Në muajin maj të vitit 2021, OJQ Admovere e financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), të udhëhequr në atë kohë nga Lulzim Peci (kryetar bordi) dhe Luan Shllaku (drejtor ekzekutiv), botoi librin “Serbia tjetër” (Druga Srbija) nga autori, ose më saktë redaktori Shkëlzen Gashi. Redaktor, sepse ai nuk shkroi, por përzgjodhi tekstet nga burimet e ndryshme, tashmë të botuara. Titulli ishte kopje e librit nga gjuha serbe i botuar në vitin 1992 (ribotuar në 2002), që përmbante fjalime dhe ese të disa intelektualëve serbë anti-luftë dhe anti-nacionalistë gjatë viteve 1991-1992, pasi lufta tashmë kishte filluar në Bosnje, kurse e paralajmëruar shumë më herret nga Millosheviqi. Botimi i këtij libri në Serbi kishte një qëllim të qartë, “𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐟𝐚𝐣𝐢 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯”, që ishte i shkruar në parathënie të librit nga historiania e njohur serbe Llatinka Peroviq:
“𝙍𝙧𝙚𝙩𝙝𝙞 𝙗𝙚𝙤𝙜𝙧𝙖𝙙𝙖𝙨 𝙞𝙨𝙝𝙩𝙚 𝙣𝙟𝙚̈ 𝙘̧𝙖𝙧𝙟𝙚 𝙚 𝙧𝙧𝙖𝙡𝙡𝙚̈ 𝙚 𝙩𝙤𝙩𝙖𝙡𝙞𝙩𝙖𝙧𝙞𝙯𝙢𝙞𝙩 𝙣𝙖𝙘𝙞𝙤𝙣𝙖𝙡-𝙗𝙤𝙡𝙨𝙝𝙚𝙫𝙞𝙠, 𝙣𝙚̈𝙥𝙚̈𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙘𝙞𝙡𝙚̈𝙣, 𝙨𝙞𝙠𝙪𝙧 𝙣𝙚̈𝙥𝙚̈𝙧 𝙫𝙧𝙞𝙢𝙚̈𝙣 𝙚 𝙜𝙟𝙞𝙡𝙥𝙚̈𝙧𝙚̈𝙨 𝙚̈𝙨𝙝𝙩𝙚̈ 𝙗𝙚̈𝙧𝙚̈ 𝙚 𝙢𝙪𝙣𝙙𝙪𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙛𝙪𝙩𝙚𝙩 𝙣𝙟𝙚̈ 𝙡𝙞𝙩𝙖𝙧 𝙨𝙝𝙥𝙚̈𝙩𝙞𝙢𝙞, 𝙥𝙚̈𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙨𝙝𝙥𝙚̈𝙩𝙪𝙖𝙧 𝙣𝙜𝙖 𝙛𝙖𝙟𝙞 𝙠𝙤𝙡𝙚𝙠𝙩𝙞𝙫”
Versioni i Shkëlzen Gashit, me titull të njëjtë, sipas meje, kishte të njëjtin qëllim. Ndoshta edhe i pavetëdijshëm për këtë. Pavarësisht se ky libër ishte kushtuar njërit nga intelektualët e njohur serb, Bogdan Bogdanoviq, arkitekt dhe kryebashkiak i Beogradit, i cili u detyrua të shpërngulet nga Beogradi në vitin 1993 nën kërcënimet e vazhdueshme të Millosheviqit, nuk mund të (keq)përdoret emri i tij për të zbuluar “Serbinë tjetër” sepse ajo nuk ka ekzistuar asnjëherë. Çfarëdo frazeologjie dhe retorike që të përdoret për pohimin se ka ekzistuar një “Serbi tjetër” faktet mbesin që prej krijimit të shtetit të pavarur serb me vendimet e Kongresit të Berlinit 1878 ne nuk njohim “Serbi tjetër” përveç asaj që ka pretendime pushtuese mbi territoret shqiptare dhe pretendime gjenocidale mbi popullsinë shqiptare. Serb të ndryshëm ka, por jo Serbi. Prandaj e kam kundërshtuar titullin e këtij libri në një shkrim më të gjatë të botuar nëpër shumë portale në vitin 2021 dhe në fejsbukun tim me 28 maj 2021. Përkundër kësaj, Admovere ka vazhduar me botimin edhe me 3 libra tjerë Serbia tjetër 1,2,3,4 me personazhe të ngjashme sikur ky i pari, por prapë se prapë, edhe me 400 personazhe të tjera nuk mund të krijohet Serbia tjetër, sepse thjesht nuk ka ekzistuar dhe ende nuk ekziston.
Tentimi që nga disa individ “tjerë” të krijohet “Serbia tjetër”, më ngjanë me atë tendencë nga viti 2020, kur Shkelzen Gashi ngatërroi krimet e supozuara të ndonjë individi të UÇK-së me krimet e UÇK-së, pas së cilës deklaratë u “lirua” nga vendi i këshilltarit të Kryeministrit Kurti. 𝐌𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐨𝐢: “E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. 𝐍𝐠𝐚 𝐤𝐣𝐨 𝐯𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐢 𝐤𝐚𝐦 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫”.
Kur në vitin 2024 OJQ Admovere botoi librin “Krimet në Kosovë 1998 – 1999” nga autori Shkëlzen Gashi, u gëzova. U gëzova për dy arsye. Se më në fund nga ky autor doli diçka që i kontribuon të vërtetës dhe qëndrimit armiqësor të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe sepse ka reflektuar mbi pozicionin e tij paraprak ndaj Serbisë. Librit iu bë publicitet, filloi të promovohet gjithandej, shumë më shpesh nëpër vendet e ndryshme të Evropës sesa në Kosovë. Mungoi një diskutim publik dhe mungoi kritika ndaj librit. Në mesin e atyre promovimeve ishte paraparë edhe një promovim në Gjenevë nën organizimin tim në muajin maj 2025, por i cili në momentet e fundit u anulua, për arsye që nuk mund të shpjegohen këtu. Isha i gatshëm ta harroj përvojën time paraprake me këtë autor, sepse nisem nga fakti se çdo njeri mund të ketë vepra të mira, më pak të mira apo të këqija dhe se duhet gjykuar për secilën veç e veç.
Pak ditë më vonë, me 4 maj 2025, historiani dhe Profesori në UP Durim Abdullahu, i pari botoi një kritik profesionale rreth librit, e cila ma zgjoi dyshimin rreth kualitetit të këtij libri. Megjithatë, aty mungoi përmendja e detajit se në burgun u Dubravës, 𝐦𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐫𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝟒𝟖 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐦𝐚𝐭𝐨𝐬𝐮𝐫(!).
Tani që u aktualizua ky “detaj” nga Enver Dugolli, që u vërejt nga ekspozita në sheshin e Prishtinës, vërtet u dëshpërova dhe skandalizova. Të thuash se në burgun e Dubravës ku u vranë mbi 100 të burgosur shqiptar dhe me qindra të tjerë u plagosën, dhe se në mesin e tyre ishin edhe 48 shqiptarë të armatosur nuk mund të jetë vetëm gabim. Cila mendje e shëndosh mund ta beson këtë, që ta shkruan me të bardha mbi të zezën? Ky “gabim” nuk mund të arsyetohet me citim të askujt dhe në çfarëdo rrethana, sikur edhe vet Zoti ta ketë shkruar. Aq më pak me mungesë të të dhënave zyrtare, në çka po thirret autori, fakt që është për çdo kritikë që edhe 27 vjet pas lufte mungojnë këto shifra. Gabimi në shifra edhe mund të pranohet dhe tolerohet, por “detaji” për të cilin po flasim JO.
𝐑𝐚𝐬𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐤𝐲, 𝐚𝐩𝐨 𝐚𝐢 𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞 “𝐔𝐂̧𝐊-𝐣𝐚 𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐢 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐝𝐚𝐥 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐛𝐨 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐤𝐫𝐚” 𝐝𝐨 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳!