Plani rus pėr pushtimin e Shqipėrisė nė gusht 1962
Arkivat ruse, zbardhet plani pėr pushtimin e Shqipėrisė nė gusht 1962 nga sovjetikėt
Sa shumė gjėra mbeten tė panjohura! Sa shumė gjėra koha i varros me sukses pėr dekada me radhė! Sovjetikėt tėrheqin nė qershor 1961 nėndetėset dhe anijet nga baza e Vlorės, por nuk e mbledhin dot mė mendjen. E shohin veten tė humbur, ndihen tė acaruar, tė pavlerėsuar dhe pėrfundimisht hedhin nė letėr planin e pushtimit tė Shqipėrisė. Njė plan ushtarak pushtimi, me sulm nga deti dhe toka. Njė pushtim qė duhet tė realizohej medoemos para datės 1 shtator 1962. Njė plan qė refuzohet vetėm nga Rumania, por edhe nga Josip Tito nė momentet e kurorėzimit. Por pėr fat edhe njė plan i mbetur nė letėr pėr shkak tė krizės sė raketave nė Kubė, njė impenjim qė duket kishte sfumuar planin pėr pushtimin e shtetit tė pabindur shqiptar. Kėto “xhevahire” ruhen nė arkivat e ushtrisė sė ish-Bashkimit Sovjetik. Mbase krejt tė panjohura nga shqiptarėt, por jo nga liderėt e tyre tė kohės, Enver Hoxha me shokė, qė shpejtuan tė pėrqafonin kinezėt duke u kėrkuar, para sė gjithash asistencė e ndihmė ushtarake, por edhe duke nisur tė gėrmonin llogoret e para e mė tej edhe vendstrehimet nėntokėsore. Kėshtu qė pėr herė tė parė mbase, paranoja e Enver Hoxhės, frika e tij se do sulmohej ushtarakisht, fillimisht nga sovjetikėt, tė paktėn nė kėtė rast ka njė justifikim… Materialet pėr kėtė shkrim janė marrė nga njė punim i Doktorit tė Shkencave tė Historisė, Aleksandėr Okorokov me titull “Zig-zaget e politikės shqiptare”, publikuar mė 16 shkurt 2009.

Enver Hoxha zgjedh sovjetikėt
“…nė korrik tė vitit 1947, nė Moskė u realizua takimi i parė i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, Enver Hoxha me liderin sovjetik, Josif Stalin. Mysafiri habitet nga gjithēka; edhe nga thjeshtėsia e kabinetit, edhe nga butėsia e sjelljes sė tė zotit, edhe nga gjykimet e tij tė prera. Me sa u duk edhe lideri shqiptar i bėri pėrshtypje tė mirė Stalinit. Bisedat me Stalinin dhe Molotovin u materializuan nė njė marrėveshje pėr t’i dhėnė ndihmė tė konsiderueshme dhe kredi Shqipėrisė, nė pajisje industriale e trajnim tė specialistėve. Shqipėrisė iu dha njė kredi preferenciale, rreth 6 milionė dollarė amerikanė – njė shumė tė madhe pėr ato kohė. Gjatė kėtij takimi u vendos dhe pėr dhėnien e armatimeve, por pa pagesė.
Mė 11 gusht 1947, pa ndonjė lidhje tė njohur me momentin, Enver Hoxha u nderua nga qeveria sovjetike me Urdhrin Suvorov tė Klasit tė Parė.
Vizita e delegacionit qeveritar shqiptar shkakton
tension nė Beograd. Frika mos humbiste njė pozicion ushtarak tė rėndėsishėm strategjik, aktivizoi jugosllavėt. Nėn presionin e tyre, nė radhėt e aparatit shtetėror dhe partiak shqiptar u bėnė spastrime. Njė numėr politikanėsh tė njohur, qė mbėshtesnin afrimin me Bashkimin Sovjetik iu nėnshtruan represioneve, ndėrsa njė pjesė, e akuzuar pėr ‘veprimtari shoviniste kundėrjugosllave’, u ekzekutuan.
Nė dhjetor 1947 Shqipėrinė e vizitoi Shefi i Shtabit tė Ushtrisė Jugosllave, K. Popoviē i shoqėruar edhe nga dy drejtues politikė, po tė forcave tė armatosura. Qėllimi i vizitės sė tij ishte pėrforcimi i lidhjeve nė fushėn ushtarake, dhe nė veēanti tė realizohej futja nė rajonin e Korēės tė njė divizioni jugosllav, si plotėsim i njė regjimenti ajror, gjoja pėr mbrojtjen e pėrbashkėt tė kufijve jugorė tė Shqipėrisė, nga njė sulm nė pėrgatitje e sipėr i monarko-fashistėve grekė dhe imperialistėve anglo-amerikanė.
Kėto lėvizje shkaktuan njė protestė aktive tė vendeve perėndimore, si dhe njė reaksion negativ nė Bashkimin Sovjetik. Dhe nėse tė parėt i frikėsoheshin zgjerimit tė sferės socialiste tė influencės, pakėnaqėsia e udhėheqėsit sovjetik nė njė shkallė jo tė vogėl ishte shkaktuar nga rrethana se Beogradi e kishte marrė kėtė vendim pa njė marrėveshje paraprake me Moskėn.
Nė mesin e prillit 1948 nė Shqipėri u dėrgua njė kopje e letrės sė Komitetit Qendror tė Partisė Komunistė tė Bashkimit Sovjetik (b) tė datės 27 mars, qė akuzonte Partinė Komuniste tė Jugosllavisė dhe liderėt e saj pėr linjė anti-sovjetike, gabime oportuniste dhe revizionim tė parimeve themelore tė marksizmit-leninizmit.
Para Shqipėrisė u ngrit njė pyetje e vėshtirė: Mė kė palė tė bėheshin? Vendimi u mor nė favor tė Bashkimit Sovjetik. Mė 1 korrik 1948, Qeveria shqiptare lajmėroi anulimin e marrėveshjeve me Jugosllavinė dhe largimin nga vendi tė kėshilltarėve jugosllavė, numri i tė cilėve nė kėtė kohė pėrbėhej nga rreth 600 njerėz. Kursi i ri politik, qė zgjodhi vendi, nisi me spastrimet nga radhėt e partisė dhe ndryshimin e emrit tė saj, nga komuniste nė Parti e Punės, sipas njė kėshille personale tė Stalinit. Nė kuadrin e marrėveshjeve pėr ndihmė ndaj Shqipėrisė, nisėn tė dėrgoheshin mallra industriale e ushqimore si dhe tė lėshoheshin kredi. Paketa mė e madhe e marrėveshjeve tregtare e ekonomike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipėrisė nėnshkruhet nė prill 1957. Qeveria sovjetike e ēliroi Shqipėrinė nga pagesa e kredive, shuma e tė cilave deri nė kėtė kohė kishte shkuar nė 422 milionė rubla. Bashkimi Sovjetik e ndihmoi Shqipėrinė tė vendoste shtyllat e ekonomisė, ndėrtoi 93% tė gjithė infrastrukturės pėr naftėn dhe industrinė minerare, rreth 90% tė transportit automobilistik, solli mė shumė se 80% tė traktorėve dhe 65% tė makinave tė tjera bujqėsore. Njė ndihmė e konsiderueshme u dha edhe nė fushėn ushtarake. Njė vėmendje e veēantė ju kushtua pėrforcimit tė bregdetit tė Adriatikut. Fakti ishte se nė kėtė periudhė i gjithė rajoni i Mesdheut futej nė zonėn e rivalitetit mes NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės. Situata nė zonė u ndėrlikua me futjen nė vitin 1952 tė Turqisė dhe Greqisė nė NATO. Nė kėto kushte mundėsia nga ana e Turqisė tė kontrollonte ngushticat e Bosforit dhe tė Dardaneleve, e vetmja rrugė detare nė jug, qė lidhte Bashkimin Sovjetik me detet e tjera dhe oqeanin botėror, si dhe prezenca konstante nė Mesdhe e Flotės sė 6 Amerikane, pėrbėnin njė kėrcėnim tė pashmangshėm pėr sigurinė e Bashkimit Sovjetik. Hapat e parė pėr ndryshimin e situatės u ndėrmorėn nė fillim tė viteve 1950. Nė fund tė majit 1954 nė Shqipėri shkoi njė skuadėr e anijeve luftarake sovjetike tė kryesuara nga kryqėzori “Admiral Nahimov”… Nė njė nga ditėt e qėndrimit nė Shqipėri, nė radėn e portit tė Durrėsit, nė njė nga anijet tona erdhėn drejtuesi i florės, Admirali Gorshkov dhe Ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė, Gjeneral-Kolonel, Beqir Balluku. Anija ngriti spirancėn dhe shpejt shkoi nė gjirin e Vlorės, ku drejtuesit e lartė vėzhguan njė port natyral tė pozicionuar nė mėnyrėn mė tė jashtėzakonshme…
Nė fund tė viteve 1950 nisi tė realizohej plani i themelimit tė njė venddislokimi tė pėrhershėm tė anijeve sovjetike nė Shqipėri. Nė pėrputhje me vendimet e Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Sovjetik, nga 26 korriku 1957 deri nė 22 prill 1959 nė gjirin e Vlorės nisi tė ndėrtohej baza luftarako-detare si dhe njė aerodrom ushtarak…

Prishja e madhe
…Kulmin e marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike e shėnoi vizita e Hrushovit nė Shqipėri, nė maj tė vitit 1959. Kjo ishte vizita e parė nė kėtė vend e njė zyrtari tė njė rangu kaq tė lartė tė shtetit sovjetik. Gjithsesi periudha e euforisė kaloi shpejt. Shqiptarėt nisėn tė afroheshin mė shumė me kinezėt, duke e ndjerė se me ndėrrimin e partnerit do tė kishin mė tepėr pėrfitim. “Ndėshkimi” sovjetik nuk vonoi. Mallrat nisėn tė vinin me vonesė dhe jo tė plota si dhe u refuzuan kėrkesat pėr furnizim me traktorė sovjetikė etj…
…Pas mbledhjes sė Moskės, udhėheqja sovjetike i kaloi mosmarrėveshjet politike nė sferėn e marrėdhėnieve ndėrshtetėrore dhe u shkua nė zgjidhjen e lidhjeve ekonomike. Vijoi anulimi nga ana sovjetike i kredive pėr tė cilat ishte rėnė dakord, tė dhėna pėr planin e tretė pesėvjeēar (1961 – 1965)… Nga Shqipėria u tėrhoqėn specialistėt qė punonin nė ndėrmarrjet shtetėrore, ndėrsa studentėve shqiptarė, pėrfshirė edhe ata qė merrnin leksione tė taktikave ushtarake, ju hoq e drejta tė vazhdonin studimet nė Bashkimin Sovjetik… Nga shkurti i vitit 1961 Moska i vuri zhurmues edhe transmetimit tė valėve tė Radio-Tiranės nė gjuhėn ruse.
Nė mars tė vitit 1961 Presidiumi i KQ tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik vendosi likuidimin e bazės sė Vlorės, miratuar nė mbledhjen e ardhshme tė Komitetit Politik Konsultativ tė vendeve pjesėmarrėse nė Traktatin e Varshavės. Ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė, Beqir Balluku, qė merrte pjesė nė kėtė mbledhje, protestoi pėr kėtė vendim duke deklaruar se Shqipėrinė po e linin tė vetme pėrballė Flotės sė 6 Amerikane. Por ky kundėrshtim nuk gjeti mbėshtetje. Sipas marrėveshjes sovjeto-shqiptare, nė Vlorė u lanė 4 nėndetėse, baza lundruese “Nemēinov” dhe infrastruktura bregdetare. Sipas tė dhėnave nga shtypi i emigrantėve (diaspora shqiptare, red.), nėndetėset, qė iu dhanė shqiptarėve nė fillim tė viteve 1970, vazhdonin tė bėnin dezhurn luftarak nė detin Adriatik…

Plani i pushtimit tė Shipėrisė
Nė mesin e vitit 1961, nė Moskė u pėrpunua plani i zgjidhjes forcėrisht tė “problemit shqiptar”. Ai parashikonte pėrmbysjen e Enver Hoxhės me ndihmėn e komunistėve shqiptarė “besnikė tė idealeve socialiste” dhe drejtimit tė tyre ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vendeve pjesėmarrėse nė Traktatin e Varshavės me kėrkesėn pėr “ndihmė ushtarake”. Pas kėsaj, ushtarėt e Bashkimit Sovjetik dhe tė vendeve tė tjera socialiste, veē Rumanisė, qė refuzoi tė merrte pjesė pėr “ndihmė”, duhet tė futeshin nė Shqipėri nga veriu dhe lindja, – pėrmes Jugosllavisė, dhe nga jugu, – pėrmes detit Jon. “Ēlirimi” i Shqipėrisė ishte planifikuar tė realizohej jo mė vonė se 1 shtatori 1962. Por, acarimi i marrėdhėnieve sovjeto-amerikane pėr shkak tė Kubės (Kriza e Karaibeve) nuk lejoi realizimin e planit nė afatet e parashikuara. Duke pėrfituar nga kjo shtyrje, udhėheqja shqiptare mori masa parandaluese. Pranverėn e vitit 1962, gjatė kohės sė vizitės sė radhės sė Enver Hoxhės dhe kryeministrit tė vendit, Mehmet Shehu, nė takimin me liderėt kinezė, Mao Ce Dun dhe Ēu En Lai, u arrit marrėveshja pėr ndihmė tė gjithanshme Shqipėrisė nga ana e Kinės. Pas kėsaj nė vend nisėn tė shkonin kėshilltarė ushtarakė kinezė, armatime, municione. Nė kohė tė shkurtėr nisėn tė ndėrtoheshin vendstrehime nėntokėsore, tė cilat nė vitin 1968 pėrfshinė pothuaj tė gjithė territorin e vendit. Njėkohėsisht u bė edhe pastrimi i radhėve tė partisė, nė radhė tė parė tė aparatit shtetėror. Si rezultat i kėsaj, nė vitet 1960-1962 u rinovua nė masėn deri nė 70 pėr qind pėrbėrja e Komitetit Qendror, udhėheqjes si dhe shumė ministrive dhe departamenteve. Kėto masa “kuruese” i realizonte Sekretari i KQ tė Partisė sė Punės, Ramiz Alia, qė u bė mė pas pasardhės i Enver Hoxhės.
Nė verėn e vitit 1962 Moska i’u rikthye “ēėshtjes shqiptare”. Roli kryesor i planit pėr “destalinizimin” e vendit iu dha liderit jugosllav, J. Tito. Nė Moskė bėnin llogari se, aleanca shqiptaro-kineze, politika kundėrjugosllave dhe propaganda e Tiranės, dhe gjithashtu apeli nė rritje i Enver Hoxhės kundėr “diskriminimit tė shqiptarėve tė Kosovės”, do ta detyrojnė Beogradin tė bashkėpunonte me Bashkimin Sovjetik. Nė korrik tė vitit 1962 Nikita Hrushovi i kėrkoi Titos leje pėr kalimin e ushtrisė sė Traktatit tė Varshavės pėrmes Jugosllavisė drejt kufijve shqiptarė. Por, duke mos marrė parasysh konfliktet me Enver Hoxhėn, Titua refuzoi ta ndihmonte Hrushovin. Pėr mė tepėr ai konfidencialisht i lajmėroi krerėt shqiptarė pėr planet e Moskės, por edhe Kryeministrin indian, Nehru, Presidentin e Egjiptit, Naser dhe atė tė Indonezisė, Sukarno (Tito ishte pėrfshirė nė njė aleancė politike me kėto shtete, red.) pėr synimet e Hrushovit pėr ti dhėnė njė “mėsim” tė mirė Tiranės. Duke iu frikėsuar daljes nė publik tė kėtyre planeve, Moska vendosi tė tėrhiqej, ndėrkohė qė konflikti me amerikanėt pėr shkak tė Kubės, tashmė nė kulmin e vet, ndryshoi pėrfundimisht prioritetet gjeopolitike tė sovjetikėve. Gjithsesi humbja e Shqipėrisė pati pasoja tė rėnda jo vetėm pėr Bashkimin Sovjetik. U dobėsua nė mėnyrė tė ndjeshme pozita strategjiko-ushtarake e gjithė kampit socialist pėrballė bllokut tė NATO-s. Sipas publicistit gjerman Harry Hamm, “pėr vendet komuniste tė Ballkanit qė nga kjo kohė u bė e pamundur tė zbatonin njė politikė tė pandryshuar nė marrėdhėniet me Turqinė e Greqinė pa ndihmėn e fuqishme tė Bashkimit Sovjetik”.

Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, ajo deri nė vitin 1978 ndoqi kėshillat e “mikut tė ri”, Kinės sė Madhe dhe shfrytėzoi kreditė e saj. Mė tej, pėr disa vjet me radhė, u gjend pothuaj nė izolim tė plotė politik.
Nė kohėn e krizės jugosllave Presidenti shqiptar, Sali Berisha (zgjedhur mė 4 prill 1992) mbėshteti SHBA nė pėrpjekjet pėr tė mbushur vakumin e krijuar nė Evropėn Lindore pas daljes prej andej tė Bashkimit Sovjetik.
Duke u pėrpjekur pėr tė pėrfituar nga vendndodhja e Shqipėrisė, si njė nga pikat mė tė rėndėsishme strategjike tė Mesdheut Lindor, vendit iu ofrua ndihmė ushtarake. Pėr kėto qėllime, nė buxhetin e Pentagonit u parashikuan kredi nė masėn 2 milionė USD pėr blerjen e armėve dhe uniforma pėr ushtrinė shqiptare. Qeveria dhe Berisha, nga ana e tyre, vunė aerodromet nė dispozicion tė avionėve zbulues amerikanė. Kjo e ndihmoi NATO-n tė realizonte vėzhgime aktive tė territorit tė Bosnjės nė vitin 1995″.

Enveri-Zhukovit: Nė Vlorė,linja e mbrojtjes sovjetike
Nė bisedat pėr ndėrtimin e bazės luftarake tė Vlorės, Enver Hoxha ėshtė treguar tejet optimist. Ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik, Marshalli G. K. Zhukov, qė vizitoi nė tetor 1957 Shqipėrinė, nė njė telegram tė tij dėrguar Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik (25.10.1957), shkruante se Enveri kishte pasur kėtė reagim entuziast nė negociatat pėr bazėn e Vlorės: “Ne do tė dėshironim qė sot, kėtu, nė kėtė rreth tė ngushtė, nė emėr tė Komitetit Qendror Tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe tė qeverisė tė bėjmė propozimet pėr bazėn luftarako-detare nė Vlorė. Ne e vlerėsojmė se Deti Mesdhe ka njė vlerė tė madhe pėrsa i pėrket kėndvėshtrimit strategjik tė kampit tonė socialist, sepse nė tė vepron Flota e Gjashtė Amerikane dhe forca tė tjera tė rėndėsishme tė vendeve tė NATO-s, tė cilat patjetėr qė janė tė drejtuara kundėr Bashkimit Sovjetik dhe kampit tonė socialist. Shqipėria, duke qenė pjesė e kampit socialit, gjendet nė brigjet e Adriatikut dhe kjo ka njė rėndėsi tė madhe. Duke u nisur prej kėtej, KQ i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė i kėrkon KQ tė Partisė Komuniste tė BS, dhe Qeverisė sovjetike qė ta kthejė bazėn e Vlorės nė njė bazė sa mė tė fuqishme luftarak-detare pėr veprime ndaj forcave detare tė NATO-s nė Mesdhe. Ne mendojmė se linja e parė e mbrojtjes sė Odesės dhe Sevastopolit duhet tė ndėrtohet kėtu, te ne, nė breg tė Adriatikut. Njė vendim pozitiv, pėr kthimin e bazės sė Vlorės nė njė bazė tė fuqishme luftarako-detare, ėshtė ėndėrr e popullit tonė shqiptar dhe ka pėr tu pritur me entuziazėm. Pėr tė gjitha ēėshtjet praktike, tė lidhura me kėtė propozim, ne do tė biem dakord paraprakisht. Kėtė kėrkesė tonėn ne ju lutemi Juve, shoku Xhukov, ta dėrgoni nė vėmendje tė Komitetit Qėndror tė Partisė Komunistė tė Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike. Njė vendim i favorshėm pėr kėtė ēėshtje do tė ketė ndikim pozitiv nė marrėdhėniet tona me Jugosllavinė, e cila mė pas duhet ta marrė mė shumė nė konsideratė Shqipėrinė”.

Panorama

 
 
 
Publikuar më 23 qershor, 2010 nė orėn 01:17
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Histori
 
 
TRE EPISODE PER HEROIN E POPULLIT BARDHOK BIB...
E dielė, 03 gusht 2014 - 11:46
Shkruan: NĖNKOLONEL NĖ REZERVĖ, MHILL DEDA. Me rastin e 65 vjetorit te vrasjes te njeriut me te dashur te Mirdites Heroit te Popullit B...
Ne, arnautėt e Palestinės
E premtė, 01 gusht 2014 - 23:54
Publikuar: 1:35 / 1.08.2014 Fatos Baxhaku
LUFTĖRAT E POPULLIT SHQIPTARĖ NĖ TROJET ETNIK...
E martė, 15 korrik 2014 - 22:06
Gjatė viteve tė 70 tė shekullit tė XIX, Perandoria Osmane, pėrsėri do tė hynte nė njė krizė edhe mė tė thellė se ajo e viteve 1853-1856, gjatė Betejės sė...
KONGRESI I BERLINIT MĖ 13 QERSHOR 1878 DHE RI...
E enjtė, 12 qershor 2014 - 10:14
Mė 13 qershor tė vitit 1878, i kishte filluar punimet e tij, Kongresi i Berlinit. Nė tė morėn pjesė gjashtė fuqitė e mėdha evropiane: Anglia, Austro-Hun...
Pėrkujtohet Kongresi i Pėrmetit
E dielė, 25 maj 2014 - 19:15
Shkruan: Gjon Bruēi Pėrmet, 24 Maj 2014 Me 24 Maj 2014 u pėrkujtua Kongresi Historik i Pėrmetit. Tė “deleguarit” e ardhur nga Kryeqyteti (Kryetari i...
Vazhdo në kategorinë: Histori
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi