PROPOGANDA ANTISHQIPTARE SËRBE DERI NË ÇMENDURI

05
Jul
2025

PROPOGANDA ANTISHQIPTARE SËRBE DERI NË ÇMENDURI
Erdha në shtëpi. Branka më hapi derën. Është e shqetësuar. Thotë se Uliksi ka përjetuar një tronditje në shkollë. Më lut të jem i kujdesshëm.
Uliksi i zbehtë. Rri i dërmuar pranë truezës së trapezarisë. Ushqimin se ka prekur me dorë. Përshëndetjes sime mezi i përgjigjet.
– Thuaja Babit – i thotë butë Branka.
-Babi, a është e vërtetë që doktoresha shqiptare në Prishtinë shtatëzënave sërbe e malazeze para lindjes ua nxjerrë fëmijët nga stomaku ?
– Kush ta ka thanë këtë?
– Arsimtarja e sërbokroatishtës. Sot e kishim leksionin për poetin Esat Mekulin.
Arsimtarja na tha:
– “Shikoni fëmijë, çfarë poeti i mrekullueshëm, e gruaja e tij i vret fëmijët e palindur sërb e malazez…”
– Jo, Uliks !
Kjo nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër!
Ajo doktoresh quhet Sadete Mekuli. Ajo edhe në këto çaste i shëron edhe u ndihmon të lindin edhe serbet, edhe shqiptaret. Të gjitha gratë.
Po të qe kjo e vërtetë, atë do ta burgosnin dhe kurrë më nuk do të mund të merrej me atë punë.
Për të thuhen gënjeshtëra për arsye se natën ka shkuar me makinën e saj nëpër rrugë dhe i ka bartur vajzat dhe djemtë shqiptarë, të cilët i kishte lënduar milicia, pastaj i ka shëruar në spital. Besom, Uliks, është rrenë e kulluar.
Mund t’ia thuash këtë edhe arsimtarës sate në fytyrë !
((BEKIM FEHMIU, “SHKËLQIM DHE TMERR”, faqe 464.)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/07/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk