𝐑𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐨𝐧𝐢, – 𝐨𝐤𝐬𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤 𝐢 𝐀𝐝𝐨𝐥𝐟 𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫𝐢𝐭,

31
May
2023

Shkruan: Gëzim Mekuli
𝐑𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐨𝐧𝐢, – 𝐨𝐤𝐬𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤 𝐢 𝐀𝐝𝐨𝐥𝐟 𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫𝐢𝐭, 𝐁𝐢𝐧 𝐋𝐚𝐝𝐞𝐧𝐢𝐭, 𝐂𝐨𝐬𝐚 𝐍𝐨𝐬𝐭𝐫𝐚𝐬, ‘𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐬 𝐫𝐮𝐬𝐞, ‘𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞!’ 𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐦𝐞𝐬𝐣𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞…
Kërkojnë ndjesë ndaj italianëve përmes Manastirit të Deçanit!
Vuçiq duket se ka gjetur një mënyrë për të amortizuar me diplomaci të deleguar terorizmin e bërë në Veri të Kosovës. Duke qenë se nuk mund të dënojë dhunën e njerëzve të vet të porositur, duke qenë se KFOR u sulmua nga vuçiqistët në mënyrë të paprovokuar, pala serbe përsëri ka vënë në lëvizje Kishën ortodokse serbe/sllave.
Kisha ortodokse serbe ishte frymëzuese dhe ushqyese e nacionalizmit fashist serb. Kjo kishë ishte oksigjeni i ushtrisë serbe, i milicisë serbe dhe i politikave serbe pushtuese, pra, është e gjallë që para themelimit të shtetit të fryrë nacional serb në vitin 1878.
Kjo Kishë ortodokse serbe bekoj ushtrinë serbe që bëri spastrime etnike në Bosnjë dhe në Kosovë. Sot kjo Kishë po merr edhe rolin ndërmejtësues politik-fashist të despotit Vuçiq.
𝓣𝓮̈ 𝓷𝓭𝓮𝓻𝓾𝓪𝓻 𝓵𝓮𝔁𝓾𝓮𝓼,
këtu, pashmangshëm, shtrohet pyetja, pyetje që, ndoshta nuk do duhej të egzistonin fare në një sistem të shëndoshë politik e demokratik:
Unë pyes:
𝒂. 𝑪𝒊𝒍𝒊 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒓𝒐𝒍𝒊 𝒊 𝑲𝒊𝒔𝒉𝒆̈𝒔 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒍𝒊𝒕𝒊𝒌𝒆̈𝒏 𝒆 𝑻𝒊𝒓𝒂𝒏𝒆̈𝒔, 𝑺𝒉𝒌𝒖𝒑𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒔?
𝒃. 𝑪𝒊𝒍𝒊 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒓𝒐𝒍𝒊 𝒊 𝑿𝒉𝒂𝒎𝒊𝒔𝒆̈ 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒍𝒊𝒕𝒊𝒌𝒆̈𝒏 𝒆 𝑻𝒊𝒓𝒂𝒏𝒆̈𝒔, 𝑺𝒉𝒌𝒖𝒑𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒔?
Ndoshta, mendoj unë, kisha dhe xhamia shqiptare, duhej të ishte një pedagoge, kritikuese logjike, debatuese logjike dhe, gjithsesi argumentuese ndaj rolit destruktiv e fashist të kishës ortodokse serbe/sllave në Ballkan; Kisha dhe Xhamia shqiptare, të dashur lexues, duhet të jetë edhe zëri i fuqishëm i demokracisë dhe i tolerancës:
Pra të jetë aktor ndihmës (demokratik) në hapsirën shqiptare, e cila hapsirë është duke u kontaminuar përditë e më shumë nga dhuna e pandalë retorike e Kishës Ortodokse serbe ndaj elementit shqiptar në Ballkan…

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk