Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelemndi
Dallimi midis një shteti laik dhe një shteti fetar nuk qëndron vetëm në Kushtetutë, por edhe në sjelljen dhe qëndrimet publike të drejtuesve të shtetit. Kjo vlen sidomos për Presidentin e Republikës, i cili duhet të përfaqësojë unitetin e qytetarëve, pa dallim feje apo bindjeje.
Ditëve të fundit, në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë pamje ku Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj, shihet në Arabinë Saudite gjatë ritualeve të Haxhit, i veshur me petkat tradicionale fetare islame pranë Qabes.
Dua ta bëj të qartë: nuk jam kundër Qabes, as kundër besimit islam dhe as kundër të drejtës së çdo qytetari për të ushtruar fenë e tij. Besimi është çështje personale dhe e shenjtë për secilin individ. Por problemi lind kur kreu i një shteti laik përfshihet publikisht në rituale fetare, krijohet përshtypja se institucioni që ai përfaqëson anon nga një besim i caktuar.
Presidenti i Shqipërisë nuk është president vetëm i myslimanëve. Ai është president edhe i katolikëve, ortodoksëve, bektashinjve, protestantëve dhe i atyre që nuk besojnë fare. Pikërisht për këtë arsye, posti i tij kërkon neutralitet të plotë në raport me fenë.
Kur një president merr pjesë në rite të tilla fetare me simbolikë të fortë publike, ai rrezikon ta zbehë karakterin laik të shtetit shqiptar. Shqipëria është ndërtuar mbi parimin e bashkëjetesës dhe të ndarjes së fesë nga shteti. Ky është një nga themelet më të rëndësishme të identitetit modern shqiptar.
Po ashtu, në Qabe janë parë edhe deputetë nga Shqipëria dhe Kosova. Edhe kjo ngre pikëpyetje serioze mbi raportin që përfaqësuesit e shtetit duhet të kenë me funksionin publik. Deputeti apo presidenti kanë të drejtë private të besojnë, por kur paraqiten publikisht në funksione të tilla fetare, ata nuk janë më vetëm individë privatë — ata mbajnë mbi vete simbolin e shtetit.
Ndërkohë, shqiptarët jashtë kufijve përballen me probleme reale kombëtare, kulturore dhe gjuhësore. Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen protesta për të drejtat e shqiptarëve, për gjuhën dhe përfaqësimin e tyre dinjitoz. Edhe ne Tirane pati proteste ne perkrahje te shqiprareve ne Maqedoni.
Republika e Shqipërisë është shtet i shqiptareve. Presidenti duhet te perkrahi kerkesat e shqiptareve ne Maqedoni.
Por, presidenti gjindet në Haxh?
Dallimi midis një shteti laik dhe një shteti fetar nuk qëndron vetëm në Kushtetutë, por edhe në sjelljen dhe qëndrimet publike të drejtuesve të shtetit. Kjo vlen sidomos për Presidentin e Republikës, i cili duhet të përfaqësojë unitetin e qytetarëve, pa dallim feje apo bindjeje.
Ditëve të fundit, në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë pamje ku Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj, shihet në Arabinë Saudite gjatë ritualeve të Haxhit, i veshur me petkat tradicionale fetare islame pranë Qabes.
Dua ta bëj të qartë: nuk jam kundër Qabes, as kundër besimit islam dhe as kundër të drejtës së çdo qytetari për të ushtruar fenë e tij. Besimi është çështje personale dhe e shenjtë për secilin individ. Por problemi lind kur kreu i një shteti laik përfshihet publikisht në rituale fetare, duke krijuar përshtypjen se institucioni që ai përfaqëson anon nga një besim i caktuar.
Presidenti i Shqipërisë nuk është president vetëm i myslimanëve. Ai është president edhe i katolikëve, ortodoksëve, bektashinjve, protestantëve dhe i atyre që nuk besojnë fare. Pikërisht për këtë arsye, posti i tij kërkon neutralitet të plotë në raport me fenë.
Kur një president merr pjesë në rite të tilla fetare me simbolikë të fortë publike, ai rrezikon ta zbehë karakterin laik të shtetit shqiptar. Shqipëria është ndërtuar mbi parimin e bashkëjetesës dhe të ndarjes së fesë nga shteti. Ky është një nga themelet më të rëndësishme të identitetit modern shqiptar.
Po ashtu, në Qabe janë parë edhe deputetë nga Shqipëria dhe Kosova. Edhe kjo ngre pikëpyetje serioze mbi raportin që përfaqësuesit e shtetit duhet të kenë me funksionin publik. Deputeti apo presidenti kanë të drejtë private të besojnë, por kur paraqiten publikisht në funksione të tilla fetare, ata nuk janë më vetëm individë privatë — ata mbajnë mbi vete simbolin e shtetit.
Ndërkohë, shqiptarët jashtë kufijve përballen me probleme reale kombëtare, kulturore dhe gjuhësore. Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen protesta për të drejtat e shqiptarëve, për gjuhën dhe përfaqësimin e tyre dinjitoz.
Në këto momente, qytetarët presin që Presidenti të jetë zëri i interesit kombëtar, jo pjesë e ceremonive fetare jashtë vendit.
Kushtetuta e Shqipërisë përcakton qartë rolin e Presidentit si garant të unitetit kombëtar dhe mbrojtës të interesave të shtetit. Prandaj lind pyetja legjitime: a përputhet ky angazhim publik fetar me frymën kushtetuese të një republike laike?
Shqipërisë i duhen burra dhe gra shteti që mbrojnë kombin, kulturën, gjuhën dhe interesin publik. Shteti nuk duhet të identifikohet me hoxhë, pop apo figura fetare, por me institucione të paanshme dhe moderne.
Feja duhet të mbetet dhe eshte çështje personale. Ndërsa shteti eshte dhe duhet të mbetet i të gjithëve.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!