Teuta Hoxha: Libri i Fevziut i referohet ditarėve tė zhdukur
Rezarta Delisula

Vetėm njė ditė mė parė Nexhmije Hoxha deklaroi se janė zhdukur nga Arkivi i shtetit dorėshkrimet origjinale tė ditarėve politikė e familjarė tė Enver Hoxhės. Pėr tė argumentuar deklaratėn e saj, ajo citoi njė pėrgjigje tė drejtorisė aktuale tė arkivit pėr mosekzistencėn e tyre. Sipas Nexhmijes, me arkivin po merrej Teuta Hoxha, bashkėshortja e djalit tė saj tė madh. Pėr tė kuptuar mė qartė atė ēka pretendon familja, ne intervistuam Teuta Hoxhėn e cila mes tė tjerash pohon se njė pjesė tė ditarėve qė mungojnė janė botuar nė librin e gazetarit tė njohur Blendi Fevziu.
Drejtoresha e Arkivit tė Shtetit znj. Nevila Nika, nė njė nga gazetat e pėrditshme ėshtė shprehur qė dokumentet mund t’i ketė vetė familja, sa qėndron ky pretendim?
Mė vjen keq qė ėshtė ngritur ky pretendim. Unė gati do ta quaja akuzė. Po t’i kishim vetė Ditarėt, pse do tė bėhej kjo deklaratė pėr shtyp. Madje mund tė them, me njė logjikė tė thjeshtė, ne do t’i kishim bėrė dėm vetes, se do tė mbyllnim ēdo mundėsi pėr t’i bėrė publike kėto dokumente. Nevila mbase nuk e di, qė Nexhmije Hoxha e ka ngritur problemin e dokumenteve tė Enver Hoxhės, shumė vite mė parė. Ajo u ka drejtuar letra tė gjithė Kryeministrave socialistė duke iu kėrkuar ndihmė jo vetėm pėr dokumentet, por edhe pėr objektet muzeale qė po shpėrdoroheshin. E keqja ėshtė qė, ajo s’mori asnjė pėrgjigje, madje as nga Presidentėt Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu.

-Megjithatė, dua edhe njėherė tė sqaroj, ne nuk kemi akuzuar askėnd, as drejtoreshėn e sotme dhe as ndonjė qė ka qenė para saj. Nė deklaratėn e Nexhmije Hoxhės, thuhet qartė : Tė vihet gisht mbi pėrgjegjėsit, kushdo qofshin kėta, direkt a indirekt, tė brendshėm e jo mė pak tė jashtėm, tė vjetėr apo tė rinj. Prandaj Nevila nuk ka pse me kėto prononcime, tė tėrheqė mbi vete fajin. Ndėrsa, pėr shkeljen e ligjit qė janė dhėnė pėr shfrytėzim dokumente nga fondi personal i Enver Hoxhės, le ta mbajė pėrgjegjėsinė kush e ka firmosur shkresėn pėr shfrytėzimin e tyre.

Ju keni dokumente mbi tė cilat do t’i mbėshtesni pretendimet tuaja?
Sigurisht qė kemi, por nuk i japim dot pėr shtyp, pasi do ta ēojmė dosjen nė Prokurori.
Si ėshtė vepruar me Arkivin e KQPPSH?
Menjėherė pas ndryshimeve politike qė ndodhėn nė Shqipėri nė vitin 1991, Arkivi i KQ tė PPSH i kaloi Partisė Socialiste. Me sa mė kujtohet, pas pak muajve, i gjithė Arkivi i KQ-sė kaloi nė Arkivin e Shtetit. Nė tė pėrfshihej edhe fondi dokumentar i Enver Hoxhės.
Nė cilin vit Enver Hoxha fillon tė mbajė Ditar?
Enver Hoxha ka filluar tė mbajė Ditar tė rregullt, nga viti 1955, deri nė vitin 1984. Gjithsej kanė qenė 130 blloqe (kalendarė) me shėnime tė tij. Nė 30 blloqe janė tė shkruar vetėm Kujtimet. Janė me qindra faqe, tė shkruara nga Enver Hoxha.
Si veprohej me Ditarėt e shkruar, ku mbaheshin?
Enver Hoxha nė fund tė ēdo viti, ose pak muaj mė pas, Ditarėt (blloqet) e pėrfunduar ia jepte sekretarit tė tij personal, Haxhi Kroi, i cili i dorėzonte nė Arkivin e Komitetit Qendror tė PPSH. Kėshtu veprohej edhe pėr materiale tė tjera.
Ēfarė pėrmbanin Ditarėt Personal?

Nė Ditarė, Enver Hoxha nuk shkruante vetėm pėr probleme tė ngushta personale dhe familjare. Ai hidhte nė to, shumė mendime dhe refleksione tė ndryshme, pėr probleme qė kishin tė bėnin me politikat e brendshme si dhe ato ndėrkombėtare. Kjo ka qenė arsyeja qė kėta Ditarė nuk i ka mbajtur nė ambientet e shtėpisė, por i ka dorėzuar nė Arkivin e Komitetit Qendror tė PPSH.
Si lindi dyshimi tek ju pėr ti kėrkuar Ditarėt?

Me daljen e librit tė Blendi Fevziut “Enver Hoxha” me dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhės, ne, duke njohur ligjin mbi Arkivat qė: “Fondet personale nuk jepen pėr shfrytėzim para 50-150 vjetėsh edhe atėherė kur jepen, vetėm pasi ėshtė marrė leja e familjarėve”, tė shqetėsuar pėr kėtė abuzim qė kishte ndodhur, vendosėm qė, unė tė shikoja se ēfarė po bėhej me dokumentet e fondit personal tė Enver Hoxhės. Pėr sa munda tė konstatoj nga kėrkimet e bėra nė Arkivin e Shtetit, situata ishte tragjike.
Ditarėt Personal (origjinale) ishin zhdukur. Blloqet e Kujtimeve (origjinale) ishin zhdukur. Materiale tė tjera tė shkruara nga ai,(nėpėr fondet e Arkivit tė KQPPSH), ishin fotokopjuar dhe origjinalet ishin marrė (zhdukur) nga dosjet. Bisedova me drejtoreshėn e ASH znj. Nevila Nika dhe ajo mė tha qė nuk kishte dijeni pėr Ditarėt dhe Kujtimet origjinale. Kjo na shtyu qė ne do t’i drejtohemi Prokurorisė, si i vetmi organ hetimor nė Shqipėri.

Po Blendi Fevziu ēfarė materialesh ka shfrytėzuar?
Unė, nuk mund tė aludoj pėr askėnd pėr humbjen e Ditarėve, por ėshtė fakt qė Blendi Fevziu nė librin e tij “Enver Hoxha”, i referohet kėtyre Ditarėve. Madje, ai nė njė intervistė ka thėnė qė,: “Unė disponoj edhe shumė materiale tė tjera nga fondi personal i Enver Hoxhės dhe sė shpejti do tė nis tė shkruaj njė libėr tjetėr”.
Por, ajo qė mund tė them pėr rastin e Blendi Fevziut, ėshtė shkelja ligjore qė ka bėrė Arkivi i Shtetit, duke i dhėnė pėr shfrytėzim fondin personal tė Enver Hoxhės, pa kėrkuar lejen e familjarėve. Dhe shkelja akoma mė e rėndė qė, ka bėrė ky institucion, ėshtė dhėnia e kartelės mjekėsore qė ėshtė botuar tek libri “Enver Hoxha” (f.280).
-Nuk ka Arkiv nė botė qė ta japė kėtė lloj dokumentacioni pėr shfrytėzim, ėshtė tepėr personal.
Kjo ndodh, vetėm pėr ndonjė shkak shumė madhor dhe gjithnjė me lejen e familjarėve. Kurse nė Shqipėri, jepet tė shuaj kuriozitetin njė gazetar!. Problem tjetėr qė ka lidhje me Blendi Fevziun, janė filmat dokumentarė mbi jetėn personale dhe familjare tė Enver Hoxhės. Transmetimi i kėtyre filmave pa aprovimin tonė ėshtė shkelje flagrante jo vetėm e jetės private tė Enver Hoxhės, por e gjithė familjes sė tij.
Ku ndodheshin kėto filma?
Drejtoresha e Arkivit tė Shtetit e mohon qė kėto bobina filmike kanė qenė pranė kėtij Arkivi. Nuk e di sa ėshtė i vėrtetė ky pohim i saj. Megjithatė, ne do t’ia lemė Prokurorisė ta zgjidhė.
Ēfarė prisni tė ndodhė nga organet e hetimit?
Presim tė hetohet dhe tė zbulohet se kush ka vėnė dorė mbi kėto dokumente dhe tė gjendet se ku ndodhen.
Krahas pėrgjigjes formale ju thanė informalisht si dhe kur u zhdukėn ato?
Pse u zbulua tani kjo humbje, nuk do tė thotė qė ne akuzojmė drejtuesit aktualė tė Arkivit tė Shtetit. Ndėrsa pėr pėrgjigje informale, nuk bėhet fjalė, se unė jam e bindur, qė po tė dinin diēka se ku ndodhen dokumentet, vetė drejtoresha e Arkivit,do t’i jepte zgjidhje kėtij problemi.
Kur do ta bėni kallėzimin nė Prokurori?
Shumė shpejt.
Sa kohė keni qė punoni nė Arkiv?
Kam disa javė.
A keni pasur ndonjė pengesė nga administrata e arkivit?
Absolutisht asnjė pengesė. Madje, dua ti falenderoj qė, janė treguar tė gatshėm, brenda rregullave, tė mė jepnin tė gjitha dosjet me materiale qė kam kėrkuar.

Tiranė, mė: 03/02/2012

 
 
 
Publikuar më 03 shkurt, 2012 nė orėn 20:12
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Lajme
 
 
F T E S Ė
E dielė, 20 maj 2012 - 05:46
Tė dashur bashkatdhetarė! Jemi tė nderuar, qė kemi rastin t“ju njoftojmė, qė deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe udhėheqėsi i Lėvizjes VETĖVENDOSJE, Albin ...
Ndalojeni spastrimin etnik nė Kosovė!
E premtė, 18 maj 2012 - 18:55
Shkruan: Vagn Rasmussen Vizitė e dy udhėheqėsve tė VETĖVENDOSJES nga Kosova, nė Danimarkė.
BDSH letėr tė hapur Ali Ahmetit
E premtė, 18 maj 2012 - 14:12
Bashkimi Demokratik Shqiptar qė drejtohet nga Bardhyl Mahmuti i ka shkruar njė letėr tė hapur kreut tė BDI-sė, Ali Ahmetit pas deklarimit tė tij tė fundit ...
Greqia, bashkėpuntore e serbisė nė krimet e l...
E enjtė, 17 maj 2012 - 12:02
Shkruan: Spiro Butka Ndėrsa presidenti Serb Tadiē, provokon me vizitėn e tij nė manastirin e lashtė Shqiptar tė katoliēizmit Romak, shteti Grek nė fali...
Dashuria pėr kombin - kryebesimi i shqiptarėv...
E shtunė, 12 maj 2012 - 06:02
Lista pėr Shqipėri Natyrale pėrshėndet protestat e shqiptarėve nė Shqipėrinė Lindore, ka deklaruar Koēo Danaj, drejtuesi i kėsaj liste, e cila vepron pėr b...
Vazhdo në kategorinë: Lajme
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi