| DEFANSIVA E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NĖ MAQEDONI |
|
|
Strategjia e Gruevskit ėshtė: tė shkaktojė defansivėn e politikės shqiptare. Pra, nė njė anė i kemi: kėrkesat e faktorit politik shqiptar; nė anėn tjetėr i kemi vendimet nacionaliste maqedonase, me pėrmbajtje antishqiptare. Faktori politik shqiptar, i ballafaquar me vendimet nacionaliste tė VMRO-sė, tanimė ndodhet nė dy fronte: e para, tė realizojė kėrkesat politike tė shqiptarėve; e dyta, tė mbrohet prej vendimeve nacionaliste maqedonase.
I dobėt pėr tė luftuar nė dy fronte, faktori politik shqiptar, tėrhiqet nga njėri front ai i realizimit tė kėrkesave tė shqiptarėve dhe kalon nė defansivė, pėr tu mbrojtur nga vendimet nacionaliste, unitariste dhe monoetnike maqedonase. VMRO-ja, jo vetėm qė nuk realizon asnjė kėrkesė tė shqiptarėve, por imponon vendime antishqiptare. Shqiptarėt sot, nuk janė nė situatė tė kėrkojnė apo tė realizojnė tė drejta, por ndodhen nė njė situatė kur duhet tė mbrohen nga politika nacionaliste antishqiptare e VMRO-sė. Me fjalė tė tjera, faktori politik shqiptar, ndodhet nė defansivė, pėrkatėsisht nė mbrojtje. Por, kjo nuk pėrfundon me kaq. Faktori politik shqiptar, ėshtė i dobėt, jo vetėm pėr luftė nė dy fronte. Ai tregohet i dobėt pėr tė luftuar, madje edhe nė njė front tė vetėm nė atė tė mbrojtjes. Me fjalė tė tjera, faktori politik shqiptar sot, nuk ėshtė as nė sulm, e as nė mbrojtje. Ai qėndron pezull, pa peshė, pa ndikim dhe pa rol politik. Nė frontin e parė, faktori politik shqiptar nuk ia del ti realizojė kėrkesat e shqiptarėve. Nė tė dytin nuk ia del ti refuzojė vendimet nacionaliste maqedonase. Nga kjo del se, faktori politik shqiptar sot, ėshtė i papėrfillur. Relativizmi i peshės sė faktorit politik shqiptar shkaktohet nė shumė mėnyra, si pėr shembull: duke shkaktuar ndėr partitė politike shqiptare zėnka tė ashpra jo pėr ideologji, por pėr pushtet, pa pushtet; duke dobėsuar opozitėn shqiptare, nė tė gjitha mėnyrat; duke pėrfshirė nė qeveri edhe partinė shqiptare humbėse tė zgjedhjeve; cilėsdo parti shqiptare, qė hyn nė qeveri, tė mos i realizohet asnjė kėrkesė politike; pėr ta amortizuar dhe pėr ta asnjanėsuar reagimin eventual tė faktorit politik shqiptar, tė pranohen - nė mėnyrė fiktive - vetėm ca kėrkesa tė tij, edhe atė vetėm nė rrafshin kulturor; personat, ndaj tė cilėve janė duke u zhvilluar procese gjyqėsore, tė dėnohen me dėnime drakonike; duke marrė vendime antishqiptare dhe duke i imponuar ato, pa e pėrfillur faktorin politik shqiptar.
Nė kėtė mėnyrė: faktori politik shqiptar, do tė diskreditohet, do tė komprometohet dhe do tė degradohet; do tė zhvlerėsohen arritjet e luftės sė 2001-shit; dhe do tė rikthehet koha e para 2001-shit. Qėllimi i VMRO-sė ėshtė: Tė diskreditojė luftėn e 2001-shit, ta komprometojė Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare dhe ta zhvlerėsojė Marrėveshjen e Ohrit. Me kėtė strategji tė VMRO-sė, faktori politik shqiptar nė Maqedoni, jo vetėm qė sėshtė nė ofensivė, por sėshtė as nė defansivė. VMRO-ja synon PPD-izimin e faktorit politik shqiptar.
Faktori politik shqiptar ndodhet nė krizė tė thellė. Si rrjedhojė, nė mbrojtje tė interesave jetike tė shqiptarėve vihen: organizmat e shoqėrisė civile, mediumet, gazetarėt, analistėt politikė dhe inteligjencia shqiptare. Ndodh njėfarė homogjenizimi i shoqėrisė shqiptare. Politikat e Gruevskit dhe tė VMRO-sė janė irracionale. Energjitė e shqiptarėve sot, nuk harxhohen pėr tė realizuar kėrkesa kombėtare, por pėr ti refuzuar vendimet nacionaliste dhe arbitrare tė VMRO-sė. Shqiptarėt janė vėnė nė pozicion mbrojtės. Politika e VMRO-sė diskrediton edhe faktorin ndėrkombėtar. Tė huajt nuk duhet tė rijnė duarkryq para kėtij irracionalizmi dhe nacional-romantizmi tė VMRO-sė. Politika e VMRO-sė prek edhe nė ndėrgjegjen e qendrave politike shqiptare tė vendosjes Tiranės dhe Prishtinės. Edhe politika konstruktive e tyre nė rajon, e ka njė kufij, pėrtej tė cilit nuk mund tė shkohet.
Gjatė zbatimit tė politikės nacionaliste, retrograde dhe anakronike, VMRO-ja shfrytėzon: dobėsinė e faktorit politik shqiptar nė Maqedoni; tolerancėn e faktorit ndėrkombėtar; dhe politikėn konstruktive tė qendrave politike shqiptare Tiranės dhe Prishtinės. Pėr ta defokusuar vėmendjen e shqiptarėve prej kėrkesave politike tė tyre primordiale dhe historikisht tė justifikueshme, VMRO-ja trillon probleme tė paqena:
Njėherė lanson gėnjeshtrėn pėr prejardhjen etnike tė Nėnė Terezės dhe i shtyn shqiptarėt qė muaj tė tėrė tė merren me kėtė ēėshtje. Pra tė harxhojnė kohė dhe energji pėr ēėshtje tė trilluara. Pas kėsaj, nacionalistėt maqedonas, lansojnė njė gėnjeshtėr tjetėr atė pėr prejardhjen etnike te nėnės sė Skėnderbeut. Shqiptarėt pėrsėri detyrohen tė lėnė mėnjanė kėrkesat e veta politike dhe me muaj tė tėrė do tė merren me kėtė gėnjeshtėr tė radhės. Pasi tė pėrfundojė efekti i kėtij trillimi, pushtetarėt e VMRO-sė do ti sulmojnė viset shqiptare, siē ishte rasti i Brodecit. Natyrshėm, pėrsėri shqiptarėt do tė duhet tė merren njė kohė tė caktuar me ēėshtjen e sipėrthėnė. Pasi tė pėrfundojė ky sulm, do tė pasojė procesi politik ndaj tė arrestuarve, proces ky qė do tė pėrfundojė me dėnime drakonike. Pasi tė shqiptohen rreth 200 vjet burg, pėr shqiptarėt do tė riaktualizohet njė ēėshtje tjetėr ajo e Sopotit. Natyrshėm, shqiptarėt do tė merren edhe me tragjedinė e sopotasve tė dėnuar. Pasi tė bjerrė vala e reagimeve pėr ēėshtjet e lartpėrmendura, prej qarqeve ksenofobike maqedonase, shqiptarėve do tu imponohen preokupime tė reja preokupimet rreth enciklopedisė. Muaj tė tėrė, rreth kėtij projekti antishqiptar, do tė angazhohet, pothuajse i tėrė populli shqiptar nė Maqedoni.
Kėsisoj arrihen disa objektiva tė VMRO-sė: vėmendja e shqiptarėve shpėrqendrohet prej kėrkesave politike, pėr tu pėrqendruar nė ēėshtje tė paqena apo tė trilluara; gjatė kėsaj loje, faktori politik shqiptar, me qėllim qė tė PPD-izohet, vihet jashtė loje, shpėrfillet dhe diskreditohet para popullit tė vet.
Pasi mbaron vala e reagimeve rreth enciklopedisė, VMRO-ja dhe Gruevski, tė mbėshtetur edhe nga kuajt e Trojės tė inkorporuar nė gjirin e faktorit politik shqiptar - lansojnė njė vendim tė tmerrshėm - mėsimin e maqedonishtes nga nxėnėsit shqiptarė qė nė klasė tė parė fillore. Edhe njė herė, njė popull i tėrė, ēohet nė kėmbė. Partia shqiptare, qė ėshtė pjesė e bashkėqeverisjes, nuk ka asnjė ndikim pėr ta ndaluar tė keqen, aty ku edhe buron nė organin ekzekutiv. Akoma pa u ulur tensionet rreth maqedonishtes, pason njė tmerr, njė terr dhe njė ferr tjetėr dantesk Shkupi 2014. Kemi tė bėjmė me sllavizimin e kryeqytetit, me mjetet financiare tė pėrbashkėta tė shqiptarėve dhe tė sllavo-maqedonasve. Kur mbaron vala e reagimeve ndaj projekteve sllave qė shtrembėrojnė historinė, pasojnė tė ashtuquajturat dosje. Faktori politik shqiptar do tė merret me dosjet muaj tė tėrė, do tė harxhojė kohė dhe energji, partitė politike shqiptare do tė kacafyten ndėr vete. Kėrkesat e shqiptarėve do tė vazhdojnė tė mbeten nė plan tė dytė. Sapo tė harrohen dosjet, do tė aktualizohet kisha nė kalanė e Shkupit. Nuk ka asnjė dyshim se pas kėtij projekti sllavo-bizantin, do tė pasojė njė tjetėr vendim provokues. Tashmė, askush ska kohė tė flasė pėr kėrkesa politike. Politika shqiptare nuk ėshtė, as nė ofensivė, as nė defansivė. Ajo ėshtė jashtė loje. Nė rolin e mbrojtėsit janė vėnė organizmat e shoqėrisė civile. Sipas teorisė politike, dihet qartė se organizmat e shoqėrisė civile dhe mediumet, kurrė nuk mund tė paraqesin zėvendėsim pėrkatės pėr faktorin politik. Por, zėvendėsim akoma mė i mirė ėshtė protesta e qetė mbarėpopullore, siē ishte ajo e studentėve rreth enciklopedisė. VMRO-ja ėshtė e vetėdijshme se nacionalizmi i saj i prish marrėdhėniet ndėretnike. Megjithatė, si bėhet vonė. Atėherė shtrohet pyetja: Ēperspektivė ka ky vend me marrėdhėnie ndėretnike tė ērregulluara?!
VMRO-ja zbaton edhe njė strategji tjetėr antishqiptare:
I largon shqiptarėt nga hapėsira e interesit nė shkallė qendrore, aty ku ballafaqohen interesat ndėretnikė dhe detyron ata tė kacafyten nė hapėsirėn brendashqiptare. Me kėtė strategji arrihen shumė objektivė si mė poshtė:
- e para, interesat maqedonase, nė nivel shteti, mbeten tė pacenuar;
- e dyta, shqiptarėt tė kacafyten nė hapėsirėn etnike tė vet, duke rrezikuar interesat e njėri-tjetrit, gjė qė i acaron marrėdhėniet brendashqiptare. Rrjedhimisht, konflikti ndėretnik, zėvendėsohet me atė brendashqiptar.
Ndėrmjet dy bashkėsive etnike nė Maqedoni shqiptarėve dhe maqedonasve mbizotėron njė animozitet i thellė. Tė rinjtė maqedonas janė tė helmuar me antishqiptarizėm tė paparė. Nėpėr stadiume ata kėrkojnė dhoma gazi pėr shqiptarėt, vdekje pėr shqiptarėt. Thonė se shqiptar i mirė ėshtė shqiptari i vdekur etj.
Ja absurditeti: serbėt, nė sallėn sportive tė Nishit, gjatė kampionatit evropian nė hendboll, nė prani tė tifozėve maqedonas nxjerrin flamurin grek dhe bėrtasin: Maqedonia ėshtė Serbi. Tifozėt maqedonas ndėrkaq, nė vend qė tė mbrohen prej sulmeve nacionaliste antimaqedonase serbe, kalojnė nė sulm ndaj shqiptarėve, ndaj tė cilėve kėrkojnė vdekje dhe dhoma gazi. Krejt kjo ndodh pėrkundėr faktit se nė sallėn e sipėrthėnė nuk ka asnjė shqiptar dhe asnjė skuadėr hendbollistike shqiptare nuk ėshtė e pėrfshirė nė atė kampionat.
Qė absurditeti tė jetė akoma mė i madh, nė mesin e tifozėve antishqiptarė maqedonas, ndodhet edhe kryetari i shtetit Gjorgji Ivanov, i cili arriti tė vijė nė kėtė post me votat e shqiptarėve.
Nė anėn tjetėr, kryeministri i kėtij vendi N. Gruevski deklaron: Nuk kam dėgjuar qė tifozėt maqedonas tė kenė brohoritur parulla antishqiptare.
Pėr pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni a nuk flet edhe fakti se nė ekipet e vaterpolos, tė basketbollit, tė hendbollit etj. shqiptarėt nuk figurojnė asgjėkund?!
Sporti nė Maqedoni financohet edhe nga mjetet e shqiptarėve, pėr tė qenė shqiptarėt skajshmėrisht tė margjinalizuar nga sportet e sipėrthėna si dhe pėr tu atakuar nga brohoritjet antishqiptare tė tifozėve maqedonas.
Reagimet e qarqeve politike, qofshin maqedonase, qofshin shqiptare, jo vetėm qė janė tė zbehta dhe anemike por mbeten pėrfundimisht nė rrafshin retorik.
I duhet bėrė njė pyetje faktorit ndėrkombėtar nė Maqedoni: Ēpo ndodh me angazhimin e tyre dydekadėsh pėr ta bėrė Maqedoninė shtet multietnik me njė shoqėri multikulturore?!
Parulla kryesore e Josip Broz Titos ka qenė vėllazėrim-bashkimi i kombeve dhe i kombėsive nė RSFJ. Ai thoshte: Ruajeni vėllazėrim-bashkimin si bebėzėn e syrit.
Por, mė 1991, u pa shpejt se kjo parullė e tij, nuk ishte veēse njė retorikė e zbrazėt. Si rrjedhojė, Jugosllavia e AVNOJ-it u shpartallua si kullė prej letre.
Multikultura e faktorit ndėrkombėtar nė Maqedoni, pėr shqiptarėt nuk ėshtė asgjė mė tepėr se vėllazėrim-bashkimi i kohės sė Titos.
Nacionalizmi i skajshėm antishqiptar i VMRO-ve mund ta ēojė Maqedoninė shtigjeve tė Jugosllavisė sė AVNOJ-it dhe tė akademikėve serbė. |
|
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Publikuar më 02 shkurt, 2012 nė orėn 13:15 |
Madhësia e shkronjave:
 |
| Kategoria: Histori |
|
|
|
|
|
|