“URDHRI”, ZBATUESI DHE MOSZBATUESI


Mendim Sfida

Historia, nė njė farė kuptimi, ėshtė njė arenė e madhe e ngjarjeve, e vlerave dhe e mosvlerave, e ndeshjeve, e lindjeve dhe e shuarjeve tė rrugėve tė njerėzimit, qė sillet e sillet nė kahun e progresit njerėzor, nė formėn e njė spiraleje qė vjen duke u larguar, nė drejtimin e ngjitjes mė lart, gjithnjė nga baza ku pati nisur ky rrotullim, ēka pėrcillet kėshtu, ngritja e pėrparimi i njerėzimit.


Ky kėndvėshtrim i sjelljes, pra “rrotullimit” tė historisė, ėshtė njė kėndvėshtrim nga pozitat e dialektikės. Natyra ka ligjet e veta tė zhvillimit, qė janė ligje objektive. Edhe njerėzimi, pra shoqėria njerėzore i ka ligjet e veta tė zhvillimit e, qė janė edhe objektive, edhe subjektive. Nė pėrcaktimin e natyrės subjektive tė ligjeve tė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, kuptohet se njė rol pėrcaktues luan njeriu me mendimin, sjelljen e qasjen e tij ndaj natyrės e vetvetes, si pjesė e shfaqjes sė pėrgjithshme te natyrės. Pra, shoqėria njerėzore, me ligjėsitė e veta subjektive, pėrbėn njė “mikro natyrė” brenda natyrės sė madhe , ashtu si edhe ēdo formė tjetėr e shfaqjes sė natyrės, jashtė asaj njerėzore e, shumėsia e kėtyre shfaqjeve pėrbėn larminė, mozaikun e mrekullueshėm, tė kėsaj shfaqjeje tė madhe e tė pashoqe.

Le tė ndalem tek njė gjykim disi i veēantė, qė ka tė bėjė me ligjėsinė apo ligjėsitė brenda pėr brenda njė kombi, njė “grimce” tė shoqėrisė sė madhe njerėzore. Edhe kombi ka ligjėsitė e veta, ka historinė e vet qė “rrotullohet” ose nė drejtimin e progresit, ose sillet duke mos iu larguar asnjė hap bazės, ose, ēka ėshtė mė e keqja, mund tė rrotullohet nė kahun e kundėrt, pra prapa, duke bėrė hapa drejt bazės nga ku kishte nisur ai rrotullim.
Parė nė aspektin filozofik e dialektik tė problemit, pra tė “rrotullimit” tė historisė sė njė kombi, rrotullimi nė vend e pengon, e ngadalėson “rrotullimin” e madh, e ngjitjen mė lart tė njerėzimit, pasi asnjė komb nuk ėshtė i shkėputur nga shoqėria e madhe njerėzore. E, nė rastin mė tė keq, atė tė “rrotullimit” nga prapa, kjo dukuri ėshtė e rrezikshme, e trishtueshme, asgjėsuese e vdekjeprurėse pėr cilindo komb, kushdo qoftė ai.
“Urdhri” i natyrės pėr kombet ėshtė , formimi, zhvillimi, ecja pėrpara, pėrsosmėria gjithnjė e mė e madhe, nė vartėsi tė mjedisit e tė faktorėve tė tjerė ndihmues apo pengues. Historia e Kombit tonė ėshtė historia e njėrit prej kombeve mė tė vjetra tė mozaikut tė kombeve tė Evropės; ėshtė njė histori e lashtė, e pashkruar dhe, njė histori e re, e shkruar. Tek “lexojmė” atė tė lashtėn, tė pashkruarėn, ne qė po e shkruajmė kėtė “tė renė”, nė jo pak raste mbetemi shumė prapa asaj tė tė pashkruarės.

Pėrse e them kėtė?

Ana subjektive nė shkrimin e historisė sė re paraqet dy mėnyra tė tė shkruari: njėra mė afėr asaj tė tė pashkruarės e, qė ėshtė edhe mė jetėgjata, e tjetra qė largohet nga ajo e pashkruara e, qė i bėn njė dėm tė pallogaritshėm historisė nė pėrgjithėsi.
- Po ē’rėndėsi ka ajo e “pashkruara”? - mund tė thotė dikush me tė drejtė. Po. Ka shumė rėndėsi e, bile shumė tė madhe, sepse, ai qė din “tė lexojė” tė pashkruarėn, mund tė shkruajė, lexojė e interpretojė drejt atė “tė shkruarėn”.
Nė qoftė se kombi ynė erdhi deri nė ditėt e sotme, pa u tjetėrsuar, pa u shpėrbėrė, kjo ėshtė njė meritė e brendshme qė buron nga ajo histori e pashkruar, qė ka pėrbėrė fillin e shpirtit tė ekzistencės, nė rrugėtimin e gjatė me plot rrėzime e ēuarje pėrsėri nė kėmbė, pėr tė ecur deri kėtu ku ndodhemi sot. Edhe kombi ynė e ka pasur “urdhrin” e vet, urdhėr tė cilit i ka qėndruar besnik e me pėrgjegjėsi historike e njerėzore. Ai “URDHĖR” ka udhėtuar me kombin tonė ēdo ditė, vit e shekull. Urdhri i ruajtjes sė ekzistencės pėrballė faktorėve objektivė e subjektive, tė brendshėm a tė jashtėm, qė, ose e pengojnė, ose e pamundėsojnė ecjen pėrpara tė Kombit, ėshtė mė i shenjti. Pra ky urdhėr ka qenė “urdhri” i SFIDAVE tė mėdha, sfida nė tė cilat u kalit e u skalit, u projektua e u formua portreti i brendshėm e i jashtėm i Kombit tonė.

-Nė qoftė se sot ky “urdhėr” dikujt mund t’i duket si arkaik, si folklorik, si moralizues, si i dalė mode, si i ēngjyrosur, kjo ėshtė njė dukuri shumė e dėmshme, penguese e, pse jo edhe asgjėsuese pėr kombin tonė.
“Urdhri” i ekzistencės ka nė bėrthamėn e vet “qeliza” qė kanė ardhur gjithnjė duke u bashkuar, pėr tė na dhėnė njė produkt tė dalė nga ligjėsi natyrore objektive, pra produktin, KOMB . Askujt, nga asnjė lloj pozite qė mund tė ndodhet nuk i lejohet qė tė abuzojė me kėtė “urdhėr”, pasi ky ėshtė prodhim i historisė e, jo i anėve gjykuese subjektive tė individėve, apo grupacioneve tė individėve, brenda kombit. Edhe sot Kombi ynė ndodhet i pėrballur si rrallė herė mė parė me kėtė urdhėr, pėr shkak tė shumė faktorėve e rrethanave nė tė cilat ndodhet ai.

-Nė qoftė se nė lashtėsinė e vet, nė mesjetėn e tij, por edhe nė atė periudhėn e mėvonshme, shek. XIX, qė shkėlqeu pėr nga idealet e veta iluministe, kulturore, politike, atdhetare, nė periudhėn e Rilindjes tonė Kombėtare, ky popull me vazhdimėsi tė padiskutueshme iliro-shqiptare, nuk mundi tė formonte kombin e kombėsinė e vet, nėn njė pushtim tė egėr e tė stėrgjatė prej perandorisė mė tė madhe tė kohės, asaj osmane, ai nuk e humbi kurrė fillin qė e lidhte me “URDHRIN”, lidhje e cila ia ruajti atij vazhdimėsinė e patjetėrsueshme tė genit tė vet. Koha kur po formoheshin kombet nė Evropė ishte e pafavorshme pėr njė gjė tė tillė pėr kombin tonė. Bile, edhe kur nė Ballkan po formoheshin kombet, rreth e qark nesh, ajo nuk i afroi ndonjė shans tė favorshėm pėr kėtė gjė kombit tonė, por ai formim u arrit pėrmes shumė e shumė pengesash, mundimesh, zhvillimesh tė brendshme e tė jashtme, pėr tė ardhur deri tek formimi i Kombit tonė sipas koncepteve tė gjithpranueshme. Nė kėto rrethana tė reja, historia po e rrotullonte me shpejtėsi “rrotėn” e saj nė drejtimin e duhur dhe, nuk duhej lėnė rasti tė kalonte si pa u vėnė re. Nė se ne ishim ndėr popujt mė tė lashtė tė kontinentit, ishim ndoshta mė i lashti i Gadishullit tė Ballkanit, ku jetonim e, kjo lashtėsi na e kishte imponuar ekzistencėn tonė duke krijuar nė vetėdijen kolektive njė “Urdhėr”, para tė cilit askush nuk mund tė bėnte shmangien mė tė vogėl nė dėm tė popullsisė, vlerave e historiko-kulturės sė tij, qė mė vonė do tė formonte Kombin, falė atij “Urdhri”.

-Nė kohėrat e reja, nė fundshekullin XIX e fillimshekullin XX, kur edhe pėrfundoi formimi i kombit tonė, si pasojė e rizgjimit tė ndėrgjegjes kombėtare, pėr shkak tė efektit tė jashtėzakonshėm qė pati gjithė ajo periudhė e Rilindjes Kombėtare, me frymėn e re, me qasjen ndaj shqiptarisė, me veprimtaritė, me programin, me botėn kulturore, me mendjet e ndritura, me zemrat e forta, etj, kombi ynė arriti tė kurorėzojė pikėn mė themelore tė “Urdhrit” qė i kishte dhėnė historia, ai e shpalli SOVRANITETIN e MOSMVARĖSINĖ nga Perandoria osmane, qė e kishte mbajtur nėn pushtim pėr afro pesė shekuj. Pra, mė 28 Nėntor 1912, trojet shqiptare shpalleshin tė pavarura e sovrane, nėn flamurin e kuq me shqiponjėn e zezė dykrenore, flamur ky qė vinte qė nga koha e lavdisė sė madhe tė popullit tonė nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut.

Historia jonė sa na ka dhėnė mėsime, po aq edhe na ka ndėshkuar me tė padrejtė. Kjo padrejtėsi e saj u shpreh fill pas shpalljes se pavarėsisė. Nė vitin 1913, fuqitė e mėdha tė kohės e ndanė dhe e copėtuan truallin e kombin tonė midis shovinistėve fqinj sikur tė kishin qenė njė plaēkė lufte (!!) Pėr paradoksin e kohės sė sotme, ato “fuqi tė mėdha” qė na copėtuan me aq “dashuri”, sot janė “aleatėt” tanė tė mėdhenj e, drejt tė cilėve po bėhemi copė-copė pėr tė shkuar e pėr t’u futur nė stanin e tyre, aniēka se kėta “miq” nuk morėn mundimin mė tė vogėl qė tė bėjnė, tė paktėn njė autokritikė, qoftė edhe formale, para kombit tonė, pėr padrejtėsitė qė bėnė ndaj nesh (!)

Pėrpjekjet tona pėr ta formėsuar e konsoliduar shtetin shqiptar nė kufijtė qė ia pėrcaktuan “tė fortėt” qenė pėrpjekje qė kaluan nėpėr shumė peripeci, nėpėr shumė paragjykime, pėrmes shumė e shumė kurtheve e intrigave, nėpėr dallgėt qė ngrehnin krye falė komploteve e intrigave tė panumėrta e tė pashoqe, nga jashtė e nga brenda. Kanė ngelė si tė errėta e tė zeza vitet nėn sundimin e mbretėrisė sė vetėshpallur tė mbretit Ahmet Zogu, ku vendi ngeli nė nivelin e mjerimit, skamjes, papunėsisė, injorancės, pra, moszhvillimit. Zhytja e vendit nė njė errėsirėn e injorancės paramesjetarė, skllavėruese e feudale, bėri qė ai “mbret” qė sundonte me dorė tė hekurt mbi njė popull nė kufijtė e jetės, ta lėshonte dalė nga dalė vendin e popullin nė duart e konēesionarėve e tė koncesioneve tė Italisė, pėr shkak tė borxheve ndaj atij vendi, vend nė tė cilėn po lulėzonte ideologjia e praktika mė e urryer qė ka njohur njerėzimi, fashizmi, me orekset e tij tė shfrenuara pėr tė pushtuar botėn, nga njėra anė e, nė anėn tjetėr, nėnshkrimi i marrėveshjeve tė fshehta me kraljėt e Serbisė e tė Malit tė Zi, nė dėm tė interesave kombėtare, pėr hir tė rimarrjes sė pushtetit e tė ruajtjes sė tij nga zemėrimi popullor, e lodhėn sė tepėrmi kombin tonė nė rrugėn e tij tė stėrmundimshme pėr konsolidim e pėrparim. Ky ėshtė njė shembull i qartė se si moszbatuesit tė “Urdhrit” tė historisė tonė mund edhe ta bėjnė atė qė historia s’e kishte bėrė me ne, pra mund ta asgjėsonin kombin, vetėm qė tė qeverisnin diku e, tė quheshin, “Mbret”,“Kryeministėr”, a diēka si kėto ofiqe.

Nė kėto rrethana e nė ato qė erdhėn me pushtimin fashist tė Shqipėrisė, me 07 prill 1939 e, me braktisjen e vendit (mbretėrisė) nga mbreti, po atė ditė, duke ia rrėmbyer, si krye-hajdut, gjithė sasinė e arit nga Banka Kombėtare, pėr popullin e kombin tonė po krijoheshin situata krejt tjera, tė njė natyre qė historia na e kishte mėsuar qysh mė pare; po lindte fryma e rezistencės aktive gjithėpopullore, kundėr pushtimit e tradhtisė. “Urdhri” na mėsonte se duhej ruajtur vijimėsia e jetės sė kombit. Kėtė “Urdhėr” ditėn ta lexojnė e ta kuptojnė drejt, ashtu si nė mesjetėn Skenderbegijane janė shqiptare, vetėm atdhetarėt e bijtė mė tė mirė tė kėtij kombi, komunistėt shqiptarė, me partinė Komuniste tė Shqipėrisė, tė themeluar me 08. 11. 1941 nga ENVER HOXHA, biri mė i lavdishėm e prijėsi mė legjendar e largpamės i kombit tonė.

Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare e popullit shqiptar dhe, bashkimi i popullit tonė nė mėnyrė tė organizuar e tė vetėdijshme nė Frontin Antifashist Nacionalēlirimtar, nėn udhėheqjen e PKSH me Enver Hoxhėn nė ballė, ishte e ėshtė faqja mė e ndritur, epopeja mė e lavdishme e kombit tonė. Tashmė “Urdhri” i historisė e gjeti zbatuesin e vėrtetė e jetėsuesin e tij, mu nė zjarrin e luftės pėr ēlirim kombėtar e shoqėror. Falė kuptimit tė kėtij “Urdhri” ashtu siē na e kishte dhėnė historia, Enver Hoxha, ashtu si Skėnderbeu, para pesė shekujsh, arriti tė formojė pėr tė dytėn herė nė historinė tonė, armėn mė tė pathyeshme pėr njė komb, BASHKIMIN e tij. Ky bashkim u bėri ballė me vetėmohim, mė lavdi, me sakrifica tė pashembullta e me heroizėm tė rrallė tė gjitha sprovave tė kohėrave, duke treguar se kur bashkimi i popullit mishėrohet nė pėrmbajtjen e “Urdhrit” tė historisė, s’ka forcė qė ta mposhtė atė popull. Mirėpo, duke e ndjekur historinė tonė hap pas hapi, nxjerr mėsimin se, ky popull (komb) kishte ekzistuar edhe mė pėrpara, por nuk kishte pasur njė njeri si Enver Hoxha qė ta kuptonte ashtu si duhej atė “Urdhėr” e, ta jetėsonte nė pėrshtatje mė rrethanat nė tė cilat ka kaluar populli (kombi) ynė.
Pėr mė se njė gjysmė shekulli, shteti shqiptar nėn udhėheqjen e PKSH (PPSH) me Enver Hoxhėn nė ballė, i tregoi gjithė botės se, kur njė popull ose komb, lufton pėr tė drejtat qė burojnė nga “Urdhri” qė i ka dhėnė historia, nuk ka forcė mbi faqe tė Tokės qė mund ta ndalojė rrotullimin e rrotės sė historisė sė tij nė kahun e pėrparimit e tė emancipimit tė tyre, a atij njerėzor.

Ja se ēdo tė thotė tė bėhesh me vetėdije ZBATUESI i “Urdhrit” tė historisė sė Kombit tėnd, siē u bė prijėsi legjendar i kombit tonė, Enver Hoxha e pushteti popullor i udhėhequr nga Partia qė themeloi e udhėhoqi Ai.

Pas vdekjes sė Enver Hoxhės, nė Shqipėri u pėrmbys pushteti i popullit, i fituar me gjak e sakrifica, u restaurua pushteti i anti-vlerave njerėzore, pushteti i egėr e ēnjerėzor i kapitalizmit, falė tradhtisė sė udhėheqjes sė lartė nė krye tė PPSH, me Ramiz Alinė nė krye. Pra, u harrua “Urdhri” i historisė e, “rrota” e historisė pėr kombin tonė filloi tė rrotullohej me shpejtėsi tė shfrenuar, prapa, duke sjellė nė skenėn politike, sociale, morale, psikologjike, ushtarake e historike, njerėzit mė pa vlera, mediokėr e, pse jo edhe dallkaukė, matrapazė, pa integritet e servilė tė tė huajve, kriminelė e vagabondė fėlliqėsirash. Falė kėtyre hapave prapa, -vendi kaloi, nė vitet nėntėdhjetė, nė anarshi, nė njė gjendje kaotike, kolapsi ekonomik, ēthurjeje, shkatėrrimesh, djegiesh, vrasjesh, hasmėrish tė reja e ringjallje tė plagės sė gjakmarrjes, pa drejtim e pa orientim, ku gjithkush sulej t’i shkėpuste diēka nga trupi i lodhur Shqipėrisė sė tradhtuar e tė lėshuar nė duar kriminelėsh tė tė gjitha ngjyrave.
Nė kėto rrethana e, pėrballė njė pamjeje tė historisė mė tė re tė Shqipėrisė, por edhe tė mbarė Kombit, qė po vetėshkruhet, por qė edhe po e shkarravitin pseudo-politikanėt e pseudo-historianėt, mercenarė tė taborreve politike, historia po troket me forcė nė ndėrgjegjen e shėndoshė tė ēdo atdhetari shqiptar, qė tė mos i lėnė hapat historikė qė tė kalojnė pa i dėgjuar e pa i vėnė re.
Etapa e re historike pėr kombin tonė, e krijuar me fitoren e lirisė sė pjesshme tė popullit shqiptar nė Kosove, falė gjakut tė derdhur lumė nga bijtė mė tė lavdishėm tė shqiptarėve, falė heroizmit tė heronjve tė rėnė e tė gjallė, falė vlerave tė mrekullueshme tė kombit tonė qė u manifestuan si askund tjetėr e, qė duhen manifestuar pa ndėrprerje, pėrballė makinės shfarosėse e doktrinave genocidiste tė armiqve tanė shekullorė, ne duhet t’i kthejmė sytė e mendjen pėrsėri tek “urdhri” i historisė tonė; duhet, qė pas Adem Jasharit qė e kuptoi mė mirė se askush kėtė urdhėr e, qė u flijua vetė i 56-ti nga familja e tij vetėm qė ta jetėsojė atė, si njė ZBATUES besnik e i vetėdijshėm i radhės, sipas shembullit e mėsimeve tė pavdekshme tė ENVER HOXHĖS, tė marrim nė dorė vetė fatin tonė qė na e ka dhėnė historia, pėr tė jetuar si njė komb i bashkuar, nė trojet tona tė natyrshme.

-Kjo ėshtė sot pėr sot detyra mė imediate, pėrballė tė cilės askush qė i thotė vetes “shqiptar” nuk guxon tė luajė me tė, apo tė bėjė pazare nė kurriz tė kombit, pėr hir tė kurrfarė lloj pazari.

-E di qė sot pėr sot, dy shtetet shqiptare, kėtu e nė Kosovė, qeverisen nga anti-bashkues tė shqiptarėve, qė bashkimin e kombit e pranojnė vetėm nė Bruksel, njėsoj sikur tė thuash, nė atė botėn tjetėr. E, kėta, pėr mendimin tim janė MOSZBATUESIT e radhės tė “Urdhrit” tė historisė tonė, moszbatues tė vetėdijshėm, qė po ēojnė ujė nė mullirin e hasmit tonė shekullor.
-Kėta moszbatues historikė, janė tė pashoqė nė fudullėkun e nė servilizmin e tyre, nė injorancėn e nė antishqiptarizmin e tyre, jo se janė nga geni i racės kėshtu, por qė pėr hir tė karrigeve tė njė pushteti qė nuk ėshtė e nuk i pėrfaqėson interesat e pjesės dėrmuese tė shqiptarėve, por tė klaneve tė tyre kriminale e tė korruptuara, janė gati qė tė organizojnė lloj-lloj “orkestrash” qė u bien borive tė tyre kundėr kėtij “Urdhri” tė historisė, kundėr BASHKIMIT tė Kombit tonė e, qė ende pa u tharė gjaku i plagėve tė shkaktuara nga barbaritė ēmendurake serbe, mbi popullin shqiptar nė Kosovė, janė gati tė lėshohen ashtu siē edhe u lėshuan mė 14 Janar 2012, si bishat serbe, me shėmbėlltyrėn e tyre, me urrejtjen e tyre, mu nė sytė e tyre, mbi vėllezėrit e tyre tė njė gjaku, vetėm se kėta shqiptarė tė vėrtetė nuk janė dakord me qeverisjet e tyre te korruptuara e, me pazarllėqet qė bėhen nga kėta pushtetarė me armiqtė tanė tė hapur e tė deklaruar botėrisht prej vetė atyre e , qė donin t’ua mbyllnin rrugėt e ripushtimit tė ri pėrmes ekonomisė, tė
Kosovės, nė njėrėn anė e, nga ana tjetėr, moslejimi e bllokimi i “kufirit” shqiptaro – shqiptar (!!) pėr vėllezėrit shqiptar qė shkonin nga Shqipėria, pėr t’i mbėshtetur vėllezėrit e tyre tė gjakut, mu nė kufi mė armikun shekullor.(!!)

A ka moszbatues mė tė mėdhenj se sa kėta “shqiptarė” tė veshur me pushtet, kundėr shqiptarėve qė ua vjedhin votat e, ua tjetėrsojnė vullnetin sipas orekseve tė tyre kriminalo-korruptive? Sot, mė tepėr se kurrė e mė me forcė po dėgjohet zėri i kushtrimuar i kėtij “Urdhri”, qė tė mos presim deri sa “aleatėt miq” e servilėt tanė pushtetarė e anti-bashkim, tė binden se ne jemi me tė drejtėn, sepse kėtė ata nė fakt e dinė, por s’u ka pėlqyer kurrė e s’u pėlqen as sot qė ta pranojnė, prandaj le t’i pėrgjigjemi zėrit tė atij “Urdhri”, qė ėshtė zėri i breza e brezave tė ikur nga kjo botė me pengun nė shpirtrat e tyre qė nuk munden ta jetėsojnė aq e si duhet kėtė “Urdhėr”; ėshtė zėri i dėshmorėve dhe i heronjve qė e derdhen gjakun e tyre si lumenj, pėr ta jetėsuar “Urdhrin”, prandaj s’guxojmė qė tė shkelim mbi kėto sakrifica sublime.

Sot kohėrat janė historike pėr kombin tonė e, si tė tilla ato duhen vlerėsuar pėr t’i kapur shanset e mėdha pėr kombin tonė. Kohėrat historike, lindin shanse historike; kohėrat e mėdha nxjerrin nė skenėn historike, njerėzit e mėdhenj, qė dinė ta lexojnė “Urdhrin” e historisė dhe vihen nė ballė tė lėvizjeve tė mėdha pėr progres shoqėror, kulturor, ekonomik e moral, kundėr moszbatuesve tė “Urdhrit” tė historisė tonė kombėtare.

Tiranė, mė 31.01 2012.





 
 
 
Publikuar më 01 shkurt, 2012 nė orėn 21:32
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Opinion
 
 
KUR SHITEN E BLIHEN, . . . DEPUTETĖT!
E premtė, 18 maj 2012 - 21:48
Nė kėtė shkrim, pak sa interesant, pėr nga problematika qė trojton, dua tė tėrheq vėmendjen e lexuesit tė kujdesshėm nė njėrėn nga dukuritė mė “mbresėlėnės...
Sėrish barra u mbetet studentėve
E premtė, 18 maj 2012 - 18:52
Shqiptarėt gjithsesi nė thumb tė kritikės. Edhe atėherė kur Shqipėria londineze cilėsohej si shtet ateist, edhe sot kur shqiptarėt iu rikthyen fesė. Kjo ka...
SI VEPROI BOTA ME TRADHTARĖT DHE SPIUNĖT?!
E enjtė, 17 maj 2012 - 08:43
Shtetet nė kohė e vjetėr mbroheshin nga armiqtė e brendshem dhe tė jashtėm me metodat e informimit dhe tė kunderinformimit dhe me mjetet qė i pergjigjeshin...
ĒĖSHTJA SHQIPTARE NĖ BALLKAN NUK ĖSHTĖ ĒĖSHTJ...
E enjtė, 17 maj 2012 - 07:34
Ministria e Punėve tė Brendshme e Qeverisė sė Maqedonisė, pėr vrasjen e pesė maqedonasve i fajėsoi “islamistėt radikalė” - shqiptarė. Me kėtė konstatim, k...
NA MUNGON SHUMĖ MENDJA E UKSHIN HOTIT
E hėnė, 14 maj 2012 - 21:45
Gjenit gjejnė forma pėr t’i artikuluar mendimet e veta dhe pėr t’i plasuar nė atė pjesė tė botės sė ndėrgjegjėsuar, e cila do t’i shfrytėzojė pėr tė mirėn ...
Vazhdo në kategorinë: Opinion
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi