Dokumenti i CIA-s: Plani për zëvendësimin e Enver Hoxhës me të zgjedhurin e Titos

13
Dec
2025
sekretet po dalin shesheit


Jan 12, 2013 nga Zëri i Kosovës / Dossier
Raporti i CIA-s me të dhënat e Bllokut Indipendent Kombëtar.
“Abaz Kupi e Mit’hat Frashëri kanë hequr dorë nga çështja e Kosovës”
“Për të qenë të pranueshëm te Tito, kanë sakrifikuar pretendimet e shqiptarëve në trojet e tyre etnike”
Raporti i Zyrës së Operacioneve Speciale për dyshimet mbi bashkëpunimin anglo-jugosllav për Shqipërinë.
CIA: Përplasjet në mërgatën shqiptare.
Plani për zëvendësimin e Hoxhës me të zgjedhurin e Titos.
TOP SEKRET
Vetem per Zyrtaret Amerikane
Zyra e Operacioneve Speciale
Washington D.C
Janar 18.1950
Memorandum: Per Ndihmes Drejtorin e Politikave Kordinuese
Subjekti: Mbi dyshimet e nje bashkepunimi Anglo-Jugosllav per Shqiperine
1. Në funksion të raporteve të shpeshta dhe të përsëritura ( asnjera prej tyre perfundimisht te konfirmuara dhe disa te pasakta dhe false) qe britaniket jane futur ne bisedime dhe kane arritur nje marrveshje me Jugosllavet mbi ceshtjen e Shqiperise, ne kemi rishikuar dosjet tona me qellim riparjen e informacioneve aktuale qe kemi ne dispozicion per te bere komentet tona me qellim vleresimin korrekt te ketyre raporteve te cilat jane permbledhur si me poshte:
2. Sipas Konsullit Grek ne Beograd ne nje bisede me Ambasadorin Cannon ne 6 Gusht te 1949, “Greket ne Rome” ai kishte mesuar se Abaz Kupi dhe Mit’hat Frasheri ( apo perfaqesuesit e tyre) kishin vizituar TITON ne mesin e Korrikut 1949 dhe kishin fluturuar ne Jugosllavi me nje avion Britanik. shikoni ( Memorandumi Top Sekret i dates 9 Gusht 1949 me subjekt dyshime per nje takim te Liderve shqiptare me TITON)
3. Udheheqja e BKI ne Itali( Blloku Kombetar Indipendent (shenimi yne) deri ne fundin e Korrikut te 1949 kishin mendimin se TITO duke menduar se britaniket te perfaqesuar nga ( emri i fshire) dhe ( emri i fshire) ishin te gatshem per te bashkepunuar, eshte bindur qe planet per revolten e rrezimit te regjimit shqiptar ti fshehe si nje levizje e brendeshme kombetare. Ne te njejten kohe BKI pohoi se papritmas Abaz Kupi dhe Mit’hat Frasheri kane hequr dore nga pretendimet shqiptare mbi ceshtjen e Kosoves me qellim qe te jene te pranueshem nga TITO. BKI nuk gjen asnje shpjegim mbi udhetimin e papritur te Abaz Ermenit ne Trieste si dhe largimin dyshues te Abas Kupit dhe Mit’hat Frasherit ne fundin e Korrikut per ne Venecia ( mendojne ) edhe ne Triste po qe se nuk kane shkuar ne Jugosllavi. Keto ‘fakte” sebashku me rolin e rendesishem te Britanikeve ne formimin e Komitetit te Shqiperise se Lire si dhe ne mbeshtetjen e hershme te britanikeve per Abaz Ermenin, pra keto sebashku e bejne BKI te mendojne ne nje bashkepunim te Britanikeve me Jugosllavet per ceshtjen e Shqiperise. ( Memorandumi Top Sekret i 4 Gushtit 1949 me subjekt pikpamjet e BKI mbi aktivitetin e Ballit Kombetar )
4. Ne 31 Korrik, BKI pohoi se Abaz Ermenji ishte shoqeruar “ne udhetimin e tij ne Jugosllavi” nga ( emri i fshire). Po keshtu BKI pretendon se kane mesuar nga nje “burim i sigurte Jugosllav” qe Said Kryeziu ka marre 500 napolona flori nga i vellai i tij Gani Kryeziu. BKI deklaroi se Said Kryeziu e ka modifikuar planin origjinal me nje plan tjeter ku zevendesimi i HOXHES do te behet nga nje person i perzgjedhur nga TITO. ( SO-DB – 182226)
5. Nje leter e pretenduar se vjen nga nje shqiptar ne Itali dhe te jete interceptuar nga Sherbimi Sekret Grek, fliste se Abaz Kupi dhe MIt’hat Frasheri shkuan ne Trieste ne 1 Gusht 1949 per te diskutuar me nje perfaqesues te TITO-s planet per revolten Shqiptare. (Memorandumi Top Sekret 11Gusht 1949, subjekti: Dyshime mbi takimin e Liderve shqiptare me TITO-n)
6. Nje tjeter Raport qe vjen nga Trieste deklaron se Frasheri dhe Kupi lane Romen per Trieste ne menyre secrete ne fillimin e Gushtit 1949 por nuk paten mundesi te hynin ne Territorin e Lire ( zona e diskutuar e Triestes shen yne) dhe qendruan ne Padova apo Venecie. Shiko ( Memorandum Sekret date 16.Gusht 1949, subjekti: Mbi levizjet e MIt’hat Frasherit dhe Abaz Kupit)
7. Sipas nje raporti tjeter qe vjen nga Trieste ( emri I fshire) I ka propozuar Titos dhe Said Kryeziut nje plan te financuar nga Britaniket per nje aksion Jugosllav-Balli Kombetar per te rrezuar rregjimin aktual ne Shqiperi. Data e ketij propozimi nuk behet e ditur por duhet te kete qene Korriku apo fillimi I GUshti I 1949. (SO- DB 18237)
8. I njejti Raport ka informacionin shtese se ( emri I fshire) dhe nje Kolonel Britanik ka shume mundesi te kete qene (emri I fshire) ka mundesi te jene takuar ne fillim te Gushtit ne PORTOROSO ne Zonen B, FTT, me Abaz Kupin, MIt’hat Frasherin, Abaz Ermenji, Said Kryeziu dhe Gani Kryeziu si dhe dy persona te paidentifikuar perfaqesues te Beogradit. ( SO-DB 18237)
9. Ne te njejten linje me kete Raport eshte edhe nje tjeter I ardhur nga Athina ku thuhet se ne daten 4.Gusht 1949, ( emri I fshire) dhe (emri I fshire) jane takuar ne Trieset me personat e lartpermendur si dhe me Kol Gjeloshin si dhe me dy perfaqesues te TITO-s me qellim diskutimin e planit per rrezimin e rregjimit ne Shqiperi. (Top Sekret memorandum I dates 18 Gusht 1949. Subjekti: Operacioni Shqiptar- Plane per Clirimin e Shqiperise)
_________________________
Ky dokument sekret i zbardhur nga Arkivat Amerikane dhe qe eshte pjese e Dosjeve te deklasifikuara te Operacioneve BGFIEND, sjell ne vemendjen tone planet kriminale, antishtet, vellavrasese qe kane te bejne me prapaskenat e organizates kriminale te Mergates Shqiptare e cila bashkepunonte me Sherbimet e imperialisteve Amerikane per rrezimin e Pushtetit Popullor ne Shqiperi.
Mergata Politike e vendosur ne kampet e refugjateve ne Itali vazhdonte te ishte mjaft e fraksionuar duke percjelle frymen e ndarjes qe i kishte karakterizuar ata gjate jetes se shkurter politike ne Shqiperine e luftes, si bandite dhe tradhetare te mirefillte. Dokumenti i sjelle sot per lexuesit pasqyron mjaft qarte frymen e ndasive politike dhe etjes per gjak e pushtet nga keta kriminele, ndasi te cilat krijojne nje fryme dyshimi dhe pasigurie jo vetem tek banditet e tjere te arratisur por edhe tek niveli me i larte i Sherbimit te Fshehte te imperialisteve Amerikan te cilet, keto plane antishtet, i kishin thjesht ekperimentime me popullin e ndershem, punetor dhe atdhedashes qe jetonte ne Shqiperi.
Keto dokumenta sekrete vertetojne edhe njehere se cfare patrioti, atdhetari, kolos i shteteformimit dhe rujates i flakte i pavaresise se Shqiperise nga hordhite e brendshme dhe te huaja, ishte shoku Enver Hoxha, i cili ja u shtypi kokat dhe i vari ne litar te gjithe keta kriminele, tradhetare qe donin pushtet me cdo kusht duke vene ne pikepyetje pavaresine dhe te ardhmen tone.
Per te gjithe ata qe thone se Enveri ishte pro sllav, ja ku eshte pergjigja me e mire se kush ishin realisht pro sllavet e vertete; kush ishin ata qe i lepiheshin Titos per pushtet ne Shqiperi: Ballistet kriminele dhe tradhetare.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/12/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk