Letër falenderimi për Dritan Goxhaj!

01
Oct
2026
Nga: Mirilda Tili

Letër falenderimi për Dritan Goxhaj!
I dashur Dritan,
Më herët, dmth deri para 31 Korrikut kur edhe të arrestuan, nuk të kam thënë mjaftueshëm faleminderit për çdo intervistë që më ke dhënë. Për cdo minutë tënden të shpenzuar për mua kur i bija telefonit për të të kërkuar ndihmë sa herë ngecja në manuale e protokolle për aviacionin, për Kosovën (me dhe pa UÇK pjesë të diskutimit), për të kuptuar zhvillimet në vend. Si dhe nuk të thashë mjaftueshëm faleminderit edhe për kolegët e mij që nuk i rrefuzove asnjëherë intervistat.
Kur të dalësh, do të di të të them faleminderit për këto që përmenda. Por Dritan, ti më ke lënë në një borxh shumë shumë të madh, që nuk do të di se si të ta shlyej. Ti, Dritan Goxhaj, biri i Dilaver-it dhe babai i Jelisit, më ke hapur sytë mua dhe gjithë shqiptarëve, që të njohim shqiptarët dhe antishqiptarët.
Tashmë dy muaj, për shkakun tënd, i njoh mirë kush janë shqiptarët dhe kush joshqiptarët. Më bëre të kuptoj që kemi shumë shqipfolës, Dritan, por shumë shumë pak shqiptarë. JO vetëm politika që rezulton totalisht antishqiptare, por edhe këta të rinjtë, që duan të hyjnë në poltike dhe deklarojnë se Shqipëria Bëhet, rrefuzojnë ta bëjnë Shipërinë me atdhetarë si Ty. A bëhet Shqipëria pa atdhetarë si ty Dritan?!
Ndaj, këtë vetëdije për rrëmbimin tënd, ku familja Goxhaj po vuan, unë dhe të tjerët, të kemi borxh që bërë sitën mes shqiptarëve dhe shqipfolësve.
Dhe më vjen mirë që nuk je duke i parë se çfarë po ndodh me censin, se si shërbimet e vendeve të tjera po i regjistojnë shqipfolësat si minoritete të tyre. Këtë krim të rradhës nuk po e sheh nga afër, por kur kujtoj bisedat tona, e ke parashikuar këtë situatë.
Këtë borxh, nuk do të di gjithë jetën se si të ta shlyej, o ti biri i Dilaverit dhe Vetes, o ti babi i Jelisit!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/10/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk