đŒđžÌˆđ«đ đąđŠđ­đšđ«đžÌˆ “*đŹđ«đžđ­đšđ§ 𝐯𝐚𝐩 đ©đźđ­â€ đ§đžÌˆ đ€đźđŸđąđŁđ­đžÌˆ 𝐞 đšđ«đŠđąđȘ𝐯𝐞

07
Jan
2024
Shkruan: GĂ«zim Mekuli

U arrestua nĂ« Serbi: Ish-pjesĂ«tari i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hasan Dakaj dĂ«rgohet nĂ« Bograd.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!


Lajme tĂ« pabesueshme nĂ« mediat shqipe: “7 km kolona e gjatĂ« pĂ«r tu futur nĂ« Serbi. 9 orĂ« pritje nĂ« kolonĂ« pĂ«r tĂ« kaluar kufrin KosovĂ«-Serbi.”
Viti 2002. Norvegji. Qyteti Stavanger. Jemi mysafirë në shtëpinë e profesoreshës së universitetit së Stavangerit, zonjës Kiperberg. Të ftuar, ishin edhe shtatë studentë norvegjezë si dhe një profesor (qyqan) nga universiteti i Prishtinës. Mikëpritje miqësore.
GjatĂ« ndenjes, ndĂ«r tĂ« tjera, filloi edhe tema pĂ«r marrĂ«dhĂ«njet serbo-shqiptare pas vitit 1999. QĂ« nĂ« fillim u fol shumĂ« pĂ«r “falje”, “harresĂ«â€, “ardhmĂ«ri”, moshakmarrje”, “jeni fqinjĂ«â€, “jemi nĂ« shekullin XX”, e tĂ« tilla pĂ«rralla qĂ« ju tregohen popujve tĂ« vegjĂ«l, tĂ« varfĂ«r, me udhĂ«heqĂ«s tĂ« korruptuar dhe tĂ« pa udhĂ«heqĂ«s politik fare.
MĂ« erdhi radha edhe mua ta thoja mendimin tim. ThashĂ« se, “nuk ka marrĂ«dhĂ«nje tĂ« shĂ«ndosha shqiptaro-serbe pĂ«rderisa politikat serbe nuk kĂ«rkojnĂ« falje pĂ«r masakrat, dhunĂ«n, shkatĂ«rrimin dhe gjenocidin, qĂ« shteti serb e kreu mbi shqiptarĂ«t e KosovĂ«s”.
Profesoresha e universitetit norvegjez ndĂ«rhyri. Drejtoi trupin e trashĂ« prej meje, me krenari tĂ« tepruar ngriti kokĂ«n, mĂ« vĂ«shtroj goxha kritikueshĂ«m dhe me njĂ« zĂ« tĂ« njĂ« “gjithditure” mĂ« kĂ«shilloi: “GĂ«zim, ju duhet tĂ« harroni luftĂ«rat. Ju, shqiptarĂ«t, duhet shiquar nga ardhmĂ«ria. Duhet tĂ« mĂ«soni tĂ« falni”.
Nuk u ndalte fare profesoresha sĂ« foluri dhe dhe vazhdonte: “Ja, shiqoni neve norvegjezĂ«ve. Ne i kemi falur gjermanĂ«t. S’keni arsye qĂ« tĂ« mos falni edhe juve; lufta ka mbaruar. Tashti ka njĂ« qeveri tĂ« re e demokratike nĂ« Serb”, thoshte ajo. (Asokohe ishte dr. Zoran Gjingjiq (tani i vrarĂ«), kryeministĂ«r i SerbisĂ«).
PĂ«rsĂ«ri, me kĂ«mbngulje e pa aspak dyshimi historik e moral, mbrojta qĂ«ndrimin tim: “Nuk ka marrĂ«dhĂ«nie normale e tĂ« shĂ«ndetshme me shtetin serb pĂ«rderisa ky shtet nuk kĂ«rkon falje publikisht e zyrtarisht”. Nxorra shumĂ« shembuj tĂ« kĂ«rkimfaljes politike nga historia. Kot! Nuk bindej profesoresha e universitetit tĂ« NorvegjisĂ«.
Pas 3 orësh. Biseda vazhdoi me plot tema tjera interesante, serioze, por edhe me plot humor.
Kur “papritmas” ndodhi ajo qĂ« unĂ« edhe e prisja. Historia e NorvegjisĂ« dhe pushtimi i NorvegjisĂ« nga Gjermania naziste e Rajhut tĂ« TretĂ«. U bisedua pĂ«r dĂ«met dhe pĂ«r 10.000 tĂ« vrarĂ«t nga nazizmi gjerman. Profesoresha Kiperberg foli pĂ«r shkatĂ«rrimet e aviacionit gjerman, veçanĂ«risht pĂ«r ato nĂ« veri tĂ« NorvegjisĂ« e nĂ« Oslo. Ishte ende e emocionuar. E kuptoja! Kisha empati, normale kjo.
U fol edhe pĂ«r gjuhĂ«n gjermane dhe arsyet se pĂ«rse, ende, gjuha gjermane nuk ishte aq e pĂ«lqyer nga nxĂ«nĂ«sit norvegjezĂ« pĂ«r t’u studiuar.
AtĂ«herĂ« dhe atje, intelektualja e nderuar pas ca gotave verĂ«, na tha hapur: “UnĂ« kurrĂ«n e kurrĂ«s nuk i kaloj pushimet nĂ« Gjermani. Bile, as nuk blejĂ« biletĂ« aeroplani nga kompania e fluturimeve gjermane “Lufthansa”. Dhe vazhdonte e fliste: “As nĂ«pĂ«r teritorin e GjermanisĂ« nuk dua tĂ« kaloj. ThjeshtĂ«, na kanĂ« bombarduar dhe mĂ« kanĂ« okupuar vendin tim tĂ« dashur, NorvegjinĂ«â€.
Po, mu kështu u shpreh intelektualja e nderuar norvegjeze e Universitetit të Stavangerit, më pas edhe rektore i këtij institucioni shkencor-mësimor.
Moralin e dyfishtĂ« nuk mund t’a pĂ«rpijĂ« e as ta duroj. ThjeshtĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e edukatĂ«s sime. Andaj edhe ju drejtova asaj: “E nderuar, Ju vetĂ«m para 3 orĂ«ve, kĂ«tu, nĂ« shtĂ«pinĂ« tĂ«nde, mĂ« mbajtĂ«t ligjĂ«ratĂ« pĂ«r “harresĂ«n”, “tolerancĂ«n”, “faljen dhe demokracinĂ«â€. “Juvet para ca orĂ«ve, kĂ«tu para 9 personave, na thatĂ« se “duhet pajtuar e mos shikuar nga e kaluara”. Tani, ju mĂ« thuani se “nuk shkoni e as nuk kaloni nĂ«pĂ«r teritorin e GjermanisĂ«!”.
Ju, e nderuara profesoreshĂ«, thatĂ« me gojĂ«n tĂ«nde se: “nuk bleni as biletĂ« aeroplani e nuk shkelni teritorin e GjermanisĂ«, vetĂ«m e vetĂ«m sepse ju kanĂ« okupuar”. “UnĂ« ju dĂ«gjova dhe ju mirĂ«kuptova”, vazhdoja unĂ«.
“Ju mbani mend krimet edhe pas 70 vitesh, ndĂ«rsa kĂ«rkoni nga ne, shqiptarĂ«t, tĂ« harrojmĂ« gjenocidin serb qĂ« ndohi vetĂ«m para 3 vjetĂ«sh”. “Si Ă«shtĂ« e mundur qĂ« ju tĂ« kĂ«rkoni diçka nga ne, qĂ« ju nuk e bĂ«ni dot vet”. “Ky Ă«shtĂ« moral i dyfishtĂ« dhe unĂ« nuk pajtohem me ty. PikĂ«â€.
𝐏𝐬𝐞 𝐞 đ›đžÌˆđ«đš đ©đźđ›đ„đąđ€đž đ€đžÌˆđ­đžÌˆ đ©đžÌˆđ«đŁđžđ­đąđŠ?
Me këtë shkrim desha të ngrija një çështje dhe të pyes gjithë ata shqiptarë, të cilët po presin nga 7 e deri në 9 orë për tu futur në teritorin e shtetit që dhunoi mbi 20.000 gra, nëna, vajza, e motra shqiptare, në tokën e Serbisë.
Si Ă«shtĂ« e mundur, ne, mĂ«rgimtarĂ«t, tĂ« cilĂ«t edhe nuk jemi tĂ« varur, tek e fundit, ekonomikisht nga shteti i KosovĂ«s, tĂ« veprojmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«? ÇfarĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«dija jonĂ« politike kolektive? A ka vlera qytetarie nĂ« veprimet tona? A ka principe humane nĂ« jetĂ«n tonĂ«?
Si është e mundur, që të investojmë e ta ndihmojmë ekonominë e një shteti që nuk ka kthesë pozitive politike ndaj shqiptarëve? Politikat serbe janë aktive dhe dëmtuese sot, aq sa edhe politikat e Millosheviqit. Por tani jo me tanke e me avionë, por në forma e mënyra tjera.
E pakuptueshme, zhgĂ«njyese dhe primitive Ă«shtĂ« derdhja e milionave euro te politikat e njĂ« shteti qĂ« s’po na lejon dot tĂ« marrim frymĂ«. Kuptohet, secili e sacila ka tĂ« drejtĂ«n e lĂ«vizjes sĂ« lirĂ«. Por, kjo dritĂ«shkurtĂ«si politike e ky budallallĂ«k social kolektiv, nuk po kuptohet mirĂ« as nga “miqtĂ« tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«â€.
*Serbisht: Sretan vam put = Shqip: Udha e mbarë ju qoftë!
/Ky shkrim është shkruar në vitin 2009/
/ Huazuar nga Mekulipress/

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk