Po, Donald Trump ka përmendur mundësinë e dërgimit të palestinezëve në Shqipëri, një ide e rrezikshme që mund të kthehet në realitet, për shkak të Edi Ramës, një Kryeministër ky i njohur për korrupsionin dhe përfshirjen e tij në afera që dëmtojnë kombin shqiptar. Ky njeri, i shantazhuar dhe i kapur nga korrupsioni, mund ta pranojë një ofertë të tillë johumane vetëm për të shpëtuar veten nga ndjekja penale.
𝐏𝐬𝐞 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈, 𝐞 𝐩𝐬𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐣 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬𝐞̈,
Një lider i korruptuar nuk ka interes kombëtar; ai vendos vetëm për të shpëtuar prapanicën e vet.
Duke qenë i përfshirë në afera korruptive dhe nën kërcënimin e drejtësisë, Rama është i detyruar të pranojë presione ndërkombëtare që dëmtojnë interesat e Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas informacioneve, janë mbi një mijë persona që pritet të ftohen nga SPAK-u, dhe më pas, padyshim, radhën do ta ketë edhe vetë Rama. Ai e di këtë gjë dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten, edhe nëse kjo nënkupton vendime kundër kombit shqiptar.
Sepse Edi Rama ka treguar në mënyrë të përsëritur se është i gatshëm të shes interesat shqiptare për të ruajtur pushtetin e tij:
– Sulmi ndaj Kosovës për hir të Serbisë; Rama ka mbështetur idenë e ndarjes së Kosovës dhe ka promovuar “Ballkanin e Hapur”, një projekt që forconte ndikimin e Serbisë në rajon.
A ju kujtohet?
– Lidhjet me oligarkët dhe bandat mediatike; Në Shqipëri dhe Kosovë, ai ka përdorur median e korruptuar dhe figurat politike për të kontrolluar narrativën dhe për të dëmtuar Kryeminstrin e Kosovës, liderin patriot dhe intelektualin e pakorruptuar, Albin Kurti.
A ju kujtohet?
– Heshtja ndaj agresionit serb; Kur terroristët serbë sulmuan Kosovën, Rama nuk foli dhe nuk mbrojti interesat e Kosovës, duke dëshmuar se ai është më i lidhur me Beogradin sesa me Prishtinën. Së pari reagoj Kroacia ndaj sulmit terrorist serb, tek më vonë, shumë më vonë “reagoj” Rama; ku më shumë i mshoj Albinit se Sërbisë!
A ju kujtohet?
– Poshtërimi i Shqipërisë; Nën qeverisjen e tij, Shqipëria po shndërrohet në një “shtëpi publike të pornografisë sociale” dhe resort turistik për të huajt, ndërsa shqiptarët po detyrohen të ikin me turr për shkak të varfërisë, poshtërsive, pafuqisë dhe korrupsionit pandemik.
A është kështu a jo, apo jo?
Oligarkët, oksigjeni i dRamës
Rama është i mbështetur nga oligarkë të fuqishëm, që kanë lidhje të ngushta me Beogradin me Athinën e me dreqin e të birin. Këta peshkaqenë janë ata që e mbajnë (akoma) në pushtet dhe që përfitojnë nga shkatërrimi ekonomik, identitar dhe social i Shqipërisë.
𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬𝐞̈,
pse Rama mund të pranojë planin e Trumpit?
Një njeri i korruptuar është gjithmonë i shantazhueshëm. Nëse administrata e Trumpit e vendos si kusht për mbijetesën e tij politike pranimin e palestinezëve në Shqipëri, Rama mund t’a pranojë këtë plan të rrezikshëm pa problem, duke e kthyer Shqipërinë tonë në një kamp refugjatësh dhe duke rrezikuar stabilitetin e rajonit. Shembuj nga vende të tjera tregojnë se liderët e korruptuar pranojnë marrëveshje të dëmshme, vetëm për të shpëtuar prapanicën e vet. Pikë!
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐧’𝐠𝐚𝐳𝐞𝐩 𝐦𝐞 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐧
Kosova është në rrezik me Edi Ramën. Shqipëria po poshtërohet nga skandalet e tij. E në anën tjetër politikanët shqiptarë të Maqedonisë, janë kthyer në kondomë të përdorur nga vet ai.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬𝐞̈,
Edi Rama nuk është Shqipëria. Ai është një biznesmen i çartur, kumorxhi që e do më shumë luksin dhe verën e kuqe sesa kombin shqiptar. Ai është simboli i një pushteti të korruptuar që e sheh Shqipërinë si një burim përfitimesh personale dhe jo si një Atdhe që duhet mbrojtur, dashuruar dhe zhvilluar.
Me ardhjen e republikanëve në pushtet në SHBA, Rama mund të përballet me drejtësinë. Megjithatë, para se të ndodhë kjo, ai mund të përdoret për të dëmtuar, akoma më dhimbshëm, interesat e gjeopolitikës shqiptare. Por, historia ka treguar se liderët e korruptuar fillimisht shfrytëzohen dhe më pas hidhen në biruc. Fati i tij mund të jetë i njëjtë me shumë politikanë të tjerë që u përdorën, dhe më pas u braktisën nga “miqtë e tyre ndërkombëtarë”.
Shqiptarët duhet të kuptojnë se Shqipëria dhe Kosova janë në rrezik. Nuk është një armik i jashtëm që po e shkatërron kombin/shtetin, por një klasë politike e korruptuar që bashkëpunon me interesa të huaja. Vetëm një popull i ndërgjegjësuar mund ta ndalë këtë katastrofë kombëtare dhe të shpëtojë Shqipërinë nga flakët e korrupsionit, varfërisë dhe çmendurisë kolektive.
𝐊𝐨𝐧𝐬𝐞𝐤𝐮𝐞𝐧𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝:
Edi Rama nuk është lider, por shkatërrues. Ai nuk është reformator, por uzurpator. Ai nuk është patriot, por një shërbëtor, i gatshëm të shesë çdo interes kombëtar për mbijetesën e tij politike.
𝐓𝐣𝐞𝐭𝐫𝐚:
Kosova nuk është forcuar me të, por është minuar. Pikë! Ai nuk e ka mbrojtur, por e ka sulmuar Kosovën. Nuk ka ndërtuar aleanca për shqiptarët, por ka përqafuar serbët dhe grekët në dëm të sovranitetit tonë. Nuk është një lider i vizionit, por i kaosit, nuk është një strateg, por një marionetë e interesave të huaja. Pikë! Pikë! Pikë!
Shqipëria nuk është bërë një vend më i jetueshëm, por është kthyer në një ferr ekonomik dhe social. Populli nuk ka përfituar, por është plaçkitur. Vendi nuk është zbukuruar, por është betonizuar. Pasuria nuk është shpërndarë, por është grumbulluar në duart e një grushti oligarkësh të lidhur me fort me dRamën.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬𝐞̈,
Ky njeri nuk është simbol i progresit, por i regresit. Pikë! Nuk është drejtues, por shkatërrues. Ncuk, ky nuk është ndërtues, por shkatërrues. Pikë! Pikë! Pikë! Nuk është e ardhmja, por pengesa për kombin.
Ai është një tumor politik që duhet hequr nëse duam një Shqipëri të lirë, nëse duam Kosovë të pavarur të drejtë, me mirëqenje sociale dhe sovrane.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!