E vėrteta mbi Rambuilen
Sot e asaj dite gjėrat kyēe rreth marrėveshjes sė Rambuiles nuk thuhen. Arsyet i dinė ata, tė cilėt janė marrė me kėtė temė, madje edhe janė mbrojtur tema doktorature. Besoj se me kalimin e kohės, kur edhe tė tjerėt do ta trajtojnė kėtė temė nė mėnyrė objektive, ata tė cilėt kanė pėrshpejtuar nė kėtė fushė, do tė kėndellėn dhe ose do tė kėrkojnė falje ose do t’i tėrheqin botimet veta.
Takim apo Konferencė?

Po bėhen trembėdhjetė vite qė kur ėshtė mbajtur Takimi i Rambuiles dhe ende trajtohet si Konferencė nga aktorėt e takimit dhe atyre qė nė forma tė ndryshme kanė qenė tė pėrfshirė nė pėrgatitjen e saj. Tė tillė e trajtojnė edhe akėcili qė ėshtė marrė me kėtė temė bukur me peshėn historike qė ka pasur, pa marrė parasysh pėrfundimin.
Nė Rambuile janė takuar dy palėt qė kanė qenė tė pėrfshirė nė luftė, ky ėshtė mendim imi, tė cilin e kam thėnė edhe nė takim nė kuadėr tė LBD-sė, nė tryezė bisedimesh, tė cilėn e organizuan dhe e mundėsuan faktorėt ndėrkombėtar, sepse ishte momenti ku mund tė pėrhapej lufta nė Ballkan e regjion, si domosdoshmėri e pėrfshirjes sė shqiptarėve, nga tė gjitha trevat, tė cilėt ishin tė detyruar tė luftonin pėr tė siguruar mbijetesėn e njė pjese tė kombit tė vet dhe territoret ku ata banonin. Tre pėrfaqėsuesit janė munduar tė mbikėqyrin rrjedhėn e takimit, pėr tė gjendur njė mundėsi marrėveshje pėr tė ndėrprerė luftėn nė mes shqiptarėve dhe serbėve. Dėshmi se ka qenė Takim e jo Konferencė ėshtė edhe nėnshkrimi i pėrfaqėsuesve ndėrkombėtar si: ndėrmjetėsues tė Takimit, e jo si garantues pėr tė zbatuar marrėveshjes e Rambuiles. Kjo i nėnkupton tė gjitha ato qė duhet thėnė e shkruar pėr atė Takim, mirėpo, si Takim po del mė i zbehtė dhe pėrēmues me situatėn e krijuar nė atė kohė, ndėrsa si Konferencė del pesha mė e madhe dhe bėhen krahasime me atė tė Dejtonit.

Parapėrgatitja pėr Takim

Takimi pėr nė Rambuile kishte filluar herėt, pėrmes diplomacisė sė Hillit, pėrfaqėsues i SHBA-ve, i cili pėrcillte gjendjen nė Kosovė. Janė tė njohura propozimet e Tij, sidomos ai i fundit, qė iu dha pėrfaqėsuesve politikė nė Prishtinė nė Shkup. Projekti, jo vetėm se nuk kishte asgjė, por edhe ishte pėrēmues pėr palėn shqiptare dhe nė kuadėr tė LBD-sė (Lėvizjes sė Bashkuar Demokratike) u diskutua hollėsisht dhe mendimi ishte se ky projekt nuk bėnė tė jetė nė tryezė bisedimesh. Ashtu edhe u bė. Kėtė projekt e pranoi LDK-ja, por e kishte refuzuar edhe Pėrfaqėsuesi i UĒK-sė nė Prishtinė, z. Adem Demaēi.
Kur u caktua vendi dhe se nga sa pėrfaqėsues tė secilit subjekt tė udhėtonte pėr nė Rambuile, edhe nė kuadėr tė LBD-sė filloi kjo tė trajtohej. Sikurse tė tjerėt edhe ky subjekt politik duhej tė pėrfaqėsohej me pesė veta. Tre u vendosėn tė shkojnė nga Lėvizja Demokratike Shqiptare: akademik Rexhep Ēosja, Mehmet Hajrizi dhe Hydajet Hyseni; nga Partia Parlamentare, Bajram Kosumi dhe nga UNIKOMB tė shkonte Ukshin Hoti.
Ukshin Hoti ishte nė Burg, mirėpo me 14 Maj tė vitit 1997, Parlamenti Evropian kishte nxjerr njė Rezolutė pėr lirimin e Tij dhe shpresonim se ishte momenti i duhur pėr ta shfrytėzuar qė Ai tė delte nga burgu.
Autori i kėtij shkrimi, pėrfaqėsues i UNIKOMB-it, me kėmbėngulje pati kėrkuar qė tė shėnohej nė procesverbal, tė cilin e mbante Basri Musmurati, kjo:
“Kryetari i delegacionit - Rexhep Qosja tė mbante njė konferencė shtypi dhe tė kėrkonte qė Ukshin Hoti t’i bashkėngjitej delegacionit pėr nė Rambuile. Nėse ky takim me tė vėrtet ėshtė serioz dhe palėt ndėrmjetėsuese dėshirojė tė arrihet njė marrėveshje, do ta lirojnė Ukshinni nga burgu, sepse ka njė Rezolutė lirimi nga Parlamenti Evropian pėr Tė. Konferencė shtypi tė tentojė tė mbaj edhe nė Paris, e nėse kjo nuk i mundėsohet, nė njė karrige tė vendoset njė karton dhe tė shėnohet emri Ukshin Hoti. Nėse kėto veprime nuk ndėrmerren, ky delegacion nuk e pėrfaqėson UNIKOMB-in”. Asnjė veprim nuk u ndėrmor nė kėtė drejtim. Delegacioni i LBD-sė ka udhėtuar me katėr veta, sepse nga UNIKOMB-i nuk ka dashur askush ta zėvendėsojė Ukshin Hotin.

Hilli kishte caktuar dy intelektualė tė “pavarur”

Pėr tė pėrfaqėsuar Kosovėn nė takimin e Ramboiles, Hili kishte caktuar edhe dy intelektualė tė “pavarur”. Se ku i kishte gjetur dhe kush ua ka propozuar, mbetet Ai tė jep shpjegim pėr qytetarėt e Kosovės. Nė njė takim nė LBD, qė kishin kėrkuar kėta dy intelektualė: Veton Surroi dhe Blerim Shala, nė bisedė e sipėr, rashė ndesh me pėrfaqėsuesit e LBD dhe nėse procesmbajtėsi Basri Musmurati e ka shėnuar, kėshtu kam thėnė:
“Intelektuali i pavarur duhet tė ketė njė moshė rreth tė gjashtėdhjetave. Tė mos ketė anuar politikisht pėr asnjė subjekt politik. Veprimtaria e tij tė jetė vetėm nė kėndvėshtrimin kombėtar dhe tė ketė tė botuara sė paku tre libra. I tillė pėr mua ėshtė vetėm Kadri Halimi. Ju asnjėrin nga kėto kritere nuk e plotėsoni dhe madje jeni tė varur nė Beograd”. Ua thash mendimin tim pse janė tė varur nė Beograd dhe pėr kėtė kundėrshtoi vetėm Bajram Kosumi, pse e ndjeu vetėn tė fyer nuk e kam pyetur asnjėherė.
Mendimi im se kėta dy nuk kanė tė drejtė votimi nė mbėshtetje tė akėcilit delegacion dhe nėnshkrimi nė asnjė dokument nuk u aprovua me zė, por heshtja tregonte se e kisha mbėshtetjen e subjektit.

Kush do t’i printe delegacionit?

Edhe kjo temė ėshtė trajtuar nė kuadėr tė LBD. Qėndrimi ishte se delegacionit duhej t’i printe pėrfaqėsuesi i UĒK-sė. LDK-ja mundohej qė pėrfaqėsuesi i saj- Rugova ta udhėhiqte delegacionin. Dy herė patėm kontaktuar me Fehmi Aganin, mirėpo nuk e kishte mandatin tė “lėshonte” pe nė kėtė drejtim. Atėherė u vendos se delegacionit do t’i printe ai qė kishte mbėshtetjen edhe tė njė subjekti politik. Pasi LBD-ja ishte krijuar qė t’i ndihmoj dhe mbėshtet UĒK-nė nė tė gjitha planet, dihej se vota shkonte pėr ta dhe ashtu edhe u bė.

Mbėshtetje nga turqit dhe myslimanėt

Pas udhėtimit tė delegacionit unė mbeta qė ta udhėheq LBD. I pata ftuar Klajiqin dhe Arif Bozagjinė pėr tė biseduar me ta, qė edhe ata tė japin mendimin e vet dhe tė mbėshtetin delegacioni nė Rambuile. Arif Bozagji pranoi menjėherė dhe e bėnė njė deklaratė turqisht, shqip dhe anglisht. Klaiqi ngurronte, sepse ndihej i fyer pse nuk ishte nė pėrbėrje tė delegacionit. Unė i pata thėnė, se pėr ju ka qenė dashtė tė jep mendimin Rugova, sepse i takoni atij spektri politik dhe jeni nė “Parlamentin” e Kosovės. Duke e parė tė arsyeshme qė ju nuk jeni ftuar nga Ai, atėherė ju kam ftuar unė qė ta mbėshtesni kėtė delegacion dhe udhėheqėsin e Tij. mė vonė rashė nė kontakt me Numan Baliqin, i cili menjėherė dha mendim pozitivė dhe autorizoi Klajiqin qė tė kryente detyrėn. Pasi i morra nga tė dytė mbėshtetjet, i kemi dėrguar dymbėdhjetėshes Evropiane, treshes ndėrmjetėsuese dhe udhėheqjes sė kėtij delegacioni nė Rambuile. Pse heshtėt edhe sot ky fenomen nuk e di.

Pjesėmarrės nė Rambuile edhe Ukshin Hoti:!!!

Ishte apo jo Ukshin Hoti nė Rambuile?! Siē e theksova edhe mė lartė rreth kushteve tė parashtruara nga Unė (sepse nė atė kohė udhėhiqja UNIKOMB-in nė mungesė tė Hotit), Ai nuk ishte as si emėr nė Rambuile. Pas Takimit ua kam tėrhequr vėrejtjen e moskryerjes sė obligimit qė kishin marr. Pas lufte kam lexuar se edhe Ukshini paska qenė nė Rambuile! Se pse kalkulohet me emrin e Tij mund ta thonė vetėm ata, tė cilėve u ka konvenuar njė kohė qė tė thirrėn nė bėmat dhe mendjen e Tij. Mė vonė u pa se asnjėri nga ata mė nuk u kujdes tė flas e interesohet pėr fatin e Ukshinit, edhe pse kanė pasur takime me personalitete tė mėdha tė politikės e diplomacisė ndėrkombėtare, tė cilėt edhe mund tė bėnin shumėēka pėr Ukshin Hotin. Unė deri tash kam heshtur, jo vetėm pėr kėtė rast, duke menduar se do tė dali nga burgu Hoti dhe t’i thotė vetė gjėrat.
E ndershme dhe nė shėrbim tė sė drejtės e historisė ėshtė qė tė gjithė ata qė kanė shkruar nė njė farė forme se Ukshini ishte nė pėrbėrje tė delegacionit nė Rambuile, tė tėrheqin emrin e Tij dhe tė kėrkojnė falje publike familjarėve dhe bashkėveprimtarėve tė Tij.

Fati nė fatkeqėsi

Pas kthimit tė delegacionit nga Rambuileja kam reaguar pėr keqpėrdorimin e emrit tė Ukshinit. Ėshtė analizuar e gjithė projektmarrėveshja, janė thirrur edhe ekspert tė fushave tė ndryshme dhe pėrfundimi ka qenė se UNIKOMB-i nuk e mbėshtet kėtė marrėveshje pėr arsye politike dhe ushtarake, e tė mos flasim pėr ato ekonomike.
Njė delegacion i ardhur nga Holanda, nė pėrbėrjen e tė cilit ishin nga Ministria e Punėve tė Jashtme dhe atasheu ushtarak nė Beograd, ndėrsa nga LBD-ja ishim unė dhe Qosja. Pėrkthyes ishte Ilir Dugolli, tash ambasador nė Bruksel.
Ėshtė pyetur Qosja rreth bisedimeve me bazėn elektorale, se ashtu ishte nxjerr koha dyjavore pėr nėnshkrim tė projektmarrėveshjes sė Rambuiles, Ai pėrgjigjet:
“Ne kemi pranuar pluralizmin politik dhe kjo demokraci te ne nė LBD funksionon mirė. Morina nuk e pranon projektmarrėveshjen, mirėpo ne e pranojmė dhe si shumicė qė jemi pėrgjigja ėshtė pozitive.”
Tė interesuar se pse nuk e kishte pranuar UNIKOMB-i kėtė projekt marrėveshje, dhashė pėrgjigjen:
“Nuk e pranojmė nė dy plane, nė atė politik dhe ushtarak. Plani ushtarak na bėnė mė kėmbėngulės pėr tė mos e pranuar.”
“Pse?”- Pyet atasheu.
“UĒK-ja ėshtė krijuar nga populli dhe nuk ka mandat askush ta shuaj atė. Nė projekt marrėveshje ėshtė paraparė njė gjė e tillė, prandaj ne nuk e mbėshtesim atė. Pra kjo nuk ėshtė krijuar nga asnjė parti qė i takon kėtij bashkimi dhe asnjėra nuk ka mandat pėr ta shuar atė!” Ra njė heshtje dhe pastaj ėshtė biseduar pėr gjėra tė njė rėndėsie mė tė vogėl, sa pėr tė mbushur kohėn e paraparė pėr takim. Pas takimit me atė delegacion Qosja shprehu mos kėnaqėsinė e kundėrshtimit tim, por unė nuk ia varra veshin pėr kėtė.
Pėr takimin e dytė nė Paris, kanė hyrė “ekspert” e “pėrfaqėsues” tė LBD-sė dhe as qė ėshtė bėrė kėrkesė pėr tė shkuar dikush nga UNIKOMB-i, sepse kishin marrė pėrgjigje tė prerė nga ne. Nė Paris nėnshkruan edhe Veton Suroi, qė dikush ia mundėsoi dhe u prish marrėveshja nė mes LBD-sė dhe tė tjerave.
Sidoqoftė, ne patėm njė fat nė fatkeqėsi pėr nėnshkrimin e dhėnė nga pėrfaqėsuesit e delegacionit shqiptar. Kjo marrėveshje nuk u nėnshkrua nga pala serbe, por si pasojė nxori marrėveshjen e Kumanovės, nė tė cilėn arrihet vetėm ndėrprerja e luftės dhe jo mbarimi i luftės. Nė atė marrėveshje nuk bėhet fare fjalė pėr robėrit e luftės, pėr dėmet qė i ka shkaktuar nazifashizmi serb me aleatėt e vet, dėmshpėrblimin qė duhet bėrė dhe kjo marrėveshje nxori edhe Rezolutėn 1244, qė sot na rri si medaljon varur nė qafė. Mu pėr kėtė edhe janė bėrė kalkulime tė tmerrshme rreth Kosovės e pėr shqiptarėt.
Qeveria e Kosovės duhet t’i ndal kalkulimet e mėtejme nė dialog me Serbinė dhe tė mos hyj nė lojėra edhe mė tė pista, se ato qė kanė ndodhur. Fusnotat janė rrjedhojė e strategjisė sė Serbisė e cila ka mbėshtetje tė Evropianėt dhe kjo u pa edhe nė takimin e pėrfaqėsuesve tė NATO-s, ku u theksua nga kryesuesi se do tė ketė edhe biseda politike pėr veriun e Kosovės, pėr tė cilėn pėrgjegjėsinė qė nga krijimi i acarimit tė situatės nė veri, kėtė e kam thėnė edhe mė herėt, e mban Bajram Rexhepi.
Shqiptarėt dhe bashkėsia ndėrkombėtare duhet menjėherė tė kėrkojnė shfuqizimin e Kushtetutės sė Serbisė dhe tė tėrhiqet ēėshtja e Kosovės nga ajo, tė kundėrtėn tė ndėrpriten tė gjitha takimet dhe Evropianėt duhet t’i pėrmbahen marrėveshjes sė Helsinkut, pa u zgjidh ēėshtja e shqiptarėve, Serbisė nuk duhet lejuar as fillimi i bisedimeve pėr t’iu bashkėngjitur kėsaj bashkėsie. Gabimin e parė evropianėt e kanė bėrė me pranimin e Greqisė, madje edhe me tė drejtė vetoje, sepse sot e asaj dite ka nė fuqi Ligjin mbi luftėn me Shqipėrinė. Mos tė pėrsėritet ky gabim dhe pėr kėtė edhe diplomacia e Shqipėrisė londineze duhet tė ngre zėrin fuqishėm pėr tė pastruar punėt me serbėt e grekėt, sepse qė tė dyja kanė tė pushtuara toka shqiptare, madje edhe bėjnė krime e gjenocid mbi shqiptarėt, kėtė e bėjnė sepse po i shohin shqiptarėt vetėn nė mbrojtje tė asaj qė mund tė mbrohet ku janė me shumicė mbi absolute.

Prishtinė, 06.02.2012

 
 
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Publikuar më 07 shkurt, 2012 nė orėn 10:31
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Opinion
 
 
KUR SHITEN E BLIHEN, . . . DEPUTETĖT!
E premtė, 18 maj 2012 - 21:48
Nė kėtė shkrim, pak sa interesant, pėr nga problematika qė trojton, dua tė tėrheq vėmendjen e lexuesit tė kujdesshėm nė njėrėn nga dukuritė mė “mbresėlėnės...
Sėrish barra u mbetet studentėve
E premtė, 18 maj 2012 - 18:52
Shqiptarėt gjithsesi nė thumb tė kritikės. Edhe atėherė kur Shqipėria londineze cilėsohej si shtet ateist, edhe sot kur shqiptarėt iu rikthyen fesė. Kjo ka...
SI VEPROI BOTA ME TRADHTARĖT DHE SPIUNĖT?!
E enjtė, 17 maj 2012 - 08:43
Shtetet nė kohė e vjetėr mbroheshin nga armiqtė e brendshem dhe tė jashtėm me metodat e informimit dhe tė kunderinformimit dhe me mjetet qė i pergjigjeshin...
ĒĖSHTJA SHQIPTARE NĖ BALLKAN NUK ĖSHTĖ ĒĖSHTJ...
E enjtė, 17 maj 2012 - 07:34
Ministria e Punėve tė Brendshme e Qeverisė sė Maqedonisė, pėr vrasjen e pesė maqedonasve i fajėsoi “islamistėt radikalė” - shqiptarė. Me kėtė konstatim, k...
NA MUNGON SHUMĖ MENDJA E UKSHIN HOTIT
E hėnė, 14 maj 2012 - 21:45
Gjenit gjejnė forma pėr t’i artikuluar mendimet e veta dhe pėr t’i plasuar nė atė pjesė tė botės sė ndėrgjegjėsuar, e cila do t’i shfrytėzojė pėr tė mirėn ...
Vazhdo në kategorinë: Opinion
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi