Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Enver Hoxhën e kanë akuzuar për hakmarrës e gjakatar gjatë këtyre 25 vjetëve të fundit. Ka njerëz që më thonë pa pikën e turpit që ai vrau shokët. Dhe unë i pyes këta “e dini ndryshimin midis fjalës SHOK e fjalës TRADHËTAR? Kini parasysh, që dhe një ëngjëll parajse po të hidhet me parashutë në ferr, do të detyrohet të neutralizojë djajtë. Ndryshe ata dhe këlyshët e tyre, të hapur e të fshehtë, do ta hanë të gjallë e s’do ta lënë të ndërtojë asnjë mur e pale t’i bëjë kodrat e malet pjellore si dhe fushat, apo të ngrejë hidrocentrale”.
I. Koleka
TRADHËTARËVE
Mes tymnajave të shtëpive
Skelet-djegur, katran-nxirë
Mes të vdekurve dhe të vrarëve
S’është e lehtë të mbash qetësinë
Del nga zëmra një mallkim
Nga shpirti del një zë i çjerrë
Ju zëntë gjaku o farë prishur
Hajdutë pulash e bejlerë
Për të huajt na bëtë gjëmën
Për të huajt na vratë djemtë
Me të huajtë bashkë i’a mbathët
Ju ballistë e ju regjentë
Do pështyjmë mbi varret tuaja
Që nesër mos ju çvarrosin prapë
Mos ju ngrenë monumente
Mos ju bëjnë heronj pa fat
Se fat patët, po s’e deshët
S’deshët mëmën Shqipëri
Veç parasë ju ju falët
E kishit kishë e xhami.
————
https://www.facebook.com/Iliriana-e-Shqipërisë-Etnike-1484210398563977/likes?ref=page_internal
Tradhëtarin Mit’hat Frashëri, regjentin e gjermanëve, ose Lumo Skëndon, e kanë ngritur nga varri e po i bëjne libra, ku e quajnë “Elita shqiptare”. S’është e rastit që dhe “Vrimës” fituese të vitit 2014 i dhanë çmimin “Lumo Skëndo”.
———
Mit’hat Frasheri ishte një nga përfaqësuesit kryesorë të reaksionit në Shqipëri, intelektual liberal, pseudopatriot e tradhëtar.
Që në fillimet e veta ka qënë antishqiptar – Në vitet 1908 – 1912 ndoqi vijën e bashkëpunimit me xhonturqit dhe i’u kundërvu lëvizjes kryengritëse të popullit shqiptar,që luftonte për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare të popullit shqiptar, u vu në krye te organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar dhe ishte përgjegjësi kryesor për veprimtarinë që zhvilloi ajo për sabotimin e luftës çlirimtare, si edhe për bashkëpunimin me pushtuesit fashistë italianë dhe gjermanë.
Të tëra vlerat e tjera zbehen përpara shitjes tek të huajt të vëllezerve të vet të një gjaku, përpara masakrave që ka kryer organizata tradhëtare e ballit kombëtar, e drejtuar nga Mithati, kundër popullsisë së paarmatosur në fshatrat dhe qytetet e Shqipërise.
Në gusht 1944, ballistët e Mithatit u përqëndruan në Prezë të Tiranës dhe formuan një qeveri me Kryeministër Mit’hat Frashërin dhe Komandant të Forcave të Armatosura, Abaz Kupin. Në këtë mbledhje, në të cilën ishte i pranishëm dhe gjenerali Preng Previzi, u synua që të gjëndej mënyra e asgjësimit të çetave partizane, që luftonin si gjithe bota antifashiste për të dëbuar okupatorin dhe për të çliruar Atdheun e robëruar. Qeveria e Prezës ishte një përpjekje e dështuar e ballistëve të Mit’hat Frasherit dhe Rajhut të tretë për të nënshtruar shqiptarët, kur gjermanëve po u digjej toka nëpër këmbë e ora e çlirimit po afrohej.
——————–
Raporti midis Frontit NÇL dhe forcave të reaksionit shqiptar ishte: Organizata e Frontit Nacionalclirimtar përkrahej nga 85% e popullsisë, që ishte kundër qeverisë kuislinge dhe pro ushtrisë çlirimtare, të udhëhequr nga Enver Hoxha dhe 25% e popullsisë, që ishte me Ballin Kombëtar, Legatitetin, turli lloj tradhëtarësh ose thjesht me pushtuesit. Mit’hat Frashëri drejtonte Ballin Kombëtar dhe ishte regjent i gjermanëve. Si regjent ai mbylli të gjitha shtigjet e rezistencës dhe la të hapur vetëm rrugën e nënshtrimit ndaj pushtuesit, madje të luftës krah për krah tij kundra vëllezërve shqiptarë. Kaq mjafton për të kuptuar që Mit’hati i ka lyer duart me gjakun e partizanëve shqiptar dhe popullit të pafajshëm, duke përdorur të njëjtat metoda terroriste, që përdornin edhe nazi-fashistët ndaj popullit shqiptar. Mit’hati u dallua vetëm në një drejtim, në atë të vrasjes së djemve më të mirë të Shqipërisë, të rrënimit, djegies e plaçkitjes së popullsinë së pafajshme dhe të fshehjes si mi gjirizesh, kur ishte fjala për të rrezikuar jetën e tij.
———————–
Dalja e Ballit Kombëtar me program demagogjik e ndërlikoi gjendjen në vend. Në këto kushte Partia Komuniste Shqiptare veproi me shumë maturi, me urtësi dhe largpamësi. Fillimisht ajo ndoqi taktikën e demaskimit të parullës disfatiste të Ballit se nuk kishte ardhur koha për luftë kundër Italianeve, i bëri thirrje atij që të hynte në luftë kundër pushtueseve dhe të rreshtohej në Frontin Nacionalçlirimtar, ku bënin pjesë të gjitha forcat antifashiste të vëndit. Pika më e dobët e Ballit ishte çështja e pjesëmarrjes në luftën me armë kundër pushtuesve. Pikërisht ketu ju dha edhe goditja kryesore nga Partia Komuniste, me qëllim që të bëhej diferencimi në radhët e Ballit, të demaskohej qëndrimi tradhëtar i krerëve të tij e të dënoheshin të gjithë ata që pengonin bashkimin e popullit shqiptar në luftë kundër pushtuesit të huaj dhe tradhëtarëve.
Nuk ka dhe nuk do të ketë arkiv, dokumentacion, apo vullnet personal a kolektiv i një grupi të caktuar njerëzish, në kohë të ndryshme, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë forcë që e lan turpin që i la pas vetes organizata tradhtare e Ballit Kombëtar. Ajo u përlye me gjakun e djemve dhe vajzave më të mirë të Shqipërisë, që nuk luftonin për vete dhe për rehatin e tyre por për Atdheun. Këta djem e vajza nuk janë demagogji e trillim, por janë realë, Kanë emra dhe mbiemra, kanë motra e vëllezër, nipër e mbesa. Bijtë e tyre jemi ne pesëdhjetë vjeçarët, siç janë dhe të porsaardhurit në jetë dhe nëse dikush nuk është i qartë për rolin e tyre, le ta marrin vesh, që eshtrat e tyre prehen në altarin më të shenjtë të nderit dhe të lavdisë shqiptare, sepse u vranë në ballë të luftës për liri kundër okupatorit dhe tradhtarëve të shitur ballistë. Ata nuk u helmuan si kukuvajka vajtimtare hoteleve të botës, ashtu sic ndodhi me famëkeqin Mit’hat Frashëri, spiun i të gjitha agjenturave, gjak i prishur që nuk e meritoi mbiemrin e Frashërllinjve, sepse ndodh që nga trëndafili dalin edhe ferra.
Zgjodhi: Fadil Shyti
11. 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
