NEMESI – Hyjnesha e baraspeshës dhe e ndëshkimit hyjnor

21
Jun
2025
Shkruan: Agron Dalipaj


Fabula mitologjike:
Në mitologjinë e përquajtur greke, Nemesi ishte hyjnesha e cila mishëronte ndëshkimin hyjnor ndaj arrogancës, teprisë dhe vetëpëlqimit të njerëzve dhe perëndive. E lindur nga Nyx-i (Nata) pa ndërhyrjen e burrit, Nemesi përfaqëson një forcë të pavarur dhe të pandalshme që rikthen ekuilibrin në botë.
Një nga legjendat më të famshme që lidhet me të është ajo e Narcisit, të riut të bukur që ra në dashuri me pasqyrimin e vet. Ishte Nemesi ajo që e çoi në liqen për t’i treguar pasojat e vetëpëlqimit të tepruar (hybris-it). Narcisi u përthith nga vetja, duke lënë mbi ujë vetëm një lule. Kështu, Nemesi nuk ishte hakmarrëse, por një fuqi kozmike, që ndëshkonte të gjithë ata që e prishnin rendin moral, duke e kthyer gjithçka në vendin e vet.
Referenca klasike:
▪︎ Hesiodi e përmend Nemesin si bijën e Nox-it (Nyx) te “Teogonia”.
▪︎ Pindari dhe Sofokliu e përshkruajnë si një forcë morale, jo vetëm hyjnore.
▪︎ Pausaniasi e përmend një tempull të saj në Ramnonte të Atikës, ku përmendet me atribute të drejtësisë dhe hakmarrjes kozmike.
▪︎ Tek “Metamorfozat” e Ovidit, ajo ka një rol të qartë në dënimin e Narcisit.
Etimologjia klasike:
Sipas etimologjisë klasike, emri Νέμεσις (Nemesis) rrjedh nga folja greke νέμω (némo), që do të thotë: “të ndaj, të shpërndaj, të ndaj sipas merite.” Kjo përbën bazën e konceptit të saj, si “ajo që shpërndan me drejtësi”, duke mbajtur baraspeshën midis fuqive dhe veprimeve njerëzore.
Etimologjia përmes embriomorfemave të shqipes
Duke u nisur nga funksioni themelor i Nemesit (ruajtja e ekuilibrit moral dhe ndëshkimi i teprisë; hybris-it), ofrohet një etimologji alternative përmes shqipes, kështu:
NEMESI < NË-MES [me-di] (i : y) > [medi], si te MEDIterranio : MESdheu, apo “jam në ‘më-dy-shje'” : “jam ‘në mes'” : pozicioni “në mes”.
Pra, Nemesi “ajo që është në mes; ajo që vendos dhe i ndan gjërat në mes; ajo që e ruan kufirin e drejtë”. Ky emër në shqip përkon thelbësisht me funksionin mitologjik të saj, si forcë që rivendos rendin e drejtësinë përmes vendosjes në mes, në kuptimin e mostejkalimit të masës.
Ky ekuivalent i shqipes është semantikisht më afër rolit real të Nemes-it, sesa forma greke “ai që ndan”, që po ashtu e lë të hapur interpretimin e një drejtësie mekanike, kurse trajta “në-mes” nënkupton baraspeshë, masë dhe urtësi, pra drejtësi e qëndresës ndaj teprisë, që është pikërisht thelbi i saj mitologjik.
Përfundim:
Etimologjia përmes shqipes NË MES nuk është vetëm fonetikisht e përafërt me NEMESIS, por përmban vetë thelbin e konceptit mitologjik që ajo përfaqëson. Greqishtes i mungon parafjala e shqipes [në] dhe nuk mund të japë etimologjinë e fjalës [mes], siç shqipja mundet. Kjo tregon se emri Nemesi vjen nga ky rindërtim:
NË-MË-DY >
NË-MË-DI (y : i) >
NË-MË-TI (d : t) >
NË-MË-SI (t : s) >
NE-ME-SI (ë : e) >
NEMESI = ajo që i ndan gjërat më dysh = ajo që e mban baraspeshën e saktësinë.
Në këtë dritë, shqipja nuk ofron vetëm një përkim gjuhësor, por një strukturë mendësie që ruan dhe pasqyron të njëjtën logjikë të drejtësisë kozmike,.që Nemesi e mishëron.
Kjo etimologji rrëzohet me një tjetër më bindëse, nëse dikush do të mundet.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk