“UDHĖHEQĖSI QĖ BĖRI EPOKĖ”
Muharrem XHAFA

“UDHĖHEQĖSI QĖ BĖRI EPOKĖ”

Pjesa e V
Pa marrė parasysh rreziqet, Enver Hoxha vendos tė shkojė vetė nė takim me Abaz Kupin, duke marrė me vete Ymer Dishnicėn e Fetah Ekmekēiun dhe i shoqėruar me pesė a gjashtė partizanė tė tjerė. Ishte ky njė veprim shumė e rrezikshme, sepse Abaz Kupi dihej qė ishte njė dinak i regjur. Bazi kishte shkuar mė pėrpara nė shtėpinė e Ismail Rrėēakut, nė tė cilėn u bė takimi nė Shėngjergj tė Tiranės dhe e kishte rrethuar atė me shumė njerėz tė shpurės tė tij. Po detyra duhej kryer, gjėrat atij i duheshin thėnė nė sy, ballėpėrballė, se - thotė Enver Hoxha - nė fund tė fundit dy duart pėr njė kokė i kishim.

Bisedimet me Abaz Kupin kanė qenė tė vėshtira e tė tensionuara. Enver Hoxha shkruan se nė bisedime Bazit herė i thahej goja e herė i ndėrronte fytyra, ai herė skuqej e here zverdhej, i zėnė ngushtė nga gjyqi qė po i bėhej nė prani tė shoqėruesve tė tij Murat Basha, Bilal Kola e tė tjerė, herė-herė ngrinte dhe zėrin, qė ta dėgjonin tė tijtė nė oborr. Bazi e dinte mirė se me cilin burrė po bėnte kuvend dhe qė nuk do tė mund t’i shpėtonte demaskimit.
Nė Shėngjergj “trimėritė” e Abaz Kupit ranė pėr tokė dhe ai nuk mundi tė mbrohej as me mbretin e tij “demokrat” e as me Ēėrēillin e tė dėguarit e tij. Nė Shėngjergj Enver Hoxha i dha Abaz Kupit ultimatum qė, po tė guxonte tė vepronte kundėr forcave partizane nacionalēlirimtare, do tė asgjėsohej bashkė me ata qė do ta ndiqnin pas. Kjo qe dhe ndarja pėrfundimtare e Enver Hoxhės me Abaz Kupin.
Pasi u kthyen nė shtėpinė e patriotit tė shquar, Ali Shtepani, nė tė cilėn Enver Hoxha me shokė kishin qėndruar nė Shėngjergj, po aty u organizua mbledhja e Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar, e cila shqyrtoi veprimtarinė antikombėtare tė Abaz Kupit, vendosi zyrtarisht pėrjashtimin e tij nga Kėshilli i Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar dhe Shtabi i Pėrgjithshėm dhe porositi qė tė demaskohej si armik i popullit shqiptar dhe Legaliteti si njė organizatė tradhėtare.

Reaksioni kishte kaluar tashmė nė luftė tė hapur me armė kundėr ushtrisė dhe Frontit Nacionalēlirimtar sė bashku me pushtuesit gjermanė, duke treguar qartė se ishte kryer njė diferencim i thellė i forcave politike - klasore tė brendshme, tė cilat fuqia e lėvizjes revolucionare i shoshiti dhe i ndau nė dy blloqe, armiq pėr vdekje me njėri - tjetrin. Nė njėrėn anė, qėndronte shumica dėrmuese e popullit shqiptar - klasa punėtore, fshatarėsia e varfėr dhe e mesme, borgjezia e vogėl dhe pjesa mė e madhe e borgjezisė sė mesme tė qytetit, intelektualėt patriotė, tė bashkuar dhe tė organizuar nė Frontin Nacionalēlirimtar nėn udhėheqjen e Partisė Komuniste, i cili bazohej nė masat popullore tė armatosura dhe kishte si forcė sulmuese kryesore Ushtrinė Nacionalēlirimtare dhe si mbėshtetje tė jashtme luftėn botėrore antifashiste, nė radhė tė parė Luftėn e Madhe Patriotike tė Bashkimit Sovjetik.
Nė anėn tjetėr, qėndronte reaksioni- klasa e ēifligarėve, bajraktarėt, borgjezia reaksionare, shumica e fshatarėve tė pasur, pjesa reaksionare e intelektualėve dhe e klerit, tė grumbulluara nė organizata dhe nė grupe heterogjene, pa lidhje tė shėndoshė midis tyre, i cili kishte si forcė tė armatosur repartet e xhandarmėrisė dhe bandat e ballistėve, zogistėve e bajraktarėve, po qė nuk pėrbėnin njė bllok mė vete tė pavarur, ishin njė pjesė e frontit hitlerian dhe mbaheshin nė kėmbė kryesisht me ndihmėn e kėtyre pushtuesve.

Partia Komuniste nė kėto rrethana nuk kishte rrugė tjetėr pėr tė vepruar, ajo lėshoi direktivėn pėr shkatėrrimin me armė tė organizatave dhe forcave tė armatosura reaksionare jashtė Frontit Nacionalēlirimtar, duke e quajtur luftėn kundėr reaksionit pjesė pėrbėrėse tė luftės sė pėrgjithshme kundėr pushtuesve. Shtabi i Pėrgjithshėm u dha urdhėr reparteve e njėsive partizane tė spastronin nga reaksionarėt tė gjitha krahinat e ēliruara, pėrndryshe nuk mund tė luftohej me sukses dhe tė arrihej fitorja kundėr nazistėve gjermanė, pa luftuar njėkohėsisht edhe kundėr shėrbėtorėve tė tyre.

Ky qėndrim i PKSH pėr shkatėrrimin me armė tė Ballit Kombėtar, tė Legalitetit e tė forcave tė tjera reaksionare gjeti pėrkrahjen e masave tė gjera tė popullit, sepse vetė ato ishin bindur pėr tradhėtinė e kėtyre organizatave. Po sėrish PKSH nuk hoqi dorė nga vija e saj e pėrgjithshme e caktuar nė Mbledhjen pėr themelimin e saj e nė Konferencėn e Parė tė Vendit tė PKSH, u ruajt si mė parė i paprekur karakteri nacionalēlirimtar i luftės dhe parimi i bashkimit tė gjithė popullit shqiptar nė Frontin Nacionalēlirimtar. Pėrsėri dyert e Frontit mbetėn tė hapura pėr ata ballistė, zogistė e xhandarė, qė nuk i kishin lyer duart me gjak dhe qė largoheshin nga radhėt e organizatave e forcave tė armatosura reaksionare. Enver Hoxha udhėzonte tė bėheshin pa pushim pėrpjekje pėr tė shkėputur nga krerėt tradhėtarė njėrėzit e mashtruar, po mbi tė gjitha tregonte njė kujdes tė vazhdueshėm qė tė mos dobėsohej lufta kundėr pushtuesve gjermanė, tė cilėt mbeteshin gjithnjė armiku kryesor, si dhe tė mos shndėrrohej ajo nė luftė civile, sikurse as nuk u shndėrrua, po qė e dėshironin dhe e nxisnin me ēdo mėnyrė pushtuesit hitlerianė, ashtu si e patėn dėshiruar e nxitur mė parė edhe pushtuesit italianė.

XIII

Nė vjeshtėn e vitit 1943, Enver Hoxha vėrente se Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare e popullit shqiptar po ndeshej edhe me njė rrezik tjetėr, qė vinte nga aleatėt anglo - amerikanė. Rreth fundit tė prillit 1943, Komiteti Qarkor i Partisė pėr Gjirokastrėn lajmėronte Sekretarin e Pėrgjithshėm tė PKSH, Enver Hoxhėn se nga kufiri grek kishte hyrė nė zonat e ēliruara tė rrethit njė grup ushtarakėsh anglezė, tė kryesuar nga majori Bill Maklin, tė cilėt pretendonin se ishin Mision ushtarak zyrtar i dėrguar pranė partizanėve shqiptarė nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Forcave Aleate tė Mesdheut me qendėr nė Kajro.

Enver Hoxha, duke qenė se anglezėt kishin ardhur tė paftuar, i porositi shokėt e Gjirokastrės qė t’i bllokonin nė Zagori dhe ata t’i drejtoheshin autoriteteve tė Luftės Nacionalēlirimtare Shqiptare pėr tė marrė leje. Kur e panė se vendi kishte zot, mė 1 maj, anglezėt i drejtohen autoritetit mė tė lartė tė Luftės Nacionalēlirimtare nė Shqipėri, Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar me njė letėr tė firmosur nga majori Maklin, nė tė cilėn kėrkonin leje pėr takim dhe shprehnin dėshirėn pėr t’u vendosur nė qendėr tė Shqipėrisė. Nė qershor 1943, anglezėt u lejuan tė nisen pėr nė Labinot, ku ishte vendosur Shtabi i Pėrgjithshėm, pasi qenė pajisur me dokumente tė rregullta zyrtare nga Shtabi i Forcave Aleate tė Mesdheut. Enver Hoxha i priti ata nė takim ditėn e dytė tė mbėrritjes. Anglezi Maklin iu paraqit udhėheqėsit tė Luftės Nacionalēlirimtare Shqiptare si kryetar i Misionit. Nė kėtė takim prezantimi, sikurse shkruan nė librin “Rreziku anglo - amerikan pėr Shqipėrinė”, Enver Hoxha i bėri tė qartė anglezit, ndėr tė tjera, qė “misioni juaj nuk duhet tė pėrzihet nė punėt tona tė brendshme. Ēdo gjė qė do t’ju nevojitet duhet ta kėrkoni nėpėrmjet Komandės sonė ose tė deleguarve tanė nė rajonet ku ju do tė gjendeni… Duhet tė na furnizoni me armė, municion dhe veshmbathje”.

Misioni ushtarak britanik u vendos pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm, ndėrsa oficerė tė tjerė anglezė u vendosėn edhe pranė disa komandave partizane. Mė vonė, mė 18 nėntor 1943, vjen nė Shqipėri njė tjetėr mision ushtarak, Misioni amerikan, tė cilin e kryesonte majori S. S. Kendėll. Misionet ushtarake tė huaja e paraqitėn ardhjen e tyre nė Shqipėri si tė diktuar nga interesi i pėrbashkėt ushtarak pėr luftėn kundėr Gjermanisė hitleriane dhe me fjalė morėn pėrsipėr tė ndihmonin UNĒSH me armė dhe materiale tė tjera luftarake tė nevojshme. Po, siē tregoi lufta, ata erdhėn nė Shqipėri me qėllime kryesisht politike, zhvilluan veprimtari minuese, u bėnė pengesė pėr luftėn kundėr pushtuesve e veglave tė tyre, u dhanė ndihmė mė tė madhe forcave reaksionare, kundėrshtarėve tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare, vendosėn pranė kėtyre forcave misione tė posaēme ushtarake tė tyre, i furnizonin ato me armė, municione, veshmbathje e deri me flori. Komanda e Trupave Anglo - Amerikane tė Mesdheut filloi tė ushtronte presion dhe madje presion tė madh mbi Shtabin e Pėrgjithshėm, me qėllim qė tė mos kryhej asnjė goditje kundėr forcave reaksionare, kėrkoi t’u njihej oficerėve anglezė e amerikanė roli i arbitrit nė punėt e brendshme tė popullit shqiptar. Shpejt praktika vėrtetoi se qeveritė e Britanisė sė Madhe dhe tė SHBA punonin tė vendosnin kontrollin anglo - amerikan nė Shqipėri e nė vendet ballkanike.

Enver Hoxha ndiqte gjendjen me vėmendje e vigjilencė tė lartė dhe e cilėsonte ndėrhyrjen anglo - amerikane njė rrezik serioz pėr fitoren e revolucionit dhe pėr pavarėsinė kombėtare. Pa asnjė ngurim, Enver Hoxha orientonte tė mbahej qėndrim i prerė kundėr kėsaj ndėrhyrjeje. Nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Udhėheqėsi i LANĒ-it paralajmėronte misionet aleate qė tė hiqnin dorė nga pėrzierja nė punėt e brendshme politike e ushtarake tė Shqipėrisė, tė mos pengonin zhvillimin e luftės sė popullit shqiptar kundėr pushtuesve hitlerianė e shėrbėtorėve tė tyre dhe urdhėronte qė oficerėt britanikė e amerikanė, po tė vazhdonin tė qėndronin pranė forcave reaksionare, do tė cilėsoheshin armiq. Misionet ushtarake aleate - u shkruante Enver Hoxha Komiteteve Qarkorė tė PKSH, nė fillim tė tetorit 1943 - nuk duhet tė pėrzihen nė punėt e brendshme, nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė merren si arbitra ndėrmjet nesh dhe reaksionit. Nė u pėlqeftė lufta jonė kundėr reaksionit mirė, pėrndryshe derėn e kanė tė hapur. Ēdo pėrfaqėsues aleat - theksonte ai - nė se nuk do tė respektonte parimin e mosndėrhyrjes nė punėt e brendshme, do tė pėrcillej i shoqėruar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe pastaj do tė dėbohej jashtė tokės shqiptare. Ky qėndrim i drejtė e revolucionar ndaj aleatėve anglo – amerikanė, pati njė rėndėsi shumė tė madhe pėr zvillimin e mėtejshėm tė Luftės Nacionalēlirimtare dhe tė revolucionit popullor nė Shqipėri.

Kryesor nė kėtė kohė dilte forcimi i pushtetit revolucionar dhe i Ushtrisė Ēlirimtare pėr shkatėrrimin e planeve tė pushtuesve gjermanė e tė tradhėtarėve, po edhe tė planeve kundėrrevolucionare qė anglo - amerikanėt mund tė vinin nė zbatim nė rast zbarkimi tė trupave tė tyre nė Shqipėri ose me anė tė agjenturave e tė misioneve tė tyre ushtarake. Dėshtimi i Mukjes do ta nxiste reaksionin pėr minimin dhe shkatėrrimin e pushtetit tė kėshillave e tė rolit udhėheqės tė PKSH drejt pėrdorimit tė mjeteve tė tjera, forcės sė armatosur, me qėllim rivendosjen e pushtetit tė vjetėr ēifligaro - borgjez me bekimin e pushtuesve gjermanė. Pa asnjė kundėrshtim reaksioni e mbėshteti idenė e vendosjes sė regjimit tė Zogut, qė nxorri Legaliteti nė shesh, ēka e tregoi qartė krjimi prej tyre i “Regjencės” kuislinge, vėnia e zogistėve nė poste tė rėndėsishme nė Qeverinė dhe xhandarmėrinė kolaboracioniste, dhėnia pa kufizim liri Legalitetit pėr tė botuar e pėr tė shpėrndarė organet e tij tė shtypit dhe pėr tė ushtruar veprimtarinė e vet nė qytetet dhe krahinat e pushtuara nga trupat gjemane. Nė veēanti “rivendosjen” e regjimit tė Zogut e mbėshtetėn qeveritė britanike e amerikane, tė cilat i frynė aq shumė tymnajės sė bisedimeve qė Ēėrēilli zhvilloi nė Londėr me Zogun pėr krijimin e njė qeverie mbretėrore shqiptare nė mėrgim.

Ndodhur pėrpara kėsaj situate, Enver Hoxha dhe Komiteti Qendror i Partisė udhėzonin se nė radhė tė parė na paraqitet ēėshtja e pushtetit, vendosja kudo e kėshillave nacionalēlirimtarė, forcimi dhe mbrojtja e tyre nga ēdo tentativė e Ballit ose e ndonjė partie tjetėr, qė do tė pėrpiqej t’i sabotonte ose t’i luftonte haptazi. Pėr kėtė punė - porosiste Enver Hoxha - nuk duhet tė ketė dy kuptime: vetėm pushteti i kėshillave duhet tė ekzistojė dhe asnjė pushtet tjetėr dhe se nuk ka kompromis e dualitet nė kėtė gjė.
Nė zbatim tė kėtyre orientimeve iu dha njė grusht i fortė manovrave tė pushtuesve gjermanė e tė reaksionit tė brendshėm. Nė bazė organet e organizatat e Partisė zhvilluan njė propagandė e agjitacion tė gjithanshėm pėr demaskimin e regjimit tė vjetėr zogollian, si njė regjim mjerimi dhe shtypjeje, ua bėnė tė qartė masave popullore se pushtetin politik as ta liron e as ta fal kush, se vetė populli shqiptar ėshtė ai qė do tė vendosė fatin e tij me armėt qė ka marrė nė dorė e nuk do tė lejojė t’i imponohet regjimi i Zogut dhe se nuk kanė kurrfarė tė drejte anglezėt e amerikanėt tė pėrzihen nė ēėshtjen e regjimit e nė punėt e tjera politike e ushtarake tė popullit shqiptar.
Njė varg masash tė tjera u morėn ndėrkohė nė bazė tė vendimeve tė Konferencės sė Dytė Nacionalēlirimtare, tė Statutit e tė Rregullores sė kėshillave tė miratuara nė Konferencė. Nė qytetet dhe krahinat e ēliruara u bėnė zgjedhjet e kėshillave tė reja nacionalēlirimtarė, u mbajtėn nė disa qarqe konferenca nacionalēlirimtare tė qarkut, kėshillat u spastruan nga njerėzit e lėkundur, u pėrmirėsua veprimtaria qeverisėse e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar, e kėshillave tė qarqeve, krahinave dhe qyteteve tė ēliruar, u ngritėn pranė kėtyre organet ekzekutive e tė aparatit administrativo – ekonomik; tani kėshillat nacionalēlirimtarė kishin mbėshtetjen e fortė tė masave popullore. Ky bashkim i masave popullore rreth Partisė dhe kėshillave nacionalēlirimtarė u ēimentua edhe mė shumė nė gjithė vendin me ngritjen e kėshillave tė Rinisė Antifashiste dhe tė Gruas Antifashiste.

XIV

Partia ndodhej pėrballė detyrash e provash tė tjera tė rėnda e vendimtare. Koha nga janari deri nė shtator 1943 ishte njė periudhė e forcimit organizativ tė Frontit dhe e pjekjes sė kushteve pėr tė bėrė njė hap tjetėr mė tė madh drejt forcimit e konsolidimit tė bashkimit tė popullit shqiptar nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe tė pushtetit tė kėshillave nacionalēlirimtarė si pushteti i vetėm politik i ligjshėm i popullit nė Shqipėri.
Duhej mbajtur Konferenca e Dytė Nacionalēlirimtare e Popullit Shqiptar. Partia dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar kishin kohė qė pėrgatiteshin pėr organizimin e saj. Kjo Konferencė u thirr me inisiativėn e Enver Hoxhės i mbėshtetur nga KQ i Partisė dhe me vendim tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar. Punimet e saj u vendos tė mbaheshin nė Labinot, mė 4 - 9 shtator 1943, nė Shtėpinė e Sami Bahollit, atje ku ishte mbajtur dhe Konferenca e Parė e Vendit e PKSH.
Pėr mbajtjen e kėsaj Konference ideja nuk lindi papritur nė fundin e gushtit 1943, ajo as u mbajt pėr ato qė ndodhėn nė Mukje. Situata e gushtit 1943 dhe Mukja shėrbyen si faktorė qė pėrshpejtuan mbledhjen e Konferencės sė Dytė Nacionalēlirimtare. Enver Hoxha dhe PKSH tregoheshin nė veēanti shumė tė vėmendshėm nė rastet kur organizoheshin mbledhje tė pėrmasave kombėtare dhe nuk lejonin qė ato tė bėheshin si rastėsisht; ai u mor pėrsonalisht me organizimin e pėrgatitjet e Konferencės deri nė hollėsi.
Qysh nė Konferencėn e Pezės nė shtator 1942, nė tė cilėn u hodhėn themelet e Frontit e tė kėshillave nacionalēlirimtarė, ne theksuam - shkruan Enver Hoxha - se nė tė ardhmen, kur kėshillat tė qenė ngritur e shtrirė nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė vendit, kur tė qe rritur e konsoliduar roli e autoriteti i tyre nė popull, duhej tė organizohej Konferenca e Dytė Nacionalēlirimtare pėr tė bėrė bilancin e asaj ē’qe arritur e pėr tė pėrcaktuar detyrat pėr tė ardhmen. Konferenca e Parė e PKSH e marsit 1943, duke vlerėsuar punėn e madhe qė ishte bėrė nė kėtė drejtim tė rėndėsishėm tė luftės, arriti nė pėrfundimin se kushtet pėr Konferencėn e Dytė Nacionalēlirimtare tė Popullit Shqiptar po piqeshin, kurse, pak muaj mė pas, nė mbledhjen e korrikut 1943, Kėshilli i Pėrgjithshėm nė Labinot, vendosi pėrfundimisht pėr thirrjen e saj nė njė tė ardhme tė afėrt.
Enver Hoxha, pasi mori pjesė nė inaugurimin e Brigadės sė Parė Sulmuese, mė 15 gusht 1943, nė Vithkuq tė Korēės, qė nga Vithkuqi, bashkė me disa shokė tė tjerė, pas njė marshimi tė gjatė e tė pandėrprerė, duke kaluar pėrmes Gorės, Oparit e zonave tė Librazhdit, arrin nė dhjetėditshin e fundit tė gushtit nė Labinot tė Elbasanit. Me shokėt e Byrosė Politike tė KQ tė PKSH, qė kishin mundur tė vinin nė Labinot, organizon njė mbledhje nė tė cilėn iu kėrkua Ymer Dishnicės tė bėnte njė raportim tė hollėsishėm pėr Mbledhjen e Mukjes. Ky, edhe pse e pranoi fajin, nė analizėn qė bėri Byroja Politike u pėrpoq tė justifikohej e ta largonte atė nga vetja. Ndaj Byroja Politike propozoi pėrjashtimin e tij nga radhėt e saj, po shqyrtimi e vendosja e kėsaj ēėshtjeje u la tė bėhej nė mbledhjen e rregullt tė KQ tė PKSH-sė.
Konferenca e Dytė Nacionalēlirimtare i filloi punimet, mė 4 shtator 1943, nė Labinot. Nė tė morėn pjesė afro 50 delegatė, tė zgjedhur nga kėshillat nacionalēlirimtarė nga i gjithė vendi, delegatė tė organizatave antifashiste, qė kishin aderuar nė Frontin Nacionalēlirimtar, tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, si dhe anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Pėrkohshėm. Abaz Kupi mungonte, po si ftesa, ashtu dhe problemet qė do tė diskutoheshin, i ishin dėrguar si gjithė tė tjerėve nė kohėn e duhur.
Problemi kryesor qė trajtoi Konferenca ishte ēėshtja e pushtetit demokratik popullor nė Shqipėri, e cila, me thellimin e procesit revolucionar tė luftės, merrte njė rėndėsi gjithnjė mė tė madhe, aq mė tepėr qė Balli Kombėtar dhe reaksioni nė pėrgjithėsi bėnin tė gjitha pėrpjekjet pėr tė marrė pushtetin politik nė duart e tyre.
Sikurse ishte vendosur, nė Konferencė janė mbajtur 6 referate, ka pasur shumė diskutime e debate, ndėr tė cilėt shquhen Medar Shtylla, Omer Nishani, Nako Spiru, Spiro Moisiu, Baba Faja, Hasan Pulo, Abdyl Agalliu, Ramadan Ēitaku, Et’hem Bajrami, Spiro Koleka. Kanė folur dhe Koēo Tashko, Sejfulla Malėshova, Hulusi Spahiu, Ymer Dishnica, Kadri Hoxha e ndonjė tjetėr. Si referatet dhe diskutimet janė pėrshkuar nga njė ide e pėrbashkėt: pushteti duhet tė centralizohej, tė shpallej pushteti i vetėm i popullit nė Shqipėri dhe tė bėheshin tė gjitha pėrpjekjet qė ky pushtet tė ushtronte sa mė mirė detyrat e rolin e tij nė gjithė vendin, si dhe tė forcohej e tė mbrohej si pushtet i pacėnueshėm i popullit kryengritės.
Konferenca ka vlerėsuar se punėt nuk ecnin si nė vaj. Nė ato momente Enver Hoxha theksonte se nė veprimtarinė e kėshillave kishte tė meta e dobėsi. Po kryesorja ishte se kėshillat ekzistonin e vepronin, njiheshin nga populli dhe luanin rolin e pushtetit tė popullit. Ky realitet duhej ligjėruar e duhej shpallur, qė tė mos e rrėmbenin tė tjerėt. Rreth kėtij problemi Enver Hoxha kishte pėrgatitur dhe mbajti nė Konferencėn e Dytė Nacionalēlirimtare referatin me temė “Mbi qėndrimin kundrejt rrymave tė ndryshme jashtė Lėvizjes Nacionalēlirimtare”. Nė referat ai u bėn njė analizė tė plotė vijės e punės sė Partisė pėr krijimin e forcimin e Frontit e tė kėshillave nacionalēlirimtarė, trajtonte me hollėsi ēėshtjen e Ballit Kombėtar dhe Mbledhjen e Mukjes, ka theksuar se ballistėt tani qė hodhėm poshtė ujdinė e Mukjes po pėrpiqen tė gjejnė shtigje tė tjera drejt pushtetit dhe ka propozuar qė Konferenca tė merrte vendim pėr t’i shpallur kėshillat nacionalēlirimtare pushtet tė vetėm tė popullit nė Shqipėri.
Pjesėmarrėsit dhe ata qė kanė diskutuar nė Konferencė kanė mbėshtetur me duartrokitje referatin e Enver Hoxhės, kanė pranuar konkluzionet e Komitetit Qendror tė paraqitura nė Konferencė prej tij, kanė aprovuar qėndrimin e mbajtur prej Kėshillit tė Pėrgjithshėm ndaj Ballit Kombėtar e rrymave tė tjera nė pėrgjithėsi e ndaj Mukjes nė veēanti. Nė diskutimin e tij Ymer Dishnica edhe kėtu e ka pranuar, nė pėrgjithėsi, fajin e madh qė kishte bėrė, po sėrish ėshtė pėrpjekur tė justifikonte gabimin. Gjinishi i ka bėrė bisht pėrgjegjėsisė duke nxierrė lloj - lloj justifikimesh, po ndėrhyrjet e Enver Hoxhės dhe tė diskutantėve tė tjerė nuk e kanė lejuar tė kalonte lehtė njė gjė tė tillė. Konferenca e Dytė Nacionalēlirimtare e Labinotit e dėnoi botėrisht Marrėveshjen e Mukjes si njė akt qė cėnonte parimet themelore tė Konferencės sė Pezės dhe ishte kundėr interesave tė Luftės Nacinalēlirimtare e tė bashkimit tė popullit shqiptar. Ajo i shpalli kėshillat nacionalēlirimtarė si pushteti i vetėm i popullit nė Shqipėri. Me kėtė vendim dėnoi me forcė kompromisin tradhėtar tė Mukjes pėr ndarjen e pushtetit me Ballin Kombėtar, u dha njė goditje tė fortė pėrpjekjeve tė reaksionit pėr marrjen e pushtetit dhe afirmoi njė realitet tė madh historik: lindjen e pushtetit popullor nė zjarrin e luftės.Vendimet qė mori Konferenca e Dytė Nacionalēlirimtare pėr luftėn e armatosur tė popullit shqiptar dhe pėr pushtetin e tij patėn vlera tė jashtėzakonshme, prandaj ajo do tė mbetet njė prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme nė vargun e ngjarjeve tė mėdha tė LANĒ - it.
Nė pėrfundim tė punimeve tė saj, Konferenca e Dytė Nacionalēlirimtare mori njė varg masash qė shėrbenin pėr forcimin e zgjerimin e bazės demokratike dhe pėr centralizimin e pushtetit popullor, e rriti Kėshillin e Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar nė 62 anėtarė nga 7 anėtarė tė zgjedhur nė Konferencėn e Pezės. Nga ana e tij, Kėshilli zgjodhi Kryesinė e vet tė pėrbėrė prej 16 anėtarėsh: Mustafa Xhani, Myslim Peza, Omer Nishani, Enver Hoxha, Kostė Boshnjaku, Ymer Dishnica, Ollga Plumbi, Liri Gega, Haxhi Lleshi, Fetah Ekmekēiu, Medar Shtylla, Nako Spiru, Sejfulla Malėshova, Ramadan Ēitaku, Abaz Kupi dhe Spiro Moisiu. Konferenca hartoi e pranoi Statutin e Rregulloren e Kėshillave Nacionlēlirimtarė, dokumente kėto me rėndėsi kushtetuese dhe vendosi qė tė ngriheshin organet ekzekutive me aparatin e tyre administrativo - ekonomik. Nė kėtė kohė vendi po hynte nė rrugėn e ndėrtimit tė shtetit tė ri demokratik.
Enver Hoxha tregoi interesim tė veēantė qė nė Konferencė tė zinin vendin e duhur problemet e rinisė, tė grave e tė universitarėve, pėr tė cilat folėn Nako Spiru, Nexhmije Xhuglini, Ollga Plumbi, Ela Gjikondi. Ajo njohu organizatat e Bashkimit tė Rinisė Antifashiste, tė Bashkimit tė Grave Antifashiste, tė Bashkimit tė Universitarėve Antifashistė, tė krijuara pak kohė pėrpara nėn kujdesin e Partisė Komuniste. Konferenca propozoi qė kėtyre organizatave, qė ishin pjesė pėrbėrese tė Frontit Nacionalēlirimtar, qė pėrfshinin masat e tė rinjve e tė grave prej klasave e shtresave tė ndryshme tė vendit dhe qė nuk kishin program tjetėr veē atij tė Frontit, t’u jepej njė ndihmė e pėrkrahje sa mė e madhe.

Konferenca e Dytė Nacionalēlirimtare e Labinotit nuk ushqeu ndonjė shpresė se Balli Kombėtar mund tė hiqte dorė nga rruga e tradhėtisė, ndaj u vendos tė mbahej kundrejt tij njė qėndrim i prerė: tė demaskoheshin deri nė fund politika e tij antikombėtare e antipopullore, demagogjia e tij pėr bashkim, synimet e tij pėr tė mbjellė pėrēarje e pėr tė shkaktuar vėllavrasjen. Ndėrkohė, u dha porosi qė tė mos hiqej dorė nga pėrpjekjet pėr tė shfrytėzuar qoftė dhe momentin mė tė vogėl pėr bashkėpunim me Ballin dhe rrymat e tjera politike jashtė lėvizjes nacionalēlirimtare, por vetėm nė bazė tė platformės sė Konferencės sė Pezės dhe, para sė gjithash, nė bazė tė pjesmarrjes nė luftėn pa kompromis e pa ndėrprerje kundėr pushtuesve, si dhe tė pranimit tė kėshillave nacionalēlirimtarė si i vetmi pushtet i popullit. Mbėshtetur nė vendimet e Konferencės sė Labinotit, Enver Hoxha nė emėr tė Komitetit Qendror tė PKSH i porosiste komitetet qarkore tė paraqisnin mirė nė popull Ballin si pėrēarės dhe shkaktar vėllavrasjeje, t’i bėhej e qartė atij se politika e Ballit ēonte nė pėrpjekje me armė dhe tė arrihej qė i tėrė populli tė revoltohej pėr kėtė gjė dhe pėrgjegjėsitė tė binin, siē ishte e vėrteta, mbi Ballin Kombėtar.



XV

Udhėheqėsi i PKSH dhe Komisari Politik i Shtabit tė Pėrgjithshėm vlerėsonte se kryesor mbetej problemi i forcimit tė ushtrisė. Ai vuri nė veprim tė gjitha aftėsitė e tij pėr krijimin, rritjen dhe forcimin e Ushtrisė Nacionalēlirimtare, ndoqi me kujdes punėn pėr formimin e organizimin e formacioneve tė mėdha tė saj, pėr t’i kompletuar me armatime e me kuadro ushtarakė dhe mori pjesė drejtpėrdrejtė nė pėrurimin e tyre, duke filluar me Brigadėn e Parė Sulmuese .
Nė vjeshtė tė vitit 1943, Komiteti Qendror i PKSH udhėzonte qė nė Ushtrinė Nacionalēlirimtare tė hynte shumica e anėtarėve tė Partisė dhe e tė rinjve komunistė. Kėsaj thirrjeje iu pėrgjigjėn me mijėra tė rinj nga radhėt e fshatarėve, tė punėtorėve e tė nxėnėsve. Qė nga 10 korriku 1943, Ushtria Nacionalēlirimtare ishte rritur dyfish, u formuan nė vjeshtė dy brigada tė reja partizane, Brigada e Dytė, Brigada e Tretė e kėshtu me radhė.
Nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Enver Hoxha udhėhiqte veprimet luftarake, drejtonte dhe ndiqte me kujdes zbatimin e planeve tė tij pėr formimin e brigadave, grupeve e batalioneve tė reja partizane, pėr pėrgatitjen e aftėsimin e kuadrove dhe pėr sigurimin e ushqimeve e tė veshmbathjes, kritikonte dhe vinte nė udhė tė drejtė ato komanda qė shkelnin ose nuk zbatonin me mjeshtėri kėrkesat e luftės partizane. Masat qė mori Shtabi i Pėrgjithshėm bėnė tė dėshtonte ēdo pėrpjekje e gjermanėve pėr tė vėnė nė zbatim taktikėn e tyre tė luftės kundėr partizanėve dhe pėr t’u imponuar reparteve partizane luftėn frontale. Arritjet nė luftėn kundėr pushtuesve gjermanė, zgjerimi dhe forcimi i pushtetit popullor e rritėn mė shumė autoritetin e PKSH, shpejtuan dėshtimin e hitlerianėve dhe tė reaksionit tė brendshėm e tė atij imperialist anglo - amerikan pėr tė veēuar partizanėt nga populli; masat popullore u bėnė mė tė ndėrgjegjshme pėr nevojėn e luftės pa kompromis deri nė fitoren pėrfundimtare.
Pushtuesit gjermanė dhe tradhėtarėt e vendit nuk mund tė pajtoheshin me gjendjen dhe pėr ta ndryshuar situatėn nė dobi tė vet vunė nė veprim tė tėra forcat, duke goditur pa mėshirė Partinė Komuniste dhe UNĒSH. Nė dimrin e vitit 1943 - 1944, pushtuesit gjermanė vendosėn tė organizonin me ndihmėn e tradhėtarėve njė mėsymje tė pėrgjithshme ushtarake, mė e madhja e mė e egra nė historinė e Luftės, pėr tė asgjėsuar PKSH, Lėvizjen Nacionalēlirimtare dhe forcėn e tyre tė armatosur - Ushtrinė Nacionalēlirimtare.
Komanda gjermane pėrdori pėr t’ia arritur qėllimit tė saj katėr divizione dhe disa mijėra ballistė e zogistė, me rreth 45 mijė veta, ndėrsa Ushtria Nacionalēlirimtare kishte nė kėtė kohė 20 mijė luftėtarė. Po nazistėt e dinin se nė Shqipėri kishin kundėrshtar gjithė popullin e jo vetėm partizanėt, prandaj e vlerėsonin tė pamjaftueshėm numrin e forcave tė tyre pėr tė zhvilluar mėsymjen e pėrgjithshme me anė tė njė operacioni tė vetėm e tė menjėhershėm. Ata gjeten si rrugėn mė tė pėrshtatshme kryerjen e njė vargu operacionesh njėri pas tjetrit, nė zona tė ndryshme tė vendit e nė qytetet kryesore, pėr ta asgjėsuar Luftėn Nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar pjesė - pjesė. Operacioni i parė armik i kėtij vargu u krye nė Pezė, nė nėntor 1943 dhe mėsymja e pėrgjithshme armike u mbyll me operacionin nė Malėsitė e Gjakovės, nė shkurt 1944.
Ndryshe nga ē’e kishin menduar, trupat armike ndeshėn kudo nė qendresėn heroike tė partizanėve e tė popullit. Dhe pse nė rrethana tepėr tė vėshtira, pėrballė njė kundėrshtari tri - katėr herė mė tė madh nė numėr e superior nė mėnyrė tė pakrahasueshme nė teknikė luftarake, repartet e njėsitė e UNĒSH nuk e lejuan nė asnjė rast armikun tė shkelte zonat e lira pa luftime tė ashpra, ruajtėn nė shumicėn dėrmuese tė tyre aftėsinė e gatishmėrinė luftarake, manovruan me shkathtėsi, u dhanė forcave gjermane e tė reaksionit tė brendshėm goditje dėrmuese tė befasishme, i detyruan tė tėrhiqeshin.
Nė operacionin e dimrit Enver Hoxha u gjend nė qendėr tė “ciklonit”. Si asnjė herė mė parė u krijua njė gjendje shumė e rrezikshme pėr udhėheqjen e Komitetit Qendror, tė Shtabit tė Pėrgjithshėm e tė Frontit me Enver Hoxha nė krye, tė cilėt mbetėn tė bllokuar nga armiqtė nė zonėn Ēermenikė - Shėngjergj - Martanesh. Forcat naziste, balliste e zogiste pėrdorėn tė gjitha mjetet e mėnyrat pėr tė zbuluar dhe pėr tė asgjėsuar udhėheqjen e Luftės Nacionalēlirimtare, po nuk ia arritėn qėllimit. Jo pak fshatarė i dinin bazat ku strehohej Enver Hoxha me shokė, po asnjėri nuk u frikėsua nga kėrcėnimet e armiqve dhe nuk i tradhėtoi Udhėheqėsin, Partinė Komuniste dhe Shtabin e Pėrgjithshėm.
Nė dimrin 1943 - 1944 u vėrtetua dhe mė qartė se sa tė shėndosha ishin lidhjet e Partisė e tė Komandantit me masat, sa e drejtė ishte vija politike e saj. Njerėz tė thjeshtė tė popullit, trima e patriotė, strehuan, ruajtėn e shoqėruan pėrmes rreziqesh tė mėdha Enver Hoxhėn me udhėheqės tė tjerė tė Partisė e tė LANĒ-it. Qenė kėta njerėz tė mrekullueshėm qė dhanė gjithēka nė pranverėn dhe nė verėn e vitit 1942, kur iu desh PKSH-sė dhe udhėheqjes sė saj tė pėrballonte njė nga fazat mė tė rėnda tė ilegalitetit e tė terrorit tė pushtuesit nė Tiranė. Po kėshtu nė dimrin 1943-1944 ata dhanė gjithēka kur njė pjese tė Shtabit tė Pėrgjithėshėm tė UNĒSH me Enver Hoxhėn nė krye iu desh tė pėrballonte ofensivėn armike tė dimrit, tė kapėrcente me gjakftohtėsi e heroizėm vėshtirėsi tė jashtėzakonshme e tė ēante rrethimin e gjithanshėm gjermano-ballist, duke kaluar fshatrave, lumenjve, pyjeve e maleve tė Elbasanit, tė Librazhdit e tė Gramshit, deri sa nė mars 1944, me forcat e veta dhe me ndihmėn e fshatarėve, dolėn nė zonėn e lirė tė Korēės, pa pėsuar dėme tė mėdha
Shtėpitė e ilegalėve dhe bazat e LANĒ-it janė tė shumta, disa janė thėnė mė lart nė lidhje me ngjarjet e mėdha konkrete tė Luftės dhe do tė mbeten tė paharruara, ashtu si do tė mbeten tė tilla : Baraka e Nushajve, e vėllezėrve Gogo, Kozma e Ksenofon Nushi, shtėpitė e Hatixhe (Ije) Farkės, Abdulla (Dullė) e Mine Ketės, Adivije e Zeqi Agollit, Adem e Sabrije Osmanit, Mersin Qylafkut, Tefta dhe Gaqo e Aleko Tashkos, Shyqyri Kėllezit, Hysen Dashit, Nijazi Demit e tė tjera nė Tiranė; tė Liko Gjonit, At Kokoneshit e At Risto Janit nė Mokėr; tė Ali Dishės, Zenel Dishės, Sherif Ēekės, Ram Ēekės, Halil Bozhiqit, Ram Karagjozit, Ali Gjurės etj. nė Shmil; tė Ali Shtėpanit nė Shėngjergj; tė Zyhra Koēit e Beg Ballės nė Orenjė; tė Met Muzhaqit nė Polis; tė Ali Myftiut nė Elbasan; tė Myftar Hoxhės nė Polis-Mirakė, tė Jaho e Musa Kalisė nė Fushbuall; tė Adem e Qazim Koēit nė Shushicė; tė Muēo e Mitro Bodurit nė Shelcan; tė Dokė Tollumit nė Trepsenisht; tė Foni e Spiro Dedes nė Nezhan; tė Belul Bicajt nė Seltė; tė Nezir Qetit nė Stror; tė Ymer Cohės e nėnė Hurmasė nė Galigat; tė File e Kadri Musait nė Kishtė; tė Tare Dyrmishit nė Bersnik; tė Kupe Gopeshit e Jakup Kuljes nė Gopesh etj. Njerėz tė tillė, qė i kthyen shtėpitė dhe kasollet e tyre tė varfėra nė “seli”, ku u zhvilluan nė siguri mbledhje, konferenca e aktive nga mė tė rėndėsishmet nė historinė e PKSH e tė LANĒ-it, qė ndanė me bijtė e bijat e Partisė edhe kafshatėn e fundit tė bukės, qė dhanė pėr Partinė dhe Luftėn gjithēka deri dhe jetėn e tyre, do tė mbeten pėr jetė nė ndėrgjegjen e popullit.“Ua kam borxh gjithė jetėn kėtyre njerėzve tė mrekullueshėm” - shkruan Enver Hoxha nė librin “ Mes njerėzve tė thjeshtė”.
Mėsymjen e tyre armike gjermanėt e shoqėruan me njė terror qė s’ishte parė tjetėr herė nė Shqipėri, grabitėn dhe bėnė shkrumb e hi fshatra tė tėra, pushkatuan, vranė, dogjėn tė gjallė, burgosėn dhe dėrguan nė kampet e shfarosjes mijėra burra, gra, pleq e fėmijė dhe i kthyen qytetet shqiptare nė fusha pėrqėndrimi. Nė ēdo kohė tė ditės e tė natės, nazistėt, xhandarėt e ballistėt thyenin dyert e hynin nėpėr shtėpi, shkatėrronin e plaēkitnin ē’tė mundnin, rrėmbenin me forcė tė rinj e tė reja, gra e pleq, i rrihnin, i vrisnin pa gjyq dhe i hidhnin nėpėr rrugė e nėpėr hendeqe, kufoma partizanėsh tė vrarė, tė kapur a tė nxjerrė nga varri i ngarkonin nė kafshė dhe i shėtisnin nėpėr rrugėt e qyteteve ose i ekspozonin nėpėr sheshet e pazarit. Nė ditėn e masakrės sė madhe tė 4 shkurtit 1944 nė Tiranė, kur brenda njė nate u nxorrėn nga shtėpitė, u pushkatuan dhe u lanė tė shtrirė nė rrugė 84 vetė, tė rinj e tė moshuar, tė gjithė atdhetarė tė mirė, antifashistė e komunistė, armiqtė shkruanin se “gjaku ėshtė njė shėrim rrėnjėsor pėr tė infektuemit dhe duhet tė rrjedhė rrėke nėpėr rrugėt e Tiranės, nėse kėrkojmė me rivendosė qetėsinė”. Qė populli tė lėshonte armėt, pėrdorėn edhe urine, shpallėn me bujė mė se njė herė se partizanėt ishin shkatėrruar dhe Partia Komuniste ishte asgjėsuar, me bindjen se populli do tė trembej, do tė ēoroditej e do tė dorėzohej, po as terrori e as mashtrimet nuk u siguruan qetėsi pushtuesve hitlerianė dhe tradhėtarėve shqiptarė.
Nė vend qė tė shuhej, lėvizja kryengritėse ēlirimtare u ndez edhe mė shumė. Ushtria Nacionalēlirimtare pikėrisht nė kėtė kohė mori nė dorė inisiativėn e veprimeve dhe u hodh nė kundėrmėsymje. Repartet dhe njėsitė partizane nė Shqipėrinė e Jugut, brenda shkurtit dhe marsit, pastruan gati gjithė krahinat e shkelura nga forcat gjermane e reaksionare gjatė operacionit. Njė pjesė e Brigadės sė Parė Sulmuese, siē shkruhet nė tekstin e “Historisė sė PPSH”, nė shkurt - mars, bėri marshimin e saj historik, u fut thellė nė prapavijat armike nėpėr Ēermenikė, Gollobordė, Mat, Shėngjergj, Pezė e Dumre, duke forcuar besimin e popullit nė UNĒSH dhe duke ndihmuar nė gjallėrimin e Lėvizjes Nacionalēlirimtare nė krahinat e Veriut tė vendit.
Populli kryengritės dhe Ushtria e tij Nacionalēlirimtare ua prishėn pushtuesve e tradhėtarėve planin e mėsymjes sė pėrgjithshme armike tė dimrit 1943 - 1944, por dėmet qenė tė mėdha dhe me pasoja tė rėnda dhe pėr UNĒSH, sidomos nė Shqipėrinė e Mesme e tė Veriut. Forcat e veta kryesore, me gjithė humbjet qė pėsoi, i ruajti Grupi i Pezės, i cili pėrballoi me trimėri dhe pesė operacione gjermano - tradhėtare, duke e bėrė zonėn e vet tė veprimeve njė kėshtjellė tė pamposhtur.
Nė ndeshjet me armiqtė pushtues e tradhėtarė dhanė jetėn si heronj nė fushėn e luftės dhe nga tė ftohtit, plagėt e rėnda e sėmundjet mbi 1000 partizanė, tė rinj, gra e pionierė, shumė anėtarė partie, nėntė anėtarė tė Komiteteve Qarkorė, njė komisar brigade dhe kandidati i KQ tė PKSH, Vasil Shanto, shumė u burgosėn dhe internuan, duke u bėrė burim frymėzimi pėr masat popullore. Po radhėt e Ushtrisė Nacionalēlirimtare as u rralluan e as u dobėsuan, pėrkundrazi u shtuan dhe u forcuan. Plani i Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr krijimin e brigadave tė reja partizane nuk u ndėrpre, u krijuan gjatė dimrit Brigadat e Katėrt, e Pestė, e Gjashte dhe e Shtatė dhe Ushtria Nacionalēlirimtare e kuadrot e saj fituan njė kalitje tė atillė morale e politike, qė nuk ishte njohur mė pare.
Dėme pėsuan mė shumė pushtuesit e tradhėtarėt. Nė njerėz ata pėsuan dėme gati tri herė mė shumė se partizanėt, po akoma mė tė shumta dėmet pėr ta ishin politike. Tani pjesa mė e madhe e forcave reaksionare filloi tė shikonte mė qartė e mė thellė kotėsinė e luftės qė bėnte kundėr Frontit Nacionalēlirimtar dhe e humbi besimin nė fitoren e kėsaj lufte. Armiqtė, duke mos mundur tė shkatėrronin shumicėn dėrrmuese tė kėshillave nacionalēlirimtarė dhe as tė bėnin tė ndėrpritej veprimtaria e tyre, panė me sytė e vet se si kėshillat i dhanė njė ndihmė tė gjithanshme Ushtrisė Nacionalēlirimtare.
Nė krye me Enver Hoxhėn, Partia Komuniste, Fronti, Ushtria Nacionalēlirimtare dhe populli shqiptar nė mėsymjen e pėrgjithshme armike tė dimrit 1943 - 1944 kaluan provėn mė tė madhe dhe mė tė rėndė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare. Ky dimėr provoi shkallėn e lartė tė ndėrgjegjes e tė gatishmėrisė sė popullit shqiptar pėr tė pėrballuar sakrificat e shumta qė kėrkonte lufta ēlirimtare, dėshmoi se Ushtria Nacionalēlirimtare Shqiptare ishte njė ushtri e organizuar, e disiplinuar, me moral tė lartė, besnike deri nė fund ndaj atdheut e popullit dhe tregoi se partizanėt shqiptarė nuk e humbėn asnjėherė besimin nė fitore, ishin gati tė vdisnin nga tė ftohtit e uria ose tė binin duke luftuar me pushkė nė dorė dhe armikut tė mos i dorėzoheshin. Komandantėt dhe komisarėt, tė gjithė kuadrot e luftės treguan mjeshtėri tė lartė nė pėrdorimin e taktikės partizane, zotėsi e pjekuri politike nė vlerėsimin e situatave dhe nė marrjen e vendimeve, si dhe inisiativė pėr veprime tė pavarura.
Enver Hoxha ndiqte, nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe me anė tė anėtarėve tė tij tė komanduar nėpėr zonat e ndryshme tė vendit, zbatimin e urdhėrave dhe tė udhėzimeve, bėnte vlerėsimin e situatave nga ana ushtarake e politike, jeptė udhėzime tė reja tė nevojshme dhe nuk e ndėrpreu asnjėherė kontrollin, ndihmėn dhe udhėheqjen e tij nė ushtri, qoftė dhe nė ditėt e rrethimit armik tė dimrit 1943-1944. Shtabi i Pėrgjithshėm mėnjanoi rrezikun e rėnies sė frymės luftarake, duke kėrkuar nga Ushtria Nacionalēlirimtare tė hidhej papritur nė kundėrmėsymje. Sulmi - theksonte Enver Hoxha - mban lart moralin e ushtrisė, demoralizon armikun, zhvleftėson epėrsinė numerike dhe teknike tė tij, ėshtė e vetmja mėnyrė luftarake qė i pėrshtatet ushtrisė revolucionare.
Populli shqiptar e pa dhe e kuptoi se Partia Komuniste ishte forca e vetme udhėheqėse e zonja pėr tė siguruar zhdukjen e zgjedhės sė huaj, pėr tė fituar lirinė e pavarėsinė kombėtare, pėr tė mbrojtur interesat e vendit. Dhe nė ēastet mė tė rrezikshme, luftėtarėt e UNĒSH e masat e popullit nė fshat e nė qytet, nė zonat e lira e tė pushtuara, e ndienin dorėn e kujdesshme tė Partisė, e shikonin qė ajo nuk i kishte braktisur, ngriheshin nė luftė me fjalėn e saj. Pikėrisht nė kohėn e luftimeve mė tė ashpra e gjatė marshimeve tė rėnda, komisarėt e seksionet politike, organizatat e Partisė mbanin lart moralin dhe shpirtin luftarak tė partizanėve, zhvillonin punė politike tė gjithanshme, pėr tė siguruar suksesin e veprimeve luftarake, ngrihej lart roli pararojė i komunistėve nė luftė dhe nė pėballimin e vuajtjeve e sakrificave.
Nė periudhėn e dimrit 1943 - 1944, nė Ushtrinė Nacionalēlirimtare u rrit numri i anėtarėve tė Partisė me komunistė tė sprovuar nė pėrleshjet me armiqtė dhe nė situatat mė tė ndėrlikuara tė luftės. Nė qytetet dhe krahinat e pushtuara kishte mbetur njė numėr i kufizuar komunistėsh, po puna e Partisė nuk u dobėsua, u riorganizuan celulat e Partisė dhe aktivet e Rinisė Komuniste nė pėrshtatje me gjendjen e terrorit dhe tė ndjekjeve tė egra nga ana e armiqve; nuk u ndėrprenė as botimi e shpėrndarja e buletineve, komunikatave, trakteve dhe thirrjeve drejtuar popullit. Aksionet e guximshme qė kryenin njėsitet guerile, sipas planit tė Komiteteve Qarkorė, nuk e linin pėr asnjė ēast tė qetė armikun dhe nuk lejonin tė binte poshtė morali i popullsisė sė qyteteve.
Nė situatat mė tė ndėrlikuara tė luftės rėndėsi vendimtare pati roli i Enver Hoxhės nė udhėheqje tė pandėrprerė tė Komitetit Qendror tė Partisė dhe me lidhjet e pėrhershme me Komitetet Qarkorė e me organet politike tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare. Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė nuk i shkėputi kurrė lidhjet me anėtarėt e Komitetit Qendror tė shpėrndarė nė tė gjitha anėt e vendit pėr tė udhėhequr nga afėr luftėn, tė cilat siguroheshin duke kapėrcyer njė mijė pengesa e rreziqe dhe nuk u ndėrprenė as kur udhėheqėsit kryesorė tė Partisė me Enver Hoxhėn nė krye ndodheshin tė bllokuar nė malet e Ēermenikės, Shėngjergjit e Martaneshit. Komandanti studionte me vėmendjen mė tė madhe raportet dhe njoftimet, nxirrte konkluzione dhe bėnte pėrgjithėsime mbi gjendjen nė tėrėsi dhe mbi gjendjen e veprimtarinė e Partisė nė ēdo terren e nė ēdo repart ushtarak, hartonte dhe dėrgonte udhėzimet e nevojshme, kritikonte gabimet e tė metat dhe i mėsonte shokėt si tė vepronin pėr zgjidhjen e problemeve tė koklavitura, vinte nė dijeni pėr problemet e rėndėsishme tė gjithė anėtarėt e Komitetit Qendror, u kėrkonte atyre tė jepnin mendime dhe tė bėnin propozime pėr zgjidhjen e situatave.
Enver Hoxha udhėzonte se atje ku ka popull duhet tė jemi edhe ne, sado i madh qė tė jetė reaksioni. Ky ishte parimi themelor qė i udhėhiqte anėtarėt e Partisė pėr tė mos lėnė qė tė ulej morali i masave nė ēastet e rėnda qė kalonte vendi dhe pėr tė asgjėsuar presionin e armiqve mbi popullsinė. Nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Enver Hoxhės, dėshtuan orvatjet e pushtuesve e tė tradhėtarėve pėr tė nxitur e detyruar rininė tė largohej nga Ushtria Nacionalēlirimtare, u demaskuan zhurmat qė ngritėn nazistėt e reaksionarėt nė lidhje me disa deklarata antikomuniste, tė pėrgatitura prej tyre dhe tė nėshkruara nga tė rinj tė veēuar, tė cilėt lėkundeshin nė ēaste tė vėshtira.
Nuk patėn sukses as pėrpjekjet e armiqve pėr ta tėrhequr rininė shqiptare me anė tė klubeve dhe tė rretheve sportive e kulturore, sikurse u dėshtoi, qė nė embrion, orvatja pėr tė krijuar tė ashtuquajturėn organizatė tė “Rinisė indipendente”. Nė rastin kur mori vesh se nė Komitetin Qarkor tė Tiranės ishte shprehur njė mendim pėr tė lejuar disa tė rinj qė, pėr tė shpėtuar nga burgosja dhe internimi, tė deklaronin se “nuk merreshin me politikė”, Enver Hoxha e kritikoi rėndė kėtė pikėpamje dhe tėrhoqi vėmendjen pėr tė mos rėnė nė kurthin e armiqve. Si pėrgjigje, nė njė trakt tė saj tė 17 janarit 1944, Rinia antifashiste shkruante se ”ka vetėm njė rrugė, vetėm njė vendim: luftė deri nė fitore.. Rinia Antifashiste nuk ligėshtohet para litarit, nuk tronditet para plumbit, nuk e humbet kurajėn pėrparė sulmeve tė armikut dhe tė tradhtarėve. Ajo ka bindjen nė fitoren e kauzės sė saj e tė popullit. Ajo ka vendosur tė fitojė me ēdo kusht. Dhe do tė fitojė”.
PKSH kishte parashikuar se dalja e Legalitetit nė skenė si pjesė e reaksionit tė brendshėm dhe pa rrėnjė tė thella e mbėshtetje tė gjėrė nė popull do tė vėrtetonte shpejt tronditjen e pėrēarjen nė radhėt e “krereve tė kombit”, tė Ballit Kombėtar nė veēanti, tė cilėt, duke e kuptuar se ky e kishte humbur davanė dhe tė frikėsuar nga mundėsia e shfaqjes sė Zogut, u detyruan t’i kthenin sytė nga Fronti Nacionalēlirimtar e tė mendonin pėr ndėrmarrjen e ndonjė hapi tjetėr. Madje disa elementė pseudonacionalistė dėrguan mesazhe pranė drejtuesve tė Frontit nė Tiranė, duke thėnė se kishin ndėrmend tė shkėputeshin nga Balli dhe tė krijonin njė “Parti Demokratike”, tė hynin si parti nė front, tė njihnin kėshillat dhe tė luftonin me armė kundėr pushtuesit?! Por ata nuk arritėn tė bėhen tė gjallė, kishin marrė fund nga ēdo pikėpmaje. PKSH, situatave tė tilla komike, nuk ua vinte veshin.
Enver Hoxha hodhi poshtė dhe njė propozim tė Sejfulla Malėshovės, i cili, duke mashtruar Nako Spirun, i propozonte pėrmes kėtij Enver Hoxhės, qė tė lejohej formimi i njė “Partie Republikane Demokratike” duke futur nė radhėt e saj dhe elementė tė Frontit Nacionalēlirimtar, me qėllim qė gjoja tė ndihmoheshin e tė tėrhiqeshin nė Front njerėz tė Ballit Kombėtar, tė cilė ishin kundėr krerėve tė tyre. Formimi i njė partie tė tillė u quajt njė gjė krejt artificiale dhe e dėmshme pėr luftėn ēlirimtare. I ktheva njė pėrgjigje tė rreptė e tė prerė Nako Spiros - shkruan Enver Hoxha - dhe, nėpėrmjet tij, autorit kryesor pėr “krijime partish”, Sejfullait dhe i porosita tė mos vritnin kohėn, po tė merreshin me punė.
Po kėshtu kur, fill pas Mbledhjes sė Mukjes, Ali Kėlcyra i dėrgonte ftesė PKSH, nė emėr tė “Komitetit tė Shpėtimit”, qė kjo tė shkonte pėrsėri nė bisedime me Ballin, megjithėse Mbledhja e Mukjes ishte dėnuar botėrisht si tradhėti ndaj LANĒ –it e gjakut tė derdhur tė partizanėve, ose kur mbreti Zog pėrpiqej nė Londėr tė krijonte njė qeveri nė mėrgim, ndonėse nė prag tė Kongresit tė Pėrmetit, ku atij do t’i ndalohej kthimi nė Shqipėri pa njė vendim popullor pėr formėn e regjimit, Sejfulla Malėshova i kėrkonte Enver Hoxhės “tė shkojmė nė bisedime!”dhe “tė bashkėpunojmė me Zogun!”. Enver Hoxha i hodhi poshtė dhe nuk u pajtua kurrė me pikėpamje, presione a qėndrime tė tilla oportuniste.
KQ i PKSH tregonte shumė vėmendje pėr drejtuesit e Partisė, qė ata tė mos binin nė pesimizėm dhe tė mos e humbisnin besimin nė forcat e veta, tė Partisė e tė popullit, qoftė dhe nė rrethanat mė tė vėshtira. Nė rastet kur u vunė re shfaqje pesimizmi gjatė dimrit 1943 - 1944, Enver Hoxha tėrhiqte vėmendjen se lufta e revolucioni kėrkojnė sakrifica e vetmohim, tė cilat disa njerėz nuk janė nė gjendje t’i pėrballojnė. Situata ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė, shumė e vėshtirė.. - thoshte ai - por bash nė kėtė situatė tė vėshtirė tė pėrpiqemi tė mos humbasim nordin.., e quante njė gabim tė madh rėnien nė dėshpėrim pėr shkak tė humbjeve dhe shtonte se nuk ka luftė pa humbje dhe pa dėme. Kryesorja ėshtė tė mos humbasėsh besimin nė forcat e veta e tė popullit, tė dish tė grumbullosh forcat, tė manovrosh me mjeshtėri, tė vėsh nė vend humbjet, tė jesh i pėrgatitur pėr rrethanat mė tė kėqia dhe i zoti tė kthesh gjendjen nė dobinė tėnde.
Enver Hoxha njeherėsh kritikonte shfaqjet e euforisė, qė dukeshin nė organizata tė Partisė e shokė tė veēantė, tėrhiqte vėmendjen tė ruhej konspiracioni i kuadrove e anėtarėve tė Partisė dhe porosiste qė hapur tė dilnin si drejtues tė pushtetit vetėm ata shokė qė ishte e domosdoshme. Mbi tė gjitha bėnte kujdes tė ruheshin, tė mbaheshin tė pastra dhe tė forta radhėt e Partisė, i porosiste kuadrot drejtues tė punonin me trimėri, po dhe me mend dhe tė mos futeshin qorrazi nėpėr rreziqe pa qenė nevoja, kėrkonte tė shquheshin si udhėheqės politikė tė matur e tė urtė, organizatorė tė aftė nė pėrshtatje me rrethanat, tė tregoheshin vigjilentė ndaj mjeteve e taktikave qė pėrdorte armiku pėr tė shfarosur organizatorėt e Partisė e kuadrot drejetues. Partia kėrkonte qė tė ruheshin tė pastra radhėt e saj, tė qėndrohej syhapur ndaj provokatorėve e atyre qė kishin shfaqur mė parė frymė tė theksuar grupazhi, frymė kjo qė kishte rrezik tė ringjallej nė ato situata tė vėshtira.
Duke qenė nėn efektin e propagandės sė pushtuesit e tė tradhėtarėve kuislingė, u gjenden edhe disa njerėz tė Luftės Ēlirimtare, tė cilėt u lėkunden e u thyen, madje deri anėtarė tė zgjedhur nė kėshillat nacionalēlirimtarė. Enver Hoxha porosiste qė tė bėhej kujdes pėr kėta njerėz dhe vetė i trajtonte me vėmendjen mė tė madhe rastet e kasaj natyre sado tė rralla qė ishin. Pas kapitullimit tė Italisė, pati ndonjė anėtar kėshillash nacionalēlirimtarė deri nė Kėshillin Nacionalēlirimtar tė Tiranės, qė shprehej se tani “lufta ka mbaruar dhe gjermanėt ishin “kalimtarė” nė Shqipėri e jo pushtues”. Enver Hoxha dėrgon Medar Shtyllėn, anėtar i Krysisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar tė deleguar nė njė mbledhje tė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Tiranės pėr tė dėgjuar anėtarin e kėtij Kėshilli, Sotir Kondin, i cili shprehej kėshtu, pėr ta bindur dhe pėr ta kthyer atė nė rrugė tė mbarė. Kjo mbledhje e Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Tiranės u zhvillua nė Shtėpinė e Aleks Budės, bazė e rėndėsishme e LANĒ - it, tė intelektualit tė shquar e patriot, i cili qe lidhur shpejt me Luftėn Nacionalēlirimtare, njėri ndėr njerėzit mė tė mėdhenj tė shkencės sė historisė e tė albanologjisė nė pėrgjithėsi dhė qė, deri sa ndėrroi jete, i qėndroi besnik veprės sė tij. Duke karakterizuar njerėzit qė lodheshin, trembeshin, kapitullonin e largoheshin nga lufta ēlirimtare, Enver Hoxha shkruante se “nga kjo asgjė nuk humbet revolucioni, pėrkundrazi bėhet mė i fortė”.

Vijon nė pjesėn e VI-tė

 
 
 
Muharrem XHAFA
Shkrimet e tjera të këtij autori
Publikuar më 07 gusht, 2011 nė orėn 09:18
Madhësia e shkronjave:
Rrit madhësinë e shkronjave
Kategoria: Histori
 
 
Bajrush XHEMAILI (nga Kumanova) – njė hero i ...
E hėnė, 20 tetor 2014 - 20:30
Ramadan PLLANA (Nė pėrkujtim tė njėvjetorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, i cili vdiq mė 21 tetor 2013.)
Enver Hoxha, i vetmi shqiptar nė Enciklopedin...
E merkurė, 15 tetor 2014 - 23:59
Nga: Dorina Topollaj Enver Hoxha, ėshtė i vetmi personalitet shqiptar i pėrfshirė nė Enciklopedinė Botėrore tė vitit 2005. Nė volumin me njė mijė e pe...
FILLIMI I LUFTĖS SĖ DYTĖ SERBO-OSMANE GJATĖ ...
E martė, 07 tetor 2014 - 20:40
Serbėt i shpallėn luftė Perandorisė Osmane mė 13 dhjetor, tri ditė pas rėnies sė Plevnes, ndėrkaq nė luftė hynė mė 15 dhjetor tė vitit 1878. Shkaku kryesor...
TAKIMET NĖ SHTĖPINĖ E PARTISĖ ĒLODHJE E SHKOL...
E premtė, 03 tetor 2014 - 20:18
Nga Spiro Koleka Ish anėtar i Byrosė Politike tė PPSH Nga: ''Kujtime pėr Enverin''.
TRE EPISODE PER HEROIN E POPULLIT BARDHOK BIB...
E dielė, 03 gusht 2014 - 11:46
Shkruan: NĖNKOLONEL NĖ REZERVĖ, MHILL DEDA. Me rastin e 65 vjetorit te vrasjes te njeriut me te dashur te Mirdites Heroit te Popullit B...
Vazhdo në kategorinë: Histori
 


Redaksia jonë
- - - - - -
+377 (0) 44 000 000
Kategoritë

LajmeOpinionIntervistaHistoriKulturėTė ndryshmeEnglishShėndetėsi
Developed by Arlind Nushi