| Cili ėshtė mesazhi i deputetit tė PDK-sė? |
|
|
Shkruan: Ismet Kryeziu
Tri pyetjet e Deputetit Haxhiu ishin tri pėrgjigje: Se PDK ėshtė duke shkuar drejtė tentativave pėr tė shndėrruar shtetin Kosovar nė modelin parti shtet; Se PDK i ka kapur institucionet e shtetit si Parlamentin, Policinė e Kosovės, AKI-nė, AKM-nė, RTK-nė, bordet e kompanive publike dhe institucionet tjera shtetėrore; Se PDK nxit dhe vė nė rrezik jetėn e njė lideri tė njė partie opozitare duke e shpallur tradhtar dhe bashkėpunėtor tė Serbisė, pėr ta legjitimuar linēin publik ndaj tij.
Jeta dhe angazhimi i secilit qytetar tė Kosovės, i ėshtė dedikuar lirisė sė saj. Veēanėrisht mosha e mesme, ėshtė rritur me kėrkesat pėr liri, pavarėsi, demokraci.
Jo rastėsisht kėto tre kėrkesa paraqesin tre koncepte, tė asaj mė sublimes, lirisė qytetare, bėrjes sė shtetit tė Kosovės dhe pluralizmit politik mbi bazėn e demokracisė.
Cili ėshtė mesazhi qė deputeti i PDK-sė, Bekim Haxhiu u dha qytetarėve tė Kosovės, nga foltorja e Kuvendit? A thua me tė vėrtetė ka njerėz aq naiv sa ta besojnė fabrikimin e tij konspirativ se Albin Kurti na qenkėsh tradhtar, bashkėpunėtor i sigurimit tė Millosheviqit, etj.? Unė kujtoj qė kėto fjalė nuk i beson mė askush, qofshin edhe tė vėrteta, ngase, mė shqetėsuese pėr mua edhe pėr qytetarėt kosovarė janė tre mesazhe krejt tė tjera qė i shiti nė publik deputeti Haxhiu. Fjalimi i tij nė Kuvend, prezantimi i tij nė Interaktiv tė KTV-sė, konferenca e tij pėr shtyp e sė dielės, afatet kohore ultimative tė tij nė adresė tė Albin Kurtit si dhe pyetjet e famshme, pėr suxhukun, qeben, letrėn e vajzės sė njė ish ministri tė Millosheviqit dhe njė grua serbe vizitore, nė fakt nuk ishin pyetje pėr Kurtin, por ishin nė fakt pėrgjigje sė ēfarė shteti po synon tė ndėrtojė PDK-ja.
Deputeti Haxhiu mė ktheu memorien edhe njė herė nė tre kėrkesa fundamentale, liri, pavarėsi, demokraci; tre kėrkesa qė mė pėrcjellin gjatė gjithė jetės sime e siē po duket do ti pėrcjellin dhe fėmijėt e mi.
Nė tė vėrtetė ku kemi arritur si popull? Kosova aktualisht ėshtė njė shtet i brishtė, me institucione tė kapura nga bashkėpunimi i politikės me krimin e organizuar, me njė pluralizėm partiak-klientelist e aspak tė bazuar nė standarde demokratike, me parti politike qė organizojnė polici sekrete. Kosova po e pėrjeton lirinė pėr tu ushqyer (megjithėse jo tė gjithė dhe jo dinjitetshėm) por jo lirinė pėr tė menduar dhe pėr tu shprehur.
Nga zyrat e grupit parlamentar, nėn siglen e partisė nė pushtet, po shfletohen dosje sekrete e nė bazė tė tyre po akuzohen kundėrshtarėt politik, qė synojnė marrjen e pushtetit. Akuzat e Haxhiut nė formė pyetjesh krijojnė shumė dilema mbi sigurinė qytetare dhe janė tregues tė kulturės sė sekretit sipas traditave mė tė pėshtira tė sistemeve totalitare, diskriminuese dhe ēnjerėzore, tė cilat sisteme shkatėrruan qenien njerėzore, qytetėrimin dhe kulturėn e popujve. Sisteme totalitariste qė derivonin pushtet, tė cilit nuk i dihej as ku i buronte e as ku i pėrfundonte fuqia shkatėrruese, kryesisht pėr shtypjen e popujve tė tyre.
Hipotetikisht, Kosova paska njė apo disa liderė partiakė qė na qenkan bashkėpunėtorė tė shėrbimit sekret serb, nga koha e Millosheviqit por edhe kjo e Tadiqit dhe kėta liderė lirshėm bėkan politikė nga nivele vendimmarrėse, e qė mund ta influencojnė politikėn kombėtare tė Kosovės nė njėqindvjetshin e ardhshėm, pozitėn gjeopolitike tė saj. Nėse ndėrtimi i shtetit tė Kosovės ėshtė i ekspozuar nga politikanė tė tillė, atėherė shtrohet pyetja logjike: ēfarė ėshtė duke bėrė Kuvendi, ēfarė Qeveria e ēfarė ėshtė duke bėrė Presidenca? E Policia e Kosovės, ēfarė po bėn, pos zbulimit tė suxhukut nė bagazhet e qytetarėve? {ēfarė ėshtė duke bėrė Agjencia Kosovare e Inteligjencės, media, shoqėria civile...? {ēfarė janė duke bėrė pra qytetarėt e Kosovės pėr shtetin e tyre?
Kush ua heq dilemat qytetarėve kosovarė se liderėt e tyre politik nuk janė dorė e zgjatur e Serbisė, e interesave tė saj nė Kosovė? Kush i garanton qytetarėt se i tillė qenka vetėm njė Albin, i piketuar nė kėtė rast pėr tė dhėnė mesazhe krejt tjera; kush ua largon shqiptarėve tė Kosovės dronė se treshet e ilegales kosovare nuk paskan qenė tė krijuara nga UDB-ja, e si pasojė kush garanton sot se tė burgosurit politik nuk janė pėrpunuar nga UDB-ja? Kush e bėri Kosovėn shtet, kush po udhėheqė me tė? A u bė Kosova shtet nga shėrbimet Serbe dhe a po projektohet politika kosovare nga shėrbimet sekrete serbe?
Nėse politika Kosovare e orienton debatin politik nė akuza e kundėrakuza pėr tradhti dhe bashkėpunėtorė tė shėrbimeve sekrete serbe, atėherė jemi duke nxitur urrejtje qytetare e cila mund tė cilėsohet si njė luftė verbale civile, pėr ta rritur potencialin dhe rrezikun e njė lufte tė vėrtet civile.
Pėr qytetarin mesatar, nė kėtė mjegull politikash, pyetja se ēfarė shteti dhe ēfarė sistemi shtetėror po ndėrtojmė ėshtė legjitime.
Sistem Parti-shtet, ku institucionet janė tė kapura nga partia nė pushtet, nga parapolitika dhe organizatat klandestine, ku secili mund tė pėrgjojė e tė vėzhgojė tjetrin dhe secili mund tė pėrgjohet e vėzhgohet nga tjetri, ku askush mė nuk i beson askujt, e nė fund, tė gjithė i nėnshtrohen partisė dhe pushtetit tė sajė tė pakufishėm.
A mund ti pėrgjigjet ndonjė institucion shtetėror, p.sh. AKI-a, pyetjes legjitime tė qytetarit: Nga kush pėrcillem unė si shtetas i Republikės sė Kosovės, shtetit nominalisht demokratik?Kur dhe kush do ti publikojė tė dhėnat pėr mua, si rezultat i pėrgjimit, kush, cili prokuror ose gjyqtar hetues jep urdhėr pėr pėrgjimin tim?
Kujt i raporton policia e Kosovės, se kė e kam pasur bashkudhėtar nė veturėn time, ēfarė suxhuku kam ngrėnė e ēfarė vere kam pirė, a jam i mbuluar apo i shpluar, i zhveshur apo i veshur?Kujt i raportojnė kompanitė e telefonisė mobile dhe fikse, kujt ia japin bisedat e zbardhura qė mund ti kem bėrė me kėdo qoftė? Cili qytetar dhe me ētė drejtė mė pėrgjon, mė ve prapa, mė survejon dhe kujt i raporton ai bashkėqytetar imi?
{farė bėn AKI-a nėse unė cenoj interesat e shtetit dhe kujt i raporton ajo!?.
Kur do ti publikojė kėto tė dhėna tė agjencisė shtetėrore partia nė pushtet, kur qytetari i survejuar tė hyjė nė konkurrencė politike ose ekonomike me bossat e partisė nė pushtet, apo edhe kot sė koti, pėr tė mbjellė pasiguri dhe frikė tek tė gjithė qytetarėt njėkohėsisht. Po kur do ta shndėrron partia nė pushtet Kuvendin e Kosovės vend tė kryqėzimit pėr mua, qytetarin apriori tė fajshėm tė Kosovės.
Tradita demokratike dhe kultura plurale politike nė Kosovė janė nė fazėn fėmijėrore, por jo dhe aq sa debati politik tė jetė irrituese, frikėsues dhe tė marrė pėrmasa tė humbjes sė sigurisė dhe besueshmėrisė sė qytetarėve ne shtetin e tyre dhe vlerat e shoqėrisė qė mėtohet tė ndėrtohen nė kėtė vend. Kultura e debatit duhet tė reflektojė qytetari e tolerancė, duke u mbėshtetur nė traditat mė tė mira qė ka njė popull e natyrisht edhe duke mėsuar nga kulturat dhe traditat e popujve tė qytetėruar.
Tani kur jemi nė themelim e sipėr tė njė tradite politike demokratike, institucionale dhe shtetėrore, kemi mjaft mundėsi dhe pėrparėsi tė mėsojmė nga demokracitė e mėdha, qė janė afėr nesh, me ne. Modeli partia-shtet mund ti kėnaq orekset e ndonjė tipi me shumė vullnet pėr fuqi sot, por nesėr e gėrryen deri nė palcė vet idenė e shtetit. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė tė ngrihemi nė nivelin e demokracive tė zhvilluara ku shteti ėshtė servis i qytetarit, e jo qytetari vegėl e shtetit.
Ky lloj shteti nuk i vyen qytetarit, sepse ia uzurpon lirinė, qė ėshtė virtyt dhe vlerė, individuale dhe shoqėrore, mbi tė gjitha vlerat.
Partitė politike duhet tė jenė krijuese tė traditave demokratike nga brenda dhe rezistuese ndaj tentativave bastarduese tė shantazhit dhe politikave eliminuese..
Kėto gabime dhe lajthitje nuk duhet tė lejohen nga institucionet shtetėrore por edhe duhet tė refuzohen nga tėrė shoqėria. Jo tė shfrytėzohen institucionet pėr tu veshur me fuqi individė e grupe parapolitike, joformale, sepse shoqėria kosovare rrezikon qė mė dekada tė merret jo me pėrparimin e hovshėm tė shtetit ligjor e tė mirėqenies ekonomike por me shėrimin e shtetit.
(Autori ėshtė Drejtor Ekzekutiv i Institutit Demokratik tė Kosovės) |
|
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Publikuar më 05 shkurt, 2012 nė orėn 12:50 |
Madhësia e shkronjave:
 |
| Kategoria: Opinion |
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| KUR SHITEN E BLIHEN, . . . DEPUTETĖT! |
E premtė, 18 maj 2012 - 21:48 Nė kėtė shkrim, pak sa interesant, pėr nga problematika qė trojton, dua tė tėrheq vėmendjen e lexuesit tė kujdesshėm nė njėrėn nga dukuritė mė mbresėlėnės... |
| Sėrish barra u mbetet studentėve |
E premtė, 18 maj 2012 - 18:52 Shqiptarėt gjithsesi nė thumb tė kritikės. Edhe atėherė kur Shqipėria londineze cilėsohej si shtet ateist, edhe sot kur shqiptarėt iu rikthyen fesė. Kjo ka... |
| SI VEPROI BOTA ME TRADHTARĖT DHE SPIUNĖT?! |
E enjtė, 17 maj 2012 - 08:43 Shtetet nė kohė e vjetėr mbroheshin nga armiqtė e brendshem dhe tė jashtėm me metodat e informimit dhe tė kunderinformimit dhe me mjetet qė i pergjigjeshin... |
| NA MUNGON SHUMĖ MENDJA E UKSHIN HOTIT |
E hėnė, 14 maj 2012 - 21:45 Gjenit gjejnė forma pėr ti artikuluar mendimet e veta dhe pėr ti plasuar nė atė pjesė tė botės sė ndėrgjegjėsuar, e cila do ti shfrytėzojė pėr tė mirėn ... |
Vazhdo në kategorinë: Opinion |
|
|
|
|
|