Familja Jashari, themeli i lirisë së 🇽🇰 Kosovës e kishte refuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

06
Aug
2025
Nga: Vudi Xhymshiti


Familja Jashari, themeli i lirisë së 🇽🇰 Kosovës e kishte refuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Ishte Jakup Krasniqi që i ndërmjetësoi, i futi përmes derës së respektit institucional, jo për hir të tyre si njerëz, por për shkak të posteve që mbanin. Ata hynë jo si miq të kombit, por si hije që përfaqësonin jo nderin, por ç’nderimin e shtetit.
Dhe tani, këta të njëjtët, të zhytur në gjak e plaçkë, përpiqen ta pagëzojnë veten me emrin e lirisë. “Liria ka emër”, thonë ata që s’e kuptuan kurrë domethënien e saj.
Fushata “Liria ka Emër” është jo vetëm një mashtrim, është një blasfemi. Të thuash se emri i lirisë është Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, është njësoj sikur t’i thuash errësirës dritë, vrasjes jetë, mafies drejtësi.
Jo, emri i tyre nuk është liri. Emri i tyre është grabitje, krim, vrasje, pandëshkueshmëri. Janë njerëzit që vranë aktivistë, politikanë, gazetarë. Janë njerëzit që lanë gjakun të thahej nëpër rrugët e këtij vendi pa asnjë drejtësi. Janë ata që e rrënuan çdo mundësi për zhvillim, që e kthyen Kosovën në një vend peng. Janë ata që e rikthyen 🇷🇸 Serbinë në zemrën e Kosovës, jo si ushtri, por si hijë sunduese për 20 vite me radhë.
Serbia e humbi luftën në 1999, por e fitoi sërish, kur Thaçi e Veseli morën pushtetin.
Kush e thotë ndryshe, le të turpërohet para varrit të Adem Jasharit. Le të heshtë para plagës së pashëruar të Kosovës. Sepse kush i quan ata “emrin e lirisë”, është në anën e xhelatit, jo të dëshmorit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk