𝐃𝐢𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐥𝐣𝐚 𝐞 𝐓𝐡𝐚𝐜̧𝐢𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐥𝐥𝐚𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞: «𝐕𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐨𝐫𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈»

17
Nov
2024
Shkruan: Gëzim Mekuli

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

𝐃𝐢𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐥𝐣𝐚 𝐞 𝐓𝐡𝐚𝐜̧𝐢𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐥𝐥𝐚𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞: «𝐕𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐨𝐫𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈»
Është e papranueshme dhe e pakuptueshme, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për gjithë shqiptarët normal, që një figurë kryesore si ish-presidenti i Kosovës dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, të përkulej para një pllake ku luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) cilësohen si “terroristë”. Ky akt i rëndë, ky gabim shumë, shumë i rëndë, jo vetëm që shkelë mbi sakrificat e dëshmorëve të lirisë, por përbën një ofendim të ulët ndaj historisë sonë të lavdishme çlirimtare.
𝐄 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐢 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈,
Si mundet një lider i partisë që pretendon të mbrojë vlerat kombëtare dhe humane të Kosovës të përkulet para një simboli që përbuzë luftën epokale çlirimtare të UÇK-së? Çdo përpjekje për të barazuar UÇK-në me terrorizmin është një vijë e kuqe që askush nuk guxon ta kalojë, aq më tepër një njeri që ka pasur një rol kyç në luftën për çlirim nga Serbia. Ky veprim tragjik i tij, dhe në të njëjtën kohë komik, është një fyerje për çdo familje që ka dhënë gjak për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; vërtetë është poshtërim i gjithë shqiptarëve.
𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
𝐊𝐮𝐣𝐭 𝐢 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐯𝐨𝐭𝐚 𝐏𝐃𝐊?
Nëse kryesia e PDK-së nuk distancohet publikisht e sa më parë nga ky akt i turpshëm i liderit të tyre, si mund të presin këta të fitojnë besimin e popullit të Kosovës? Mosdistancimi i tyre nga veprimi kundërhistorik i Thacit, vetëm sa thellon dyshimet ndaj qëllimeve të kësaj partie dhe e largon popullin nga vlerat e saj kombëtare.
Shqiptarët e dinë shumë mirë se UÇK-ja luftoi për liri, demokraci dhe pavarësi, ndërsa Serbia kreu spastrime etnike dhe shkatërrim. Tallja me sakrificat e popullit shqiptar është e ulët, jonjerëzore dhe e padenjë për një parti që pretendon të mbrojë vlerat demokratike, apo jo?
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐞̈ 𝐦𝐢𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈
Dehumanizimi i UÇK-së nga kryesia aktuale e PDK-së duhet të marrë fund. Sot!
Ky instrumentalizim i luftës çlirimtare është i turpshëm dhe i dëmshëm për demokracinë dhe për vet Kosovën. Nëse PDK-ja dëshiron të ruajë respektin e qytetarëve dhe të luajë një rol konstruktiv në të ardhmen e vendit, duhet të distancohet nga ky veprim dhe të kërkojë ndjesë publike. Populli i Kosovës nuk ha bari dhe nuk pranon të trajtohet si i tillë.
T𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Kryesia e PDK-së duhet të zgjedhë mes mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës ose të vazhdojë rrugën e rënies morale dhe politike. Kjo nuk është vetëm një çështje politike, por një test i respektit ndaj historisë sonë dhe sakrificave të brezave të tërë. Pa një distancim të qartë dhe të ndershëm, populli i Kosovës nuk ka arsye t’ju besojë njerëzve që e shkelmuan dhe e dehumanizuan cdo gjë shqiptare.
𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗿𝗲𝗳𝗹𝗲𝗸𝘁𝗶𝗺𝗶, 𝗱𝗵𝗲 𝗿𝗲𝗳𝗹𝗲𝗸𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝘁𝗮𝗻𝗶; 𝗣𝗿𝗮 𝗗𝗶𝘀𝘁𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝗹𝗷𝗮 𝗲 𝗧𝗵𝗮𝗰̧𝗶𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗽𝗹𝗹𝗮𝗸𝗮𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝗷𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗿𝗮𝗿𝗲̈ 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝗨𝗖̧𝗞-𝗷𝗮, 𝗲 𝗸𝘂 𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻: «𝗩𝗶𝗸𝘁𝗶𝗺𝗮 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲𝗿𝗿𝗼𝗿𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝘃𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈.»

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/11/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk