𝐀𝐛𝐝𝐢𝐱𝐡𝐢𝐤, 𝐑𝐚𝐦𝐮𝐬𝐡, 𝐇𝐚𝐦𝐳𝐚, 𝐑𝐞𝐜̧𝐚𝐤𝐮 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐞𝐝𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐑𝐞𝐤𝐥𝐚𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐚𝐬 𝐯𝐚𝐫𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐃𝐞𝐤𝐨𝐫
Reçaku nuk është as sllogan politik, as simbol zgjedhor për posterët e juaja me buzëqeshje plastike. Reçaku është varr masiv, plagë e hapur dhe aktakuzë kundër regjimit serb që gjenocidin e ktheu në instrument shtetëror. Dhe megjithatë, opozita e sotme, me zhurmë të orkestruar mediatike, përpiqet ta shndërrojë këtë tragjedi në Dekor për Reklamat e veta.
Hej more,
Të njëjtët që sot ankohen për çdo hap të Qeverisë Kurti, janë bash ata që për më shumë se dy dekada lejuan zyrat e Serbisë të lulëzojnë mbi tokën e përgjakur të Kosovës; në qytete e në katunde ku ende fryn era e krimeve të luftës. Ishte kjo opozitë që heshti ndërsa postat, tatimet dhe strukturat paralele të Serbisë u bënë normalitet, mbi varret e viktimave të Reçakut.
Dhe tani, kur u mbyllën përfundimisht këto struktura të Serbisë, opozita shfaqet me “lotë krokodilli” dhe fjalë të zhurmshme për Reçakun.
A ka ironi më të madhe se të (keq)përdorësh një tragjedi kombëtare për qëllime politike, ndërsa ti je bashkëpërgjegjës për zyrat ilegale serbe dhe për gjendjen e mjerushme që kishim deri dje në Kosovën tonë të dashur!?
Të nderuar,
Mbyllja e zyrave ilegale serbe është nderimi më i madh për viktimat e Reçakut; një akt konkret që sfidon trashëgiminë e pushtimit dhe rikthen sovranitetin në Republikë. Ndaj, opozita duhet të ndalojë teatrin e saj cinik; Varret e Reçakut nuk janë dekor për ambiciet e juaja.
Të dashur lexues,
Dua të ju kujtojë se kjo s’është fitore, por sall një ndreqje e një turpi 21-vjeçar. Në Kosovë, shteti Serb vrasës u bë komod e mysafir në shtëpinë e viktimave të veta; kjo falë ish pushtetarëve që sot tragjedin e Reçakut e (keq)përdorin për Reklamë e varret për Dekor.
Pra, më falni për moslumturinë time. Sot unë nuk shoh fitore. Shoh një lëvizje të vonuar të shtetit, një ndreqje gabimi të atyre që heshtën për dy dekada.
Të dashur lexues,
Kur opozita shndërrohet në teatër, Reçaku bëhet skenë, dhe mbi eshtrat e të pafajshmëve shqiptarë, vallëzojnë aktorë të vetëkënaqur të opozitës.
Por, për hir të Zotit, varret nuk janë dekor. Për hir të Perëndisë Recaku nuk është sllogan. Dhe kujtesa e popullit nuk duhet të shërbejë për karrierë personale.
A more vesh Ramush, A more vesh Abdixhik, a more vesh oooooo Hamza?
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!