Asimilim apo pluralizėm kulturor?
Shkruan: Ervin Shehu

Analizė politike

Kohėt e fundit si nė Greqi ashtu edhe nė vendet e tjera evropiane po zhvillohet njė bisedė e gjėrė pėr problemet qė shtron idea e aplikimit tė politikave multikulturore dhe tė pluralizmit kulturor nė shoqėritė evropiane. Kjo politikė predikon mbarėvajtjen, bashkėpunimin dhe njohuritė reciproke tė diversiteteve kulturore duke iu shmangur tendencave nacionaliste, etnocentrike dhe paragjykimeve kulturore. Sidomos nė rajonin Ballkanik po merren masa politike drastike pėr t“ju shmangur problemeve qė lindin nga politika etnocentrike pėr t“i hapur rrugėn vėrshimit tė vlerave dhe parimeve tė reja kulturore qė lidhen me integrimin e popujve nė komunitetin evropian.
Nė kėtė aspekt pėrcillen mesazhe dhe vlera qė mbėshtesin parime tė rėndėsishme siē janė toleranca, mirėkuptimi kulturor dhe solitariteti misis popujve dhe kulturave tė ndryshme. Pavarėsisht qėllimit pozitiv qė shprehet nėpėrmjet kėtyre politikave e shohim tė domosdoshme tė konceptojnė rėndesėn teorike tė idesė sė pluralizmit kulturor dhe tė ndėrgjegjėsohemi pėr problemet qė lindin nė brendėsi tė kėsaj teorie.
Pėrdorimi i termit “multikulturor” ėshtė relativisht i ri gjė qė vėshtirėson konceptimin konkret tė kėtij termi. Sipas kėrkimeve sociologjike dhe antropologjike pėr herė tė parė pėrdoret nė fund tė viteve 60 dhe 70. Termi i referohet karakteristikave sociale tė shoqėrive tė zhvilluara kapitaliste dhe demokratike dhe synon tė pėrcaktojė njohjen dhe mbėshtetjen e pluralizmit kulturor, kėrkon tė mbėshtesė dhe tė mbrojė vlerat dhe parimet e diversiteteve kulturore. Nė njė aspekt tjetėr multikulturalizmi pėrqėndron vemendjen nė marrėdhėniet e pabarabarta midis komuniteteve tė emigrantėve dhe pakicave etnike nga njėra anė me kulturėn etnocentrike tė trungut kombėtar sundues. Termi pėrdoret nė kuadre tė shumta tė jetės shoqėrore dhe merr pėrmasa politike, ekonomike dhe kulturore. Nė njė fush mė tė gjėre i referohet evoluimeve dhe ndryshimeve demografike, pėrdoret si ideologji politike, shpreh dhe pėrfaqėson politika specifike publike, deklaron mėnyrat e ndryshme tė parashtrimit tė kulturės dhe traditave folklorike si edhe nė konceptimin teorik lidhet me mendimet post-moderniste qė predikojnė braktisjen dhe dekonstruktimin e mitit monokulturor dhe homogjen tė shtetit – komb.
Nė epiqėndėr tė problematikės teorike tė pluralizmit kulturor gjendet lidhja e ndėrsjelltė ndėrmjet kėrkesės sė pakicave etnike dhe komuniteteve tė emigrantėve pėr njohjen, respektimin dhe zhvillimin e identitetit tė tyre kulturor dhe tė shtetit-komb qė shpreh, pėrfaqėson dhe synon tė mbrojė interesat e entitetit kombėtar nė shoqėri. Identiteti kulturor, pėr tė shprehur dhe pėr tė paraqitur karakteristikat e veēanta dhe vlerat kulturore ndikohet nga praktika dhe veprimtari konkrete politike pėr tė siguruar si nė nivelin privat ashtu edhe nė atė publik ekzistencėn e tij. Nuk mund tė konceptohet asnjė identitet kulturor nėse nuk ndėrmerren veprimtari nėpėrmjet tė cilave komunitetet kėrkojnė njohje dhe respektim nė shoqėri tė kulturės sė tyre.
Problemi qėndron nė faktin se demokracitė borgjeze liberale rezultojnė se njohja dhe respektimi i veēorive etnike dhe fetare sjellin rrezikshmėri dhe kėrcėnojnė bashkėjetesėn paqėsore midis qytetarėve, trondisin entitetin shtetėror dhe karakterin mondan tė tij si edhe vlerat e parimet e iluminizmit evropian. Sipas logjikės sė tyre duhet ti jepet pėrparėsi themelimit tė tė drejtave qytetare, sociale dhe politike, tė zhvillohet dhe tė pėrsosen autonomia dhe zgjedhjet e lira tė qytetarėve. Pėr kėtė synohet ruajtja e ekuilibrit tė politikave shtetėrore dhe roli asnjėanės i shtetit nė mėnyrė qė tė sigurojė barazinė pėrpara ligjit pėr tė gjithė qytetarėt. Problematika qė pėrshkon logjikėn e simpatizantėve liberal ėshtė se njohja e qėllimeve tė komuniteteve dėmton tė drejtat individuale dhe kufizojnė lirinė e sjelljes dhe tė autononisė individuale. Pikėrishkt duke e parė ēėshtjen nga ky kėnd vėshtrim konstantojmė njė farė kontradikte nė lidhje me zgjedhjen e lirė dhe autonominė e individit, pasi zgjedhje e lirė dhe autonome e individit pėrbėn integrimi i tij nė koniuktura kolektive, morfoma komunitare kulturore dhe grupime tė ndryshme gjė qė pėrbėn njė tė drejtė individuale tė patundshme dhe tė respektueshme. Ky mendim mbėshtetet nga njė rrymė tjetėr e filozofisė demokratike liberale e cila nuk mohon ekzistencės e sė drejtės grupore dhe tė identiteteve kulturore por nė asnjė mėnyrė nuk pėrkrah vendosjen e kėtyre tė drejtave mbi ato individuale. Tė drejtat grupore janė tė pranueshme dhe tė lidhura me tė drejtat individuale tė cilat duhet tė respektohen primarisht. Nė kėtė kuadėr pushteti juridik luan njė rol vendimtar duke mbėshtetur dhe mbrojtur tė drejtat grupore nėse nuk shkelin dhe respektojnė ato individuale. Praktikisht do tė thotė se rėndėsija e tė drejtave grupore kulturore merret parasysh nė aspektin privat dhe jo publik. Kėto tė drejta njihen dhe respektohen vetėm nėse ushtrohen nė kuadrin privat dmth nė jetėn private tė pėrditshme tė grupeve dhe komuniteteve dhe jo kur kėrkojnė ekzistencėn e tyre ne mekanizmat, institucionet dhe administratėn publike. Psh. Njė pakicė kombėtare tė ketė territorin e vetė autonom brenda territorit tė njė shteti-komb, ose njė komunitet tė kėrkojė pėr anėtarėt e tij nė shkollat publike zhvillimin e lėndės sė historisė dhe tė gjuhės amtare me qėllim ruajtjen pasurimin dhe pėrsosmėrinė e identitetit tė tij etnik, ose nė ambientet shkollore tė marrin pjesė nxėnėse tė komunitetit mysliman ose tė tė ashtuquajtura geto etnike tė cilat paraqiten me perēe, njė problem aktual i cili ka ngjallur polemikė tė ashpėr nė demokracinė Fraceze midis forcave tė majta dhe tė djathta. Sipas mendimit tė liberalėve ekziston vetėm njė status legjislativ i cili pėrcakton kufijtė e ekzistencės sė komuniteteve kulturore dhe ėshtė po ai status qė kontrollon sferėn e veprimtarisė dhe lirisė sė tyre.
Nė kundėrshtim tė rrymave tė sipėrpermendura qėndrojnė “komunitarėt” me ndikime marksiste tė cilėt vendosin nė plan tė parė tė drejtat grupore dhe principet e tyre pasi komunitetet pėrbėjnė vatrat bazė tė formimit tė individit, tė zhvillimit dhe pėrsosmėrisė tė vlerave dhe parimeve tė tij si edhe kėto vatra pėrforcojnė dhe kalitin dinjitetit individual. Nuk mund tė konceptohet individi jashtė grupimeve dhe komuniteteve qoftė etnike, fetare, gjinore, politike e kulturore. Individi dhe identiteti kolektiv janė tė lidhura me njėra tjetrėn dhe kėto vatra duhet tė quhen “produkte tė ruajtje”, qė duhen zhvilluar, mbrojtur dhe tju jepen shumė tė drejta. Pėrparėsi duhet ti jepet tė drejtave grupore kolektive ndėrsa tė drejtat individuale konsiderohen inferiore. Meqė qėllimi kryesor ėshtė e ardhmja e komuniteteve nuk mjafton njohja e vlerave dhe parimeve tė identiteteve kulturor vetėm nė aspektin privat por kėrkohet tė ndėrmerren masa politike pėr njohjen e tyre nė kuadrin publik, nė ambientet publike. Sipas mendimit tė tyre duhet tė reagohet ndaj ndjenjės sė izolimit dhe bllokimit tė fushės sė veprimit tė komuniteteve duke iu lėshuar njė rreze tė gjėrė veprimi pėr tu njohur nė shkallė publike. Por njohja e tyre nuk do tė thotė vetėm tolerim pėr mbijetesėn dhe ekzistencėn e tyre por njohje nė thellėsi dhe nė thelb tė komuniteteve nga shteti dhe shoqėria vendase. Pėr formimin e shoqėrisė multikulturore kėrkohet tė vendosen bazat dhe tė pėrgatitet terreni i pėrshtatshėm nė mėnyrė qė diversitetet kulturore tė bashkėjetojnė, tė shkėmbejnė vlerat e tyre kulturore dhe tė komunikojnė pa paragjykime. Njohja thelbėsore e kulturave duhet tė jetė reciproke dhe duhet parė nga njė kėndveshtrim pozitiv si kundėrpeshė ndaj asimilimit, racizmit dhe paragjykimeve ksenofobike midis komuniteteve dhe shoqėrisė vendase. Secili komunitet kulturor duhet tė gėzojė pozicionin e vetė nė shoqėri, tė jetė i barabartė me kulturat e tjera dhe duhet tė bėhen pėrpjekje nė mėnyrė qė tė mos krijohen terrene tė cilat nxisin ndarjet e kulturave na superiore dhe inferiore. Masat politike qė duhen marrė synojnė nė inkuadrimin e anėtarėve tė komuniteteve nė mekanizmat shtetėrorė, administratėn publike si edhe pėrdorimin e gjuhėve tė ndryshme nė kėto administrata. Meqė komunitetet janė morfoma kulturore tė ndryshme tė cilat mbartin vlera dhe parime tė ndryshme, politika shtetėrore duhet ti pėrgjigjet nevojave tė veēanta qė kanė kėto komunitete dhe jo tė jetė e njėjtė pėr tė gjitha dhe totalitare. Nė kėtė mėnyrė adoptohet qėndrimi politik e lėvizjes “political correctness” qė mbėshtet mendimin se komunitetet qė gjenden nė njė pozicion inferior tju jepen mė shumė tė drejta atyre dhe pjestarėve tė tyre nė krahasim me pjesėn tjetėr tė shoqėrisė. Megjithatė Komunitarėt duke pėrvetėsuar politikėn e relativizmit kulturor arrijnė nė konkluzionin se duhet bėrė njė dallim midis vlerave dhe parimeve pozitive dhe negative qė mbartin komunitetet nė filozofinė e tyre nė mėnyrė qė tė filtrohen dhe tė bėhet njė seleksionim pėr tu pranuar ato vlera qė kontribojnė nė mbarėvajtjen e kulturave, nė zhvillimin e bashkėpunimit dhe pėrparimit tė demokracisė. Por nuk pėrcaktojnė kufijtė e tolerimit tė vlerave kulturore dhe nuk shpjegojnė qartė qėndrimin e tyre pėr vlerat e kulturave qė konsiderohen tė skajshme dhe kėrcėnuese pėr shoqėritė evropiane liberale.
Pėr njė shoqėri shumėkulturore, nė kuadrin praktik, nuk flasin vetėm forcat e majta tė cilat kanė pėrvetėsuar boshtin ideologjik tė Komunitarėve dhe relativismin kulturor si vegėl politike pėr tju kundėrvėnė mendimeve etnocentrike dhe nacionaliste qė pėrkrahin historikisht forcat e djathta. Nga ana tjetėr tė djathtėt dhe nė pėrgjithėsi forcat konservatore e pėrvetėsojnė relativizmin kulturor dhe pluralizmin, i pranojnė diversitetetet kulturore, vlerat e veēanta dhe parimet qė pėrshkojnė ekzistencėn e komuniteteve por gjithashtu pranojnė pamundėsinė e bashkėjetesės dhe mbarėvajtjes sė tyre. Pėr ta pėrplasjet kulturore janė tė pashmagshme pasi secili identitet grupor kulturor i konsideron mė superiore dhe mė tė rėndėsishme vlerat e tij nė krahasim me tė tjerat dhe marrėdhėniet midis kulturave nuk mund tė zhvillohen nga njė pozicion i barabartė, duke justifikuar kėshtu praktika raciste, ksenofobizmi dhe paragjykime nacionaliste. Pėrderisa relativizmi kulturor predikon se parimi bazė ėshtė ruajtja e diversiteteve kulturore sjell si pasojė ruajtjen e logjikės etnocentrike qė vendos diferencimin e njė identiteti nga tjetri. Nė kėtė aspekt idea e politikės multikulturore e ka tė vėshtirė tė ngrejė njė logjik tė shėndoshė pėr luftėn kudėr racizmit, paragjykimeve ksenofobike dhe diskriminimit. Si pėrfundim kufijtė midis logjikės sė multikultualizmit antiracist dhe atij racist nuk janė tė qartėsuar e tė ndjeshėm.
Pėr simpatizantėt e pluralizmit kulturor ėshtė e qartė se nuk mund tė flitet pėr njė shoqėri shumėkulturore nėse pjestarėt e shoqėrisė kujdoqoftė komuniteti nuk gėzojnė tė drejta individuale, sociale dhe politike. Pėr kėtė arsye diskutimet mbi pluralizmin kulturor prekin kryesisht ato vende dhe shoqėri tė cilat tradicionalisht janė tė ambientuara me fenomenin emigracion, janė formuar brezat e dytė dhe tė tretė tė emigrantėve tė cilėt gėzojnė nė rradhė tė parė tė drejta politike. Janė kėto breza qė synojnė tė ruajnė tė gjalla vlerat e identitetit tė tyre kulturor dhe tė traditave kombėtare tė trashėguara nga brezat e parė.
Dimensionet e pluralizmit kulturor nė Greqi dhe politika e saj nė lidhje me arsimin.
Nė historinė e saj Greqia duke filluar qė nga krijimi i shtetit (Greqia nė fillim formoi shtetin e saj tė pavarur dhe gradualisht arriti tė konsolidonte kufijtė etnik zyrtarisht deri nė 1947) dhe gjatė viteve qė pasonin jo vetėm nuk njohėn pakicat etnike dhe kulturore por u pėrpoqėn tė asimilonin tė gjitha pakicat etnike dhe fetare ose ti pėrndiqnin nė mėnyrė qė tė krijonin njė shtet-komb homogjen. Kėtė fat kishin Turqit, Maqedonasit, Hebrenjtė Spanjoll, Armenėt dhe Ēamėt, me pėrjashtim tė minoritetit mysliman Turk nė Trakė. E vetmja ngjarje historike e cila krijoi ndjenjėn e braktisjes sė mitit tė shteteve -komb monokulturor homogjen ėshtė shpėrbėrja e ish bllokut socialist dhe vėrshimi i emigrantėve nė shtetet perėndimore duke pėrmbledhur kėtu edhe Greqinė.
Tashmė politika Greke vihet nė provė pėrsa i pėrket njė prej problemeve tė shumta qė lidhen me emigracionin, me problemin e pluralizmit kulturor, tė respektimit tė tė drejtave tė komuniteteve tė ndryshme qė ekzistojnė nė kėtė vend. Nė rang evropian janė dhėnė shumė direktiva nėpėr vendet-anėtare pėr kultivimin e politikave qė mbrojnė dhe ruajnė identitetet e komuniteteve tė ndryshme.
Konkretisht filozofia e politikės Greke ndaj emigracionit pėrshkohet nga njė frymė aftarqike dhe, totalitare. Nė rradhė tė para theksojmė se qė nga viti 1991 janė tė paktė emigrantėt qė kanė fituar statusin e qytetarit dhe qė gėzojnė tė drejta politike dhe pėrsa i pėrket brezit tė dytė tė emigrantėve qė kanė lindur nė tokėn Greke vazhdojnė tė pajisen me leje qėndrimi e cila varet nga ajo e prindėrve. Kuadri ligjor pėrcakton si kusht bazė pėr lėshimin e statusit tė qytetarit leje qėndrimi dhjetė vjeēare pa shkėputje e shoqėruar kjo me shumė dokumentacione si edhe krijimin e njė komisioni provues i cili e detyron emigrantin tė marrė pjesė nė provimet e njohjes sė gjuhės, kulturės dhe historisė Greke. Nė kėtė mėnyrė politika Greke pėrdor njė politikė asimiluese pėr tė gjithė ata emigrantė qė synojnė statusin e qytetarit Grek duke provuar kėshtu shkallėn e integrimit nė trungun kombėtar. Kėshtu qė, kur flasim pėr emigracionin nė Greqi ėshtė fakt se emigrantėt nuk janė qytetarė Grek dhe nuk kanė tė drejta politike. Ky ėshtė faktori kryesor qė ndikon pėr ushtrimin e njė politike multikulturore.
Nėn prespektivėn e mbarėvajtjes sė identiteteve kulturorė dhe tė ruajtjes sė paqes midis popujve po ndėrmerren inisiativa pėr formimin dhe krijimin e insitucioneve arsimor me karakter multikulturor. Tashmė edhe sistemi arsimor Grek gjendet pėrballė njė sfide tė pamohueshme pasi pjesmarrja e fėmijėve tė emigrantėve nėpėr shkolla hap debate tė reja pėr zbatimin e politikave multikulturore, tė respektimit tė identiteteve dhe njohjes me vlerat dhe traditat e komuniteteve. Njė hap i domosdoshėm pėr tė mbėshtetur praktikisht argumentin multikulturor ėshtė lufta kundėr paragjykimeve kulturore, fenomeneve raciste dhe ksenofobike, diskriminimit nė ambientet e shkollės kundrejt fėmijėve tė emigrantėve ose pakicave etnike. Arsimimi multikulturor qė inkurajohet nėpėrmjet programeve shkollor synon tė nxisė klimėn e tolerancės, tė bashkėpunimit dhe tė solidaritetit midis fėmijėve dhe nė njė aspekt tjetėr tė luftojė asimilimin dhe ideologjinė etnocentrike pėr ti dhėnė pėrparėsi mbrojtjes dhe respektimit tė vlerave kombėtare apo fetare tė komuniteteve. Fenomeni heterogjen nė ambientet shkollor influencon nė proēesin arsimor dhe pėr kėtė arsye arsimi multikulturor ka objektivė tė rikrijojė njė mjedis tė ndryshėm arsimor duke realizuar programe edukativ dhe praktika tė reja mėsimore nė mėnyrė qė tė mbėshtesė arsimin heterogjen. Njė rol specifik nė programet mėsimore luan lėnda e historisė, rishkrimi dhe korrigjimi i saj me ndryshime thelbėsore pėr hir tė mbarėvajtjes miqėsore dhe paqėsore fqinjėsore. Kjo nuk do tė thotė ndryshime radikale nė shkrimin e historisė sė njė populli por shmangien prej mitit nacional dhe stereotipeve armiqėsor, prej mesazheve nacionaliste dhe etnocentrike, paraqitjen e njė historie mė pak tė ideologjizuar duke iu dhėnė pėrparėsi fakteve historike qė ndikojnė nė ruajtjen e paqes dhe tė harmonisė midis popujve fqinj. Lėnda e historisė zė njė pozicion kryesor nė proēesin e formimit tė identitetit kombėtar nė programet mėsimor sepse pėrshkrueshmėria historike qė riprodhon pėrqėndrohet drejpėrdrejt nė konceptimin e vazhdimėsisė homogjene dhe favorizon kombin unik. Si pasojė librat e historisė pėrbėjnė atė fushė qė rikonstrukton dhe riprodhon pėrfytyrimet pėr kombin dhe popujt e tjerė nėpėrmjet ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė sė kaluarės, simboleve kombėtar dhe miteve nacional. Njėjtėsimi i nxėnėsve me simbolet kombėtarė dhe pėrcjellja e idealeve kombėtar tek ata ruan tė paprekur ideologjinė nacionale nė kėtė lėndė. Konkretisht njė problem i tillė lindi nė shkollat Greke me aprovimin nga ministria e arsimit tė lėndės sė klasės sė 6tė e cila ritrajtoi faktet historike tė marrėdhėnieve Greko-Turke, njė pėrmbajtje e cila u kritikua ashpėr dhe si pėrfundim u tėrhoq nga ministria. Por sidoqoftė nė sistemin arsimor Grek ushtrohen praktika qė nxisin ndjenja etnocentrike dhe nacionaliste dhe qė mundohen tė ruajnė tė gjallė memorjen historike kombėtare dhe tė pėrforcojnė ndėrgjegjen kombėtare po tiu referohemi parakalimeve tė nxėnėsve nė festat kombėtare duke mbajtur nėpėr duar flamuj kombėrarė, lutjet fetare qė bėhet ēdo mėngjes (kjo praktikė kohėt e fundit nuk ėshtė e detyrueshme por u la nė dėshirėn e prindėrve dhe tė nxėnėsve pėr tė marrė pjesė. Pavarėsisht mos detyrimit nė pjesėmarrje shumica e nxėnėsve vazhdojnė tė paraqiten nė proēesin e lutjes fetare), ikonat fetare nė ambientet shkollor, etj. Ekziston njė kontradiktė midis vendimit tė njohėsh dhe tė respektosh arsimin multikulturor dhe identitetet kombėtare, tė flasėsh pėr mbarėvajtjen harmonike heterogjene dhe vendimit pėr tė krijuar njė ndėrgjegje kombėtare totalitare pėr tė gjithė nxėnėsit si nėpėrmjet lėndės sė historisė ashtu edhe prej praktikave tė tjera.
Njė problem tjetėr qė ėshtė ngritur vazhdimisht nga komunitetet e emigrantėve sidomos nga komuniteti Shqiptar, pasi fėmijėt e emigrantėve shqiptarė pėrbėjnė shumicėn e nxėnėsve nėpėr shkollat Greke nė krahasim me komunitetet e tjera, ėshtė kėrkesa pėr mėsimin e gjuhės shqipe, kulturės dhe historisė sė saj tek fėmijėt e emigrantėve shqiptarė. Ėshtė insistuar vazhdimisht pranė ministrisė sė arsimit Grek por edhe atij Shqiptar tė merren masa politike pėr zgjidhjen e kėtij problemi dhe konkretisht ėshtė propozuar dhėnia e mėsimeve nė gjuhėn shqipe nė shkollat publike.Nė kėtė drejtim nuk ėshtė bėrė asnjė hap pozitiv por janė nxjerrė justifikime kryesisht nga pala greke pėr problemet qė lidhen me kėtė ēėshtje. Nė aspektin privat janė bėrė tentativa tė shumta nga persona tė veēantė qė janė munduar tė kultivojnė, tė pasurojnė dhe tė zhvillojnė gjuhėn amtare tek fėmijėt e emigrantėve, njė pėrpjekje kjo qė mbėshtetet nė punėn vullnetare tė tė interesuarve.
Zgjidhja e prolemit pėr ruajtjen, njohjen dhe respektimin e tė drejtave grupale gjendet ekskluzivisht nė vullnetin politik tė shtetit ku jetojnė emigrantėt.
Si konkluzion mund tė themi se kėrkimi teorik dhe praktik i ēėshtjes sė multikulturalizmit nuk ėshtė njė argument i lehtė por tepėr i vėshtirė. Nė njė epokė “post – moderniste” dhe globaliste qė mendohet se kanė hyrė shoqėritė dhe shtetet e vendeve tė zhvilluara ėshtė arritur nė konkluzionin se shtetet-kombe po dekonstruktohen, e kanė humbur karakterin e tyre homogjen dhe gjenden vazhdimisht nėn njė sfidė qė lidhet me ndryshimet ekonomike, politike dhe kulturore nė rang botėror. Kjo nuk do tė thotė se shtetet-kombe, pjellė e lėvizjes iluministe, janė tjetėrsuar dhe e kanė humbur krejt reputacionin e tyre nė jetėn sociale, politike apo ekonomike. Konkretisht problemi i pluralizmit kulturor dhe i multikulturalizmit qė lidhet ngushtė me parimet bazė tė njohjes dhe tė respektit tė identiteteve kulturore shoqėrohet prej kontradiktave dhe pėrplasjeve kulturore, qė do tė thotė pėrplasje identitetesh, tė vlerave kulturore pasi secili identitet kėrkon tė influencojė dhe tė shfaqet mė superior se tė tjerėt dhe ky superioritet shtrin hapėsirėn e tij edhe nė aspektin socialo-ekonomik. Por nga ana tjetėr ėshtė e nevojshme tė njohim dhe tė respektojmė veēoritė e diversiteteve kulturore jo vetėm duke u mbėshtetur nė recetat e politikės multikulturore dhe pluralizmit kulturor por edhe tė arrijmė secili prej nesh, nė jetėn e pėrditėshme, tė konceptojmė traditat, vlerat dhe tė synojmė tė komunikojmė me tė gjitha identitetet kulturore qė gjenden rreth nesh, tė tregojmė tolerancė duke pėrvetėsuar nėpėrmjet kėtyre praktikave vizionin e bashkimit universal tė njerėzimit.

 
 
 
Publikuar më 30 janar, 2013 nė orėn 22:13
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Opinion
 
 
• SHQIPTARĖT TĖ NDARĖ NĖ DY TABORRE S“I TREMB...
E dielė, 13 prill 2014 - 12:23
Z, Lisen Bashkurti, me delikatesėn e njė analisti tė "hollė", tė politikės, sipas kuteve tė fuqive imperialiste evrio-amerikane, pra, tė diplomacisė ” sė m...
LUM I FORTI E MJER I LIGU (Gjykata per "krime...
E enjtė, 10 prill 2014 - 22:58
Mos ma turbullo ujin, i thoshte ujku qengjit qė po pinte ujė poshtė ujkut! -E si mund t'ia turbullonte ujin qengji qė pinte ujė mė poshtė se ujku?! Por...
EHU, BURRA! DY FJALĖ I FOLI EDHI NIPI I BASHĒ...
E enjtė, 10 prill 2014 - 22:32
Reagim *Nėse ke njė pikė gjak shqiptari ndėr dejė, bėhu vetėm njėherė burrė dhe rrėfehu. Nuk ta mbanė sepse je pa themel nga burreria dhe trimeria. Shk...
Korbi – korbit s’ia nxjerr sytė!
E premtė, 04 prill 2014 - 11:07
Nga Gjon BRUĒI Populli ynė ka shprehje interesante dhe pikante nė formė e nė pėrmbajtje. Mund tė shkruash faqe tė tėra, mbushur me fraza tė zgjedhura...
JASHARĖT, EPOPEJA E UĒK-SĖ DHE INSTITUCIONET ...
E premtė, 04 prill 2014 - 09:46
E di qe "mbyllja" e FAMILJES Jashari dhe e heronjve te saj ne Republiken e Kosoves (ne nje te nenten e Shqiperise) eshte "gabim" qe nuk do te me falej, por...
Vazhdo në kategorinë: Opinion
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi