“𝘼 𝐬’𝙥𝙤 𝙩’𝙥𝙖𝙜𝙪𝙖𝙟𝙣 𝙖𝙖𝙖𝙖?”
Dua të ndaj një përvojë t’keqe personale. Që nga koha kur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet dhe Albin Kurti erdhi në pushtet, njerëz të njohur e të panjohur më lodhnin duke më pyetur:
– 𝑪𝒊𝒍𝒊𝒏 𝒑𝒐𝒔𝒕 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈𝒔𝒉 𝒕𝒂𝒏𝒊?
– 𝑵𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒆̈𝒏 𝑴𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒉𝒂𝒕𝒐𝒉𝒆𝒔𝒉?
– 𝑪̧𝒇𝒂𝒓𝒆̈ 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒂𝒑𝒆̈ 𝑨𝒍𝒃𝒊𝒏𝒊?𝑷𝒐 𝒕𝒊 𝒆 𝒌𝒆 𝒏𝒅𝒊𝒉𝒎𝒖𝒂𝒓 𝒎𝒆 𝑴𝒆𝒌𝒖𝒍𝒊𝑷𝒓𝒆𝒔𝒔 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒆̈ 𝒎𝒐𝒓𝒆 𝑨𝒍𝒃𝒊𝒏𝒊𝒏 (logjika e tyre nuk e kapërthen idenë se kombi, atdheu, sakrifica, dinjiteti dhe idealizmi nuk lidhet me personin, por personi, lideri, lidhet me kombin, shtetin, humanen, etikën, dinjitetin…?
– 𝑨𝒍𝒃𝒊𝒏𝒊 𝒅𝒖𝒉𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝒕𝒂 𝒔𝒉𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒍𝒚 𝑮𝒆̈𝒛𝒊𝒎”… etj., etj.
Të shkretët nuk e kuptonin e nuk po e kuptojnë as sot. Kur u përgjigjesha këtyre gjynahave se asgjë nuk kërkoj dhe asgjë, bash hiq asgjë nuk pres, shihja mosbesimin, ndjeja habinë dhe, për të thënë të drejtën, edhe përbuzjen e tyre. Në mendjen e tyre një njeri që punon aq shumë për ideal nuk ekziston! Vërtetë ndoshta egziston, por nëse egziston ajo/ai është injorant me “ide të moçme”, medemek i padishëm, ndoshta si Noka, me mend t’fëmive…
Këta njerëz besojnë vetëm te ata që e bëjnë gjithçka për një interes personal; që marrin rroga, pozita, karierë, honorare, tenderë, lek nën e mbi tavolinë etj.,etj.
Më vjen keq të them, por ky është një mentalitet që po na mbyt e po na e zë frymën. Kultura e VIP-ave, Big Brother-it, blogerave, barbigazetarisë dhe butoksave e ka shkatërruar aftësinë tonë për të besuar te idealet.
𝗦𝗼𝘁, 𝗴𝗷𝗶𝗻𝗱𝗷𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗽𝘆𝗲𝘀𝗶𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗯𝗶𝗻𝗱𝗷𝗲𝘁 𝗮𝗽𝗼 𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝘁𝘂𝗮, 𝗽𝗼𝗿 𝗽𝗲̈𝗿 𝗰̧𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘁𝗲̈𝗻𝗱; 𝘀𝗮 𝗸𝘂𝘀𝗵𝘁𝗼𝗻?
Ndërkohë, shihni historinë botërore hmm. Francezët nuk e shitën lirinë pas Revolucionit të 1789-ës. Amerikanët, pas Luftës për Pavarësi, ndërtuan demokraci për të gjithë, jo për një grup të privilegjuar të pasluftës.
Po ne? Ne po shesim gjithçka – nga liria, nga gazetaria, nga Flamuri deri te dinjiteti e shteti – për një vend pune, një tender apo një pushtet.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!