Ja dhe veçoritë e Luftës Çlirimtare në Kosovë, në raport me 13 luftrat e tjera të atij dhjetëvjeçari:
1. Në kundërshtim me Somalinë, UÇK-në nuk e urrente populli, pavarësisht se propaganda e një armate civile e jashtëzakonshme pacifistësh, prej 800 mijë anëtarëve të LDK-së, po mundohej të fuste urrejtjen në popull kundër UÇK-së. Dhe e gjithë ajo propagandë, e mbështetur edhe nga Sërbia dhe shtetet aleate të Sërbisë, po mundoheshin të sakrifikonin jo vetëm UÇK-në çlirimtare por edhe një popull të tërë, vetëm e vetëm për të mbetur në pushtet LDK-ja, e themeluar nga Serbia. E megjithatë Lufta në Kosovë nuk u shdërrua në luftë civile; por nuk kaluam as edhe në luftë ndër-etnike, sikundër ndodhi në Ruandë, Bosnjë, Kroaci dhe në Ugandën e Veriut. Ky është një fakt që vendimi i marë në Rambuje dhe i sanksionuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, për çarmatosjen e UÇK-së, është një nonsens i delegacionit tonë. Kur Jakup Krasniqi me Azem Sylen erdhen ne Kosove në SHP, ne intervalin midis dy seancave te Konferences se Rambujese, per gjoja te merrnin mendime se ciliduhej te ishjte kryesuesi i Qeveris se Perkohshme qe ua imponoi Ollbrajt, erdhi edhe Demaçi te nesermen me 28 shkurt 1999, dhe iu tha : “Mos e nenshkruani ate Marreveshje pa u hequr 10 pikat qe ua kam thene publikisht!. Dhe Jakup Krasniqi i tha: “Ne te zgjodhem perfaqesues politik, ne te perzeme. Dil jashte!”, dhe Demaçi ne 2 mars 1999 dha doreheqjen.
Delegacioni serb nuk e nënshkroi atë marrëveshje, duke mos dhënë përgjgje për armëpushimin, (për paqen), edhe pse ajo ishte tërësisht në favor të Serbisë! Me atë mosnënshkrim, Serbia donte të thoshte: lufta të mos vazhdonte dhe paqja të mos përfundonte(!) – as po as jo, as paqe as luftë! Një politikë mesatare. Domethënë – luftë! Ajo që i duhej Serbisë. Ai mosnenshkrim nga Serbia ishte demonstrim force kunder diplomacise nderkombetare.
Përmes asaj Marrëveshjeje të nënshkruar prej Delegacionit të Kosovës, popullit shqiptar në Kosovë dhe Ushtrisë çlirimtare të Kosovës nuk u kërkohej paqe me serbët, por nënshtrim ndaj Serbisë.
Kurse Shtabi i Përgjithshëm dhe e gjithë UÇK-ja nuk hoqën dorë nga çlirimi i Kosovës me luftë të armatosur. Nëse edhe SHP do ta pranonte atë Marrëveshje, Kosova mbetej pjesë e Serbisë. Por ishte SHP i UÇK-së që nuk e pranoi atë Marreveshje dhe kaloi në luftë guerile, duke iu kundërpërgjigjur Operacionit “Potkoi” të Forcave të Armatosura të Serbisë, që ajo e filloi 2 ditë pas nënshkrimit prej delegacionit tonë, më 20 mars 1999.
2. Pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk ka qenë aspak problem për UÇK-në për të vendosur harmoninë ndër-etnike. Por ndodhi e kundërta, ishin kolonët serbë në Kosovë, të cilët i armatosi dhe i nxiti vetë Sërbija për atë qëllim, duke krijuar forcat paramilitare për krime dhe vjedhje. E megjithatë, porsa mbaroi lufta në Kosovë, ndodhi paradoksi, filluan të burgoseshin pjestarë të UÇK-së.
Edhe KFOR-in nuk e pengoi UÇK-ja për stabilizimin e vendit, por Sërbia dhe serbët, që kanë dashur dhe duan ta largojnë KFOR-in nga Kosova, pavarësisht se KFOR-i kundrejt UÇK-së muajt e parë të instalimit u suall sikur ne te ishim terrorista dhe jo aleatët e saj në luftën 78 ditore, 24 mars – 10 Qershor 1999! Por ne, masa e madhe e UÇK-së dhe populli vonë e mësuam se ishte vendosur në Rambuje çarmatosja dhe shuarja e UÇK-së çlirimtare, e cila u bë realitet në Marrëveshjen e Kumanovës, më 10 Qershor 1999. UÇK-ja dorëzoi jo vetëm armatimin dhe municionet, deri te fisheku i fundit, përfshi edhe uniformat (!), ndërsa Sërbisë agresore fashiste nuk iu muar as edhe një fishek dhe asnjë lloj ndëshkimi, si në asnjë rast tjetër të luftrave lokale në botë, si dhe ato botërore!
3. Ne të UÇK-së nuk i kemi sulmuar në asnjë moment forcat paqëruajtse të KFOR-it, sikundër ndodhi në Somali, ndërkohë që KFOR-i, porsa të shihte nëpër rrugët e qyteteve apo fshatrave të Kosovës një ish-luftëtar të UÇK-së me uniformë, edhe pse i paarmatosur, e arrestonte gjithë arrogancë. Kjo u vërejt edhe në rastin e festimit të një vjetorit të çlirimit në Prishtinë, ku KFOR-i arrestoi të gjithë ata që manifestuan me uniformën e UÇK-së, edhe pse ishin të paarmatosur. Për të gjitha këto raste Komanda e UÇK-së (më pas TMK) ka reaguar me shkrim në Komandën e KFOR-it, (atë reagim e kam perpiluar une dhe e ka nenshkruar Agim Ceku), dhe na është kthyer një përgjigje e pakuptimtë për ne: “Është e vështirë t’i bësh në një mëndje 19 komanda të forcave të këtushme të NATO-s”.
Këto ishin sinjale se do të vinim në këtë pikë që jemi sot, ngaqë ka qënë planifikuar qysh në Rambujë që UÇK-ja të kalonte në Gjyq Ndërkombëtar, vetëm pse ajo guxoi dhe rrëmbeu armët dhe luftoi kundër FASHIZMIT SERB.
Por udhëheqja kryesore politike dhe ushtarake e UÇK-së është treguar sa e pa aftë aq edhe individualiste, që nuk ka mundur të dalë në këtë përfundim, jo vëtëm në Rambuje, por edhe kur arrestoheshin luftëtarët tanë pas mbarimit të luftës.
4. Pas mbarimit të luftës, Ne, UÇK-ja, ishim për zgjidhje diplomatike të çështjes shqiptare lidhur me Kosovën dhe jo për çarmatimin e UÇK-së. Ndërkohë që vetëm gjatë bisedimeve të Udhëheqjes Politike dhe Ushtarake të UÇK-së me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin anglez Xhekson, në datat 18-20 qershor 1999, na u bë prezente se UÇK-ja nuk do të ekzistonte më si ushtri e rregullt, do të çarmatosej dhe shpërndahej, gjë që na e kishte mbajtur sekret udhëheqja politike delegate e UÇK-së në Rambuje, të cilën e pat sanksionuar edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB. Dhe u desh të na e lexonte atë vendim Gjenerali Xhekson, i cili përfaqësonte Komandën e NATO-s në ato bisedime. Natyrisht që e gjithë struktura e UÇK-së u zhgënjye totalisht nga udhëheqja politike e saj (Drejtoria Politike), si dhe u ndjemë të tradhëtuar nga NATO dhe OKB.
5. Në Kosovë kishim një rast aspak të ngjashëm më Somalinë, Kroacinë dhe me Bosnjën, prandaj ishte e domosdoshme të aplikohej një zgjidhje krejt e veçantë, si për UÇK-në ashtu ëdhë për ushtrinë kapitulluese të Serbisë, por ja që ndodhi krejt e ndryshme me 13 rastet e tjera të sipërpërmendura gjatë luftrave te viteve ’90-të.
6. Një veçori e jashtëzakonshme është fakti se nga ndërkombëtarët u bënë përpjekje për ta de-personalizuar Adem Jasharin, simbolin e Luftës për Çlirimin e Kosovës, simbolin e UÇK-së. Për të mos u njohur dhe bërë Adem Jashari Simboli i Lirisë për Kosovën, emri i tij dhe i UÇK-së nuk u përmënd jo vetëm në Marrëveshjen me shkrim në Rambuje, por edhe në asnjë rezolutë dhe në asnjë marrëvëshje midis udhëheqjes së UÇK-së dhe KFOR-it, si dhe në asnjë marrëveshje midis udhëheqjes së UÇK (TMK) dhe UNMIK-ut, madje Adem Demaci nuk u ftua në Parlament as edhe në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, dhe nuk u propozua nga asnje force politike edhe per deputet i thjeshte!
Dhe kjo bëri atë që: UÇK-ja, të mos trajtohej si USHTRI ÇLIRIMTARE, por sikundër sot në Hagë, një “ndërmarrje e përbashkët terroriste”, sikundër theksohet edhe në Pikën 35 të akt-akuzës ndaj saj prej Prokurorisë së Gjykatës Speciale, me qëllim që të mos cilësohemi si Ushtri Çlirimtare të moralshme.
Madje, edhe Përfaqësuesi Special i OKB për Kosovën, z. Bernard Kushner, kur shkoi në Prekaz nuk e përmendi fare emrin e Adem Jasharit si komandant Legjendë të UÇK-së, por vetëm familjen e tij, edhe pse deklaroi: “nëse do të kishte ndonje çmim Nobël për sakrifica të tilla familjare, kjo familje do të merrete çmimin Nobël”, si dhe shprehjen kapitale: “Shtëpitë e djegura në Drenicë ngriheshin si dëshmitarë të tmerreve. Mesazhi që ato japin është i qartë: Në Kosovën e çliruar më forcat e veta, pushteti i përket UÇK-së dhe askujt tjetër.” (“Luftëtarët e paqes”, Tiranë 2004, f.102). Po kujt ia tha?!
Në unison më këto organizma anti UÇK ka qenë partia e LDK-së dhe kryetari i saj që nuk e përmendi asnjëherë Adem Jasharin si simbol të Lirisë së Kosovës, por përkundrazi, shpallën “Komandant Lëgjendar” kolonelin shqiptar kolaboracionist të Ushtrisë Jugosllavë, Tahir Zemën, të cilin e dërguan në Junik, më 23 qershorin e vitit 1998 me 23 oficera dhe 112 ushtarë, më detyrë që të ndeznin luftën civile në Kosovë midis FARK-ut dhe UÇK-së; por falë vendosmërisë dhe pastërtisë atdhetarë të Komandantit të Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinajt, dhe Shefit te Shtabit të Prgjithshëm të UÇK, kolonel Bislim Zyrapit, Tahir Zema e pa të pamundur shpërthimin e një lufte të tillë civile, dhe u largua nga lufta në fillim te shtatorit 1998. Por si u largua? Duke ia dorëzuar policisë serbe gjithë armatimin që ishte blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë të Kosovës, përmes Fondit të 3% të Qeverisë së Kosovës në Ekzil.
Rugova nuk shkoi kurrë në varrezën e Adëm Jasharit dhe 58 Jasharajve të tjerë, për të vendosur qoft edhe një lule, ndërsa LDK edhe sot nuk e përmend Adem Jasharin si Komandant Legjendar të UÇK-së, pasi, duke de-personalizuar atë, mendojnë se do të de-personalizojnë edhe UÇK si Ushtri Çlirimtare, si dhe luftën tonë, për të mos e quajtur Luftë Çlirimtare; por, sikundër e cilëson edhe akt-akuza kundër UÇK: “Një organizatë e mirëstrukturuar terroriste”. Dhe të gjithë dëshmitarët e mbrojtur dhe të fshehtë të kësaj Gjykate, nuk është rastësi që janë anëtarë ose simpatizantë të LDK-së.
7. Edhe largimi nga radhët e UÇK-së dhe mos ri-emërtimi me punë në TMK, pothuaj i të gjithë kuadrove luftëtarë e komanduese të formacioneve të UÇK, të të gjithë niveleve, ka qënë dhe është për t’i de-personalizuar të gjithë ata: nga çlirimtarë, në terroristë. Madje edhe më pas, duke ua ndaluar nga Qëvëria e Vetëvëndosjes, më në krye Albin Kurtin, shpërblimin që ka vëndosur Parlamenti i Kosovës për veteranët, ky është qëllimi: që të de-personalizohet UÇK-ja si Ushtri Çlirimtare, dhe lufa e saj si luftë terroristësh. Dhe me këtë vendim Qeveria Kurti kërkoi t’u thotë ndërkombëtarëve, se qveria e komanduar prej tij nuk ka asnjë lloj lidhjeje me UÇK-në.
8. Vëndimi i marrë në Rambuje për çarmatosjen e UÇK-së, dhe jo dënimi i Sërbisë dhe i ushtrisë së saj agresore, e cila kish bërë dhe bënte masakra, ka qenë vendim i paramenduar dhe i paravendosur nga shtetet nismëtare të mbledhjes në Rambuje (Francë, Angli, Itali), pas të cilit fshihej qëllimi që UÇK-ja, me mbarimin e luftës të shpallej ushtri tërrorise, dhe lufta e saj si luftë e padrejtë, me paramendimin absurd se, po te mos-çarmatosej, ajo, si “ndërmarrje e përbashkët terroriste”, do të ndeshej me KFOR-in. Këtë bindje e kanë pasur ngaqë kështu u thoshte mikesha e tyre Serbi, dhe shërbëtorja e saj shqiptare, LDK-ja 800 mijë anëtarëshe e udhëhequr nga Ibrahim Rugova.
Por falë znj. Medlin Ollbrajt e cila vendosi në atë Marreveshje të Rambujesë një pikë shtes, ku thuhet: “Tre vite pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, në Kosove te kryhet referendumi per të vetvendosur populli ne Kosove”, por asnje prej anetareve te atij delegacioni te Kosves edhe sot nuk e kane kerkuar ate referendum.
9. Në Rambuje si dhe ne Rezolutën 1244, bazuar në Marrëveshjen e Rambujesë, është vendosur çarmatosja e UÇK, edhe për faktin se, duke qenë të bindur se UÇK-ja nuk vetë-çarmatosej pa u larguar edhe ushtari i fundit serb nga Kosova. Ky vendim, ndoshta duhet të jetë marrë, ngaqë vendimmarrësit ndërkombëtarë kanë qenë të mashtruar prej propagandës etiketuese të UÇK-së si “ndërmarrje terroriste” ”enveriste”, “leniniste”, “marksiste” etj, të shpallura dëndur nga LDK-ja; dhe është kjo propagandë që ka krijuar tek organizatorët e Marrëvëshjes së Rambujesë (Angli, Francë e Itali) bindjen se edhe UÇK-ja do të përplasej me armë me KFOR-in, sikundër pat ndodhur në Zaire më 1998. Kjo, ngaqë ata nuk e dinin se cili ka qenë objektivi i UÇK-së, sepse Rugova, LDK-ja dhe Sërbia nuk e kanë dashur dhe nuk e duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sikundër e theksonte UÇK në Formulën e betimit të saj.
Bazuar në këtë mosdashje edhe nga Fuqitë e Mëdha Europjane në Rambuje, e ritheksuar edhe në Rezolutën 1244, Kosovën e kanë lënë pjësë të Serbisë, më dy qëllimë:
a). Në rastin e tërheqjes së KFOR-it, t’ia linin Kosovën në dorë Serbisë, me “argumentin” se gjoja kishim të bënim me një konflikt të brendshëm të saj, ndër-etnik, sikundër ishte ai në Kroaci, në Ruandë, në Bosnjë e në Ugandë, prandaj dhe e zgjatën 2 vite arrestimin e Sllobodan Millosheviçit;
b). Që Kosovës të mos i krijohen kurrë kushtet për bashkimin e saj me Republikën e Shqipërisë.
10. Është edhe një paradoks interesant: Në Somali, OKB-ja nuk pranoi të bëntë çatrmatosjen e Milicisë, ndërsa për Ushtrinë Clirimtarë të Kosovës u vendos si ne Rambuje edhe në OKB çarmatosja e saj, në vend që të çarmatoseshin të gjitha forcat e ushtarake e paramilitare të Sërbisë që luftuan për vrasjen, djegiet dhe përdhunimet që bënë në Kosovë, të cilat kishin hapur 530 varre masive të mbushura me kufoma shqiptarësh!
Mos vallë ky eleminim i UÇK-së, me mbarimin e luftës, ndoshta duke pasur parasysh mësimin e nxjerrë nga Bosnja dhe Somalia, që OKB të mos quheshin dështakë edhe në Kosovë, ndoshta ishin të bindur se UÇK nuk do të vetëçamatosej?!
Këtë gjë na e përforcon edhe fakti që pse SHBA të nuk lejojnë që Përfaqësuësi Special i OKB në Kosovë, dhe as Komandanti i KFOR-it të jenë amerikanë, vetëm e vetëm se angazhimi I NATO-s me aviacion kundër Serbisë u bë me imponimin e SHBA, në kundërshtim edhe me Këshillin e Sigurimit edhe me Parlamëntin e BE-së.
Ndoshta kjo edhe për faktin, se duan që OKB-ja të dështoi, sikundër dhe ka dështuar de fakto, ngaqë nuk e kanë parashikuar se udhëheqja politike e Kosovës, si ajo pacifiste edhe ajo e dalë nga radhët e UÇK-së, do të hiqnim aq shpejt dorë nga pretendimi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, edhe pse ishin betuar kur ishin reshtuar në UÇK. Prandaj edhe Hashim Thaçin dhe gjithë të tjerët që janë sot në këtë Gjykatë Speciale, populli i braktisi kur u arrestuan, si hakmarrje ndaj prapësive të tyre dhe të shumë kuadrove të larta komanduese të UÇK pas lufte, të cilët u sulën për pasuri, pushtet e lavdi në kundërshtim me normat demokratike e ligjore. Dhe, të gjitha këto vëprime antiligjore nga ish këta drejtues të lartë të UÇK, kanë ardhur edhe si rrjedhojë e paaftësisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it për të vendosur shtet juridik në Kosovë edhe sot e gjithë ditën.
11. Gjithashtu OKB dhe NATO-ja kanë pranuar çarmatosjen e UÇK ndoshta se i janë trembur edhe ndonjë përplasjeje të KFOR-it me grupe te indinjuara të UÇK-së, sikundër ndodhi në Somali: ushtria vendase me paqeruajtësit, prandaj ndoshta SHBA nuk kanë pranuar të marrin drejtimin e Komanduës të KFOR-it.
Madje, ka gjasa që edhe sot KFOR-i t’i trëmbet ndonjë rebelimi të tillë, si rrjedhojë e vëprimeve jo-ligjore të kësaj Gjykate Spëciale e Njëanshme kundër ish-pjestarëve të UÇK-së, prandaj kjo Gjykatë dhe Prokuroria e saj Speciale arreston cilindo ish-pjestar të UÇK që bën kritika nda KFOR-it si dhe ndaj kësaj Gjykate Spëciale anti-UÇK, të cilët kanë krijuar bindjen se kjo Gjykatë po sillet në mënyrë të padrejtë ndaj UÇK-së dhe gjithë pjestarëve të saj.
12. Lufta në Kosovë ka një meritë të jashtëzakonshmë dhe shumë të ndryshme edhe nga ajo çka ndodhi në Ruandë, ngaqë në Kosovë lufta nuk u shpërthye kundër pakicës kolonizuese sërbe, edhe pse kishte pushtetin kolaboracionist, por, përkundrazi, lufta e UÇK-së u orientua kundër shtetit pushtues, kundër Serbisë, kundër policisë dhe Ushtrisë së saj në Kosovë. Kjo bëri që Lufta Clirimtare në Kosovë të mos merrte asnjë tipar të luftës civile apo të luftës ndër-etnike; dhe ky fakt rrëzon çdo lloj “argumenti” se ne, UÇK-ja, jemi ushtri rrebele, apo terroristë, sikundër na akuzon Gjykata Speciale e imponuar e Kosovës, apo çdo lloj epiteti tjetër që na ka etiketuar LDK-ja dhe Sërbia gjatë periudhës së asaj lufte çlirimtare, por edhe sot kundër LPK-së.
Si rjedhojë, UÇK-ja ishte dhe është vetëm dhe vetëm Ushtri për Çlirim Kombëtar, dhe jo thjeshtë një ushtri luftëtarësh të indinjuar për një padrejtësi të çfarëdoshme kundër shtypjes qeveritare. E themi këtë me bindje të plotë, pasi nuk mund të gjesh as edhe një rast gjatë gjithë periudhës 2 vjeçare të asaj luftë çlirimtarë, që formacione të UÇK-së, qoftë edhe individë të saj, të kenë sulmuar qoft edhe një civil serb që janë banorë të Kosovës, apo edhe thjeshtë civila shqiptarë pse ishte sërbofilë (kolaboracionistë). Këto janë fakte konkrete.
13. Që lufta 2 vjeçare e UCK-së nuk ishte as luftë civile dhe as luftë terroristësh e vërteton fakti që NATO-ja u angazhua krahas saj me aviacion, (ndryshe do të na kishte goditur edhe neve po të ishim terroristë), dhe ditën e kapitullimit të Serbisë edhe më forca tokësore, jo për të ndaluar zjarrin midis UÇK dhe Ushtrisë pushtuese Sërbe, apo midis UCK-së dhe policis Serbe, por për largimin e gjithe forcave të armatosura serbe që ishin në Kosovë, që do të thotë, se kishim të bënim me një luftë për çlirim kombtar, prandaj dhe NATO ka qenë më se e ndërgjegjëshme se ushtria serbe ishte ushtri pushtuese, dhe ne aspak ushtri terroriste, apo luftë civile.
Kjo është një veçori tjetër e luftës tonë clirimtare, 1997-1999. Pra, armëpushimi nuk varej nga dëshira se kishim të bënim me dy palë ndërluftuese të brëndëshmë në Kosovë, por midis një palë të brëndshmë autoktone, që ishtë UÇK-ja, dhe një pale të jashtme, që ishte Sërbia okupatore.
14. Gjithashtu, kemi edhe një veçori tjetër, që NATO, në rastin e luftës sonë, nuk erdhi si forcë paqeruajtëse, që të ruante asnjëanësinë, (sikundër është sot Gjykata e Njëanshme Speciale), nuk erdhi që të mos merrte anën e njërës palë “të brendshme”, (sepse palët nuk ishin të dyja palë të brendshme), sikundër është parimi i forcave paqeruajtse, por erdhi për të siguruar moskthimin në Kosovë të palës së jashtme pushtuese, erdhi për mos ardhjen përsëri të Serbisë me forca ushtarake për të ripushtuar Kosovën.
Po mundët ma kundërshtoni nësë nuk është kështu.
Dhe këtë e vërteton fakti që NATO-ja, prej datës 24 mars 1999 u bë aleate me palën e brendshme, me palën që luftonte për çlirim kombëtar (UCK), kundër palës së jashtmë pushtuese, duke bashkëvepruar në këtë rast me forcat e UÇK-së.
Këtë gjë e theksoi edhe Komandanti i Përgjithshëm i NATO-së, Gjenerali Uesli Klark, në Telegramin e Falënderimit dhe mirënjohjes që i dërgoi Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, më 10 qershor 1999, duke na thënë me shkrim: “Bashkëveprimi më i mirë i NATO-s në historinë e saj 50 vjeçare”, që do të thotë se UÇK-ja ishte një ushtri e rregullt, me tiparet e plota si e tillë, dhe të tilla i pati edhe funksionimin gjatë zhvillimit të luftës prej saj. Me këtë shprehje, Uesli Klark e rendit UCK-në të barabartë me çdo ushtri përbërëse të saj, duke na dhënë sot të drëjtën të shprehemi, se bashkëveprimi i UÇK-së ka qënë në nivël edhe më të lartë se i ushtrive të tjera shtetërore anëtare të NATO-s gjatë stërvitjeve në 50 vitete e ekzistencës së saj, pavarësisht se më pas nuk është përmendur një gjë ë tillë, është heshtur, më qëllim që të mos quhej lufta jonë LUFTË CLIRIMTARE, një luftë e vërtëtë për pavarësi, por thjeshtë një lloj ndërhyrjeje për qëllime humanitare. Por ja që kodi i Nderit të Ushtarakut e urdhëroi Gjeneralin Klark të thoshte të vërtëten për UÇK-në.
15. Më lejoni t’ju kujtoj së në Ruanda trupat Belege nuk u angazhuan në luftime të brendshme, ngjashëm sikur të vepronin forcat territoriale kosovare të Krahinës Autonome në Kosovës kundër forcave të UCK-së, prandaj lufta në Ruandë u quajt se ishtë konflikt dhe jo luftë, pasi “Konflikti është një formë e luftës kur ekziston gjëndja e veprimeve luftarake brënda një popullsie dhe zone të caktuar gjeografike”, ndërsa në Kosovë patëm “Luftë të përgjithshme, nga që luftohej për mbijetesë kombëtare, duke iu imponuar armikut vullneti i UÇK-së që ai të largohëj nga Kosova”, bazuar edhe në përkufizimet e theksuara nga “Doktrina Taktike e NATO-s për forcat tokësore” (Pjesa e Dytë, Spektri i Konflikteve, 0104, Kushtet Specifike)
16. Në krahasim më luftën në Ruanda, ku kishim dhunë etnike, emisionet e radios kontrollohëshin prej tyre, ngjashëm sikur në Kosovë t’i kontrollonin forcat territoriale të Kosovës, por në Kosovë të gjitha mediat ishin të kontrolluara nga Sërbia, të cilat e nxitnin jo vetëm popullsinë serbe por edhe atë shqipatare kundër UÇK-së, ndërkohë që UÇK-ja nuk pati as qeveri që ta mbështeste UÇK-në, as radio apo televizion dhe as media publike shteterore të shkruara; madje, edhe kur vetë UÇK-ja ngriti një radio të saj, në Janarin e vitit 1999, në një prej zonave të saj të lira, jo vetëm që e kishte aktive me orar shumë të reduktuar, si dhe nuk dëgjohej në gjithë territorin e saj, por nuk bëri asnjë lloj thirrjeje për të nxitur popullsinë shqiptare “t’u pritej koka popullsisë pakicë sërbe” në Kosovë, sikundër nxisnin fshatarët HUTU t’u pritej koka pakicës TUTSIVË në Ruandë. Madje tek ne ndodhi e kundërta, pakica serbe dhe shteti Serbisë jo vëtem që bënin thirrje të tilla kundër popullsisë shqiptare, më qëllim që ne ta ndryshonim karakterin e luftës sonë, nga një luftë çlirimtare e një populli (element federative si Krahinë Autonome) të pushtuar kundër një shteti pushtues, sikundër ishtë Serbia; si rrjedhojë, lufta jonë pati karakterin e një lufte nacional-çlirimtare; ndërsa Serbia dhe pakica serbe në Kosovë, përveç vrasjeve masive pa dallim moshe dhe gjinie, bënë edhe shpopullim me dhunë të popullisë autoktone mijëravjeçare shqiptare, e cila përbënte 92-93 % të gjithë popullsisë në Kosovë, dhe këtë shpopullim Serbia e ndërmori kur u bindën se ne si UÇK nuk e ndryshuam aspak karakterin e luftës për mbijetesë kombëtare, të luftës çlirimtare, dhe e mbajtëm vijimisht të tillë, luftë dhe aspak konflikt të armatosur midis banorëve etnikë të Kosovës dhe banorëve kolonë sefrbë të ardhur në Kosovë.
17. Një tipar tjetër i luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës është fakti se ajo, as nuk planifikoi dhe as kreu vrasje ndaj opozitës shqiptare në Kosovë (LDK), sikundër ndodhi në Sudan, Haiti dhe Somali, edhe pse opozita shqiptare në Kosovë propagandonte kundër Ushtrisë Clirimtare të Kosovës,(UÇK-së), vëçanërisht me gazetën e saj të përditshme me 24 faqe, “Bota sot” , e cila botohej si në Kosovë, Tiranë ashtu edhe në Perëndim; madje nuk ka as edhe një vendim të strukturave komanduese të UCK-së për të vrarë qoftë edhe një pushtetar të komunitetit serb apo kolaboracionisti në Kosovë; dhe, ngaqë ne si UCK nuk e devijuam në këtë rrugë luftën tonë, atëhere Serbia, në bashkpunim me kolaboracionistëtët e saj, si dhe me agjentët e fshehtë të saj në radhët e UÇK-së, tentoi të vriste shqiptarë kolaboracionistë, me qëllim që më pas t’ia atashonte UÇK-së këtë lloj krimi, sikundër po e akuzon aktualisht në këtë Gjykatë me 62 dosjet ë dorëzuara nga Serbia, por, falë Betimit tonë Ushtarak, u treguam shumë të kujdeshshëm dhe nuk ramë në këto gracka të Serbisë.
Ne e kishim mbledhur top mendjem tonë, se me kolaboracionistët do të merrej drejtësia e pushtetit të popullit që do të delte pas luftës prej votës së lirë të popullit. Mirëpo, kolaboracionistët shqiptarë, për t’i shpëtuar këtij gjyqi të pas luftës, bashkë më agjentët sërbë në radhët e popullsisë dhe të forcave politike shqiptare, nxitën OKB-në si dhe BE-në që të shpiknin 6 Standartet për Kosovën, si dhe nuk lejuan të zhvillohej refendumi, i cili u vendos në Rambuje më nismën dhe këmbënguljen e zonjës Medlin Ollbrajt, REFERENDUM i cili do të zhvillohej tre vite pas mbarimit të luftës, (shih Kapitulli 8, pika 3 e Marrëveshjes në Rambuje). Dhe këto manovrime u bënë më qëllim që të kalohej sa më shumë kohë që kolaboracionistët të mos delnin para gjyqit të popullit si tradhëtarë dhe të mos dënoheshin sikundër edhe nuk është dënuar asnjë i tillë, edhe pse ishin me mijëra, si dhe të mos kryhej REFERENDUMI popullor.
Për këtë qëllim Franca angazhoi, për fatin tonë të keq, edhe shkrimtarin e shquar shqiptar me reputacion ndërkmbëtar, zotin Ismail Kadare, i cili i bëri katër herë thirrje popullit shqiptar në Kosovë që t’i falte bashkëpuntorët e shërbimeve sekrete serbe të dalë nga radhët e opozitës shqiptare.
18. Neve të UÇK-së na kanë quajtur e na quani edhe ju si Gjykatë Speciale, ‘radikalë’ sepse u kanë thënë dhe u thonë militantët e opozitës pacifiste shqiptare të LDK-së, që BE-ja i quan të moderuar ngaqë janë si plastelinë në duart e të huajve që e urrejnë kombin shqiptar. Dhe, ngaqë na quajnë “radikalë”, kanë krijuar bindjen se mos rebelohemi dhe vrasim këta gjoja të moderuarit pacifistë, ish-kolaboracionistët, pasi kështu i leverdis Serbisë, LDK-së dhe aleatëve të saj, me të vetmin qëllim: që të kenë tërë jetën pushtetin në duart e tyre; se, po ta marrin pushtetin çlirimtarët idealistë dhe jo të korruptuarit, jo vetëm që do të kërkojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sikundër ishte edhe formula e Betimit të UÇK-së, por edhe do të nxjerrin para gjyqit kolaboracionistët. Prandaj dhe ata (82 deputetë) e miratuan me të dy duart Gjykatën Specialë Ndërkombëtarë kundër Ushtrisë Clirimtarë të Kosovës, si ata edhe deputetët ish-luftëtarë, por të korruptuar.
19. Në Kosovë UNMIK-u u vendos pas mbarimit të luftës së armatosur dhe pas largimit të çdo lloj force sërbe dhë të ish-pushtëtarëvë të saj në Kosovë, edhe pse nuk patëm ekzistencë të dy palëvë konfrontuesve të brëndsahmë, sikundër patëm në Somali dhe në Ruandë, të cilat i trajton hollësisht zonja Ollbrajt. Si të tillë, nuk kish psë të vinte KFOR-i nëpër qytetet e Kosovës. KFOR-i duhej të vendosej thjeshtë si forcë kufitarë, ngaqë nuk kishim të bënim më me një paqë që duhej ruajtur, sikundër ishte rasti në Ruandë (f.186), pasi ne nuk kishim pasur konfrontime me pakicën civile serbe banorë të Kosovës, që nuk pëbën më shumë së 3% e gjithë popullsisë së Kosovës, ndërsa në brendësinë e Kosovës duhej të isht forcë ushtarake vetëm UÇK-ja e shndërruar në MILICI, si dhe pushteti të delte nga votimi i lirë i popullit.
20.Nga ana tjetër, ne nuk u kishim shpallur luftë qytëtarëvë dhe fshatarëvë të kombësisë sërbe në Kosovë, përkundrazi, në i kishim shpallur luftë Sërbisë si shtet pushtues, por, përkundrazi, ishin qytetarët pakicë sërbë në Kosovë, të cilët, të nënshtruar nga Sërbia, rrëmbyen armët kundër popullsisë shqiptare. Ky veprim i tyre çoi në armqësimin e asaj pakice me popullsinë autoktone vendase shqiptarë, e nxitur nga Beogradi, nga strukturat shtetërore politike e ushtarake të Sërbisë, më qëllimin e vëtëm që të lindëtte konflik ndërmes tyre dhe shqiptarëve, që të ndërhynin ndërkombëtarët për të “rivëndosur” qetësinë dhe jo që të largonte Sërbinë nga Kosova. Prandaj popullsia serbe e Kosovës u vetëlargua nga Kosova së bashku më forcat ë armatosura serbe që ishin në Kosovë.
Pra, Sërbia i mashtroi serbët e Kosovës dhë i ngriti për ta kaluar në konflikt më popullsinë shqiptarë, pavarësisht se nuk ishin shqiptarët ata që rrëmbyen armët kundër kësaj pakicë kolonistë sërbe, por kolonët sërbë ishin ata që donin ta shndëronin luftën clirimtarë të Kosovës në konflikt ndëretnik, edhe pse ata ishin pakicë e papërfillshmë.
21. NATO-ja u angazhua në Kosovë në krah të UÇK-së dhe popullsisë shqiptare të Kosovës ngaqë OKB-ja nuk kishte më forca paqeruajtëse si dhe nuk mund të siguronte dhe të mbante forca te tjera paqeruajtëse, prandaj dhe u shfrytëzua ekzistenca e NATO-s. Në rast se NATO-ja do të ishte shpërbërë në të njëjtën kohë me Traktatin e Varshavës, sikundër ishte edhe marrëvëshja midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe SHBA në fillimin të viteve ’90-të, lufta në Kosovë do të ishte ndërmjetësuar nga forca paqëruajtëse të OKB-së. Por OKB-ja nuk kishte forca paqeruajtëse, sikundër e pat theksuar edhe vetë Butros –Gali në prillin e vitit 1994, ku “përforcimi i menjëhërshëm i atyre forcave paqëruajtse të UNMIK-it ishtë i pamundur, ku bëhëj fjalë për pakësimin ë atyre, nga 2500 në 270 forca, me mandat që të përpiqëshin të siguronin pushimin e zjarrit në Ruanda”, sikundër e thëkson zonja Ollbrajt në librin ë saj “Zonja Sëkrëtarë”, (botimi shqip, Tiranë, shtëpia botuësë “DUDAJ”, 2004, f.183-184).
Pra, ishte varfëria e OKB-së për forca paqeruajtëse dhe veçanërisht Lufta e UCK-së në Kosovë ajo që e shpëtoi NATO-n nga shkrirja, sikundër ishte marrëveshja me Traktatin e Varshavës, prandaj SHBA dhe NATO-ja e mbështetën UCK-në kur ajo kishte fituar të gjitha karakteristikat e një Ushtrie të Rregullt Clirimtare, e cila u siguroi ekzistencën permanente të NATO-s.
22. Duhet të theksojmë se nuk ishte Ushtria Clirimtare e Kosovës ajo që përdori dhunë dhe terror në Kosovë, por ishin forcat e armatosura të Serbisë që përdorën dhunë ndaj civilëve shqiptarë, por bënë edhe genocid kundër popullsisë autoktone shqiptare në Kosovë. Ishin 165.000 forcat ushtarako-policore serbe në Kosovë që:
– vranë 11.840 shqiptarë të pafajshëm, prej të cilëve 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1.739 femra, 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare dhe 5081 të moshave 19-64 vjeçë, prej të cilëve 1.450 ende janë të pagjetur. “Historitë që po dëgjojmë janë vërtetë të tmerrshme: forcat serbe mbledhin fshatarët shqiptarë në grupe, i vrasin ata me armë automatike dhe u vënë zjarrin” ), u shpreh Presidenti Bill Klinton më 12 prill 199.
-Të gjithë këta të vrarë u groposën në mbi 530 varreza masive;
– dhunuan 20.400 femra shqiptare;
– dogjën dhe shkatërruan 100.589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme;
– dogjën 358 shkolla;
– dogjën 71 zyra institucionesh;
– dogjën 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka publike, 123 objekte shëndetësore;
– dogjën 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe, tyrbe);
– dogjën Arkivin e Bashkësisë Islame ku ishin dokumente prej shekullit XV;
– dogjën 5 kisha katolike;
– dogjën 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse;
– therrën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë (lopë, dhi, kafshë pune dhe ngarkese) etj.
23. Lufta e UÇK-së nuk ngjason aspak më Ruandën, ku u vranë politikanët krysorë të moderuar, ngaqë UÇK-ja nuk kishte qëllim të zhdukte asnjë politikan pacifist dhe as të largonte nga Kosova serbët e Kosovës edhe pse ata kishin ardhur si kolonë prej Serbisë; por, përkundrazi, ishin serbët e Kosovës dhe vetë Serbia që kërkonin dhe përpiqeshin që të shporeshin shqiptarët autoktonë që nuk pranonin sundimin e Serbisë, njësoj si qëllimi i ekstremistëve HUTU ndaj HUSITVË. Madje, për këtë qëllim Forcat ushtarake serbe dhe vetë serbët e Kosovës angazhuan edhe popullsinë rome (maxhupët) të Kosovës si në djegien ë fshatrave që ishin mbështetje e UÇK-së ashtu edhe për vrasjen dhe për hapjen e varrezave masive për shqiptarët e vrarë nga forcat serbe dhe vullnetarët serbë të Kpsovës, të inkuadruar në formacionet vrastare të armatosura serbe.
Nuk hapi UÇK-ja varreza masive dhe nuk mbushi varreza masive me serbë apo me shqiptarë kolaboracionistë, por ishin forcat serbe dhe serbët e Kosovës që i hapën dhe i mbushën ato 530 varreza masive më 11.840 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq.
UCK-ja, duke qenë një ushtri kaq e kristaltë dhe e rregullt, asaj i takonte dhe i takon një trajtim krejt tjëtër nga kjo Gjykatë Speciale; UÇK-së i takonte pushteti dhë drejtimi i Kosovës, sikundër e pat thënë publikisht Përfaqësuei Special i OKB, z.bernar Kushner, dhe nuk kish pse të sillej administrate e UNMIK-ut. Ky ishte gabimi që OKB-ja veproi shabllon sipas varjanteve që ajo kish aplikuar në pas-luftën e 8 shteteve në Afrikë, dhe as që e vranë mendjen për varjant tjetër, në përqasje më kushtet e forcave ndërluftuese në Kosovë, prandaj dhe gaboi, e tash ka 25 vjet që nuk di se si të dali nga ai gabim. Por e keqja është se ende OKB-ja nuk po e kupton që ka gabuar dhe se si ka gabuar.
23. Sado të ashpra të jenë deklaratat e OKB-së, ato as që mund të regullojnë asgjë po qe se nuk shoqërohen me përdorim force më të madhe ndaj shkaktarëve të shpërthimit të luftës së armatosur në Kosovë, që ishte udhëheqja fashiste shtetërore e Serbisë. Si OKB-ja ashtu dhe Gjykata Speciale duhet të bëjnë një analizë më të thjeshtë. Dihet që Serbia ka 1.500 vite që po e sundon popullin shqiptar autokton në Kosovë, të cilët “që kur bota është zënë ata atje gjallë kanë qënë” – sikundër thotë poeti kombëtar Naim Frashëri.
Nëse Sërbia, do të ishte ajo që kjo Gjykatë e trajtoni si shtet ligjor demokratik, ajo për 1500 vjet derisa nuk ka mundur ta asimilonte këtë popull prej 2 milionë, ose të paktën e të paktave, duhej ta kish miqësuar dhe nuk do ta egërsonte këtë popull mijëra shekullor. Gjë që do të thotë se kemi të bëjmë më një shtet shovinist, më i egër se fashist.
A e dini ju të Gjykatës Speciale se sa kryengrirtje ka bërë ky popull kundër sundimit të egër 121 vjeçar të shtetit serb (1878 – 1999) sërb? Ndoshta e dini, por nuk u vjen për mbarë.
Nëse nuk e dini, po ua them unë: Prej Traktatit ruso-turk të Shën Stëfanit (3 mars 1878), që i anëksoi Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi gjysmën e territoreve shqiptarë, dhe dëri në vitin 1997, kur shpërthëu Lufta e UÇK-së, popullsia shqiptarë në Kosovë ka zhvilluar 36 kryengritje, që do të thotë 1 (një) kryengritje për çdo 3,4 vjet. Kur një popull ngrihet kaq shpesh në kryengritje masive, si kujtoni ju, se ngrihet nga trajtimi njerëzor e demokratik i Serbisë, apo nga trajtimi antinjerëzor i Serbisë?
24. Me mënyrën sikundër është vepruar dhe po veprohet këta 25 vite pas luftës në Kosovë e Preshevë, zgjidhja e cështjeve të saj, sipas kësaj praktike, pak sot e pak nesër, i ngjan Marrëveshjes së Oslos për çështjen midis Palestinës dhe Izraelit, ngaqë, si çështja e “Referendumit” ashtu edhe ajo e “standarteve”, apo e “zajednicës”, apo e “autonomisë së veçantë” dhe e gjoja pavarësisë së saj, jo vetëm që kanë shkaktuar në vijim debate nga më të ashprat me gabime politike, por rrisin edhe mosbesimin dhe pakënaqsinë e shqiptarëve ndaj institucioneve vendimmarrëse ndërkombëtare, por dhe ndaj NATO-s, gjë që mund të shkaktojnë edhe revolta të ndryshme, të asaj shkalle sikundër ishte ajo e Marsit 2004.
25.Në rast se do të zhvillohet REFERENDUMI i premtuar në Rambujë, me dy pyetje fare të shkurtëra: “Bashkim me Shqipërinë? Apo me Sërbinë?”, ajo do t’i jepte fund një herë e përgjithmonë çështjes së përplasjeve në Ballkan, pasi këto “copëza Paqesh” që rekomandohen kanë sjellë rrëmuja nga më të ndryshmet në Ballkan.
26. Pas luftës së Kosovës, NATO-ja si dhe Sërbia fituan gjithçka, ndërsa UÇK-ja doli si rruar-qethur, asgjë, edhe pse ajo zhvilloi Luftë Clirimtare, e theksuar kjo edhe nga zonja Ollbrajt të libri i saj “Zonja Sekretare” shumë hërë, (në faqët: 441,442, 447, 450, 480, 482 të librit të saj).
E megjithatë, UÇK-ja nuk u trajtua sikundër i takonte si Ushtri Clirimtare që ishte, por u trajtua ashtu siç deshën ndërkombëtarët ta quanin. (Madje në Ruanda, edhe pse ishte luftë ndër-etnike, të paktën OKB-ja i “shpërbleu më 5 dollarë cdo pjemarrës në atë luftë ndër-etnike”(!), (f.210 të atij libri), ndërsa UÇK-së i muarën edhe uniformat e luftëtarëve dhe i hodhën ata në rrugën e madhe dhe sot nëpër burgje të Evropës e të Kosovës.
27. UÇK-ja nuk kishte dhe nuk mbajti, si gjatë luftës edhe pas saj, as edhe një qëndrim armiqësor ndaj SHBA dhe NATO-s, por këta kanë menduar dhe mendojnë se ne, UÇK-ja, kemi qenë luftënxitës, dhe si rrjedhojë, kanë mjaft keqkuptime për UÇK-në, ngaqë nuk kanë marrë mundimin të na njihnin drejtpërdrejt, por krijuan mendime për UÇK-në përmes LDK-së, Serbisë dhe dëshmitarëve të mbrojtur e të fshehtë të Gjykatës Speciale.
28. Serbia dhe NATO nuk humbisnin asgjë nëse pranohej Betimi i UÇK-së, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përmes REFERENDUMIT, ndërsa mosralizimi i atij Referendumi, për UÇK-në është humbje totale e mundit dhe e gjakut të derdhur prej saj dhe viktimave popullore, pasi Kosova ka qenë dhe është tokë shqiptare, së bashku me Luginën e Preshëvës, Medvegjës e Bujanovcit, prandaj dhe këto tre rajone quhen ndryshe Kosova Lindore. REFERENDUMI nuk është vetëm çështje territoresh, por, në radhë të parë, është çështje historike, dinjitëti dhe nderi kombëtar.