Në datë 18 Prill 2026, në kuadër të 100 vjetorit të ditëlindjes së ish-oficerit madhor i Ushtrisë sonë Popullore, Bejto Isufi, u organizua promovimi i lilibrit, monografi e tij, i titulluar: “BEJTO ISUFI – Komandant qëndrestar në Ushtri”, me autorë Pajtim Ribaj dhe Bernard Zotaj, botim i Shtëpisë Botuese “M&B”, Tiranë, 2026.
Bejto Isufi ka lindur në Mavrovë të Drashovicës, Vlorë, më 15 prill 1926. Pat kryer Shkollën Tregëtare në Vlorë (1939-1942) dhe menjëherë iu bashkua çetës partizane “Plakë” të Vlorës, dhe më pas u inkuadrua në radhët e Brigadës së Pestë Sulmuese Partizane, duke iu besuar detyra të ndryshme deri dhe komisar batalioni partizan i UNÇSH, si edhe pas lufte. Ndërsa në vitet 1949-1954 kreu studimet në Akademinë Ushtarake “Xherxhinski” në Moskë, për Artilier Kundërajror dhe, kur kthehet i besohet detyra e zevendëskomandantit të MKA të Ushtrisë; ndërsa në vitin 1959 kryen përsëri studimet në Bashkimin Sovjetik për Raketat e Drejtuara Kundërajrore, dhe kthehet në Atdhe së bashku me armatimin e dy Grupeve Zjarri të atyre raketave edhe me Grupin Teknik të tyre, dhënë nga B.S, me të cilat krijohet Regjimenti i Raketave të Drejtuara Kundërajrore Nr.3700, për mbrojtjen Kundërajrore të Kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranën, si dhe Durrësin ku përfshihej edhe industria e të dy këtyre qyteteve përfshi dhe Porti i Durrësit.
Pas një viti, në Nëntor të vitit 1960 ky regjiment shkoi në Bashkimin Sovjetik, në poligonin e qitjeve me Raketa të Drejtuara Kundërajrore, në Kazakistan, ku për Ushtrinë tonë ishte qitja e parë me këto RDKA, ku merrnin pjesë të gjithë shtetet anëtarë të Traktatit të Varshavës.
Dihet se, në atë periudhë, 6-30 Nëntor 1960, zhvillohej në Moskë Mbledhja e 81 Partive Komuniste të Botës, ku merrte pjesë edhe një delegacion i PPSH, i kryesuar nga Enver Hoxha dhe ku ai, në fjalën e tij e kritikoi rëndë Nikita Hrushovin, akt të cilin populli e përjetësoi në këngë:
–
Në vitin gjashtëdhjetë,
Enveri foli në Moskë,
Hrushovit ia bën të qartë,
Ne me ty s’jemi dakortë,
Ligjëro shoku Enver,
Ligjëro bilbyli Ynë,
Ty Marksizmin e nderove
Na shpëtove Shqipërinë..etj.
–
Urdhëri ishte që secili shtet pjesmarrës në këtë lloj qitje, i këtij Traktati, të paraqitej me një Grup Zjarri. Por komandanti i Regjimentit tonë RDKA, Bejto Isufi, mori efektivin e të dy Grupeve të Zjarrit që kishim, efektiv deridiku i kufizuar, më të domosdoshmit për atë qitje, gjithsej 112 ushtarë aktivë dhe oficerë, në marrëveshje edhe me komandantin e poligonit të qitjes. Qëllimi i tij ishte që të stërviteshin e praktikoheshin me qitje reale të dy grupet e zjarrit, për të qenë të dy në të njëjtin nivel gatishmërie, pasi në atë periudhë Shqipëria nuk kishte mundësi të zhvillonte qitje poligonale me ato raketa.
Meqenëse për çdo shtet të Traktatit të Varshavës jepeshin dy raketa për qitje, Komandanti BEJTO ISUFI përdori një raketë për secilin Grup Zjarri, me një manovrim shumë të shpejtë, duke u ndëruar kontigjenti i oficerave dhe i ushtarëve në intervalin e vendosjes së raketës së dytë në shtratin e lëshimit. Dhe të dy këta Grupe Zjarri e realizuan shkëlqyshëm qitjen, me një preçizion më të mirë se të gjithë shtetet e tjerë pjesmarrës në atë qitje.
Kthimi në Atdhe u bë më 13 Dhjetor 1960.
Për atë arritje të suksesëshme, më mirë se të gjithë pjestarët e tjerë të atij Traktati, që koinçidoi edhe me ditën kur Enver Hoxha mbajti fjalën e tij pikërisht në ato ditë të atij debate të madh politik në Moskë, por duke u falënderuan edhe nga Komandanti i atij Poligoni, këtë komandant pas disa ditësh e dënuan, duke e internuar në Siberi.
Për këtë rezultat qitjeje të Regjimentit tonë RDKA në Kazakistan, Komandanti i Regjimentit 3700, BEJTO ISUFI, në janarin e vitit 1961, shpërblehet nga Udhëheqja e Lartë e Shtetit tonë, duke iu besuar detyra e Komandantit të Mbrojtjes Kundërajrore dhe e Aviacionit të Shqipërisë.
Të gjithë këtë ngjarje e pata prezantuar në opinionin tim, dhënë autorëve, dhe është botuar i plotë nga autorët e kësaj monografie.
Përveç familjarëve dhe të njohurve të tyre, mes të tjerëve ishin të ftuar me dhjetra kuadro të ndryshme, kryesisht ushtarakë. Midis të cilëve isha e dhe unë, si një prej opinionistave të kërkuar prej autorëve, meqenëse kam qenë edhe efektiv i këtij Regjimenti të vetëm të Raketave të Drejtuara Kundërajrore.
Prej kur shkuam në sallën e Aklademisë së Shekenca na u dhurua edhe monografia për Bejto Isufin. Kontrollova nëse ishte botuar i plotë apo jo materiali që u pata dërguar, dhe meqenëse ishte i pacunguar, vendosa të mos kërkoja që të më jepej fjala gjatë atij promovimi.
Mirëpo, si nga autorët e librit, ashtu edhe nga diskutantët e tjerë, më tërhoqi vemendjen përsëritja prej pothuaj e shumicës së tyre, se vepra më e madhe e Komandant Bejto Isufit ishte të qenët e tij Komandanti i Paradës Ushtarake, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit të Atdheut nga nazi-fshizmi, 29 Nëntor 1974, ku për herë të parë parakaluaoi edhe një kuadrat me këto Raketa të Drejtuara KA, ku edhe unë kam qenë pjestar i këtij kuadrati.
Duke qenë se në diskutimet e folësve përmendej se vlera më e madhe e Bejto Isufit ishte të qënët Komandan i Paradës së vitit 1974, që në këtë rast ajo Paradë nuk ishte meritë e tij, por e gjithë Ushtrisë, me të cilën Bejto Isufi nderohej nga Shqipëria, dhe jo ai Shqipërinë, duke mos u përmendur akti më madhor kombëtar i tij, i Komandantit Bejto Isufi, i cili ia shpërbleu Shqipërisë dhe e justifikoi besimin që i pat dhënë Atdheu, duke e nderuar Ai Shqipërinë botërisht, prandaj vendosa që t’i kërkoja drejtuesit dhe prezantuesit të atij promovimi, madje me shkrim, (përmes telefonit, në Wets up), që të më jepte edhe mua të drejtën e fjalës, për t’u thënë familjarëve të tij, por dhe gjithë auditorit se si BEJTO ISUFI nderoi Shqipërinë.
Por, për fatin e keq, drejtuesi i atij promovimi (njëri prej autorëve), porsa e lexoi kërkesën time, mbylli ativitetin, duke u justifikuar më pas se, “çdo gjë e kishin piketuar familjarët.”.
Prandaj dhe e pash të arsyeshme që ta bëj publike, jo vetëm për familjarët dhe pjesmarrësit e tjerë në atë aktivitet, por për të gjithë lexuesit, këtë akt atdhetar të Komandantit Qëndrestar të Ushtrisë Popullore të Shqipërisë, ish-komandantit të lartë të Ushtrisë Popullore Shqiptare, BEJTO ISUFI. I përjetshëm kujtimi i tij!
Dilaver Goxhaj
Tiranë, 19 Prill 2026
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!