Trashëgimia kulturore dhe historike e popujve autoktonë nuk u takon popujve pushtues dhe sundues të mëvonshëm të një vendi
ТENSIONE MES TURQISË DHE GREQISË PËR MONUMENTIN KULTUROR HISTORIK TË ILIRËVE-DARDANËVE, MË VONË KISHA SHËN SOFIА, NGA VITI 1453 XHAMIA AJA SOFIA DHE NGA VITI 1935 MUZE KOMBËTAR I STAMBOLLIT
Grekët e sotëm, si falsifikatorë të njohur, si dhe turqit e sotëm, të kompleksuar për shkak të së kaluarës së tyre nga periudha pesëshekullore e Perandorisë Osmane, nuk kanë të drejtë historike të krijojnë tensione politike dhe ndërfetare për monumentet e ndërtuara nga ilirët, shqiptarët e sotëm. Kisha e dikurshme Shën Sofia (në gjuhën latine: Sancta Sophia), e ndërtuar nga shqiptarët e lashtë, e shndërruar në xhami më 1453, pas ardhje së turqve në Turqinë e sotme dhe pushtimin e Konstandinisë, qyteti i emëruar më vonë Stamboll, ndërsa në vitin 1935 kjo xhami u shndërrua në muze. Kjo kishë u ndërtuar në themelet e një kishe më të lashtë, nga djali i dytë i Shën Konstandinit ilir nga qyteti i Nishit, i cili njihet si themelues i qytetit që morri emrin e tij: Konstandini (Konstadino-polis: qyteti i Konstandinit), jo nga osmanët (turqit) ose grekët, që e kanë sunduar më vonë këtë qytet në periudha të ndryshme. Ky objekt me rëndësi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike botërore është ndërtuar nga djali i dytë i Shën Konstandinit, perandori i Romës Lindore (Bizantit), Flavius Julius Constantius.
Gjatë këtyre ditëve të fundit, tensionet mes Turqisë dhe Greqisë kanë marrë si shkas leximin e pjesëve nga Kur’ani Famëlartë, me vendim të autoriteteve të Turqisë, mbi 80 vjet pas nga shpallja muze e kësaj xhamie. Por grekët asnjë të drejte historike nuk kanë mbi këtë monument të ndërtuar nga ilirët-dardanët autoktonë. Vetëm pse një periudhë kohore kalimtare e kanë pushtuar dhe kanë sunduar në këtë qytet?!
Sipas kësaj logjike, grekët duhet t’ua lëshojnë shqiptarëve vendës (arvanitasve) të gjithë territorin e Greqisë së sotme, apo, përderisa ata janë të ardhur aty dhe asnjëherë nuk kanë përbërë shumicë të popullsisë, as në shekujt e fundit?!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!