𝐂𝐮𝐧𝐠𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬
Në një kohë kur Kosovës i duhet unitet dhe forcë për të përballuar sfidat, disa politikanë po bëjnë gjithçka që ta shohin vendin në kaos e në zjarrë, vetëm e vetëm sepse nuk e duan Albin Kurtin e pakorruptuar Kryeministër; në krye. Ramush Haradinaj dhe ata si ai po dëshmojnë se urrejtja personale dhe etja për pushtet janë më të rëndësishme për ta sesa e ardhmja e Kosovës. Ata s’duan stabilitet, s’duan zhvillim; duan vetëm të kthehen në lojën e vjetër të pazareve dhe privilegjeve; Yesmenave!
𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔.
𝒏𝒋𝒆̈ 𝒑𝒚𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒔’𝒌𝒂𝒎 𝒄̧𝒂𝒓𝒆 𝒑𝒂 𝒆 𝒃𝒆̈𝒓𝒆̈: 𝑷𝒔𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒑𝒖𝒕𝒉𝒆𝒏 𝒌𝒆̈𝒕𝒂 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒍𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝑺𝒆𝒓𝒃𝒊𝒏𝒆̈?
Serbia e moçme haptas e ka thëne se nuk e do Kurtin kryeministër. Vuçiçi dhe qeveria e tij po bëjnë gjithçka që ta pengojnë Kurtin 3, sepse ky nuk është kukull dhe as “Joystick” në duart e askujt.
Atëherë, pse Haradinaj, analistët e oligarkëve dhe të tjerët po kërkojnë të njëjtën gjë që po kërkon edhe Beogradi? Çfarë i bashkon këta me Serbinë more kundër një Kryeministri të zgjedhur nga populli?
Të nderuar,
Duhet nënvizuar këtu edhe Fatmir Limajn, retorikën e tij, i cili të paktën verbalisht, tregoi pjekuri politike duke ofruar (me gojë) gatishmërinë për të ndihmuar Republikën e Kosovës, pra Qeverinë Kurti 3.
Kjo gojtari publike e Limajt është qëndrimi i një deputeti (politikani) që mendon për Kosovën, jo për sabotime, inate personale, jo sall për një karrigë dhe interesa të ngushta.
Krejt në fund edhe një fjalë miradie për të gjithë ata që po e mbështesin, dhe nesër do t’a mbeshtesin Kosovën (Qeverinë Kurti 3) në këto momente: Ju jeni zëri i arsyes, jeni kurbani dhe shpresa për të ardhmën e Republikës.
Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të bashkuar, Qeveria Kurti 3.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!