𝐈 đ­đĄđšđ§đžÌˆ, đŠđšđ©đąđ­đźđ„đš!

15
Sep
2023
Shkruan: GĂ«zim Mekuli


Nuk kam parĂ« e as lexu ndonjĂ«herĂ« qĂ« opozita serbe nĂ« Beograd t’i kĂ«tĂ« bĂ«rĂ« shantazhe, presione e kĂ«rkesa Presidentit tĂ« tyre Vuçiq, qĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s me shumicĂ« shqiptare t’a bĂ«jĂ« “Asociacion shqiptar”, pra RepublikĂ« shqiptare brenda teritorit tĂ« SerbisĂ«.
Unë, të dashur lexues,
nuk kam pa, e as nuk kam lexu askund, as nĂ« gjermanisht, as nĂ« anglisht, as nĂ« norvegjisht e as nĂ« kroatisht, (pos nĂ« shqip) se njĂ« opozitĂ« e njĂ« shteti tĂ« sulmoj e ta shantazhoj me çdo mjet, e me secilĂ«n mĂ«nyrĂ« e formĂ«, Kryeminsirin e shtetit t’vet.
MĂ« duhet tĂ« ju them, se unĂ« shumĂ« po çuditem se si kanĂ« ftyrĂ« disa njerĂ«z, qĂ« veti i thonĂ« intelektual e special, e tĂ« dalin e t’a kĂ«shillojnĂ« Kryeministrin Kurti se si duhet dorĂ«zu para fashizmit.
Të panderuar Kapitullantë,
KĂ«shillat qĂ« ju i ipni Kryeministrit tĂ« RepublikĂ«s, z. Kurti, kĂ«shilla se si duhet lĂ«shu pe SerbisĂ« nacionaliste, janĂ« tĂ« njĂ«jta kĂ«shilla sikurse dje, gjatĂ« luftĂ«s kundĂ«r SerbisĂ« çetnike, atĂ«herĂ« kurĂ« UÇK-sĂ« i kĂ«rkohej tĂ« mos e prishĂ« “staus quonĂ«” me SerbinĂ«, tĂ« rrijĂ« urtĂ« e tĂ« mos e godet fashizmin serb nĂ« PrishtinĂ«.
TĂ« dashur lexues,
Me u qu sot e me shkru udhĂ«zime nĂ« publik pĂ«r Kapitulim; m’u qu e me folĂ« n’televizion, demek me i tregu Albinit se si duhet me Kapitulu, pra me e mĂ«su se si duhet me u zbythĂ« nĂ« teritore Republika e KosovĂ«s para projektit serb tĂ« Cubrilloviqit, tĂ« Andriqit, tĂ« Rankoviqit, tĂ« Millosheviqit e tĂ« Vuçiqit, pra para SerbisĂ« me plane e mentalitet tĂ« moçëm tĂ« shekullit XIX, Ă«shtĂ« marrĂ«zi personale, Ă«shtĂ« shkurtpamĂ«si politike, Ă«shtĂ« budallallĂ«k njerĂ«zor, Ă«shtĂ« cektĂ«si intelektuale, e mos tĂ« them edhe mungesĂ« personaliteti e dinjiteti.
Po kjo është edhe jodemokratike!
Kështu nuk na ka mësu europa e qytetëruar, ore kapitullanta!
Albin Kurti nuk guxon, nuk duhet, nuk bënë, e nuk e bënë Kapitulimin para vrasësve industrial të shqiptarëve.
đ€đ„đ›đąđ§,
Populli është me ty, e nja 7 a 8 analista, me televizionet e me portalet e tyre, janë me dreqin, janë me oligarkinë e me Serbinë.
Qëndro Albin e ne do të vijmë pas teje!
Rroftë Republika e Kosovës, me gjitha etnitë, fetë dhe kulturat e saja të pasura!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk