𝐒𝐚𝐦𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐨𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚
Nëse BE dëshiron të dëshmojë seriozitetin e tij ndaj sigurisë dhe vlerave demokratike, s’pari duhet të fillojë me heqjen e menjëhershme të masave të padrejta ndaj Republikës së Kosovës.
Vazhdimi i këtyre sanksioneve, të cilat bien në linjë me mentalitetin hegjemonist rus dhe serb, e bën BE-në të duket si një “tiger prej letre”; pa fuqi dhe pa koherencë strategjike. E siguria në Ukrainë mbetet joserioze dhe, biles edhe qesharake!
Nëse Evropa synon të mbrojë Ukrainën nga agresioni rus, duhet ta kuptojë se qëndrimi ndaj Kosovës është një test i kredibilitetit të saj. Nuk mund të luftosh fashizmin rus në lindje dhe njëkohësisht të tolerosh ndikimin e tij në politikën e BE-së ndaj Ballkanit.
Siguria e Evropës nuk nisë në frontin e Donbasit, por në Republikën e Kosovës; aty ku padrejtësitë ndaj një demokracie të re dëmtojnë thelbin e vlerave evropiane.
Çdo vonesë e BE-së në heqjen e masave ndaj Kosovës dëmton besueshmërinë e BE-së dhe i jep fuqi forcave që punojnë kundër stabilitetit evropian.
Nëse BE-ja dëshiron të jetë një faktor i fuqishëm dhe jo një spektator pasiv e qesharak, atëherë duhet të filloj me Kosovën.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!