(Huazuar nga Libri im E VËRTETA BËN ARMIQ)
Reagim ndaj Radio-Televizionit të KosovësKushtuar 100-vjetorit të
kolosit Enver HoxhaDuke e përcjellë mediumin tuaj, vendosa të reagoj
fuqishëmndaj emisionit të datës 23. 10. 2008 në Radio-televizionin e
Kosovës (RTK) nga ora 20.30.
Mënyra tejet e pakontrolluar e atij debati, të ashtuquajtur ”Jeta
në Kosovë“, sipas „taktikës“ „Pro e kontra“, më detyroi të reagoj
ndaj RTK-së të udhëhequr nga një staf i dyshuar i kësaj redaksie.
Nuk është hera e parë që redaktorët e këtij mediumi informativ
elektronik po bëjnë budallallëqe me “analistë” të tipit të HalilMatoshit.
Përse titistët si Agim Zatriqi dhe zatriqër e hiqër të tjerë të
RTK-së ishin dhe do të jenë të interesuar që të dalin me
“argumente“ kundër shqiptarit më të madh që ka lindur nëna
shqiptare, këtë e dinë më mirë vetë ata. Këtë u përpoqën ta bëjnë në
emisionin në fjalë.Gjatë emisionit u pa qartë se popullit i servireshin shpifje dhe
trillime nga më të ndryshmet dhe nuk i jepej mundësi palës tjetër të
shpjegonte shtruar kundër-argumentet e tyre.Pastaj, aty nuk ftohen njerëz që do të
debatonin shtruar dhe dotë shpjegonin shkencërisht luftën dhe përpjekjet e Enver Hoxhës
përtë çliruar dhe për të përparuar Kosovën dhe viset e tjera shqiptare të
cilat kishin mbetur padrejtësisht nën robërinë e ish-Jugosllavisëtitiste.
Në fillim të programit vetëm me dy fjalë u paraqit veprimtari
besnik i çështjes kombëtare, Hydajet Hyseni, e pastaj iu dha rasti
atyre „analistëve“ të përrallave titiste dhe berishiste – hijenës me
syze , Halil Matoshit dhe një puthadori „gazetaruc“ nga Tirana.
Ky i fundit krekosej para kamerës dhe doli me “argumente“ se
Enver Hoxha ka qenë komunist dhe diktator dhe se ka vrarë kaq e
aq. Kishin dhembje për ata që i shërbenin nënës së tyre UDB-së
famëkeqe, të cilët bashkë me agjenturat evropiane dërgonin
diversantë për të bërë përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri,
që u fitua me 28.000 dëshmorë e dëshmore të atdheut, gjatë luftës
çlirimtare.Matoshi e sulmoi bashkëbiseduesin historian, me akuzën se
Enver Hoxha paska qenëkundër NATO-s.Sa harrestar i madh u tregua „analisti“ titist
kur harroi se i madhi Enver Hoxha ishte trim. Ai s´kishte frikë as nga zoti e lëre
më nga blloqet imperialiste, që kishin si qëllim themelor shtypjen e
popujve.Harrestari mjeran harroi gjithashtu, apo më saktë, nuk e dinte
fare se në vitin 1961 Traktati i Varshavës ishte shumë më i fortë se
NATO-ja, por Enver Hoxha ia tregoi vendin te thana, me nder
lexuesve, e çoi në rr… të së ëmës. E bëri këtë në momentin e duhur,
kur e pa qartë se ky traktat, i drejtuar nga Rusia hrushçoviane,
kishte qëndrime kundër-shqiptare.
Enver Hoxha punoi për të mbrojtur popullin nga rreziqet që ikanoseshin prej fqinjëve
okupatorë.Ai dha urdhër të prodhohen miliona tonelata armatime, tëfortifikohej vendi,
me qëllim që në momentin e caktuar të mundëdhe të dijë si të veprojë. Tani ndërkaq,
ato armë po shiten në Serbi e deri në Afganistan, nga trafikantë armësh të tipave
Delijorgji dhenga tipa injorantë si ti o H. Matoshi.Natyrisht, duke e marrë bekimin
nga i pari juaj Sali Berisha.
E sa për NATO-n, s´keni pse të krenoheni aq shumë o të marrë.Edhe pse kaluan 10 vjet
ngalufta, ende nuk u zgjidh çështja eKosovës, por as kauza shqiptare në përgjithësi!
Sot po shihet qartë se qarqe reaksionare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ende po bëjnë
plane për tragjedi të reja për kombinshqiptar në Ballkan, sepse tani nuk është Enver Hoxha
në ballë tëpopullit që t´u thotë të huajve dhe puthadorëve të tyre: stoppazareve me popullin
shqiptar, se ky popull ka zot!Ashtu siç u tha në Beograd më 1946 se Kosova është e Shqipërisë
dhe duhet t´i kthehet asaj!Ashtu siç u tha në Paris më 1947 se Shqipëria ishte aleate e
koalicionit antifashist dhe u çlirua me forcat e veta, prandaj kujdes me Shqipërinë!
Ashtu siç u tha në Moskë më 1961 se Nikita Hrushçovi me klikën e tij, mund t´u fusin m…
xhepave, por kurrë Shqipërinënuk do të mundë ta bëjnë koloni!
Ashtu siç u tha në Tiranë më 1981 se Kërkesa për Republikëne Kosovës është kërkesë e drejtë!
Atëherë kur titistët shqipfolës dridheshin në Prishtinë, ndërsakërkesën për Republikën e Kosovës
e dënonin si djallin vetë.
Ishte Enveri ynë, Ai që aq shumë e mbrojti rininë heroikeshqiptare e cila po përfytej e po
përgjakej shesheve të qyteteveshqiptare, për të drejtat tona, me në krye atdhetarin vizionar –
Hydajet Hysenin.Tani ndërkaq, Shqipëria e ka një palo kryeministër si Sali Berisha i cili nëpër
vite po prodhon vetëm fatkeqësi për Shqipërinë,duke u përlyer në korrupsion, duke pjellë afera
me tipat e delijorgëve dhe të fazlliqve.
Ty dhe titistëve të tjerë të mjerë, që me idetë tuaja po ushërbeni klikave të huaja, kam edhe shumë
për t´u thënë o H.Matoshi, por kjo nuk është e mundur me një shkrim. Madje nuk duata bjerri
aq shumë kohën që të merrem me ty. E di se ju iparapëlqeni kuriozitetet, ndaj për kuriozitetin
tuaj dua t´ua bëj medije – ty dhe klanit tënd reaksionar – se 100-vjetorin lindjes së Enver
Hoxhës e festuan në mënyrë madhështore edhe revolucionarëtdanezë në Kopenhagë.
Nuk do të harroj t´ju tregoj që se edhe enciklopedia botërorekëta muajt e fundit e ka shpallur
Enver Hoxhën si njeriun më të aftëshqiptar. Për këtë lajm, kujdes zotërinj, mos po merrni infarkt në
zemrat tuaja fanatike.Dhe për fund, grupit të „Ekspresit“, me kokën në Beograd e
bishtin në Prishtinë, po i them: Mjaft me këto trillime e shpifje tëpaskrupullta. Mos harroni se
nënat shqiptare, për kohëra të vështira,do të lindin kurdoherë Avni Rustemët e Shqipërisë.
Mos e harroni fatin e të parëve tuaj ideologjikë – AhmetZogollit dhe Esat Pashës, të cilët ishin
paraardhësit tuaj të mjerë.
Danimarkë, më 25 tetor 2008


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
