E PABESUESHME, POR E VËRTETË?!

31
Oct
2026
Shkruan: Fadil Shyti

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

( Nga arkiva ime).

 

-Për këtë kemi shumë dëshmi të transmetuara me debate në RTVSH-re dhe në media të huaja; të shkruara në mediet kohës, të botuara në libra dhe të filmuara në dokumentarë intervistash, fjalimesh në demonstrata, takimesh me popullin e të tjera…

-Por, tragjedia qëndronte dhe ende po qëndron heshtje tejet ogurzezë dhe e tmerrshme; që, gjithnjë kundërshtarët tanë politikë dhe jo politikë, jo vetëm që na kundërshtonin dhe po na kundërshtojnë, na kanë fyer dhe po na fyejnë, na kanë maltretuar dhe po na maltretojnë; por, mbi të gjitha fatkeqësitë; po na lëndojnë shpirtrat tanë, injorimi jo vetëm nga mëritë, por dhe nga marrëzitë; padituria dhe pa vendosmëria e një pjese të çoroditur të popullit tonë, që herë nga mashtrimet, herë nga lakmitë, herë nga tradhtitë e hajnive të votave, e blerjes së tyre; nën presione,-udhëheqësit e partive në pushtet me burime të pista arritën të pasurohen dhe të bëhen sundimtarë të ashpër si ujqër, por gjithnjë të futur në lëkurat e deleve dhe dashëve, kokëfortë me vëllezërit e tyre opozitarë, ndërsa, dele-butë, shumë dele-butë, me armiqtë e Atmëmëdheut tonë.

-NË ATO KOHËRA, QË NGA VITI 2000,-KUR ENDE ISHIM TË PA ORGANIZUAR NË VV-en, PASTAJ, QË NGA 2005-ta, -ISHIM TË PARËT NE VEPRIMTATRËT E VV-së, QË ME KOHË I KUPTUAM MASHTRIMET ILIRIKO (BALLKANIKO)-EUROPIANE DHE AMERIKANE, QËKUR, E KUR NË BISEDIMET ME SERBINË FASHISTE,-PAS KONFERENCËS SË RAMBUJES, POR EDHE NË VJENË; PO SHKONIN POLITIKANËT TRUTHARË DHE DINAKË, TRADHTARË; SATRAPËT E LIRISË, VRASËSIT E ARDHMËRISË SË KOSOVËS!

-Sikur të na bashkoheshin me kohë dhe parti të tjera; atëbotë, ndër vitet menjëherë të pas çlirimit të PJESËRISHËM,-pozitë dhe opozitë; sot nuk do të ishim katandisur në këtë gjendje kaq kritike për kombin dhe Atmëmëdheun.
Uroj, të na prinë dhe të na përcjellë e mbara, në këtë rrugë të ndritur, drejt përparimit, barazisë, lirisë dhe ribashkimit kombëtar të shtetit shqiptar.
27. 10. 2015

 

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/10/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk