I SHQIPTARISË, KRYEMAL LAVDIE, ENVERI!

10
Apr
2026
Nga: ISA FERIZAJ

Moj Shqipëri, kryelarta, motesh nderi;
Në Ty, djeppërkundur, Hero Skënderi!
Je e lashtë tej lashtësie, je legjendare;
Je tejilire, arbërore, viganja shqiptare!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!


Nxore gjirit Tënd, yje trima, atdhetarë;
Historia i njohu, sajës faqe, ata të parë.
Majalartë, lavdi e tyre, yll kurore nderi;
I shqiptarisë, kryemal lavdie, Enveri!


Se vjen e ikën, rilind, s’vdes pranvera;
Lislashti yt, në log urtësie, rron sa jeta.
S’je e shkretë, satës zemër, hapur dera;
Linde djalepokalin, të nxor nga humnera!


Kanë kohërat çati, Everestin, ka Toka;
Galaktikënjerëzores, Enverin, njeh bota!
Se rrezediellor ishte Ai, çeli jeta për ne;
Shqipëri, lum si Ti, krye, s’ule mbi dhѐ!


Ti, e mëkove tëndin bir, Ai, na shpëtoi;
Se gati kohëliga, rrënjësh, desh na faroi.
Yt bir, diellkomb, si Anteu rrënjëngulur;
Falë Tij, Atdheu, qëndrestari i patundur!

Në kala nderi shqiptarie, flamur, lavdia;
S’ndodhte ndryshe, pat djalë, Shqipëria!
Yni herokomb, pat Enverin, si Promete;
Lumja Ti,Nënëloke, e pashoqja mbi dhѐ!


Sa herë të përmend, o Atdhe, jo, s’gaboj;
Shqipëri e Enver, në një emër i njëjtësoj.
I yti mishërim, Atdhe, Ai, kryelegjendar;
Kombi, sa kryelartë, pat Enverin, të parë!


O Lokemadhe Shqipëri, rron Enveri sa jeta;
Se rron dhe Ti, rron Ai, jo, s’vdes e vërteta!
Prillët, prore çelin lule, rriten, dritës së Tij;
Shoh lindjediellit, pranverëjetën, të na vijë!


Jo, s’u shua yni Diell, as në prill, as në acar;
Flakërin urtësi e Tij, mendjekthjelltës mbarë!
Kuçedra tërbohet, sot Enveri, zemrash rron;
E Tij pavdekësi, botëligën, për skrap e çon!


Jo, s’vdesin ëndërrat, e Tij dritë, në thelbjetë
Brigjejetës, e Tij mendje, ndrin si dritë fari!
Zë fill pranverës jeta, mbin farëjeta e vërtetë;
Tijat ide, flakë në zemër, i pat Adem Jashari!


Se në ag pranvere lindi dhe, e UÇK-së Epope;
Ç’u flijua Jasharja Familje, të lindte Bota e Re!
Mëkuar Gjergjit, Ismailit, Enverit e, Jasharit;
Mbajnë në jetë shqiptarinë, kala e shqiptarit!

Sa lart na ngjiti Enver gjeniu, s’u lodh kurrë;
S’të la të vdisje Shqipëri, të rriti emër e nur.
Siç ke pas qënë, “Zonjë e rëndë”, Ai të bëri;
Tmerr për hasmët, askush s’të hoq për freri!

-Sot yt bir, Lokemadhe, s’është ndër ne në jetë;
Por, sa lind dielli mëngjeseve, prore Ai na felt!
Shpirtshiturit tek djalli, sot dritë e Tij, ç’i vret;
I njohu kombi, kush qe luani e, lepuri mbret!


Ji krenare Shqipëri, ia fale njerëzimit gjenialin;
Shekujt që vijnë, dritës së Tij, çajnë terrmalin!
I yti kolos njerëzimi, Yni, Yll Polar, në udhësi;
Prore na ndrin Ai ne e, na porosit për syçeltësi!


Shqipëri, mos thuaj se u lodhe, vdiqe, humbe;
Dhe pse rrënuar, plagurar, ah, zënë për hunde!
Bijtë tu dalëzotës, sot qafështrirë e shpirtshitur;
Vjen pranvera, çel sythjeta, vdes farë e fëlliqur!


Andej, lartësish everestiane, prore ndrin Enveri;
Veç rrezesh së Tij, shqipegalaktika, nxiret ferri!
Prapë bota do të na njohë, si frymues shqiptarie;
Frymëjona shqiptari, Enverin ka, flamur lavdie!


Do ta zbojmë kuçedrën, zemrash sjellim pranverë;
Tonat horizonte epokale, do t’i ndrijë Dielli Enver!
S’rron, në terr jo, shqiptaria, pa Diellin, s’vjen liria;
Kthjellni qiellmendjen, vëllezër, të rrojë shqiptaria!


Do të ndrijë Diellkombi Enver, prore në përjetësi;
Se jetëdritë i fal Atij, zemërmadhja, e shqiptarisë.
E ndjeni Diellbotën, njerëz, zemrash, në mendësi;
Nënëshqipe – Enver, emblemëjona, vlerë e lavdisë!
Tiranë, më 11 prill 2026.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/04/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk