ANTIGONA – BUKUROSHJA E LIRISË

24
Jun
2025
Autor Genci Sefa-Lushnja.


(Poezi kushtuar Heroinës Antigona Fazliu)

Në Gradicë një yll lëshoi rreze,
prush e dritë n’zemër të Dardanisë;
s’e mposhti zinxhiri i robërisë,
as britma e armikut – se ishte zani i lirisë!

Antigona – emën i shenjtë si flamur,
n’rini shkëlqeu si vetëtimë;
me shpirt luftëtare, me zemër gur,
për liri e komb – veç një qëllim!

Në damarët e saj nuk rridhte veç gjak,
po kushtrim i Kosovës që s’duron më hak;
ajo s’qe veç bijë – qe kushtrim e betim,
me shpirtin e prangosur, flakë e dritë në agim.

Në sytë e saj Drenica ndriste,
si hënë mbi male në ditë të luftës;
s’pranoi jetë me turp e me frikë,
por vdekje n’ballë – për tokë të shenjtë!

Kur Kosova qante e plagosur randë,
kur Ajkunat shkulnin flokët me mall,
ajo u bë si flutur e flakë,
me emër që shkëlqen si zjarr në ball.’

U çue si shqipe me armë n’dorë,
maleve të Drenicës, në shi e n’borë;
me t’vërtetën n’zemër, me grusht që shpërthen,
e çau terrin si rreze në agim – për Mëmëdhenë!

Në altarin e lirisë si engjëll ra,
por jo për me humb – por për me ndriçue;
në çdo zemër shqiptari që dhimbje ka,
Antigona rri si hyjneshë që s’mund me u harrue.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sikur miset të zgjidheshin ndryshe,
jo për formë – por për vepër e nder,
Antigona do ishte pa garë, pa dyshim,
bukuroshja e kombit – me lavdi dhe me vlerë!

Në çdo flamur që valon krenar,
ka pak nga fryma e saj e shenjtë;
në çdo shikim nane, në çdo lot varri,
rrin Antigona – si dritë e përjetshme!

Lavdi emrit, jetës dhe veprës
së Heroinës Antigona Fazliu!
Përjetësisht: Bukuroshja e Lirisë! 🇦🇱


Ish ushtarak e luftëtar në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar fizikisht në emër të Atdheut,
Por i lirë në shpirt përjetësisht

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/06/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk