njė pafundėsi tė thjeshtė, dhe nė kėtė mėnyrė me veten plotėsisht objekt identik. Individėt dhe popujt ende nuk kanė personalitet, pėrderisa ende nuk kanė ardhur gjer te ky mendim i pastėr dhe njohuri pėr veten.“ 30

Edhe nė kohėn e sotme dhe kėtu tek ne nuk mund tė themi se kjo ēėshtje e shtruar kėshtu nga Hegeli, nuk ėshtė aktuale. Pra, a kemi filluar tani ne nė Republikėn e re tė Kosovės tė jemi personalitet/te? A posedojė unė vetndėrdijen pėr veten? A jam unė “i vetėdijshėm pėr vetveten si plotėsisht unė abstrakt, nė tė cilin tė gjitha kufizimet konkrete dhe vleftėshmėritė”, siē janė babėzia pėr para, poste, famė, inati, keqdashja, kajta pėr mallra materiale e instinkte tjera jointeligjente mohohen nga unė tė paflefshme?
A jam ngritur i unė dhe kombi im me tė menduar nė njė pafundėsi tė thjeshtė, dhe a kam ardhur unė dhe a kemi ardhur ne deri te ky mendim i pastėr juridik dhe njohuria e plotė pėr vetveten? Tė gjitha kėto pyetje, mund tė sintetizohen njė pyetje tė vetme: A jam unė dhe kombi im personalitet abstrakt (nė kuptimin e filozofisė juridike tė Hegelit), apo a jam unė i vetėdijshėm pėr tė drejtėn time abstrakte inherente? (Kėtu ia lė lexuesit qė nė vetvete t’u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve)
Nėse ēdo njėri nga ne do t’i sqaronte kėto pyetje, ēėshtje tė vėrteta psikologjike me veten e tij dhe tė ballafaqohej, burrėrisht, me vetveten, atėherė do t’i kishim punėt shumė mė mirė, jo vetėm me vetveten por edhe me Republikėn e Kosovės dhe nė Republikėn e Kosovės, sepse do tė ishim si “natyrė (instinkt) e ēliruar lirisht nga vetvetja” 31 dhe nga e kundėrta negative do ta lironim veten tonė, personalitetin tonė, ose do ta ēlironim lirinė tonė subjektive nga robėria jonė subjektive, sepse si joliria jonė ashtu edhe liria jonė janė nė brendėsinė tonė, qė pėrmes reflektimit dhe vetėdijesimit, negativja jonė mund tė mohohet gjithmonė, ashtu qė joliria jonė tė mos mund ta pamundėsojė lirinė tonė.
Kur tani po mendoj ta pėrfundojė kėtė shkrim, po dėshiroj qė ta nxjerrė para lexuesit edhe njė mendim tė Hegelit pėr shkallėt e zhvillimit:
“Ēdo shkallė e zhvillimit e idesė ka tė drejtėn e saj tė veēantė, sepse ajo (shkalla e zhvillimi, R.A.) ėshtė ekzistenca e lirisė nė njėrėn nga pėrcaktimet e saj. “ 32
Duke zbatuar kėtė logjikė tė sė drejtės abstrakte nė filozofinė juridike tė Hegelit, mendoj se ėshtė pozitive ta shtrojmė pyetjen qė lidhet me sotshmėrinė tonė: Nė ē’shkallė tė zhvillimit gjendet ideja e lirisė sot nė Republikėn e Kosovės?
Republika e Kosovės ėshtė rezultat i realizimit tė pjesėrishėm tė nocionit tė lirisė sė pėrgjithshme tė shqiptarėve. Me kėtė realizim tė gjertanishėm tė Republikės sė Kosovės kemi mohuar robėrinė e robėruesit (ish-shtetit skllavėrues tė qenies sonė) dhe tani kemi ekzistencėn e lirisė sonė nė njėrėn nga pėrcaktimet e saj, shprehur ngjashėm, me termat e logjikės tė sė drejtės te Hegeli.
Liria jonė gjendet nė atė shkallė qė kemi mundur ta biem dhe ta fitojmė gjer mė tani. Ekzistencėn e lirisė reale nuk duhet ta ngatėrrojmė, assesi me ekzistencėn e lirisė ideale, abstrakte, qė edhe ajo ėshtė qenie shpirtėrore qė mund tė realizohet, e sipas Hegeli edhe realizohet sepse:
“Historia e zhvillimit tė njė populli tregon se si populli e realizon nocionin e tij tė lirisė. 33“
Sikurse Hegeli qė ishte inherent nė tė drejtėn abstrakte para afėr 200 vjetėsh, ashtu duhet tė jemi edhe ne sot, sepse ende nuk e kemi arritur, ne nė Republikėn e Kosovės, nivelin e tė kuptuarit dhe tė rezonuarit tė tij, jo vetėm nė filozofinė juridike, sepse as akademia jonė e Republikės, as akademitė tjera shqiptare nuk i kanė nė bibliotekat e veta tė pėrkthyera mirėfilli dhe seriozisht nga origjinali veprat e gjeniut jo vetėm evropian por edhe botėror Georg Wilhelm Fridrich Hegelit. Dhe kur vetvetėdija mendore (abstrakte, spekulative) nuk ka arritur ende nė Akademi dhe nė universitetet e shumta shqiptare, (ku shpesh, edhe sot, nuk lejohen tė hyjnė punėtorė shkencorė, njerėz a dijetarė me vetvetėdije mendore, vėrtetė, prodhuese, personalitete tė pėrgjithshme), atėherė ēka tė themi pėr institucione tjera tė dijes, qė as potencialisht teorikisht as praktikisht konkretisht nuk e kanė kėtė kompetencė dhe mundėsi pėr t’i plotėsuar standardet njėherė ballkanike (ato mė tė arrirat) pastaj standardet evropiane. Mendoj se lirisht, mund ta marrim Hegelin si kriter nė lidhje me kėtė, ndaj edhe e bėjmė pyetjen: A mund tė jetė njė akademi sot serioze nė Ballkan e Evropė, nėse nuk i ka nė bibliotekėn e akademisė, tė pėrkthyera nga origjinali tė gjitha veprat e botuara tė kėtij korifeu tė shkencės botėrore?
Tani ėshtė koha qė tė ballafaqohemi me mungesat tona nė fushėn e arsimimit shkencor.
Kjo shkallė e arsimit tė pėrgjithshėm shkencor qė e kemi ėshtė e mirė, nė krahasim mė pėrpara, por ėshtė e ende dije, shkencė, a vetvetėdije vetėm sasiore dhe e pamjaftueshme, sigurisht, sepse nuk po ofron kushte, mundėsi e liri tė mjaftueshme pėr t’u marrė me shkencė tė gjithė ata qė kanė vullnet, inteligjencė (talent) e eksplorime origjinale. Kėtė e vėrtetojnė shumė shfaqje tė tashme (ngjarje, ndodhuri) nė kėtė fushėveprimtari. Nevojat e sotme tė zhvillimit tė pėrgjithshėm nė Republikėn e Kosovės pėr arsim superior akademik shkencor e teorik janė mė tė mėdha se kurrė mė parė. Nga eksplorimi i gjertanishėm i kėsaj teme pėr tė drejtėn abstrakte del nevoja edhe pėr njohjen dhe pėrvetėsimi konkret tė kėsaj tė drejte e cila ėshtė nevojė inherente pėr ēdo jurist a jo jurist qė merret seriozisht (dhe jo vetėm formalisht) me tė drejtėn, drejtėsinė, a drejtshmėrinė. Nė kuadėr tė temės qė po trajtojmė Hegeli ka folur e shkruar edhe pėr qėllimin e arsimimit juridik (por jo vetėm juridik) ku kėtė lloj tė arsimimit e lidh me nocionet: vullnet i pastėr, veēantinė, arbitraritetin apo interesin e kufizuar, me pėrmbajtjen e dhėnė dhe pėrmbajtjen absolute tė vullnetit, lirinė, instinktet dhe predispozitat natyrore, domosdoshmėrinė e rregullimeve dhe ligjeve pėr kufizimin e arbitraritetit dhe realizimin e vullnetit tė lirė etj. Ja fragmenti 33-tė (“Prepedeutika filozofike”) te Hegeli:
”Vullnetit tė pastėr nuk i ka mbetur asnjėlloj veēantie. Aq sa kjo (veēanti-R.A.) ėshtė te vullneti rast aq ky ėshtė arbitraritet sepse ky arbitraritet ka ndonjė interes tė kufizuar dhe e merr pėrcaktimin e vet nga instinktet dhe predispozitat natyrore. Njė pėrmbajtje e tillė ėshtė e dhėnė, por nuk ėshtė absolute, e vėnė nga ana e vullnetit. Parimi themelor i vullnetit ėshtė, pra, ta vendos dhe ta mbajė lirinė e tij. Pėrveē kėsaj ajo (liria-R.A.) vėrtetė, dėshiron ende pėrcaktime tjera tė llojllojshme. Ajo ka ende qėllime tė pėrcaktuara tė llojllojshme, rregullime (organizime-R.A), gjendje etj., por ato nuk janė qėllime tė vullnetit nė vete dhe pėr vete, por tashmė janė qėllime ngase janė mjete dhe kushte pėr realizimin e vullnetit tė lirė, i cili i bėnė tė domosdoshme, rregullimet dhe ligjet pėr kufizim tė arbitraritetit, prirjeve natyrore, gjykimeve tė varfra, dhe nė pėrgjithėsi tė instiktive dhe ėndjeve tė cilat janė nė lidhje vetėm me qėllime natyrore, pėr shembull, arsimimi ka qėllim qė njeriun ta bėjė njė qenie tė pavarur, kjo ėshtė ta bėjė atė njė qenie me vullnet tė lirė. 34”

Kur lexojmė elementet, nėnelementet, nocionet, nėnocionet, po edhe rrugėn (metodėn) e formimit tė tyre, si dhe raportin e tė gjitha kėtyre me objektin reflektues, menduesin, qė ėshtė pjesė dhe krijesė e realitetit objektiv, atėherė e kuptojmė mė mirė natyrėn e menduar tė sė drejtės abstrakte te Hegeli dhe figurat, apo nocionet bazė tė saj, siē ėshtė edhe figura dhe nocioni i vullneti tė njeriut, qė gjatė tė lexuarit mund ta zėvendėsojmė edhe mė vet njeriun. Prandaj, edhe nė njė pjesė tė fragmentit 33 pėrmes nocionit tė vullnetit tė lirė, tė lidhur edhe me tė gjitha nocionet e ēėshtjet esenciale ekzistenciale qė janė aty tė ndėrlidhura, shohim (dhe duhet tė shohim) njeriun konkret, Objektin mė tė ndėrlikuar tė ballafaquar, teorikisht e praktikisht me subjektivitetin e tij, vetveten e brendshme, Subjektin brenda Objektit. Pra njeriu ėshtė edhe objekt edhe subjekt; ėshtė njeriu edhe objekt-subjekt, edhe subjekt-objekt, edhe unitet i objekt-subjektit, edhe kundėrthėnie e unitet i subjekt objektit ose anasjelltas.
Pėrmes nocionit a figurės sė vullnetit tė lirė qė ėshtė lidhur pandashėm me ēėshtjen e lirisė sė njeriut dhe tė njerėzimit, Hegeli ka treguar se njeriu si qenie natyrore dhe biologjike ėshtė nė luftė gati tė pėrhershme me vetveten sepse njeriu nė jetė shpesh ballafaqohet me ndonjė “interes tė kufizuar“, sepse “e merr pėrcaktimin e vet nga instinktet “, ēka do tė thotė se ose bėnė veprime instinktive, tė pavetėdijshme, shtazore ose ka ndėrmend tė bėjė veprime penale kundėrpublike, i shtyrė nga arbitraritete egoiste, kryeneēėsi tė varfra dhe nė pėrgjithėsi nga instinkte, lakmi dhe antinjerėzi tė ndryshme tė cilat janė nė lidhje vetėm me qėllime natyrore, biologjike. Ėshtė fat i madh qė njeriu ka edhe anėn tjetėr, pozitiven, qė nuk ėshtė instinkt, qė nuk ėshtė pavetėdije shtazore, arbitraritet…. por qė ka veēanti tė vullnetit tė pastėr, PARIMI themelor i tė cilit ėshtė ta vendos dhe ta mbajė lirinė (NJERIUN) e cila (i CILI) vėrtetė, ka ende qėllime tė pėrcaktuara tė llojllojshme, rregullime, organizime, tė tashme, Rend Juridik, Rend Publik, gjendje, rregullime organizime tė ardhshme Rend tė Mirėfilltė Juridik,Publik, sepse ēdo ditė hiqen nga pak gjėra tė paarsyeshme a negativitete qė e “pengojnė zhvillimin e pastėr tė nocionit juridik.“ Rendi i Mirėfilltė Juridik, rregullimi i jetės, organizimi mė i mirė, mė i lartė i komunitetit (kombit e njerėzimit) do tė ndodhė gjithsesi, sepse, sipas sė drejtės mendore-abstrakte-logjike tė Hegelit:
• Arsimimi e bėnė njeriun qenie inteligjente, tė pavarur, qenie me vullnet tė lirė,
• gjendja juridike fillon vetėm nė shpirtin e pėrgjithshėm tė popullit,
• Trualli i lirisė ėshtė mendimi i pastėr,
• Raportet dhe gjendjet ku njeriu trajtohet si send, vetėm si i pashpirt, domosdoshmėrisht shemben dhe asnjė forcė nuk mund t’i mbaj a ruaj ato,
• Sipas tė drejtės, drejtėsisė, drejtshmėrisė vullneti i pėrgjithshėm duhet tė ndodhė, duhet tė jetė,
• E drejta ėshtė e domosdoshme, drejtėsia, drejtshmėria janė tė domosdoshme,
• Shpirti dėshiron tė bėhet ide-Nocion dhe ekzistencė,
• Filozofia di qė mbretėria e sė drejtės mund tė bėhet,
• Njeriu ėshtė edhe abstrakt, i pėrgjithshėm, pakufishėm, i lirė dhe mund tė kalojė ēdo rrethanė tė kufizuar, tė keqe, tė vėshtirė, tė tmerrshme etj.
Por, pėr t’i arritur kėto duhet arsim i mirėfilltė, qė ta kuptojė njeriu se ėshtė gjithėsia, mundėsia, duhet tė ēlirohet psikologjikisht, teorikisht, rrethanisht, pėrmes njohurisė, shkencės dhe mjeteve e rrugėve qė ia programon ajo. Por kjo rrugė, pėrsėri e pėrsėri nuk ėshtė e shkurtėr, e lehtė dhe pa kundėrthėnie, sepse njeriu pengohet nga instinktet pėr t’u realizuar si qenie e lirė. Rrethanė lehtėsuese ėshtė se njeriu ka edhe instinkt pėr njohuri sipas Hegelit. Ne do tė shtonim edhe kėtė se ka fatbardhėsisht edhe pasion shkencor, pasion njerėzor, pasion ēlirimtar, pasion krijues, sendėrtues etj.
Ja sa interesant Hegeli flet e shkruan edhe pėr instiktiv absolut, i cili ėshtė krejt tejkalim i instinktit natyror, biologjik.
“Instinkti absolut dhe pėrcaktimi i vullnetit tė lirė ėshtė tė bėhet vullnet i pėrgjithshėm ose tė sendėrtohet liria 36”
Akoma mė tutje dhe mė lartė: arsimimi juridik na mundėson qė ta kuptojmė mė mirė tė drejtėn abstrakte dhe atė formale sepse, Hegeli nuk ka konstatuar pa e pjekur e vėrtetuar mirė kėtė realitet, raport dhe tė vėrtetė subjektive-objektive se:
“E drejta ėshtė diēka e shenjtė ngase ajo ėshtė ekzistencė e nocionit absolut, liri e vetvetėdijshme, (e vetndėrdijshme, e vetėndėrgjegjshme-R.A.); por formalizmi i sė drejtės dhe i detyrave (detyrimeve, kompetencave-R.A.), formohet nga dallimi nė zhvillimin e nocionit tė lirisė. Nė raport me formalen, kjo ėshtė abstrakte dhe pėr kėtė e drejtė e kufizuar, shpirti i cili nė momente e mėtutjeshme (tė ardhshme-R.A.), me pėrmbajtje nė liri, shpie gjer te vetvetėdija dhe realiteti, qė si konkret dhe i pėrgjithshėm, ka mė shumė tė drejtė.” 37

Pra, gjykuar nė frymėn e Hegelit, tė drejtė apo liri tė vetvetėdijshme nuk ka pa nocion absolut tė formuar pėr tė drejtėn apo lirinė, sepse e drejta ėshtė e shenjtė ngase ėshtė ekzistencė e nocionit absolut pėr lirinė (NJERIUN DHE SHOQĖRINĖ) E VETVETĖDIJSHĖM/ME). Pra, edhe vetvetėdija pėr tė drejtėn, vetvetėdija pėr formalizmin e tė drejtės, vetėvetėdia pėr lirinė, vetvetėdija pėr raportet konkrete nė realitet kanė rėndėsi tė shenjtė, pasi, sipas Hegelit, realiteti, qė ”si konkret dhe i pėrgjithshėm, ka mė shumė tė drejtė” na duket se po REALITETI na jep tė drejtė tė konkludojmė, se edhe metoda e Hegelit qė niset mė shumė nga nocioni, ideja, abstraktja, e drejta abstrakte, shpeshherė, nuk ėshtė aq e lehtė pėr t’u kuptuar (edhe pse ėshtė tepėr e rėndėsishme), ndaj si abstrakte duket se shpesh edhe bie nė kolizione (antinomi, ndonjėherė tė pazgjidhshme me vetveten) me realitetin. Pra, kjo e drejtė ėshtė edhe relative (sepse mbetet e parealizuar nė realitet) dhe realiteti ėshtė edhe mė konkret dhe mė i pėrgjithshėm se e drejta absolute e Hegelit, ndaj njeriu dhe shoqėria organizuar ka mundėsi, sot edhe shumė se dje, pėr ta realizuar ēdo tė drejtė qė i nevojitet njeriut e komunitetit njerėzor. Pra, se a nisemi nga nocioni i sė drejtės abstrakte apo e drejta pozitive konkrete (raportet konkrete shoqėroro-juridike) nė sotshmėri, kjo ėshtė vetėm anė formale e metodės zhvillimore konkrete dhe abstrakte, metodės dialektike, por e rėndėsishme ėshtė qė edhe ēdo nocion i sė drejtės tė jetė edhe shumė konkret, i kuptueshėm, sepse kėshtu bėhet mė i lehtė pėr t’u KUPTUAR E REALIZUAR, ndaj edhe nocioni abstrakt i sė drejtės duhet te jetė edhe konkret, pa e humbur tėrė pėrmbajtjen e dhėnė nga Hegeli. Nė lidhje me kėtė mė 1996, nė njė punim (tė pranuar edhe zyrtarisht) nė studimet pasuniversitare kam konstatuar se: “nocioni i sotėm i sė drejtės ka ende shumė metafizikė dhe abstraksion qoftė ky edhe nocion evropian pėr tė drejtėn.”
Por tani nocioni i instinktit te Hegeli, qė unė po e quaj, nocioni i pasionit pėr eksplorim, na shtynė tė konkludojmė, se shkencat juridike te shqiptarėt kanė pak abstraksion pozitiv evropian, ndėrsa shumė abstraksion negativ. Ndaj edhe e drejta abstrakte tek ne nuk ėshtė e zhvilluar mirė teorikisht, (filozofikisht, logjikisht) juridikisht. Por ky nivel yni i tashėm mund tė tejkalohet me arsimimin teoriko-shkencor qė e theksuam mė lartė, pra edhe kur ne tė synojmė “natyrėn (instinktin) tonė tė ēliruar lirisht nga vetvetja” dhe si tė gjithēliruar do tė kemi mė shumė mundėsi qė nga shpirti ynė (i jonė) tė “lind edhe realitet ” i ri qė e bėnė botėn tonė edhe mė tė lirė, ku do tė kishte, vėrtetė, ende mė shumė, personalitete rrezatuese-realizuese pėr lirinė e pėrgjithshme.
Kėtė shkrim po e pėrfundoj, pėrsėri me njė eksplorim (qė pėrkon me temėn e pėrfundimin e kėtij shkrimi) tė Hegelit pėr Aristotelin:
“Aristoteli njihet si metafizik i thellė, radikal, abstrakt. Sot, duket qartė se ai e mori shumė seriozisht detyrėn e edukimit tė Aleksandėrit. Formimi i Aleksandėrit u mbyll gojėn tė gjitha thashethemeve mbi kotėsinė praktike tė filozofisė spekulative. Qė te serioziteti i Aristotelit, i cili e dinte mirė se ēfarė ėshtė e Vėrteta dhe ēfarė ėshtė edukimi i vėrtetė, tregohet se ai nuk ka punuar me Aleksandėrin sipas mėnyrės tipike, sipėrfaqėsore moderne tė edukimit tė princėrve.“ 40

Mitrovicė, 31.01.2012

Fusnotat

1. Georg Vilhelm Fridrih HEGEL: Aristoteli, Dritan, Tiranė, 2003, f.4.
2. G.V.Hegel: Politički i pravni spisi, Nolit, Beograd, 1981, f. 210
3. Hegel: Nauka logike, Prosveta, Beograd, 1973 f. 343-344
4. Po aty
5. Po aty
6. Hegel: Nauka logike, Prosveta, Beograd, 1973 f. 346
7. Po aty
8. G.V.Hegel: Politički i pravni spisi, Nolit, Beograd, 1981, f. 18-19
9. Skicat themelore tė filozofisė juridike, botimi i dytė, SOUR “Svjetlost”, Sarajevė, 1989, f. 8
10. Po aty f, 7.
11. G.V.Hegel: Prepedeutika filozofike, Grafos, Beograd, 1975,f. 42
12. Po aty, f. 42
13. Po aty, f. 43.
14. Po aty, f. 43
15. Po aty, f. 43-44.
16. Po aty,f.43
17. Po aty, f.
18. Skicat themelore tė filozofisė juridike, f. 23.
19. Po aty, f. 21
20. Skicat themelore tė filozofisė juridike, botimi i dytė, SOUR “Svjetlost”, Sarajevė, 1989, f. 21
21. Po aty, f. 21.
22. Po aty, f.47,
23. Po aty, f.44,
24. Po aty, f. 67
25. Po aty, f.80.
26. Po aty, f, 80
27. Po aty, f. 80
28. Skicat themelore tė filozofisė juridike, serbokroaisht, f, 81
29. Po aty, f. 81
30. Skicat themelore tė filozofisė juridike, serbokroaisht, f, 82
31. Shkenca e logjikes, f.348
32. Skicat themelore tė filozofisė juridike, serbokroaisht, f, 71
33. G.V.Hegel: Politički i pravni spisi, f.210
34. Prepedeutika filozofike, f. 37
35. Instinkt nuk ėshtė me shumė se pasioni; nstinkti shpreh pavetėdijshėri, ndėrsa pasioni ėshtė ndjenjė me e lartė dhe mė shumė ka nė vete vetėdije qė edhe e shfaqet. Prandaj ne nė nė raste tė tilla, kur kemi tė bėjmė me motive intelektuale do ta pėrdorim termin dhe nocionin pasion.
36. Politicki i pravni spisi, f.222
37. Politicki i pravni spisi, f. 224
38. Shi pėr kėtė punim: Njohja e sė drejtės dhe metoda dialektike, nė fakultetin juridik, drejtimi aministrativo-kushtetues, Prishtinė, 1996.
39. Sipas Aristotelit dhe Hegelit “ E vėrteta ėshtė Identitet i Konceptit me realitetin e tij vetjak nė nxjerrjen jashtė; Koncepti e lind Realitetin. “ Shih pėr kėtė librin e HEGELIT: ARISTOTELI, fatbardhėsisht dhe ndoshta, rastėsisht, tė pėrkthyer nė shqip nga DRITANI, Tiranė, 2003, f. 79
40. Georg Vilhelm Fridrih HEGEL: Aristoteli, Dritan, Tiranė, 2003, f.25



 
 
 
Mr.sc. Rexhep Ahmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Publikuar më 01 shkurt, 2012 nė orėn 00:18
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Kulturė
 
 
BUKURIA E KALIT SHIHET NĖ VRAPIM
E enjtė, 17 maj 2012 - 23:00
Tregim A ėshtė mė mirė t’i hipėsh kalit qorr, apo thiut tė egėr? - kėshtu po e nisi tregimin me fjalėn e urtė. Nuk ėshtė ēėshtja qė kali sheh dhe dėgjon...
LEPURI EDHE PSE LEPUR VETĖMBYTĖS, I SHPALLUR ...
E premtė, 11 maj 2012 - 07:03
(Tregim)
KU MĖ SHKUAT?!
E martė, 08 maj 2012 - 19:26
Poezi
14) SUGJERIME, AFORIZMA DHE MAKSIMA
E premtė, 04 maj 2012 - 18:39
DO TĖ JETOSH ME YJET!
E premtė, 04 maj 2012 - 17:08
POEZI (Elegji kushtuar vėllait tė idealeve revolucionare, Hysni Milloshit)
Vazhdo në kategorinë: Kulturė
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi