Grenellat!

07
Oct
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Poiitika kosovare vazhdon te mos jete e qete nga aktiviteti i ish perfaqesuesit te Presidentit Trump, gjate termit te tij te pare ne Presidence, Richard Grenell. Takimet e opozites me te, dhe njeaneshmeria e tij ne favor te Serbise, vazhdojne te prodhojne situata te veshtira, ne Kosoven e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili fatmiresisht, nuk eshte si paraardhesit e tij “lepe-peqe”, ne dem te Kosoves dhe popullit te saj.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Personalisht nuk arrij ta kuptoj kete “diplomat”, qe ne nje fare menyre nuk eshte ne te njejten vije e pikepamje me shefin e tij, presidentin Trump, i cili eshte shprehur shkoqur e qarte se eshte koha e patrioteve dhe jo e globalisteve qe nuk njohin atedhe. Dhe shqipetaret me gjak shqipetari, patriotizmin e kane ne ADN-ne e tyre, duke perjashtuar ketu gjakeprishurit qe per pasuri shesin edhe nene e babe.

Grenelli dhe grenellat, duhet ta kene parasysh, se shqipetaret jane patriote, ashtu sic i pelqen edhe presidentit Trump, ndaj sado qe grenellat ta keqinformojne, burra si Albin Kurti, nuk mungojne “t’ja heqin petet, lakrorit te Vucicit”, qe ai lakror, te mos helmoje politiken euro-atlantike, edhe pse ne kete kamp ka politikane qe jane gati t’i bejne kurban shqipetaret, ne cdo kohe, per te kenaqur orekset e shovinizmit.

Te nderuar miq te mi! Grenelli eshte misherimi i atij grupimi “diplomatesh amerikane”, qe perdorin autoritetin dhe prestigjin e shtetit per t’u pasuruar per vete, ne emer te politikes. Kur atyre ua hap letrat, edhe pse jane te fuqishem dhe gabimisht, aksidentalisht e po ashtu fatekeqesisht, flasin ne emer te shtetit, por nenekuptojne dhe punojne vetem per vete, nuk merakosen per marredhenie te sinqerta, normale dhe te respektit mbi baza demokratike. E verteta eshte se kur u hapen letrat, ata ballafaqohen me ligjin, i cili edhe pse jo i perkryer ne Amerike, i ve me shpatulla per muri kur ua verteton prapesine.

Ne Amerike, “ligji ka bicak”!

Kombi shqipetar ka aq shume burra, qe “e kane syun me cika, e qe nuk u ben terr” qe ngrihen ne kembe, ne se eshte puna per atedheun, ndaj tregetaret e territoreve nuk do te lejohen “te bejne dasem” me pasurite e shqipetareve.

Guri do te shkoje ne vendin e vet, sepse ate vend e ruan nje shqiponje ne flamur, dhe ai dheu i shqiponjes, bashke me te, jane zot e permbi zot per shqipetaret.

Gjithe te mirat!


05 Tetor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/10/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk