|
Deputeti nga radhėt e Vetėvendosjes, Rexhep Selimi para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės u shpreh i ashpėr lidhur me shantazhimet qė sipas tij, po i bėjnė pjesėtarė tė SHIK-ut, duke theksuar se nuk do tė arrijnė ti fshehin tė vėrtetat dhe tė ngjallin frikė.
Kohėve tė fundit janė ngritur disa dilema, janė bėrė disa pyetje, janė dhėnė afate pėr pėrgjigje, madje ka pasur edhe konferenca shtypi pėr kėtė!...Por, jo vetėm kaq. Qeveria dhe SHIK-u kanė nxjerr sėrish edhe agjentėt nė skenė pėr tė bėrė presione e shantazhe ndaj qytetareve dhe personaliteteve.
-Ne nuk flasim me gjuhė spiunėsh e agjentėsh, madje nuk flasim fare me ta. Por, ne, kemi njė mesazh pėr Qeverinė dhe pėr SHIK-un tė cilėt po bashkėjetojnė nė pushtetin me vota tė grabitura: Mjaft me kėso shantazhe e me kėso presione ndaj opinionit - u shpreh Selimi.
Ai, mė tej tha nėse mendojnė se mund ti bėjnė dikujt presion e ti shantazhojnė me afatizime e kanė gabim.
Nėse doni qė ti frikėsoni tė tjerėt me presione, prapė e keni gabim, sua ka frikėn kush...
Por tek e fundit, kush ua jep juve kėtė tė drejtė, kush jeni ju qė angazhoni spiunė e agjentė pėr ta terrorizuar sėrish opinionin, pėr tė shantazhuar njerėz e personalitete, pėr tė ngritur mjegull dhe pėr ta shmangur opinionin nga ngjarje mė shumė rėndėsi pėr tė ardhmen e vendit?!
Kush jeni ju qė i jepni vetes tė drejtėn pėr tė shpifur e tė ngritur teori konspirative, pėr tė hutuar opinionin, pikėrisht para asaj qė ju po bėni nė dėm tė vendit dhe tė ardhmes sė tij?- u shpreh deputeti nga radhėt e Vetėvendosjes.
Ai, po ashtu doli edhe pėr atė se a ėshtė shuar apo jo SHIK-u, duke thėnė pse e keni mashtruar opinionin se e keni shuar SHIK-un e tash na dilni me aktivitete subversive ndaj tė tjerėve?
Deputeti i Vetėvendosjes, ish udhėheqės i lartė i UĒK-sė, foli edhe rreth dilemave tė ngritura se kush pranoi e kush jo ta vishte uniformėn e UĒK-sė.
Nė mesin e dilemave tė ngritura nga ju kohėve tė fundit se, kush pranoi e kush nuk pranoi ta vishte uniformėn e UĒK-sė, se kush luftoi e kush iu dorėzua Serbisė, se kush luftoi e kush tradhtoi kur ishte koha!
E, nėse doni tua heqim dilemat u tregoj unė se kush e veshi e kush e zhveshi uniformėn e UĒK-sė dhe kush e ka pėrlyer madje.
Mund tua tregoj njė-pėr-njė cilitdo prej jush, qė pretendoni tė jeni tregtarėt e historisė, ta bleni e ta shisni historinė e Luftės sė UĒK-sė. Por, sot duket qė se keni kėtė kėrkesė. Tani keni dalė me kėrkesa spiunėsh tė SHIK-ut, u shpreh Selimi.
Ai tha se nuk do ti pėrgjigjen as SHIK-ut as Qeverisė, pasi sipas tij pikėrisht kėta janė qė duhet ti pėrgjigjen qytetarėve dhe drejtėsisė. /Telegrafi/
Prishtinė, 2.02.2012 |