Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë strategjik

02
Jan
2026
Pregaditi për botim Fadil Shyti
(Nga Arkivi )
Intervist ne TV Euronewsalbania 21-o4-2024

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Zonja dhe zotërinj përshëndetje!  

 Unë jam Thimi Samarxhiu do të jemi bashkë, padyshim kur flasim për rolin e shqiptarëve në Ballkan, ua kemi kushtuar dhe ua kushtojmë një vëmendje të madhe shqiptarëve të mërgatës.  

Padyshim se, mërgimtarët kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm  në  kancelaritë ndërkombëtare. Njëri nga këta është edhe Xhemil Zeqiri; një shqiptar nga MV.  

  1. XhemilZeqiri, kënaqësi që iu kemi në studio! 

Xhemil Zeqiri: Faleminderit për ftesën! 

 Thimi Samarxhiu: Ju falënderoj që pranuat ftesën! 

Pyetje: Si i sheh shqiptarët sot? E kam fjalën për shqiptarët në gjithë rajonin tonë; Kosovë, MV, Kosovë Lindore dhe në Mal të Zi? 

 Xhemil Zeqiri: Në fakt, patjetër më duhet të them se, nuk jam aq i kënaqur, kur të kemi parasysh atë veprimtari të madhe që kanë bërë shqiptarët (për të mos u ngjitur më lart) që nga viti 1981 nuk ishte as nuk është në vijë të duhur; nuk jam i kënaqur, sepse, janë derdhur me tonelata djersë, gjak e lot dhe ende nuk kemi arritur atë që kanë  dëshiruar dëshmorët dhe veprimtarët e mëdhenj të çështjes kombëtare, që mbetëm gjallë. 

Me këto “suksese”; kështu që, Kosova pas një rezistence dhe LÇ-re, të madhe kundër forcave gjenocidale fashiste serbe; delegacioni saj në Konferencën e Rambujës u kthye po fitore të plotë; -sikur u tradhtua gjithë ato sakrifica të popullit tonë. 

Thimi Samarxhiu: Pse? 

Xhemil Zeqiri: Partitë politike shqiptare pranuan një Marrëveshje shumë të disfavorshme për shqiptarët e Kosovës, pranuan lojën dinake të Serbisë. 

 Thimi Samarxhiu : Po, më mirë që u nënshkrua?! 

Xhemil Zeqiri: Po, sikur ta kishte nënshkruar edhe Serbia, atëherë, ç’do të bënim ne?! Siç dihet në vitin 1990 u shpall Pavarësia e Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Atëbotë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kishte shumicën e popullit në anën e saj, por nuk ngulën këmbë për t’u jetësuar ajo Pavarësi; përkundrazi, deputetët ikën jashtë vendit, populli mbeti pa institucionet aktive të Republikës brenda vendit. Sikur bëhej njëfarë pushteti j brishtë “paralel” gjer në fund të viteve 90-ta, kohë kjo shumë e hidhur në robëri për shqiptarët. Pastaj, u organizua LÇ-re nga UÇK-ja. Tek pas një viti e gjysmë Bashkësia Ndërkombëtare e organizoi Konferencën e Rambujës. Është për të theksuar që, përfaqësuesit e LDK me Ibrahim Rugovën dhe disa elementë titistë, kinse, politikanë të pavarur; si Veton Surroi, Blerim Shala e ndonjë tjetër; shkuan në Rambujë dhe nënshkruan një Autonomi në kuadër të Serbisë. Por, mos të harrojmë, përfaqësuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi & Co e shkelën betimin e dhënë para flamurit kombëtar; ata, ishin betuar me emblemën e famshme të UÇK-së, për ribashkim kombëtar. Pra, ribashkimi kombëtar s’u përfill, u harrua. Fati ynë, ishte që Serbia nuk e nënshkroi, se pastaj, vaj halli për ne, me ata liderë… 

Thimi Samarxhiu: edhe më parë ishte premtuar bashkimi kombëtar, por qe anashkaluar, si mendoni? 

Xhemil Zeqiri: Po, unë jam një veprimtar i vjetër, në vitet 1986-87, mora aksion në institucionet dhe në zyrat  daneze me ç’rast mundohesha që nëpërmjet Adem Demaçit të sensibilizojmë problemin tonë kombëtar. 

 Thimi Samarxhiu : Po, patjetër dua të të pyes edhe për Demaçin; sepse, ju keni qenë njëri ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Demaçit? 

Xhemil Zeqiri: Po, ashtu është. Unë, vazhdoja me shokët në mërgim që ta sensibilizojmë çështjen kombëtare dhe diskriminimin e shqiptarëve në Jugosllavi. Pra, shkoja zyrë  më zyrë, pastaj shkova edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve të Danimarkës bisedoja me ‘ta dhe shpërndava ca materiale në gjuhën gjermane, që m’i dërgonin  veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës,( LPK), më dërgonin ato materiale me të cilat argumentoja në Danimarkën demokratike, por gjithnjë mendoja se si të gjeja ndonjë mik demokrat që t’ia shpjegoja vuajtjet e shqiptarëve?  

Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve, atëbotë ishte një femër e cila quhej, Toni Liversejq; ishte njohëse e mirë e Jugosllavisë dhe kishte marrë një çmim për përkthimin e librit kundër shqiptarëve të Vasa Çubrolloviç, ”Ura mbi Dri”; i shpjegova, pra, i fola pak për shovinistin serb, Vasa Çubrilloviçin dhe vazhdova: unë, e ndiej veten shumë keq sepse në këtë shtetin danez fëmijët 10 vjeçar e dinë kush është Nilson Mandella, edhe pse ai, është shumë  larg, në Afrikë, ndërsa, intelektualët danezë nuk e njohin shqiptarin Adem Demaçin i cili është 28 vj, në burg, sepse ka shkruar një libër dhe ka kërkuar të drejta të barabarta me popujt tjerë në Jugosllavi. Toni L, më tha; për çështjet jashtë Danimarkës është “PEN -Qendra Daneze. Unë, as që kisha dëgjuar për këtë organizatë të intelektualëve dhe të shkrimtarëve ndërkombëtarë. -Po, a ka mundësi të më jepni adresën,-i thashë? -Posi. Më dha adresën, caktova takim dhe shkova tek “PEN”. Ata me pritën mirë dhe filluam bisedat ishte Sekretari “PEN-it” Johanes Riis një pesëdhjetë vjeçar. Urdhëro je për kafe? Po, faleminderit. Urdhëro ç’ ke nga zemra për të biseduar? Po,-i thashë. Unë,  jam shqiptar nga Kosova. Unë e ndiej veten të diskriminuar, këtu në shtetin demokratik danez, kur bisedoj për vuajtjet tona me njerëz bile edhe me gazetarë, ndërsa, ata nuk e njohin heroin tonë, Adem Demaçin, njëri ndër shkrimtarët e parë nga shqiptarët në Jugosllavi. Ay, është në burg qe 28 vjet. E, këtu fëmijët 10 vjeçarë e dinë se kush është N. Mandela. Ai, menjëherë e thirri Sekretaren, ia kërkoi “Dosjen e Jugosllavia” … Ja, më tha! Ne, tri herë kemi kërkuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, të kemi njohuri për Adem Demaçin; ja, sesa informata na kanë dhënë ata. E hapi dosjen ku shkruante: “Adem Demaçi, është i burgosur, ka dy fëmijë dhe është ndarë nga gruaja, ishte një shkrim i dobët që mezi lexohej”?!!! 

Thimi Samarxhiu : asgjë tjetër; si fj, vjen, pse është në burg dhe sa vite?!  

Xhemil Zeqiri: jo, jo dhe veç atë që pashë.  

  1. Rissime tha, a ke mundësi të më sigurosh biografinë dhe veprimtarinë e shkrimtarit, Adem Demaçi? Posi, patjetër, por e kemi ne gjermanisht. S’ka problem, sepse flas unë gjermanisht. Të premten shkojmë në Hagë të Holandës, ne danezet e udhëheqim Kongresin e “PEN-it” Evropian dhe se, ne do ta marrim këtë çështjen e Demaçit, natyrisht ia dërgova biografinë dhe ditën e diel në mbrëmje vonë, me telefonoi dhe më tregoi se Adem Demaçi është anëtar nderi i Penqendrës Daneze dhe Evropiane,-nëse nuk gaboj. Kjo ishte një sukses që mua  më dha një vullnet të madh që më tej të vazhdoj veprimtarinë. 

Thimi Samarxhiu : po, për ç’veprimtari tjetër do na thoni që keni bërë në Danimarkë? 

Xhemil Zeqiri: po, para  këtij suksesi e pata formuar “Shoqatën Kulturore  ”BESA”, atë Shoqatë e financova, vetëm dy veta e dinin se janë lekët e mia. Patëm një betejë politike me ambasadën jugosllave dhe me disa bashkëpunëtorë të tyre shqipfolës, të cilët nuk lejonin që Shoqata të emërohej, “Shoqata e punëtorëve shqiptarë nga Jugosllavia”. Pas shumë përpjekjesh edhe ky sukses u arrit; qëllimi im ishte të kishim një Shoqatë, të kishim vulën tonë në gjuhën shqipe, të dëshmonim se jemi shqiptarë nga Jugosllavia. Unë, personalisht as nuk  kam qenë anëtar i Kryesisë së Shoqatës. 

Thimi Samarxhiu : Z. Zeqiri pasi përmendet anashkalimin e bashkimit kombëtar dhe miqtë tanë ndërkombëtar ishin kundër bashkimit kombëtar, ç’u desh të kishin bërë politikanët shqiptarë? 

Xhemil Zeqiri : po, tani rezistenca ndërroi qëndrim, besoj iu kujtohet kur Gellbardi e quante UÇK-në terroriste, por Adem Demaçi,  Përfaqësuesi Politik i UÇK-ës i saj bënte rezistencë dhe rezistenca atyre ua ndërroi qëndrimin. Amerikanët e hoqën Gellbardin dhe sollën Hollbrukun si Përfaqësues të dialogut i SHBA-së.  

-Dhe, është shumë interesant këtu të shpjegojmë se, pse Hollbruku shkoi në Junik, të takohej me ca Komandantë – lokalë, jo me Komandant, Remin në Besianë ( ish- Podujevë); kur atje me ca pushkë edhe të gjahut ua thyen turrin Serbisë Fashiste,-por jo z, shkoi në Junik, sepse nëna e Georg Vashingtonit; ish-Kryetarit të parë amerikan ka origjinë nga Italia dhe nëna e i tij ishte nga Juniku, quhej, Nazlie Balaj. Por, politikanë shqiptarë, sikur nuk i kuptojnë ose nuk i lexojnë këto porosi që në politikë kanë domethënie të madhe. Politikanët shqiptarë është dashur t’ua imponojnë ndërkombëtarëve, ose më mirë të themi; t’ua shpjegojnë më mirë hallet dhe të vërtetat, pse Demaçi bënte rezistencë dhe nuk ndryshonte qëndrimet… 

Thimi Samarxhiu : si mendon, a ka mundësi të ndryshojë situata? 

 Xhemil Zeqiri : po, po; ka mundësi, mundësitë janë, më lejo dua të kujtoj thënien gjeniale të Napolon Bonapartës kur thotë: 

”Unë, e fitoj çdo luftë, nëse Komandant e vendosi një luan; ushtarët nuk kanë rëndësi le të jenë gomarë, por, kur Komandanti është gomar, me ushtarët luanë, humbet lufta”!  

Tani, Kosova ka një Komandant luan, ai është Albin Kurti; prandaj, mesiguri do të shkojmë vetëm drejt fitores. 

 Thimi Samarxhiu : a ju kujtohet Albini, erdhi në pushtet me parullën për ribashkimin kombëtar, tani, e ka harruar, diçka nuk shkon?! 

Xhemil Zeqiri : natyrisht, po është dhe jemi për ribashkimin kombëtar,-jo, jo nuk e ka harruar! Albini, e ka gjetur situatën të tillë dhe duhet të vazhdohet në këtë mënyrë, derisa të ndryshohet edhe Kushtetuta dhe në shumë aspekte ka shumë punë për të bërë. 

Thimi Samarxhiu: po Albin Kurti nuk e artikulon më kërkesën e ribashkimit kombëtar; ndoshta edhe Albin Kurti e ka kuptuar se ribashkimin kombëtar nuk e lejojnë ndërkombëtarët?! 

Xhemil Zeqiri : padyshim, ka ca zig-zake derisa, puna të vij deri atje; ribashkimi kombëtar është i (pa alternativë) i pakalueshëm; prandaj, edhe ata ndërkombëtarët duhet këtë të kuptojnë mirë; Albini, po ua shpjegon dhe çdoherë e më mirë, po ka mbështetje edhe nga ndërkombëtarët, natyrisht, punët ecin ngadalë, por sigurt. Situatën kur Albini mori udhëheqjen, postin Kryeministër, gjendja ishte tepër e vështire Pandemia “Covid 19” e dëmtoi jo vetëm ekonominë e Kosovës, por tërë bota kishte  probleme ekonomike; pastaj, u hap lufta në Ukrainë, prandaj duhet bëtë ca veprime diplomatike në këto situata ku Iliriku (Ballkani) as Kosova nuk janë çështje dite; mendoj se duhet përdorur një strategji… 

Thimi Samarxhiu: Pajtohem, por jo të heqësh kërkesën për bashkim kombëtar?! 

Xhemil Zeqiri : Po unë VV e mbështes, sepse është e vetmja Organizatë politike në trojet shqiptare që pas LÇ-re, që ka një Platformë politike dhe në Statusin e saj e ka angazhimin për ribashkimin kombëtar. Albin Kurti, sot është Kryeministër i Kosovës dhe si Kryeministër ka shumë obligime për të gjithë banorët e Kosovës, jo vetëm për anëtarët e VV-së. Personalisht, unë nuk kam pritë këtë, në mandatin e parë të Albinit. 

Thimi Samarxhiu: Cili është gabimi, që ka bërë Albini, që ju mendoni? 

Xhemil Zeqiri:  për  mua ka rëndë të madhe që veriun e Kosovës ta çlirojë dhe territorin e Kosovës ta shpëtojë nga ricopëtimi; pastaj, çështjet tjera rregullohen me lehtë. Tani nuk do thosha, se ka ndonjë gabim. Gabim do ta quaja vetëm faktin që, Veteranët e Luftës së famëmadhes UÇK që erdhën nga Shqipëria e andej Drinit; u janë ndaluar ndihmat materiale (pensionet) ky qe një gabim i madh; por, Albini e gjeti të tillë këtë problem, por ai Komisioni po punon shumë ngadalë dhe se, siç u pa, e rritën numrin në 60,000 veteranë, e, kur dihet fakti se, nuk kanë qenë as 15.000 ushtarë të UÇK-së Kam protestuar që, si ka mundësi t’u ndalet pensioni, Kolonel Dilaver Goxhajt, Adem Shehut, e të tjerëve luftëtarë nga Shqipëria e andej Drinit. Dilaveri Goxhaj, apo Kolonel, “Shpëtim Golemi” ka qenë Zëvendës Shef i Shtabit të UÇK-së, bile, ka pas një rol shumë të rëndësishëm në Shtab, në bashkëpunim me NATO-n. Urdhërat, ku të  bombardohej mbi caqet serbe, NATO-ja, i ka marrë nga “Shpëtim Golemi”. 

Ushtria e shtetit shqiptar ka qenë shumë e fortë, me kuadro shumë të përgatitura, mësa jam në dijeni unë, pesëdhjetë ushtarakë me origjinë nga Kosova, ai ” Diktatori” Hoxha, i ka  përgatitur  fort mirë, për Luftën Çlirimtare të ardhshme, për t’i çliruar trojet shqiptare dhe nga ata; asnjëri nuk shkoi në luftën e Kosovës, por, shkuan të tjerë si gjirokastriti  Dilaveri me djalin e dëshirit, Dritanin,  Adem Shehu Genc Sefa “Lushnja” e ca të tjerë. 

Thimi Samarxhiu : Më bëri përshtypje, kur përmende “Diktatorin” bëre thonjëzat?! 

Xhemil Zeqiri: Enver Hoxha për mendimin tim, nuk ka qenë diktator, por më  shqiptarë i ditur dhe më strateg, më nuk do të lindë nëna shqiptare. Unë e kam financuar librin e Gjeneral, Veli Llakës, “Operacioni Shpërthimi”; aty, autori shkruan: “Me urdhër të Enver Hoxhës, u bë ai plan ushtarak. 

Thimi Samarxhiu: Po, të flasim për “Diktatorin” do të na duhen orë të tëra, por, do ndalemi përsëri tek veprimtaria jote; si ke vepruar dhe si u njohe për herë të parë dhe ku e takove Adem Demaçin? 

Xhemil Zeqiri : Po, për herë të parë jam takuar më 15 janar 1992, bashkë me disa veprimtarë, që sot janë opozitarë mendimesh me mua; ata kishin dalë të prisnin, Adem Demaçin, goxha larg Kopenhagës, kur ofrohen afër Kopenhagës, Baca Adem i pyet: Ku po shkojmë? Ibrahim Xhemaili, i thotë tek unë në banesë, Aaa,-jo, mua do t’më çoni te Xhemil Zeqiri. Atëbotë, unë banoja në një  banesë përdhese; kur ime shoqe më tha; u ndalua një makinë me tabela të Berlinit qenka; unë dola në dritare, shoh Baca ishte me ca të tjerë. Dola para dhe u përshëndeta, ndaj më tha; a ti je Xhemil Zeqiri, a? Po, unë jam. Baca Adem mirë se erdhe ,-heu, uhuhuh, unë kam menduar, sesa i madh je, por, ti qenke më i vogël se unë! Hahaha, qeshëm dhe u përqafuam. Më me 17 janar 1992 pata organizuar një debat publik në sallën kryesore të Kuvendit danez, ku morën pjesë mbi 300 veta, i ftuar ishte edhe Baca, i cili do shpjegonte tërë Platformën Shqiptare në Ilirik (Ballkan). 

Të jemi të e qartë; personalisht kam pas një ekip danez, ku kanë marrë pjesë në Komitet, unë e kam udhëhequr Komitetin, por  miqtë tanë danezë nuk lejuan që mua të më del emri, sepse frikësoheshin  nga agjenturat jugosllave; qëkur, kishte ndodhur atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Gjermani, por edhe me Enver Hadrin në Belgjikë; prandaj, ata vendosën që Kryetare të jetë një Akademike e njohur në Danimarkë e cila quhej, Mina Skafte Jensen…  

-Personalisht, kam dërguar 36 letra në Ministritë daneze dhe në BE dhe deri në OKB,  të gjitha kanë qenë të botuara në shtypin danez, pastaj, kam mbi 100 artikuj, për çdo lëvizje apo ndodhi që ka ndodhur në trojet shqiptare, kam pasqyruar qartë, nëpërmjet këtyre artikujve dhe Letra të Hapura. 

Në emër të Komitetit “Miqtë e Kosovës “ kemi botuar 50 faqe materiale, si libër u quajt “Dokumentet e bardha për Kosovën” dhe një libër afër 200 faqe “Kosova një Konflikt i vjetër”, e, jo siç thoshin ish-LKK që u konvertuan në LDK, se që nga 1989 Kosova është në okupim!!! Pastaj, kam organizuar dy Konferenca Ballkanike nëpërmjet Komitetit me shtetin danez dhe partia në pushtet, Social Demokratët i ka financuar të gjitha shpenzimet. Nga Kosova ka qenë Adem Demaçi, Harulla Gorani dhe Ibrahim Kelmendi, nga LPK në mërgim. Nga Maqedonia ishte Arbër Xhaferi e Shaip Emërllahu, nga Tirana kanë qenë Dritro Agolli dhe Skënder Gjinushi. 

Thimi Samarxhiu: na thuaj momenti me i bukur dhe më i vështirë me Adem Demaçin, që keni kaluar bashkë? 

Xhemil Zeqiri: Po (hahaha qesha), me familjen u nisëm për pushime në bregdet  ne Durrës. Kur mbërrimë në kufi, në Qafë Thanë më ndaluan policët maqedon. Aty na vonuan 4-5 orë, gruaja me dy fëmijët u frikësuan shumë, kishte dalë problem me djalin 16 vjeçar i cili donte të sulmonte policë, t’ua merrte armët; i ri nuk i kuptonte gjërat mirë, gruaja e kishte frikën për djalin, mundohej ta qetësonte, vajza 9 vjeçare, shqetësohej gjithashtu, natën në mal atje në kufi. Dikur më liruan me kusht që, kur të kthehem të paraqitem. 

U nisëm për në Durrës, rrugës bashkëshortja ime Sabrija dhe fëmijët kishin ndërruar mendim; më thonë: jo, nuk duam të shkojmë në Durrës, duam të shkojmë në Sarandë, djali më thotë; duam të shkojmë, sepse atje është edhe Baca Adem. 

Mirë, i dëgjova. Shkuam në Sarandë, pasi ia rraha telin; u paraqit Baca Adem. I tregova se, jemi në Sarandë. Prisni se erdha-më tha.U takuam dhe na propozoj të shkojmë në darkë në një restorant të mirë, qe i njihte nikoqirët. Shkuam, filluam të  bisedojmë. Ndërkohë, shoqja më thotë në sy, tregoj se ç’na ndodhi në kufi. Unë, nuk desha t’i tregoja. Thuaj ti i thosha ngadalë, etj. Baca na vërejti ç’ishte  problemi, hë, ç’hall keni?  Ja, tha le të të thotë Sabrija, ime shoqe-i them. Ajo, më tha:- jo, thuaj vet; -ç`na ndodhi pyet Baca? Po me ndalën ne kufi, o bac. Edhe? Pyeti baca? Po, më mbajtën 4 -5 orë, pastaj më liruan…., Hehehe!- ata, janë shumë të mirë, e di unë se ç`ke bërë ti kundër tyre; unë nuk kam bërë sa ti, po me mbajtën 28 vjet, e ti,-e di unë, po, edhe ata e dinë, hahaha! Heu, na frikësoi më shumë, Baca. Shoqja mendonte se baca Adem ka autoritet të na ndihmonte në kufi. Kjo ka qenë e rëndë për ne, që nuk  do ta harrojmë, kurrë. 

Thimi Samarxhiu: Si mendon ti, si të kishin bërë më mirë situatat në favore të politikës sonë ? 

Xhemil Zeqiri: Po, unë kam pas një ekip miq danezë ishin rreth tridhjetë persona; gazetarë, politikanë, aktivistë politikë dhe njerëz të mirë, njohës të çështjeve ndërkombëtare. Po të kishim ca aktivitet në vendet evropiane, në shtete të tjera, ndryshe do t’i kishim situatat. Ja, një shembull; një ditë më telefonoi një aktivist i Ekologjisë, është  Magjistër i Shkencave Juridike, quhet, Niels Henrik Hooge. Shprehu dëshirën të takohej me mua dëshiron të takohet me mua, u takuam dhe me thotë se, kam vendos të shkoj në luftë, a ke kryer ushtrinë?  Jo, më tha.-Po, si do shkosh në  luftë-i thashë?! Unë,- tha do shkojë në luftë si shenjë proteste se, NATO-ja po bombardon nga qielli, por nuk futet me këmbësori në Kosovë. Më bëri fort përshtypje. Mirë. E lamë të takohemi të nesërmen me të. Bisedova me gruan time Sabrijen, se, një shkrimtar ka shkruar 19 libra dhe është aktivist i ekologjisë, vjen në këto organizata; por, me tha se nuk e njoh historinë tuaj. Duhet të përgatisim darka që ta marrim më shpesh në darka, që t i shpjegoj. Pasi e përgatitëm mirë, ai shkoi në Kosovë. 

 -Kam pas bashkëpunim me të gjitha mediat daneze; me një rast, i them një shokut tim gazetar, quhet Nils Klitit, punon te TV2; a ke mundësi të bëjmë një dokumentar me një intelektual se donë të shkojë në luftë në Kosovë. 

Ai, e bëri një dokumentar të fortë, një Intervistë me një informacion dhe në RadioDanimarkën, lajmi ekskluziv ishte  se Intelektuali danez i bashkohet UÇK-së. Ia pagova rrugën për në Tiranë, shkuan bashkë me Hajdin Abazin. Atje bëri ca përgatitje ushtarake dhe hyri në Kosovë; mirëpo, por pas tre ditësh u ndal lufta, Nilsi mbeti edhe një vit në  Kosovë; ndihmonte me raporte të BE. Ndihmoi edhe për ekologjinë, ishte shumë aktiv, çmontonin minat që kishin vendosë ushtra serbe e të tjera… 

Për veprimtarinë e tij atje, ka botuar një libër me titull; “KOSOVA, e jo Kosovo” -siç e quajnë disa politikanë tanë… 

Thimi  Samatxhiu:  Po pas përfundimit të luftës me ç’je marrë? 

   Xhemil Zeqiri:  Siç përmenda më parë kur ishte Baca Adem në Danimarkë te unë, ia tregoja dokumentet letër- këmbimet me  anëtar të Kuvendit danezë, me Ministrinë e jashtme, me BE etj, ai m’u lut që këto të gjitha duhet të botohen, sepse iliret kanë 3000 vite që ne shqiptarët mundohemi t’i kujtojmë, por nuk mbahen mend. Duhet të regjistrohen dhe të botohen në libra. Unë, patjetër dua ta përshëndes një poet, shkrimtar veprimtar i cili jeton në Malmë, quhet Fadil Shyti, sepse më ka ndihmuar shumë edhe kur e formova Këshillin e LVV në Kopenhagë; vlen të theksoj faktin që, shokët Gëzim Mekuli në Osllo, Fadil Shyti në Malmë  dhe Shqiptar Oseku në Stokholm; menjëherë pas themelimit të Këshillit të VV në Kopenhagë  i formuan Këshillat dhe duke bërë këtë, i dhamë një mbështetje të fuqishme politike morale dhe ekonomike LVV, sepse fillimi i veprimtarisë së VV, ishte i vështirë. Me këto që i theksova kemi vepruar bashkë për LVV, poashtu, shokun Fadil Shyti e kisha dhe çdoherë e kam krah të djathtë; më ka ndihmuar pa masë, këto pesë librat e mia i ka redaktuar për botim dhe nuk pranonte, as një lek me më marrë; bile, me vendosmëri shoqërore më ka kushtëzuar që, as një shkrim mos e dërgo për botim në shtypin e kohës, pa e redaktuar unë në gjuhën e njësuar shqipe, të kemi parasysh faktin që, unë jam punëtor dhe nuk kam studiuar gjuhë dhe letërsi, e them hapur me keqardhje dhe sinqeritet që, kam mangësi të theksuara në drejtshkrim. 

  Thimi Samarxhiu:  Z. Xhemil, ju keni  dhënë një kontribut edhe për formimin e Universitetin e Tetovës, a mundeni të na tregoni shkurt? 

Xhemil Zeqiri : Po, kur pushteti maqedon me brutalitetin më të egër e sulmoi Universitetin me policë, atje gjakosën rininë dhe studentët shqiptarë, unë organizova një Konferencë Ballkanike bëra intervista dhe shkrova artikuj; me ç’rast e dënova aktin brutal, po ashtu iu drejtova me një letër së bashku me Akademiken Mina Skafte Jensenin, Këshillit për arsim në Këshillin e Evropës. Një kopje ia dërguam edhe delegacionit të Kuvendit danez, Hening Golerodhit , pas dy javësh i kërkova një takim, shkova dhe biseduam; i tregova se Allan Plate nga Këshilli i Evropës na ka kthyer letrën një kopje ia dhashë! Edhe Heningu më premtoi se na do bëjmë çmos që të legalizohet UT dhe këtë e kam me konfirmuar me shkrim e kam botuar edhe ne librin tim “Si ta shpjegojmë këtë lloj urrejtje”! 

   Thimi Samarxhiu : ju  mendoni se ndërkombëtarët nuk e dinë situatën, por pse këtë qëndrim ndërkombëtarët. Po, ndërkombëtarët i bëjnë presion Kosovës që Serbia të mos shkon me Rusinë? 

Xhemil Zeqiri: I uruari Z, Samarxhiu,  unë kam qenë kundër negociatave që filluan në Vjenë të Austrisë, dhe këtë e kam dënuar nëpërmjet TV Danez, në programin e parë shtetëror dhe kam thënë: “Tërë bota e ka parë  me sy, sesi Serbia i trajtoi shqiptarët dhe përsëri u dashka negociata, çfarë  negociatash të bëjmë, të bëjmë tregti me të drejtat tona, kjo kurrë nuk do ndodh pavarësisht sesa, servilët ia plotësojnë apetitet Serbisë Fashiste; populli nuk do pranojë një gjë te tillë”. Ne, si popull kemi humbje të madhe me këta servilët politikë me këta Yesmenët, ato marrëveshje në dëm të Kosovës e shqiptarëve duhet të hidhen poshtë. Albini po mundohet t’i i riparojë këto dëme që ia kanë bërë Kosovës. 

Paramendoje, kur të i dëgjosh analistët, të të them të drejtën unë mundohem të dëgjoj  debate pasdite në TV e Kosovës. Mbesa ime pesë vjeçare i bërtet gruas sime, nëno i lëshoi gjyshi budallenjtë.  Po, këta analistë-banalistët e çmenden popullin, këta argatë të dreqit të ashtuquajturit, “analistë”. Paramendo, gruaja ime ka qenë gjithmonë përkrah meje në veprimtarinë time, ndërsa, tani është neveritur prej tyre,  tani shikon filma të huaj, sepse, nuk mundet t’i dëgjojë këto TV tona. Asgjë pozitive janë duke dhënë në popull. 

 Thimi Samarxhiu: Po, edhe Albini pranoi Asociacionin për serbët? 

Xhemil Zeqiri: jo, ajo nuk pranohet ashtu siç mendojnë serbët një mini-Republikë, por asociacion,-siç ka Danimarka, Italia e të tjera shtete në Ilirik dhe në Evropë; që aspak nuk shkel integritetin e Republikës së Kosovës, kjo mundet edhe të ndodh, por jo me kompetenca siç kanë dhënë në  Marrëveshjet e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. 

 Thimi Samarxhiu: Z, Zeqiri për fund si vlerësoni politikën e shtetit shqiptar në raportet me republikën e MV? 

Xhemil Zeqiri : nuk jam i kënaqur. Unë, PSSH e kam ndihmuar shumë bile, jo vetëm si aktivist e anëtar i Partisë Social Demokrate Daneze, por, nëpërmjet nënkryetarit të Partisë që e kam pas mik të mirë, Leze Budtzi. Në mars të viti 1990 kam futur delegacionin e PS në këtë Konferencë në OSBE, që mbajti. Ishin Namik Dokle, Luan Hajdaraga me dy të tjerë, por nuk me kujtohen emrat. Por e kam thënë se kur PS pruri eshtrat e Mi’that Frashërit në Shqipëri, atëherë me PSSH nga Rilindja Socialiste u bë Rilindje Neofashiste! 

 E, sa për politikën e MV; Qeveria shqiptare po shkel Kushtetutën, Kryeministri Edi Rama, nuk i përkrahë kërkesat e drejta të popullit shqiptar, por kërkesat e partive politike dhe këtu shkel Kushtetutën gjegjësisht, Neni 8 i saj, që obligon që, Shqipëria duhet t’i mbrojë shqiptarët jashtë atdheut. Nuk është në rregull që qeveria shqiptare të mbështes vetëm partitë shqiptare, e, jo popullin. Atje po krijohen parti që nuk i mbrojnë interesat e popullit, në MV. Shqiptarët përjetojnë diskriminim më të rëndë. Paramendo dy ministra që e quajnë veten ministra shqiptarë, komunikojnë n’mes vete me porosi në gjuhën sllave. Shqiptarët e Maqedonisë do të pësojnë një asimilim, sikur në Çamëri apo në Sanxhak. 

       Thimi Samarxhiu  : Po, ç’duhet të bëjë qeveria? 

Xhemil Zeqiri: Qeveria duhet t’i mbështes kërkesat e popullit, jo të partive,  ja për shembull Kryeministri Rama më tepër i bën presion Albin Kurtit, se Vuçiçi. Duke i thënë, pranoje asociacionin; e, bla, bla, bla. Asociacioni nuk mund të pranohet, pa u pranuar Pavarësia e Kosovës nga Serbia, se pastaj duhet përsëri të bëjmë lëshime. 

   Thimi Samarxhiu: po, është presioni ndërkombëtar? 

Xhemil Zeqiri: po, ndërkombëtarëve duhet dikush t’u thotë troç,-e, këtë ua thotë vetëm Albin Kurti. Ndërkombëtarët duhet ta dinë se, në vitin 1810 Beogradi ka qenë 85% i banuar me shqiptarë. Qelekulla në Nish me 952 kafka shqiptarësh ato janë shqiptare, jo serbe; janë serbët ata, që po e falsifikojnë historinë. 

  Thimi Samarxhiu: Shumë faleminderit që ishe në Eruronewsalbania, dhe do jeni edhe hera tjera. 

Xhemil  Zeqiri: Faleminderit juve! 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Falemenderioj, Intelektualin Poetin ton Kombëtar Fadil Shytin që e nxori në leter intervisten time me Gazetarin e njpohur ne Tiranë Thimi Samarxhiut)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/02/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk