Sot figura gjigande e Enver Hoxhes merr nje rendesi akoma me te madhe jetike

17
Oct
2026
Nga: Shpresa Bajraktari .

Sot figura gjigande e Enver Hoxhes merr nje rendesi akoma me te madhe jetike dhe historike per popullin dhe kombin shqiptare,kur ajo ndodhet ne udhekryq.
Perkujtojme me respekt dhe me nderim te madh 118 vjetorin e lindjes se udheheqesit me te madh te popullit dhe te kombit shqiptare,
Enver Hoxhes qe beri Epoke.
16 Tetor 1908-16 Tetor 2026.
Pasi kombi yne ka nxjerr burra dhe burrnesha ,udheheqes te medhenj te lavdishem dhe figura me permasa kombetare dhe boterore,te vleresuar nga Europa dhe me gjere ,ne bote.
Por nje nga keta udheheqes te shquar , qe eshte vleresuar dhe nga personalitete te medha boterore ,si udhehqesi me i madhi i kombit shqiptare ka qene dhe mbetet Arkitekti i ndertimit te Shqiperise se Re Socialiste – Enver Hoxha.
Që askush nuk mund te krahasohet me figuren me madhore dhe me te shquar te kombit shqiptare Enver Hoxhen.
-Sepse nuk ka ngjarje dhe zhvillime te medha historike si gjate luftes Antifashiste Nac-Çl dhe gjate ndertimit te Shqiperise se Re Socialiste pa pjesmarrjen dhe kontributin e paçmuar te Enver Hoxhes .
-Nuk ka ngjarje dhe beteje heroike te Partise e te popullit shqiptar, te kryer gjate viteve te LANC-it e ne 50 vitet e epokes se revolucionit e te socializmit, qe te mos jene te lidhura me emrin e Enver Hoxhes,ne krye te vendit, te Partise e te popullit;
-Enver Hoxha ka qene jo vetem pjesemarres i drejteperdrejte ne te gjitha kthesat e betejat e rendesishme te historise se re te Shqiperise, po edhe personaliteti me i shquar, qe ka drejtuar dhe ka çuar vendin e popullin shqiptar nga fitorja ne fitore.
-Te figura e Enver Hoxhes, populli dhe komunistet shohin te misheruara virtytet me te larta te kombit tone te lashte : mençurine e urtesine popullore, karakterin luftarak e fisnik te tij, traditat historike te shquara, shpirtin kryengrites e bujar, kalitur ne lufterat e gjata shekullore per liri e pavaresi, per drite e dije, per toke e buke.
– Askush ne historine e vendit te shqiptareve nuk mund te matet dhe te krahasohet me Enver Hoxhen, per cfare Enveri ka bere e ka dhene per popullin e per kombin e tij.
– Enver Hoxha eshte themeluesi, organizatori e udheheqesi i PKSH-se (PPSH), eshte udheheqesi, organizatori e strategu legjendar i LANC-it dhe i revolucionit popullor;
– Eshte krijuesi e drejtuesi i pushtetit popullor te ri te tipit te diktatures se proletariatit,;
– Burre shteti me i shquar dhe arkitekti me i madh i ndertimit te socializmit;
– Eshte themeluesi e Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura dhe Kryetari i Keshillit te Mbrojtjes te Republikes Popullore e Socialiste te Shqiperise,
– Nje personalitet i madh i komunizmit nderkombetar e i luftes clirimtare te popujve te shtypur.
-ishte Enver Hoxha qe tere jeten e tij ia kushtoi pa rezerva, popullit, atdheut, Partise, ceshtjes se komunizmit.
– Sekretar i pare i KQ te PPSH-se, Kryeminister, Kryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise, deputet i Kuvendit Popullor.
– Enver Hoxha eshte dy here ,Hero i Popullit dhe Hero i Punes Socialiste.
– Per kontributet e meritat e vecanta te tij, Enver Hoxha eshte vleresuar e shpallur nga komunistet e vertete dhe proletariati boteror nje klasik i marksizem-leninizmit dhe eshte radhitur me dinjitet perkrah Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit.
-Sot masat popullore jane bindur, se pa Enver Hoxhen nuk do te kishte pasur Parti te vertete Komuniste te Shqiperise (PPSH), nuk do te kishte fituar Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare mbi pushtuesit nazifashiste e bashkepunetoret e tyre vendes;
Nuk do te ishte vendosur pushteti i popullit e as nuk do te ishin mbrojtur liria e pavaresia e vendit;
Nuk do te ishin arritur aq shume fitore socialiste per gjithe masat popullin ne arsim e ne kulture, ne shendetsi, ne bujqesi e ne industri, ne jeten shoqerore e ne sigurine e jetes se njeriut, te rinise, ne emancipimin e gruas e te familjes shqiptare, ne zhdukjen e gjakmarrjes e te se vjetres feudale e borgjeze, ne afirmimin e se rese socialiste ne çdo fushe.
-Pa Enver Hoxhen nuk do te kishte Kosove dhe kjo Shqiperi qe eshte sot;
-Nuk do te kishte qene ne kufijte e sotem, sepse do ta kishin copetuar dhe gllaberuar superfuqite e kohes, te Lindjes e te Perendimit!
-Po te ishte Enver Hoxha , Shqiperia nuk do te ishte permbysur, nuk do te digjesh dhe shkaterruar ne vitin 90,ne 97,ne 98,dhe sot ,qe ka tre dite ,qe Tirana eshte ne tym dhe ne flake ,duke djegur dhe shkateruar insitucionet administrative,ambjentet publike dhe private,qe tregon zemerimin e shqiptareve ,por qe ne menyre vandale nuk kontrollojne zemerimin e tyre duke u bere vegla te antishqiptareve per te destabilizuar dhe shkaterruar Shqiperine e shqiptareve.Kjo njekohesisht tregon edhe dobesine e shtetit,qe jo vetem nuk përgjigjet per te ushtruar si duhet funksionin e tyre ne sherbim te zgjidhjes se problemeve te akumuluar te shqiptareve ,por edhe nuk marrin masat per te ndaluar ushtrimin e dhunes nga vandale te papergjegjshem.
Po te ishte shteti i Enver Hoxhes asnje nga keto nuk do te ndodhnin.
Perkundrazi sot Shqipetia do te kishte qene po aq e fuqishme, edhe me shume!
Fatkeqesisht ,Shqiperia e Enver Hoxhes nuk ekziston me!
Se socializmi ne Shqiperi u tradhtua dhe u permbys me kunderrevolucion.
Vendi eshte kthyer ne nje vend borgjez i dores se fundit, ku borgjezia kombetare e ajo nderkombetare bejne eksperimentet me te ndyra dhe me makabre!
Reaksioni shqiptar ne pushtet ka 36 vjet qe nuk ka lene gje pa thene e pa bere kunder Enver Hoxhes dhe vepres se tij, duke perdorur, per ta çrrenjosur nga jeta e nga shpirti i popullit, mjete e metoda barbare, nazifashiste;
Po kolosi i kombit as eshte tundur, as nuk tundet!
Ai eshte gjalle.Rron midis nesh me vepren e tij te pavdekshme.
Perkundrazi vlerat i jane shtuar dhe po i shtohen cdo dite.Ne kete krize te thelle financiare ,qe ka perfshire gjithe kapitalizmin boteror, kur imperializmi po geryhet nga kontraditat per zona te reja influence ;
E themi me bindje te plote se gjejne misherim theniet dhe mesimet e Enver Hoxhes,qe borgjezia per te mbajtur pushtetin perdor te gjitha format dhe mjetet qofte edhe marrje jete njerzish .
Enver Hoxha thoshte:
Armiku nuk ka nevoje te perdore tanke dhe avione,mjafton te infektoje ambjentin me viruse vdekjeprurese ,je i pushtuar ,pa luftuar.
Keto thenie lapidare te Vizionarit Enver Hoxha u vertetuan katerciperisht
Perhapja e koronavirusit i gjunjezoi gjithe popujt e gjithe globit .Ky virus i mallkuar ka marr jeten e miliona njerezve te pafajshem ne bote.
Kjo tregon se borgjezia nepermjet hedhjes se bakterieve vdekjeprures nxjerr dhembet per t’i mbajtur nen frike dhe qe te rrine urte popujt.
Apo qendrimi dinjitoz M-L i Enver Hoxhes ne demaskimin e tradhetise dhe politikave imperialiste te revizionisteve hrushovjan rus ,vertetuan edhe njehere se sa te drejta dhe te pagabuara ishin mesimet e tij ne mbrojtjen e lirise dhe pamvaresise.
Ne vazhdimesine e politikave imperialiste kriminale , shofim luften Ruse -Ukrainase duke u djegur dhe shkaterruar 10- tra qytete historike ,apo lufta Izraelite – Palestineze.
Duke u perdorur popujt si mish per top per interesat nderimperialiste.
Te gjitha keto tregojne edhe njehere largpamesine dhe madheshtine e udheheqesit tone te dashur Enver Hoxha .
Prandaj Enver Hoxha eshte figura qendrore me popullore ,me e dashur, me e ndritshme ,me e lavdishmja e kombit shqiptare.
Ndaj vepra e e tij teorike dhe praktike eshte trashegimi e pacmueshem e tij, qe do te rrojne ne shekuj;
Ajo eshte teper e gjere dhe shenon nje kontribut me vlere te madhe ne mbrojtjen, pasurimin dhe zhvillimin krijues te teorise se marksizem-leninizmit;
Sidomos per problemet themelore te revolucionit, te ndertimit te socializmit, te diktatures se proletariatit, te partise marksiste-leniniste e te rolit te saj vendimtar ne krejt etapen historike te socializmit.
I pelqen apo nuk i pelqen dikujt kemi te drejte te mburremi dhe te themi se ;
Enver Hoxha beri Epoke;
Dhe se Epoka e Enver Hoxhes eshte me e ndritshmja dhe me e lavdishmja ne historine e kombit shqiptar!
I theksojmë keto per t’i treguar brezit te ri per rolin e paçmuar te Enver Hoxhes per popullin dhe kombin e tij ,qe vazhdimisht ndodhet nën influencen e propogandes se paskrupullt te borgjezise ,qe ka si qellim per ta denigruar figuren e Enverit .
Por sado te perpiqen ,nuk mund te arrijne, se sa me shume e denigrojnë ata,aq me shume i rriten vlerat dhe madheshtia e Enver Hoxhes.
Veçanerisht sot figura gjigande e Enver Hoxhes merr nje rendesi me te madhe jetike dhe historike per popullin dhe kombin shqiptare ,qe ndodhet ne udhekryq.!
LAVDI ENVER HOXHES!
Sot figura gjigande e Enver Hoxhes merr nje rendesi akoma me te madhe jetik

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/10/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk